{"id":4308,"date":"2018-12-17T15:03:23","date_gmt":"2018-12-17T13:03:23","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4308"},"modified":"2024-11-13T15:22:35","modified_gmt":"2024-11-13T13:22:35","slug":"postsekularizmi-dhe-asnjanesia-e-shtetit-ne-sferen-publike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/postsekularizmi-dhe-asnjanesia-e-shtetit-ne-sferen-publike\/","title":{"rendered":"Postsekularizmi dhe asnjan\u00ebsia e shtetit n\u00eb sfer\u00ebn publike"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p><em>N\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull diskutohet m\u00ebnyra problematike e zbatimit t\u00eb sekularizmit n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb. K\u00ebtu argumentohet se, nd\u00ebrsa sekularizmi politik, n\u00eb kuptim t\u00eb ndarjes ose pavar\u00ebsimit t\u00eb shtetit nga autoriteti politik, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb norm\u00eb politike, nga nj\u00ebra an\u00eb, sekularizmi shoq\u00ebror, q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me vlerat, praktikat dhe zakonet shoq\u00ebrore, paraqitet si problem edhe n\u00eb kontekst t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, nga ana tjet\u00ebr. Argumenti mb\u00ebshtetet n\u00eb konceptet e reja, si postsekularizmit, asnjan\u00ebsia, liria e nd\u00ebrgjegjes, pluralizmi moral dhe sekularizmi politik e shoq\u00ebror, t\u00eb zhvilluara nga J\u00fcrgen Habermasi, Charles Taylori, dhe Bryan Turneri.<\/em><\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>(1)<\/p>\n<p>Teoria e sekularizmit, e shtruar nga studiues social\u00eb n\u00eb shekullin XIX, kishte parashikuar r\u00ebnien e r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb fes\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet shtet\u00ebrore dhe publike, e madje edhe n\u00eb jet\u00ebt private n\u00eb epok\u00ebn moderne. Megjithat\u00eb, teoria nuk u mb\u00ebshtet plot\u00ebsisht nga evidenca. Studime t\u00eb shumta tregojn\u00eb se ndikimi i fes\u00eb nuk u zbeh n\u00eb sfer\u00ebn e jet\u00ebs publike, e aq m\u00eb pak n\u00eb at\u00eb personale.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb analize t\u00eb sociologut Jose Casanova, sekularizimi n\u00ebnkupton r\u00ebnien e fes\u00eb dhe fetarizmit n\u00eb tre aspekte (1) r\u00ebnien e fes\u00eb si besim dhe praktik\u00eb; (2) diferencimin strukturor t\u00eb institucioneve fetare nga institucionet e tjera; dhe (3) privatizimin e fes\u00eb me \u00e7\u2019rast ajo kufizohet n\u00eb sfer\u00ebn private t\u00eb individ\u00ebve. Meqen\u00ebse ndikimi i fes\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb zbehur n\u00eb sfer\u00eb t\u00eb politik\u00ebs sociale, e as n\u00eb jet\u00ebn familjare e individuale, Casanova p\u00ebrfundon se p\u00ebr thelbin e sekularizmit mund t\u00eb flitet vet\u00ebm n\u00eb kuptimin e dyt\u00eb t\u00eb tij, pra si diferencim strukturor t\u00eb institucioneve fetare nga institucionet e tjera, q\u00eb ka mb\u00ebshtetje empirike.<\/p>\n<p>Teoricien\u00ebt q\u00eb e kan\u00eb pranuar k\u00ebt\u00eb pik\u00ebpamje, kan\u00eb folur p\u00ebr postsekularen, n\u00eb kuptimin sociologjik, p\u00ebr t\u00eb em\u00ebrtuar dukurin\u00eb e kthimit t\u00eb fes\u00eb n\u00eb sfer\u00ebn kulturore, p\u00ebr arsye se koncepti i sekulares ka nisur t\u00eb destabilizohet q\u00eb nga vitet e shtat\u00ebdhjeta t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar. \u00a0Rrethanat e reja historike dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb zhvillimesh socio-politike kan\u00eb krijuar parakushtet p\u00ebr kthimin e fes\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet identitare, ideologjike dhe politike duke d\u00ebshmuar se