{"id":4153,"date":"2017-12-24T15:24:58","date_gmt":"2017-12-24T13:24:58","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4153"},"modified":"2024-12-17T15:26:40","modified_gmt":"2024-12-17T13:26:40","slug":"ne-vend-te-nje-urimi-te-natyrshem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/opinion\/ne-vend-te-nje-urimi-te-natyrshem\/","title":{"rendered":"N\u00eb vend t\u00eb nj\u00eb urimi t\u00eb natyrsh\u00ebm"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p>(P\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr presidentin dhe kryeministrin)<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"img-wrapper\">\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>***<\/p>\n<p>Gjithmon\u00eb kam menduar se nj\u00eb qenie intelektuale (ta themi p\u00ebr koqeluajtje) si\u00e7 jam un\u00eb, do t\u00eb duhej t\u00eb kishte nj\u00eb aktivitet me t\u00eb spikatur politik. Sepse e do rendi. E do kuvendi. E do dreqi dhe i biri. Sepse nuk mund t\u00eb akuzosh e t\u00eb ankohesh si nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb qaraman ndaj nj\u00eb sistemi t\u00eb \u00e7far\u00ebdosh\u00ebm politik n\u00ebse nuk je pjes\u00eb e po atij sistemi. Sepse nuk mund t\u00eb ngrihesh kund\u00ebr di\u00e7kaje q\u00eb nuk je pjes\u00eb e saj. Pra \u00ebsht\u00eb nj\u00eb luft\u00eb e kot\u00eb. Nj\u00eb luft\u00eb pa krisma. Nj\u00eb ndeshje boksi pa grushta. Gjithmon\u00eb kam menduar se nj\u00eb qenie poetike (ta themi p\u00ebrs\u00ebri me koqeluajtje meqen\u00ebse kjo loj\u00eb \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrditshmja jon\u00eb), do t\u00eb duhej t\u00eb ngriste z\u00ebrin nga ara e plleshme politike, n\u00eb t\u00eb mir\u00ebn e njeriut t\u00eb qytet\u00ebruar. Sepse e do vendi. E do koha. E do rrethana dhe rregulli. Por ama kurr\u00eb m\u00eb shum\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, nuk kam pasur e nuk do t\u00eb kem pyetje rreth atdheut makab\u00ebr. Q\u00eb n\u00eb duart e politikan\u00ebve, t\u00eb padenj\u00eb p\u00ebr asnj\u00eb em\u00ebrtim, po shn\u00ebdrrohet n\u00eb di\u00e7ka t\u00eb ngjashme me ferrin. Me pamund\u00ebsin\u00eb. N\u00eb di\u00e7ka t\u00eb ngjashme me tunelet e pakalueshme. \u00cbsht\u00eb pabesueshm\u00ebrisht tragjik, triumfi politik mbi d\u00eblir\u00ebsin\u00eb q\u00eb i takon njeriut. Sado q\u00eb mundohem t\u00eb gjej rehatin\u00eb n\u00eb let\u00ebrsi, teat\u00ebr, muzik\u00eb dhe n\u00eb dashuri, e kam t\u00eb pamundshme t\u00eb mos diktohem emocionalisht nga partit\u00eb politike si koorporata biznesi dhe nga politikan\u00ebt q\u00eb hedhin t\u00eb ardhmen ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, n\u00eb tregun e interesave t\u00eb tyre thell\u00ebsisht mizore. T\u00eb paskupullta dhe t\u00eb budallallepsura. Prandaj n\u00eb heshtje e pyes veten, a \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb ne i meritojm\u00eb t\u00eb till\u00ebt? A \u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb jemi kaq t\u00eb mjer\u00eb p\u00ebrball\u00eb armat\u00ebs s\u00eb tyre, me shpat\u00ebn e injoranc\u00ebs n\u00eb brez? A \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb k\u00ebta, pa asnj\u00eb p\u00ebrjashtim, jan\u00eb \u00e7mimi q\u00eb duhet ta paguajm\u00eb? A \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb jan\u00eb kaq t\u00eb pangopur? A \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb lakmia \u00ebsht\u00eb kaq e pafundme? A \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb revolucioni jon\u00eb i heshtur shpirt\u00ebror t\u00eb jet\u00eb kaq i mang\u00ebt? Q\u00eb dashuria jon\u00eb p\u00ebr vendin t\u00eb jet\u00eb kaq e dyshimt\u00eb? P\u00ebrgjigje nuk marr. Thjesht\u00a0m\u00eb vjen t\u00eb qaj. E nuk e b\u00ebj. M\u00eb vjen t\u00eb b\u00ebrtas\u00a0nga dritarja. E nuk e b\u00ebj. Shtrihem n\u00eb shtrat si qenie e padobishme letrare dhe shoh n\u00eb tavan. Mbret\u00ebria e turpit \u00ebsht\u00eb e pathyshme. Trupi im prej vjershash t\u00eb ndjeshme, e braktis\u00a0realitetin dhe harroj \u00e7do p\u00ebrgjigje. Ngase secila prej tyre do t\u00eb ishte sikurse pyetjet e m\u00ebsip\u00ebrme. T\u00eb ashpra si shekujt.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>E vetmja sfid\u00eb e nj\u00ebmendt\u00eb e njeriut t\u00eb zymt\u00eb kosovar \u00ebsht\u00eb heroizmi p\u00ebr t\u00eb mbetur normal. Heroizmi p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb rehat me veten. Heroizmi p\u00ebr mbetur i ndersh\u00ebm. Dhe p\u00ebr t\u00eb jetuar qet\u00eb.<\/p>\n<p>I vetmi preokupim i njeriut t\u00eb zbehur kosovar \u00ebsht\u00eb angazhimi i tij i pashoq p\u00ebr t\u00eb mbetur me mendt\u00eb e kres\u00eb. Ngase moti koh\u00eb i shkreti e ka kuptuar se udh\u00ebkryqet e \u00e7menduris\u00eb jan\u00eb para sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb secilit. Dhe kompromiset e pista, jan\u00eb ushqimi jon\u00eb i p\u00ebrditsh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet tragjedia e njeriut t\u00eb mjer\u00eb kosovar \u00ebsht\u00eb humbja e busull\u00ebs. Ai nuk e ka iden\u00eb se kah duhet t\u00eb drejtohet lutja e tij. N\u00ebse ende e ka nj\u00eb lutje. Sepse as shpresa nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb n\u00eb mod\u00eb. Njeriu hyjnor kosovar e ka t\u00eb pamundshme t\u00eb mos ushqehet nga kok\u00ebrrzat e orizit t\u00eb njelm\u00ebt politik. Ngase Zoti i k\u00ebtij vendi \u00ebsht\u00eb politik. Engjujt jan\u00eb politik. Qielli \u00ebsht\u00eb politik. Lumenjt\u00eb jan\u00eb politik. Emri i atit \u00ebsht\u00eb politik. Emri i birit politik. Emri i shpirtit t\u00eb shenjt\u00eb \u00ebsht\u00eb politik. Pidhi i n\u00ebn\u00ebs \u00ebsht\u00eb politik. E gjitha jeta nj\u00eb politik\u00eb e shpirtit t\u00eb ngusht\u00eb. Njeriu kosovar \u00ebsht\u00eb asgj\u00ebsuar. Ka humbur identitetet e tij. \u00cbsht\u00eb bastarduar dhe \u00ebsht\u00eb hedhur si pluhur po nga maja e malit politik. Dhe si i till\u00eb ka humbur funksionet e \u00e7far\u00ebdoshme. \u00cbsht\u00eb i padenj\u00eb p\u00ebr t\u00eb protestuar. \u00cbsht\u00eb i padenj\u00eb p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar. \u00cbsht\u00eb mashtruar. \u00cbsht\u00eb manipuluar dhe ka humbur sensin e gjith\u00e7kajes q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me t\u00eb mir\u00ebn. N\u00eb t\u00eb kan\u00eb vepruar ideologji t\u00eb ndryshme. Forca t\u00eb ndryshme. Kushte t\u00eb \u00e7uditshme. Presione t\u00eb llojllojshme. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vigan i mjer\u00eb, n\u00eb fush\u00ebn e kalbur t\u00eb ekzistenc\u00ebs morale. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kafsh\u00eb politike, pa asnj\u00eb q\u00ebllim n\u00eb fush\u00ebn e ekzistenc\u00ebs fizike. I tradh\u00ebtuar. I detyruar t\u00eb duartrokas\u00eb. I detyruar t\u00eb thot\u00eb po. I detyruar t\u00eb thot\u00eb jo. I nd\u00ebshkuar p\u00ebrgjithmon\u00eb nga zot\u00ebrat e tij politik, q\u00eb kan\u00eb pjellur nga liria. Nga liria e cila e ka nd\u00ebshkuar. E ka p\u00ebrdhosur. E ka p\u00ebrdhunuar. E ka shp\u00ebrfytyruar. Dhe e ka hedhur n\u00eb pellgun e madh t\u00eb nj\u00eb rob\u00ebrie tjet\u00ebr. Rob\u00ebris\u00eb katasrofale politike. Ku vritet ngadal\u00eb poema madh\u00ebshtore q\u00eb i takon njeriut.