{"id":4481,"date":"2021-08-21T12:59:36","date_gmt":"2021-08-21T10:59:36","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4481"},"modified":"2024-10-16T16:03:37","modified_gmt":"2024-10-16T14:03:37","slug":"koncepti-i-deshtimit-ne-ekonomi-dhe-divergjencat-mes-te-djathteve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/opinion\/koncepti-i-deshtimit-ne-ekonomi-dhe-divergjencat-mes-te-djathteve\/","title":{"rendered":"Koncepti i d\u00ebshtimit n\u00eb ekonomi dhe divergjencat mes t\u00eb djatht\u00ebve"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<h3>Koncepti i d\u00ebshtimit n\u00eb ekonomi dhe divergjencat mes t\u00eb djatht\u00ebve<\/h3>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>P\u00ebr shum\u00eb njer\u00ebz, d\u00ebshtimi i nj\u00eb kompanie \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e keqe, e cila duhet evituar patjet\u00ebr. Natyrisht, n\u00eb aspektin individual, q\u00ebllimet e nj\u00eb kompanie jan\u00eb maksimizimi i profitit dhe evitimi i humbjes. Mir\u00ebpo, \u00ebsht\u00eb gabim logjik t\u00eb mendohet se \u00e7ka \u00ebsht\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr nj\u00eb kompani \u00ebsht\u00eb e mir\u00eb edhe p\u00ebr gjith\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb. N\u00eb fakt, nj\u00eb shoq\u00ebri ka nevoj\u00eb p\u00ebr d\u00ebshtim t\u00eb kompanive po aq sa p\u00ebr suksesin e tyre. Ndon\u00ebse ky konstatim \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrintuitiv, nj\u00eb lexim m\u00eb i holl\u00ebsish\u00ebm i mekanizmit t\u00eb tregut e b\u00ebn at\u00eb t\u00eb sakt\u00eb.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>P\u00ebr ta kuptuar mekanizmin e tregut, \u00ebsht\u00eb mir\u00eb ta marrim si analogji procesin demokratik n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cilit b\u00ebhet transferi i pushtetit. N\u00eb \u00e7do cik\u00ebl zgjedhor njer\u00ebzit votojn\u00eb p\u00ebr lider\u00ebt nga t\u00eb cil\u00ebt duan t\u00eb udh\u00ebhiqen. Kur lider\u00ebt aktual\u00eb e humbin pushtetin, shumica g\u00ebzohen me humbjen e tyre, pasi kjo n\u00ebnkupton se favorit\u00ebt e tyre do t\u2019i marrin levat e pushtetit n\u00eb dor\u00eb. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb funksionon edhe mekanizmi i tregut. Por, n\u00eb vend t\u00eb vot\u00ebs, njer\u00ebzit e p\u00ebrdorin paran\u00eb e tyre p\u00ebr t\u00eb vendosur se kush do t\u2019i kontrolloj\u00eb mjetet e prodhimit.<\/p>\n<p>Kur ata e blejn\u00eb nj\u00eb produkt t\u00eb caktuar, faktikisht \u201cvotojn\u00eb\u201d q\u00eb kompania q\u00eb e prodhon at\u00eb produkt t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb treg. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, ata \u201cvotojn\u00eb\u201d q\u00eb konkurrent\u00ebt e asaj kompanie t\u00eb dalin nga tregu. Nj\u00eb shoq\u00ebri duhet vazhdimisht t\u00eb prodhoj\u00eb mendim t\u00eb ri politik, i cili e avancon mendimin ekzistues t\u00eb cilit i \u00ebsht\u00eb venitur aura ideologjike dhe kapaciteti p\u00ebr ta rritur mir\u00ebqenien e njer\u00ebzve. N\u00eb logjik\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb, nj\u00eb shoq\u00ebri duhet vazhdimisht t\u00eb prodhoj\u00eb kompani t\u00eb reja, t\u00eb cilat i shuajn\u00eb kompanit\u00eb ekzistuese t\u00eb cilat kan\u00eb humbur kapacitetin p\u00ebr t\u00eb krijuar vler\u00eb p\u00ebr konsumator\u00ebt.