bindja sekulare p\u00ebr zbehjen ose zhdukjen e fes\u00eb \u00ebsht\u00eb destabilizuar. Feja po merr r\u00ebnd\u00ebsi gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb opinionin publik. Kjo artikulohet n\u00eb form\u00eb t\u00eb komuniteteve interpretuese t\u00eb cilat synojn\u00eb t\u00eb ndikojn\u00eb opinionin publik p\u00ebrkitazi me shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje, si aborti, eutanazia, \u00e7\u00ebshtjet bioetike q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me riprodhimin, \u00e7\u00ebshtje n\u00eb lidhje me mbrojtjen e kafsh\u00ebve, klimatike, e t\u00eb tjera. S\u00eb k\u00ebndejmi, teoria e postsekularizmit ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me rifaktorizimin e fes\u00eb n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn publike dhe pranimin e faktit t\u00eb pranis\u00eb s\u00eb pashmangshme t\u00eb fes\u00eb n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn publike.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 postsekularizmit, jan\u00eb edhe dy koncepte tjera q\u00eb ndihmojn\u00eb t\u00eb shpjegohen transformimet socio-kulturore dhe politike n\u00eb nivel global n\u00eb disa dekadat e fundit. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb i referohemi tipologjis\u00eb s\u00eb sociologut Bryan Turner, i cili dallon dy lloje t\u00eb sekularizmit: politik dhe shoq\u00ebror ose kuturor. I pari ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me rregullimin politik institucional t\u00eb ndarjes ose pavar\u00ebsimit t\u00eb shtetit nga autoriteti fetar. Kjo form\u00eb e sekularizmit e privatizon fen\u00eb n\u00eb sfer\u00eb t\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs individuale. Forma tjet\u00ebr e sekularizmit, dometh\u00ebn\u00eb sekularizmi shoq\u00ebror ose kulturor, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me vlerat, praktikat, zakonet shoq\u00ebrore dhe jet\u00ebn e p\u00ebrditshme, ose shkurt sfer\u00ebn publike dhe sociologjikisht \u00ebsht\u00eb evidente n\u00eb frekuentimin e tempujve fetar\u00eb, an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb komunitete formale fetare, besimin n\u00eb Zot, p\u00ebrvoja fetare, rituale fetare, e t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>Filozof\u00ebt Jocelyn Maclure dhe Charles Taylor, n\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb tyre, v\u00ebrejn\u00eb se nd\u00ebrsa sekularizmi politik paraqitet si nevoj\u00eb dhe fakt normative politik q\u00eb synon t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb rregullim institucional t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, sekularizmi shoq\u00ebror ose kulturor p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb zgjeruar procesin e sekularizimit n\u00eb fush\u00ebn sohq\u00ebrore t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrdishme. Ajo e kthen sekularizmin kund\u00ebr vetvetes duke e shnd\u00ebrruar at\u00eb n\u00eb ideologji q\u00eb rrezikon pik\u00ebrisht at\u00eb q\u00eb duhet ta mbroj\u00eb, dometh\u00ebn\u00eb larin\u00eb e nd\u00ebrgjegjes dhe barazin\u00eb morale t\u00eb individ\u00ebve.<\/p>\n<p>Sekularizimi politik n\u00eb kuptimin e ndarjes s\u00eb shtetit nga feja, ka rezultuar n\u00eb margjinalizim dhe p\u00ebrjashtimin gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb fes\u00eb. Mir\u00ebpo, Taylor argumenton se sekularizmi i kuptuar si kund\u00ebrfetar, e b\u00ebn at\u00eb problematik p\u00ebr pluralizmin. Andaj, nj\u00eb konceptualizim i till\u00eb i sekularizmit th\u00ebrret nevoj\u00ebn p\u00ebr ta rip\u00ebrkufizuar at\u00eb. Prandaj, sot sekularizmi duhet t\u00eb kuptohet n\u00eb kuad\u00ebr m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb shum\u00ebsis\u00eb s\u00eb besimeve dhe vlerave qytetare. Sekularizmi ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me rregullimin demokratik t\u00eb shtetit q\u00eb respekton diversitetin.