{"id":4123,"date":"2017-10-16T10:39:34","date_gmt":"2017-10-16T08:39:34","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4123"},"modified":"2024-11-08T12:30:15","modified_gmt":"2024-11-08T10:30:15","slug":"a-ka-te-drejte-njerezore-per-qasje-ne-internet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/a-ka-te-drejte-njerezore-per-qasje-ne-internet\/","title":{"rendered":"A ka t\u00eb drejt\u00eb njer\u00ebzore p\u00ebr qasje n\u00eb internet?"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\"><\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"img-wrapper\">\n<div class=\"news-up\">\n<p>Jesse Tomalty diskuton t\u00eb drejtat e njeriut dhe si justifikohen ato.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>Para ca koh\u00ebsh pati nj\u00eb mori kryetitujsh q\u00eb shpallnin se Organizata e Kombeve t\u00eb Bashkuara (OKB) e ka shnd\u00ebrruar\u00a0qasjen n\u00eb internet n\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb njeriut. Mir\u00ebpo, doli se kjo deklarat\u00eb ishte jo t\u00ebr\u00ebsisht e sakt\u00eb. Ajo \u00e7far\u00eb b\u00ebri OKB-ja ishte kalimi i nj\u00eb rezolute\u00a0q\u00eb theksonte r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e qasjes n\u00eb internet n\u00eb\u00a0p\u00ebrmbushjen e shum\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut. Rezoluta i k\u00ebrkonte shteteve q\u00eb t\u00eb marrin masa p\u00ebr t\u00eb punuar drejt qasjes universale n\u00eb internet, dhe i d\u00ebnonte\u00a0kufizimet ekstreme ndaj qasjes n\u00eb p\u00ebrmbajtje n\u00eb internet, si shkelje e\u00a0t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut\u00a0<a href=\"http:\/\/article19.org\/data\/files\/Internet_Statement_Adopted.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">(k\u00ebtu<\/a>).<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se tash \u00ebsht\u00eb formuar e drejta\u00a0e\u00a0njeriut p\u00ebr t&#8217;u qasur\u00a0n\u00eb internet. Ka elemente q\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb p\u00ebrmbushjen\u00a0e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, edhe n\u00ebse vet nuk jan\u00eb t\u00eb tilla. P\u00ebr shembull, t\u00eb kesh k\u00ebpuc\u00eb mund\u00ebson\u00a0nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e drejta p\u00ebr lirin\u00eb e l\u00ebvizjes dhe e drejta p\u00ebr nj\u00eb standard adekuat t\u00eb jetes\u00ebs; por do t\u00eb ishte v\u00ebrtet shum\u00eb e \u00e7uditshme t\u00eb thuhet se ka t\u00eb drejt\u00eb njer\u00ebzore p\u00ebr posedim t\u00eb\u00a0k\u00ebpuc\u00ebve. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, nd\u00ebrhyrja n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e posedimit t\u00eb t\u00eb mirave mund t\u00eb jet\u00eb shkelje e t\u00eb drejtave t\u00eb tyre, pa pasur nevoj\u00eb q\u00eb ajo e mir\u00eb t\u00eb jet\u00eb e drejt\u00eb e njeriut. P\u00ebr shembull, do t\u00eb ishte shkelje e t\u00eb drejt\u00ebs n\u00eb privat\u00ebsi po qe se qeveria do t\u00eb lexonte faturat e kartave t\u00eb kreditit t\u00eb njer\u00ebzve pa p\u00eblqimin e tyre; por nuk ka ndonj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb specifike t\u00eb njeriut p\u00ebr t\u00eb mos lexuar kartat e kreditit t\u00eb dikujt. Sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb, po t\u00eb ishte qasja n\u00eb internet aq e r\u00ebnd\u00ebsishme sa sugjeron rezoluta e OKB-s\u00eb, ndoshta do t\u00eb duhej t\u00eb konsiderohej si e drejt\u00eb njer\u00ebzore. Opinioni popullor duket se e p\u00ebrkrah k\u00ebt\u00eb pik\u00ebv\u00ebshtrim.\u00a0<a href=\"http:\/\/internetsociety.org\/sites\/default\/files\/GIUS2012-GlobalData-Table-20121120_0.