{"id":4159,"date":"2017-12-28T13:29:47","date_gmt":"2017-12-28T11:29:47","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4159"},"modified":"2024-11-21T13:31:45","modified_gmt":"2024-11-21T11:31:45","slug":"fajtoret-e-vizave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/uncategorized\/fajtoret-e-vizave\/","title":{"rendered":"Fajtor\u00ebt e vizave"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\"><\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"img-wrapper\"><\/div>\n<div class=\"news-left\">\n<p><strong>Bashkimi Evropian<\/strong><\/p>\n<p>Me 15 korrik 2009, Komisioni Evropian (Komisioni) dor\u00ebzoi propozimin per l\u00ebvizje t\u00eb\u00a0lir\u00eb PA VIZA p\u00ebr qytetar\u00ebt e Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Komisioni propozoi q\u00eb t\u00eb hiqeshin vizat p\u00ebr qytetar\u00ebt e Maqedonis\u00eb, Serbis\u00eb dhe Malit t\u00eb Zi, t\u00eb mos ndryshohej statusi i Shqip\u00ebris\u00eb dhe Bosnj\u00ebs dhe t\u00eb formalizohej futja n\u00eb list\u00eb t\u00eb zez\u00eb e Kosov\u00ebs n\u00eb kategorin\u00eb e \u201centiteteve dhe autoriteteve territoriale t\u00eb cilat nuk jan\u00eb t\u00eb njohura si shtete, te pakt\u00ebn nga nj\u00eb an\u00ebtar i BE-s\u00eb\u201d ku b\u00ebnin pjes\u00eb edhe Palestina dhe Tajvani. (EC) No 539\/2001 (versioni i konsoliduar 19\/12\/2009 ). Kosova \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb list\u00ebn e zez\u00eb, qe njihet edhe si Aneksi 1.<\/p>\n<p>P\u00ebr Maqedonin\u00eb, Komisioni nuk paraqiti asnj\u00eb kusht p\u00ebr liberalizim t\u00eb vizave edhe pse n\u00eb prill 2008 Greqia zyrtarisht kishte v\u00ebn\u00eb kusht zgjidhjen e kontestit t\u00eb emrit t\u00eb Maqedonis\u00eb p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb NATO dhe jo shprehimisht edhe n\u00eb BE.<\/p>\n<p>P\u00ebr Malin e Zi Komisioni kishte v\u00ebn\u00eb disa kushte n\u00eb t\u00eb cilat k\u00ebrkonte q\u00eb t\u00eb plot\u00ebsoheshin para vendimit t\u00eb K\u00ebshillit n\u00eb n\u00ebntor, 2009. Nj\u00eb nga tre kushtet ishte forcimi i kapaciteteve n\u00eb luft\u00ebn ndaj krimit t\u00eb organizuar dhe korrupsionit.<\/p>\n<p>P\u00ebr Serbin\u00eb, Komisioni kishte k\u00ebrkuar p\u00ebrmir\u00ebsimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve Kosov\u00eb-Serbi n\u00eb pikat e kalimit kufitar; luft\u00ebn kund\u00ebr krimit dhe korrupsionit dhe t\u00eb tregohej e kujdesshme n\u00eb l\u00ebshimin e pasaportave biometrike p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosoves.<\/p>\n<p>P\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Bosnj\u00ebn e Hercegovin\u00ebn, Komisioni kishte po ashtu tre kushte, n\u00eb mesin e tyre: shqet\u00ebsimin p\u00ebr nivelin e lart\u00eb t\u00eb korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>Si p\u00ebrfundim, p\u00ebrkund\u00ebr shqet\u00ebsimeve t\u00eb nj\u00ebjta sikurse q\u00eb kishte p\u00ebr Kosov\u00ebn, Komisioni nuk kishte v\u00ebn\u00eb kusht p\u00ebr Maqedonin\u00eb zgjidhjen e kontestit t\u00eb emrit me Greqin\u00eb; nuk kishte v\u00ebn\u00eb kusht per Serbin\u00eb demarkacionin e kufirit me Kosov\u00ebn; nuk kishte v\u00ebn\u00eb kusht per Malin e Zi demarkacionin e kufirit me Kosov\u00ebn; si dhe nuk kishte v\u00ebn\u00eb kusht per Shqip\u00ebrin\u00eb zgjidhjen e kontestit t\u00eb kufirit detar me Greqin\u00eb, qe ishte hapur nj\u00eb muaj para propozimit t\u00eb Komisionit.