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Domosdoshm\u00ebria e d\u00ebshtimit, si proces i natyrsh\u00ebm dhe i mir\u00ebseardhur i tregut, luan nj\u00eb rol thelb\u00ebsor n\u00eb t\u00eb gjitha shkollat e mendimit t\u00eb djatht\u00eb ekonomik. Mir\u00ebpo divergjencat fillojn\u00eb kur ne e fusim n\u00eb ekuacion konceptin e shtetit-komb.\u00a0Radikal\u00ebt e s\u00eb djatht\u00ebs zakonisht nuk e trajtojn\u00eb fare konceptin e shtetit-komb, n\u00eb kuptimin q\u00eb refuzojn\u00eb t\u00eb japin p\u00ebrgjigje n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb ku ai \u00ebsht\u00eb i pashmangsh\u00ebm. Duke e refuzuar k\u00ebt\u00eb realitet, ata japin p\u00ebrgjigje p\u00ebr nj\u00eb bot\u00eb utopike. Dhe k\u00ebtu buron d\u00ebshtimi i tyre p\u00ebr ta form\u00ebsuar nj\u00eb ide e cila mund t\u00eb materializohet pastaj.<\/p>\n<p>Mendimtar\u00ebt e qendr\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb, p\u00ebr dallim, t\u00eb cil\u00ebt zakonisht jan\u00eb edhe konservator\u00eb, jo vet\u00ebm q\u00eb e shohin konceptin shtet-komb t\u00eb pashmangsh\u00ebm, por t\u00eb domosdosh\u00ebm p\u00ebr ta ruajtur kohezionin e shoq\u00ebris\u00eb. Rrjedhimisht, p\u00ebrgjigja e tyre ekonomike ndaj d\u00ebshtimit \u00ebsht\u00eb m\u00eb e but\u00eb. Ndon\u00ebse d\u00ebshtimin e shohin si t\u00eb domosdosh\u00ebm, nganj\u00ebher\u00eb ata mund t\u00eb propozojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb nd\u00ebrhyrje t\u00eb shtetit p\u00ebr ta shp\u00ebtuar ndonj\u00eb sektor nga d\u00ebshtimi, sidomos n\u00eb rastet kur ai rrezikohet t\u00eb shuhet jo si rezultat i konkurrenc\u00ebs s\u00eb lir\u00eb, por i nj\u00eb strategjie industriale t\u00eb nj\u00eb shteti tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Nj\u00eb faktor tjet\u00ebr q\u00eb i shtyn t\u00eb djathtit t\u00eb ken\u00eb divergjenca n\u00eb trajtimin e d\u00ebshtimit \u00ebsht\u00eb pamjaftueshm\u00ebria e k\u00ebrkes\u00ebs. P\u00ebr radikal\u00ebt e s\u00eb djatht\u00ebs, krizat ekonomike shkaktohen vet\u00ebm nga zgjerimi artificial i kreditit, q\u00eb vjen p\u00ebrmes nd\u00ebrhyrjes s\u00eb shtetit. Rrjedhimisht, zgjidhjen e d\u00ebshtimit t\u00eb kompanive n\u00eb kriza ekonomike ata nuk e shohin duke u ndihmuar atyre, pra duke pasur m\u00eb shum\u00eb intervenim shtet\u00ebror, por duke e larguar dor\u00ebn e shtetit nga ekonomia.<\/p>\n<p>P\u00ebr dallim, ekonomist\u00ebt e qendr\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb nuk e faj\u00ebsojn\u00eb vet\u00ebm shtetin p\u00ebr kriza ekonomike, por i shohin ato si ngjarje natyrore t\u00eb paevitueshme. Po ashtu, duke i konsideruar krizat ekonomike si t\u00eb pashmangshme, d\u00ebshtimin e kompanive n\u00eb kriza ekonomike ata nuk e shohin domosdoshm\u00ebrisht si sinjal t\u00eb paaft\u00ebsis\u00eb s\u00eb kompanive. Rrjedhimisht, duke u nisur nga k\u00ebto premisa, ata jan\u00eb m\u00eb t\u00eb hapur ndaj politikave monetare dhe fiskale, t\u00eb cilat m\u00ebtojn\u00eb t\u2019i japin injeksion t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm ekonomis\u00eb, pa ndikuar n\u00eb relacionin mes kompanive.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>P\u00ebr fund, d\u00ebshtimi i kompanive \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces i natyrsh\u00ebm dhe i mir\u00ebseardhur i mekanizmit t\u00eb tregut, p\u00ebrmes t\u00eb cilit konsumator\u00ebt i alokojn\u00eb mjetet e prodhimit drejt kompanive t\u00eb cilat u p\u00ebrgjigjen m\u00eb s\u00eb miri k\u00ebrkesave t\u00eb tyre. Nd\u00ebrhyrja e shtetit domosdoshm\u00ebrisht q\u00eb do ta pengoj\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, duke d\u00ebmtuar konsumator\u00ebt.