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Sipas nj\u00eb hulumtimi t\u00eb b\u00ebr\u00eb<\/a>\u00a0n\u00eb vitin 2012 nga Internet Society, 83% e m\u00eb shum\u00eb se 10000 respondent\u00ebve nga nj\u00ebzet vende t\u00eb ndryshme pajtohen se qasja n\u00eb internet duhet t\u00eb konsiderohet si e drejt\u00eb e njeriut. .<\/p>\n<p>P\u00ebr dallim me\u00a0opinionin\u00a0popullor, un\u00eb dyshoj se qasja n\u00eb internet do t\u00eb mund t\u00eb karakterizohej n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebshtatshme si e drejt\u00eb e njeriut (e l\u00ebre m\u00eb si e drejt\u00eb themelore). P\u00ebr t\u00eb kuptuar pse, ne duhet t\u00eb shohim se \u00e7far\u00eb jan\u00eb t\u00eb drejtat e njeriut dhe si arsyetohen ato.<\/p>\n<p><strong>T\u00eb drejtat natyrore dhe ligjore<\/strong><\/p>\n<p>Ne mund t\u00eb fillojm\u00eb me sqarimin e dykuptim\u00ebsis\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorimin e termit \u2018e drejt\u00eb e njeriut\u2019. Ndonj\u00ebher\u00eb kur njer\u00ebzit flasin p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut, ata e kan\u00eb fjal\u00ebn p\u00ebr t\u00eb drejtat ligjore apo kuaziligjore t\u00eb artikuluara n\u00eb dokumentet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, sikurse Deklarata Universale e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut e Kombeve t\u00eb Bashkuara, Konventa Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb Drejtat Civile e Politike, dhe Konventa Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb Drejtat Ekonomike, Sociale e Kulturore. Le t\u2019i quajm\u00eb k\u00ebto \u2018t\u00eb drejta ligjore t\u00eb njeriut\u2019. Her\u00ebve tjera kur njer\u00ebzit flasin p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut, ata e kan\u00eb fjal\u00ebn p\u00ebr t\u00eb drejtat natyrore \u2013 t\u00eb drejtat morale universale q\u00eb konsiderohet se i mbajn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit thjesht n\u00eb saje\u00a0t\u00eb t\u00eb qenit njer\u00ebz. Shumic\u00ebn e koh\u00ebs kur njer\u00ebzit flasin p\u00ebr t\u00eb drejtat t\u00eb njeriut, ata n\u00eb fakt jan\u00eb duke keqkuptuar k\u00ebto dy koncepte t\u00eb dallueshme. \u00cbsht\u00eb m\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb ky gabim t\u00eb shmanget, sepse t\u00eb drejtat ligjore t\u00eb njeriut dhe t\u00eb drejtat natyrore jan\u00eb lloje t\u00eb ndryshme t\u00eb koncepteve morale, me role t\u00eb ndryshme. Ne prandaj mund t\u00eb pyesim edhe se a ka t\u00eb drejt\u00eb natyrore p\u00ebr qasje n\u00eb internet dhe se a duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb t\u00eb t\u00eb drejt\u00eb ligjore e njeriut p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Si\u00e7 u tha, t\u00eb drejtat natyrore jan\u00eb t\u00eb drejta morale universale q\u00eb ju takojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzve\u00a0thjesht n\u00eb saje\u00a0t\u00eb t\u00eb qenit njer\u00ebz. Si t\u00eb tilla, ato duhet t\u00eb bazohen n\u00eb ndonj\u00eb tipar t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm moral p\u00ebr at\u00eb se \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jesh njeri. Edhe pse nuk ka konsensus mbi at\u00eb se cilat jan\u00eb k\u00ebto tipare, pik\u00ebpamja m\u00eb dominante dhe m\u00eb e pranueshme \u00ebsht\u00eb se t\u00eb drejtat natyrore jan\u00eb t\u00eb bazuara n\u00eb intereset themelore t\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve, ose t\u00eb pakt\u00ebn shumic\u00ebs d\u00ebrrmuese t\u00eb njer\u00ebzve. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00ebpamje, ka nj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb natyrore p\u00ebr t\u00eb mos u vrar\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb arbitrare, sepse secili e ka nj\u00eb interes t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mos u vrar\u00eb; ka nj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb natyrore p\u00ebr t\u00eb mos u torturuar, sepse secili e ka nj\u00eb interes t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mos u torturuar; ka nj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb natyrore p\u00ebr t\u00eb mos u detyruar p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb skllav, sepse secili e ka nj\u00eb interes t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mos u skllav\u00ebruar; e k\u00ebshtu me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb parasysh, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb shihet sesi mund t\u00eb ket\u00eb t\u00eb drejt\u00eb natyre p\u00ebr qasje n\u00eb internet, sepse interesi p\u00ebr t\u00eb pasur qasje n\u00eb internet nuk \u00ebsht\u00eb mjaftuesh\u00ebm themelor. Si mund t\u00eb jet\u00eb kjo, duke pasur parasysh kontingjenc\u00ebn e saj historike? Mij\u00ebra vjet m\u00eb par\u00eb, njer\u00ebzit kishin interes p\u00ebr t\u00eb mos u vrar\u00eb, torturuar, apo skllav\u00ebruar, dhe \u00ebsht\u00eb e arsyeshme t\u00eb supozohet se njer\u00ebzit do t\u00eb ken\u00eb interesa t\u00eb tilla edhe pas mij\u00ebra vjet\u00ebsh (duke supozuar se at\u00ebher\u00eb do t\u00eb ket\u00eb ende njer\u00ebz). Por \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr t\u00eb thuhet se grek\u00ebt e lasht\u00eb, p\u00ebr shembull, kishin interes p\u00ebr t\u00eb pasur qasje n\u00eb internet, duke pasur parasysh se ata as q\u00eb mund t\u00eb konceptonin k\u00ebt\u00eb teknologji. E ne nuk mund t\u00eb dim\u00eb se a do t\u00eb ken\u00eb njer\u00ebzit interesa t\u00eb tilla n\u00eb t\u00eb ardhmen: mund t\u00eb mos ken\u00eb po qe se interneti do t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohej nga ndonj\u00eb teknologji edhe m\u00eb e re, m\u00eb e fuqishme. T\u00eb drejtat natyrore do t\u00eb duhej t\u00eb mbahen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb universale nga t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit thjesht n\u00eb saj\u00eb t\u00eb t\u00eb qenit njer\u00ebz. Prandaj nuk ka kuptim t\u00eb thuhet se ka t\u00eb drejt\u00eb natyrore p\u00ebr qasje n\u00eb internet.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb \u00ebsht\u00eb interesante q\u00eb kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se nuk duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb ligjore p\u00ebr qasjen n\u00eb internet. P\u00ebrkund\u00ebr t\u00eb drejtave natyrore, t\u00eb drejtat ligjore jan\u00eb konstrukte shoq\u00ebrore. T\u00eb drejtat natyrore o ekzistojn\u00eb o nuk ekzistojn\u00eb. Nuk ka sens t\u00eb vihet n\u00eb pyetje se a do t\u00eb duhej t\u00eb ekzistoj\u00eb nj\u00eb e drejt\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb natyrore, meq\u00eb kjo nuk na takon neve q\u00eb t\u00eb vendosim. T\u00eb drejtat natyrore kan\u00eb nj\u00eb realitet moral q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrtej mund\u00ebsis\u00eb son\u00eb p\u00ebr t\u2019i manipuluar. N\u00eb kontrast me k\u00ebt\u00eb, p\u00ebrmbajtja e t\u00eb drejtave ligjore \u00ebsht\u00eb pun\u00eb e jona. Natyrisht, jo t\u00eb gjith\u00eb nga ne kemi ndonj\u00eb mendim lidhur me at\u00eb se \u00e7far\u00eb jan\u00eb t\u00eb drejtat ligjore, por ajo q\u00eb vlen k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb