{"id":4260,"date":"2024-01-29T15:00:36","date_gmt":"2024-01-29T14:00:36","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4260"},"modified":"2024-10-28T12:01:59","modified_gmt":"2024-10-28T10:01:59","slug":"kerkohet-shtyrja-e-vendimit-per-dinarin-qeveria-thirret-ne-mbrojtje-te-kushtetutshmerise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/disinfo\/kerkohet-shtyrja-e-vendimit-per-dinarin-qeveria-thirret-ne-mbrojtje-te-kushtetutshmerise\/","title":{"rendered":"K\u00ebrkohet shtyrja e vendimit p\u00ebr dinarin, Qeveria thirret n\u00eb mbrojtje t\u00eb kushtetutshm\u00ebris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Ndalimi i p\u00ebrdorimit t\u00eb dinarit si valut\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb vendimi i radh\u00ebs i autoriteteve t\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb nxiti reagimin e serb\u00ebve. Valuta zyrtare e shtetit t\u00eb Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb komunat veriore p\u00ebr realizimin e pagesave n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb sektor\u00ebt.<\/p>\n<p>Edhe pse legjislacioni dhe rregulloret n\u00eb fuqi p\u00ebrcaktojn\u00eb se Euro \u00ebsht\u00eb valuta e vetme zyrtare n\u00eb vend, institucionet q\u00eb nga p\u00ebrfundimi i luft\u00ebs jan\u00eb n\u00eb dijeni se dinari p\u00ebrdoret si valut\u00eb zyrtare n\u00eb mesin e serb\u00ebve. Kjo ka qen\u00eb e dukshme dhe \u00ebsht\u00eb toleruar edhe n\u00eb bizneset n\u00eb veri, t\u00eb cilat edhe \u00e7mimet e produkteve i kan\u00eb me dinar\u00eb.\u00a0 Ndalimi i t\u00eb gjitha transaksioneve t\u00eb valut\u00ebs monetare Dinar nga Banka Qendrore e Kosov\u00ebs (BQK) u interpretua nga Lista Serbe si tendenc\u00eb p\u00ebr d\u00ebbimin e serb\u00ebve nga Kosova. Por, k\u00ebto jan\u00eb hedhur posht\u00eb nga autoriteti q\u00eb nxori vendimin.<\/p>\n<p class=\" translation-block\">Bordi i Bank\u00ebs Qendrore t\u00eb Kosov\u00ebs (BQK), n\u00eb mbledhjen e mbajtur m\u00eb 27 dhjetor 2023, miratoi&nbsp;<a href=\"https:\/\/bqk-kos.org\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/Rregullore-per-operacionet-me-para-2023.pdf\" target=\"_self\">rregulloren<\/a> q\u00eb hyn n\u00eb fuqi nga data 1 shkurt 2024, sipas s\u00eb cil\u00ebs monedha e vetme p\u00ebr kryerjen e transaksioneve t\u00eb pagesave me para t\u00eb gatshme n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb Euro<em>.<\/em><\/p>\n<p><em>\u201cValuta e vetme e lejuar t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr kryerjen e transaksioneve t\u00eb pagesave me para t\u00eb gatshme dhe n\u00eb sistemin e pagesave n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb Euro, si valut\u00eb e vetme edhe n\u00eb kuptim t\u00eb Nenit 11 t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe Neneve 16, 17 dhe 18 t\u00eb Ligjit Nr. 03\/L-209 p\u00ebr Bank\u00ebn Qendrore t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d,\u00a0<\/em>thot\u00eb Neni 35 i rregullores.<\/p>\n<p>Sipas saj, valutat jo-euro mund t\u00eb p\u00ebrdoren vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019u ruajtur \u201cn\u00eb form\u00eb fizike apo n\u00eb llogarit\u00eb bankare\u201d dhe me to mund t\u00eb kryhen pagesa nd\u00ebrkomb\u00ebtare e t\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr k\u00ebmbim.<\/p>\n<p>Por, si\u00e7 p\u00ebrcakton rregullorja, k\u00ebmbimi mund t\u00eb\u00a0b\u00ebhet vet\u00ebm p\u00ebrmes institucioneve q\u00eb ajo i licencon p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim.<\/p>\n<p><strong>Nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt u zun\u00eb n\u00eb \u201cbefasi\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Vendimi i autoriteteve q\u00eb nga shkurti t\u00eb zbatohet ky vendim nxiti reagimin e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve, q\u00eb k\u00ebrkuan shtyrjen e tij.<\/p>\n<p>Ambasadori i Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs (ShBA) n\u00eb Kosov\u00eb, Jeffrey Hovenier, pas nj\u00eb takimi me guvernatorin e BQK-s\u00eb, Ahmeti Ismaili, tha se duhet t\u00eb ofrohet koh\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr tranzicion efektiv dhe komunikim publik, p\u00ebr ta zbutur ndikimin negativ te qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p><em>\u201cP\u00ebrs\u00ebrita shqet\u00ebsimet e ShBA-s\u00eb p\u00ebr zbatimin e rregullores s\u00eb ndryshuar p\u00ebr operacionet me para\u201d,<\/em>\u00a0tha Hovenier.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, p\u00ebr ambasadorin amerikan n\u00eb Serbi, Christopher Hill, vendimi i Bank\u00ebs Qendrore t\u00eb Kosov\u00ebs ishte nj\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/hill-dinari-serb-bqk-\/32787030.html\">\u201cbefasi e panevojshme\u201d.<\/a><\/p>\n<p>Edhe vendet e QUINT-it shpreh\u00ebn shqet\u00ebsim p\u00ebr ndikimin e rregullores, duke theksuar efektin q\u00eb mund ta ket\u00eb n\u00eb shkolla e spitale.<\/p>\n<p class=\" translation-block\">\u201cNe jemi t\u00eb shqet\u00ebsuar p\u00ebr ndikimin e rregullores, n\u00eb ve\u00e7anti n\u00eb shkollat dhe spitalet, p\u00ebr t\u00eb cilat asnj\u00eb proces alternativ nuk duket i zbatuesh\u00ebm p\u00ebr momentin. Rregullorja gjithashtu do t\u00eb ket\u00eb ndikim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme t\u00eb shumic\u00ebs d\u00ebrrmuese t\u00eb serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb marrin pagesa\/ndihma financiare nga Serbia. Pas nj\u00eb shk\u00ebmbimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje me kryeministrin t\u00eb premten, QUINT-i k\u00ebrkon pezullimin e zbatimit t\u00eb rregullores p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar nj\u00eb periudh\u00eb m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb tranzicioni dhe p\u00ebr komunikim t\u00eb qart\u00eb dhe efektiv publik\u201d, thuhet n\u00eb&nbsp;<a href=\"https:\/\/xk.usembassy.gov\/st_cbk124\/\" target=\"_self\">njoftimin<\/a>&nbsp;e QUINT-it.<\/p>\n<p><strong>Qeveria thirret n\u00eb mbrojtje t\u00eb kushtetutshm\u00ebris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Por, kryeministri Albin Kurti, i cili priti n\u00eb zyr\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e vendeve t\u00eb QUINT-it, nuk dha sinjale se mund t\u00eb ket\u00eb shtyrje t\u00eb tij. P\u00ebrmes nj\u00eb komunikate p\u00ebr media, Zyra e kryeministrit sqaroi se kryeministri Kurti theksoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e respektimin e kushtetutshm\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb n\u00eb vend nga t\u00eb gjith\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb respektimin e autoriteteve t\u00eb pavarura, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast t\u00eb Bank\u00ebs Qendrore.