{"id":4574,"date":"2019-03-08T11:42:16","date_gmt":"2019-03-08T09:42:16","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4574"},"modified":"2024-11-12T11:43:58","modified_gmt":"2024-11-12T09:43:58","slug":"populizmi-dhe-ideologjia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/populizmi-dhe-ideologjia\/","title":{"rendered":"Populizmi dhe ideologjia"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\"><\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"img-wrapper\"><\/div>\n<div class=\"news-left\">\n<p><em>Rritja e populizmit \u00ebsht\u00eb munges\u00eb e kritik\u00ebs s\u00eb ideologjis\u00eb. Kjo munges\u00eb \u00ebsht\u00eb kusht p\u00ebr lidhjet e shkurtra q\u00eb populist\u00ebt sajojn\u00eb. T\u00eb jap\u00ebsh versionin t\u00ebnd t\u00eb shpjegimit mbi temat q\u00eb shtrojn\u00eb ata, pa pretendimin moral dhe ekskluziv p\u00ebr \u201cfjal\u00ebn e popullit\u201d \u00ebsht\u00eb sot nevoj\u00eb e domosdoshme.<\/em><\/p>\n<p><em>(T\u00eb popullit jemi, nga populli kemi ardhur, tek ai prap\u00eb do t\u00eb kthehemi) \u00a0<\/em><\/p>\n<p>Kjo fjali amalgam\u00eb, me form\u00eb fetare diskursi, pa garancin\u00eb qiellore dhe e mbushur me subjektin tok\u00ebsor, mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb nxitje provokuese p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar nd\u00ebrfutjet dialektike, dallimet dhe t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebtat midis ideologjis\u00eb dhe populizmit. Do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb k\u00ebshtu duke marr\u00eb n\u00eb shqyrtim vet\u00eb ndarjet midis Popullit e popullit, Ideologjis\u00eb e ideologjis\u00eb; dhe n\u00eb fund midis populizmit e ideologjis\u00eb.<\/p>\n<p>Forma diskursive prej rituali fetar e k\u00ebtij teksti sikur nuk p\u00ebrkon me p\u00ebrmbajtjen dhe subjektin e p\u00ebrmendur. A nuk \u00ebsht\u00eb demokracia, pra ardhja e popullit, pik\u00ebrisht fundi i lutjes!? Me Revolucionin Francez, populli i organizuar p\u00ebrmes kontrat\u00ebs shoq\u00ebrore e kishte zbritur pushtetin real bashk\u00eb me arsyen e tij, nga qielli n\u00eb tok\u00eb. K\u00ebshtu, regjimi politik dhe konceptimi i legjitimitetit p\u00ebsuan p\u00ebrmbysjen epokale-zoti dhe monarkia i l\u00ebshuan rrug\u00eb popullit dhe republik\u00ebs, nd\u00ebrkaq dogma fetare u spostua nga iluminizmi e dija shkencore.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht shk\u00ebputjeve t\u00eb m\u00ebdha, \u00e7far\u00eb vazhdon pa mbarim, megjith\u00ebse me tjet\u00ebr struktur\u00eb, m\u00ebnyr\u00eb arsyetimi \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ideologjia. Dogma fetare u spostua nga dija shkencore, por kjo nuk e b\u00ebri situat\u00ebn m\u00eb t\u00eb qart\u00eb. Tash kishim marr\u00ebdh\u00ebnie e interesa tjera, prandaj edhe form\u00eb e aparate tjera ideologjike. Transparenca e pritur pas mjegullnaj\u00ebs fetare prap\u00eb nuk u zbulua. Heqja e l\u00ebvozhg\u00ebs nuk e zbuloi thelbin, as velloja trupin shoq\u00ebror. Ajo ka t\u00eb v\u00ebrteta t\u00eb padiskutueshme, si\u00e7 ka edhe praktika e rituale. Dikur n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shenjt\u00ebris\u00eb zot, sot n\u00eb em\u00ebr t\u00eb sovranit popull q\u00eb jo rrall\u00eb shenjt\u00ebrohet, praktikat ideologjike kryejn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn pun\u00eb. Ideologjia pra, jo si mir\u00ebmbajtje e riprodhim i kushteve t\u00eb prodhimit, por si heterogjenitet midis gjuh\u00ebs dhe qenies, \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrhershme. Ideologjit\u00eb ndryshojn\u00eb, por ideologjia si e till\u00eb \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb mes nesh.