{"id":4338,"date":"2019-01-14T15:06:24","date_gmt":"2019-01-14T13:06:24","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4338"},"modified":"2025-02-06T15:10:07","modified_gmt":"2025-02-06T13:10:07","slug":"e-djathta-e-europes-merr-ne-shenjester-be-ne","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/e-djathta-e-europes-merr-ne-shenjester-be-ne\/","title":{"rendered":"E djathta e Europ\u00ebs merr n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr BE-n\u00eb"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\"><\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>Artikulli origjinal n\u00eb\u00a0<a href=\"http:\/\/www.spiegel.de\/international\/world\/right-wing-populists-seek-to-flex-muscles-in-the-eu-a-1246433.html\">Der Spiegel<\/a><\/p>\n<p><em>Partit\u00eb populliste t\u00eb krahut t\u00eb djatht\u00eb n\u00eb Europ\u00eb po forcohen prej vitesh. Tash, shpresojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorin zgjedhjet e Parlamentit Europian n\u00eb maj si platform\u00eb p\u00ebr t\u00eb fituar edhe m\u00eb shum\u00eb ndikim n\u00eb BE. Studimet tregojn\u00eb se mund t\u00eb ken\u00eb sukses.<\/em><\/p>\n<p>Duartrokitje spontane shp\u00ebrthyen kur ajo hyri n\u00eb dhom\u00eb. Ishte mesi i n\u00ebntorit dhe Marine Le Pen sapo ishte futur n\u00eb Parlamentint Bullgar si nj\u00ebra prej mysafir\u00ebve m\u00eb t\u00eb spikatura n\u00eb nj\u00eb takim t\u00eb popullist\u00ebve t\u00eb djatht\u00eb europian\u00eb. P\u00ebrfaq\u00ebsues nga Fland\u00ebri n\u00eb Belgjik\u00eb ishin aty, sikur se edhe delegat\u00eb nga Italia dhe radikal\u00eb nga Bullgaria e Republika \u00c7eke.<\/p>\n<p>Kryetarja e partis\u00eb s\u00eb djatht\u00eb franceze Rassemblement National [Grupimi Komb\u00ebtar], e njohur si Fronti Nacional deri qershorin e kaluar, zuri nj\u00eb ul\u00ebse n\u00eb rendin e par\u00eb t\u00eb tavolinave. Pas saj dukej nj\u00eb afishe q\u00eb shkruante: \u201cL\u00ebvizja p\u00ebr nj\u00eb Europ\u00eb t\u00eb Kombeve dhe Liris\u00eb,\u201d \u201cModel i ri p\u00ebr qytetar\u00ebt europian\u00eb!\u201d<\/p>\n<p>Prandaj kishte udh\u00ebtuar p\u00ebr n\u00eb Bullgari \u2013 t\u00eb tregonte se ajo dhe aleat\u00ebt e saj jan\u00eb forc\u00eb p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb parasysh dhe se 2019 do t\u00eb jet\u00eb viti i popullist\u00ebve t\u00eb djatht\u00eb n\u00eb sken\u00ebn europiane. Ata shpresojns\u00eb se zgjedhjet e Parlamentit Europian n\u00eb maj do t\u00eb \u00e7oj\u00eb kontinentin n\u00eb nj\u00eb drejtim t\u00eb ri politik.<\/p>\n<p>Sondazhet tregojn\u00eb se e djathta mund t\u00eb dal\u00eb edhe m\u00eb e fort\u00eb se kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb. Th\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn, ka dallime dometh\u00ebn\u00ebse mes disa prej partive t\u00eb s\u00eb djatht\u00ebs ekstreme dhe ato nuk jan\u00eb as af\u00ebr aq mir\u00eb t\u00eb organizuara q\u00eb t\u00eb jen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb shtyjn\u00eb p\u00ebrpara nj\u00eb platform\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt politike. Sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb, ato gjithsesi mund t\u2019i shkelin frenat integrimit europian.<\/p>\n<p>Popullist\u00ebt e djatht\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb aktor\u00eb n\u00eb sken\u00ebn politike t\u00eb gati secilit an\u00ebtar t\u00eb Bashkimit Europian, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb Itali, Austri, Poloni, Hungari, Sllovaki, Danimark\u00eb dhe Finland\u00eb, jan\u00eb ose pjes\u00eb e qeveris\u00eb ose p\u00ebrkrahin qeverin\u00eb. Ata nuk jan\u00eb m\u00eb thjesht fenomen an\u00ebsor, apo anomali kalimtare. P\u00ebrkundrazi, jan\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje q\u00eb mund t\u00eb vazhdoj\u00eb e t\u00eb rritet \u2013 nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po b\u00ebjn\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn e tyre q\u00eb t\u00eb pozicionohen si t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrkund\u00ebr dallimeve mes tyre, caku i inatit t\u00eb tyre \u00ebsht\u00eb i njejti: elita kozmopolitane, udh\u00ebheq\u00ebsit liberal\u00eb t\u00eb opinionit n\u00eb media dhe burokrat\u00ebt e BE-s\u00eb n\u00eb Bruksel. Armiqt\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj? Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron, ky i fundit i d\u00ebshmuar si promovues i palodhsh\u00ebm i integrimit m\u00eb t\u00eb gj\u00ebr\u00eb europian.