<\/p>\n<p>Kat\u00ebr muaj pas vendosjes s\u00eb kushteve p\u00ebr Serbine dhe Malin e Zi nga Komisioni, me 30 n\u00ebntor 2009, K\u00ebshilli Evropian aprovon propozimin e Komisionit p\u00ebr liberalizim te vizave p\u00ebr Maqedonin\u00eb, Serbin\u00eb dhe Malin e Zi, duke i konsideruar kushtet si t\u00eb \u201cplot\u00ebsuara\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb mos i l\u00ebn\u00eb kosovar\u00ebt t\u00eb zhytur n\u00eb d\u00ebshp\u00ebrim, K\u00ebshilli pohonte se \u201cKosova eventualisht do t\u00eb p\u00ebrfitonte regjim pa viza sapo t\u00eb plot\u00ebsoheshin kushtet dhe ftonte Komisionin qe t\u00eb fillonte nj\u00eb qasje t\u00eb strukturuar\u201d<\/p>\n<p>Nga ky pohim i K\u00ebshillit u kuptua se Kosova nuk do t\u00eb kishte trajtim t\u00eb barabart\u00eb sikurse shtetet tjera t\u00eb Ballkanit. P\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb politike t\u00eb thyer t\u00eb jashtme ku shtetet an\u00ebtare sikurse Spanja, Romania, Sllovakia dhe Qipro diktonin q\u00ebndrimin e BE-s\u00eb, procesi i liberalizimit t\u00eb vizave u quajt \u201cqasje e strukturuar\u201d kurse udh\u00ebrr\u00ebfyesi \u201cdokument strategjik\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb 27 Maj 2010, Komisioni Evropian propozon q\u00eb t\u00eb hiqen vizat edhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Bosnj\u00ebn.<\/p>\n<p>Pes\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb, me 8 n\u00ebntor, K\u00ebshilli Evropian n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb unanime aprovoi propozimin e Komisionit p\u00ebr heqjen e vizave p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Bosnj\u00ebn. K\u00ebshtu u mbyll procesi i liberalizimit t\u00eb vizave p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, me p\u00ebrjashtim t\u00eb Kosov\u00ebs e cila do t\u00eb mbetej vendi i vet\u00ebm n\u00eb mes t\u00eb Evrop\u00ebs e cila nuk mund t\u00eb udh\u00ebtoj\u00eb pa viza.<\/p>\n<p>BE do t\u00eb liberalizonte m\u00eb von\u00eb vizat p\u00ebr Kolumbin\u00eb n\u00eb vitin 2015, kurse nga qershori 2017, Ukraina gjithashtu udh\u00ebton pa viza n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Duke trajtuar Kosov\u00ebn ndryshe nga gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, pa t\u00eb drejt\u00eb, Bashkimi Evropian \u00ebsht\u00eb fajtori i par\u00eb n\u00eb list\u00ebn e fajtor\u00ebve ndaj qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Fajet e Hashim Tha\u00e7it<\/strong><\/p>\n<p>Pas liberalizimit t\u00eb vizave p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, shum\u00eb besuan se Kosova shum\u00eb shpejt do t\u00eb\u2019i bashkohej list\u00ebs s\u00eb bardh\u00eb t\u00eb Shengenit.<\/p>\n<p>Madje, m\u00eb 27 dhjetor 2010, nj\u00eb muaj pas liberalizimit t\u00eb vizave p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, ish kryeministri i at\u00ebhersh\u00ebm, Hashim Tha\u00e7i premtoi se liberalizimi i vizave p\u00ebr Kosov\u00ebn do t\u00eb ndodhte pas 15 muajve te qeverisjes s\u00eb tij, q\u00eb i bie se Kosova duhej t\u00eb levizte pa viza q\u00eb nga muaji maj i vitit 2012.