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 q\u00eb ideologjia nuk ka histori, n\u00eb kuptimin q\u00eb ajo \u00ebsht\u00eb tejhistorike, teza tjet\u00ebr q\u00eb lokalizon Althusser, teksa analizonte m\u00ebnyr\u00ebn e funksionimit t\u00eb saj, \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht se ideologjia nuk ka t\u00eb jashtme. Dominimi i saj nuk konsiston tek propaganda q\u00eb e v\u00ebrejm\u00eb si shtr\u00ebnges\u00eb apo censur\u00eb. Ideologjia \u00ebsht\u00eb normalja e pav\u00ebrejtshme, rregulla e totalizuar dhe totalizuese t\u00eb cil\u00ebs nuk i v\u00ebrehet subjektiviteti partikular. Ajo ka zhdukur ndarjet shenjues-i shenjuar dhe brenda-jasht\u00eb. \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb brenda \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb dhe anasjelltas. Jemi vetja kur flasim me gjuh\u00ebn e\u00a0<em>tjetrit<\/em>. At\u00eb e konfirmojm\u00eb pik\u00ebrisht me fjal\u00ebt si \u201cnatyrisht\u201d, \u201csigurisht\u201d etj. Ajo na th\u00ebrret e na p\u00ebrthith\u00eb duke na i vizatuar kufijt\u00eb si hap\u00ebsir\u00eb mendimi.<\/p>\n<p>Ideologjia duhet analizuar, kritika e saj \u00e7el sy e hap rrug\u00eb. Pa t\u00eb nuk kuptohet dot pse situatat distopike t\u00eb prodhuara prej neoliberalzmit ve\u00e7se riprodhohen pa fund. Kemi pabarazi enorme, shohim popullsi t\u00eb t\u00ebra n\u00eb gjendje kampi, d\u00ebgjojm\u00eb \u00e7do dit\u00eb p\u00ebr katastrof\u00ebn ekologjike, nd\u00ebrkoh\u00eb ecim qet\u00ebsisht brenda qerthullit vet\u00ebp\u00ebrs\u00ebrit\u00ebs.<\/p>\n<p>Por, n\u00eb koh\u00eb krizash, kur revolta e zem\u00ebrimi mb\u00ebrrijn\u00eb pikun, sistemi ndesh limitet e tij. N\u00eb momente t\u00eb tilla, ideologjia dominante rezulton e pamjaftueshme. \u00cbsht\u00eb ky momenti i p\u00ebrgjigjes populiste.<\/p>\n<p><strong>Populizmi i pasojave ekonomike vs. populizmi i politikave identitare<\/strong><\/p>\n<p>Tash nuk kemi totalitet t\u00eb n\u00ebnkuptuesh\u00ebm, por theksim t\u00eb kontradiktave deri n\u00eb antagoniz\u00ebm; n\u00ebse subjekti i ideologjizuar p\u00ebrbrend\u00ebson thirrjen (e njeh veten brenda ideologjis\u00eb), ai populist shfryhet dhe k\u00ebrkon daljen jasht\u00eb nga matrica riprodhuese; gjuha racionale e fjalori korrekt i ka l\u00ebn\u00eb vendin diskursit q\u00eb zgjon afektet e masave; n\u00ebse ideologjia fsheh kok\u00ebn, populizmi nxjerr krye. M\u00eb par\u00eb sesa vegla konceptuale e sisteme diskursive, k\u00ebtu kemi kryesisht lidhje t\u00eb shkurta adresuese. K\u00ebto lidhje adresuese kriter kryesor kan\u00eb efikasitetin sa i p\u00ebrket dep\u00ebrtimit t\u00eb mesazhit, rrall\u00ebher\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, sakt\u00ebsin\u00eb a koherenc\u00ebn.