{"id":4406,"date":"2021-10-15T16:07:53","date_gmt":"2021-10-15T14:07:53","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4406"},"modified":"2024-11-13T16:53:38","modified_gmt":"2024-11-13T14:53:38","slug":"qeveria-e-re-e-gjermanise-shenja-premtuese-per-integrimin-e-ballkanit-perendimor-ne-be-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/qeveria-e-re-e-gjermanise-shenja-premtuese-per-integrimin-e-ballkanit-perendimor-ne-be-2\/","title":{"rendered":"Qeveria e re e Gjermanis\u00eb: shenja premtuese p\u00ebr integrimin e Ballkanit per\u00ebndimor n\u00eb BE"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p><em style=\"font-size: 16px;\">Qeveria n\u00eb ardhje e koalicionit \u2018semafor\u2019 duhet t\u00eb kuptoj\u00eb rreziqet q\u00eb e rrethojn\u00eb BE-n\u00eb n\u00eb kufijt\u00eb e Ballkanit per\u00ebndimor \u2013 dhe t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb shtyrjen p\u00ebrpara t\u00eb integrimit n\u00eb BE p\u00ebr shtetet e rajonit.<\/em><\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<p>Gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb fundit n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor si kancelare e Gjermanis\u00eb, Angela Merkel u p\u00ebrpoq t\u00eb siguronte p\u00ebrs\u00ebri popujt e rajonit se pasardh\u00ebsi i saj do t\u00eb jet\u00eb i po aq p\u00ebrkushtuar sa ajo ndaj Ballkanit Per\u00ebndimor dhe t\u00eb ardhm\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Shum\u00eb qytetar\u00eb dhe politikan\u00eb t\u00eb rajonit adhurojn\u00eb Merkel-in p\u00ebr stilin e saj t\u00eb lidershipit dhe e shohin Berlinin si lojtar t\u00eb besuesh\u00ebm. Gjermania n\u00ebn Merkel-in ka qen\u00eb vendimtare n\u00eb nd\u00ebrmarrjen e hapave t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm sikurse procesi i negociatave mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb dhe Procesi i Berlinit \u2013 nism\u00eb q\u00eb synon t\u00eb inkurajoj\u00eb lider\u00ebt e rajonit q\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb p\u00ebrderisa i afrohen hyrjes n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Gjermania ka qen\u00eb gjithashtu vendimtare n\u00eb ndaljen e marr\u00ebveshjes s\u00eb dyshimt\u00eb t\u00eb shk\u00ebmbimit t\u00eb tokave mes Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs q\u00eb ishte p\u00ebrkrahur nga ish p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e lart\u00eb e BE-s\u00eb Federica Mogherini. Nd\u00ebrsa lidhur me \u00e7\u00ebshtjen e r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb kryesore, gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb fundit kancelarja n\u00eb largim hoqi t\u00eb zit\u00eb e ullirit t\u00eb thoshte se \u201c\u00ebsht\u00eb n\u00eb interes ton\u00eb absolut gjeostrategjik q\u00eb t\u2019i pranojm\u00eb v\u00ebrtet k\u00ebto vende n\u00eb Bashkimin Evropian.\u201d Ajo la t\u00eb kuptohet se boshll\u00ebku i l\u00ebn\u00eb pas nga evropian\u00ebt do t\u00eb mbushej nga influencat tjera n\u00eb rajon, duke e pasur fjal\u00ebn kryesisht p\u00ebr Kin\u00ebn dhe Rusin\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto vende, progresi drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE ka qen\u00eb i ngadalt\u00eb, q\u00eb mbase \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej shkaqeve t\u00eb prapakthimit demokratik t\u00eb rajonit n\u00eb koh\u00ebt e fundit. Nacionalizmi popullist tash \u00ebsht\u00eb forc\u00eb serioze, dhe s\u00eb bashku me mosfunksionimin e duhur t\u00eb mekanizmave t\u00eb\u00a0 kontrollit dhe balancit kan\u00eb krijuar rreziqe r\u00eb reja politike dhe p\u00ebr sigurin\u00eb n\u00eb rajon. Pretendimet identitare po shfryt\u00ebzohen n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb projekteve dhe ideve politike q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb demokracin\u00eb dhe synojn\u00eb ndryshime demografike p\u00ebrmes homogjenizimit etnik.