<\/p>\n<p>Tha\u00e7i&amp;Co nga viti n\u00eb vit shtynin premtimet, kurse Komisioni Evropian vazhdimisht shtonte kushtet q\u00eb duhej plot\u00ebsuar, n\u00eb mesin e tyre luftimi i korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar ishte i p\u00ebrs\u00ebritsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr kushtet tjera q\u00eb shtoheshin ishin edhe ato q\u00eb lidheshin me dialogun q\u00eb zhvillohej n\u00eb Bruksel.<\/p>\n<p>Dialogu n\u00eb Bruksel ishte filluar p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje teknike e pastaj kaloi n\u00eb politike pa nj\u00eb konsensus politik. Vet\u00eb parlamenti ishte i ndar\u00eb rreth dialogut p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje politike pasi n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe kjo hapte pakon e Ahtisaarit, pako kjo q\u00eb kishte p\u00ebrcaktuar formatin dhe karakterin e shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Liberalizimi i vizave nga BE trajtohet si nj\u00eb proces i ndar\u00eb nga integrimi n\u00eb BE si dhe ndaras edhe nga dialogu n\u00eb Bruksel, megjithat\u00eb vendimi p\u00ebr heqjen e vizave merret n\u00eb t\u00eb njejtat organe ku merren t\u00eb gjitha vendimet tjera n\u00eb BE \u2013 K\u00ebshill dhe Parlament Evropian. Si rrjedhoj\u00eb liberalizimi i vizave p\u00ebrdoret nga BE si karrot\u00eb n\u00eb procese negociuese, ku heqja e vizave kusht\u00ebzohet me reforma t\u00eb caktuara.<\/p>\n<p>Duke dashur q\u00eb t\u00eb udh\u00ebheq\u00eb i vet\u00ebm dialogun n\u00eb Bruksel dhe i vet\u00ebm t\u00eb marr\u00eb t\u00eb gjitha meritat, Tha\u00e7i do t\u00eb b\u00ebnte gabime t\u00eb cilat do t\u2019i kushtonin qytetar\u00ebve jo vet\u00ebm me izolim, por edhe me kaos politik.<\/p>\n<p>N\u00eb prill 2013 Tha\u00e7i do t\u00eb n\u00ebnshkruante nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr normalizim t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve me Serbin\u00eb q\u00eb n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe do t\u00eb ndryshonte karakterin e shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs nga multietnik n\u00eb etnik, duke krijuar nj\u00eb seri t\u00eb institucioneve paralele p\u00ebr serb\u00ebt. N\u00eb aspektin politik u jepej e drejta e formimit t\u00eb nj\u00eb asociacioni etnik, vet\u00ebm p\u00ebr komunat serbe, n\u00eb at\u00eb gjyq\u00ebsor serb\u00ebt do t\u00eb fitonin gjykat\u00ebn e tyre t\u00eb apelit, kurse do t\u00eb fitonin edhe pushtetin e tyre policor.<\/p>\n<p>Duke interpretuar marr\u00ebveshejen e 25 gushtit 2015, gjykata kushtetuese nxorri asociacionin t\u00eb paligjsh\u00ebm, asociacion ky q\u00eb ishte bazuar n\u00eb marr\u00ebveshjen e 19 prillit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr gabim diplomatik, tashm\u00eb kur Tha\u00e7i ishte minist\u00ebr i jasht\u00ebm, u b\u00eb kur Tha\u00e7i n\u00ebnshkroi nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb demarkacionit me Malin e Zi dhe ratifikimin e saj n\u00eb kuvend BE e fut si kusht t\u00eb ri p\u00ebr liberalizim t\u00eb vizave.<\/p>\n<p>Edhe asociacioni edhe demarkacioni u b\u00ebn\u00eb tema p\u00ebr\u00e7ar\u00ebse p\u00ebrbrenda shoq\u00ebris\u00eb dhe d\u00ebmtuan n\u00eb mase t\u00eb madhe jo vet\u00ebm procesin e liberailzimit t\u00eb vizave, por edhe imazhin e Kosov\u00ebs si nj\u00eb shtet i ri dhe funksional.<\/p>\n<p>Tha\u00e7i, edhe sot, nuk pranon se ai ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr k\u00ebto procese t\u00eb d\u00ebshtuara.