{"id":4107,"date":"2017-09-13T11:38:51","date_gmt":"2017-09-13T09:38:51","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4107"},"modified":"2024-11-14T11:41:04","modified_gmt":"2024-11-14T09:41:04","slug":"liga-e-kampioneve-dhe-mohikani-i-fundit-anglez","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/liga-e-kampioneve-dhe-mohikani-i-fundit-anglez\/","title":{"rendered":"Liga e Kampioneve dhe Mohikani i fundit anglez"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\"><\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"img-wrapper\"><\/div>\n<div class=\"news-left\">\n<p>N\u00eb futbollin evropian, muaji mars konsiderohet muaj i shenjt\u00eb p\u00ebr klubet t\u00eb cilat duhet t\u00eb d\u00ebshmohen si m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhat\u00eb e k\u00ebtij kontinenti. Sipas k\u00ebtij standardi, Premier Liga konsiderohet d\u00ebshtim serik. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb admirueshme Leicester City u rendit n\u00eb 8 skuadrat m\u00eb t\u00eb suksesshme t\u00eb Lig\u00ebs s\u00eb Kampioneve, q\u00eb n\u00eb p\u00ebrpjekjen e tyre t\u00eb par\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj gare, nd\u00ebrsa Manchester City q\u00eb konsiderohet skuadra me shpenzimet m\u00eb astronimike t\u00eb k\u00ebtij sezoni, arriti vet\u00ebm n\u00eb top 4-shen e m\u00eb t\u00eb mirave evropiane. Realisht kjo konsiderohet sikur kalor\u00ebsi i rokut, nj\u00eb zhan\u00ebr q\u00eb i takon koh\u00ebs klasike dhe nuk \u00ebsht\u00eb sofistikuar paralelisht me zhanret tjera. Liga m\u00eb e pasur n\u00eb bot\u00eb, Premier Liga q\u00eb huton edhe kalkulatorin n\u00eb rastin e llogaritjeve t\u00eb parave, n\u00eb fush\u00ebn e gar\u00ebs m\u00eb prestigjioze \u00ebsht\u00eb varf\u00ebruar maksimalisht. Nga skuadrat \u00e7erekfinaliste q\u00eb nga viti 2012 \u2013 Chelsea ishte mohikani i fundit q\u00eb fitoi\u00a0Lig\u00ebn e Kampioneve.<\/p>\n<p>N\u00eb gjasht\u00eb sezonat e fundit, vet\u00ebm Spanja ka siguruar 17 nga 48 skuadra. Gjermania \u00ebsht\u00eb\u00a0e dyta me 10 por Anglia e cila konsiderohet djep i futbollit, varf\u00ebrisht\u00a0reprizohet me vet\u00ebm 5 duke p\u00ebrfshir\u00eb\u00a0Chelsean dy her\u00eb\u00a0dhe Manchester United nj\u00ebher\u00eb. Ne pes\u00eb sezonat e fundit, Premier Liga i ka dhuruar vet\u00ebm dy gjysm\u00eb-finalist\u00eb Lig\u00ebs s\u00eb Kampion\u00ebve.<\/p>\n<p>Jan\u00eb rikthyer n\u00eb nostalgji vitet 2005 deri n\u00eb\u00a02011 kur klubet angleze konsideroheshin mikprit\u00ebs dhe familjar\u00eb t\u00eb gar\u00ebs m\u00eb atraktive n\u00eb planet. Kur Liverpooli traumatizoi\u00a0Milanon n\u00eb Stamboll, kur vet\u00ebm Barcelona arriti t\u00eb ndalte Arsenalin e friksh\u00ebm te vitit 2006 dhe Manchester Unitedin e vitit 2009 dhe 2011. N\u00eb vitin 2008 pa asnj\u00eb dyshim, dy finalist\u00ebt dhe tre nga kat\u00ebr gjysm\u00eb-finalist\u00ebt ishin nga Anglia. Anglez\u00ebt me performancat e tyre t\u00eb krisura kishin frik\u00ebsuar edhe pushtetar\u00ebt e Uefas, saqe shumica e tyre mendonin qe liga angleze ka themeluar nj\u00eb\u00a0monopol te vetem. Vet\u00ebm e vet\u00ebm pse bukuria, diciplina, dhe \u00e7menduria e loj\u00ebs rrjedhte nga \u00e7do skuad\u00ebr e kampit anglez.