{"id":4491,"date":"2021-09-02T11:14:28","date_gmt":"2021-09-02T09:14:28","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4491"},"modified":"2024-10-16T16:07:25","modified_gmt":"2024-10-16T14:07:25","slug":"4-shtatori-dhe-rikthimi-i-betejes-per-cnjohje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/opinion\/4-shtatori-dhe-rikthimi-i-betejes-per-cnjohje\/","title":{"rendered":"4 shtatori dhe rikthimi i betej\u00ebs p\u00ebr (\u00e7)njohje"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<h3>4 shtatori dhe rikthimi i betej\u00ebs p\u00ebr (\u00e7)njohje<\/h3>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>M\u00eb 4 shtator t\u00eb k\u00ebtij viti skadon zyrtarisht Moratoriumi nj\u00ebvje\u00e7ar i n\u00ebnshkruar nga Kosova dhe Serbia n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb, si pjes\u00eb e\u00a0<a href=\"https:\/\/kallxo.com\/lajm\/cfare-permban-marreveshja-e-nenshkruar-ne-uashington\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Marr\u00ebveshjeve p\u00ebr Normalizimin Ekonomik<\/a>. N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebsaj pike, Kosova zotohej t\u00eb mos aplikonte p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb nj\u00ebvje\u00e7are, nd\u00ebrkaq p\u00ebr po at\u00eb periudh\u00eb, Serbia zotohej ta ndalte lobimin p\u00ebr \u00e7njohjen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs te shtetet e treta.<\/p>\n<p>Edhe pse n\u00eb rrafshin e kushtetutshm\u00ebris\u00eb kjo pik\u00eb binte ndesh me\u00a0<a href=\"https:\/\/gzk.rks-gov.net\/ActDocumentDetail.aspx?ActID=3702\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Nenin 17 t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs<\/a>, i cili shprehimisht parasheh an\u00ebtar\u00ebsimin e Kosov\u00ebs n\u00eb organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare, n\u00eb rrafshin politik n\u00ebnshkrimi saj mund\u00ebsoi q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 12-mujore t\u00eb ndalet hovi i letrave t\u00eb \u00e7njohjeve ndaj Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00c7njohjet e Kosov\u00ebs nga vendet e treta kishin nisur n\u00eb vitin 2018 si pasoj\u00eb e fushat\u00ebs agresive kund\u00eblobuese t\u00eb Serbis\u00eb dhe nga ajo koh\u00eb diku rreth 15 shtete kan\u00eb marr\u00eb pozicion t\u00eb ri, duke deklaruar se kan\u00eb t\u00ebrhequr njohjen p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs ose e kan\u00eb ngrir\u00eb at\u00eb. M\u00eb pas, n\u00eb muajin shtator 2020, erdhi Moratoriumi, i cili ofroi nj\u00eb qet\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrkohshme, e cila nga Kosova t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb let\u00ebr do t\u00eb mund t\u00eb shfryt\u00ebzohej p\u00ebr rigjenerim dhe themelim t\u00eb relacioneve dypal\u00ebshe.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket zbatimit, Moratoriumi si i till\u00eb ishte penalizues p\u00ebr Kosov\u00ebn n\u00eb raport me natyr\u00ebn e aktiviteteve q\u00eb parashiheshin p\u00ebr t\u00eb dy shtetet. Kjo pasi aplikimi p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb proces q\u00eb doemos duhet ta ndjek\u00eb nj\u00eb procedur\u00eb t\u00eb caktuar, me p\u00ebrfshirjen e shteteve ose mekanizmave t\u00eb tjer\u00eb shum\u00ebpal\u00ebsh \u2013 pra ai nuk mund t\u00eb mbetet sekret.<\/p>\n<p>N\u00eb krahun tjet\u00ebr, \u00ebsht\u00eb thuajse e pamundur t\u00eb sigurohen d\u00ebshmi p\u00ebr p\u00ebrmbajtjen e takimeve midis dy shteteve. Me nj\u00eb fjal\u00eb, kush mund t\u00eb garantoj\u00eb se brenda takimeve mes zyrtar\u00ebve serb\u00eb dhe shtetit X nuk \u00ebsht\u00eb lobuar p\u00ebr \u00e7njohjen e Kosov\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb, apo se nuk jan\u00eb p\u00ebrdorur mekanizma apo shtetet e treta p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb?<\/p>\n<p>Me skadimin e Moratoriumit \u00ebsht\u00eb e pritshme q\u00eb institucionet serbe t\u00eb aktivizohen p\u00ebr ta ringjallur plot\u00ebsisht fushat\u00ebn e \u00e7njohjes nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Kosov\u00ebs, nd\u00ebr t\u00eb tjerash si tentim p\u00ebr ta forcuar pozicionin e saj n\u00eb procesin e dialogut Kosov\u00eb-Serbi, t\u00eb leht\u00ebsuar nga Bashkimi Evropian (BE), si dhe duke marr\u00eb parasysh zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme q\u00eb pritet t\u00eb mbahen n\u00eb vitin 2022.<\/p>\n<p>Nga nj\u00eb k\u00ebnd m\u00eb i gjer\u00eb, ekzistojn\u00eb dy dinamika kryesore t\u00eb cilat duhet pasur parasysh se mund ta ndikojn\u00eb k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrmarrje.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, nga viti 2018 ka pasur vullnet t\u00eb pakt\u00eb nga ana e aleat\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt ishin p\u00ebrfshir\u00eb drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb zgjerimin e njohjes diplomatike t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb periudh\u00ebn e paspavar\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr ta stopuar p\u00ebrnj\u00ebmend k\u00ebt\u00eb kampanj\u00eb t\u00eb Serbis\u00eb. Sa p\u00ebr ilustrim, edhe pse kjo fushat\u00eb shkon kryek\u00ebput n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt t\u00eb synimit themelor t\u00eb procesit t\u00eb dialogut t\u00eb leht\u00ebsuar nga BE-ja, q\u00eb \u00ebsht\u00eb normalizimi i plot\u00eb i marr\u00ebdh\u00ebnieve midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, deri tash fushata nuk \u00ebsht\u00eb par\u00eb me aq shqet\u00ebsim n\u00eb Bruksel.<\/p>\n<p>N\u00eb planin e jasht\u00ebm, arsyet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb reagim kursimtar t\u00eb aleat\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs mund t\u2019i p\u00ebrfshijn\u00eb ndryshimet rapide n\u00eb sistemin nd\u00ebrkomb\u00ebtar viteve t\u00eb fundit me kriza m\u00eb urgjente n\u00eb pjes\u00ebt e tjera t\u00eb globit, si dhe \u00e7arjet brenda bllokut transatlantik, me \u00e7\u2019rast \u00ebsht\u00eb zvog\u00ebluar mund\u00ebsia e koordinimit p\u00ebr agjenda t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta brenda boshtit. Gjithashtu, mbyllja e nj\u00ebrit sy nga Per\u00ebndimi p\u00ebr k\u00ebto veprime t\u00eb Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb politike ekzistuese e cila synon t\u00eb shmang\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb cilat potencialisht mund t\u2019i japin shkas Serbis\u00eb p\u00ebr t\u00eb l\u00ebvizur n\u00eb drejtim t\u00eb Rusis\u00eb dhe Kin\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb tutje, viteve t\u00eb fundit, pozicioni nd\u00ebrkomb\u00ebtar i shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb dob\u00ebsuar me dep\u00ebrtimin e jostabilitetit t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb brendshme partiake n\u00eb tema q\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnin interesa nacional\u00eb. Nga plani i brendsh\u00ebm, nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb ia ka v\u00ebshtir\u00ebsuar Kosov\u00ebs edhe mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb artikuluar k\u00ebrkesa serioze karshi aleat\u00ebve t\u00eb saj. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, k\u00ebto nd\u00ebrveprime kan\u00eb pasur ndikim q\u00eb fushata e Serbis\u00eb nga viti 2018 deri n\u00eb n\u00ebnshkrimin e Moratoriumit t\u00eb ket\u00eb trajtim goxha t\u00eb heshtur nga jasht\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, presidenti serb n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb theksoi se nga shtatori Serbia \u201c<a href=\"https:\/\/www.kosovo-online.com\/vesti\/politika\/vucic-zahtevima-za-priznanje-pristina-srbiji-odresila-ruke-19-8-2021\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">e di drejtimin se kah duhet shkuar<\/a>\u201d, k\u00ebshtu