{"id":4314,"date":"2018-12-26T16:29:24","date_gmt":"2018-12-26T14:29:24","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4314"},"modified":"2024-11-08T12:07:32","modified_gmt":"2024-11-08T10:07:32","slug":"gjermania-dhe-kosova","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/gjermania-dhe-kosova\/","title":{"rendered":"Gjermania dhe Kosova"},"content":{"rendered":"<p class=\"news-up\">Gjermania ka qen\u00eb pjes\u00eb e proceseve n\u00eb lidhje me Kosov\u00ebn q\u00eb nga vitet 1990. Interesimi i saj n\u00eb zhvillimet n\u00eb Kosov\u00eb dhe rajon ka ardhur vet\u00ebm duke u rritur. Fillimisht Gjermania nuk kishte rol ky\u00e7, por q\u00eb nga lufta n\u00eb Kosov\u00eb ajo ka filluar t\u00eb shtrij\u00eb ndjesh\u00ebm pranin\u00eb e saj n\u00eb secilin proces. Edhe pse vendimi p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb bombardimin e Serbis\u00eb ishte kontravers, Gjermania kishte vendosur t\u00eb b\u00ebhej pjes\u00eb e intervenimit humanitar t\u00eb NATO-s n\u00eb Kosov\u00eb. Koalicioni i SPD-s\u00eb dhe Partis\u00eb s\u00eb Gjelb\u00ebr e kishte gjetur veten n\u00eb mes t\u00eb dy politikave jo leht\u00eb t\u00eb pajtueshme.<\/p>\n<div class=\"news-down\">\n<p>N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb kishin premtuar se do t\u2019u q\u00ebndronin besnik\u00eb organizatave multilaterale si NATO, e n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr ata mbronin nj\u00eb tradit\u00eb q\u00eb thirrej n\u00eb paqe dhe jo n\u00eb luft\u00eb. \u00a0Gjermania e shihte veten si nj\u00eb p\u00ebr\u00e7uese t\u00eb paqes (Friedensmacht) dhe kushtetuta e saj (Artikulli 26 i Ligjit Bazik) kufizonte aktivitetet ushtarake jasht\u00eb vendit. Artikulli 2 i Traktatit \u201cDy plus Kat\u00ebr\u201d parashihte se \u201cnga dheu gjerman vet\u00ebm paqja do t\u00eb lul\u00ebzoj\u00eb\u201d. Nj\u00eb pjes\u00eb e publikut dhe politik\u00ebs gjermane i shihte k\u00ebto elemente si arsye p\u00ebr t\u00eb mos marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb luft\u00ebn e Kosov\u00ebs. Megjithat\u00eb, n\u00eb fund, koalicioni qeveris\u00ebs gjerman vendosi t\u2019i bashkohej misionit t\u00eb NATO-s n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Gjermania ishte nj\u00eb nga kontribueset kryesore n\u00eb kampanj\u00ebn. Bundeswehri (ushtria gjermane) kontriboi me 14 Tornado luftarak\u00eb q\u00eb u p\u00ebrfshin\u00eb n\u00eb 500 misione kund\u00ebr Serbis\u00eb. Si\u00e7 tregon nj\u00eb proces i auditimit t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb kryer nga BBC-ja, ShBA-t\u00eb ishin kontribuesit m\u00eb t\u00eb medhenj me 1.6 miliard funta, t\u00eb p\u00ebrcjellur nga gjerman\u00ebt me 207 milion\u00eb funta, britanik\u00ebt me 192 milion\u00eb funta, francez\u00ebt me 111 milion\u00eb funta, e k\u00ebshtu me radh\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, me mbi 8500 ushtar\u00eb Gjermania ishte shteti evropian me pranin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb trupave paq\u00ebruajt\u00ebse n\u00eb misionin e KFOR-it. Vet\u00ebm ShBA-t\u00eb num\u00ebronin m\u00eb shum\u00eb trupa n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Gjermania ishte shteti lider q\u00eb vendosi themelet p\u00ebr integrimin evropian t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor duke nisur Paktin e Stabilitetit p\u00ebr Evrop\u00ebn Jug-Lindore m\u00eb 1999. Gjermania ka luajtur nj\u00eb rol t\u00eb madh n\u00eb konsolidimin e paqes n\u00eb Kosov\u00eb dhe ka asistuar shum\u00eb n\u00eb krijimin e kapaciteteve p\u00ebr vet\u00ebqeverisje n\u00eb Kosov\u00eb. Ndihma ka qen\u00eb