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, sekularizmi lejon bashk\u00ebjetes\u00ebn e bot\u00ebkuptimeve t\u00eb ndryshme, madje t\u00eb kund\u00ebrta e t\u00eb papajtueshme, qofshin ato fetare, metafizike ose ideologjike. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, shteti sekular nuk \u00ebsht\u00eb pronar i t\u00eb v\u00ebrtetave, besimeve ose koncepsioneve morale, por mund\u00ebsues i tyre. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, feja \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb nga aspektet e diversitetit shoq\u00ebror ose pluarlizmit moral t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Andaj, nuk ka nevoj\u00eb q\u00eb feja t\u00eb trajtohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p>(2)<\/p>\n<p>N\u00eb debatet politike mbi \u00e7\u00ebshtjet fetare dhe sekularizmin, dallimi nd\u00ebrmjet sekularizmit si parim i rregullimit institucional dhe politik shtet\u00ebror, nga nj\u00ebra an\u00eb, dhe \u201cfacilitues\u201d i pluralitetit t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs publike, nga ana tjet\u00ebr, mbetet i neglizhuar. Kjo \u00ebsht\u00eb posa\u00e7\u00ebrisht evidente n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn sesi adresohet kritika e fes\u00eb, q\u00eb ilustrohet me frazat e p\u00ebrdorura shpesh n\u00eb diskursin publik edhe nga udh\u00ebheq\u00ebs shtet\u00ebror\u00eb, si \u201ct\u00eb ruhet neutraliteti i hap\u00ebsir\u00ebs publike\u201d, \u201cfeja duhet t\u00eb jet\u00eb \u00e7\u00ebshtje private\u201d, e t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebtij diskursi dominant, feja duhet t\u00eb jet\u00eb krejt\u00ebsisht private. P\u00ebrkrah\u00ebsit e k\u00ebtij q\u00ebndrimi i b\u00ebjn\u00eb thirrje shtetit q\u00eb t\u00eb sekularizoj\u00eb ose t\u00eb ruaj\u00eb sekularitetin e sfer\u00ebs publike. Problem me k\u00ebt\u00eb pik\u00ebpamje \u00ebsht\u00eb se, si\u00e7 sugjeron Jean Baub\u00e9rot, ne mund t\u00eb rr\u00ebshqasim n\u00eb ateiz\u00ebm shtet\u00ebror. Debatet q\u00eb p\u00ebr pik\u00ebnisje kan\u00eb\u00a0<em>pro-<\/em>t\u00eb<em>\u00a0<\/em>dhe\u00a0<em>contra<\/em>-t\u00eb e nj\u00eb ideje t\u00eb k\u00ebtill\u00eb, e q\u00eb rezulojn\u00eb n\u00eb q\u00ebndrime t\u00eb polarizuara e polemika rreth arsyeve p\u00ebrse sfera publike duhet me qen\u00eb sekulare ose p\u00ebrse fetare, rezultojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb sfer\u00eb publike t\u00eb tensionuar. Sfera publike nuk duhet t\u00eb jet\u00eb sekulare, e as fetare. Mir\u00ebpo, sfera publike \u00ebsht\u00eb hap\u00ebsir\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn agjent\u00ebt shoq\u00ebror\u00eb garojn\u00eb me bot\u00ebkuptimet e tyre. K\u00ebshtu, sfera publike merr jet\u00eb e kuptim p\u00ebrmes konfrontimit, diskutimit, negocimit, gar\u00ebs nd\u00ebrmjet individ\u00ebve dhe grupeve shoq\u00ebrore, q\u00eb mbajn\u00eb dhe zhvillojn\u00eb bot\u00ebkuptime t\u00eb ndryshme ose t\u00eb kund\u00ebrta<\/p>\n<p>N\u00ebse Kosova do t\u00eb legjitimohet si shtet liberal dhe demokratik, \u00ebsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb t\u00eb ruaj\u00eb asnjan\u00ebsin\u00eb duke mos marr\u00eb q\u00ebndrim n\u00eb shum\u00ebsin\u00eb dhe laramanin\u00eb e bot\u00ebkuptimeve konkurruese, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu ato fetare. Nd\u00ebrhyrja duke marr\u00eb an\u00eb ose penguar debatin dhe komunikimin e lir\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb parimit t\u00eb keqkuptuar dhe keqinterpretuar t\u00eb sekularizmit, nuk garanton larin\u00eb e besimit dhe komunikimin e lir\u00eb.