{"id":4450,"date":"2021-09-22T10:36:53","date_gmt":"2021-09-22T08:36:53","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4450"},"modified":"2024-10-16T15:57:48","modified_gmt":"2024-10-16T13:57:48","slug":"cilesia-e-dobet-e-arsimit-dhe-mungesa-e-te-menduarit-kritik-te-te-rinjte-krijojne-cenueshmeri-ndaj-radikalizmit-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/opinion\/cilesia-e-dobet-e-arsimit-dhe-mungesa-e-te-menduarit-kritik-te-te-rinjte-krijojne-cenueshmeri-ndaj-radikalizmit-2\/","title":{"rendered":"Cil\u00ebsia e dob\u00ebt e arsimit dhe mungesa e t\u00eb menduarit kritik te t\u00eb rinjt\u00eb krijojn\u00eb cenueshm\u00ebri ndaj radikalizmit"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<h3>Cil\u00ebsia e dob\u00ebt e arsimit dhe mungesa e t\u00eb menduarit kritik te t\u00eb rinjt\u00eb krijojn\u00eb cenueshm\u00ebri ndaj radikalizmit<\/h3>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>Radikalizmi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb preokupim i vazhduesh\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb, mir\u00ebpo shpesh diskutimi injoron plot\u00ebsisht at\u00eb q\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb mendojn\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Opinionet e t\u00eb rinjve nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb plot\u00ebsisht jo vet\u00ebm nga organizatat hulumtuese, por edhe nga politik\u00ebb\u00ebr\u00ebsit, edhe pse radikalizmi i t\u00eb rinjve mund t\u00eb krijoj\u00eb potencialin m\u00eb t\u00eb d\u00ebmsh\u00ebm p\u00ebr paqen shoq\u00ebrore. Ky artikull bazohet n\u00eb intervista t\u00eb thella me shtat\u00eb t\u00eb rinj t\u00eb moshave dhe prejardhjeve t\u00eb ndryshme, me t\u00eb cil\u00ebt diskutova perspektivat e tyre p\u00ebr radikalizmin dhe m\u00ebnyr\u00ebn e trajtimit t\u00eb sfidave q\u00eb rrjedhin nga nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e till\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, t\u00eb rinjt\u00eb i shohin burimet e radikalizmit q\u00eb vijn\u00eb nga personat q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb ndryshime drastike n\u00eb shoq\u00ebri, pavar\u00ebsisht prejardhjes ideologjike t\u00eb ideve p\u00ebrkat\u00ebse. Radikalizmi shihet si rrezik p\u00ebr paqen n\u00eb Kosov\u00eb, duke qen\u00eb se t\u00eb rinjt\u00eb konsiderojn\u00eb q\u00eb personat radikal\u00eb kan\u00eb ide joracionale dhe q\u00ebndrojn\u00eb shum\u00eb besnik\u00eb ndaj k\u00ebtyre ideve, t\u00eb cilat mund t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb cenim t\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb komunitetit apo t\u00eb nd\u00ebrhyjn\u00eb n\u00eb institucionet tona demokratike. T\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi priren t\u00eb jen\u00eb m\u00eb pak radikal\u00eb, nd\u00ebrsa t\u00eb rinjt\u00eb q\u00eb nuk kan\u00eb qasje n\u00eb arsim cil\u00ebsor si dhe nuk kan\u00eb diskutim q\u00eb zhvillon mendimin kritik q\u00eb n\u00eb familje, shihen si m\u00eb t\u00eb preksh\u00ebm ndaj proceseve t\u00eb radikalizmit.<\/p>\n<p>Edukimi i mir\u00ebfillt\u00eb, me theks t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb te nxitja e formimit t\u00eb bindjeve personale p\u00ebrmes mendimit kritik, shihet si faktor ky\u00e7 n\u00eb nd\u00ebrtim t\u00eb rezilienc\u00ebs s\u00eb t\u00eb rinjve ndaj ideve ekstremiste. Prandaj, q\u00eb nd\u00ebrhyrjet n\u00eb parandalim t\u00eb p\u00ebrhapjes s\u00eb ideve radikale p\u00ebrmes nxitjes s\u00eb sfidimit t\u00eb mendimeve e bindjeve t\u00eb jen\u00eb m\u00eb efektive, ato duhet t\u00eb fillojn\u00eb q\u00eb nga mjedisi familjar e t\u00eb p\u00ebrforcohen gjat\u00eb shkollimit. Ky mendim mb\u00ebshtetet edhe nga hulumtuesja Agnese Macaluso, e cila e nxjerr n\u00eb pah mendimin kritik si rezistenc\u00eb\u00a0 kundrejt faktor\u00ebve q\u00eb nxisin radikalizmin.