<\/p>\n<p>Nga perspektiva e s\u00eb djatht\u00ebs, planet e shtyra nga Macron-i dhe p\u00ebrkrah\u00ebsit e tij kan\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb dometh\u00ebnie: imponime shtes\u00eb mbi \u201cnjer\u00ebzit normal\u00eb\u201d, mbi t\u00eb cil\u00ebt tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb imponuar mjaft \u2013 gj\u00ebra si ndalimi i duhanit, martesa e homoseksual\u00ebve, refugjat\u00ebt dhe rregullime t\u00eb shtrenjta p\u00ebr mbrojtjen e ambientit. Popullist\u00ebt pretendojn\u00eb se jan\u00eb t\u00eb vetmit q\u00eb flasin p\u00ebr shumic\u00ebn e europian\u00ebve. Nj\u00ebri prej q\u00ebllimeve kryesore t\u00eb tyre \u00ebsht\u00eb Europa pa imigracion. Koceptin e tyre e quajn\u00eb \u201cEurop\u00eb e Kombeve.\u201d<\/p>\n<p>E djathta shpreson t\u00eb shnd\u00ebrroj\u00eb zgjedhjet europiane n\u00eb nj\u00eb lloj plebishiti: \u00c7far\u00eb Europe duan njer\u00ebzit? T\u00eb hapur a t\u00eb mbyllur? Tradicionale a tolerante? A duhet t\u00eb b\u00ebhet blloku i Europ\u00ebs bashkim politik me m\u00eb pak pushtete t\u00eb rezerfuara p\u00ebr shtet-kombet, apo do t\u00eb duhej q\u00eb thjesht t\u00eb jet\u00eb zon\u00eb e tregut t\u00eb lir\u00eb ku secili vend t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb drejtimin e tij?<\/p>\n<p><strong>Problemi m\u00eb urgjent<\/strong><\/p>\n<p>Aktualisht, atmosfera n\u00eb kontinent i \u00e7on uj\u00eb n\u00eb mulli popullist\u00ebve t\u00eb djatht\u00eb. Sipas studimit m\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb Eurobarometrit, nj\u00eb shumic\u00eb prej 62 % beson se an\u00ebtar\u00ebsia n\u00eb BE \u00ebsht\u00eb gj\u00eb e mir\u00eb, por n\u00eb t\u00eb njejt\u00ebn koh\u00eb, tamam gjysma e qytetar\u00ebve t\u00eb BE-s\u00eb besojn\u00eb se gj\u00ebrat \u201cpo shkojn\u00eb n\u00eb drejtimin e gabuar,\u201d nj\u00eb rritje prej tet\u00eb p\u00ebrqind krahasuar me studimin e para nj\u00eb gjysm\u00eb viti. Migrimi vazhdon t\u00eb shihet si problemi m\u00eb urgjent me t\u00eb cilin p\u00ebrballet blloku.<\/p>\n<p>Hulumtuesit e opinionit publik besojn\u00eb se popullist\u00ebt e djatht\u00eb mund t\u00eb fitojn\u00eb 20 p\u00ebrqind t\u00eb votave n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb BE-n\u00eb. Kjo, natyrisht, \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak se shumica, por mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb prishur gjith\u00eb pun\u00ebn e Brukselit duke bllokuar nismat e p\u00ebrbshk\u00ebta p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet financiare, mir\u00ebqenien sociale dhe migrimin. Shkurt: ata mund t\u00eb kthejn\u00eb koh\u00ebn prapa p\u00ebr Integrimin Europian. Shkenc\u00ebtari politik hungarez Daniel Hegedus i Fondit Marshall Gjerman beson se zgjedhjet n\u00eb maj do t\u00eb jen\u00eb jetike p\u00ebr zhvillimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb Europ\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ashtu si do Marine Le Pen-i. \u201cJemi n\u00eb moment kthese historike,\u201d tha ajo n\u00eb Sofje. \u201cGlobalizimit t\u00eb eg\u00ebr po i vjen fundi.\u201d Tash, tha ajo, \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb popujt e Europ\u00ebs t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes.<\/p>\n<p>Le Pen-i tashm\u00eb ka shtypur afishet p\u00ebr fushat\u00ebn zgjedhore t\u00eb Europ\u00ebs, q\u00eb paraqesin at\u00eb me ministrin e brendsh\u00ebm italian Matteo Salvini-n, mik i af\u00ebrt i saj, me t\u00eb cilin me raste i p\u00eblqen t\u00eb shkoj\u00eb t\u00eb vall\u00ebzoj\u00eb. Nj\u00eb tjet\u00ebr afishe \u00ebsht\u00eb shtypur poashtu, me porosin\u00eb: \u201cIdet\u00eb ton\u00eb po fitojn\u00eb an\u00ebmban\u00eb Europ\u00ebs!\u201d<\/p>\n<p>Kjo gjithsesi \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb Itali. Sipas rezultateve t\u00eb zgjedhjeve n\u00eb vend t\u00eb marsit 2018, Salvini \u00ebsht\u00eb thjesht partneri i dyt\u00eb i koalicionit n\u00eb kabinetin romak. Megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, kryetari i partis\u00eb Lega Nord ka koh\u00eb q\u00eb ka marr\u00eb rol mbizot\u00ebrues kur vjen puna t\u00eb p\u00ebrcaktimi i agjend\u00ebs s\u00eb qeveris\u00eb. Ai nuk l\u00eb dyshime rreth ambicies s\u00eb tij p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb fytyra kryesore e s\u00eb djatht\u00ebs europiane.