{"id":449,"date":"2015-08-31T09:10:05","date_gmt":"2015-08-31T09:10:05","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=449"},"modified":"2024-12-17T11:41:03","modified_gmt":"2024-12-17T09:41:03","slug":"rreziku-nga-dykuptimesite","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/opinion\/rreziku-nga-dykuptimesite\/","title":{"rendered":"Rreziku nga dykuptim\u00ebsit\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><span style=\"font-family: georgia, palatino;\">Pas arritjes s\u00eb marr\u00ebveshjes p\u00ebr themelimin e Asociacionit\/Bashk\u00ebsis\u00eb s\u00eb Komunave me shumic\u00eb Serbe (A\/BKS) n\u00eb mes dhe brenda t\u00eb dyja vendeve po vazhdon t\u00eb zhvillohet nj\u00eb debat tejet kund\u00ebrth\u00ebn\u00ebs nga akter\u00ebt politik, institucional dhe t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt e shoh t\u00eb rrug\u00ebs q\u00eb k\u00ebtij debati t\u2019i ofroj nj\u00eb kontribut nga perspektiva ime.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-family: georgia, palatino;\">Fillimisht duhet t\u00eb sqaroj se A\/BKS do t\u00eb kornizohet ngjash\u00ebm me Asociacionin e Komunave t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebrve\u00e7se t\u00eb parit i njihet karakteri i ve\u00e7ant\u00eb, duke obliguar qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs t\u00eb miratoj nj\u00eb dekret drejtp\u00ebrdrejt t\u00eb zbatuesh\u00ebm i cili do t\u00eb shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese. Pra si\u00e7 thuhet n\u00eb marr\u00ebveshje Asociacioni\/Bashk\u00ebsia do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb entitet legal i p\u00ebrcaktuar me statutin e vet, ku t\u00eb drejtat dhe obligimet pritet t\u00eb p\u00ebrcaktohen me statut. Th\u00ebn\u00eb qart\u00eb, n\u00eb rast se k\u00ebtu lihet ambiguitet kjo mund t\u00eb jet\u00eb b\u00ebrthama e problemeve. Po ashtu edhe vet\u00eb emrit Asociacion duke ia shtuar at\u00eb Bashk\u00ebsia, synohet t\u00eb b\u00ebhet dallimin tek q\u00ebllimi, m\u00eb sakt\u00ebsisht tek strukturimi institucional i bashk\u00ebsis\u00eb etnike serbe. Duke i pasur parasysh k\u00ebto elemente, diskutimi se a \u00ebsht\u00eb A\/BKS OJQ apo jo \u00ebsht\u00eb huqje e \u00a0esenc\u00ebs s\u00eb debatit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-family: georgia, palatino;\">N\u00eb raport me strukturimin formal duhet theksuar se A\/BKS nuk prish\u00eb nivelin dy shkall\u00ebsh qeveris\u00ebs por n\u00eb nj\u00eb form\u00eb apo tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb nj\u00eb struktur\u00eb e nd\u00ebrmjetme \u201cmbikomunale&#8221;. Pra edhe pse n\u00eb marr\u00ebveshje n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb eksplicite nuk ka provizion e as pik\u00eb p\u00ebr kompetenca ekzekutive, pika e kat\u00ebrt e marr\u00ebveshjes ku p\u00ebrshkruhen funksionet dhe sh\u00ebrbimet publike \u00ebsht\u00eb \u2018loja\u2019 e fjal\u00ebve pasi q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb jan\u00eb \u2018kontrabanduar\u2019 kompetencat ekzekutive me shprehjen \u2018ofrim i funksioneve dhe sh\u00ebrbimeve publike\u2019, q\u00eb deri diku \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-family: georgia, palatino;\">Po ashtu marr\u00ebveshja\u00a0 parasheh edhe nj\u00eb administrat\u00eb e cila do t\u00eb funksionoj\u00eb bazuar n\u00eb Ligjin e Pun\u00ebs dhe Ligjin e Sh\u00ebrbimit Civil, e ku nuk jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuara kompetencat e tyre, pozicionimi institucional dhe vet\u00eb struktura. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt n\u00eb kuptimin e gjer\u00eb n\u00ebpun\u00ebsit civil\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb ekzekutive e shtetit, subjekt i parimeve ligjore dhe rregullave t\u00eb detyrueshme q\u00eb rrjedhin nga vendosja e tyre specifike n\u00eb struktur\u00ebn hierarkike t\u00eb shtetit. N\u00eb rast se administrata e A\/BKS funksionon brenda sh\u00ebrbimit civil at\u00ebher\u00eb atyre n\u00eb nj\u00eb form\u00eb u njihet e drejta e funksionit administrativ,\u00a0 e q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast i p\u00ebrket pushtetit ekzekutiv.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-family: georgia, palatino;\">Me k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje A\/BKS n\u00eb ve\u00e7anti i lihen n\u00eb dor\u00eb mbik\u00ebqyrja e disa prej fushave tejet t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme si\u00e7 jan\u00eb: edukimi, sh\u00ebndet\u00ebsia primare dhe sekondare, \u00e7\u00ebshtjet sociale, planifikimi urban dhe rural. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj A\/BKS, synohet t\u00eb jet\u00eb \u2018ombrella\u2019 e komunave me shumic\u00eb serbe q\u00eb do t\u00eb sh\u00ebrbej si ur\u00eb e komunikimit me institucionet qendrore t\u00eb Kosov\u00ebs dhe atyre t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb aspektin e politikave, t\u00eb vendimmarrjes dhe t\u00eb financimit. Pra ky mekaniz\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmes fuqis\u00eb politike q\u00eb i japin t\u00eb zgjedhurit n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast kryetar\u00ebt dhe k\u00ebshilltar\u00ebt e komunave pjes\u00ebmarr\u00ebse mund t\u00eb kthehet n\u00eb institucionin kryesor politik dhe vendimmarr\u00ebs p\u00ebr serb\u00ebt.