{"id":4361,"date":"2015-08-20T13:23:50","date_gmt":"2015-08-20T11:23:50","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4361"},"modified":"2024-11-21T13:26:52","modified_gmt":"2024-11-21T11:26:52","slug":"lidhjet-e-reja-mekanike-humbja-e-romances","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/uncategorized\/lidhjet-e-reja-mekanike-humbja-e-romances\/","title":{"rendered":"Lidhjet e reja mekanike: Humbja e romanc\u00ebs"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<h3><\/h3>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Natyrisht, e ka m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb problem.<\/p>\n<p>Ne jo vet\u00ebm q\u00eb po i bartim dhe po i trash\u00ebgojm\u00eb shum\u00eb probleme bot\u00ebrore si marr\u00ebdh\u00ebniet e tendosura nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ndryshimet klimatike, degradimi i mjedisit, pabarazia ekonomike, varf\u00ebria dhe terrorizmi global.<\/p>\n<p>Por po p\u00ebrballemi edhe me disa sfida t\u00eb tjera themelore q\u00eb lidhen me natyr\u00ebn e jet\u00ebs ton\u00eb personale, si nj\u00eb gjenerat\u00eb q\u00eb l\u00ebviz\u00eb n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb. Si t\u00eb till\u00eb ne po prijm\u00eb n\u00eb formimin e normave t\u00eb reja shoq\u00ebrore n\u00eb kontekst t\u00eb mardh\u00ebnieve personale, dashuris\u00eb, lidhjeve romantike dhe krijimit t\u00eb familjes me karakter global.<\/p>\n<p>P\u00ebrderisa n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn njer\u00ebzit kan\u00eb lindur, jetuar dhe vdekur jo shum\u00eb larg prej vendlindjes, ne sot rritemi, biem n\u00eb dashuri dhe krijojm\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb vende e shtete t\u00eb ndryshme, e nganj\u00ebher\u00eb edhe kontinente t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Ky lloj globalizimi i jet\u00ebs ka ndikuar fuqish\u00ebm edhe n\u00eb jet\u00ebn time t\u00eb nisur n\u00eb Prishtin\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb vazhduar m\u00eb pas n\u00eb Blagovgrad t\u00eb Bullgaris\u00eb dhe n\u00eb Boston t\u00eb Amerik\u00ebs p\u00ebr studime pasuniversitare. T\u00eb nj\u00ebjtin ndikim e v\u00ebrej edhe te rrethi im i ngusht\u00eb shoq\u00ebror.<\/p>\n<p>Shumica e shoqeve dhe shok\u00ebve t\u00eb mi nga dit\u00ebt universitare jetojn\u00eb jasht\u00eb vendlindjes s\u00eb tyre, shum\u00eb prej tyre e flasin m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb gjuh\u00eb dhe nuk \u00ebsht\u00eb se jan\u00eb duke planifikuar t\u00eb \u201crehatohen\u201d n\u00eb vendin ku kan\u00eb lindur, ose n\u00eb vendin ku ndodhen aktualisht.<\/p>\n<p>Gjithashtu, shumica e k\u00ebtyre t\u00eb rinj\u00ebve jan\u00eb n\u00eb krijim e sip\u00ebr t\u00eb nj\u00eb familje multikulturore, ku f\u00ebmij\u00ebt do t\u00eb flasin paralelisht rrjedhsh\u00ebm dy gjuh\u00eb prej mosh\u00ebs parashkollore, ku bisedat do t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb larmishme, gj\u00ebrat do t\u00eb diskutohen nga m\u00eb shum\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrime, e rrall\u00eb do t\u00eb kornizohen bardh\u00eb e zi.<\/p>\n<p>Natyrisht, fjala k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb p\u00ebr nj\u00eb grup mjaft uniform t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga t\u00eb rinj t\u00eb edukuar e ambicioz\u00eb t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb p\u00ebrfunduar, ose jan\u00eb duke p\u00ebrfunduar nj\u00eb nivel m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb arsimit dhe\/ose punojn\u00eb n\u00eb pun\u00eb e tregje konkurruese.