e shum\u00ebllojt\u00eb: infrastruktur\u00eb, emergjenc\u00eb dhe zhvillim t\u00eb kapaciteteve institucionale. Ministria Federale Gjermane p\u00ebr Bashk\u00ebpunim dhe Zhvillim (BMZ) mb\u00ebshteti demokratizimin e Kosov\u00ebs. Deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb Gjermania ka investuar af\u00ebr 500 milion\u00eb euro n\u00eb Kosov\u00eb dhe pas BE-s\u00eb dhe ShBA-ve investitori m\u00eb i madh n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhjet ekonomike mes Kosov\u00ebs dhe Gjermanis\u00eb datojn\u00eb qysh nga koha e Jugosllavis\u00eb, kur p\u00ebrmes nj\u00eb marr\u00ebveshje mes Jugosllavis\u00eb dhe Gjermanis\u00eb Per\u00ebndimore gjat\u00eb viteve 1960 dhe \u201980 kishin shkuar jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb punuar si \u201cGastarbeiter\u201d, por edhe p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb rezident\u00eb n\u00eb Gjermani. Vala e dyt\u00eb e madhe e emigrimit n\u00eb Gjermani kishte ndodhur gjat\u00eb viteve \u201990 kur kushtet e r\u00ebnda n\u00ebn regjimin e Milloshevi\u00e7it i shtyn\u00eb kosovar\u00ebt t\u00eb l\u00ebshojn\u00eb vendin. Vala e tret\u00eb kishte ndodhur gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs kur refugjat\u00ebt e ikur nga Kosova u vendos\u00ebn n\u00eb Gjermani. Tani n\u00eb Gjermani jetojn\u00eb af\u00ebr 300 mij\u00eb kosovar\u00eb. Remitencat p\u00ebrbjn\u00eb diku 14% t\u00eb GDP-s\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb remitencat nga Gjermania p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb 34% t\u00eb totalit t\u00eb remitencave.<\/p>\n<p>Shk\u00ebmbimet tregtare me Gjermanin\u00eb jan\u00eb shum\u00eb asimetrike. Mes 2005 dhe 2010 Gjermania ka eksportuar n\u00eb Kosov\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 1 miliard euro mall\u00ebra, nd\u00ebrkoh\u00eb gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe Kosova ka eksportuar mall\u00ebra n\u00eb Gjermani n\u00eb vler\u00eb prej 60 milion\u00eb eurove. N\u00eb vitin 2010 Gjermania eksportonte mall\u00ebra n\u00eb vler\u00eb prej 280 milion\u00eb eurosh, kurse Kosova 15 milion\u00eb euro. N\u00eb \u00a0vitin 2017 Gjermania ka eksportuar 380 milion\u00eb euro, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Kosova 20 milion\u00eb euro. Dallimi mbetet shum\u00eb i madh dhe pa ndonj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr ndryshim real.<\/p>\n<p>Gjermania ishte kritike e Planit t\u00eb Ahtisarit p\u00ebr Kosov\u00ebn p\u00ebr shkak se konsideronte se Serbia ishte shp\u00ebrfillur n\u00eb proces. Kur ishte vendosur q\u00eb negociatat t\u00eb zgjateshin, diplomati gjerman, \u00cbolfgang Ischinger, p\u00ebrfaq\u00ebsonte BE-n\u00eb dhe udh\u00ebheqte Troik\u00ebn e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga BE-ja, ShBA-t\u00eb dhe Rusia. Negociatat kishin d\u00ebshtuar dhe Gjermania kishte mb\u00ebshtetur planet p\u00ebr shpallje t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs jasht\u00eb mandatit t\u00eb OKB-s\u00eb. Roli i Gjermanis\u00eb n\u00eb proces kishte ndikuar q\u00eb Kosova t\u00eb merr njohje nga shumica e vendeve t\u00eb BE-s\u00eb. Pes\u00eb vende ende nuk e njohin Kosov\u00ebn, por Gjermania kishte luajtur rol ky\u00e7 p\u00ebr t\u00eb bindur k\u00ebto vende q\u00eb ta mb\u00ebshtesin misionin e EULEX-it n\u00eb Kosov\u00eb me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb avancohen kapacitetet gjyq\u00ebsore t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjermania ishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebrkrah\u00ebsja m\u00eb e madhe evropiane e shtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Koalicionet qeveris\u00ebse n\u00eb Gjermani jan\u00eb nd\u00ebrruar disa her\u00eb n\u00eb dekad\u00ebn e fundit, por n\u00ebn udh\u00ebheqjen e Kancelares Merkal qasja ndaj Kosov\u00ebs ka qen\u00eb stabile. Kur Serbia kishte d\u00ebrguar pyetje n\u00eb Gjykat\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb (GJND), Gjermania ishte kujdesur q\u00eb shumica e vendeve an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb t\u00eb p\u00ebrkrahin Kosov\u00ebn. Vendimi i GJND-s\u00eb n\u00eb favor t\u00eb Kosov\u00ebs rriti edhe aktivitetin e shtetit gjerman n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs. M\u00eb 2011 Merkel ishte liderja e par\u00eb q\u00eb b\u00ebri thirrje p\u00ebr shp\u00ebrb\u00ebrjen e strukturave paralele serbe n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs. Nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb deputet\u00ebt e CDU-s\u00eb vizituan Beogradin dhe than\u00eb se Serbia nuk do t\u00eb mund t\u00eb integrohej n\u00eb BE, n\u00ebse nuk e njeh Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Kjo trysni ka vazhduar me vite, edhe pse njohja si kusht nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb asnj\u00eb dokument zyrtar t\u00eb Gjermanis\u00eb. Ndryshimet n\u00eb zgjedhjet e vitit 2013 n\u00eb Gjermani nuk soll\u00ebn ndonj\u00eb ndryshim t\u00eb madh. Kjo sepse p\u00ebr dallim prej qasjes s\u00eb partive gjermane n\u00eb raport me Turqin\u00eb, p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor ka konsensus t\u00eb gjer\u00eb politik n\u00eb Gjermani. P\u00ebrve\u00e7 AFD-s\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb skeptike, t\u00eb gjitha partit\u00eb tjera besojn\u00eb se Ballkani Per\u00ebndimor e ka vendin n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Kjo k\u00ebmb\u00ebngulje e Gjermanis\u00eb kishte rezultuar me prishje t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve me Serbin\u00eb, por me ardhjen e Vu\u00e7iqit n\u00eb pushtet relacionet ishin shtensionuar. Pak m\u00eb von\u00eb edhe ishte arritur Marr\u00ebveshja p\u00ebr Normalizimin e Marr\u00ebdh\u00ebnieve Kosov\u00eb-Serbi. Gjermania ka insistuar vazhdimisht n\u00eb hapjen e Kapitullit 35 q\u00eb k\u00ebrkon rregullimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. P\u00ebrkrahja e Gjermanis\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn \u00ebsht\u00eb manifestuar edhe n\u00eb faktin se Kosova \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb si partner i barabart\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb shtetet tjera fqinje n\u00eb Procesin e Berlinit.<\/p>\n<p>Gjermania ka ndihmuar Kosov\u00ebn edhe n\u00eb sigurimin e njohjeve p\u00ebr shtet\u00ebsin\u00eb e saj, sidomos tek vendet t\u00eb cilat nuk kan\u00eb pasur q\u00ebndrim t\u00eb qart\u00eb n\u00eb raport me t\u00eb. Sa her\u00eb q\u00eb ka qen\u00eb e mundur, Gjermania e ka vendosur Kosov\u00ebn n\u00eb agjendat e saj bilaterale. Kur ritmi i njohjeve p\u00ebr Kosov\u00ebn kishte r\u00ebn\u00eb dhe strategjia e Kosov\u00ebs kishte kaluar drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Gjermania e kishte ndihmuar edhe aty.