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb vizit\u00ebs n\u00eb Mosk\u00eb n\u00eb tetor, ai madje tha se mund ta parafytyronte veten si kandidat p\u00ebr ta z\u00ebvend\u00ebsuar Jean-Claude Juncker-in \u2013 nj\u00ebri p\u00ebr t\u00eb cilin ai s\u2019ndjen tjet\u00ebr pos p\u00ebrbuzje \u2013 si president i Komisionit Europian. N\u00eb Rom\u00eb, gjithashtu, gjat\u00eb dhjetorit ai dukej sikur ishte mbushur plot vet\u00ebbesim. Ai tha se shpesh lexon q\u00eb \u201cEuropa \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrezik p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtyre popullist\u00ebve, racist\u00ebve, fashist\u00ebve, p\u00ebr shkak t\u00eb Salvini-t, Le Pen-it, e AfD-s\u00eb,\u201d kjo e fundit i referohet partis\u00eb Alternativa p\u00ebr Gjermanin\u00eb. Sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb, vazhdoi ai, problem i BE-s\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt \u201cse \u00ebsht\u00eb qeverisur keq me dekada nga t\u00eb njejtit njer\u00ebz.\u201d Kjo, b\u00ebri t\u00eb ditur ai, \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb e ka p\u00ebr q\u00ebllim ta ndryshoj\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Lidhje t\u00eb Ngushta Nd\u00ebrkomb\u00ebtare<\/strong><\/p>\n<p>Sapo kishte mbaruar s\u00eb foluri p\u00ebr 80000 t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb Piazza del Popolo n\u00eb Rom\u00eb, ku ai premtoi t\u00eb nis\u00eb nj\u00eb epok\u00eb t\u00eb re n\u00eb Bruksel. \u201cKa njer\u00ebz,\u201d tha ai n\u00eb at\u00eb fjalim, \u201ct\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb tradhtuar \u00ebnd\u00ebrr\u00ebn europiane. Por ne do t\u00eb japim gjakun e mishin p\u00ebr nj\u00eb Europ\u00eb t\u00eb re.\u201d Praseprap\u00eb, qe e dukshme se si nuk tha gj\u00eb p\u00ebr ikjen nga eurozona, gj\u00eb q\u00eb kishte premtuar shpesh kur partia e tij ishte n\u00eb opozit\u00eb. Duket sikur Salvini ka rishpikur vetveten edhe nj\u00ebher\u00eb. Tash, ai paraqitet si udh\u00ebheq\u00ebs i m\u00ebsymjes p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pushtetin n\u00eb parlamentin e Europ\u00ebs s\u00eb bashkuar.<\/p>\n<p>Ai vazhdimisht pranon mysafir\u00eb nga e gjith\u00eb Europa. Nj\u00ebri prej tyre, z\u00ebvend\u00ebskancelari austriak Heinz-Christian Strache, erdhi p\u00ebr vizit\u00eb n\u00eb qershor, vizit\u00eb q\u00eb prodhoi nj\u00eb selfie t\u00eb leze\u00e7me me t\u00eb fortin e ri italian p\u00ebr profilin e Strache-s n\u00eb Facebook.<\/p>\n<p>Partia e Liris\u00eb e Austris\u00eb e Strache-s ka koh\u00eb q\u00eb luan rol madhor n\u00eb l\u00ebvizjen djathtiste europiane, me ish liderin e FP\u00d6-s\u00eb J\u00f6rg Haider-in q\u00eb para shum\u00eb vitesh p\u00ebrvet\u00ebsoi fraz\u00ebn \u201cEurop\u00eb e kombeve,\u201d nj\u00eb parull\u00eb e shpikur nga presidenti nacionalist francez i pasluft\u00ebs Charles de Gaulle. Ish dishepulli i Haider-it Strache, i cili udh\u00ebheq me partin\u00eb q\u00eb prej vitit 2005, ka vazhduar t\u00eb ndjek\u00eb at\u00eb strategji, duke forcuar pozicionin e tij duke vendosur lidhje t\u00eb ngushta nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Strache ka zbutur retorik\u00ebn antieuropiane q\u00ebkur u b\u00eb partner qeverie i koalicionit t\u00eb djatht\u00eb t\u00eb Kancelarit Sebastian Kurz, por ai vazhdon t\u00eb kultivoj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb ngushta me bashk\u00ebpopullist\u00ebt n\u00ebp\u00ebr Europ\u00eb. Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i FP\u00d6-s Herald Vilimsky, i cili n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn ka qen\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb kryetitujve p\u00ebr shkak t\u00eb talljes me prirjen e supozuar t\u00eb Juncker-it p\u00ebr alkool, ka k\u00ebrkuar papushim solidaritetin e s\u00eb djatht\u00ebs. Ai thot\u00eb se aleanca e krahut t\u00eb djatht\u00eb duhet t\u00eb zhvillohet deri n\u00eb pik\u00ebn q\u00eb \u201cne t\u00eb shp\u00ebtojm\u00eb Europ\u00ebn.\u201d<\/p>\n<p>E pastaj jan\u00eb lidhjet tradicionalisht t\u00eb ngushta t\u00eb FP\u00d6-s\u00eb me Mosk\u00ebn. Djathtist\u00ebt e Strache-s kan\u00eb marr\u00ebveshje bashk\u00ebpunimi me partin\u00eb Rusia e Bashkuar t\u00eb presidentit rus Vladimir Putin \u2013 marr\u00ebveshje q\u00eb doli n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes gushtin e shkuar n\u00eb martes\u00ebn e ministres s\u00eb jashtme t\u00eb Austris\u00eb Karin Kneissl, e cila falenderoi Putin-in p\u00ebr ardhjen me nderime t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb u pan\u00eb edhe si fyerje kund\u00ebr BE-s\u00eb dhe sanksioneve kund\u00ebr Rusis\u00eb.