{"id":4350,"date":"2015-08-14T11:03:27","date_gmt":"2015-08-14T09:03:27","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4350"},"modified":"2024-11-21T11:26:43","modified_gmt":"2024-11-21T09:26:43","slug":"komentet-e-lexuesit-pas-delfit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/uncategorized\/komentet-e-lexuesit-pas-delfit\/","title":{"rendered":"Komentet e lexuesit pas Delfit"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<h3><\/h3>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p><em>Gjykata m\u00eb e lart\u00eb europiane p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut k\u00ebrkon q\u00eb portalet t\u2019i largojn\u00eb menj\u00ebher\u00eb komentet shpif\u00ebse.<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Dilemave t\u00eb sht\u00ebpive mediale gjithandej Europ\u00ebs rreth p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb ligjore p\u00ebr komentet e lexuesve n\u00eb portale u \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur p\u00ebrfundimisht Gjykata Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut (GjEDNj) me vendimin e saj n\u00eb rastin Delfi As kund\u00ebr Estonis\u00eb.<\/p>\n<p>Dhoma e Madhe e GjEDNj-s\u00eb, m\u00eb 16 qershor 2015, publikoi vendimin, sipas t\u00eb cilit portalet jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr komentet e postuara nga lexuesit dhe se publikuesit e tyre ushtrojn\u00eb veprimtari gazetarie nj\u00ebjt\u00eb sikurse botuesit e komenteve n\u00eb gazeta. Procedura gjyq\u00ebsore ka n\u00ebnt\u00eb vjet q\u00eb zvarritet, nd\u00ebrsa vendim i nj\u00ebjt\u00eb ishte nxjerr\u00eb edhe n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb dy vjet m\u00eb her\u00ebt.<\/p>\n<p>Portali estonez Delfi publikoi m\u00eb 24 janar 2006 nj\u00eb shkrim, sipas t\u00eb cilit hapja e rrug\u00ebve t\u00eb reja t\u00eb akullta \u2013 m\u00eb t\u00eb lira p\u00ebr qytetar\u00ebt \u2013 ishte shtyr\u00eb p\u00ebr disa jav\u00eb. Vonesa kishte ndodhur p\u00ebr shkak se kompania SLK, q\u00eb ofronte transport me anije, kishte d\u00ebmtuar akullin gjat\u00eb shfryt\u00ebzimit t\u00eb tij. Kjo kishte ndikuar q\u00eb udh\u00ebtar\u00ebt t\u00eb paguanin bileta m\u00eb t\u00eb shtrenjta udh\u00ebtimi. Shkrimi t\u00ebrhoqi rreth 185 komente, rreth 20 prej tyre duke p\u00ebrmbajtur k\u00ebrc\u00ebnime personale dhe gjuh\u00eb fyese ndaj pronarit t\u00eb kompanis\u00eb. Portali largoi komentet sipas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb kompanis\u00eb, por nuk pranoi t\u00eb paguante 32,000 euro kompensim d\u00ebmi. Delfi iu drejtua GjEDNj-s\u00eb pasi humbi rastin n\u00eb gjitha instancat gjyq\u00ebsore n\u00eb Estoni.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e portalit GjEDNj-ja ka zhvilluar nj\u00eb test prej kat\u00ebr hapash n\u00eb t\u00eb cilin vler\u00ebson a) kontekstin e komenteve, b) p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb ligjore t\u00eb autor\u00ebve t\u00eb komenteve, c) masat e nd\u00ebrmarra nga portali p\u00ebr t\u00eb parandaluar ose larguar komentet shpif\u00ebse dhe d) pasojat p\u00ebr portalin. (shih k\u00ebtu faktet e rastit n\u00eb shqip).<\/p>\n<p>Nga testi i gjykat\u00ebs del se largimi pa vones\u00eb i komenteve shpif\u00ebse dhe fyese nga ana e portalit do t\u00eb mjaftonte q\u00eb portali t\u00eb mos konsiderohej ligj\u00ebrisht p\u00ebrgjegj\u00ebs, por nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb n\u00ebse largimi duhet t\u00eb b\u00ebhet me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb pal\u00ebs s\u00eb d\u00ebmtuar apo n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb vullnetare. Sipas Gjykat\u00ebs, nj\u00eb \u201cmund\u00ebsi\u201d e dyt\u00eb p\u00ebr t\u00eb larguar p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e portalit \u00ebsht\u00eb q\u00eb portali t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb opsionin njoftim-p\u00ebr\u2013largim [notice-take-down], por vet\u00ebm n\u00ebse ky sistem do t\u00eb mund\u00ebsonte reagim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm ndaj komenteve.