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo n\u00eb rastin e UNESCO-s Gjermania kishte vler\u00ebsuar se Kosova nuk kishte arritur ta ruante mir\u00eb trash\u00ebgimin\u00eb kulturore serbe dhe nuk duhej t\u00eb aplikonte. Por Kosova aplikoi dhe d\u00ebshtoi. N\u00eb rastin e aplikimit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Kuvendin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb INTERPOL-it t\u00eb mbajtur n\u00eb Kin\u00eb m\u00eb 2017 Gjermania nuk kishte mundur t\u00eb mobilizonte shum\u00eb p\u00ebrkrahje p\u00ebr Kosov\u00ebn. Pengesa m\u00eb e madhe ishte vet\u00eb nikoqiri, Kina, q\u00eb nuk u kishte dh\u00ebn\u00eb as viza diplomat\u00ebve kosovar\u00eb p\u00ebr t\u00eb lobuar. Megjithat\u00eb, Kosova ka arritur t\u00eb fitoj\u00eb at\u00eb q\u00eb ka qen\u00eb e mundur t\u00eb fitohet nj\u00ebansh\u00ebm dhe pa njohjen e Serbis\u00eb. Tani jan\u00eb prekur limitet dhe jan\u00eb shteruar potencialet diplomatike. Kjo e ka v\u00ebshtir\u00ebsuar lobimin e politikan\u00ebve gjerman\u00eb n\u00eb favor t\u00eb Kosov\u00ebs. Ky realitet i shoq\u00ebruar nga paaft\u00ebsia e lidershipit kosovar i ka shpeshtuar d\u00ebshtimet. Fiaskoja n\u00eb aplikimin p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb Kuvendin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb INTERPOL-it n\u00eb Dubai \u00ebsht\u00eb ilustrim i preksh\u00ebm i k\u00ebsaj paaft\u00ebsie. Rasti i Dubait tregoi edhe nj\u00ebher\u00eb se p\u00ebrpjekjet e BE-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb Serbin\u00eb q\u00eb ta njeh Kosov\u00ebn kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb kota.<\/p>\n<p>Ky rast markon stagnimin, n\u00ebse jo d\u00ebshtimin, e Dialogut t\u00eb Brukselit p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb zgjidhje t\u00eb q\u00ebndrueshme p\u00ebr kontestin mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. Gjat\u00eb koh\u00ebs sa \u00ebsht\u00eb zhvilluar ky dialog \u00ebsht\u00eb v\u00ebrejtur fillimisht rritja e ndikimit gjerman n\u00eb rajon, e pastaj r\u00ebnia e tij. Deri para pak muajve, Gjermania ishte shteti me m\u00eb s\u00eb shumti ndikim n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor. Kjo ishte mund\u00ebsuar nga disa faktor\u00eb. I pari ka qen\u00eb aspirimi i vendeve t\u00eb k\u00ebtij rajoni p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e BE-s\u00eb. Ballkani Per\u00ebndimor nuk e ka asnj\u00eb vizion t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm jashta BE-s\u00eb. Rusia nuk ia ka dalur q\u00eb t\u00eb ofroj\u00eb nj\u00eb vizion t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm p\u00ebr Ballkanin.<\/p>\n<p>P\u00ebrjashto raportet ekonomike dhe ushtarake me Serbin\u00eb, si dhe aktivitete t\u00eb caktuara t\u00eb inteligjenc\u00ebs dhe spiunazhit n\u00eb rajon, Rusia nuk ka servuar ndonj\u00eb projekt serioz politiko-ekonomik. Kina nd\u00ebrkoh\u00eb ka qen\u00eb e p\u00ebrkushtuar m\u00eb shum\u00eb n\u00eb investime n\u00eb infrastruktur\u00eb dhe ekonomi, dhe m\u00eb pak n\u00eb politik\u00eb, megjith\u00ebse koh\u00ebve t\u00eb fundit ka forcuar fokusin politik. Megjithat\u00eb ajo mbetet larg gjeografikisht dhe nuk mund t\u00eb b\u00ebhet shum\u00eb m\u00eb k\u00ebrkuese n\u00eb nivel politik. Forcat tjera regjionale si Turqia kan\u00eb arritur t\u00eb shtrijn\u00eb rrjetin e vet ekonomik dhe t\u00eb dep\u00ebrtojn\u00eb vet\u00ebm n\u00eb nivel kulturor n\u00eb disa vende t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, n\u00eb ve\u00e7anti n\u00eb Bosnj\u00eb, por pa ndonj\u00eb projekt t\u00eb madh politik.