<\/p>\n<p>FP\u00d6-ja ka gjithashtu lidhje me partit\u00eb e djathta t\u00eb vendeve fqinje, sikurse partia Fidesz e kryeministrit hungarez Viktor Orban, pozicioni i s\u00eb cil\u00ebs ndaj imigracionit \u00ebsht\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn po aq nacionalist sa edhe ai i qeveris\u00eb n\u00eb Vjen\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, e djathta europiane ka nj\u00eb themb\u00ebr t\u00eb Akilit. Deri m\u00eb tash, partit\u00eb e llojllojshme kan\u00eb pasur telashe t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb, problem q\u00eb ka qen\u00eb posa\u00e7\u00ebrisht i duksh\u00ebm n\u00eb nivelin europian. Jan\u00eb dy grupe partish t\u00eb djathta populliste n\u00eb Parlamentin Europian, Europa e Liris\u00eb dhe Demokracis\u00eb s\u00eb Drejtp\u00ebrdrejt\u00eb (EFDD) dhe Europa e Kombeve dhe Liris\u00eb (ENF), por q\u00eb t\u00eb dyja jan\u00eb aleanca disi t\u00eb brishta, me votimet e koordinuara q\u00eb jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrjashtim se sa rregull. Nj\u00eb anket\u00eb e b\u00ebr\u00eb nga Instituti Jacques Delor n\u00eb Berlin gjeti se an\u00ebtar\u00ebt e grupit ENF mbajn\u00eb disiplin\u00ebn e fraksionit n\u00eb vet\u00ebm 69 p\u00ebrqind t\u00eb votave. Me grupet tjera parlamentare t\u00eb Europ\u00ebs, ky num\u00ebr \u00ebsht\u00eb gati 90 p\u00ebrqind.<\/p>\n<p><strong>Hua t\u00eb lira nga Rusia<\/strong><\/p>\n<p>Mungesa e disiplin\u00ebs tregon se p\u00ebrkund\u00ebr t\u00eb gjitha shfaqjeve t\u00eb unitetit, n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mire, baza p\u00ebr bashk\u00ebpunim t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb e ngusht\u00eb. Dallimet n\u00eb interesat e partive vende-vende jan\u00eb bukur substanciale. P\u00ebr shembull, Salvini do q\u00eb t\u2019i shoh\u00eb refugjat\u00ebt \u2013 n\u00eb rast se migrimi nuk mund t\u00eb ndalet dot \u2013 t\u00eb rishp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt\u00eb n\u00ebp\u00ebr Europ\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb vendet e Europ\u00ebs Lindore. Kjo \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb partia e djaht\u00eb Ligj dhe Drejt\u00ebsi (PiS), q\u00eb qeveris me vendin n\u00eb Poloni, e kund\u00ebrshton fuqish\u00ebm, ashtu si edhe Orban-i n\u00eb Hungari.<\/p>\n<p>E djathta europiane \u00ebsht\u00eb gjithashtu e ndar\u00eb kur vjen puna te marr\u00ebdh\u00ebniet me Rusin\u00eb. P\u00ebr arsye historike, polak\u00ebt s\u2019duan t\u00eb ken\u00eb pun\u00eb me Putin-in, por Orban-i dhe Le Pen-i jan\u00eb kthyer q\u00eb t\u00eb dy kah presidenti rus n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb hua t\u00eb lira.<\/p>\n<p>Nacionalist\u00ebt gjerman\u00eb t\u00eb AfD-s\u00eb shihen me mosbesim gjithashtu, po ashtu si rezultat i historis\u00eb s\u00eb shekullit 20. Kjo e b\u00ebn pothuajse t\u00eb pamundshme q\u00eb popullist\u00ebt e djatht\u00eb nga Polonia q\u00eb t\u2019iu shkoj\u00eb mendja t\u00eb punojn\u00eb s\u00eb bashku me popullist\u00ebt e djatht\u00eb nga Gjermania. N\u00eb fund t\u00eb fundit, Fondacioni i ri Desiderius Erasmus, i nisur m\u00eb 2017 si \u2018think-tank\u2019 i popullist\u00ebve t\u00eb djatht\u00eb t\u00eb AfD-s\u00eb, udh\u00ebhiqet nga Erika Steinbach, nj\u00eb grua q\u00eb dikur ishte kryetare e Federat\u00ebs s\u00eb t\u00eb P\u00ebrjashtuarve, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson ata gjerman\u00eb t\u00eb p\u00ebrjashtuar nga territori i sot\u00ebm polak pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. N\u00eb vitet 1990, Steinbach madje vuri n\u00eb pik\u00ebpyetje legjitimitetin e kufirit t\u00eb tash\u00ebm gjermano-polak. Ajo \u00ebsht\u00eb, th\u00ebn\u00eb shkurt, armiku num\u00ebr 1 i nacionalist\u00ebve polak\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu ka shum\u00eb mospajtime kur vjen puna te \u00e7\u00ebshtjet buxhetore. Alice Widel, bashk\u00ebudh\u00ebheq\u00ebsja e AfD-s\u00eb n\u00eb parlamentin gjerman, nxori s\u00eb voni nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr shtyp ku kritikoi ashp\u00ebr buxhetin Italian: \u201cGjermania s\u2019mund t\u00eb paguaj\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr Italin\u00eb!\u201d shkruante ajo, duke i rikujtuar Salvini-t se pa p\u00ebrkrahjen e BE-s\u00eb, Italia do t\u00eb kishte falimentuar q\u00ebmoti.\u201d Deklarata p\u00ebrfundonte me nj\u00eb citat nga komiku Asteriks: \u201cK\u00ebta Romak\u00ebt jan\u00eb t\u00eb \u00e7mendur!\u201d<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ka mospajtime p\u00ebr sa i p\u00ebrket asaj se kush do t\u00eb duhej t\u00eb jet\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs i krahut t\u00eb djatht\u00eb: Salvini apo Orban-i. Ky i fundit \u00ebsht\u00eb kryeminist\u00ebr i Hungaris\u00eb q\u00eb tet\u00eb vite dhe ka qejf t\u00eb pozoj\u00eb si pionier i t\u00eb djaht\u00ebs s\u00eb re populliste. Ai ka shumic\u00eb parlamentare t\u00eb q\u00ebndrueshme n\u00eb vend dhe n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe ka marr\u00eb n\u00ebn kontroll shtetin, median dhe gjyq\u00ebsorin.