<\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet kryesore t\u00eb diskutimit ishte ajo rreth Rregullores s\u00eb Bank\u00ebs Qendrore, q\u00eb pritet hyj\u00eb n\u00eb fuqi nga 1 shkurti, me theks t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb te Neni 35 i saj, i cili p\u00ebrcakton se valuta e vetme e lejuar t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr kryerjen e transaksioneve t\u00eb pagesave me para t\u00eb gatshme dhe n\u00eb sistemin e pagesave n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb Euro, si valut\u00eb e vetme sipas Nenit 11 t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe Ligjit p\u00ebr Bank\u00ebn Qendrore t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, shkruan n\u00eb komunikat\u00ebn d\u00ebrguar mediave.<\/p>\n<p>Duke iu p\u00ebrgjigjur ankesave t\u00eb shumta, edhe z\u00ebvend\u00ebsi i Kurtit n\u00eb Qeveri, Besnik Bislimi, tha se nuk ka pasur si t\u00eb anulohet di\u00e7ka q\u00eb nuk ka qen\u00eb e lejuar asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Z\u00ebvend\u00ebskryeministri Besnik Bislimi ka th\u00ebn\u00eb se n\u00eb rregulloren e BQK-s\u00eb p\u00ebr \u201cOperacionet me Para t\u00eb Gatshme\u201d, as Dinari e as monedhat e asnj\u00eb shteti tjet\u00ebr fqinj nuk jan\u0451 p\u00ebrmendur fare n\u00eb tekstin prej 40 faqesh t\u00eb k\u00ebsaj rregulloreje. Sipas tij, \u00e7far\u00ebdo interpretimi tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb i pasakt\u00eb dhe synon manipulimin e opinionit publik.\u00a0<em>\u201cNatyrisht se e nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe p\u00ebrcaktimi i valut\u00ebs e cila lejohet t\u00eb p\u00ebrdoret n\u00eb t\u00eb gjitha transaksionet bankare e jobankare, e q\u00eb n\u00eb rastin e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb vet\u0451m valuta EURO. Secili prej qytetar\u00ebve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb ka vepruar n\u00eb kund\u00ebrshtim me k\u00ebt\u00eb, ka qen\u00eb n\u00eb vazhdim\u00ebsi n\u00eb an\u00ebn e shkel\u00ebsit t\u00eb ligjit\u201d,<\/em>\u00a0\u00ebsht\u00eb shprehur ai.<\/p>\n<p class=\" translation-block\">Bashkimi Evropian k\u00ebrkon pal\u00ebt ta zgjidhin \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb&nbsp;<a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/bashkimi-evropian-vendimi-bqk-dinari-\/32796478.html\" target=\"_self\">dialogut<\/a> t\u00eb Brukselit. Edhe pse jan\u00eb n\u00eb dijeni se vendimi ka p\u00ebr q\u00ebllim zvog\u00eblimin e falsifikimit, ruajtjen e stabilitetit financiar dhe rritjen e transparenc\u00ebs s\u00eb qarkullimit t\u00eb parave t\u00eb gatshme n\u00eb Kosov\u00eb, megjithat\u00eb n\u00eb BE kan\u00eb p\u00ebrmendur shqet\u00ebsimet lidhur me ndikimin q\u00eb ka n\u00eb komunitetet me shumic\u00eb serbe.<\/p>\n<p>\u201cVe\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb shkolla dhe spitale, p\u00ebr t\u00eb cilat asnj\u00eb proces alternativ nuk duket i duhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment. Rregullorja po ashtu ka ndikim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme t\u00eb shumic\u00ebs s\u00eb madhe t\u00eb serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt marrin pagesa dhe asistenc\u00eb financiare nga Serbia\u201d, kan\u00eb th\u00ebn\u00eb n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Ata k\u00ebrkuan periudh\u00eb t\u00eb mjaftueshme tranzitore, q\u00eb do t\u00eb mund\u00ebsonte gjetjen e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje t\u00eb negociuar.