{"id":4586,"date":"2019-03-15T10:15:52","date_gmt":"2019-03-15T08:15:52","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4586"},"modified":"2024-10-29T12:44:46","modified_gmt":"2024-10-29T10:44:46","slug":"debati-per-dialogun-ende-midis-reales-dhe-ideales","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/debati-per-dialogun-ende-midis-reales-dhe-ideales\/","title":{"rendered":"Debati p\u00ebr dialogun ende midis reales dhe ideales"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\"><\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<p class=\"img-wrapper\">Debati mbi dialogun me Serbin\u00eb ende vazhdon t\u00eb jet\u00eb i mbushur me emocione e iluzione e nuk po merr trajtimin e duhur realist q\u00eb do duhej t\u00eb merrte. Fatkeq\u00ebsisht nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e z\u00ebrave publik\u00eb dhe e shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb \u00ebsht\u00eb ende duke shpresuar se do t\u00eb ket\u00eb n\u00eb k\u00ebto koh\u00ebra nj\u00eb marr\u00ebveshje me Serbin\u00eb q\u00eb t\u00eb reflektoj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn historike dhe q\u00eb t\u00eb adresoj\u00eb padrejt\u00ebsit\u00eb e vuajtjet q\u00eb na jan\u00eb shkaktuar. Pra shpresojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb naive se serb\u00ebt aktualisht do t\u00eb pranonin t\u00eb firmosnin nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb do e nd\u00ebshkoj\u00eb Serbin\u00eb p\u00ebr krimet e b\u00ebra dhe q\u00eb do na kompensoj\u00eb sadopak p\u00ebr dhimbjet q\u00eb kemi kaluar e plag\u00ebt q\u00eb ende nuk na jan\u00eb mbyllur. Nj\u00eb marr\u00ebveshje kjo q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb e d\u00ebshiruar dhe e drejt\u00eb p\u00ebr ne, por q\u00eb v\u00ebshtir\u00eb se do ishte e mundur.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nd\u00ebr problemet kryesore n\u00eb k\u00ebt\u00eb sjellje ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me munges\u00ebn e qasjes s\u00eb realpolitik\u00ebs ose paaft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar se, sikurse thoshte Bismarku n\u00eb 1867, politika \u00ebsht\u00eb arti i t\u00eb mundshmes. Me realpolitik\u00eb n\u00ebnkuptohet politika apo diplomacia q\u00eb vepron mb\u00ebshtetur n\u00eb kushtet, rrethanat apo faktor\u00ebt e tjer\u00eb ndikues t\u00eb realitetit e jo bazuar n\u00eb nocione specifike ideologjike, parimore apo morale. \u00a0Sot termi \u201crealpolitik\u201d n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebrdoret kryesisht p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshkruar nj\u00eb qasje realiste apo m\u00eb sakt\u00eb t\u00eb politik\u00ebs t\u00eb mb\u00ebshtetur tek fuqia. Nd\u00ebrsa n\u00eb politik\u00ebn e brendshme p\u00ebrdoret kryesisht n\u00eb kuptimin e shmangies s\u00eb perfeksionizmit, pra t\u00eb q\u00ebndrimit \u201cose gjith\u00e7ka ose asgj\u00eb\u201d. Me realpolitik\u00eb n\u00ebnkuptohet se q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb mjaftohesh duke marr\u00eb di\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e mir\u00eb duke patur parasysh rrethanat, pra realen, e mos t\u00eb bllokohesh duke pritur pafund\u00ebsisht p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb t\u00eb p\u00ebrsosur\u00ebn apo idealen. Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb politika ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me arritjen e kompromisit apo me negocimin e konsensusit dhe bashk\u00ebpunimit midis fraksioneve q\u00eb kan\u00eb interesa apo q\u00ebndrime t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Ekziston mbase n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetshme nj\u00eb hendek apo nj\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebrputhje mes reales dhe ideales. Idealja do padyshim do t\u00eb ishte q\u00eb Serbia t\u00eb vet\u00ebdij\u00ebsohej p\u00ebr krimet e b\u00ebra, t\u00eb pendohej e t\u00eb k\u00ebrkonte falje. Po ashtu ideale do t\u00eb ishte q\u00eb qeveris\u00eb dhe popullit serb, t&#8217;i brehej nd\u00ebrgjegja p\u00ebr vuajtjet e shkaktuara dhe krimet e b\u00ebra ndaj shqiptar\u00ebve dhe t\u00eb na pranonte si shtet pa kushte madje duke ofruar q\u00eb t\u00eb na d\u00ebmshp\u00ebrblente. Do t\u00eb kishte qen\u00eb ideale q\u00eb serb\u00ebt t\u00eb kishin at\u00eb vetemancipim t\u00eb lart\u00eb e kurajo p\u00ebr t\u00eb pranuar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e hidhur sa lideri i tyre t\u00eb vinte n\u00eb Prekaz e t\u00eb p\u00ebrkulej n\u00eb gjunj\u00eb n\u00eb Prekaz si\u00e7 ndodhi me t\u00eb famshmen Warschauer Kniefall t\u00eb kancelarit Vili Brandt n\u00eb Varshav\u00eb n\u00eb 7 dhjetor 1970. \u00cbsht\u00eb \u00ebnd\u00ebrr q\u00eb t\u00eb shpresohet q\u00eb sikurse Brandti, nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs serb t\u00eb vinte t\u00eb p\u00ebrkulej e t\u00eb thoshte fjal\u00ebt emblematike t\u00eb th\u00ebna prej Brandit p\u00ebr homazhin q\u00eb b\u00ebri \u201cN\u00ebn pesh\u00ebn e historis\u00eb s\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit, b\u00ebra at\u00eb q\u00eb b\u00ebjn\u00eb njer\u00ebzit kur fjal\u00ebt mungojn\u00eb.\u201d Mir\u00ebpo realiteti \u00ebsht\u00eb ndryshe dhe e ardhmja e af\u00ebrt nuk premton se do t\u00eb sjell\u00eb ndonj\u00eb ndryshim t\u00eb madh. Ne kemi fqinj si Greqia q\u00eb edhe pse jan\u00eb pjes\u00eb e BE-s\u00eb prej 38 vjet\u00ebsh ende nuk kan\u00eb reflektuar e shprehur keqardhje e aq m\u00eb pak pendes\u00eb p\u00ebr krimet ndaj shqiptar\u00ebve \u00e7am\u00eb para mbi 7 dekadash. A mos duhet vall\u00eb t\u00eb presim pafund\u00ebsisht deri sa Serbia t\u00eb b\u00ebhet Gjermani e t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb falje q\u00eb ne t\u2019i japim fund konfliktit t\u00eb ngrir\u00eb me k\u00ebt\u00eb vend.<\/p>\n<p>Po ashtu idealja do t\u00eb ishte q\u00eb SHBA-t\u00eb, Gjermania, Franca, Britania e Madhe dhe aleat\u00ebt tan\u00eb t\u00eb tjer\u00eb ta detyronin Beogradin q\u00eb t\u00eb vazhdonte dialogun pavar\u00ebsisht taks\u00ebs. N\u00eb fund t\u00eb fundit \u00ebsht\u00eb e padrejt\u00eb sepse Kosova e ka vazhduar dialogun pavar\u00ebsisht provokimeve t\u00eb shumta si ajo n\u00eb ur\u00ebn e Ibrit apo treni rus si dhe pavar\u00ebsisht ofensivave bllokuese n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare si ajo n\u00eb UNESCO e INTERPOL. \u00a0Pra e d\u00ebshirueshme p\u00ebr ne do ishte q\u00eb presioni t\u00eb fokusohej n\u00eb Serbi p\u00ebr t\u00eb vazhduar dialogun e jo tek ne p\u00ebr ta suspenduar taks\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb Serbia t\u00eb kthehet. Mir\u00ebpo ja q\u00eb realiteti \u00ebsht\u00eb ndryshe. Pavar\u00ebsisht argumenteve tona, aleat\u00ebt tan\u00eb kan\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulur, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb e pa ekuivoke, se \u00ebsht\u00eb Kosova ajo q\u00eb duhet t\u00eb tregoj\u00eb vullnet t\u00eb mir\u00eb duke e suspenduar taks\u00ebn p\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb shans dialogut. Prandaj d\u00ebshirat tona duhen l\u00ebn\u00eb m\u00ebnjan\u00eb e duhet b\u00ebr\u00eb ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb e duhura dhe reale.