<\/p>\n<p><strong>Shp\u00ebrndarja e Ideve t\u00eb Orban-it<\/strong><\/p>\n<p>Orbani qe gjithashtu ai i cili n\u00eb ver\u00eb t\u00eb vitit 2015 ilustroi me shembuj se si korret kapitali politik nga prania e refugjat\u00ebve. N\u00eb nj\u00eb sulm propagandistik at\u00eb vit, ai stigmatizoi refugjat\u00ebt si terrorist\u00eb t\u00eb mundsh\u00ebm, si garues n\u00eb tregun e pun\u00eb e madje edhe si transportues t\u00eb s\u00ebmundjeve ngjit\u00ebse. Qeveria e tij at\u00ebher\u00eb nd\u00ebrtoi nj\u00eb gardh me gjemba n\u00eb kufi q\u00eb \u00ebsht\u00eb af\u00ebr kat\u00ebr metra i gjat\u00eb. M\u00eb pas, Orbani k\u00ebrkoi nga EU q\u00eb t\u2019ia kompensonte shpenzimet.<\/p>\n<p>Ekipi i Orban-it shpiku rren\u00ebn propagandistike t\u00eb pabes\u00eb e t\u00eb p\u00ebrhapur, rreth t\u00eb t\u00eb supozuarit Plan t\u00eb Sorosit. Sipas k\u00ebsaj rrene, miliarderi George Soros, i cili \u00ebsht\u00eb me origjin\u00eb nga Hungaria, po planifikon ta v\u00ebrshoj\u00eb Europ\u00ebn e Krishter\u00eb me refugjat\u00eb mysliman\u00eb dhe po trason rrug\u00ebn p\u00ebr pushtim duke financuar gjithfar\u00eb fondacionesh liberale. Elemente t\u00eb teoris\u00eb konspirative citohen shpesh nga nacionalist\u00ebt n\u00eb Poloni dhe Bullgari.<\/p>\n<p>Orban-i e ka ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr qejf q\u00eb t\u00eb pozoj\u00eb si shp\u00ebtimtar i Per\u00ebndimit t\u00eb Krishter\u00eb. Bile ai ka edhe nj\u00eb plan p\u00ebr k\u00ebt\u00eb: nj\u00eb qend\u00ebr e re trajnimi e lidhur me partin\u00eb e tij do t\u00eb themeloj\u00eb deg\u00eb n\u00eb kryeqytetet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb Europ\u00ebs q\u00eb t\u00eb shp\u00ebrndaj\u00eb idet\u00eb e Orban-it rreth e qark kontinentit.<\/p>\n<p>Lidhjet e Orban-it me establishmentin politik i ofrojn\u00eb atij p\u00ebrpar\u00ebsi strategjike mes t\u00eb djatht\u00ebs europiane. Partia e tij Fidesz i p\u00ebrket Partis\u00eb s\u00eb Popullit Europian (EPP), grupit parlamentar n\u00eb Parlamentin Europian, q\u00eb \u00ebsht\u00eb gjithashtu sht\u00ebpi e konservator\u00ebve gjerman\u00eb Kristiandemokrat\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cOrban-i mund t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb porosin\u00eb e tij prej qendr\u00ebs,\u201d thot\u00eb shkenc\u00ebtari politik Hegedus, q\u00eb e forcon pozicionin e tij dhe mund t\u00eb josh\u00eb grupe t\u00eb reja votuesish.<\/p>\n<p>Sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb, hungarez\u00ebt jan\u00eb t\u00eb varur n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe nga subvencionet e BE-s\u00eb. Q\u00eb prej hyrjes n\u00eb BE m\u00eb 2004 e deri n\u00eb fund t\u00eb 2017, vendi pranoi 40 miliard\u00eb euro nga Brukseli. E njejta vlen p\u00ebr Polonin\u00eb. Ky vend, me popull\u00ebsi prej 38 milion\u00eb dhe e udh\u00ebhequr nga partia kritike ndaj BE-s\u00eb PiS, \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar nga nj\u00eb vend i prapambetur bujq\u00ebsor, n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb rritjes ekonomike \u2013 pjes\u00ebrisht duke iu falenderuar subvencioneve europiane.<\/p>\n<p><strong>Ngat\u00ebrrestaret n\u00eb Bruksel<\/strong><\/p>\n<p>Prap\u00ebseprap\u00eb, p\u00ebrkund\u00ebr benefiteve q\u00eb mbledhin nga an\u00ebtar\u00ebsia n\u00eb BE, Polonia dhe Hungaria priren t\u00eb jen\u00eb ngat\u00ebrrestare n\u00eb Bruksel. Po pse?<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb pyetje t\u00eb cil\u00ebn e ka menduar mir\u00eb profesori Krzysztof Szczerski, i em\u00ebruar shef kabineti nga presidenti polak Andrzej Duda. \u201cBE-ja ka humbur p\u00ebrkrahjen e shoq\u00ebris\u00eb,\u201d v\u00ebren Szczerski. \u201cNuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb garantuesja e siguris\u00eb q\u00eb ishte dikur.\u201d<\/p>\n<p>Europa d\u00ebshtoi gjat\u00eb kriz\u00ebs s\u00eb Euros, thot\u00eb ai, por mbi t\u00eb gjitha n\u00eb mbrojtjen e kufive. Sociologu pretendon se migrimi n\u00eb mas\u00eb i mysliman\u00ebve po sjell terrorizmin n\u00eb Europ\u00eb. \u201cPa k\u00ebt\u00eb politik\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb, njer\u00ebzit nuk do t\u00eb ndiheshin t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar.\u201d<\/p>\n<p>Ai gjithashtu thot\u00eb se BE-ja po merr pushtete edhe m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. \u201cKushdo q\u00eb nd\u00ebrton nj\u00eb sht\u00ebpi apo hap nj\u00eb kompani e di k\u00ebt\u00eb.\u201d Szczerski pretendon se Brukseli \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim ndaj liris\u00eb. \u201cKjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse elita politike i frik\u00ebsohet zgjedhjeve \u2013 ata i tremben pak\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb s\u00eb popullit.