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, para se t\u00eb krijohet kjo familje multi-kulturore dhe para se k\u00ebta t\u00eb rinj\u00eb t\u00eb arijjn\u00eb t\u00eb shijojn\u00eb t\u00eb bukurat e t\u00eb pasurit f\u00ebmij\u00eb poliglot apo melez, ata duhet t\u00eb navigojn\u00eb nj\u00eb bot\u00eb ku zemrat thyhen, njer\u00ebzit p\u00ebrshtaten e vendimet emocionale p\u00ebr t\u00eb cilat nuk kan\u00eb m\u00ebsuar shum\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb duhet t\u00eb merren. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, duhet t\u00eb navigojn\u00eb nj\u00eb bot\u00eb ku tendenca p\u00ebr ta mekanizuar ndjenj\u00ebn e dashuris\u00eb, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb norm\u00eb e pranueshme, n\u00ebse jo e k\u00ebrkuar shoq\u00ebrore &#8211; gj\u00eb q\u00eb padyshim \u00ebsht\u00eb n\u00eb proporcion t\u00eb zhdrejt\u00eb me prezenc\u00ebn e romanc\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb interesante q\u00eb t\u00eb shtjellohen rr\u00ebnj\u00ebt e evoluimit t\u00eb k\u00ebtyre trendeve q\u00eb fillojn\u00eb n\u00eb vitet universitare, ku lidhjet romantike kalojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb formative t\u00eb pjekuris\u00eb emocionale. Shpesh vendimet e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb merren n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb jan\u00eb t\u00eb lidhura n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb ose t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb me lidhjet romantike q\u00eb b\u00ebhen sinonim i asaj q\u00eb e n\u00ebnkuptojm\u00eb me dashurin\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo dinamik\u00eb e marr\u00ebdh\u00ebnieve personale fillon t\u00eb ndryshoj\u00eb duksh\u00ebm n\u00eb jet\u00ebn pasuniversitare, duke iu n\u00ebnshtruar presioneve t\u00eb ndryshme shoq\u00ebrore, familjare, karrier\u00ebs, e tregut t\u00eb pun\u00ebs \u2014 zgjedhje t\u00eb cilat imponojn\u00eb distanc\u00ebn fizike, koh\u00ebn dhe sfidat tjera q\u00eb i testojn\u00eb lidhjet afatgjate t\u00eb krijuara gjat\u00eb viteve t\u00eb hershme. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht,\u00a0k\u00ebto zgjedhje \u00e7ojn\u00eb deri te mekanizimi i ndjenj\u00ebs s\u00eb dashuris\u00eb &#8211; asaj ndjenje t\u00eb fort\u00eb e t\u00eb past\u00ebr, e cila n\u00eb kulminacionet e saja ka krijuar vepra m\u00eb t\u00eb bukura n\u00eb fush\u00ebn e artit, qofshin ato k\u00ebng\u00eb, poezi, piktura, vall\u00ebzime apo tregime.<\/p>\n<p>Natyrisht, peripeci t\u00eb tilla jet\u00ebsore gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve krijojn\u00eb dilema t\u00eb thella personale. Gjat\u00eb marrjes t\u00eb k\u00ebtyre vendimeve, t\u00eb rinjt\u00eb duhet ta vler\u00ebsojn\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e mar\u00ebdh\u00ebnies dhe mund\u00ebsin\u00eb e p\u00ebr mbijetes\u00ebn e saj n\u00eb koh\u00eb dhe distanc\u00eb. Duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb di\u00e7ka t\u00eb \u00e7uditshme si analizat mbi kostot dhe p\u00ebrfitimet e ndjenjave t\u00eb tyre, q\u00eb t\u00eb kuptojn\u00eb n\u00ebse ajo \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb investojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie do t\u00eb sjell\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrfitime se ajo prej t\u00eb cil\u00ebs duhet t\u00eb heqin dor\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb rastet kur numrat nuk p\u00ebrputhen dhe kur rezultati nuk \u00ebsht\u00eb i k\u00ebnaqsh\u00ebm, ata p\u00ebrballen me faktin se personi t\u00eb cilin e kan\u00eb par\u00eb si partner t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb jet\u00ebs, nj\u00eb dit\u00eb do ta kaloj\u00eb jet\u00ebn me dik\u00eb tjet\u00ebr. E un\u00eb e di nga p\u00ebrvoja se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb p\u00ebrbihet me v\u00ebshtir\u00ebsi &#8211; edhe n\u00eb ato raste kur jeta t\u00eb sjell\u00eb n\u00eb vende interesante dhe n\u00eb pun\u00eb q\u00eb t\u00eb japin k\u00ebnaq\u00ebsi.