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me radikalizmin n\u00eb mesin e t\u00eb rinjve, familja shihet se luan nj\u00eb rol qendror, si n\u00eb krijimin e cenueshm\u00ebris\u00eb, ashtu edhe n\u00eb zhvillimin e mendimit racional dhe filtrimit t\u00eb ideve radikale, duke ushqyer rezilienc\u00ebn. T\u00eb rinjt\u00eb priren t&#8217;i adresojn\u00eb dhe testojn\u00eb besimet e tyre me njer\u00ebzit q\u00eb u besojn\u00eb, e q\u00eb shpesh jan\u00eb familjet e tyre. Ve\u00e7 k\u00ebsaj, n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve ata s\u00eb pari d\u00ebgjojn\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunsh\u00ebm po nga familja. Mund\u00ebsia e t\u00eb rinjve p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb bised\u00eb t\u00eb hapur me familjen e tyre \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme dhe ndikon n\u00eb mendimin kritik dhe racionalitetin e tyre.<\/p>\n<p>Familja mund t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb nxitjen e radikalizmit, kur nuk tregon interes p\u00ebr t&#8217;u angazhuar me an\u00ebtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb rinj n\u00eb mosh\u00eb, duke injoruar mendimet e pyetjet sfiduese t\u00eb tyre, por gjithashtu parandalon radikalizmin dhe b\u00ebn shk\u00ebputjen e t\u00eb rinjve nga besimet radikale q\u00eb mund t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb ekstremiz\u00ebm t\u00eb dhunsh\u00ebm, duke iniciuar diskutime q\u00eb lejojn\u00eb t\u00eb v\u00ebrehen t\u00eb dy k\u00ebndv\u00ebshtrimet p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tilla ideologjike. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, familja \u00ebsht\u00eb vendimtare p\u00ebr radikalizmin dhe deradikalizmin. Ky pretendim gjithashtu mb\u00ebshtetet gjer\u00ebsisht nga hulumtime t\u00eb pavarura. P\u00ebr shembull, Michele Grossman argumenton se familjet jan\u00eb \u201cgurthemel i p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr t\u00eb parandaluar dhe luftuar ekstremizmin e dhunsh\u00ebm&#8221;.<\/p>\n<p>Mendimi kritik midis t\u00eb rinjve shihet edhe si qasje n\u00eb burime t\u00eb ndryshme informacioni, por edhe si aft\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim informacionin n\u00eb t\u00eb cilin ata kan\u00eb qasje. Disa t\u00eb rinj rekrutohen leht\u00ebsisht nga nj\u00eb burim informacioni q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb radikal dhe kufizimet e tyre p\u00ebr t\u00eb pasur qasje n\u00eb burime t\u00eb tjera ndihmojn\u00eb n\u00eb radikalizmin e m\u00ebtejm\u00eb. Shkolla \u2013 ose sistemi arsimor n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi \u2013 shihet n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij problemi. Nga pik\u00ebpamja e nx\u00ebn\u00ebsve, shkollat n\u00eb Kosov\u00eb nuk arrijn\u00eb ta formojn\u00eb mendimin kritik, ve\u00e7an\u00ebrisht duke mos i inkurajuar ata t\u2019i sfidojn\u00eb informatat q\u00eb pranojn\u00eb. Shkollat n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb tendenc\u00eb t\u00eb ngjallin te nx\u00ebn\u00ebsit iden\u00eb se \u00e7do gj\u00eb q\u00eb lexojn\u00eb duhet t\u00eb besohet, duke filluar nga librat e teorit\u00eb e m\u00ebsuara n\u00eb shkoll\u00eb e p\u00ebr t\u00eb vazhduar pastaj jasht\u00eb saj. Do t\u00eb ishte m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme dhe e p\u00ebrshtatshme q\u00eb shkollat t\u00eb promovonin iden\u00eb se bindjet duhet t\u00eb formohen bazuar n\u00eb burime t\u00eb shumta informacioni.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, para se t\u2019u besojn\u00eb materialeve radikale e t\u00eb p\u00ebsojn\u00eb nga to, t\u00eb rinjt\u00eb do ta kishin rastin t\u00eb konsultoheshin me burime t\u00eb tjera, q\u00eb me gjas\u00eb jan\u00eb deradikalizuese, apo t\u00eb pakt\u00ebn u japin nj\u00eb perspektiv\u00eb t\u00eb re p\u00ebr bindjet q\u00eb jan\u00eb duke u formuar. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, shumica e shkollave nuk kan\u00eb programe debati t\u00eb cilat mund t\u00eb ofrojn\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit q\u00eb t\u2019i zhvillojn\u00eb aft\u00ebsit\u00eb e tyre kritike. Sipas nj\u00eb artikulli t\u00eb botuar n\u00eb European Journal of Education Research, &#8220;zhvillimi i aft\u00ebsive t\u00eb t\u00eb menduarit kritik te student\u00ebt p\u00ebrfshin t\u00eb m\u00ebsuarit e artit t\u00eb pezullimit t\u00eb gjykimit&#8221;. Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb nuk duhet t\u2019i nxitojm\u00eb n\u00eb dh\u00ebnien e gjykimit, por duhet t&#8217;i m\u00ebsojm\u00eb ta pezullojn\u00eb nxjerrjen e p\u00ebrfundimeve t\u00eb nxituara q\u00eb mb\u00ebshtesin bindje radikale, pa u konsultuar me burime t\u00eb ndryshme informacioni.