<\/p>\n<p>Nj\u00eb zhvendosje nga ideologjia mbizot\u00ebruese drejt populizmave ka ndodhur gjer\u00ebsisht pas efekteve q\u00eb ka prodhuar n\u00eb shoq\u00ebri kriza financiare e vitit 2008. \u00cbsht\u00eb me interes t\u00eb shohim sesi ndodh q\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat kushte, kan\u00eb vizatuar fush\u00ebn dhe jan\u00eb artikuluar n\u00eb m\u00ebnyra krejt t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Kemi dy forma t\u00eb ndryshme populizmash: at\u00eb q\u00eb fokusohet n\u00eb adresimin e pasojave ekonomike nga kriza financiare, dhe populizmin e bazuar tek politikat identitare. Populizmi i majt\u00eb disi e identifikon popullin me klas\u00ebn (nj\u00eb tradit\u00eb kjo q\u00eb nga antifashizmi) duke e ndar\u00eb at\u00eb nga oligarkia, ilustruar me dallimin sasior 99% vs 1%; nd\u00ebrkaq, tek l\u00ebvizjet e partit\u00eb ksenofobe situata \u00ebsht\u00eb ndryshe. N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb diskursit antisistem, p\u00ebr t\u2019i nj\u00ebjt\u00ebsuar dy krah\u00ebt politik\u00eb, republikan\u00eb e socialist\u00eb, Marine Le Pen kishte bashkuar akronimet e k\u00ebtyre t\u00eb fundit n\u00ebn sigl\u00ebn UMPS. Sa p\u00ebr ta sulmuar<em>\u00a0status quo-n\u00eb<\/em>, e k\u00ebrkon puna nj\u00eb kritik\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb\u00a0<em>en block<\/em>\u00a0kund\u00ebr elitave. Vazhdimi i saj zbret me r\u00ebnie t\u00eb lir\u00eb, pa p\u00ebrmendur financ\u00ebn e korporatat drejt tek emigrant\u00ebt q\u00eb po na i marrin vendet e pun\u00ebs, e po na e rrezikojn\u00eb civilizimin, ku bashkohen t\u00eb dy krah\u00ebt. Gishti drejtohet tek\u00a0<em>tjetri<\/em>\u00a0q\u00eb zakonisht \u00ebsht\u00eb i jasht\u00ebm, por kjo jasht\u00ebsi nuk reduktohet ve\u00e7 me hap\u00ebsir\u00ebn dhe vendlindjen. Gjith\u00e7ka q\u00eb rrezikon konstruktin imagjinar mbi organik\u00ebn homogjene t\u00eb popullit \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb kufirit, pa\u00e7ka se k\u00ebta kufij jan\u00eb t\u00eb brendsh\u00ebm e t\u00eb jasht\u00ebm dhe mund t\u00eb l\u00ebvizin vazhdimisht, var\u00ebsisht prej kontekstit t\u00eb krijuar: emigrant\u00ebt nga lindja, homoseksual\u00ebt, l\u00ebvizjet feministe etj. K\u00ebshtu, populli nuk \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsia empirike e qytetar\u00ebve brenda vendit, ai \u00ebsht\u00eb konstrukti imagjinar mbi vlerat, p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb e identititetin, i veshur edhe me atribute morale. Ai \u00ebsht\u00eb unik e homogjen, nj\u00eb dhe i vetmi. Por, nj\u00eb popull i till\u00eb nuk prodhohet dot pa mbetje. Mbetja \u00ebsht\u00eb munges\u00eb; jan\u00eb ata q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e \u201cpopullit\u201d. Kjo mbetje, kjo tepri nuk ka vend brenda<em>\u00a0polisit<\/em>. K\u00ebt\u00eb mbetje sot e shohim t\u00eb stigmatizuar, t\u00eb emigruar, t\u00eb burgosur. Kjo mbetje ka ndodhur q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb her\u00eb n\u00eb Auschwitz her\u00eb n\u00eb gulag.