<\/p>\n<p>Fakti q\u00eb \u00e7do klub i Premier Lig\u00ebs \u00ebsht\u00eb lodhur gjat\u00eb vrapimit dhe nuk ka arritur finishin \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e d\u00ebnueshme, duke pasur parasysh\u00a0sasin\u00eb e madhe t\u00eb parave q\u00eb kan\u00eb n\u00eb dispozicion\u00a0dhe mjetet pa asnj\u00eb dhembshuri t\u00eb shpenzuara. Kujtoj vitin 2002 kur ujku i vjet\u00ebr i trajnereve, Sir Alex Ferguson konsiderohej se kishte thyer rregullat e shpenzimeve p\u00ebr Manchester United, pasi kishte bler\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr mbrojt\u00ebs p\u00ebr 46 milion\u00eb euro nga Leeds United, aq m\u00eb shum\u00eb kur Leeds United shiti lojtarin p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga kriza financiare. Nd\u00ebrsa \u00e7mimi i lojtarit p\u00ebr at\u00eb koh\u00eb konsiderohej astronimik. Ishte Rio Ferdinand i cili arsyetoi\u00a0\u00e7do cent t\u00eb investuar n\u00eb t\u00eb duke b\u00ebr\u00eb 314 paraqitje dhe duke sh\u00ebnuar 7 gola. Pra fillimisht n\u00eb \u00e7do m\u00ebnyre ishin anglez\u00ebt ata t\u00eb cil\u00ebt i b\u00ebnin presion ligave t\u00eb tjera, duke i kritikuar p\u00ebr blerje te \u00e7mendura dhe jo respekt ndaj parave. Ishin anglez\u00ebt q\u00eb mbushnin faqet e para t\u00eb gazetave me kryetituj sulmues dhe analiza rigoroze p\u00ebr ligat tjera q\u00eb konsideroheshin si shpenzues t\u00eb pa m\u00ebshirsh\u00ebm. Anglez\u00ebt kishin kryq\u00ebzuar italian\u00ebt kur b\u00ebn\u00eb blerjen e lojtarit m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb t\u00eb asaj kohe dhe ai ishte Hernan Crespo nga Parma te Lazio p\u00ebr 55 milion\u00eb euro t\u00eb vlefshme p\u00ebr at\u00eb koh\u00eb. Anglez\u00ebt poashtu kryq\u00ebzuan spanjoll\u00ebt kur Luis Figos u tundua nga Real Madrid me kontrat\u00ebn e nivelit dinastik, duke kaluar nga Barcelona me shifr\u00ebn 60 milion\u00eb euro. Por askush e aq m\u00eb shum\u00eb as vet\u00eb anglez\u00ebt nuk e kishin menduar q\u00eb do te jet\u00eb pik\u00ebrisht\u00a0liga e tyre ajo q\u00eb do t\u00eb kushtonte deri n\u00eb 2 milard\u00eb euro n\u00eb vit, duke e b\u00ebr\u00eb blerjen e nj\u00eb lojtari t\u00eb barabart\u00eb me nj\u00eb person q\u00eb mund t\u00eb shpik\u00eb gj\u00ebra me t\u00eb cilat ne si qenie njer\u00ebzore do t\u00eb sh\u00ebrbehemi n\u00eb t\u00eb ardhmen.<br \/>\nRaporti i fundit i Uefa-s botuar n\u00eb janar t\u00eb vitit t\u00eb kaluar arrin n\u00eb p\u00ebrfundim se Premier Liga me gjasht\u00eb klube n\u00eb 12 m\u00eb t\u00eb mirat n\u00eb Evrop\u00eb\u00a0dhe 14 n\u00eb 30 m\u00eb t\u00eb mirat n\u00eb bot\u00eb, konsiderohet si liga m\u00eb e pasur n\u00eb kontinent.<\/p>\n<p>Pra, pse ky pasivitet n\u00eb rezultate? Argumenti tradicional \u00ebsht\u00eb q\u00eb liga n\u00eb vete ka nj\u00eb intensitet fizik dhe konkurrenc\u00eb t\u00eb lart\u00eb, saq\u00eb deri tek muaji mars, skuadrat shterren nga aspekti fizik. Ose siq e quajti Louis Van Gal lig\u00ebn angleze derisa ishte menagjer n\u00eb Manchester: lig\u00eb e racave me t\u00eb mira t\u00eb cilat jan\u00eb bashkuar n\u00eb nj\u00eb shtet. N\u00eb fakt m\u00eb mir\u00eb t\u00eb themi q\u00eb performanca e pa m\u00ebshirshme n\u00eb mes vete e secil\u00ebs skuad\u00ebr angleze minon deshir\u00ebn apo sfid\u00ebn p\u00ebr Lig\u00ebn e Kampioneve. Fakti q\u00eb\u00a0nj\u00eb skuader angleze p\u00ebr t&#8217;u an\u00ebtar\u00ebsuar nga Championship, n\u00eb lig\u00ebn elit\u00eb perqafohet nga 180 milion\u00eb euro shp\u00ebrblim, si sh\u00ebrbim n\u00eb krijimin e skuadr\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet e barabart\u00eb me skuadrat tjera elit\u00eb, tregon mjaftuesh\u00ebm p\u00ebrk\u00ebdheljen q\u00eb kan\u00eb futbollb\u00ebr\u00ebsit