<\/p>\n<p>Mungesa e realizmit apo iluzioni q\u00eb po ushqehet nga nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e opinion-b\u00ebr\u00ebsve sot \u00ebsht\u00eb se Per\u00ebndimi ende do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb na trajtoj\u00eb si viktim\u00eb e do ta mbaj\u00eb krahun ton\u00eb, meq\u00ebn\u00ebse 20 vjet m\u00eb par\u00eb kemi qen\u00eb pre e nj\u00eb regjimi gjakatar. Ne p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb kemi p\u00ebrfituar fal\u00eb humanitetit, solidaritetit dhe bujaris\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe kjo ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb shum\u00eb t\u00eb mendojn\u00eb se kjo gj\u00eb do t\u00eb vazhdoj\u00eb pafund dhe se po ashtu per\u00ebndimi ka p\u00ebr t\u00eb vazhduar edhe pas dy dekadave q\u00eb ta penalizoj\u00eb Serbin\u00eb p\u00ebr krimet e periudh\u00ebs s\u00eb Millosheviqit. Mir\u00ebpo sot jemi n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb ku evropiano-per\u00ebndimor\u00ebt aleat\u00eb nuk po ia dalin dot t\u00eb ndryshojn\u00eb q\u00ebndrimin e Spanj\u00ebs dhe kat\u00ebr an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb q\u00eb nuk na njohin, e jo m\u00eb t\u00eb presim q\u00eb me presion t\u00eb ndryshojn\u00eb pozicionin e Serbis\u00eb. Aleat\u00ebt tan\u00eb e kan\u00eb bombarduar Serbin\u00eb q\u00eb t\u00eb na garantojn\u00eb lirin\u00eb por nuk kan\u00eb nd\u00ebr mend ta bombardojn\u00eb prap\u00eb p\u00ebr t\u00eb na siguruar njohjen e pavar\u00ebsis\u00eb son\u00eb. \u00a0Ne vet\u00eb, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb me k\u00ebmb\u00eb n\u00eb tok\u00eb, nuk kemi fuqi q\u00eb ta detyrojm\u00eb Serbin\u00eb t\u00eb na njoh\u00eb. Tarifa doganore 100% na jep neve vet\u00ebbesim e respekt p\u00ebr veten mir\u00ebpo nuk ka ndonj\u00eb pesh\u00eb t\u00eb madhe d\u00ebmtuese tek ekonomia e Serbis\u00eb ku importet tona z\u00ebn\u00eb vet\u00ebm 2.5% t\u00eb totalit t\u00eb eksporteve serbe. P\u00ebr mos t\u00eb folur pastaj q\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit po shikohet nj\u00eb lul\u00ebzim e kontraband\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb, gj\u00eb q\u00eb ia minimizon akoma m\u00eb shum\u00eb efektin detyrues taks\u00ebs q\u00eb ka v\u00ebn\u00eb Kosova.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb ende nuk arrin ta kuptoj\u00eb se modeli evropian nuk \u00ebsht\u00eb ai i t\u00eb ngelurit peng tek hat\u00ebrmbetja e urrejtja e s\u00eb kaluar\u00ebs por tek nd\u00ebrtimi i paqes konstruktive e t\u00eb q\u00ebndrueshme p\u00ebr t\u00eb ardhmen. Traktati i Parisit q\u00eb sanksionoi krijimin e Komuniteteve europiane t\u00eb Qymyrit dhe \u00c7elikut e q\u00eb konsiderohet zanafilla e apo gjeneza e Bashkimit Evropian t\u00eb sotsh\u00ebm, u n\u00ebnshkrua 18 prill 1951. Kjo do t\u00eb thot\u00eb m\u00eb pak se 6 vite prej p\u00ebrfundimit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore apo luft\u00ebs m\u00eb gjakatare q\u00eb ka njohur ndonj\u00ebher\u00eb njer\u00ebzimi. Robert Shuman, nj\u00eb nga ideator\u00ebt e k\u00ebtij projekti shprehej se &#8220;Evropa duhet t\u00eb pushoj\u00eb s\u00eb qeni nj\u00eb vend betejash, ku pal\u00ebt armike mbyten n\u00eb gjak. Nga ky vet\u00ebdij\u00ebsim i paguar kaq shtrenjt\u00eb, ne duam t\u00eb ecim n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb reja, q\u00eb na \u00e7ojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb Evrop\u00eb t\u00eb bashkuar dhe n\u00eb paqe.