<\/p>\n<p>Por, si ndodh q\u00eb kriza ekonomike jo n\u00eb pak vende ka forcuar rrymat m\u00eb regresive e konservatore t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. A nuk ishte pik\u00ebrisht kriza momenti q\u00eb e prisnim?! Ora e premtuar p\u00ebr finalen e madhe ku t\u00eb n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmburit do t\u2019i flaknin prangat?! Shpjegimi esencialist mbi klas\u00ebn, duke e lidhur at\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vetvetishme me drejt\u00ebsin\u00eb e barazin\u00eb, si nj\u00eb rol i garantuar nga historia, ia ka zbehur r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb kan\u00eb artikulimi e praktika politike n\u00eb konstituimin e subjektit. N\u00eb fakt, subjekti \u00ebsht\u00eb presupozuar, prandaj nuk \u00ebsht\u00eb formuar.<\/p>\n<p>Shpjegimi p\u00ebr populizmin nuk mund t\u00eb reduktohet tek gjendja ekonomike. Ka di\u00e7ka q\u00eb nuk shkon edhe me sistemin. Nj\u00eb faktor me r\u00ebnd\u00ebsi Jan-Werner Muller e gjen tek partit\u00eb tradicionale nga t\u00eb dy krah\u00ebt q\u00eb u bashkuan n\u00eb qend\u00ebr p\u00ebr konsensusin neoliberal. Burokratizimi dhe mungesa e mobilitetit brenda tyre, ka l\u00ebn\u00eb jasht\u00eb masa t\u00eb m\u00ebdha njer\u00ebzish; p\u00ebrderisa adoptimi i gjuh\u00ebs s\u00eb administrimit dhe efikasitetit nuk ka qen\u00eb apelues p\u00ebr identifikim. Si e till\u00eb, demokracia p\u00ebrfaq\u00ebsuese krijon hendeqe. Rritja e populizmit \u00ebsht\u00eb tregues q\u00eb hendeku tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur shum\u00eb. Por, p\u00ebrgjigja q\u00eb vjen prej populizmit nuk konsiston n\u00eb p\u00ebrpjekjen p\u00ebr ta rritur pjes\u00ebmarrjen dhe zgjeruar fush\u00ebn e politik\u00ebs. N\u00eb fakt, heqja e burokracis\u00eb ve\u00e7se ka vendosur lidhje direkte t\u00eb liderit me masat. Nj\u00eb lidhje e till\u00eb \u00ebsht\u00eb kusht p\u00ebr pushtetin autoritar.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigja joefektive e antipopulizmit<\/strong><\/p>\n<p>Por, \u00e7far\u00eb jan\u00eb gjasat e suksesit dhe cila \u00ebsht\u00eb forma e angazhimit pa e braktisur p\u00ebrparimin shoq\u00ebror? Si duhet t\u00eb merremi me populizmin dhe a mund t\u00eb flasim p\u00ebr populiz\u00ebm t\u00eb majt\u00eb?<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtjes, v\u00ebshtir\u00eb mund t\u2019i japim m\u00eb shum\u00eb sesa disa elemente n\u00eb form\u00eb indikacionesh. P\u00ebr vete ndaj bindjen se nuk mund t\u00eb flasim p\u00ebr di\u00e7ka si \u201cideologjia populiste\u201d. Populizmi mund t\u00eb vij\u00eb, si\u00e7 ka ardhur historikisht nga t\u00eb dy krah\u00ebt. Shikuar m\u00eb k\u00ebt\u00eb sy, pyetja p\u00ebr populizmin t\u00eb shtyn t\u00eb mendosh edhe p\u00ebr natyr\u00ebn e politik\u00ebs. Dy gj\u00ebra vlen t\u2019i n\u00ebnvizojm\u00eb k\u00ebtu: s\u00eb pari, n\u00ebse pranojm\u00eb se nocioni i kontradikt\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga elementet kushtetuese t\u00eb politik\u00ebs, n\u00eb praktik\u00ebn politike kjo e implikon ndeshjen, kufijt\u00eb dhe krijimin e kampeve; s\u00eb dyti, politika, megjith\u00ebse sh\u00ebrbehet me dijet e shkencave shoq\u00ebrore, vet\u00eb ajo v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb quhet shkenc\u00eb; politika \u00ebsht\u00eb edhe angazhim kolektiv edhe dije, edhe ndeshje edhe ligj\u00ebrim. Shpesh t\u00eb gjitha k\u00ebto nj\u00ebherazi. Ndaj, ndryshe prej katedrave universitetare, politika ka edhe ndjenja e pasione.