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Pra, a e kemi t\u00eb mundur t\u00eb rrim\u00eb drejt\u00eb kur t\u00eb t\u00eb mundin? Kur zgjedh\u00ebn e kemi n\u00eb qaf\u00eb? Kur k\u00ebmban\u00ebn n\u00eb fyt ta varin? Kur t\u00eb heqin n\u00eb vargoj qeni? Kur thonjt\u00eb t\u2019i \u00e7kulin me dar\u00eb? Kur t\u00eb pjekin e t\u00eb prejn\u00eb? Kur varrin ta g\u00ebrmojn\u00eb*? A e kemi t\u00eb mundur t\u00eb rrim\u00eb drejt\u00eb, o Jevrem Berkoviq. O per\u00ebndi? O Zeus? A e kemi t\u00eb mundur t\u00eb rrim\u00eb drejt\u00eb, z.President? A e kemi t\u00eb mundur t\u00eb rrim\u00eb drejt\u00eb z.Kryeminist\u00ebr? A e kemi t\u00eb mundur t\u00eb rrim\u00eb drejt\u00eb qoft\u00eb vet\u00ebm me rastin e nd\u00ebrrimit t\u00eb motmoteve? A e kemi t\u00eb mundur t\u00eb rrim\u00eb drejt\u00eb kur shohim veten n\u00eb pasqyr\u00eb? O mendje t\u00eb ndrituar t\u00eb k\u00ebsaj toke t\u00eb err\u00ebt? A kemi t\u00eb mundur t\u00eb rrim\u00eb drejt\u00eb, dreqin. A e kemi t\u00eb mundur? A e kemi? K\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>_____<\/p>\n<p>*sipas Jevrem Berkoviq, poet malazez.<\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(P\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr presidentin dhe kryeministrin) *** Gjithmon\u00eb kam menduar se nj\u00eb qenie intelektuale (ta themi p\u00ebr koqeluajtje) si\u00e7 jam un\u00eb, do t\u00eb duhej t\u00eb kishte nj\u00eb aktivitet me t\u00eb spikatur politik. Sepse e do rendi. E do kuvendi. E do dreqi dhe i biri. Sepse nuk mund t\u00eb akuzosh e t\u00eb ankohesh [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":511,"featured_media":11082,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"ppma_author":[1403],"class_list":["post-4153","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinion"],"authors":[{"term_id":1403,"user_id":511,"is_guest":0,"slug":"shpetim-selmani","display_name":"Shp\u00ebtim Selmani","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/shpetim-selmani.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/shpetim-selmani.jpg"},"user_url":"","last_name":"Selmani","first_name":"Shp\u00ebtim","description":"Shp\u00ebtim Selmani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkrimtar dhe aktor kosovar. Ka studiuar n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Ai ka luajtur n\u00eb sken\u00eb brenda dhe jasht\u00eb vendit."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4153","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/511"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4153"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4153\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11260,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4153\/revisions\/11260"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11082"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4153"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4153"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4153"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4153"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}