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-family: georgia, palatino;\">Pavar\u00ebsisht t\u00eb gjitha k\u00ebtyre, duhet theksuar se de jure, Asociacioni nuk e bosnjizon Kosov\u00ebn, ngase Republika Serbe \u00ebsht\u00eb prodhim i rregullimit kushtetues, kurse A\/BKS \u00ebsht\u00eb prodhim i ligjit kosovar dhe k\u00ebto t\u00eb dyja jan\u00eb t\u00eb dalluara. Kur u b\u00eb Bosnja e Daytonit ajo u themelua mbi modelin e dy entiteteve dhe Kushtetut\u00ebs Boshnjake. Por rreziku k\u00ebtu shfaqet nga dykuptim\u00ebsit\u00eb dhe pasakt\u00ebsia n\u00eb lidhje me p\u00ebrkufizimin preciz t\u00eb kompetencave dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsive n\u00eb mes Asociacionit dhe Komunave. Pra me themelimin e Asociacionin puna m\u00eb e madhe q\u00eb mbetet p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb \u00ebsht\u00eb qart\u00ebsimi me p\u00ebrpik\u00ebri i aspekteve funksionale dhe administrative si dhe qart\u00ebsimi i sakt\u00eb i kompetencave n\u00eb komunave dhe asociacionit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-family: georgia, palatino;\">Duke u nisur nga ambiguiteti i marr\u00ebveshjes (q\u00eb nga ajo e para e vitit 2013) parametrat e mund\u00ebsive t\u00eb nj\u00eb \u00e7rregullimi t\u00eb sistemit qeveris\u00ebs gjithsesi se ekzistojn\u00eb. Hartimi i Statutit do t\u00eb jet\u00eb proces shum\u00eb i komplikuar dhe me tensione t\u00eb shtuara. P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Komunave me shumic\u00eb serbe q\u00eb tani jan\u00eb duke e festuar arritjen e marr\u00ebveshjes, me besimin se kjo iu krijon kushte p\u00ebr autonomi. Dhe ata do t\u00eb nisen me k\u00ebt\u00eb synim. Sado q\u00eb t\u00eb jemi t\u00eb kujdessh\u00ebm gjat\u00eb hartimit t\u00eb Statutit, fatkeq\u00ebsisht delegacioni yn\u00eb nuk e ka v\u00ebrejtur apo s\u2019ka pasur fuqi ta neutralizoj\u00eb provizionin m\u00eb problematik t\u00eb marr\u00ebveshjes, mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb asociacioni ta amandamentoj\u00eb dhe ta ndryshoj\u00eb Statutin menj\u00ebher\u00eb pas aprovimit t\u00eb par\u00eb t\u00eb tij. \u00a0K\u00ebtu duhet t\u00eb jemi vigjilent\u00eb sepse si\u00e7 e kam theksuar m\u00eb her\u00ebt, rreziku m\u00eb i madh vjen nga hartimi i statutit meq\u00eb at\u00ebher\u00eb rregullohet funksionimi, fuqia dhe \u00e7imentimi i pushtetit t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/span><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas arritjes s\u00eb marr\u00ebveshjes p\u00ebr themelimin e Asociacionit\/Bashk\u00ebsis\u00eb s\u00eb Komunave me shumic\u00eb Serbe (A\/BKS) n\u00eb mes dhe brenda t\u00eb dyja vendeve po vazhdon t\u00eb zhvillohet nj\u00eb debat tejet kund\u00ebrth\u00ebn\u00ebs nga akter\u00ebt politik, institucional dhe t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt e shoh t\u00eb rrug\u00ebs q\u00eb k\u00ebtij debati t\u2019i ofroj nj\u00eb kontribut nga perspektiva ime. Fillimisht [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":50,"featured_media":11217,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[664],"ppma_author":[60],"class_list":["post-449","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinion","tag-kosovo"],"authors":[{"term_id":60,"user_id":50,"is_guest":0,"slug":"besnik-tahiri","display_name":"Besnik Tahiri","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-1-2.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-1-2.jpg"},"user_url":"","last_name":"Tahiri","first_name":"Besnik","description":"Besnik Tahiri \u00ebsht\u00eb themelues dhe drejtor ekzekutiv i Institutit Kosovar p\u00ebr Qeverisje Lokale, K\u00ebshilltar i Lart\u00eb i Institutit Demokratik Amerikan dhe an\u00ebtar i Asociacionit t\u00eb Ekspert\u00ebve t\u00eb UNDP-s\u00eb p\u00ebr Qeverisje dhe Zhvillim Lokal dhe atij p\u00ebr Vler\u00ebsim dhe Zhvillim me seli n\u00eb Kanada. Besniku \u00ebsht\u00eb magjist\u00ebr i Shkenc\u00ebs s\u00eb Qeverisjes Lokale dhe Zhvillimit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar (Universiteti i Birminghamit). Ai ka qen\u00eb k\u00ebshilltar politik i tre kryeministrave."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/449","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/50"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=449"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/449\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":450,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/449\/revisions\/450"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11217"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=449"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=449"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=449"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=449"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}