se p\u00ebrmbajtja e tyre vendoset, e nuk zbulohet, nga njer\u00ebzit. Pra edhe pse e drejta p\u00ebr qasje n\u00eb internet nuk \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebr momentin n\u00eb legjislatur\u00ebn e t\u00eb drejtave nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb njeriut, prap\u00ebseprap\u00eb ka kuptim t\u00eb shtrohet pyetja se a do t\u00eb duhej t\u00eb b\u00ebhej kjo. Dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb konstatohet se a do t\u00eb duhej t\u00eb kishte nj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb ligjore t\u00eb njeriut p\u00ebr qasje n\u00eb internet, ne duhet t\u00eb marrim parasysh sesi justifikohen t\u00eb drejtat ligjore t\u00eb njeriut.<\/p>\n<p><strong>T\u00eb drejtat ligjore nuk jan\u00eb t\u00eb drejta natyrore<\/strong><\/p>\n<p>Ndonj\u00ebher\u00eb n\u00ebnkuptohet se t\u00eb drejtat ligjore t\u00eb njeriut jan\u00eb ve\u00e7 shprehje ligjore t\u00eb t\u00eb drejtave natyrore, dhe\u00a0pyetja se a do t\u00eb duhej t\u00eb kishte t\u00eb drejta ligjore ndaj ndonj\u00eb t\u00eb mire varet t\u00ebr\u00ebsisht mbi at\u00eb se a ka ndonj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb natyrore mbi t\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00ebv\u00ebshtrim, fakti se nuk ka t\u00eb drejt\u00eb natyrore p\u00ebr qasjen n\u00eb internet zgjidh \u00e7\u00ebshtjen se a do duhej t\u00eb kishte nj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb ligjore q\u00eb korrespondon me t\u00eb. Pra, ne do t\u00eb duhej\u00a0ta\u00a0refuzojm\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00ebv\u00ebshtrim. S\u00eb pari, kur shohim p\u00ebrmbajtjen e tashme t\u00eb legjislatur\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, ne gjejm\u00eb se ajo \u00ebsht\u00eb m\u00eb e gjer\u00eb edhe m\u00eb specifike sesa ajo e t\u00eb drejtave natyrore. P\u00ebr shembull, Deklarata Universale e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut p\u00ebrfshin t\u00eb drejt\u00ebn mbi n\u00ebnshtet\u00ebsin\u00eb si dhe t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb formuar dhe p\u00ebr t\u2019iu bashkuar sindikatave. N\u00ebnshtet\u00ebsia dhe sindikatat jan\u00eb q\u00eb t\u00eb dyja historikisht kontingjente, dhe prandaj nuk mund t\u00eb jen\u00eb objekte t\u00eb t\u00eb drejtave natyrore. Mund t\u00eb argumentohet q\u00eb k\u00ebto t\u00eb drejta nuk duhet, pra, q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb tek t\u00eb drejtat ligjore t\u00eb njeriut. Por pse do t\u00eb duhej ta mendojm\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00eb munges\u00eb t\u00eb ndonj\u00eb arsyeje t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb p\u00ebr t\u2019i kuptuar t\u00eb drejtat ligjore t\u00eb njeriut si thjesht shprehje ligjore t\u00eb t\u00eb drejtave natyrore?<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, t\u00eb drejtat ligjore t\u00eb njeriut kan\u00eb nj\u00eb rol t\u00eb ndrysh\u00ebm prej t\u00eb drejtave natyrore, dhe prandaj nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se pse do t\u00eb duhej t\u00eb mendojm\u00eb se ato kan\u00eb p\u00ebrmbajtje identike. T\u00eb drejtat natyrore jan\u00eb k\u00ebrkesa morale q\u00eb mbahen prej secilit njeri kundrejt t\u00eb gjith\u00eb agjent\u00ebve moral\u00eb. P\u00ebr kontrast, t\u00eb drejtat ligjore jan\u00eb k\u00ebrkesa ligjore q\u00eb kan\u00eb individ\u00ebt specifikisht kundrejt shteteve, pushtetit t\u00eb s\u00eb cilave ata u n\u00ebnshtrohen, dhe t\u00eb cilat veprojn\u00eb si kufizime mbi sovranitetin e atyre shteteve. T\u00eb thuash se t\u00eb drejtat ligjore