{"id":4165,"date":"2018-01-11T11:00:45","date_gmt":"2018-01-11T09:00:45","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4165"},"modified":"2024-12-17T16:53:48","modified_gmt":"2024-12-17T14:53:48","slug":"made-in-dagenham-nje-film-mbi-te-drejtat-e-grave-punetore-ii","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/blogje-tematike\/made-in-dagenham-nje-film-mbi-te-drejtat-e-grave-punetore-ii\/","title":{"rendered":"Made in Dagenham: Nj\u00eb film mbi t\u00eb drejtat e grave pun\u00ebtore (II)"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\"><\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div><\/div>\n<div class=\"img-wrapper\">Megjith\u00eb kritikat q\u00eb mund t\u00eb kemi p\u00ebr filmin Made in Dagenham, jan\u00eb disa gj\u00ebra q\u00eb, p\u00ebr mendimin tim, filmi megjithat\u00eb i nxjerr n\u00eb pah shum\u00eb mir\u00eb. S\u00eb pari, mendoj se filmi b\u00ebn nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb mir\u00eb duke treguar q\u00eb locus-i i dhun\u00ebs n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb kapitaliste nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb familja \u2013 si\u00e7 mund t\u00eb pandeh ndokush, por sakt\u00ebsisht vendi i pun\u00ebs. Pra, hap\u00ebsira ku pun\u00ebtoret shfryt\u00ebzohen ekonomikisht dhe alienohen nga nj\u00ebra tjetra e produkti i pun\u00ebs s\u00eb tyre.[i]<\/div>\n<div class=\"news-left\">\n<p>Po ashtu, filmi ekspozon shum\u00eb mir\u00eb edhe fuqin\u00eb reale t\u00eb pushtetit oligarkik \u2013 ku agjent\u00ebt e Ford-it shihen duke shantazhuar qeveritar\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm p\u00ebr t\u2019i heshtur k\u00ebrkesat legjitime t\u00eb grave pun\u00ebtore. K\u00ebtu, do t\u00eb p\u00ebrmendja ve\u00e7an dy instanca t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme nga filmi. S\u00eb pari, kur nj\u00eb vart\u00ebs i Ford-it e shantazhon Barbara Castle (Miranda Richardson), Ministren e Pun\u00ebs, me t\u00ebrheqje t\u00eb investimeve dhe mbyllje t\u00eb fabrikave n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar (nj\u00eb sjellje kjo q\u00eb t\u00eb rikujton sjelljen e shum\u00eb investitor\u00ebve t\u00eb huaj n\u00eb vendet e pazhvilluara dhe vendet n\u00eb zhvillim). Dhe, s\u00eb dyti, kur vet\u00eb kryeministri \u00cbilson i thot\u00eb ministres Barbara q\u00eb ai ka folur n\u00eb telefon me Ford-in, dhe e ka siguruar at\u00eb se qeveria q\u00eb ai e udh\u00ebheq nuk do t\u00eb mb\u00ebshtes n\u00eb asnj\u00eb rrethan\u00eb grev\u00ebn e grave pun\u00ebtore. Citoj: \u201cKam kaluar gjysm\u00eb-or\u00ebn e fundit n\u00eb telefon me Ford-in, duke e siguruar at\u00eb se qeveria q\u00eb yn\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb an\u00ebn e grevisteve. K\u00ebshtu q\u00eb, \u00e7far\u00ebdo q\u00eb t\u00eb b\u00ebsh, mos e m\u00ebrzit assesi Fordin.\u201d<\/p>\n<p>Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, filmi ekspozon shum\u00eb mir\u00eb edhe kapjen e t\u00eb ashtu-quajturave sindikata t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve; t\u00eb cilat, n\u00eb vend se t\u00eb mbrojn\u00eb t\u00eb drejtat dhe interesat e pun\u00ebtor\u00ebve nga pushteti oligarkik, jan\u00eb shnd\u00ebrruar mu n\u00eb instrumente t\u00eb interesave oligarkike, duke i kontribuuar eksploatimit t\u00eb m\u00ebtutjesh\u00ebm t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve. Realisht, kjo dhe \u00ebsht\u00eb arsyeja pse grat\u00eb pun\u00ebtore me t\u00eb drejt\u00eb vendosin t\u00eb marrin fatin e tyre n\u00eb duar, duke mos lejuar qoft\u00eb sindikatat, qoft\u00eb ndonj\u00eb parti tjet\u00ebr t\u00eb manipuloj\u00eb me k\u00ebrkesat legjitime t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Paralelisht