<\/p>\n<p>Duke par\u00eb se r\u00ebnd\u00ebsia e mendimit kritik nga t\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ose tjet\u00ebr shihet si komponenti m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb parandalimin e radikalizmit, mund t\u00eb themi se \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb nj\u00eb kultur\u00eb e till\u00eb t\u00eb promovohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse n\u00eb Kosov\u00eb. Derisa vet\u00ebm nj\u00eb num\u00ebr i limituar i t\u00eb rinjve ka qasje n\u00eb programe t\u00eb pavarura q\u00eb kultivojn\u00eb mendimin e lir\u00eb, nj\u00eb program i till\u00eb duhet t\u00eb inkuadrohet n\u00eb kurrikulat m\u00ebsimore. Nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebhet fillimisht duke inkurajuar shfryt\u00ebzimin e shum\u00eb burimeve p\u00ebr m\u00ebsime shkollore, e pastaj edhe me programe t\u00eb ndryshme t\u00eb debatit formal ku preken tema me potencial t\u00eb nxitjes s\u00eb radikalizmit. P\u00ebrmes k\u00ebsaj, nx\u00ebn\u00ebsit e t\u00eb rinjt\u00eb m\u00ebsohen t\u00eb ken\u00eb mendim t\u00eb lir\u00eb e t\u00eb pavarur, gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb ndihmonte n\u00eb ndalimin e imponimit t\u00eb bindjeve radikale duke rritur rezilienc\u00ebn e komunitetit t\u00eb t\u00eb rinjve.<\/p>\n<p><em>Autorja \u00ebsht\u00eb asistente p\u00ebr hulumtim n\u00eb Qendr\u00ebn Kosovare p\u00ebr Studime t\u00eb Siguris\u00eb (QKSS) dhe ky artikull \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgatitur n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb hulumtimit t\u00eb organizat\u00ebs, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb projektit PAVE t\u00eb financuar nga BE-ja dhe skema Horizon 2020.<\/em><\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Cil\u00ebsia e dob\u00ebt e arsimit dhe mungesa e t\u00eb menduarit kritik te t\u00eb rinjt\u00eb krijojn\u00eb cenueshm\u00ebri ndaj radikalizmit Radikalizmi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb preokupim i vazhduesh\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb, mir\u00ebpo shpesh diskutimi injoron plot\u00ebsisht at\u00eb q\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb mendojn\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Opinionet e t\u00eb rinjve nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb plot\u00ebsisht jo vet\u00ebm nga organizatat hulumtuese, [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":213,"featured_media":8407,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[680,1166,837],"ppma_author":[1165],"class_list":["post-4450","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinion","tag-education","tag-radikalizmi","tag-youth"],"authors":[{"term_id":1165,"user_id":213,"is_guest":0,"slug":"dea-fetiu","display_name":"Dea Fetiu","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/profile-pic-Dea-Fetiu-modified-e1726144788734.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/profile-pic-Dea-Fetiu-modified-e1726144788734.jpg"},"user_url":"","last_name":"Fetiu","first_name":"Dea","description":"Dea Fetiu \u00ebsht\u00eb asistente hulumtuese n\u00eb Qendr\u00ebn Kosovare p\u00ebr Studime t\u00eb Siguris\u00eb, ku ofron mb\u00ebshtetje p\u00ebr nj\u00eb num\u00ebr projektesh k\u00ebrkimore q\u00eb shqyrtojn\u00eb faktor\u00ebt q\u00eb krijojn\u00eb cenueshm\u00ebri ndaj radikalizmit. Para k\u00ebsaj, Dea ishte e angazhuar n\u00eb Levizja FOL si dhe n\u00eb Qendr\u00ebn e Debatit. Dea \u00ebsht\u00eb studente e drejt\u00ebsis\u00eb."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4450","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/213"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4450"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4450\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8426,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4450\/revisions\/8426"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8407"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4450"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4450"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4450"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4450"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}