duke aluduar n\u00eb vazhdimin e fushat\u00ebs s\u00eb \u00e7njohjeve. Kjo deklarat\u00eb duhet lexuar jo vet\u00ebm n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb logjik\u00ebs s\u00eb zakonshme t\u00eb Vu\u00e7iqit, ku provohet potenciali i nj\u00eb ideje p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb pastaj di\u00e7ka m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb shk\u00ebmbim, por edhe si nj\u00eb testim i uj\u00ebrave n\u00eb raport me qasjen e aleat\u00ebve ndaj Kosov\u00ebs, pra p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se sa larg jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebr ta mbrojtur njohjen nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Kosov\u00ebs k\u00ebsaj here.<\/p>\n<p>Sigurisht se po nuk e ndjeu presionin e jasht\u00ebm, Serbia do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb tentoj\u00eb ta shfryt\u00ebzoj\u00eb vakumin p\u00ebr aq sa mundet, duke tentuar t\u2019i josh\u00eb shtetet e treta p\u00ebr ta \u00e7njohur Kosov\u00ebn, ose p\u00ebr t\u2019i ngrir\u00eb raportet. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kampanj\u00eb Serbia nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm, pasi aleatja e saj, Rusia, duket se \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrfshir\u00eb aktivisht. Ka pasur disa raste ku\u00a0<a href=\"https:\/\/www.b92.net\/eng\/news\/politics.php?yyyy=2019&amp;mm=07&amp;dd=25&amp;nav_id=107056\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">marr\u00ebveshjet dypal\u00ebshe t\u00eb n\u00ebnshkruara midis Rusis\u00eb dhe shteteve t\u00eb treta<\/a>\u00a0korrespondonin me letra t\u00eb \u00e7njohjes t\u00eb d\u00ebrguara Kosov\u00ebs n\u00eb po at\u00eb periudh\u00eb.<\/p>\n<p>Dinamika e dyt\u00eb q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb ndikim \u00ebsht\u00eb se k\u00ebsaj radhe fushata e Serbis\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb nj\u00eb impuls t\u00eb ri te disa vende me shumic\u00eb myslimane, si pasoj\u00eb e kund\u00ebrshtimit t\u00eb tyre p\u00ebr hapjen e Ambasad\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Jerusalem. Si\u00e7 dihet, ky hap i nd\u00ebrmarr\u00eb nga ana e Kosov\u00ebs zgjoi nj\u00eb s\u00ebr\u00eb reagimesh, aq sa Turqia, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shtet aleat, e kishte kusht\u00ebzuar Kosov\u00ebn t\u00eb t\u00ebrhiqej nga ky veprim, i cili \u201c<a href=\"https:\/\/www.dw.com\/sq\/situat%C3%AB-diplomatike-delikate-vendosja-e-ambasad%C3%ABs-s%C3%AB-kosov%C3%ABs-n%C3%AB-jerusalem\/a-56847776\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">mund t\u2019i shkaktonte d\u00ebme t\u00eb m\u00ebdha<\/a>.\u201d<\/p>\n<p>Duke e par\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, Serbia do t\u00eb tentoj\u00eb ta forcoj\u00eb pozicionin e saj karshi disa shteteve me shumic\u00eb myslimane, rrjedhimisht duke synuar t\u00eb shtyj\u00eb p\u00ebrpara fushat\u00ebn p\u00ebr \u00e7njohjen e Kosov\u00ebs. Me nj\u00eb pjes\u00eb prej k\u00ebtyre shteteve Serbia ka pasur raporte tradicionalisht miq\u00ebsore edhe si pjes\u00eb e L\u00ebvizjes s\u00eb t\u00eb Painkuadruarve, p\u00ebr 60-vjetorin e t\u00eb cil\u00ebs do t\u00eb ket\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/www.mfa.gov.rs\/en\/press-service\/statements\/selakovic-invited-representatives-members-nam-gather-belgrade-october\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">nj\u00eb ceremoni t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb Beograd s\u00eb shpejti<\/a>. N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Marr\u00ebveshjeve p\u00ebr Normalizim Ekonomik, Serbia gjithashtu ishte zotuar ta hapte Ambasad\u00ebn e saj n\u00eb Jerusalem, por\u00a0<a href=\"https:\/\/balkaninsight.com\/2021\/07\/01\/serbian-president-voices-hesitation-over-embassys-jerusalem-move\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">pastaj