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, p\u00ebr mendimtar\u00ebt e qendr\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb, nd\u00ebrhyrja e shtetit p\u00ebr ta penguar d\u00ebshtimin e kompanive nganj\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb e duhur. N\u00eb nj\u00eb bot\u00eb ku shtetet kan\u00eb nj\u00eb rol t\u00eb madh, ato domosdoshm\u00ebrisht duhet t\u2019i p\u00ebrshtatin politikat e tyre ekonomike duke u bazuar n\u00eb trajtimin q\u00eb shtetet e tjera u b\u00ebjn\u00eb kompanive t\u00eb tyre. Gjithashtu, n\u00eb situata specifike t\u00eb pamjaftueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs, ku d\u00ebshtimi s\u2019\u00ebsht\u00eb sinjal i performanc\u00ebs por rezultat i problemeve strukturore t\u00eb gjith\u00ebmbarshme, nd\u00ebrhyrja e p\u00ebrkohshme dhe e limituar e shtetit \u00ebsht\u00eb e mir\u00ebseardhur.<\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Koncepti i d\u00ebshtimit n\u00eb ekonomi dhe divergjencat mes t\u00eb djatht\u00ebve P\u00ebr shum\u00eb njer\u00ebz, d\u00ebshtimi i nj\u00eb kompanie \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e keqe, e cila duhet evituar patjet\u00ebr. Natyrisht, n\u00eb aspektin individual, q\u00ebllimet e nj\u00eb kompanie jan\u00eb maksimizimi i profitit dhe evitimi i humbjes. Mir\u00ebpo, \u00ebsht\u00eb gabim logjik t\u00eb mendohet se \u00e7ka \u00ebsht\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":170,"featured_media":8396,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[691],"ppma_author":[199],"class_list":["post-4481","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinion","tag-economy"],"authors":[{"term_id":199,"user_id":170,"is_guest":0,"slug":"rinor-kastrati","display_name":"Rinor Kastrati","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-6-7.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-6-7.jpg"},"user_url":"","last_name":"Kastrati","first_name":"Rinor","description":"Rinor Kastrati \u00ebsht\u00eb ligj\u00ebrues, konsulent dhe nd\u00ebrmarr\u00ebs i angazhuar n\u00eb fush\u00ebn e ekonomis\u00eb dhe biznesit. Ai ka vijuar studimet universitare n\u00eb RIT Kosovo dhe ato pasuniversitare n\u00eb Syracuse University, Nju Jork, ShBA. Rinori s\u00eb fundmi ka punuar n\u00eb kabinetin e kryetares s\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, ku ka mbuluar fush\u00ebn e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe t\u00eb ekonomis\u00eb. Ai tani \u00ebsht\u00eb i angazhuar si asistent ligjerues n\u00eb Kolegjin Riinvest dhe si partner menaxhues n\u00eb kompanin\u00eb Growth Lab Solutions."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4481","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/170"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4481"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4481\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8435,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4481\/revisions\/8435"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8396"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4481"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4481"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4481"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4481"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}