<\/p>\n<p>(3)<\/p>\n<p>Arsyeja e shtetit sekular nuk \u00ebsht\u00eb fetare, por kjo nuk n\u00ebnkupton se ajo duhet t\u00eb jet\u00eb kund\u00ebrfetare. Pritshm\u00ebrit\u00eb teorike se n\u00eb modernitet do t\u00eb bjer\u00eb r\u00ebnd\u00ebsia e fes\u00eb n\u00eb institucionet shoq\u00ebrore, kultur\u00eb dhe jet\u00ebt e individ\u00ebve, nuk doli t\u00eb jet\u00eb plot\u00ebsisht e sakt\u00eb. \u00cbsht\u00eb evidente se roli i fes\u00eb n\u00eb jet\u00ebn publike dhe posa\u00e7\u00ebrisht at\u00eb politike u zbeh. Mir\u00ebpo, pati nj\u00eb ringjallje t\u00eb fes\u00eb n\u00eb forma fundamentaliste ose t\u00eb reformuara, derisa l\u00ebvizje shoq\u00ebrore fetare u pan\u00eb anek\u00ebnd bot\u00ebs t\u00eb jen\u00eb aktive, si n\u00eb SHBA, Irland\u00eb, Iran, etj. Sot, sekularizmi duhet t\u00eb kuptohet duke pas\u00eb parasysh k\u00ebt\u00eb fakt empirik q\u00eb provon vazhdim\u00ebsin\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb fes\u00eb n\u00eb sfer\u00ebn publike, ndon\u00ebse t\u00eb zbehur dhe n\u00eb forma t\u00eb modifikuara. Mund t\u00eb argumentohet se, n\u00eb krahasim me periudh\u00ebn paramoderne, ithtar\u00ebt e sot\u00ebm t\u00eb feve jan\u00eb sekular\u00eb n\u00eb kuptim politik, p\u00ebr aq sa besimi fetar nuk p\u00ebrcakton orientimet dhe parap\u00eblqimet e tyre politike, por nuk jan\u00eb t\u00eb till\u00eb edhe n\u00eb kuptim moral e teologjik.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu edhe n\u00eb Kosov\u00eb, pluralizmi politik dhe kulturor, posa\u00e7\u00ebrisht n\u00eb periudh\u00ebn pas luft\u00ebs s\u00eb fundit, \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar me ringjallje t\u00eb fes\u00eb, por jo domosdo si ringjallje politike e fes\u00eb. Ithar\u00ebt e feve n\u00eb koh\u00ebn e sotme kan\u00eb pranuar sekularizmin n\u00eb kuptimin politik, por jo domosdo edhe n\u00eb kuptimin moral t\u00eb termit. Kjo e b\u00ebn t\u00eb domosdoshme rimendimin e sekularizmit dhe vendin e fes\u00eb n\u00eb sfer\u00ebn publike. Por, nuk guxojm\u00eb t\u00eb biem n\u00eb kurthin e dogmatizmit ku idet\u00eb dhe idealet neglizhojn\u00eb realitetin shoq\u00ebror e kulturor.<\/p>\n<p>Parimi fundamental i sekularizmit n\u00ebnkupton se feja dhe besnik\u00ebria fetare duhet t\u00eb mbahet jasht\u00eb jet\u00ebs politike duke mos luajtur rol n\u00eb institucionet e kontrolluara nga shteti. \u00c7\u00ebshtja q\u00eb mbetet p\u00ebr t\u2019u negocuar n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike dhe q\u00eb i dallon ato nd\u00ebrmjet veti \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrimi q\u00eb ato kan\u00eb p\u00ebrkitazi me at\u00eb se sa larg duhet t\u00eb shkoj\u00eb shteti p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar vendin e fes\u00eb n\u00eb institucionet publike. K\u00ebshtu, shteti nuk pranon nj\u00eb fe si zyrtare, por praktikat fetare dhe p\u00ebrfshirja e traditave fetare n\u00eb jet\u00ebn publike jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb debatueshme q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me sasin\u00eb e toleranc\u00ebs s\u00eb besimeve dhe praktikave fetare n\u00eb institucionet publike dhe politike.