<\/p>\n<p>I dyti ka qen\u00eb forcimi i vazhduesh\u00ebm i Gjermanis\u00eb brenda BE-s\u00eb. Rritja e vazhdueshme ekonomike e ka shnd\u00ebrruar at\u00eb n\u00eb nj\u00eb forc\u00eb solide gjeoekonomike. Ky trend e ka b\u00ebr\u00eb Gjermanin\u00eb m\u00eb k\u00ebrkuese dhe m\u00eb vet\u00ebafirmative n\u00eb politikat e brendshme dhe t\u00eb jashtme t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>I treti ka qen\u00eb r\u00ebnia e interesimit t\u00eb ShBA-ve n\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon. Q\u00eb nga ardhja e Obamas n\u00eb pushtet ShBA-t\u00eb kan\u00eb zbritur posht\u00eb Ballkanin n\u00eb list\u00ebn e prioriteteve gjeopolitike. I kat\u00ebrti ka qen\u00eb vendimi i Britanis\u00eb s\u00eb Madhe p\u00ebr dalje nga BE-ja. Q\u00eb nga referendumi p\u00ebr BREXIT-in e ka futur veten n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb ku synon stabilitet t\u00eb brendsh\u00ebm m\u00eb shum\u00eb se stabilitet p\u00ebr Ballkanin. I pesti ka qen\u00eb d\u00ebshtimi i Franc\u00ebs p\u00ebr t\u00eb etabluar veten si forc\u00eb e barabart\u00eb me Gjermanin\u00eb. Leht\u00eb mund t\u00eb argumentojm\u00eb se ndikimi i Franc\u00ebs ka qen\u00eb i vog\u00ebl p\u00ebr shkak t\u00eb refuzimit t\u00eb saj p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkrahur politikat e zgjerimit t\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb Ballkanit.<\/p>\n<p>Por me gjas\u00eb vet\u00eb refuzimi i saj p\u00ebr zgjerim vjen si nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrpozicionuar veten n\u00eb raport me Gjermanin\u00eb q\u00eb ka qen\u00eb p\u00ebrkrah\u00ebsja m\u00eb e madhe e \u00a0zgjerimit t\u00eb BE-s\u00eb. Por p\u00ebrqendrimi i Franc\u00ebs n\u00eb reforma q\u00eb do ta thellonin integrimin e BE-s\u00eb s\u00eb brendshmi ia ka ulur fuqin\u00eb ndikuese s\u00eb jashtmi. Kjo ka krijuar vakum p\u00ebr Gjermanin\u00eb n\u00eb politik\u00ebn e jashtme t\u00eb BE-s\u00eb dhe e ka b\u00ebr\u00eb m\u00eb dominante edhe n\u00eb rajonin ton\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta faktor\u00eb e kan\u00eb krijuar nj\u00eb mjedis fertil p\u00ebr prani m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb Gjermanis\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon. Gjermania \u00ebsht\u00eb shteti q\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti u ka kushtuar v\u00ebmendje politikave t\u00eb zgjerimit t\u00eb Bashkimit Evropian. Sidomos, q\u00eb nga dalja e Britanis\u00eb s\u00eb Madhe s\u00eb madhe, Gjermania ka demonstruar nj\u00eb p\u00ebrkushtim aktiv drejt perspektiv\u00ebs evropiane p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor. Manifestim konkret i k\u00ebsaj \u00ebsht\u00eb lansimi i \u201cProcesit t\u00eb Berlinit\u201d m\u00eb 2014. E megjithat\u00eb, p\u00ebrkrahja p\u00ebr zgjerim \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur me nj\u00eb kusht\u00ebzim strikt t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit. Ky kusht\u00ebzim \u00ebsht\u00eb vendosur mbi problemet e brendshme dhe t\u00eb jashtme t\u00eb shteteve t\u00eb interesuara p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim. Kosova nd\u00ebrkoh\u00eb \u00ebsht\u00eb e z\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb proces t\u00eb zgjidhjes s\u00eb kontesteve bilaterale. P\u00ebr problemet e jashtme BE-ja ka operuar p\u00ebrmes paradigm\u00ebs s\u00eb \u201cnormalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve\u201d.<\/p>\n<p>Kjo paradigm\u00eb \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur nga nj\u00eb tjet\u00ebr qasje, e njohur si \u201cfqinj\u00ebsia e mir\u00eb\u201d. K\u00ebto formula jan\u00eb aplikuar n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor dhe p\u00ebrkund\u00ebr faktit q\u00eb BE-ja ka respektuar ve\u00e7antit\u00eb e secilit shtet ve\u00e7 e ve\u00e7, n\u00eb sfond ka dominuar nj\u00eb paradigm\u00eb q\u00eb menaxhon tensionet e gjith\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor. Konkretisht, kur BE-ja ofron nj\u00eb zgjidhje