\u00a0 Duke refuzuar q\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb grup uniteti n\u00eb dialogun me Serbin\u00eb dhe duke refuzuar q\u00eb t\u00eb shpalos demarkacionin n\u00eb parlament dhe t\u00eb marr aprovimin e opozit\u00ebs para se t\u00eb n\u00ebnshkruaj\u00eb, ai ka b\u00ebr\u00eb gabime q\u00eb i kan\u00eb kushtuar vendit.<\/p>\n<p>N\u00eb munges\u00eb t\u00eb aft\u00ebsive dialoguese, Kosova nuk kusht\u00ebzonte n\u00ebnshkrimet n\u00eb Bruksel me k\u00ebrkesa specifike, nd\u00ebr to liberalizimi i vizave.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb bart\u00ebs i procesit negociator, askush n\u00eb Kosov\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs dhe fajtor p\u00ebr mos liberalizim t\u00eb vizave se sa ish Kryeministri, ish ministri i jasht\u00ebm dhe tash President i Kosov\u00ebs \u2013 Hashim Tha\u00e7i.<\/p>\n<p>Tha\u00e7i n\u00eb secil\u00ebn pozit\u00eb q\u00eb ka udh\u00ebhequr ka qen\u00eb drejtues ose bart\u00ebs i dialogut n\u00eb Bruksel. Sido q\u00eb ndryshohej statusi i Tha\u00e7it brenda strukturave qeveris\u00ebse, po ashtu ndryshohej edhe formati i delegacionit n\u00eb Bruksel.<\/p>\n<p>Negociatat\/dialogu n\u00eb Bruksel paraqit\u00ebn mund\u00ebsi unike p\u00ebr Kosov\u00ebn p\u00ebr t\u00eb kusht\u00ebzuar tashm\u00eb nj\u00eb BE kushtimisht \u201cjo t\u00eb drejt\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Si kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb, Serbia ishte n\u00eb m\u00ebshir\u00ebn e Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb zhbllokuar proceset e saja integruese. Bashk\u00ebpunimi kufitar, njohja reciproke e dokumenteve, forumet rajonale dhe shuarja e strukturave paralele dhe integrimi i tyre n\u00eb struktura t\u00eb reja apo ato ekzistuese ishin vet\u00ebm disa nga temat q\u00eb vareshin nga marr\u00ebveshjet me Kosov\u00ebn. \u00c7do k\u00ebmb\u00ebngulje e jona e bazuar n\u00eb fakte e ngadal\u00ebsonte procesin integrues t\u00eb Serbis\u00eb dhe rrjedhimisht presionin ndaj BE-s\u00eb q\u00eb t\u00eb josh Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Brukseli e kishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb duar t\u00eb delegacioneve q\u00eb t\u00eb sillnin fakte dhe argumente q\u00eb t\u00eb nxirrnin kompromise p\u00ebr t\u00eb arritur marr\u00ebveshje, BE-ja ishte thjesht nd\u00ebrmjet\u00ebsuese. BE kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion asetet e saja p\u00ebr t\u00eb joshur t\u00eb dy pal\u00ebt n\u00eb proces duke p\u00ebrdorur politik\u00ebn e saj t\u00eb vetme t\u00eb suksesshme &#8211; zgjerimin.<\/p>\n<p>M\u00eb 19 prill 2013, Kosova do t\u00eb n\u00ebnshkruante marr\u00ebveshjen e cila i garantonte Serbis\u00eb nj\u00eb asociacion etnik t\u00eb komunave serbe i cili i hapte rrug\u00ebn Serbis\u00eb p\u00ebr fillimin e negociatave p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE. Kosova do t\u00eb n\u00ebnshkruante marr\u00ebveshjen duke mos pasur t\u00eb garantuar as MSA-n\u00eb dhe as liberalizimin e vizave.<\/p>\n<p>Si\u00e7 rrodh\u00ebn gj\u00ebrat, dy vite pas marr\u00ebveshjes s\u00eb prillit, Kosova mori MSA-n\u00eb e vonuar, kurse vizat nuk u realizuan kurr\u00eb. Negociatat ne Bruksel vazhduan edhe pas marr\u00ebveshjes se 19 prillit. N\u00eb gusht 2015 u arrit nj\u00eb seri tjet\u00ebr e marr\u00ebveshjeve, por liberalizimi i vizave nuk u realizua.