t\u00eb njeriut jan\u00eb ve\u00e7 shprehje ligjore e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut \u00ebsht\u00eb sikur t\u00eb thuash se vet\u00ebm t\u00eb drejtat natyrore mund t\u00eb kryejn\u00eb k\u00ebto funksione. Por pse duhet ta pranojm\u00eb k\u00ebt\u00eb? Nuk duket ve\u00e7an\u00ebrisht problematike q\u00eb t\u00eb supozohet se t\u00eb gjith\u00eb individ\u00ebt duhet t\u00eb ken\u00eb k\u00ebrkesa ligjore kundrejt qeverive q\u00eb t\u00eb mos u merret n\u00ebnshtet\u00ebsia apo q\u00eb t\u00eb mos ju ndalohet formimi dhe bashkimi t\u00eb\u00a0sindikatave. Por m\u00eb her\u00ebt\u00a0e pam\u00eb se t\u00eb drejtat e tilla nuk mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb drejta natyrore.<\/p>\n<p>Edhe pse t\u00eb drejtat ligjore t\u00eb njeriut nuk jan\u00eb thjesht shprehje ligjore e t\u00eb drejtave natyrore, at\u00ebher\u00eb, mes tyre ka nj\u00eb lidhje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme: si t\u00eb drejtat natyrore ashtu edhe t\u00eb drejtat ligjore t\u00eb njeriut jan\u00eb t\u00eb bazuara n\u00eb interesat themelore q\u00eb u p\u00ebrkasin t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzve. Dallimi \u00ebsht\u00eb se t\u00eb drejtat ligjore t\u00eb njeriut mund t\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb t\u00eb drejta q\u00eb rrjedhin nga kontekste t\u00eb ve\u00e7anta shoq\u00ebrore e historike nga t\u00eb drejta m\u00eb bazike. E drejta ligjore mbi n\u00ebnshtet\u00ebsin\u00eb, p\u00ebr shembull, nuk \u00ebsht\u00eb e bazuar n\u00eb nj\u00eb interes themelor mbi n\u00ebnshtet\u00ebsin\u00eb q\u00eb ndahet nga t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit, meq\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb se ka pasur gjithmon\u00eb kombe dhe mund t\u00eb mos ket\u00eb gjithmon\u00eb kombe. N\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, njer\u00ebzit kan\u00eb interes q\u00eb t\u00eb ken\u00eb n\u00ebnshtet\u00ebsi sepse n\u00eb bot\u00ebn bashk\u00ebkohore t\u00eb kesh n\u00ebnshtet\u00ebsi \u00ebsht\u00eb instrumentale p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e interesave tjera, m\u00eb bazike, ku disa prej t\u00eb cilave jan\u00eb t\u00eb drejta natyrore. Pa n\u00ebnshtet\u00ebsi nuk mund t\u00eb kesh pasaport\u00eb, p\u00ebr shembull; dhe pa pasaport\u00eb, liria e l\u00ebvizjes \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht e kufizuar. Liria e l\u00ebvizjes \u00ebsht\u00eb me gjas\u00eb nj\u00eb interes themelor q\u00eb u p\u00ebrket t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzve, e cila m\u00eb k\u00ebt\u00eb rast i jep t\u00eb drejt\u00eb natyrore liris\u00eb s\u00eb l\u00ebvizjes. Ky interes po ashtu ofron baza p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb ligjore bazike ndaj liris\u00eb s\u00eb l\u00ebvizjes, prej s\u00eb cil\u00ebs mund t\u00eb derivojm\u00eb nj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb m\u00eb specifike ligjore mbi n\u00ebnshtet\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p><strong>T\u00eb drejta p\u00ebr qasje n\u00eb internet?<\/strong><\/p>\n<p>A mundet q\u00eb e drejta ligjore e njeriut p\u00ebr qasje n\u00eb internet t\u00eb arsyetohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb? Interesi n\u00eb t\u00eb pasurit qasje n\u00eb internet \u00ebsht\u00eb i bazuar sigurisht n\u00eb interesa m\u00eb par\u00ebsore, dhe disa prej k\u00ebtyre interesave jan\u00eb t\u00eb llojit q\u00eb i jep baza\u00a0t\u00eb drejtave natyrore; p\u00ebr shembull, interesi p\u00ebr lirin\u00eb e shprehjes dhe lirin\u00eb e asociimit. Sot interneti \u00ebsht\u00eb mbase platforma m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e t\u00eb shprehurit t\u00eb opinioneve dhe t\u00eb shp\u00ebrndarjes s\u00eb informacionit, dhe ai ofron nj\u00eb shum\u00ebsi t\u00eb mund\u00ebsive p\u00ebr nj\u00eb llojshm\u00ebri t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb asociimit.