<\/p>\n<p>N\u00ebse e pyesni nj\u00eb \u00e7ift, i cili p\u00ebrkund\u00ebr t\u00eb gjitha sfidave ka vendosur ta mbaj\u00eb lidhjen n\u00eb distanc\u00eb, se kur nj\u00ebri prej tyre do t\u00eb l\u00ebviz\u00eb tek tjetri, e keni t\u00eb garantuar se do e largoni sh\u00ebndritjen prej fytyrave t\u00eb tyre brenda disa sekondash. T\u00eb jeni t\u00eb bindur se ata e kan\u00eb anashkaluar apo e kan\u00eb diskutuar k\u00ebt\u00eb pyetje shum\u00eb her\u00eb &#8211; gj\u00eb q\u00eb e b\u00ebn hapjen e k\u00ebtij diskutimi t\u00eb paduruesh\u00ebm dhe t\u00eb pad\u00ebshiruar.<\/p>\n<p>Mos prezenca fizike e atij\/asaj q\u00eb t\u00eb zgjon emocione, krijon shum\u00eb dyshime dhe nevoj\u00eb p\u00ebr siguri n\u00eb nj\u00eb lidhje romantike, gj\u00eb q\u00eb n\u00eb disa raste rezulton edhe n\u00eb shprehje t\u00eb tepruara t\u00eb k\u00ebsaj dashurie kros-platformash, n\u00eb rrjete sociale p\u00ebrmes fotove, poezive e fjal\u00ebve p\u00ebrk\u00ebdhel\u00ebse, p\u00ebr t\u2019i d\u00ebshmuar k\u00ebshtu, ndonj\u00ebher\u00eb m\u00eb shum\u00eb rrethit shoq\u00ebror sesa vet\u00ebvetes, se ata jan\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb \u00e7ift.<\/p>\n<p>Ndryshe, shprehja publike e dashuris\u00eb mund t\u2019ju vij\u00eb me m\u00eb shum\u00eb zor n\u00eb jet\u00eb reale, gj\u00ebra k\u00ebto q\u00eb shpesh shpijn\u00eb n\u00eb lidhje romantike t\u00eb shtremb\u00ebruara, q\u00eb sjellin m\u00eb shum\u00eb stres sesa rehati dhe siguri dhe q\u00eb i mbajn\u00eb \u00e7iftet, v\u00ebrtet t\u00eb dashuruara, shum\u00eb t\u00eb rezervuara ndaj nj\u00ebri-tjetrit.<\/p>\n<p><strong>Nga egoist\u00eb n\u00eb viktima<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb studimeve, besoja se fajtori kryesor p\u00ebr v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb n\u00eb lidhjet romantike ishte nd\u00ebrkomb\u00ebtarizimi i jet\u00ebs, si dhe nj\u00eb lloj egoizmi i ushqyer prej nj\u00eb kulture individualiste n\u00eb ndjekje t\u00eb mund\u00ebsive t\u00eb reja dhe josh\u00ebse. Megjithat\u00eb, me kalimin gradual nga jeta universitare n\u00eb jet\u00eb reale, kuptova se ka faktor\u00eb t\u00eb jasht\u00ebm mbi t\u00eb cil\u00ebt kemi pak kontroll dhe t\u00eb cil\u00ebt mund ta thyejn\u00eb ose t\u2019i v\u00ebjn\u00eb nj\u00eb taks\u00eb t\u00eb lart\u00eb nj\u00eb lidhje romantike.<\/p>\n<p>K\u00ebta faktor\u00eb t\u00eb jasht\u00ebm jan\u00eb m\u00eb t\u00eb rrept\u00eb, t\u00eb pafalsh\u00ebm, m\u00eb misterioz dhe tejkalimi i tyre mund t\u00eb jet\u00eb jasht\u00ebzakonisht i v\u00ebshtir\u00eb. Nj\u00eb nd\u00ebr faktor\u00ebt e till\u00eb t\u00eb gjithansh\u00ebm \u00ebsht\u00eb emigrimi, i cili ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb sprov\u00eb lidhjet romantike t\u00eb cilat p\u00ebrpiqen t\u00eb mbijetojn\u00eb n\u00eb distanca t\u00eb larg\u00ebta fizike dhe mungesa t\u00eb gjata kohore. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, emigrimi ka krijuar nj\u00eb dukuri t\u00eb re, ku marr\u00ebdh\u00ebniet dhe lidhjet romantike i ngjajn\u00eb m\u00eb shum\u00eb transaksioneve biznesore.<\/p>\n<p>N\u00eb bot\u00ebn e k\u00ebtyre \u00e7ifteve, martesa \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje strategjike p\u00ebr ta siguruar vazhdimin e marr\u00ebdh\u00ebnies n\u00eb koh\u00ebn e politikave t\u00eb ashpra t\u00eb emigrimit dhe t\u00eb ekonomis\u00eb s\u00eb dob\u00ebt, se sa q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shprehje romantike e p\u00ebrkushtimit zyrtar p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin para ligjit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shembull personal gjat\u00eb studimeve n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs e ilustron m\u00eb s\u00eb miri k\u00ebt\u00eb dilem\u00eb. Shoqja ime nga Ukraina dhe shoku im nga Suedia u desh q\u00eb ta p\u00ebrshpejtonin vendimin e tyre p\u00ebr t\u2019u martuar, sepse ligj\u00ebrisht nuk mund t\u00eb q\u00ebndronin bashk\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend.<\/p>\n<p>Problemi \u00ebsht\u00eb se n\u00eb momentin q\u00eb t\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrshpejtosh vendime t\u00eb tila (t\u00eb cilat n\u00eb rrethana t\u00eb tjera mund t\u00eb vinin edhe natyrsh\u00ebm) dhe duhet t\u00eb d\u00ebshmoni q\u00eb jeni apo keni qen\u00eb \u00e7ift p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb caktuar, duke angazhuar edhe d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb rregullt p\u00ebr t\u00eb krijuar vlefshm\u00ebrin\u00eb e marr\u00ebdh\u00ebnies tuaj, romanca n\u00eb lidhje t\u00eb tilla merr nj\u00eb rol gati dyt\u00ebsor, duke e shnd\u00ebrruar at\u00eb n\u00eb nj\u00eb proces mekanik, pa nj\u00eb vullnet t\u00eb lir\u00eb e t\u00eb natyrsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Sigurisht se v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb q\u00eb rrjedhin nga k\u00ebto vendime t\u00eb ngutshme mund t\u00eb tejkalohen p\u00ebr shumic\u00ebn e k\u00ebtyre \u00e7ifteve q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb martuara e t\u00eb lumtura p\u00ebr shum\u00eb vite, p\u00ebrkund\u00ebr faktit q\u00eb rrethanat e kuror\u00ebzimit t\u00eb dashuris\u00eb s\u00eb tyre ishin t\u00eb p\u00ebrshpejtuara. Megjithat\u00eb, un\u00eb k\u00ebtu shoh nj\u00eb korruptim apo shtremb\u00ebrim t\u00eb nj\u00eb lidhje t\u00eb denj\u00eb romantike, t\u00eb cilat i ndryshojn\u00eb rr\u00ebnj\u00ebsisht perceptimet tona se \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb, ose \u00e7far\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb dashuri sot.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, t\u00eb zgjedh\u00ebsh njeriun e jet\u00ebs t\u00ebnde, do t\u00eb thot\u00eb ta zgjedh\u00ebsh at\u00eb \u00e7do dit\u00eb, e ta v\u00ebsh at\u00eb zgjedhje n\u00eb sprov\u00eb p\u00ebrher\u00eb. T\u00eb zgjedh\u00ebsh t\u00eb fokusohesh \u00e7do dit\u00eb n\u00eb t\u00eb bukurat q\u00eb ai\/ajo po sjell\u00eb n\u00eb jet\u00ebn t\u00ebnde. Zgjedhjet gjysmake e me rezerva, edhe n\u00eb raste kur dashuria nuk mungon, sjellin ndjenja me t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb p\u00ebrballesh, edhe p\u00ebr ata q\u00eb njihen si shpirtra luftarak.<\/p>\n<p><strong>Emigrimi \u00ebsht\u00eb vdekja e romanc\u00ebs p\u00ebr t\u00eb dashuruarit e shekullit XXI<\/strong><\/p>\n<p>Emigrimi, si dhe presioni ekonomik e social, ka arritur ta ndryshoj\u00eb karakterin e lidhjeve romantike, duke i shnd\u00ebrruar ato n\u00eb vendime mekanike p\u00ebrfituese, m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb aspektin biznesor se emocional. Dikur, industria e martesave p\u00ebr viza, qoft\u00eb ajo p\u00ebr dashuri, apo p\u00ebr kompensim, p\u00ebr mua ishte nj\u00eb koncept i \u00e7uditsh\u00ebm apo edhe i papranuesh\u00ebm, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb tani numri i njer\u00ebzve t\u00eb cil\u00ebt i njoh q\u00eb martohen para kohe p\u00ebr arsye t\u00eb dokumentacionit ose t\u00eb pun\u00ebs \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i madh, si nga ana e kosovar\u00ebve ashtu edhe t\u00eb huajve.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb fituar lejen e q\u00ebndrimit n\u00eb Amerik\u00eb, p\u00ebr shembull, martesa me nj\u00eb n\u00ebnshtetas amerikan mbetet forma m\u00eb e zakonshme e praktikuar nga shtetasit e huaj. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Qendr\u00ebs p\u00ebr Studime t\u00eb Imigrimit n\u00eb Washington, DC, n\u00eb mes t\u00eb vitit 1998 e 2007, m\u00eb shum\u00eb se 2.3 milion\u00eb shtetas t\u00eb huaj kan\u00eb fituar leje t\u00eb p\u00ebrhershme t\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb Amerik\u00eb, p\u00ebrmes Kartonit t\u00eb Gjelb\u00ebr, me an\u00eb t\u00eb martesave me qytetar\u00eb amerikan\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, m\u00eb shum\u00eb se 25 p\u00ebrqind t\u00eb Kartonave t\u00eb Gjelb\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb vitin 2007 kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebshort\u00ebt e qytetar\u00ebve amerikan\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb numri i karton\u00ebve t\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebshort\u00ebt e qytetar\u00ebve amerikan\u00eb gjat\u00eb viteve 2006 e 2007 arriti t\u00eb jet\u00eb dyfish m\u00eb i madh se p\u00ebr t\u00eb gjitha kategorit\u00eb e pun\u00ebsimit t\u00eb emigrant\u00ebve t\u00eb marra s\u00eb bashku.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, shum\u00eb emigrant\u00eb t\u00eb tjer\u00eb vendosin t\u00eb futen n\u00eb Amerik\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jo ligjore, vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019iu bashkuar m\u00eb pas partner\u00ebve t\u00eb vet me q\u00ebndrim t\u00eb ligjsh\u00ebm n\u00eb Amerik\u00eb. Me k\u00ebt\u00eb rast shqyrtohet nj\u00eb num\u00ebr i madh i peticioneve p\u00ebr bashkim familjar, n\u00eb mesin e atyre q\u00eb jan\u00eb futur n\u00eb Amerik\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jo t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>K\u00ebto bashkime aprovohen edhe n\u00eb mesin e \u00e7ifteve q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb njohur vet\u00ebm p\u00ebrmes internetit, pa u takuar ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb jet\u00eb reale. Andaj, nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u habitur se martesa me nj\u00eb qytetar amerikan \u00ebsht\u00eb rruga m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr fitimin e n\u00ebnshtet\u00ebsis\u00eb amerikane p\u00ebr shtetas t\u00eb huaj. E ky fenomen i shp\u00ebrndar\u00eb gjithandej i \u201cmartes\u00ebs p\u00ebr letra\u201d, ka kontribuuar n\u00eb thellimin e nj\u00eb dukurie shoq\u00ebrore q\u00eb ka rezultuar n\u00eb nj\u00eb \u201ckorruptim\u201d t\u00eb lidhjeve romantike, q\u00eb m\u00eb par\u00eb kishin ndodhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb natyrale.<\/p>\n<p>W.C. Fields kishte shkruar nj\u00ebher\u00eb se, \u201cp\u00ebr \u00e7do gj\u00eb q\u00eb vlen ta kesh, ja vlen edhe t\u00eb mashtrosh\u201d. N\u00eb Kosov\u00eb, por edhe n\u00eb vendet tjera, ku kushtet e v\u00ebshtira ekonomike kan\u00eb dominuar kaher\u00eb, industria e martesave p\u00ebr viza \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen q\u00eb ka marr\u00eb p\u00ebrmasa alarmante. Shembuj m\u00eb t\u00eb zakonsh\u00ebm t\u00eb industris\u00eb s\u00eb martesave p\u00ebr viza, jan\u00eb martesa me marr\u00ebveshje ku pala tjet\u00ebr fiton p\u00ebrfitime financiare; martesa ku nj\u00ebra pal\u00eb mashtrohet dhe mbetet zem\u00ebrthyer; si dhe martesa t\u00eb aranzhuara &#8211; n\u00eb kultura ku ky lloj i martesave \u00ebsht\u00eb i popullarizuar, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb deri n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb edhe n\u00eb kultur\u00ebn ton\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb ishte ilustruar edhe n\u00eb nj\u00eb shkrim nga David Seminara, konsul n\u00eb ambasad\u00ebn amerikane n\u00eb Shkup. Seminara kishte intervistuar me qindra shqiptar\u00eb nga Maqedonia dhe Kosova, t\u00eb sapomartuar p\u00ebrmes martesave t\u00eb aranzhuara. N\u00eb k\u00ebto raste shumica e peticionar\u00ebve amerikan\u00eb jan\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb natyralizuar, prind\u00ebrit e t\u00eb cil\u00ebve d\u00ebshirojn\u00eb q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt ta mbajn\u00eb kultur\u00ebn shqiptare duke i martuar ata me gra shqiptare nga m\u00ebm\u00ebdheu. K\u00ebshtu, rasti i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb shembull i fuqish\u00ebm i skenarit n\u00eb t\u00eb cilin romanca bie viktim\u00eb e nj\u00eb ambienti ku bashkimi i dy personave t\u00eb rinj shpesh ndodh n\u00ebn rrethana \u201cartificiale\u201d e t\u00eb aranzhuara, sikur ky t\u00eb ishte nj\u00eb obligim, nj\u00eb detyr\u00eb, e jo nj\u00eb bashkim natyral i rr\u00ebnjosur n\u00eb p\u00ebrkushtim emocional dhe dashuri.