<\/p>\n<p>N\u00eb dhjetor 2013, kur K\u00ebshilli Evropian miratoi propozimet e Komisionit Evropian dhe aprovoi k\u00ebrkesen p\u00ebr hapjen e negociatave p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim p\u00ebr Serbin\u00eb, Ministri i at\u00ebhersh\u00ebm i pun\u00ebve t\u00eb jashtme Enver Hoxhaj shkruante n\u00eb twitter: \u201c1\/3 P\u00ebrderisa i mir\u00ebpresim konkluzionet e #BE-s\u00eb, #Kosova nuk po shp\u00ebrblehet p\u00ebr angazhimin konstruktiv n\u00eb dialog&#8230;\u201d<\/p>\n<p>Kjo deklarat\u00eb e Hoxhajt ishte e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb par\u00eb nivelin e naivitetit nga pala kosovare. Qasja e Kosov\u00ebs ishte q\u00eb t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb lojalitetin ndaj BE-s\u00eb duke shpresuar se, pa kusht\u00ebzuar asgj\u00eb, BE do t\u00eb shp\u00ebrblente.<\/p>\n<p>Dialogu \u00ebsht\u00eb detyrim por edhe mund\u00ebsi n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb. Pengesat e shteteve an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb q\u00eb bllokojn\u00eb qoft\u00eb liberalizimin e vizave apo edhe ecjen p\u00ebrpara n\u00eb procesin integrues mund t\u00eb zhbllokohen kur Kosova mund t\u00eb paraqitet faktor n\u00eb bisedime. N\u00eb raport me Serbin\u00eb, Kosova ka humbur dy mund\u00ebsi t\u00eb arta t\u00eb t\u00eb kusht\u00ebzimit n\u00eb prill 2013 dhe n\u00eb gusht 2015, por ky proces nuk ka p\u00ebrfunduar.<\/p>\n<p>Tha\u00e7i \u00ebsht\u00eb fajtori m\u00eb i madh p\u00ebr mbajtjen t\u00eb izoluar t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, kjo pasi Tha\u00e7i q\u00eb nga viti 2008 ka pasur fuqin\u00eb vendimmarr\u00ebse dhe pushtetin m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Fajet e Opozit\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Nga viti 2011 kur filluan negociatat \u201cteknike\u201d, opozita ka qen\u00eb e ndar\u00eb sa i p\u00ebrket dialogut n\u00eb Bruksel. T\u00eb gjitha partit\u00eb parlamentare kan\u00eb refuzuar t\u00eb mb\u00ebshtesin fillimin e dialogut \u201cteknik\u201d p\u00ebrmes nj\u00eb rezolute me 10 mars 2011. Tha\u00e7i me 63 vota duke p\u00ebrfshir\u00eb 20 vota t\u00eb komuniteteve, mendoi se kishte mb\u00ebshtetjen e mjaftueshme dhe konsensusin e duhur politik p\u00ebr t\u00eb filluar negociatat.<\/p>\n<p>Edhepse kishte kund\u00ebrshtuar dialogun, opozita, duke p\u00ebrjashtuar Vet\u00ebvendosjen, nuk ishte konsistente n\u00eb q\u00ebndrimet e saj. M\u00eb 21 prill 2013, dy dit\u00eb pas arritjes s\u00eb marr\u00ebveshjes n\u00eb Bruksel, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb dialogu q\u00eb ata kishin votuar t\u00eb mos fillonte, nga 63, numri i deputet\u00ebve q\u00eb aprovuan rezolut\u00ebn p\u00ebr marr\u00ebveshjen e Tha\u00e7it n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb diel\u00ebn n\u00eb ora 8 t\u00eb mbr\u00ebmjes arriti n\u00eb 89, n\u00eb mesin e tyre pothuajse t\u00eb gjith\u00eb opozitar\u00ebt nga AAK dhe LDK.<\/p>\n<p>P\u00ebrveq q\u00ebndrimeve jolojale nga nj\u00eb pjes\u00eb e opozit\u00ebs, opozita nuk k\u00ebrkoi kusht\u00ebzime t\u00eb cilat do t\u00eb sillnin liberalizimin e vizave para se t\u00eb aprovonin marr\u00ebveshjen. P\u00ebr m\u00eb keq e gjith\u00eb opozita bllokoi procesin e liberalizimit t\u00eb vizave duke kund\u00ebrshtuar t\u00eb votoj\u00eb marr\u00ebveshjen p\u00ebr demarkacionin p\u00ebrmes hedhjes s\u00eb gazit lotsjell\u00ebs n\u00eb Parlament.