me k\u00ebto, gjykoj se filmi, besoj un\u00eb, shpalos edhe faktin tjet\u00ebr q\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 pun\u00ebs q\u00eb detyrohen t\u00eb b\u00ebjn\u00eb n\u00eb vendet e tyre t\u00eb pun\u00ebs, grategrat\u00eb, n\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve, detyrohen t\u00eb p\u00ebrkujdesen nj\u00ebher\u00ebsh p\u00ebr pun\u00ebt e sht\u00ebpis\u00eb, nevojat e burrave t\u00eb tyre, nevojat e f\u00ebmij\u00ebve, e k\u00ebshtu me radh\u00eb. Cka do t\u00eb thot\u00eb se shumic\u00ebn e koh\u00ebs e kalojn\u00eb duke punuar (qoft\u00eb n\u00eb vendet e tyre pun\u00ebs, qoft\u00eb n\u00eb familje).<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto, pa dyshim, jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p>E megjithat\u00eb, jan\u00eb disa gj\u00ebra t\u00eb tjera q\u00eb, p\u00ebr mendimin tim, jan\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme s\u00eb k\u00ebto. S\u00eb pari dhe tejet e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr k\u00ebto koh\u00ebra post-politike q\u00eb po i jetojm\u00eb, \u00ebsht\u00eb q\u00eb pavar\u00ebsisht faktit se grat\u00eb makiniste diskriminohen mbi baza gjinore, ato prap\u00ebseprap\u00eb e kornizojn\u00eb aksionin politik t\u00eb tyre n\u00eb regjistrin politik dhe jo n\u00eb at\u00eb identitar. K\u00ebtu, do t\u00eb vecoja sidomos fjalimin e bukur t\u00eb Rita-s n\u00eb mbledhjen e sindikatave, ku, n\u00eb mes t\u00eb tjerash, ajo deklaron dy gj\u00ebra tejet t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. S\u00eb pari, q\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt ndajn\u00eb identitete t\u00eb ndryshme, si religjioze, komb\u00ebtare, racore, kontinentale, etj., por m\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi s\u00eb k\u00ebto \u00ebsht\u00eb q\u00eb ata ose ato ndajn\u00eb identitetin e p\u00ebrbashk\u00ebt politik: faktin q\u00eb jan\u00eb pun\u00ebtor\u00eb dhe pun\u00ebtore. Dhe, s\u00eb dyti, q\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb nuk mund t\u00eb ndahen n\u00eb baza gjinore, por vet\u00ebm n\u00eb raport me padrejt\u00ebsit\u00eb e sistemeve ekonomike dhe politike: me fjal\u00eb t\u00eb tjera, midis atyre q\u00eb jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb pranojn\u00eb padrejt\u00ebsit\u00eb e sistemeve t\u00eb tilla, dhe atyre q\u00eb jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb luftuar p\u00ebr at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb. Si\u00e7 shprehet edhe vet\u00eb Rita:<\/p>\n<p>Ne jemi klasa pun\u00ebtore \u2013 burra dhe gra. Ne nuk jemi t\u00eb ndar\u00eb nga gjinia, por vet\u00ebm nga ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb pranojn\u00eb padrejt\u00ebsin\u00eb dhe ata\u2026q\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitur p\u00ebr t\u00eb luftuar p\u00ebr at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, mendoj se filmi nxjerr n\u00eb pah shum\u00eb mir\u00eb edhe efektin zingjiror q\u00eb revoltat dhe grevat e pun\u00ebtor\u00ebve kan\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, ku nj\u00eb fitore e pun\u00ebtor\u00ebve n\u00eb nj\u00eb fabrik\u00eb ose vend t\u00eb caktuar ka efekte gjithandej bot\u00ebs. Madje k\u00ebt\u00eb gj\u00eb \u2013 q\u00eb nj\u00eb fitore n\u00eb nj\u00eb fabrik\u00eb pun\u00ebtor\u00ebsh ka efekt t\u00eb gjer\u00eb \u2013 e pranon edhe vet\u00eb zoti Ford, ku n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb me vart\u00ebsit e tij deklaron si n\u00eb vijim: \u201cN\u00ebse kjo grua [Rita O\u2019Grady] e realizon at\u00eb q\u00eb po k\u00ebrkon [n\u00eb em\u00ebr t\u00eb grave t\u00eb tjera], ne [kompania Ford] do t\u00eb detyrohemi ta b\u00ebjm\u00eb at\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn.\u201d[ii]<\/p>\n<p>Tjetra dhe q\u00eb, n\u00eb mendimin tim, tejet e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb luft\u00ebn p\u00ebr emancipim dhe \u00e7lirim t\u00eb grave nga pabarazit\u00eb dhe hierarkit\u00eb shoq\u00ebrore, \u00ebsht\u00eb q\u00eb vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet formave kolektive t\u00eb subjektivitetit politik, dhe vet\u00ebm n\u00eb momente rezistence grat\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb vet\u00ebdijshme p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e nd\u00ebrgjegjes feministe. P\u00ebrve\u00e7 Rita-s, e cila e zbulon vet\u00ebdijen e vet feministe n\u00eb momente t\u00eb tilla subjektivimi politik, k\u00ebtu do t\u00eb p\u00ebrmendja edhe tri gra t\u00eb tjera: Lisa-n, Brenda-n dhe Barbara-n.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e Lisa-s, ta z\u00ebm\u00eb, ajo fillimisht nuk shfaqet aspak solidare me grat\u00eb e tjera. Mir\u00ebpo m\u00eb pas, respektivisht pas abuzimit constant nga burri i saj dhe shoq\u00ebrimi me Rita-n, ajo fillon t\u00eb solidarizohet me kauz\u00ebn e grave makiniste. Madje n\u00eb nj\u00eb rast, si\u00e7 mund ta shohim edhe nga videoja m\u00eb posht\u00eb, ajo i lutet Rita-s q\u00eb t\u00eb mos dor\u00ebzohet deri n\u00eb realizimin e k\u00ebrkesave legjitime t\u00eb grave pun\u00ebtore p\u00ebr pag\u00eb t\u00eb barabart\u00eb dhe p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb kushteve t\u00eb pun\u00ebs:<\/p>\n<div><iframe loading=\"lazy\" src=\"https:\/\/www.youtube.com\/embed\/Rv2hRfqlJaE\" width=\"560\" height=\"315\" frameborder=\"0\" allowfullscreen=\"allowfullscreen\" data-mce-fragment=\"1\"><\/iframe><\/div>\n<p>Brenda (Andrea Riseborough), nj\u00eb karakter shum\u00eb i lezetsh\u00ebm n\u00eb film, dhe q\u00eb e ka \u00ebnd\u00ebrr t\u00eb b\u00ebhet modele, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shembull tjet\u00ebr i vet\u00ebdij\u00ebsimit t\u00eb saj p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e nd\u00ebrgjegjes feministe n\u00eb momente t\u00eb tilla rezistence. Fillimisht, ajo i bashkohet grev\u00ebs s\u00eb grave makniste, meq\u00eb edhe vet\u00eb punonte aty. Mir\u00ebpo, duke qen\u00eb se e kishte pasur \u00ebnd\u00ebrr t\u00eb b\u00ebhej modele, menaxher\u00ebt e Ford-it e eksploatojn\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, duke i premtuar asaj nj\u00eb \u201ckarrier\u00eb t\u00eb bujshme\u201d n\u00eb reklamimin e makinave t\u00eb Ford-it. Natyrisht, me kusht q\u00eb ajo t\u00eb nd\u00ebrpres grev\u00ebn dhe t\u00eb filloj\u00eb pun\u00ebn. Dhe k\u00ebshtu ndodh\u00eb n\u00eb fakt: ajo e pranon ofert\u00ebn e Ford-it, me ymytin se \u201c\u00ebndrra\u201d e saj do t\u2019i b\u00ebhet realitet. Sidoqoft\u00eb, me ta kuptuar k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, Rita menj\u00ebher\u00eb shkon n\u00eb \u201cvendin e krimit\u201d p\u00ebr ta takuar Brenda-n dhe, pas nj\u00eb muhabetit t\u00eb sinqert\u00eb me t\u00eb, Brenda i bie pishman q\u00eb ka pranuar ofert\u00ebn e Ford-it dhe, menj\u00ebher\u00eb m\u00eb pas, i bashkohet grev\u00ebs s\u00eb grave makiniste \u2013 duke e l\u00ebn\u00eb t\u00eb n\u00ebnkuptohet se \u00ebndrrat individuale p\u00ebr \u201ckarrier\u00eb t\u00eb bujshme\u201d nuk b\u00ebn, dhe nuk duhet, t\u2019i sip\u00ebrvendosen atyre kolektive. Sidoqoft\u00eb, me ta kuptuar k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, Rita menj\u00ebher\u00eb shkon n\u00eb \u201cvendin e krimit\u201d p\u00ebr ta takuar Brenda-n dhe, pas nj\u00eb muhabetit t\u00eb sinqert\u00eb me t\u00eb, Brenda i bie pishman q\u00eb ka pranuar ofert\u00ebn e Ford-it dhe, menj\u00ebher\u00eb m\u00eb pas, i bashkohet grev\u00ebs s\u00eb grave makiniste \u2013 duke e l\u00ebn\u00eb t\u00eb n\u00ebnkuptohet se \u00ebndrrat individuale p\u00ebr \u201ckarrier\u00eb t\u00eb bujshme\u201d nuk b\u00ebn, dhe nuk duhet t\u2019i sip\u00ebrvendosen atyre kolektive.