ishte<\/a>\u00a0zmbrapsur, nd\u00ebr t\u00eb tjerash duke pasur n\u00eb mendje mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr shfryt\u00ebzimin e relacioneve me k\u00ebt\u00eb grup shtetesh p\u00ebr ta vazhduar lobimin anti-Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, sinjalet se me skadimin e Moratoriumit Serbia \u00ebsht\u00eb e gatshme ta aktivizoj\u00eb plot\u00ebsisht fushat\u00ebn p\u00ebr zvog\u00eblimin e njohjes nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Kosov\u00ebs, jan\u00eb t\u00eb dukshme. Madje, nuk ka d\u00ebshmi se q\u00eb nga koha e n\u00ebnshkrimit t\u00eb Moratoriumit Serbia ka pushuar s\u00eb punuar fshehurazi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb synim.<\/p>\n<p>Prandaj, po qe se aleat\u00ebt e Kosov\u00ebs nuk alarmohen nga rifillimi i fushat\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb si nj\u00eb l\u00ebvizje q\u00eb d\u00ebmton bashk\u00ebpunimin rajonal n\u00eb planin afatgjat\u00eb, ka t\u00eb ngjar\u00eb q\u00eb Kosova do t\u00eb p\u00ebrballet me nj\u00eb val\u00eb t\u00eb re t\u00eb t\u00ebrheqjeve t\u00eb njohjeve pas 4 shtatorit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, do t\u00eb ishte gabim interpretimi i k\u00ebsaj situate nj\u00ebkahsh\u00ebm, duke abstraguar agjencin\u00eb e Kosov\u00ebs. Po aq me r\u00ebnd\u00ebsi, n\u00eb fund kjo hapmbyllje do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar mendimin strategjik dhe pjekurin\u00eb e manovrimit t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00ebp\u00ebr nj\u00eb mjedis delikat.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>4 shtatori dhe rikthimi i betej\u00ebs p\u00ebr (\u00e7)njohje M\u00eb 4 shtator t\u00eb k\u00ebtij viti skadon zyrtarisht Moratoriumi nj\u00ebvje\u00e7ar i n\u00ebnshkruar nga Kosova dhe Serbia n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb, si pjes\u00eb e\u00a0Marr\u00ebveshjeve p\u00ebr Normalizimin Ekonomik. N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebsaj pike, Kosova zotohej t\u00eb mos aplikonte p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb nj\u00ebvje\u00e7are, nd\u00ebrkaq p\u00ebr [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":68,"featured_media":8392,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"ppma_author":[77],"class_list":["post-4491","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinion"],"authors":[{"term_id":77,"user_id":68,"is_guest":0,"slug":"butrint-berisha","display_name":"Butrint Berisha","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-7-3.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-7-3.jpg"},"user_url":"","last_name":"Berisha","first_name":"Butrint","description":"Butrint Berisha ka p\u00ebrfunduar studimet BA p\u00ebr Shkenca Politike n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs dhe studimet MA n\u00eb Universitetin e Stokholmit, duke p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb semest\u00ebr shk\u00ebmbimi n\u00eb Universitetin e Strathclyde, n\u00eb Skoci. Aktualisht \u00ebsht\u00eb i angazhuar n\u00eb Institutin e Pristin\u00ebs p\u00ebr Studime Politike (PIPS). Fokusi i tij \u00ebsht\u00eb politika nd\u00ebrkomb\u00ebtare."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4491","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/68"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4491"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4491\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8438,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4491\/revisions\/8438"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8392"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4491"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4491"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4491"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4491"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}