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, p\u00ebrtej faktit se emigrimii mund te? cile?sohet si vdekja e romance?s pe?r te? dashuruarit e shekullit nje?zet e nje?, duket se lidhjet romantike sot kan\u00eb ndryshuar edhe ne? aspekte tjera. Duket sikur t\u00eb qenit n\u00eb dashuri tani kushton m\u00eb shum\u00eb, si dhe \u00e7do mund\u00ebsi e re t\u00eb v\u00eb n\u00eb presion p\u00ebr t\u00eb mbrojtur dhe p\u00ebr t\u00eb luftuar p\u00ebr at\u00eb q\u00eb beson se ka r\u00ebnd\u00ebsi.<\/p>\n<p>Gjithsesi, jeta \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e shkurt\u00ebr p\u00ebr ta injoruar romanc\u00ebn, e cila duhet t\u00eb gjej\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb mbizot\u00ebroj\u00eb p\u00ebrtej politikave jo t\u00eb menduara mir\u00eb t\u00eb emigrimit, si dhe munges\u00ebs t\u00eb aft\u00ebsive tona vendimmarr\u00ebse q\u00eb nd\u00ebrlidhen me emocionet \u2013 aft\u00ebsi k\u00ebto t\u00eb cilat nuk na i m\u00ebsojn\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; Natyrisht, e ka m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb problem. Ne jo vet\u00ebm q\u00eb po i bartim dhe po i trash\u00ebgojm\u00eb shum\u00eb probleme bot\u00ebrore si marr\u00ebdh\u00ebniet e tendosura nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ndryshimet klimatike, degradimi i mjedisit, pabarazia ekonomike, varf\u00ebria dhe terrorizmi global. Por po p\u00ebrballemi edhe me disa sfida t\u00eb tjera themelore q\u00eb lidhen me natyr\u00ebn e jet\u00ebs [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":3,"featured_media":10575,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[1931,1932,1439],"ppma_author":[254],"class_list":["post-4361","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized","tag-lidhjet","tag-romanca","tag-te-rinjte"],"authors":[{"term_id":254,"user_id":0,"is_guest":1,"slug":"emira-ajeti","display_name":"Emira Ajeti","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/Emira-Ajeti.jpeg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/Emira-Ajeti.jpeg"},"user_url":"","last_name":"","first_name":"","description":"Emira Ajeti ka diplomuar me titullin Bachelor n\u00eb Universitetin Amerikan n\u00eb Bullgari (AUBG) dhe Master n\u00eb Administrim Biznesi (MBA). Ka punuar p\u00ebr Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs \u2013 Ministrin\u00eb e Ekonomis\u00eb dhe Financave \u2013 ku ka menaxhuar marr\u00ebdh\u00ebniet me institucionet financiare, ve\u00e7an\u00ebrisht me Bank\u00ebn Bot\u00ebrore, FMN-n\u00eb dhe BERZH-in. Gjithashtu, ajo ka gjasht\u00eb vjet p\u00ebrvoj\u00eb pune n\u00eb menaxhimin e projekteve n\u00eb sektorin privat dhe t\u00eb OJQ-ve, n\u00eb Evrop\u00ebn Juglindore dhe SHBA."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4361","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4361"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4361\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10576,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4361\/revisions\/10576"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10575"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4361"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4361"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4361"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4361"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}