<\/p>\n<p>Shkalla e shkollimit n\u00eb Kosov\u00eb, por edhe m\u00ebnyrat e shpejta virtuale t\u00eb komunikimit shtr\u00ebngojn\u00eb thjesht\u00ebzim t\u00eb porosive e shpjegime t\u00eb shkurtra. K\u00ebta faktor\u00eb, kur kombinohen me ambiciet p\u00ebr pushtet d\u00ebrgojn\u00eb n\u00eb improvizime e zgjidhje t\u00eb shpejta. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, q\u00ebllimet emancipuese nuk t\u00eb lejojn\u00eb t\u00eb pyes\u00ebsh \u00e7far\u00eb k\u00ebrkon populli tash dhe k\u00ebtu, sepse gjith\u00eb arsyeja e angazhimit \u00ebsht\u00eb tek ngritja e vet\u00ebdijes, tek ndryshimi i popullit. Vendosja e sakt\u00eb e kufirit midis nevoj\u00ebs p\u00ebr t\u2019u kuptuar me njer\u00ebzit n\u00eb komunikim, pa rr\u00ebshqitur n\u00eb trivialitetin e spektaklit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kriter vler\u00ebsues. Ruajtja e nj\u00eb raporti t\u00eb caktuar midis nevoj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb \u00a0n\u00eb ndryshimet strukturore q\u00eb v\u00ebshtir\u00eb b\u00ebhen pa pushtetin politik, pa r\u00ebn\u00eb pre e formave populiste t\u00eb oportunizmit elektoral \u00ebsht\u00eb poashtu nj\u00eb gur prove.<\/p>\n<p>Mund\u00ebsi vler\u00ebsimi \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja q\u00eb zgjedhim p\u00ebr ta adresuar, por dhe m\u00ebnyra sesi e b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb. Ta z\u00ebm\u00eb, asnj\u00eb ide politike brenda t\u00eb majt\u00ebs nuk mund ta pajtoj\u00eb q\u00ebllimin e shpallur p\u00ebr emancipimin e gruas me promovimin e religjionit; nuk mund t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb kurrfar\u00eb lidhjeje t\u00eb ekuivalenc\u00ebs midis filantropis\u00eb dhe nd\u00ebrhyrjes politike p\u00ebr rishp\u00ebrndarje t\u00eb pasuris\u00eb; apo midis emancipimit kulturor dhe promovimit t\u00eb familjeve t\u00eb vjetra e t\u00eb m\u00ebdha. Ky \u00ebsht\u00eb thjesht oportuniz\u00ebm elektoral. K\u00ebto grupe shoq\u00ebrore edhe mundet t\u00eb jen\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebse t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit opsion politik, por jo mbi p\u00ebrputhje interesash e vlerash.<\/p>\n<p>M\u00ebnyra sesi jan\u00eb sjell\u00eb partit\u00eb jopopuliste me populizmin gjat\u00eb dekadave t\u00eb kaluara ka qen\u00eb jo efektive. Fraza e p\u00ebrvjedhur nga kjo sjellje \u00ebsht\u00eb ajo e nj\u00eb p\u00ebrjashtimi p\u00ebr\u00e7mues: \u201ckordonet sanitare\u201d. Udh\u00ebzimi ishte i thjesht\u00eb: mos bashk\u00ebpuno me ta, mos lidh koalicion me ta, mos diskuto me ta, asnj\u00eb koncesion, asnj\u00eb diskutim mbi pretendimet e tyre. Por, ikja nga temat q\u00eb ngrisin ata \u00ebsht\u00eb ikje nga trajtimi i kriz\u00ebs prej t\u00eb cil\u00ebs ata p\u00ebrfitojn\u00eb. Ve\u00e7 tjerash, rritja e populizmit \u00ebsht\u00eb munges\u00eb e kritik\u00ebs s\u00eb ideologjis\u00eb. Kjo munges\u00eb \u00ebsht\u00eb kusht p\u00ebr lidhjet e shkurtra q\u00eb ata sajojn\u00eb. T\u00eb jap\u00ebsh versionin t\u00ebnd t\u00eb shpjegimit mbi temat q\u00eb shtrojn\u00eb ata, pa pretendimin moral dhe ekskluziv p\u00ebr \u201cfjal\u00ebn e popullit\u201d \u00ebsht\u00eb sot nevoj\u00eb e domosdoshme.