<\/p>\n<p>Zyrtar\u00ebt qeveritar\u00eb vazhdimisht thirren n\u00eb Kushtetut\u00eb kur marrin vendim t\u00eb tilla si ky p\u00ebr Dinarin, edhe pse ka raste t\u00eb tjera kur vendimet e autoriteteve nuk zbatohen. Moszbatimin e nj\u00ebrit prej tyre, i cili ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me pronat e Manastirit t\u00eb De\u00e7anit, ua ka\u00a0<a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/nicholasabbott2019\/posts\/pfbid02zk7dofbF1A2PBKdEdNv55CraGpLoXuzTeK8HEmgBjPpfpPVfiu1FrCq8VwBXx9HLl?__cft__%5b0%5d=AZXu1VAdqCB4RI-JQIM9sFVyu0Eo4vq0ybyxOryg3pRsvJ86KnMxUz-cOMa3rkVxnfZ-Xz9gRynVs8whywDdrGAKS_ZCdVx3Zfh-FCTvmAepoliNGKviiOUU1ni5afK54gzTl88EPlhVyL-u0A6mRJT2&amp;__tn__=%2CO%2CP-R\">rikujtuar<\/a>\u00a0ambasadori i Britanis\u00eb s\u00eb Madhe n\u00eb Kosov\u00eb, Nicholas Abbott.<\/p>\n<p><em>\u201cJam shum\u00eb i lumtur kur shoh thirrje q\u00eb t\u00eb zbatohet Kushtetuta e Kosov\u00ebs, qoft\u00eb vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr tokat e Manastirit t\u00eb De\u00e7anit, qoft\u00eb Neni 11\u201d,<\/em>\u00a0ka th\u00ebn\u00eb Abbott.<\/p>\n<p><strong>Pretendimi i List\u00ebs Serbe<\/strong><\/p>\n<p>Lista Serbe s\u00ebrish e ka faj\u00ebsuar Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs p\u00ebr vendimin, duke th\u00ebn\u00eb se ai \u00ebsht\u00eb vazhdim\u00ebsi e planit p\u00ebr t\u2019ua pamund\u00ebsuar jetes\u00ebn serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u201cPas t\u00eb gjitha formave t\u00eb dhun\u00ebs institucionale q\u00eb u p\u00ebrdor\u00ebn kund\u00ebr popullit serb nga regjimi autoritar i [kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs] Albin Kurtit, dhe pasi nuk arriti t\u2019i d\u00ebboj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb serb\u00ebt nga Kosova, ai tani vendosi q\u00eb ta ndaloj\u00eb Dinarin n\u00eb Kosov\u00eb dhe k\u00ebshtu ta k\u00ebrc\u00ebnoj\u00eb drejtp\u00ebrdrejt mbijetes\u00ebn fizike t\u00eb popullit serb\u201d,\u00a0<\/em>thuhet n\u00eb reagimin e\u00a0<a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/cfare-pas-heqjes-se-dinarit-ne-kosove\/32782300.html\">List\u00ebs Serbe<\/a>.<\/p>\n<p class=\" translation-block\">Madje, sipas drejtorit t\u00eb Zyr\u00ebs p\u00ebr Kosov\u00ebn n\u00eb Qeverin\u00eb e Serbis\u00eb, Petar Petkoviq, vendimi synon&nbsp;<a href=\"https:\/\/www.dnevnik.rs\/lat\/politika\/petkovic-pristina-koristi-evro-na-divle-dinar-je-legalna-valuta-19-01-2024\" target=\"_self\">eksodin<\/a>&nbsp;e popullit serb.<\/p>\n<div class=\"text-iamge\"><\/div>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/hhhhh-1024x576.png\" \/><\/p>\n<p class=\"text-iamge\">Foto:Dnevnik.rs<\/p>\n<p class=\" translation-block\">Vendimi p\u00ebr Dinarin u mbulua gjer\u00ebsisht edhe nga mediat n\u00eb Serbi dhe ato lokale n\u00eb veri t\u00eb vendit. Disa prej tyre transmetuan edhe <a href=\"https:\/\/pravda-rs.translate.goog\/2024\/1\/18\/srbi-iz-gracanice-revoltirani-realna-opasnost-da-nece-moci-da-prime-plate-i-penzije-video\/?_x_tr_sl=sr&amp;_x_tr_tl=sq&amp;_x_tr_hl=en-US&amp;_x_tr_pto=wapp\" target=\"_self\">pak\u00ebnaq\u00ebsi<\/a>&nbsp;t\u00eb qytetar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb shprehur frik\u00ebn se nuk do t\u00eb mund t\u2019i marrin rrogat dhe pensionet nga Serbia. Prej p\u00ebrfundimit t\u00eb luft\u00ebs, Serbia ka mir\u00ebmbajtur disa prej institucioneve t\u00eb cilat Kosova i konsideron paralele. Numri m\u00eb i madh i t\u00eb pun\u00ebsuarve \u00ebsht\u00eb n\u00eb sektorin e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe arsimit, q\u00eb funksionojn\u00eb me sistem t\u00eb Serbis\u00eb. Profesori i Fakultetit Ekonomik Paralel t\u00eb Mitrovic\u00ebs s\u00eb Veriut,&nbsp;<a href=\"https:\/\/n1info.rs\/biznis\/profesor-ekonomskog-fakulteta-u-kosovskoj-mitrovici-o-ukidanju-dinara-na-kosovu\/\" target=\"_self\">Sre\u00e7ko Mila\u00e7iq<\/a>, e ka cil\u00ebsuar vendim t\u00eb motivuar politikisht, p\u00ebrmes t\u00eb cilit synohet \u201drrumbullakimi i shtet\u00ebsis\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d.