\u201d<\/p>\n<p>Sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb, thot\u00eb ai, demokracia \u00ebsht\u00eb e mundshme vet\u00ebm n\u00eb nivel komb\u00ebtar, e prandaj beson se shteteve an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb duhet t\u2019iu jepen m\u00eb shum\u00eb pushtete. Ai d\u00ebshiron t\u00eb shoh\u00eb BE-n\u00eb t\u00eb rikthehet te parimi i unanimitetit n\u00eb t\u00eb gjitha vendim-marrjet. \u201cAsgj\u00eb s\u2019mund t\u00eb vendoset p\u00ebr ne, pa ne.\u201d Profesori zem\u00ebrohet kur mendon p\u00ebr at\u00eb q\u00eb supozon t\u00eb jet\u00eb ton paternalist q\u00eb vjen me raste nga Brukseli. \u201cToni,\u201d thot\u00eb ai, \u201c\u00ebsht\u00eb i njejt\u00eb me at\u00eb mes gjerman\u00ebve lindor\u00eb e per\u00ebndimor\u00eb. Ne nuk duam t\u00eb jemi gjermanolindor\u00ebt e BE-s\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Duke b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb krahasim mes gjerman\u00ebve lindor\u00eb e per\u00ebndimor\u00eb n\u00eb vendin e ribashkuar, ai prek nj\u00eb plag\u00eb t\u00eb hapur me t\u00eb cil\u00ebn gjerman\u00ebt jan\u00eb t\u00eb njoftuar fort mir\u00eb. Rreth tre dhjet\u00ebvjet\u00ebsha pas r\u00ebnies s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit, nj\u00eb m\u00ebri e konsiderueshme ende ngul k\u00ebmb\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb ish Perdes s\u00eb Hekurt.<\/p>\n<p>Si e till\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi q\u00eb Alternativa p\u00ebr Gjermanin\u00eb ka p\u00ebrkrahje ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb fort\u00eb n\u00eb lindje. N\u00eb Saksoni, ajo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm kat\u00ebr p\u00ebrqind pas CDU-s\u00eb, me gati 25 p\u00ebrqind t\u00eb votave.<\/p>\n<p><strong>AFD-ja kund\u00ebr BERSS-s\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Kur kryesuesi i partis\u00eb J\u00f6rg Meuthen doli n\u00eb sken\u00eb gjat\u00eb konvent\u00ebs n\u00eb Magdeburg m\u00eb 16 n\u00ebntor, e dinte sakt\u00ebsisht si ta sillte publikun n\u00eb disponimin e duhur. \u201cN\u00eb zgjedhjet europiane, populli ka zgjedhje mes dy vizioneve politike t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb ndryshme,\u201d i tha ai publikut. N\u00eb njer\u00ebn an\u00eb, tha ai, keni \u201cT\u00eb gjelb\u00ebrit socialist\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt cop\u00ebtuan atdheun q\u00ebllimisht, shfuqizuan Gjermanin\u00eb dhe riedukuan popullin\u201d sipas d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb tyre p\u00ebr nj\u00eb lloj BERSS-je, version europian i BRSS-s\u00eb. AfD-ja n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, p\u00ebrfaq\u00ebson t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn: politik\u00ebn patriotike konservatore dhe liberale (n\u00eb planin ekonomik).\u201d<\/p>\n<p>Termi p\u00ebr\u00e7mues BERSS [EUSSR] ka koh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb popullor n\u00eb qarqet e djathta radikale, por tash \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e retorik\u00ebs s\u00eb AfD-s\u00eb. Meuthen-i gjithashtu i premtoi publikut se ata kan\u00eb shum\u00eb \u201caleat\u00eb t\u00eb natyrsh\u00ebm\u201d n\u00eb Parlamentin Europian.<\/p>\n<p>Kur u pyet disa jav\u00eb m\u00eb von\u00eb n\u00eb nj\u00eb kafene t\u00eb Berlinit, Meuthen-i tha se partneritetet e partis\u00eb s\u00eb tij jan\u00eb ende n\u00eb fillmet e saj. Meuthen-i thot\u00eb se njeh Strache-n mir\u00eb por se Salvini-n nuk e ka takuar ndonj\u00ebher\u00eb personalisht. Nd\u00ebrkoh\u00eb, kontakti i tij me Orban-in ka qen\u00eb i kufizuar n\u00eb nj\u00eb shtr\u00ebngim duarsh. Kontaktet e AfD-s\u00eb me partin\u00eb Rassemblement National e Marine Le Pen-it gjithashtu jan\u00eb fashitur, q\u00ebkur ish liderja e partis\u00eb Frauke Petry dhe bashk\u00ebshorti i saj Marcus Pretzell lan\u00eb AfD-n\u00eb n\u00eb balt\u00eb, n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2017.<\/p>\n<p><strong>Aleancat e brishta dhe joekzistente<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrfundimisht, aleancat e AfD-s\u00eb me partit\u00eb e tjera t\u00eb djathta europiane jan\u00eb t\u00eb brishta ose joekzistente. Jo ngaq\u00eb roli i Meuthen-it si an\u00ebtar i vet\u00ebm i AfD-s\u00eb n\u00eb Parlamentin Europian, por gjithashtu p\u00ebr shkak t\u00eb faktit se v\u00ebllez\u00ebrit e tij ideologjik atje e konsiderojn\u00eb si t\u00eb pafuqish\u00ebm.