p\u00ebr Kosov\u00ebn ose Maqedonin\u00eb, ajo mendon edhe p\u00ebr pasojat q\u00eb ajo zgjidhje ka tek fqinj\u00ebt. Gjermania ka qen\u00eb p\u00ebrkrah\u00ebsja m\u00eb e madhe e k\u00ebsaj qasjeje dhe nuk pritet t\u00eb nd\u00ebrroj\u00eb kurs as n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e ndryshimit potencial t\u00eb kufijve. Sipas Gjermanis\u00eb ndryshimi i kufijve \u00ebsht\u00eb goditje e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr modelin shum\u00eb-etnik dhe ka frik\u00eb se lufta kund\u00ebr k\u00ebtij modeli mund t\u00eb p\u00ebr\u00e7ohet n\u00eb intensitet m\u00eb t\u00eb lart\u00eb edhe n\u00eb vendet tjera fqinje.<\/p>\n<p>Sipas Gjermanis\u00eb, nj\u00eb marr\u00ebveshje e till\u00eb ndoshta \u201cnormalizon\u201d Kosov\u00ebn, por jo edhe gjith\u00eb rajonin, q\u00eb \u00ebsht\u00eb synimi madhor i Gjermanis\u00eb. Nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb ndoshta mund\u00ebson \u201cfqinj\u00ebsi t\u00eb mir\u00eb\u201d mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, por jo edhe p\u00ebr fqinj\u00ebt tjer\u00eb. Gjermania mendon se nj\u00eb hap i till\u00eb d\u00ebmton vlerat fundamentale t\u00eb BE-s\u00eb dhe mbetet e vendosur q\u00eb ta kund\u00ebrshtoj\u00eb at\u00eb. Motoja \u201cS\u00eb bashku n\u00eb diversitet\u201d nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb harmonin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe me k\u00ebto ide. Gjermania nuk \u00ebsht\u00eb entuziaste q\u00eb BE-s\u00eb multi-etnike t\u2019ia bashkoj\u00eb nj\u00eb rajon ku multi-etniciteti shihet si dob\u00ebsi. E kusht\u00ebzimi strikt i Gjermanis\u00eb nuk ka synim ve\u00e7 t\u00eb stabilizoj\u00eb dhe reformoj\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, por edhe t\u00eb k\u00ebnaq skepticizmin e publikut p\u00ebrball\u00eb zgjerimit dhe integrimit t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, q\u00eb t\u00eb siguroj\u00eb opozitar\u00ebt dhe publikun gjerman se n\u00eb BE po futen shtete dhe shoq\u00ebri t\u00eb denja.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi n\u00eb Evrop\u00eb dhe Gjermani ka dyshime t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr gatishm\u00ebrin\u00eb e Ballkanit Per\u00ebndimor p\u00ebr integrim. Ballkani ende shihet si nj\u00eb konteiner i madh i krimit t\u00eb organizuar dhe korrupsionit, edhe n\u00ebse p\u00ebrcepcioni tejkalon parametrat real\u00eb n\u00eb terren. Gjermania edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye kultivon nj\u00eb qasje rigoroze dhe nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb pritet t\u00eb persistoj\u00eb edhe m\u00eb tej. Kjo p\u00ebr shkak t\u00eb kompetencave t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb Parlamentit Federal, t\u00eb fituara p\u00ebrmes Amendamenteve n\u00eb Aktin mbi Bashk\u00ebpunimin me BE-n\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto kompetenca, mes tjerash, p\u00ebrfshijn\u00eb Bundestagun n\u00eb hapjen e negociatave p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim. Nj\u00eb rrjet i dendur institucional dhe llogaridh\u00ebn\u00ebs ndaj publikut \u00ebsht\u00eb garanci se paradigmat e adoptuara institucionalisht n\u00eb platformat p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb fjal\u00ebn kryesore n\u00eb Gjermani. Kur merren parasysh t\u00eb gjitha k\u00ebto q\u00eb p\u00ebrmend\u00ebm, gati t\u00eb gjitha shenjat tregojn\u00eb se Gjermania nuk do ta p\u00ebrkrah\u00eb shk\u00ebmbimin e territoreve. Madje, Gjermania mund t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsoj\u00eb integrimin e Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb n\u00eb BE n\u00ebse k\u00ebto b\u00ebjn\u00eb marr\u00ebveshje n\u00eb kund\u00ebrshti me vizionin e Gjermanis\u00eb p\u00ebr Ballkanin.