anlgez\u00eb. Rasti i fundit ishte Newcastle United t\u00eb sapo promovuar n\u00eb elit\u00ebn angleze n\u00ebn petkun e menagjerit Rafa Benitez. Dhe k\u00ebshtu automatikisht\u00a0t\u00eb gjitha skuadrat b\u00ebjn\u00eb betej\u00eb deri\u00a0n\u00eb frym\u00ebn e fundit duke shpenzuar t\u00eb gjitha municionet e rezervuara p\u00ebr loj\u00ebn e jav\u00ebs. Futbollist\u00ebt anglez\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb tregojn\u00eb besnik\u00ebri vet\u00ebm p\u00ebr lig\u00ebn ku e fitojn\u00eb buk\u00ebn e p\u00ebrditshme e ajo \u00ebsht\u00eb Premier Liga. Jo rast\u00ebsisht\u00a0mesfushori i Barcelon\u00ebs, Rakiti\u00e7, i cili m\u00eb shum\u00eb konsiderohet mesfushor\u00eb sprinter n\u00eb vrapim sesa vizionar\u00eb n\u00eb asist, kishte th\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb luash n\u00eb Premier Lig\u00eb s\u00eb pari duhet t\u00eb jesh boksier pastaj futbollist.\u00a0Gareth Bale tregon se p\u00ebr t&#8217;i mbijetuar elit\u00ebs angleze duhet t\u00eb luash 100 p\u00ebr qind p\u00ebr 90 minuta ose do t\u00eb\u00a0humbni loj\u00ebn sekondat e fundit, jo t\u00eb atyre 90 minutave loj\u00eb, por t\u00eb sekondave t\u00eb minutave shtes\u00eb.<\/p>\n<p>Kur flitet p\u00ebr lig\u00ebn spanjolle gjithmon\u00eb recitohet poezia e nj\u00ebjt\u00eb, q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb lig\u00eb nuk ka forc\u00eb fizike dhe skuadrat q\u00eb motivohen me pages\u00eb jan\u00eb vet\u00ebm Barcelona dhe Real Madridit. Mir\u00ebpo askush nuk i kushton v\u00ebmendje faktit kur nj\u00eb skuad\u00ebr si Levante e cila kushton sa shpenzimet e dasm\u00ebs s\u00eb Lionel Messit, arrin t\u00eb mposht\u00eb apo t\u00eb shkat\u00ebrroj\u00eb planin e e klubeve t\u00eb m\u00ebdha siq \u00ebsht\u00eb Real Madrid. Apo nj\u00eb skuader si Alaves, e cila ka kaluar 22 sezone n\u00eb lig\u00ebn e kat\u00ebrt dhe vet\u00ebm 13 n\u00eb lig\u00ebn e par\u00eb, arriti t&#8217;i jap\u00eb t\u00eb mbrapsht\u00ebn Barcelon\u00ebs duke e mposhtur n\u00eb stadiumin Camp Nou t\u00eb populluar me mbi 90 mij\u00eb tifoz\u00eb, kund\u00ebrshtar\u00eb me t\u00eb cil\u00ebt Barcelona e nisi me humbje dhe e perfundoi\u00a0me humbje t\u00eb titullit.<br \/>\nPyetja tjet\u00ebr shtrohet: p\u00ebr t\u00eb\u00a0gjitha ato para q\u00eb\u00a0shpenzohen n\u00eb\u00a0Angli, ku luajn\u00eb lojtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb bot\u00eb? Ose top 10 emrat e lojtar\u00ebve m\u00eb t\u00eb mir\u00eb q\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb b\u00ebjn\u00eb diferenc\u00ebn, si individualisht ashtu edhe me tituj?! Shumica jan\u00eb n\u00eb Spanj\u00eb, Gjermani dhe tani n\u00eb Franc\u00eb, konkretisht Paris St-Germain. Pse lojtar\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb destinuar t\u00eb fitojn\u00eb Topin e Art\u00eb nuk vijn\u00eb n\u00eb Angli?<\/p>\n<p>Ekziston nj\u00eb \u00e7\u00ebshte e ndjeshme e cila gjithashtu n\u00ebn\u00e7mon zemr\u00ebn e komb\u00ebtares angleze: mungesa e vet\u00ebdijes dhe planifikimit taktik dhe teknik t\u00eb loj\u00ebs. Shum\u00eb menagjer\u00eb t\u00eb Premier Lig\u00ebs t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb relativisht t\u00eb rinj, koh\u00ebt e fundit kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se ndihen t\u00eb tronditur sesi lojtar\u00ebt nuk duan t\u00eb punojn\u00eb n\u00eb form\u00ebn e tyre taktike apo mbrojt\u00ebse dhe shum\u00eb\u00a0leht\u00eb m\u00ebrziten n\u00ebp\u00ebr terrenet