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb argumentohet se pa qasjen n\u00eb internet njer\u00ebzit ende mund ta g\u00ebzojn\u00eb lirin\u00eb e shprehjes dhe t\u00eb asociimit, duke supozuar se ata ende mund t\u00eb mblidhen n\u00eb vende publike, t\u00eb botojn\u00eb opinionet e tyre n\u00eb gazeta, e k\u00ebshtu me radh\u00eb. Sidoqoft\u00eb, t\u00eb drejtat p\u00ebr lirin\u00eb e shprehjes dhe lirin\u00eb e asociimit nuk k\u00ebrkojn\u00eb thjesht q\u00eb poseduesit e s\u00eb drejt\u00ebs t\u00eb ken\u00eb s\u00eb paku disa mund\u00ebsi p\u00ebr t\u2019u shprehur dhe p\u00ebr t\u00eb themeluar shoqata. N\u00eb fakt, ata p\u00ebrmbush\u00ebn vet\u00ebm deri n\u00eb at\u00eb mas\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit kan\u00eb mund\u00ebsi adekuate p\u00ebr t\u2019u shprehur dhe p\u00ebr t\u2019u mbledhur. T\u00eb parandalosh njer\u00ebzit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb arbitrare s\u00eb botuari opinionet e tyre n\u00eb t\u00eb gjitha p\u00ebrve\u00e7 nj\u00ebr\u00ebs gazet\u00eb m\u00eb pak t\u00eb lexuar, do t\u00eb konstituonte shkelje t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shprehjes, pa marr\u00eb parasysh se ata kan\u00eb disa mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb shprehur vetveten. Nj\u00eblloj, q\u00eb t\u00eb parandalosh njer\u00ebzit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb arbitrare q\u00eb t\u2019i bashkohen t\u00eb gjitha p\u00ebrve\u00e7 nj\u00ebr\u00ebs prej shoqatave, organizatave, partive, apo klubeve, do t\u00eb ishte shkelje e s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb tyre p\u00ebr lirin\u00eb e asociaciimit, p\u00ebrkund\u00ebr faktit se ata kan\u00eb disa mund\u00ebsi p\u00ebr t\u2019u asociuar me t\u00eb tjer\u00ebt. Se \u00e7far\u00eb sakt\u00ebsisht p\u00ebrb\u00ebn mund\u00ebsin\u00eb adekuate dhe aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb ushtruar lirin\u00eb e shprehjes dhe t\u00eb asociimit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pyetje e r\u00ebnd\u00ebsishme dhe e v\u00ebshtir\u00eb; por n\u00eb pik\u00ebpamje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb internetit duket e arsyeshme q\u00eb t\u00eb konstatohet se t\u00eb parandalosh dik\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb qasje n\u00eb internet \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u2019i deprivosh ata prej mund\u00ebsive adekuate p\u00ebr t\u00eb ushtruar lirin\u00eb e tyre t\u00eb shprehjes dhe t\u00eb asociimit. Duket sikur t\u00eb drejtat ligjore t\u00eb njeriut p\u00ebr qasje n\u00eb internet do munden pra t\u00eb jen\u00eb t\u00eb derivueshme nga t\u00eb drejtat m\u00eb bazike natyrore t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shprehjes dhe t\u00eb liris\u00eb s\u00eb asociimit, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb nj\u00eb e drejt\u00eb ligjore e njeriut p\u00ebr n\u00ebnshtet\u00ebsi mund t\u00eb jet\u00eb e derivueshme nga e drejta m\u00eb bazike natyrore e liris\u00eb s\u00eb l\u00ebvizjes.