<\/p>\n<p>Kusht\u00ebzimi strikt i Gjermanis\u00eb p\u00ebr Ballkanin n\u00eb Gjermani nuk lexohet si \u201cskepticiz\u00ebm i zgjerimit\u201d, por si d\u00ebshmi e nj\u00eb p\u00ebrkushtimi p\u00ebr nj\u00eb zgjerim cil\u00ebsor. Si\u00e7 thot\u00eb nj\u00eb zyrtar i lart\u00eb gjerman, Gjermania \u201cd\u00ebshiron t\u00eb jet\u00ebsoj\u00eb acquis communautaire\u201d. Megjithat\u00eb, edhe Gjermania duket t\u00eb jet\u00eb konsumuar nga \u201clodhja e zgjerimit\u201d. Kjo n\u00ebnkupton q\u00eb asaj po i venitet forca efektive n\u00eb Ballkan. Prandaj edhe \u00ebsht\u00eb krijuar vakumi q\u00eb po mbushet nga ShBA-t\u00eb dhe Rusia. N\u00eb rrethana t\u00eb tilla e ardhmja e Ballkanit Per\u00ebndimor dhe e Kosov\u00eb n\u00eb BE \u00ebsht\u00eb e paqart\u00eb. Mir\u00ebpo n\u00eb terma afatgjat\u00eb, Gjermania do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb mbetet nj\u00eb nga vendet m\u00eb me ndikim jo vet\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb, por n\u00eb gjith\u00eb rajonin.<\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjermania ka qen\u00eb pjes\u00eb e proceseve n\u00eb lidhje me Kosov\u00ebn q\u00eb nga vitet 1990. Interesimi i saj n\u00eb zhvillimet n\u00eb Kosov\u00eb dhe rajon ka ardhur vet\u00ebm duke u rritur. Fillimisht Gjermania nuk kishte rol ky\u00e7, por q\u00eb nga lufta n\u00eb Kosov\u00eb ajo ka filluar t\u00eb shtrij\u00eb ndjesh\u00ebm pranin\u00eb e saj n\u00eb secilin proces. Edhe pse [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":415,"featured_media":9938,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[762,664],"ppma_author":[778],"class_list":["post-4314","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-germany","tag-kosovo"],"authors":[{"term_id":778,"user_id":415,"is_guest":0,"slug":"shkodran-ramadani","display_name":"Shkodran Ramadani","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/shkodran-e1729253403162.jpeg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/shkodran-e1729253403162.jpeg"},"user_url":"","last_name":"Ramadani","first_name":"Shkodran","description":"Shkodran Ramadani  \u00ebsht\u00eb hulumtues  n\u00eb Institutin \u201cCompass\u201d n\u00eb Prishtin\u00eb. Ai ka p\u00ebrfunduar studimet Bachelor n\u00eb Shkenca Politike n\u00eb Universitetin e Evrop\u00ebs Juglindore n\u00eb Tetov\u00eb t\u00eb Maqedonis\u00eb dhe studimet Master n\u00eb Sociologji n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Shkodrani \u00ebsht\u00eb aktiv n\u00eb fush\u00ebn e hulumtimeve t\u00eb siguris\u00eb, drejt\u00ebsis\u00eb tranzicionale, marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, populizmit, sekularizmit, demokracis\u00eb konsociacionale dhe autonomis\u00eb."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4314","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/415"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4314"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4314\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9942,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4314\/revisions\/9942"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9938"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4314"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4314"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4314"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4314"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}