st\u00ebrvitore. P\u00ebr dallim prej skuadrave italiane, spanjolle apo gjermane, t\u00eb cilat metodat q\u00eb i eksperimentojn\u00eb n\u00eb st\u00ebrvitje gati gjithmon\u00eb i p\u00ebrdorin gjat\u00eb loj\u00ebs 90 minut\u00ebshe, anglez\u00ebt mbesin pasiv n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt dhe st\u00ebrvitjet p\u00ebr ata konsiderohen m\u00eb shum\u00eb takim kafenesh me nj\u00ebri tjetrin sesa planifikim p\u00ebr t\u00eb mposhtur kund\u00ebrshtar\u00ebt,\u00a0ose p\u00ebr t\u00eb gjetur formul\u00ebn e rezultateve.<\/p>\n<p>N\u00eb Itali dhe Portugali lojtar\u00ebt tradicionalisht jan\u00eb t\u00eb njohur si k\u00ebrkues dhe insistues q\u00eb t\u00eb punojn\u00eb ekstra taktikisht\u00a0me trajner\u00ebt e tyre. Nd\u00ebrsa n\u00eb Angli nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb konsiderohet e lodhshme. \u00cbsht\u00eb m\u00eb e \u00e7uditshme kur futbolli anglez posedon katalog trajner\u00ebsh t\u00eb cil\u00ebt insistojn\u00eb\u00a0vokalisht q\u00eb di\u00e7ka duhet t\u00eb ndryshoj\u00eb urgjentisht,\u00a0e ata jan\u00eb: Antonio Conte, Pep Guardiola, Jose Mourinho, J\u00fcrgen Klopp ose Mauricio Pochettino, trajner\u00eb q\u00eb leht\u00ebsisht\u00a0mund t\u00eb rendisin \u00e7do klub n\u00eb familjen e famshme t\u00eb Lig\u00ebs s\u00eb Kampion\u00ebve. Mirpo me skuadrat angleze k\u00ebta trajner\u00eb perpos q\u00eb humbin durimin dhe reputacionin e tyre, ata konvertohen n\u00eb personazhe komike duke iu sh\u00ebrbyer m\u00eb shum\u00eb tabloideve apo portaleve, sesa regjisor\u00ebve apo novelist\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt dikur inspiroheshin nga arti q\u00eb krijonte loja m\u00eb e bukur n\u00eb planet. Ndikimi i trajner\u00ebve ka r\u00ebn\u00eb shum\u00eb vitet e fundit. Tani shumica prej tyre shkarkohen para se t\u00eb ken\u00eb shancin e dyt\u00eb p\u00ebr ndonj\u00eb intervenim n\u00eb klub. Nuk thon\u00eb kot\u00a0koha \u00ebsht\u00eb para. Mbajtja mesatare e nj\u00eb trajneri n\u00eb Angli ka r\u00ebn\u00eb duksh\u00ebm nga viti 1992 nga 3.5 vjet n\u00eb 1.3 vjet n\u00eb vitet moderne. Trajneri \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ekuivalent me lojtarin \u201crezerv\u00eb\u201d i cili duhet t\u00eb lutet n\u00eb ndonj\u00eb l\u00ebndim serioz apo fatkeq\u00ebsi t\u00eb bashk\u00eblojtarit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetoj\u00eb edhe ai paksa shancin e loj\u00ebs.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, fuqia e menaxher\u00ebve \u00ebsht\u00eb mbivler\u00ebsuar prej koh\u00ebsh. Sot, pavar\u00ebsisht imazhit t\u00eb tyre, ata kan\u00eb m\u00eb pak r\u00ebnd\u00ebsi se kurr\u00eb. Parashikuesi m\u00eb i mir\u00eb i suksesit t\u00eb nj\u00eb klubi nuk \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb zgjedh ekipin por fatur\u00ebn totale t\u00eb pag\u00ebs s\u00eb skuadr\u00ebs. Pagat e larta t\u00ebrheqin lojtar\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Sa m\u00eb e lart\u00eb t\u00eb jet\u00eb paga, aq m\u00eb shume t\u00ebrheq tifoz\u00eb, por jo lojtar\u00eb\u00a0t\u00eb\u00a0cil\u00ebt fitojn\u00eb\u00a0tituj. Fatkeq\u00ebsisht n\u00eb dit\u00ebt moderne lojtari hedh kushte para skuadr\u00ebs bler\u00ebse duke k\u00ebrkuar para m\u00eb shum\u00eb n\u00ebse d\u00ebshiron t&#8217;u\u00a0sjell\u00eb atyre trofeun e Lig\u00ebs s\u00eb Kampion\u00ebve. Nd\u00ebrkaq, n\u00eb koh\u00ebn kur Messi dhe Ronaldo debutonin, kusht ishte fitorja e Lig\u00ebs s\u00eb Kampionvve n\u00ebse dvshironin t\u00eb shperbleheshin me kontrata luksoze!