<\/p>\n<p>Meuthen-i thot\u00eb se barrierat gjuh\u00ebsore paraqesin gjithashtu penges\u00eb ndaj partneriteteve t\u00eb suksesshme. \u201cV\u00ebshtir\u00eb t\u00eb imagjinohet nj\u00eb fushat\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt zgjedhore,\u201d thot\u00eb ai, para se t\u00eb sugjeronte se di\u00e7ka si tubim i p\u00ebrbashk\u00ebt politik mund t\u00eb isht\u00eb m\u00eb e mundshme.<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb e mundshme q\u00eb nisma t\u00eb ndihmohet nga Amerika p\u00ebrmes Stephen Bannon-it?<\/p>\n<p>Pa munges\u00eb krenarie Meuthen-i thot\u00eb se ish njeriu i besuar i Donald Trump-it po orvatet q\u00eb t\u00eb caktoj\u00eb nj\u00eb takim me t\u00eb. \u201cNuk do t\u00eb isha kund\u00ebr takimit me z.Bannon,\u201d thot\u00eb ai. Por nuk duket se e ka shum\u00eb p\u00ebr ngut. \u201cNuk mendoj se ne europian\u00ebve na duhet p\u00ebrkrahja amerikane n\u00eb fushat\u00ebn zgjedhore. Mund t\u2019ia dalim shum\u00eb mir\u00eb edhe vet\u00eb.\u201d Ish menaxheri i fushat\u00ebs s\u00eb Trump-it ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr rolin e promovimit t\u00eb s\u00eb djatht\u00ebs europiane p\u00ebrmes nism\u00ebs s\u00eb tij \u201cL\u00ebvizja.\u201d P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, ai po udh\u00ebton p\u00ebrqark kontinentit, duke takuar Salvini-n, Le Pen-in dhe Orban-in \u2013 dhe me sa duket e ka n\u00eb plan t\u00eb rrij\u00eb: njeriu i besuar i Bannon-it Benjamin Harnwell s\u00eb fundi mori me qira nj\u00eb manastir 800 vje\u00e7ar n\u00eb dalje t\u00eb Rom\u00ebs. Trisulti n\u00eb malet apenine do t\u00eb zhvillohet n\u00eb nj\u00eb think-tank t\u00eb djatht\u00eb popullist, \u201cshkoll\u00eb gladiator\u00ebsh p\u00ebr luft\u00ebtar\u00ebt kulturor\u00eb,\u201d si\u00e7 e p\u00ebrshkruan Harnwell-i.<\/p>\n<p><strong>Duke ecur mbi uj\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebto suksese t\u00eb pjes\u00ebrishme nuk mund t\u00eb fshehin faktin se p\u00ebr momentin Bannon-i nuk po b\u00ebn shum\u00eb progres. Si\u00e7 ka raportuar\u00a0<em>The Guardian<\/em>, ndihma e huaj n\u00eb fushata zgjedhore \u00ebsht\u00eb e ndaluar n\u00eb shum\u00eb vende an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb Franc\u00ebn, Spanj\u00ebn, Polonin\u00eb, Republik\u00ebn \u00c7eke, Hungarin\u00eb dhe Finland\u00ebn. \u00cbsht\u00eb e mundshme vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb Gjermani dhe Austri. T\u00eb vetmet vende q\u00eb nuk kufizojn\u00eb ndihma t\u00eb tilla jan\u00eb Danimarka, Suedia, Italia dhe Hollanda, por popullist\u00ebt e djatht\u00eb n\u00eb Danimark\u00eb dhe Suedi nuk kan\u00eb pranuar t\u00eb punonj\u00eb me Bannon-in, duke l\u00ebn\u00eb vet\u00ebm Italin\u00eb dhe Holland\u00ebn p\u00ebr momentin.<\/p>\n<p>Madje, edhe politikani holandez i ekstremit t\u00eb djatht\u00eb Geert Wilders, i dob\u00ebsuar pas rezultateve t\u00eb dob\u00ebta n\u00eb zgjedhje n\u00eb ver\u00eb t\u00eb vitit 2017, ka refuzuar politikanin amerikan. \u201cBannon \u00ebsht\u00eb shoku yn\u00eb, nuk kemi nevoj\u00eb p\u00ebr ndihm\u00ebn amerikan\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb,\u201d thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>P\u00ebrkund\u00ebr dallimeve t\u00eb num\u00ebrta, megjithat\u00eb, nacionalist\u00ebt europian\u00eb jan\u00eb ende t\u00eb rreziksh\u00ebm. Porosia e tyre thelb\u00ebsore, q\u00eb \u00ebsht\u00eb sfid\u00eb e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr demokracin\u00eb si t\u00eb till\u00eb, ka marr\u00eb rr\u00ebnj\u00eb: Ne jemi populli dhe duhet t\u2019i shporrim elitat. Ka t\u00eb ngjar\u00eb gjithashtu q\u00eb e djathta do t\u00eb ristrukturohet n\u00eb Parlamentin e ardhsh\u00ebm Europian. N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb \u00ebsht\u00eb grupi disi i moderuar i Konservator\u00ebve dhe Reformist\u00ebve Europian\u00eb (ECR). Duke qen\u00eb se grupi po humb Konservator\u00ebt e Britanis\u00eb pas Brexit-it, ka t\u00eb ngjar\u00eb q\u00eb PiS i Polonis\u00eb t\u00eb ushtroj\u00eb m\u00eb shum\u00eb ndikim n\u00eb at\u00eb grup.<\/p>\n<p>Partit\u00eb e orientuara edhe m\u00eb djathtas, kan\u00eb t\u00eb ngjar\u00eb t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e Europ\u00ebs s\u00eb Kombeve dhe Liris\u00eb (ENF), grupit parlamentar q\u00eb \u00ebsht\u00eb sht\u00ebpi e skeptik\u00ebve t\u00eb BE-s\u00eb. Lega e Italis\u00eb, FP\u00d6-ja e Austris\u00eb dhe AfD-ja e Gjermanis\u00eb mund t\u00eb formojn\u00eb nj\u00eb grup s\u00eb bashku me Rassemblement National t\u00eb Marine Le Pen-it. Sondazhet e fundit tregojn\u00eb se t\u00eb dy grupet mund t\u00eb fitojn\u00eb deri n\u00eb 150 prej 750 ul\u00ebseve n\u00eb Parlamentin Europian.