<\/p>\n<p>Madje nj\u00eb pjes\u00eb e opozit\u00ebs duket se ka p\u00ebrdorur tema sikurse Demarkacioni p\u00ebr q\u00ebllime politike. AAK dhe NISMA t\u00eb cilat kan\u00eb kund\u00ebrshtuar fuqish\u00ebm demarkacionin e n\u00ebnshkruar nga ish kryetari i PDK-s\u00eb \u2013 Tha\u00e7i, pas koalicionit me partin\u00eb e tij nuk jan\u00eb duke dh\u00ebn\u00eb sinjale se do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb demarkacion ndryshe. N\u00eb fakt, t\u00eb dy subjektet votuan n\u00eb qeveri q\u00eb t\u00eb d\u00ebrgohet p\u00ebr aprovim n\u00eb parlament marr\u00ebveshja p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kishin hedhur gaz lotsjell\u00ebs.<\/p>\n<p>Brukseli ka konfirmuar disa here se l\u00ebvizja e lir\u00eb \u00ebsht\u00eb duke u mbajtur peng nga mos aprovimi i demarkacionit me Malin e Zi.<\/p>\n<p>Demarkacioni k\u00ebrkon konsensus politik, t\u00eb cilin nuk e kishte qeveria e kaluar dhe as kjo e tashme. Zgjedhjet e parakohshme nuk arrit\u00ebn ta zgjidhin ng\u00ebr\u00e7in n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim dhe n\u00eb rast se AAK dhe NISMA, t\u00eb cilat tashm\u00eb jan\u00eb n\u00eb qeveri, votojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb njejt\u00ebn marr\u00ebveshje p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kan\u00eb hedhur gazlot\u00ebsjell\u00ebs &#8211; at\u00ebher\u00eb disa llogari duhej t\u00eb jepeshin para popullit p\u00ebr bllokad\u00ebn e paarsyeshme dhe mbajtjen t\u00eb izoluar t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Kur liberalizohen vizat?<\/strong><\/p>\n<p>Nga praktika kur Komisioni l\u00ebshon nj\u00eb vler\u00ebsim pozitiv dhe rekomandon t\u00eb hiqen vizat, kalojn\u00eb 6 muaj deri tek votimi i parlamentit dhe k\u00ebshillit. N\u00ebse plot\u00ebsohet kushti i demarkacionit, Komisioni do t\u00eb raportoj para parlamentit dhe k\u00ebshillit si kusht t\u00eb plot\u00ebsuar.\u00a0 Zakonisht Komisioni l\u00ebshon vlers\u00ebimet n\u00eb Maj, pastaj rekomandimi kalon n\u00eb lexim s\u00eb pari n\u00eb Parlament pastaj n\u00eb K\u00ebshill.<\/p>\n<p>Parlamenti Evropian zakonisht voton n\u00eb tetor t\u00eb t\u00eb njejtit vit, kurse K\u00ebshilli Evropian n\u00eb n\u00ebntor. N\u00ebse votimi \u00ebsht\u00eb pozitiv, Komisioni merr deri n\u00eb 6 jav\u00eb p\u00ebr t\u00eb kryer procedurat. N\u00ebse Komisioni e konsideron \u00e7\u00ebshtjen e demarkacionit t\u00eb zgjidhur, Kosova hiqet nga lista e zez\u00eb dhe hyn n\u00eb list\u00ebn e bardh\u00eb t\u00eb Shengenit diku n\u00eb fund t\u00eb dhjetorit t\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga dy kriteret kryesore t\u00eb vendosura nga KE \u00ebsht\u00eb demarkacioni me Malin e Zi i cili k\u00ebrkon konsensus politik.<\/p>\n<p>Nga praktika gjithashtu, kur nj\u00eb kriter hyn n\u00eb list\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb, ai v\u00ebshtir\u00eb se hiqet. Kosova tashm\u00eb ka aprovuar marr\u00ebveshjet kryesore me Serbin\u00eb dhe k\u00ebrkohet zbatimi i tyre. Kosova nuk \u00ebsht\u00eb tash n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb q\u00eb t\u00eb kusht\u00ebzoj\u00eb BE-n\u00eb sikurse ishte me 19 prill, 2013 dhe 25 gusht, 2015, rrjedhimisht qeveria aktuale e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kusht\u00ebzoj\u00eb BE-n\u00eb lidhur me heqjen e kushtit t\u00eb demarkacionit si kusht p\u00ebr liberalizim t\u00eb vizave. Si pasoj\u00eb, Kosov\u00ebs i duhet ta p\u00ebrmbush\u00eb k\u00ebt\u00eb kusht.