<\/p>\n<p>Mes tyre \u00ebsht\u00eb ideja e\u00a0<em>Srpski svet\u00a0<\/em>\u2013 bot\u00ebs serbe; manipulimi i zgjedhjeve n\u00eb Bosnje dhe Hercegovin\u00eb; propozimet p\u00ebr ndryshim kufijsh mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb t\u00eb p\u00ebrkrahur n\u00eb koh\u00eb t\u00eb ndryshe nga lider\u00eb t\u00eb dy vendeve, korrupsioni, krimi i organizuar dhe emigrimi jan\u00eb rritur. Qytetar\u00ebt e Ballkanit Per\u00ebndimor kan\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb pak besim se do t\u2019i shohin ndonj\u00ebher\u00eb vendet e tyre n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Rreziqet p\u00ebr BE-n\u00eb jan\u00eb t\u00eb dukshme. \u00c7do lul\u00ebzim edhe m\u00eb i madh i lidershipit nacionalist dhe joliberal n\u00eb rajon do t\u00eb mund t\u00eb shkaktonte rr\u00ebshqitjen n\u00eb dhun\u00eb nd\u00ebretnike. Vet\u00ebm gjat\u00eb k\u00ebtij viti, rajoni ka par\u00eb festimin e \u201cDit\u00ebs s\u00eb Bashkimit\u201d serbe, nj\u00eb ngjarje e re q\u00eb u b\u00ebn thirrje t\u00eb gjith\u00eb serb\u00ebve q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor q\u00eb t\u00eb shfaqin flamurin komb\u00ebtar. Gjat\u00eb nj\u00eb z\u00ebnke me Kosov\u00ebn p\u00ebr tabelat e automjeteve, Serbia grumbulloi ushtrin\u00eb e saj buz\u00eb kufirit me Kosov\u00ebn dhe fluturoi aeroplan\u00eb ushtarak\u00eb brenda hap\u00ebsir\u00ebs ajrore kosovare, duke paralajm\u00ebruar se brenda or\u00ebve do t\u00eb nd\u00ebrhyjn\u00eb p\u00ebr t\u00eb \u201cmbrojtur\u201d serb\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb n\u00ebse NATO nuk do t\u00eb reagonte brenda 24 or\u00ebve. Kurse n\u00eb Mal t\u00eb Zi, ndikimi politik i aktor\u00ebve t\u00eb huaj dhe joshtet\u00ebror\u00eb \u2013 shumica nga Serbia, Rusia dhe kishat e tyre, dhe i organizatave politike t\u00eb ekstremit t\u00eb djatht\u00eb \u2013 \u00ebsht\u00eb rritur n\u00eb at\u00eb mas\u00eb sa t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnoj\u00eb stabilitetin e vendit dhe rajonit.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, do t\u00eb ishte gabim strategjik p\u00ebr Gjermanin\u00eb dhe BE-n\u00eb q\u00eb kjo t\u00eb lejohet t\u00eb vazhdoj\u00eb. Prandaj, qeveria e re gjermane ka mund\u00ebsin\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr t\u00eb punuar aktivisht me vendet dhe qytetar\u00ebt e rajonit, si edhe me shtetet an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb, p\u00ebr ta sjell\u00eb rajonin m\u00eb af\u00ebr BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Rezultati i zgjedhjeve federale t\u00eb shatatorit \u00ebsht\u00eb premtues n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim \u2013 t\u00eb pakt\u00ebn, koalicioni trepartiak n\u00eb ardhje nuk do t\u00eb lihet n\u00eb hije nga Partia e Popullit Evropiane [EPP], ashtu si i ngjau kristian demokrat\u00ebve dhe Merkel-it. EPP-ja i b\u00ebri ata m\u00eb ngurrues p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb ball\u00eb demokracive joliberale p\u00ebrbrenda Evrop\u00ebs sikurse Hungaria, partia n\u00eb pushtet e s\u00eb cil\u00ebs ka qen\u00eb an\u00ebtare e EPP-s\u00eb s\u00eb bashku me partin\u00eb e presidentit serb Aleksandar Vucic dhe partin\u00eb VMRO-DPMNE t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut.<\/p>\n<p>\u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, ndon\u00ebse politika evropiane nuk ka qen\u00eb ndonj\u00eb tem\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore n\u00eb Gjermani, kandidati p\u00ebr kancelar nga SPD-ja Olaf Scholz tha gjat\u00eb nj\u00eb debati televiziv se vizita e tij e par\u00eb jasht\u00eb vendit do t\u00eb ishte n\u00eb Paris. Nj\u00eb prej d\u00ebshtimeve t\u00eb Merkel-it ka qen\u00eb paaft\u00ebsia e saj q\u00eb t\u00eb siguroj\u00eb p\u00ebrkrahjen e presidentit Macron p\u00ebr zgjerimin n\u00eb rajon, kurse n\u00eb vitet e fundit Macron-i p\u00ebrkundrazi doli t\u00eb jet\u00eb pengesa kryesore p\u00ebr integrimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb Ballkanit n\u00eb BE. Scholz e di r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e bashk\u00ebpunimit t\u00eb af\u00ebrt me Franc\u00ebn sa i p\u00ebrket p\u00ebrforcimit t\u00eb kohezionit t\u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb BE-s\u00eb. Edhe kandidatja p\u00ebr kancelare nga Partia Gjelb\u00ebr Annalena Baerbock u p\u00ebrgjigj ngjash\u00ebm dhe kur u pyet se cilin kryeqytet do ta vizitonte t\u00eb parin, ajo tha Brukselin.<\/p>\n<p>Qeveria e re gjermane duhet t\u00eb punoj\u00eb aktivisht q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb konsensusin politik me shtetet tjera an\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb gjetur m\u00ebnyr\u00ebn p\u00ebr integrimin e rajonit dhe p\u00ebr t\u00eb zbutur influencat e huaja t\u00eb Kin\u00ebs dhe Rusis\u00eb. Edhe pse shum\u00ebpal\u00ebsh p\u00ebr nga natyra, Procesi i Berlinit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb format p\u00ebr p\u00ebrkrahjen e t\u00eb cilit Gjermania mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb shum\u00eb dhe ajo duhet t\u00eb zgjeroj\u00eb aktivitetet e saj p\u00ebrtej projekteve infrastrukturore. Koalicioni i ri i Gjermanis\u00eb mund t\u00eb nis\u00eb pun\u00ebn gjithashtu duke lobuar n\u00eb nivelin e shteteve an\u00ebtare dhe Komisionit Evropian q\u00eb t\u00eb gjashta vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor t\u00eb trajtohen barabar.<\/p>\n<p>Berlini duhet t\u00eb marr\u00eb seriozisht\u00a0<a href=\"https:\/\/www.politico.eu\/article\/oliver-varhelyi-eu-commissioner-enlargement-western-balkans-serbia-human-rights-democracy-rule-of-law\/\">raportimet e fundit se komisioneri p\u00ebr zgjerim Oliver Varhelyi<\/a>\u00a0favorizon hyrjen e Serbis\u00eb n\u00eb BE m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve dhe se po minimizon problemet demokratike. Ajo duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb presion q\u00eb komisioni ta hetoj\u00eb k\u00ebt\u00eb rast dhe t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi m\u00eb t\u00eb gj\u00ebr\u00eb si organ kolektiv. Procesi i zgjerimit i BE-s\u00eb \u00ebsht\u00eb tejet i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr rajonin p\u00ebr t\u2019u l\u00ebn\u00eb n\u00eb duart e t\u00eb em\u00ebruarve t\u00eb Orban-it, i cili orvatet ta d\u00ebmtoj\u00eb BE-n\u00eb nga brenda.<\/p>\n<p>P\u00ebr vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb tre partit\u00eb e qeveris\u00eb n\u00eb ardhje t\u00eb paraqiten si p\u00ebrkrah\u00ebse t\u00eb integrimit t\u00eb BE-s\u00eb. Partit\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb lart praktikat e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe demokracis\u00eb dhe jan\u00eb pro NATO-s dhe pro bashk\u00ebpunimit transatlantik. Q\u00eb t\u00eb trija jan\u00eb m\u00eb t\u00eb rrepta n\u00eb qasjen ndaj rritjes s\u00eb influcenc\u00ebs s\u00eb Kin\u00ebs, dhe t\u00eb pakt\u00ebn dy prej tyre nuk e shohin me simpati Rusin\u00eb, e cila shpesh ka luajtur rolin e aktorit t\u00eb huaj destruktiv n\u00eb pengimin e integrimit t\u00eb Ballkanit n\u00eb BE dhe NATO.<\/p>\n<p>Posa\u00e7\u00ebrisht t\u00eb Gjelbrit jan\u00eb relativisht armiq\u00ebsor ndaj Mosk\u00ebs dhe kategorikisht kund\u00ebr Nord Stream 2, duke th\u00ebn\u00eb se nd\u00ebrtimi i gazsjell\u00ebsit do t\u00eb p\u00ebrforconte regjimin autoritar rus. \u00cbsht\u00eb jetike q\u00eb koalicioni i ri t\u00eb kutpoj\u00eb rreziqet q\u00eb ekzistojn\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb kufijve t\u00eb BE-s\u00eb dhe t\u2019i p\u00ebrmbahet pohimeve t\u00eb angazhimit t\u00eb vazhduesh\u00ebm gjerman, p\u00ebr t\u00eb cilin foli Merkel pak para zgjedhjeve.