<\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull diskutohet m\u00ebnyra problematike e zbatimit t\u00eb sekularizmit n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb. K\u00ebtu argumentohet se, nd\u00ebrsa sekularizmi politik, n\u00eb kuptim t\u00eb ndarjes ose pavar\u00ebsimit t\u00eb shtetit nga autoriteti politik, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb norm\u00eb politike, nga nj\u00ebra an\u00eb, sekularizmi shoq\u00ebror, q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me vlerat, praktikat dhe zakonet shoq\u00ebrore, paraqitet si problem edhe n\u00eb kontekst [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":196,"featured_media":10182,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[972,1802,1803],"ppma_author":[700,1801],"class_list":["post-4308","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-kosove","tag-postsekularizmi","tag-sekularizmi"],"authors":[{"term_id":700,"user_id":196,"is_guest":0,"slug":"gezim-selaci","display_name":"G\u00ebzim Selaci","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/1-1-e1728652765257.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/1-1-e1728652765257.jpg"},"user_url":"","last_name":"Selaci","first_name":"G\u00ebzim","description":"G\u00ebzimi Selaci \u00ebsht\u00eb ligj\u00ebrues n\u00eb Departamentin e Sociologjis\u00eb n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Ka studiuar Sociologji dhe Teori politike n\u00eb Prishtin\u00eb, Lond\u00ebr dhe Budapest. Specializimi i tij ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me legjitimimin e pushtetit dhe nd\u00ebrtimin e shtetit. Interesimi i tij p\u00ebrq\u00ebndrohet tek politika dhe pushteti n\u00eb shoq\u00ebri nga perspektiva nd\u00ebrdisiplinore dhe shtrihet tek t\u00eb kuptuarit e pranimit\/mospranimit t\u00eb autoritetit, dinamik\u00ebs s\u00eb identiteteve kolektive, si dhe aktivizmit politik."},{"term_id":1801,"user_id":527,"is_guest":0,"slug":"ardian-gola","display_name":"Ardian Gola","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/ardian-gola.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/ardian-gola.jpg"},"user_url":"","last_name":"Gola","first_name":"Ardian","description":"Ardian Gola nga viti 2005 deri 2007 punoi si Zyrtar i Lart\u00eb p\u00ebr Informim n\u00eb Ministrin\u00eb e Sh\u00ebrbimeve Publike. M\u00eb pas, u zgjodh Drejtor i Zyr\u00ebs p\u00ebr Integrime Evropiane n\u00eb po t\u00eb nj\u00ebjtin institucion, ku q\u00ebndroi deri n\u00eb 2010.\r\n\r\nN\u00eb vitin 2007 u zgjodh Asistent n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb Departamentin e Sociologjis\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Fakultetit Filozofik. Nd\u00ebrsa, n\u00eb vitin 2018, pas pes\u00eb viteve n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e ligj\u00ebruesit, avancohet n\u00eb Profesor Asistent n\u00eb po t\u00eb nj\u00ebjtin institucion. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, ka mbajtur disa pozita institucionale, si: nga 2008 \u2013 2010 Sekretar i Departamentit; nga 2010 \u2013 2011 Koordinator p\u00ebr Zhvillim Akademik; nga 2014 \u2013 2021 Shef i Departamentit. Nd\u00ebrsa gjat\u00eb 2014 ishte angazhuar n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e k\u00ebshilltarit t\u00eb u.d Rektorit t\u00eb UP-s\u00eb. Gjat\u00eb vitit 2010, ishte si studiues vizitor p\u00ebr nj\u00eb semest\u00ebr n\u00eb Universitetin e Champaign Urbana n\u00eb Illinois t\u00eb ShBA."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4308","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/196"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4308"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4308\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10183,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4308\/revisions\/10183"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10182"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4308"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4308"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4308"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4308"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}