<\/p>\n<p>Edhe pse Premier Liga \u00ebsht\u00eb liga m\u00eb kozmopolite n\u00eb bot\u00eb, fatkeq\u00ebsisht lojtar\u00ebt me mos seriozitetin e tyre n\u00eb st\u00ebrvitje e kan\u00eb shnd\u00ebrruar lig\u00ebn n\u00eb nj\u00eb s\u00ebmundje kronike por q\u00eb gjithsesi mund t\u00eb sh\u00ebrohet. Viti 2017 konsiderohet fushata e par\u00eb\u00a0moderne n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Anglia ka pasur pese\u00a0klube n\u00eb fazat e grupeve. Dhe lutemi si \u00e7do vit\u00a0q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund Anglia t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues dinjitoz. E n\u00ebse edhe k\u00ebt\u00eb her\u00eb ata nuk arrijn\u00eb t\u00eb rezervojn\u00eb karrigen n\u00eb muajin mars, t\u00eb shenjtin e\u00a0Lig\u00ebs s\u00eb Kampion\u00ebve, at\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb presim deri tek pensionimi i dy lojtar\u00ebve m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb bot\u00eb si Ronaldo dhe Messi, t\u00eb cil\u00ebt sjellin t\u00eb vetmin argument ngushellues me pretekstin: Vet\u00ebm mos prezenca e tyre mund t&#8217;i kthej\u00eb gj\u00ebrat nga fillimi!<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb futbollin evropian, muaji mars konsiderohet muaj i shenjt\u00eb p\u00ebr klubet t\u00eb cilat duhet t\u00eb d\u00ebshmohen si m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhat\u00eb e k\u00ebtij kontinenti. Sipas k\u00ebtij standardi, Premier Liga konsiderohet d\u00ebshtim serik. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb admirueshme Leicester City u rendit n\u00eb 8 skuadrat m\u00eb t\u00eb suksesshme t\u00eb Lig\u00ebs s\u00eb Kampioneve, q\u00eb n\u00eb p\u00ebrpjekjen e tyre t\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":94,"featured_media":10280,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1824,1823,1825],"ppma_author":[106],"class_list":["post-4107","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-anglia","tag-liga-e-kampioneve","tag-mohikani"],"authors":[{"term_id":106,"user_id":94,"is_guest":0,"slug":"qendresa-krelani","display_name":"Q\u00ebndresa Krelani","avatar_url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/b334a4df3093277ecc8a6ec3e056d6dc6fd6a465a93c465ebfd98e8000731935?s=96&d=mm&r=g","user_url":"","last_name":"Krelani","first_name":"Q\u00ebndresa","description":"Q\u00ebndresa Krelani (Qeqa) \u00ebsht\u00eb moderatore dhe gazetare e sportit n\u00eb Radio Kosov\u00eb, njekoh\u00ebsisht an\u00ebtare e Bordit t\u00eb Shoqat\u00ebs s\u00eb Gazetar\u00ebve Sportiv. Ajo ka gati dy dekada q\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb sportin dhe ka njohuri t\u00eb shk\u00eblqyeshme t\u00eb zhvillimeve sportive vendore dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4107","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/94"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4107"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4107\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10281,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4107\/revisions\/10281"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10280"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4107"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4107"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4107"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4107"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}