<\/p>\n<p>Dhe, s\u00eb fundmi, do t\u00eb p\u00ebrmendja Barbara-n, Ministren e Pun\u00ebs n\u00eb qeverin\u00eb e drejtuar nga \u00cbilson, e cila, n\u00eb fillim nuk shfaqet aspak p\u00ebrkrah\u00ebse e grave makiniste. Ama m\u00eb pas, gjegj\u00ebsisht pasi fillon t\u00eb interesohet m\u00eb shum\u00eb rreth grev\u00ebs dhe protestave t\u00eb tyre, ajo vendos t\u2019i takoj\u00eb ato \u2013 p\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebrc\u00ebnimeve t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb Ford-it p\u00ebr t\u00eb mos i takuar ato. Dhe, \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja, t\u2019ua plot\u00ebsoj\u00eb k\u00ebrkesat atyre p\u00ebr pag\u00eb t\u00eb barabart\u00eb.<\/p>\n<div><iframe loading=\"lazy\" src=\"https:\/\/www.youtube.com\/embed\/UJWni94vAAU\" width=\"560\" height=\"315\" frameborder=\"0\" allowfullscreen=\"allowfullscreen\" data-mce-fragment=\"1\"><\/iframe><\/div>\n<p>Gjithashtu, filmi b\u00ebn nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb mir\u00eb duke treguar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e mosmarr\u00ebveshjes n\u00eb at\u00eb q\u00eb njihet si\u00a0<em>situat\u00eb e t\u00eb folur\u00ebs.<\/em>\u00a0Me k\u00ebt\u00eb kam parasysh m\u00ebnyrat e ndryshme se si grat\u00eb (t\u00eb cilat veprojn\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb barazis\u00eb) dhe menaxhmenti i Ford-it dhe t\u00eb tjer\u00ebt (t\u00eb cil\u00ebt (p\u00ebr)b\u00ebjn\u00eb rendin shoq\u00ebror) e p\u00ebrceptojn\u00eb pun\u00ebn q\u00eb grat\u00eb makiniste b\u00ebjn\u00eb: derisa grat\u00eb e p\u00ebrceptojn\u00eb si pun\u00eb (gjysm\u00eb) t\u00eb kualifikuar, menaxhmenti i Fordit dhe t\u00eb tjer\u00ebt e shohin si pun\u00eb t\u00eb pakualifikuar (<em>unskilled work<\/em>). Sipas nj\u00eb mendimtari bashk\u00ebkohor francez, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mod\u00eb tipike e subjektivimit politiko-demokratik.<\/p>\n<p>Dhe e fundit por assesi p\u00ebr nga r\u00ebnd\u00ebsia, filmi e nxjerr n\u00eb pah nj\u00eb problem t\u00eb madh, n\u00eb lidhje me diskriminimin gjinor q\u00eb ekziston n\u00eb at\u00eb q\u00eb njihet si tregu i pun\u00ebs; ku grat\u00eb, pavar\u00ebsisht kualifikimeve profesionale t\u00eb tyre, paguhen duksh\u00ebm m\u00eb pak se burrat. Dhe e fundit, por assesi p\u00ebr nga r\u00ebnd\u00ebsia, filmi e nxjerr n\u00eb pah nj\u00eb problem t\u00eb madh, n\u00eb lidhje me diskriminimin gjinor q\u00eb ekziston n\u00eb at\u00eb q\u00eb njihet si tregu i pun\u00ebs; ku grat\u00eb, pavar\u00ebsisht kualifikimeve profesionale t\u00eb tyre, paguhen duksh\u00ebm m\u00eb pak se burrat. N\u00eb fakt, kjo dhe ishte arsyeja fillestare pse vendosa t\u00eb shkruaj rreth k\u00ebtij filmi, sepse pavar\u00ebsisht ligjeve t\u00eb shumta kund\u00ebr diskriminimit gjinor n\u00eb Kosov\u00eb dhe Shqip\u00ebri, prap\u00ebseprap\u00eb grat\u00eb diskriminohen n\u00eb forma t\u00eb ndryshme n\u00eb tregun e pun\u00ebs, dhe jo vet\u00ebm.<\/p>\n<p>T\u00eb merremi vesh: situata nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e leht\u00eb as p\u00ebr pun\u00ebtor\u00ebt burra, t\u00eb cil\u00ebt, n\u00eb jo pak raste, jan\u00eb duke e gjetur edhe vdekjen n\u00eb vendet e tyre t\u00eb pun\u00ebs. (Q\u00eb t\u00eb sjell nd\u00ebrmend at\u00eb konstatimin e famsh\u00ebm t\u00eb shkrimtarit kilean, Roberto Bolano, mbi dallimin midis borgjezis\u00eb dhe klas\u00ebs pun\u00ebtore: P\u00ebr borgjezin\u00eb dhe borgjezin\u00eb e vog\u00ebl, thoshte ai, jeta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb party. \u00c7do fundjav\u00eb ata kan\u00eb nga nj\u00eb<em>\u00a0party<\/em>. Pun\u00ebtor\u00ebt, nga ana tjet\u00ebr, nuk kan\u00eb\u00a0<em>party<\/em>. Vet\u00ebm vdekje ritmike).