{"id":4402,"date":"2021-10-18T14:31:18","date_gmt":"2021-10-18T12:31:18","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4402"},"modified":"2024-11-18T14:32:39","modified_gmt":"2024-11-18T12:32:39","slug":"serbia-e-weimarit-drejt-serbise-naziste","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/uncategorized\/serbia-e-weimarit-drejt-serbise-naziste\/","title":{"rendered":"Serbia e Weimarit drejt Serbis\u00eb Naziste"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<h3><\/h3>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>Libri \u201cHistoria e shkurt\u00ebr e Republik\u00ebs s\u00eb Weimarit\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb e p\u00ebrgjithshme e nj\u00eb prej shteteve kryesore p\u00ebr ngjarjet tragjike t\u00eb shekullit 20, Gjermanis\u00eb. Libri analizon rrug\u00ebtimin politik t\u00eb Gjermanis\u00eb nga dalja si humb\u00ebse nga Lufta e Par\u00eb Bot\u00ebrore e deri tek ardhja n\u00eb pushtet e nazist\u00ebve n\u00eb krye me Adolf Hitlerin. Boshti i librit \u00ebsht\u00eb analiza e r\u00ebnies s\u00eb demokracis\u00eb s\u00eb Weimarit n\u00eb dor\u00ebn e regjimit totalitar t\u00eb Hitlerit.<\/p>\n<p>Gjermania si nj\u00eb prej shkaktar\u00ebve kryesor\u00eb t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore kishte dal\u00eb nga kjo luft\u00eb si humb\u00ebse. Mbi t\u00eb ishte r\u00ebnduar edhe Traktati i Versaj\u00ebs, i cili ia kishte kufizuar ushtrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb pap\u00ebrfillsh\u00ebm, i kishte marr\u00eb shum\u00eb territore dhe e kishte obliguar me reperacione t\u00eb shtrenjta lufte. Te gjerman\u00ebt ishte krijuar ajo q\u00eb quhet \u201cmiti i thik\u00ebs pas shpine\u201d. Gjerman\u00ebt besonin se e kishin fituar luft\u00ebn n\u00eb terren, por e kishin humbur n\u00eb tavolin\u00eb, duke faj\u00ebsuar t\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tradhti.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet e para pasluft\u00ebs, Gjermania ishte katandisur n\u00eb nj\u00eb aren\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjakshme, fillimisht nga vet\u00eb lufta, e pastaj edhe nga revolucione dhe kund\u00ebr-revolucione t\u00eb majta e t\u00eb djathta, secila m\u00eb tep\u00ebr e dhunshme se tjetra. Ekonomia ishte st\u00ebrkequr n\u00eb luft\u00eb dhe po vazhdonte t\u00eb shkat\u00ebrrohej n\u00eb p\u00ebrgjakjet e pasluft\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst lind edhe Republika e Weimarit. P\u00ebr shkak q\u00eb Berlini ishte i rrethuar nga forcat paramilitare revolucionare, republika u shpall n\u00eb qytetin e vog\u00ebl t\u00eb Weimarit, nga ku e morri edhe emrin. Ngadal\u00eb por sigurt, kjo republik\u00eb arriti ta shtrinte sovranitetin n\u00eb t\u00ebr\u00eb territorin gjerman dhe prej vitit 1923 e tutje e vendosi nj\u00eb gjendje stabile n\u00eb ekonomi e rend, megjith\u00ebse rendi i saj politik mbeti shum\u00eb fragjil. Periudha deri n\u00eb Depresionin e Madh ekonomik t\u00eb vitit 1929 njihet si periudha e art\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb relative n\u00eb t\u00eb gjitha sferat e jet\u00ebs.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, Republika e Weimarit, e themeluar n\u00eb rendin e Versaj\u00ebs, perceptohej nga gjerman\u00ebt dhe politik\u00ebb\u00ebr\u00ebsit gjerman\u00eb si periudh\u00eb kalimtare. Me kushtet e r\u00ebnda t\u00eb Versaj\u00ebs gjerman\u00ebt ndiheshin t\u00eb posht\u00ebruar dhe krenaria e tyre komb\u00ebtare ishte prekur. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, edhe n\u00eb situatat e qeta n\u00eb periudh\u00ebn e viteve \u201820 edhe p\u00ebr politikan\u00ebt m\u00eb t\u00eb moderuar gjerman\u00eb si Strasemann, q\u00ebllimi par\u00ebsor ishte revizioni i rendit t\u00eb Versaj\u00ebs. Kur gjendja ekonomike u radikalizua pas Depresionit t\u00eb Madh, ku nj\u00eb kerr para nuk mjaftonin p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nj\u00eb buk\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb devalvimit t\u00eb monedh\u00ebs dhe kur shumica mbet\u00ebn pa pun\u00eb, gjerman\u00ebt kthyen fytyrat kah alternativat ekstremiste si ajo e nazist\u00ebve. Deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, ndon\u00ebse q\u00ebllimi i t\u00eb gjith\u00eb politikan\u00ebve gjerman\u00eb ishte revizioni, pra shmangia e rendit t\u00eb Versaj\u00ebs, ata nuk hoq\u00ebn dor\u00eb nga mjetet paq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Me ardhjen e Hitlerit k\u00ebto mjete do t\u00eb ndryshonin ashtu q\u00eb t\u00eb shkaktonin luft\u00ebn m\u00eb barbare n\u00eb histori t\u00eb njer\u00ebzimit. \u00cbsht\u00eb dashur q\u00eb forcat ushtarake t\u00eb Aleat\u00ebve t\u00eb hynin deri n\u00eb Berlin p\u00ebr ta kryer procesin e denacifikimit nj\u00eb her\u00eb e mir\u00eb. Pra, p\u00ebrkund\u00ebr ndryshimit t\u00eb mjeteve dhe metod\u00ebs, periudha n\u00eb mes t\u00eb dy luft\u00ebrave p\u00ebr Gjermanin\u00eb \u00ebsht\u00eb periudha e p\u00ebrpjekjes p\u00ebr revizion, rikthim, dhe rimodelim t\u00eb politik\u00ebs dhe kufijve evropian\u00eb dhe, p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb, te gjerman\u00ebt dhe politik\u00ebb\u00ebr\u00ebsit e tyre, q\u00eb ishin vazhdim\u00ebsi e kuadrit politik t\u00eb paraluft\u00ebs, ekzistonte nj\u00eb gjendje psiko-politike e ndjenj\u00ebs s\u00eb tradhtis\u00eb nga \u201ctjetri\u201d, nj\u00eb kompleks madh\u00ebshtie i ndrydhur padrejt\u00ebsisht nga lufta dhe rendi pas saj. Krejt kjo p\u00ebrpjekje do t\u00eb p\u00ebrfundonte, ndoshta p\u00ebrgjithmon\u00eb, me pushtimin e Berlinit nga forcat e Aleat\u00ebve.