<\/p>\n<p>Edhe pse \u00ebsht\u00eb rip\u00ebrs\u00ebritur nga BE se marr\u00ebveshja e demarkacionit mbetet kushti i fundit p\u00ebr liberalizim t\u00eb vizave, asgj\u00eb nuk duhet marr\u00eb si t\u00eb garantuar pasi qoft\u00eb n\u00eb Parlament, qoft\u00eb n\u00eb K\u00ebshill mund t\u00eb dalin k\u00ebrkesa t\u00eb reja, var\u00ebsisht nga situata politike n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Sfida kryesore e Haradinajt, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn u shkarkua qeveria Mustafa, ishte zgjidhja e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb demarkacionit dhe heqja e izolimit t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Haradinaj ende nuk e ka zgjidhur k\u00ebt\u00eb sfid\u00eb. N\u00ebse deri n\u00eb maj t\u00eb vitit 2018 nuk plot\u00ebsohet ky kusht q\u00eb mund\u00ebson liberalizimin e vizave, Haradinaj nuk do t\u00eb duhej t\u00eb priste mocion mosbesimi.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bashkimi Evropian Me 15 korrik 2009, Komisioni Evropian (Komisioni) dor\u00ebzoi propozimin per l\u00ebvizje t\u00eb\u00a0lir\u00eb PA VIZA p\u00ebr qytetar\u00ebt e Ballkanit Per\u00ebndimor. Komisioni propozoi q\u00eb t\u00eb hiqeshin vizat p\u00ebr qytetar\u00ebt e Maqedonis\u00eb, Serbis\u00eb dhe Malit t\u00eb Zi, t\u00eb mos ndryshohej statusi i Shqip\u00ebris\u00eb dhe Bosnj\u00ebs dhe t\u00eb formalizohej futja n\u00eb list\u00eb t\u00eb zez\u00eb e Kosov\u00ebs n\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":122,"featured_media":10581,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[1043,1935,1896],"ppma_author":[147],"class_list":["post-4159","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized","tag-be","tag-komisioni-evropian","tag-liberalizimi"],"authors":[{"term_id":147,"user_id":122,"is_guest":0,"slug":"jeton-zulfaj","display_name":"Jeton Zulfaj","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-13-1.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-13-1.jpg"},"user_url":"","last_name":"Zulfaj","first_name":"Jeton","description":"Autori \u00ebsht\u00eb ish-k\u00ebshilltar politik dhe p\u00ebr \u00c7\u00ebshtje Evropiane i ish-kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs, Albin Kurti."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4159","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/122"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4159"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4159\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10582,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4159\/revisions\/10582"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10581"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4159"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4159"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4159"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4159"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}