<\/p>\n<p>Ky precedent gjyq\u00ebsor ka r\u00ebnd\u00ebsi sepse n\u00ebse nj\u00eb portal paditet n\u00eb Kosov\u00eb, Kushtetuta \u201curdh\u00ebron\u201d gjykat\u00ebsit t\u00eb vendosin n\u00eb linj\u00eb me precedent\u00ebt e krijuar nga GjEDNj-ja, pra edhe me k\u00ebt\u00eb rast, ndon\u00ebse n\u00eb praktik\u00eb shumica prej tyre b\u00ebjn\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn me p\u00ebrjashtim t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>Vendimi \u00ebsht\u00eb kritikuar nga organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare Article19, MLDI dhe ekspert\u00eb t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb medias t\u00eb cil\u00ebt konsiderojn\u00eb se ai kufizon t\u00eb drejt\u00ebn e shprehjes dhe do t\u00eb dekurajoj\u00eb portalet t\u00eb ofrojn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e komentimit. Sipas tyre, portalet kan\u00eb rol nd\u00ebrmjet\u00ebsues dhe mund t\u00eb mbahen p\u00ebrgjegj\u00ebs vet\u00ebm n\u00ebse refuzojn\u00eb t\u00eb largojn\u00eb p\u00ebrmbajtje t\u00eb kund\u00ebrligjshme.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimi rreth k\u00ebtij precedenti gjyq\u00ebsor varet nga rrethanat n\u00eb t\u00eb cilat ushtrohet liria e shprehjes. N\u00eb vende t\u00eb zhvilluara mediat serioze kujdesen q\u00eb komentet t\u00eb filtrohen, ato p\u00ebrqendrohen kryesisht n\u00eb tem\u00ebn e trajtuar dhe pala e d\u00ebmtuar mund t\u00eb realizoj\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e saj p\u00ebrmes gjykatave. N\u00eb Kosov\u00eb e rajon k\u00ebto kushte ende nuk jan\u00eb krijuar. Prandaj, n\u00eb vendet e Europ\u00ebs Juglindore vendimi q\u00eb kufizon portalet nuk u kritikua shum\u00eb dhe n\u00eb fakt u mir\u00ebprit. Nj\u00eb num\u00ebr i madh i komenteve n\u00eb portale t\u00eb rajonit jan\u00eb t\u00eb nivelit t\u00eb ul\u00ebt, shpesh me p\u00ebrmbajtje ilegale dhe viktima duhet t\u00eb ballafaqohet me sistem gjyq\u00ebsor t\u00eb brisht\u00eb. P\u00ebr shembull, YIHR-ja gjeti gjat\u00eb monitorimit nj\u00ebvje\u00e7ar q\u00eb shumica e portaleve n\u00eb Kosov\u00eb nuk i filtrojn\u00eb komentet dhe lejojn\u00eb shprehje shpif\u00ebse, k\u00ebrc\u00ebnime dhe gjuh\u00eb t\u00eb urrejtjes. T\u00eb gjetura t\u00eb nj\u00ebjta jan\u00eb publikuar edhe n\u00eb Mal t\u00eb Zi dhe Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Ky trend ka nxitur disa shtete t\u00eb nd\u00ebrmarrin masa m\u00eb radikale. Parlamenti i Republik\u00ebs Serbe n\u00eb Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00eb k\u00ebt\u00eb vit \u00ebsht\u00eb kritikuar p\u00ebr miratimin e Ligjit p\u00ebr Qet\u00ebsi dhe Rend Publik q\u00eb kategorizon mediat sociale si \u201chap\u00ebsir\u00eb publike\u201d. Sipas k\u00ebtij ligji, ata q\u00eb kritikojn\u00eb pun\u00ebn e institucioneve publike p\u00ebrmes mediave sociale do t\u00eb d\u00ebnohen. N\u00eb Shqip\u00ebri po ashtu k\u00ebt\u00eb vit \u00ebsht\u00eb propozuar nj\u00eb projektligj sipas s\u00eb cilit publikuesit e komenteve do t\u00eb bartin p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr botimin ose moslargimin e m\u00ebnj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb komenteve q\u00eb cenojn\u00eb nderin, personalitetin dhe reputacionin e nj\u00eb personi. M\u00eb 2013 n\u00eb Kosov\u00eb ishte diskutuar draftimi i projektligjit p\u00ebr portale, por fatmir\u00ebsisht ky projekt nuk \u00ebsht\u00eb jet\u00ebsuar ende.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr legjislacion dhe vendime gjyq\u00ebsore q\u00eb kufizojn\u00eb lirin\u00eb e shprehjes u takon edhe mediave. Ato do t\u00eb duhej t\u00eb tregoheshin m\u00eb proaktive n\u00eb menaxhimin e materialeve q\u00eb publikojn\u00eb dhe kjo do t\u00eb zvog\u00eblonte iniciativat e qeverive q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhyjn\u00eb n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e shprehjes. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, kur ballafaqohen me iniciativa t\u00eb tilla, mediat nuk do t\u00eb duhej t\u00eb anonin nga zgjidhjet e lehta q\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb vet\u00eb-censurim si\u00e7 ka ndodhur me mbylljen e komenteve nga disa portale.