<\/p>\n<p>Chantal Mouffe dhe dhe Jan-Verner Muller ndajn\u00eb bindjen e p\u00ebrbashk\u00ebt se kritika ndaj populizmit nuk duhet t\u00eb na z\u00ebr\u00eb n\u00eb grack\u00ebn e q\u00ebndrimit indiferent karshi rr\u00ebnimit q\u00eb neoliberalizmi po i b\u00ebn shoq\u00ebris\u00eb. Dallimet vijn\u00eb n\u00eb shprehje tek m\u00ebnyra e konceptimit t\u00eb dyshes Nj\u00ebsh-Shum\u00ebsi- \u00a0trajtimi i popullit si nj\u00eb dhe i vet\u00ebm, dhe pluralitetit. N\u00ebse tek e para, shk\u00ebputja nga p\u00ebrkufizmet e vjetra t\u00eb esencializmit klasor e domosdoshm\u00ebris\u00eb historike na shp\u00ebton nga rreziku i nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieje t\u00eb jashtme e instrumentalizuese midis grupeve shoq\u00ebrore duke mund\u00ebsuar k\u00ebshtu nj\u00eb hegjemoni q\u00eb e rrit demokracin\u00eb teksa bashkon njer\u00ebzit dhe ruan pluralitetin. P\u00ebr M\u00fcller m\u00eb par\u00eb sesa ta nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb konstrukt unik mbi popullin, duhet t\u00eb flasim p\u00ebr krijimin e shumicave t\u00eb reja.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\"><\/div>\n<div class=\"share\">\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rritja e populizmit \u00ebsht\u00eb munges\u00eb e kritik\u00ebs s\u00eb ideologjis\u00eb. Kjo munges\u00eb \u00ebsht\u00eb kusht p\u00ebr lidhjet e shkurtra q\u00eb populist\u00ebt sajojn\u00eb. T\u00eb jap\u00ebsh versionin t\u00ebnd t\u00eb shpjegimit mbi temat q\u00eb shtrojn\u00eb ata, pa pretendimin moral dhe ekskluziv p\u00ebr \u201cfjal\u00ebn e popullit\u201d \u00ebsht\u00eb sot nevoj\u00eb e domosdoshme. (T\u00eb popullit jemi, nga populli kemi ardhur, tek ai prap\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":78,"featured_media":9990,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1753,1048],"ppma_author":[88],"class_list":["post-4574","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-ideologjia","tag-populizmi"],"authors":[{"term_id":88,"user_id":78,"is_guest":0,"slug":"zgjim-hyseni","display_name":"Zgjim Hyseni","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/zgjim.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/zgjim.jpg"},"user_url":"","last_name":"Hyseni","first_name":"Zgjim","description":"Zgjim Hyseni \u00ebsht\u00eb ish-drejtues i Sekretariatit p\u00ebr Formim Ideo-politik i L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje!, Hyseni \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar i kryesis\u00eb i Partis\u00eb Socialdemokrate."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4574","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/78"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4574"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4574\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9991,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4574\/revisions\/9991"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9990"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4574"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4574"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4574"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4574"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}