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb dihet q\u00eb n\u00eb nj\u00eb gjendje shum\u00eb t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrt psiko-politike \u00ebsht\u00eb edhe Serbia. Prej humbjes s\u00eb Kosov\u00ebs m\u00eb 1999 ajo ka punuar vazhdimisht p\u00ebr ta dob\u00ebsuar at\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ta kthej\u00eb nj\u00eb dit\u00eb dhe kjo vlen edhe pothuajse p\u00ebr t\u00eb gjitha shtetet e tjera ballkanike. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, nj\u00eb prej q\u00ebllimeve kryesore t\u00eb politik\u00ebs serbe \u00ebsht\u00eb revizioni dhe kuadri politik n\u00eb krye t\u00eb proceseve gjenocidale t\u00eb viteve \u201890 vazhdon t\u00eb jet\u00eb n\u00eb pushtet. Serbia nuk \u00ebsht\u00eb denacifikuar. Ajo nuk mohon q\u00eb n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme politike nuk do t\u00eb hyj\u00eb p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Kosov\u00eb dhe kjo po shihet edhe k\u00ebto dit\u00eb me provokimet e situat\u00ebs n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs dhe n\u00eb at\u00eb pjes\u00eb t\u00eb kufirit. Ajo nuk \u00ebsht\u00eb penduar dhe \u201cmiti i humbjes s\u00eb luft\u00ebs n\u00eb tavolin\u00eb e jo n\u00eb terren\u201d mbizot\u00ebron te populli serb dhe vendimmarr\u00ebsit e tij.<\/p>\n<p>Deri tash Serbia revizionin \u00ebsht\u00eb munduar ta realizoj\u00eb me mjete diplomatike. Por, ne jemi t\u00eb sigurt q\u00eb ajo e ka potencialin ta nxjerr\u00eb n\u00eb pah nj\u00eb Hitler\/Milosheviq t\u00eb ri, si\u00e7 po d\u00ebshmohet edhe k\u00ebto dit\u00eb. \u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr diplomacin\u00eb kosovare t\u00eb vihen n\u00eb pah vazhdimisht n\u00eb takime dhe diskutime me shtetet e tjera, sidomos me vendet evropiane dhe ShBA-n\u00eb, dhe po ashtu, n\u00eb media, akademi dhe forma t\u00eb tjera publike, kjo gjendje dhe k\u00ebto d\u00ebshira hegjemonike t\u00eb imperializmit t\u00eb shekullit 19 e 20 t\u00eb Serbis\u00eb, t\u00eb cilat edhe n\u00eb rast t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshjeje t\u00eb p\u00ebrfundimtare mes dy shteteve nuk mund t\u00eb shuhen aq leht\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, n\u00eb rast shp\u00ebrthimi, ajo gjendje do t\u00eb p\u00ebrfshinte n\u00eb konflikt edhe vendet e tjera, e sidomos shtetet evropiane, ShBA-n\u00eb, Rusin\u00eb, e edhe Kin\u00ebn.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Libri \u201cHistoria e shkurt\u00ebr e Republik\u00ebs s\u00eb Weimarit\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb e p\u00ebrgjithshme e nj\u00eb prej shteteve kryesore p\u00ebr ngjarjet tragjike t\u00eb shekullit 20, Gjermanis\u00eb. Libri analizon rrug\u00ebtimin politik t\u00eb Gjermanis\u00eb nga dalja si humb\u00ebse nga Lufta e Par\u00eb Bot\u00ebrore e deri tek ardhja n\u00eb pushtet e nazist\u00ebve n\u00eb krye me Adolf Hitlerin. Boshti i [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":37,"featured_media":9655,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[12,1885],"ppma_author":[48],"class_list":["post-4402","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized","tag-serbia","tag-weimar"],"authors":[{"term_id":48,"user_id":37,"is_guest":0,"slug":"berat-buzhala","display_name":"Berat Buzhala","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-3-1.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-3-1.jpg"},"user_url":"","last_name":"Buzhala","first_name":"Berat","description":""}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4402","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/37"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4402"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4402\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10469,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4402\/revisions\/10469"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9655"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4402"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4402"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4402"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4402"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}