<\/p>\n<p>Ekzistojn\u00eb \u201ctruqe\u201d q\u00eb zvog\u00eblojn\u00eb rreziqet ligjore p\u00ebr portale n\u00eb administrimin e komenteve si: hartimi i udh\u00ebzuesit p\u00ebr kriteret e komenteve si\u00e7 ka b\u00ebr\u00eb The Guardian dhe The New York Times; regjistrimi i lexuesit, lejimi i komenteve p\u00ebr shkrimin dhe jo sulmet personale, faktet e pav\u00ebrteta dhe gjuh\u00ebn e urrejtjes; lejimi i komenteve n\u00eb lajme politike ditore dhe n\u00eb kolumne dhe jo n\u00eb lajme t\u00eb ndjeshme; lejimi i komentimit t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm disaor\u00ebsh, ofrimi i butonit \u201cnjofto\u201d dhe kontaktit t\u00eb dedikuar p\u00ebr ankesa. P\u00ebr t\u00eb pasur efekt, k\u00ebto k\u00ebshilla ligjore duhet t\u00eb zbatohen t\u00eb gjitha nj\u00ebkoh\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Komentet sjellin p\u00ebrfitim financiar, jan\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb menaxhueshme, k\u00ebrkojn\u00eb p\u00ebrkushtim dhe njohuri ligjore. Aktualisht sulmet personale, faktet e paverifikuara dhe k\u00ebrc\u00ebnimet dominojn\u00eb p\u00ebrmbajtjen e tyre. Por, mbyllja e t\u00ebr\u00ebsishme e tyre cenon lirin\u00eb e shprehjes dhe s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb individit p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb diskutime t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve me interes publik dhe mediat duhet t\u00eb gjejn\u00eb form\u00eb t\u00eb ofrojn\u00eb diskutime kualitative online.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\"><\/div>\n<div class=\"share\">\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata m\u00eb e lart\u00eb europiane p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut k\u00ebrkon q\u00eb portalet t\u2019i largojn\u00eb menj\u00ebher\u00eb komentet shpif\u00ebse. &nbsp; Dilemave t\u00eb sht\u00ebpive mediale gjithandej Europ\u00ebs rreth p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb ligjore p\u00ebr komentet e lexuesve n\u00eb portale u \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur p\u00ebrfundimisht Gjykata Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut (GjEDNj) me vendimin e saj n\u00eb rastin Delfi As kund\u00ebr [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":447,"featured_media":10572,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[1930,1328],"ppma_author":[1034],"class_list":["post-4350","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized","tag-gjykata","tag-ligji"],"authors":[{"term_id":1034,"user_id":447,"is_guest":0,"slug":"flutura-kusari","display_name":"Flutura Kusari","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/foto1-1.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/foto1-1.jpg"},"user_url":"","last_name":"Kusari","first_name":"Flutura","description":"Flutura Kusari \u00ebsht\u00eb juriste e s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb medias dhe aktiviste p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut. Ajo monitoron zhvillimet q\u00eb nd\u00ebrlidhen me lirin\u00eb e shprehjes dhe t\u00eb medias n\u00eb Kosov\u00eb dhe avokon p\u00ebr mbrojtje t\u00eb gazetar\u00ebve dhe punonj\u00ebsve t\u00eb mediave. Flutura punon si k\u00ebshilltare e lart\u00eb ligjore n\u00eb Qendr\u00ebn Europiane p\u00ebr \r\nLiri t\u00eb Shtypit dhe Medias (ECPMF) n\u00eb Leipzig, Gjermani. P\u00ebrgjat\u00eb pun\u00ebs s\u00eb saj, ajo ka mb\u00ebshtetur qindra gazetar\u00eb n\u00eb Europ\u00eb q\u00eb ballafaqohen me padi, ndjekje penale dhe rreziqe t\u00eb tjera. Flutura avokon para institucioneve europiane p\u00ebr legjislacion dhe politika m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr mediat dhe gazetar\u00ebt. Flutura \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr themelueset e Koalicionit Kund\u00ebr Padive SLAPP n\u00eb Europ\u00eb (CASE) dhe sh\u00ebrben si eksperte p\u00ebr Bashkimin Evropian dhe K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs n\u00eb draftimin e legjislacionit kund\u00ebr Padive Strategjike Kund\u00ebr Pjes\u00ebmarrjes Publike. Ajo ka doktoratur\u00eb n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e medias nga Universiteti i Gentit, Belgjik\u00eb."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4350","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/447"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4350"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4350\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10573,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4350\/revisions\/10573"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10572"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4350"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4350"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4350"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4350"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}