<\/p>\n<p>Prap\u00ebseprap\u00eb, mendoj se, ndryshe nga burrat, grat\u00eb jan\u00eb t\u00eb diskriminuara dhe t\u00eb shfryt\u00ebzuara dyfish: edhe si pun\u00ebtore, edhe si gra. Edhe n\u00eb vendet e pun\u00ebs, edhe n\u00eb familje.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto arsye, dhe p\u00ebr t\u00eb tjera q\u00eb nuk kam mb\u00ebrritur t\u00eb p\u00ebrmend, do t\u00eb ishte e udh\u00ebs q\u00eb filmi n\u00eb fjal\u00eb t\u00eb shfaqet, si form\u00eb artistike e nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit dhe kund\u00ebrshtimit ndaj k\u00ebtyre padrejt\u00ebsive dhe pabarazive ndaj klas\u00ebs pun\u00ebtore.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>______________<\/p>\n<p>[i] Kjo, sigurisht, nuk p\u00ebrjashton rastet e dhun\u00ebs psikologjike apo subjektive n\u00eb hegjemonin\u00eb familiare, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti i dhun\u00ebs s\u00eb burrit t\u00eb Lisa-s ndaj saj.<\/p>\n<p>[ii] Sot, besoj se situata \u00ebsht\u00eb m\u00eb e komplikuar n\u00eb nivel global, meq\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt n\u00eb vendet n\u00eb zhvillim dhe t\u00eb pazhvilluar nuk i g\u00ebzojn\u00eb as p\u00ebr s\u00eb af\u00ebrmi t\u00eb drejtat q\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt n\u00eb vendet Per\u00ebndimore i g\u00ebzojn\u00eb.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\"><\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Megjith\u00eb kritikat q\u00eb mund t\u00eb kemi p\u00ebr filmin Made in Dagenham, jan\u00eb disa gj\u00ebra q\u00eb, p\u00ebr mendimin tim, filmi megjithat\u00eb i nxjerr n\u00eb pah shum\u00eb mir\u00eb. S\u00eb pari, mendoj se filmi b\u00ebn nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb mir\u00eb duke treguar q\u00eb locus-i i dhun\u00ebs n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb kapitaliste nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb familja \u2013 si\u00e7 mund t\u00eb pandeh ndokush, [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":545,"featured_media":11332,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8,390,14,393],"tags":[2106],"ppma_author":[2165],"class_list":["post-4165","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-blogje-tematike","category-entertainment","category-kritike","category-movies","tag-made-in-dagenham-film-kritike"],"authors":[{"term_id":2165,"user_id":545,"is_guest":0,"slug":"armendd-mazreku","display_name":"Armend Mazreku","avatar_url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/82933dbb0b60f889a4b9e62f3ec0920a50a99f39ee7fb114f239c4f0cd52712e?s=96&d=mm&r=g","user_url":"","last_name":"Mazreku","first_name":"Armend","description":""}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4165","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/545"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4165"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4165\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11333,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4165\/revisions\/11333"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11332"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4165"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4165"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4165"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4165"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}