<\/p>\n<p><strong>Duke shkelur frenat e Europ\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebrbrenda K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson udh\u00ebheq\u00ebsit e shteteve an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb, l\u00ebvizja p\u00ebr politik\u00ebn ndaj refugjat\u00ebve tashm\u00eb nuk po shkon tutje p\u00ebr shkak se Salvini po i bllokon p\u00ebrpjekjet e tilla.<\/p>\n<p>Popullist\u00ebt mund t\u00eb zvog\u00eblojn\u00eb gjithashtu nj\u00eb num\u00ebr gj\u00ebrash t\u00eb tjera n\u00eb Komisionin Europian, shtyll\u00ebn ekzekutive t\u00eb BE-s\u00eb. \u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb te shkalla n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn disa komisioner\u00eb nga vendet me qeveri euroskeptike do t\u00eb pengojn\u00eb efikasitetin e Komisionit Europian. Deri m\u00eb tash, ka pasur problem vet\u00ebm me p\u00ebrfaq\u00ebsuesin e Orban-it, Tibor Navracsics, i cili \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr portofoliot e arsimit, rinis\u00eb, kultur\u00ebs dhe sportit \u2013 nj\u00eb post ku nuk ka shum\u00eb gj\u00ebra p\u00ebr t\u00eb prishur.<\/p>\n<p>Por n\u00ebse disa qeveri kritike ndaj BE-s\u00eb do t\u00eb d\u00ebrgonin komisioner\u00eb n\u00eb t\u00eb njejt\u00ebn koh\u00eb, nuk do t\u00eb ishte e leht\u00eb t\u00eb lihen anash me portofolio t\u00eb rendit t\u00eb dyt\u00eb. N\u00eb loj\u00ebn e pushtetit n\u00eb Bruksel, Komisioni deri m\u00eb tash ka qen\u00eb autoriteti m\u00eb i p\u00ebrkushtuar n\u00eb gjetjen e zgjidhjeve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta europiane. Megjithat\u00eb, nj\u00eb Komision i till\u00eb, me nj\u00eb num\u00ebr komisioner\u00ebsh e kritik\u00ebsh q\u00eb ngren\u00eb frenat gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs, do t\u00eb dob\u00ebsonte Bashkimin Europian.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb ishte nder p\u00ebr skeptik\u00ebt e BE-s\u00eb. N\u00eb fund t\u00eb fundit, nj\u00eb prej porosive t\u00eb tyre kryesore \u00ebsht\u00eb q\u00eb Brukseli \u00ebsht\u00eb jokompetent. Ata pretendojn\u00eb se BE-ja \u00ebsht\u00eb e paaft\u00eb t\u00eb identifikoj\u00eb dhe zgjidh\u00eb problemet me t\u00eb cilat ballafaqohen njer\u00ebzit. Po t\u00eb vinin ata n\u00eb pozicione ku du t\u00eb mund t\u00eb ushtronin m\u00eb shum\u00eb kontroll, BE-ja me gjas\u00eb do t\u2019i ngjasonte me ato gj\u00ebra \u00e7far\u00eb kritik\u00ebt pretendojn\u00eb se e karakterizojn\u00eb: burokratike, e ngath\u00ebt, e par\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs, popullist\u00ebt e djatht\u00eb e Europ\u00ebs jan\u00eb n\u00eb pozit\u00eb q\u00eb t\u2019i v\u00ebrtetojn\u00eb parashikimet e tyre, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb t\u00eb njejt\u00ebn koh\u00eb joshin m\u00eb shum\u00eb votues p\u00ebr zgjedhjet e ardhshme.<\/p>\n<p>&#8212;-<\/p>\n<p>P\u00ebrktheu:\u00a0<strong>Bardhi Bakija<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Artikulli origjinal n\u00eb\u00a0Der Spiegel Partit\u00eb populliste t\u00eb krahut t\u00eb djatht\u00eb n\u00eb Europ\u00eb po forcohen prej vitesh. Tash, shpresojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorin zgjedhjet e Parlamentit Europian n\u00eb maj si platform\u00eb p\u00ebr t\u00eb fituar edhe m\u00eb shum\u00eb ndikim n\u00eb BE. Studimet tregojn\u00eb se mund t\u00eb ken\u00eb sukses. Duartrokitje spontane shp\u00ebrthyen kur ajo hyri n\u00eb dhom\u00eb. Ishte mesi i [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":410,"featured_media":12422,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1043,2465,2466],"ppma_author":[758],"class_list":["post-4338","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-be","tag-e-djathta","tag-europa"],"authors":[{"term_id":758,"user_id":410,"is_guest":0,"slug":"redaksia","display_name":"Redaksia","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/sbunker-redaksia14695833211616752781.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/sbunker-redaksia14695833211616752781.jpg"},"user_url":"","last_name":"","first_name":"Redaksia","description":""}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4338","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/410"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4338"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4338\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":12423,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4338\/revisions\/12423"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/12422"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4338"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4338"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4338"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4338"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}