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ekziston nj\u00eb dallim i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm mes n\u00ebnshtet\u00ebsis\u00eb dhe internetit. \u00cbsht\u00eb jopraktike q\u00eb t\u00eb ket\u00eb ligje nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb freskohen vazhdimisht. Si t\u00eb tilla, t\u00eb drejtat ligjore t\u00eb njeriut jo vet\u00ebm q\u00eb duhen t\u00eb jet\u00eb t\u00eb nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie shum\u00eb t\u00eb madhe tash, por po ashtu edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen e parashikueshme. K\u00ebshtu, progresi teknologjik q\u00eb p\u00ebrparon me shpejt\u00ebsi t\u00eb drit\u00ebs e b\u00ebn internetin, dhe rrjedhimisht edhe t\u00eb drejt\u00ebn ligjore p\u00ebr t\u00eb, edhe m\u00eb t\u00eb pasigurt. Fakti se nuk ka t\u00eb drejt\u00eb natyrore p\u00ebr qasje n\u00eb internet nuk e p\u00ebrjashton mund\u00ebsin\u00eb se do t\u00eb duhej t\u00eb kishte nj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb ligjore njer\u00ebzore p\u00ebr t\u00eb, meq\u00eb n\u00eb dit\u00ebt e sotme qasja n\u00eb internet \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e t\u00eb drejtave t\u00eb tjera t\u00eb njeriut. Por meq\u00eb ekziston probabiliteti\u00a0q\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen jo shum\u00eb t\u00eb larg\u00ebt interneti mund t\u00eb dal\u00eb nga p\u00ebrdorimi, un\u00eb jam e prir\u00eb t\u00eb mendoj se qasja n\u00eb internet nuk e p\u00ebrligj tamam statusin e nj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb ligjore nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb njeriut.<\/p>\n<p>___________<\/p>\n<p><em>Jesse Tomalty \u00ebsht\u00eb profesore e asocuar n\u00eb Universitetin e Bergenit n\u00eb Norvegji. Ajo ligj\u00ebron Etik\u00eb dhe Filozofi Politike.<\/em><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/philosophynow.org\/issues\/118\/Is_There_A_Human_Right_To_Internet_Access\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Artikulli origjinal<\/a><\/p>\n<p>P\u00ebrktheu: Bardhi Bakija<\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Jesse Tomalty diskuton t\u00eb drejtat e njeriut dhe si justifikohen ato. Para ca koh\u00ebsh pati nj\u00eb mori kryetitujsh q\u00eb shpallnin se Organizata e Kombeve t\u00eb Bashkuara (OKB) e ka shnd\u00ebrruar\u00a0qasjen n\u00eb internet n\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb njeriut. Mir\u00ebpo, doli se kjo deklarat\u00eb ishte jo t\u00ebr\u00ebsisht e sakt\u00eb. Ajo \u00e7far\u00eb b\u00ebri OKB-ja ishte kalimi i nj\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":117,"featured_media":9948,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1751],"ppma_author":[141],"class_list":["post-4123","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-internet"],"authors":[{"term_id":141,"user_id":117,"is_guest":0,"slug":"jesse-tomalty","display_name":"Jesse Tomalty","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-8-3.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-8-3.jpg"},"user_url":"","last_name":"Tomalty","first_name":"Jesse","description":""}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4123","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/117"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4123"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4123\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9950,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4123\/revisions\/9950"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9948"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4123"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4123"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4123"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4123"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}