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Ky artikull u botua n\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/ecfr.eu\/article\/germanys-new-government-promising-signs-for-western-balkans-eu-integration\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">K\u00ebshillin Evropian p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb Jashtme \u2013 ECFR<\/a>\u00a0\u2013 m\u00eb 13 tetor 2021.<\/p>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"time\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qeveria n\u00eb ardhje e koalicionit \u2018semafor\u2019 duhet t\u00eb kuptoj\u00eb rreziqet q\u00eb e rrethojn\u00eb BE-n\u00eb n\u00eb kufijt\u00eb e Ballkanit per\u00ebndimor \u2013 dhe t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb shtyrjen p\u00ebrpara t\u00eb integrimit n\u00eb BE p\u00ebr shtetet e rajonit. Gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb fundit n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor si kancelare e Gjermanis\u00eb, Angela Merkel u p\u00ebrpoq t\u00eb siguronte p\u00ebrs\u00ebri popujt e rajonit [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":3,"featured_media":10224,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[762],"ppma_author":[257],"class_list":["post-4406","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-germany"],"authors":[{"term_id":257,"user_id":0,"is_guest":1,"slug":"engjellushe-morina","display_name":"Engj\u00ebllushe Morina","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/Morina-Engjellushe.jpeg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/Morina-Engjellushe.jpeg"},"user_url":"","last_name":"","first_name":"","description":"Engjellushe Morina \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtore e lart\u00eb n\u00eb politik\u00eb me Programin p\u00ebr Evrop\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb K\u00ebshillin Evropian p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebniet e Jashtme. Ajo punon nga zyra e ECFR-s\u00eb n\u00eb Berlin. Ajo ka p\u00ebrvoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 18 vje\u00e7are n\u00eb hulumtim dhe pun\u00eb n\u00eb terren n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, integrimin Euro-Atlantik, nd\u00ebrtimin e paqes dhe transformimin e konfliktit, ekstremizmin e dhunsh\u00ebm, dialogun dhe nd\u00ebrmjet\u00ebsimin. Gjat\u00eb negociatave t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb mbi statusin politik t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb udh\u00ebhequr nga Presidenti Marti Ahtisaari, ajo sh\u00ebrbeu si eksperte dhe konsulente n\u00eb grupin e Trash\u00ebgimis\u00eb Kulturore brenda Ekipit t\u00eb Unitetit (2005-2007). Puna e saj u p\u00ebrqendrua n\u00eb mbrojtjen e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore dhe fetare n\u00eb Kosov\u00eb."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4406","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4406"}],"version-history":[{"count":5,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4406\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10227,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4406\/revisions\/10227"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10224"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4406"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4406"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4406"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4406"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}