&nbsp;<em>\u201cVendimi i Bank\u00ebs Qendrore t\u00eb Kosov\u00ebs nuk ka p\u00ebr q\u00ebllim leht\u00ebsimin e jet\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, jo vet\u00ebm p\u00ebr serb\u00ebt, por edhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt\u201d,<\/em>&nbsp;\u00ebsht\u00eb shprehur ai.<\/p>\n<p>P\u00ebr vite me radh\u00eb, dinar\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/shba-kerkese-dinar-serbet-kosove-\/32790334.html\">hyr\u00eb<\/a>\u00a0p\u00ebrmes Bank\u00ebs Popullore t\u00eb Serbis\u00eb, e cila ka nj\u00eb kasafort\u00eb n\u00eb Komun\u00ebn e Leposaviqit. Ato para pastaj i transportonte kompania p\u00ebr transport t\u00eb parave \u201cHenderson\u201d.<\/p>\n<p class=\" translation-block\"><em>*Ky artikull publikohet n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Iniciativ\u00ebs Rajonale t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor kund\u00ebr dezinformimit.<\/em>&nbsp;<a href=\"https:\/\/antidisinfo.net\/database\/\" target=\"_self\">\u201cQendra kund\u00ebr dezinformatave n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor: ekspozimi i ndikimeve keqdash\u00ebse p\u00ebrmes gazetaris\u00eb mbik\u00ebqyr\u00ebse.\u201d<\/a><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ndalimi i p\u00ebrdorimit t\u00eb dinarit si valut\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb vendimi i radh\u00ebs i autoriteteve t\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb nxiti reagimin e serb\u00ebve. Valuta zyrtare e shtetit t\u00eb Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb komunat veriore p\u00ebr realizimin e pagesave n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb sektor\u00ebt. Edhe pse legjislacioni dhe rregulloret n\u00eb fuqi p\u00ebrcaktojn\u00eb se Euro \u00ebsht\u00eb valuta e vetme [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":18,"featured_media":6447,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[363,1242],"tags":[],"ppma_author":[28],"class_list":["post-4260","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-disinfo","category-in-depth-story"],"authors":[{"term_id":28,"user_id":18,"is_guest":0,"slug":"disinfo","display_name":"Disinfo","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/Sbunker_FAKE_NEWS_001-min1647858578.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/Sbunker_FAKE_NEWS_001-min1647858578.jpg"},"user_url":"","last_name":"","first_name":"Disinfo","description":""}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4260","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/18"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4260"}],"version-history":[{"count":7,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4260\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6642,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4260\/revisions\/6642"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/6447"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4260"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4260"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4260"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4260"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}