&#8221; Prandaj propozoi q\u00eb industrit\u00eb q\u00eb p\u00ebrb\u00ebnin b\u00ebrtham\u00ebn e armatimit e municioneve, \u00e7elikut dhe qymyrit, t\u00eb administroheshin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtohej nj\u00eb lidhje e ngusht\u00eb e nd\u00ebrvar\u00ebsi t\u00eb thell\u00eb mes ish-armiq\u00ebve gj\u00eb q\u00eb do e b\u00ebnte t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb rikthimin e konfliktualitetit mes tyre. \u00a0N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb Franca e Gjermania q\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb tre luft\u00ebra gjakatare brenda 7 dekadash vendos\u00ebn q\u00eb pa kaluar 6 vjet pra pa u mbyllur ende plag\u00ebt e luft\u00ebs s\u00eb fundit, t\u00eb nd\u00ebrtonin nj\u00eb kapitull krejt t\u00eb ri bashk\u00ebpunimi. Kjo qasje u shtri mandej n\u00eb sfera t\u00eb tjera duke sjell\u00eb k\u00ebt\u00eb institucion supra-nacional q\u00eb kemi sot. N\u00eb vitin 2012 Bashkimi Evropian mori \u00e7mimin Nobel p\u00ebr paqe pik\u00ebrisht sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb projekt i suksessh\u00ebm i mbylljes s\u00eb kapitujve t\u00eb kaluar t\u00eb konflikteve dhe nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb niveli t\u00eb lart\u00eb bashk\u00ebpunimi, nd\u00ebrvar\u00ebsie e solidariteti n\u00eb t\u00eb gjitha rrafshet e qeverisjes.<\/p>\n<p>Me pak fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb eurokrat\u00ebt t\u00eb na kuptojn\u00eb apo t\u00eb na mb\u00ebshtesim kur k\u00ebrkojm\u00eb t\u00eb sillemi ende si viktima p\u00ebr nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb para 20 vjet\u00ebve nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ata vet\u00eb jan\u00eb m\u00ebsuar q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb paqe, t\u00eb hedhin pas e t\u00eb mbyllin kapitujt e konflikteve (luft\u00ebra q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb edhe m\u00eb gjakatare se yni) brenda shum\u00eb pak vitesh. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ne kultivojm\u00eb ende sensin e marazit ndaj Serbis\u00eb, imazhi i k\u00ebtij shteti p\u00ebr BE-n\u00eb ka ndryshuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb radikale tanim\u00eb q\u00eb kan\u00eb kaluar 20 vjet prej luft\u00ebs. \u00a0Serbia sot \u00ebsht\u00eb goxha af\u00ebr finishit p\u00ebr sa i p\u00ebrket integrimit evropian. N\u00eb fakt negociatat p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim i ka hapur q\u00eb n\u00eb 2014, ka marr\u00eb dat\u00eb potenciale an\u00ebtar\u00ebsimi vitin 2025 dhe vet\u00ebm gjat\u00eb 8 viteve t\u00eb fundit ka pasur si investimet e drejtp\u00ebrdrejta prej vendeve t\u00eb BE-s\u00eb mbi 11 miliard\u00eb euro. Po ashtu shumica e brezave t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb politikan\u00ebve apo zyrtar\u00ebve evropian\u00eb q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb vuajtjeve shqiptare n\u00ebn ish-Jugosllavi jan\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar prej koh\u00ebsh. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitohet keqardhje e favorizimi nga ata eurokrat\u00eb t\u00eb tanish\u00ebm nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sot ka kriza humanitare dramatike aktuale si ajo e Siris\u00eb q\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb mprehta e k\u00ebrkojn\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr v\u00ebmendje e dhembshuri.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb sot flasin me tone t\u00eb ndezura nacionaliste duke k\u00ebrkuar hakmarrje e jo paqe duhet th\u00ebn\u00eb se studimi i historis\u00eb s\u00eb luft\u00ebrave t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar ka nxjerr\u00eb n\u00eb pah se konfliktet jan\u00eb p\u00ebrmbyllur me tre lloje paqeje. Forma e par\u00eb \u00ebsht\u00eb paqja nd\u00ebshkimore apo shpaguese ku fitimtari e nd\u00ebshkon kund\u00ebrshtarin humb\u00ebs e detyron t\u00eb shlyej\u00eb koston e luft\u00ebs dhe i imponon detyrime t\u00eb r\u00ebnda q\u00eb ia pamund\u00ebsojn\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbjen dhe e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb kjo pal\u00eb t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr fitimtarin n\u00eb t\u00eb ardhmen. Ky \u00ebsht\u00eb lloji q\u00eb do t\u00eb preferente ky segment i shoq\u00ebris\u00eb por q\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb i pranuesh\u00ebm sot. Lloji i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb paqja adoptive ku fitimtari pas konfliktit nd\u00ebrmerr nj\u00eb lloj sjelljeje kujdestare apo bir\u00ebsuese ndaj vendit t\u00eb humbur dhe kujdeset q\u00eb ta rim\u00ebk\u00ebmbi e transformoj\u00eb. Shembull tipik \u00ebsht\u00eb Koreja e Jugut, Japonia, RFGJ-ja apo Italia e pas-luft\u00ebs ku trupat pushtuese amerikane u kujdes\u00ebn p\u00ebr rim\u00ebk\u00ebmbjen ekonomike dhe nd\u00ebrtimin e demokracive liberale. \u00a0Qasja e tret\u00eb dhe m\u00eb e pranueshme p\u00ebr sot \u00ebsht\u00eb ajo e paqes konstruktive ku fitimtari kujdeset q\u00eb pala e humbur t\u00eb trajtohet me dinjitet dhe e ndihmon p\u00ebr t\u00eb ndryshuar sistemin qeveris\u00ebs e p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb raport miq\u00ebsor n\u00eb t\u00eb ardhmen. Pra nuk merren hapa nd\u00ebshkimor\u00eb p\u00ebr t\u00eb shmangur krijimin e mllefeve e marazeve q\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen mund t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si motive p\u00ebr rip\u00ebrs\u00ebrtijen e konflikteve.<\/p>\n<p>Kur flitet p\u00ebr rreziqet e paqes nd\u00ebshkimore, shembulli kryesor q\u00eb p\u00ebrdoret nga studiuesit e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb traktati i paqes s\u00eb Versaj\u00ebs. Faktikisht pas fitores Prusis\u00eb me Franc\u00ebn n\u00eb 1871, Bismarku vendosi kushte t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr mbylljen e luft\u00ebs duke imponuar d\u00ebmshp\u00ebrblime prej 5 miliard\u00eb frangave p\u00ebr t\u00eb paguar kostot e luft\u00ebs si dhe duke aneksuar Alsas\u00eb-Loren\u00ebn. Nga ana tjet\u00ebr pasi fitores s\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore, Franca jo vet\u00ebm q\u00eb ktheu territorin e marr\u00eb n\u00eb 1871 por edhe mori n\u00eb kontroll zon\u00ebn mineralmbajt\u00ebse t\u00eb Ruhrit. Po ashtu imponoi d\u00ebmshp\u00ebrblime t\u00eb r\u00ebnda e kufizime t\u00eb shumta t\u00eb cil\u00ebt pak vite m\u00eb pas fermentuan zem\u00ebrimin q\u00eb solli n\u00eb pushtet Hitlerin dhe shkaktoi Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye paqja nd\u00ebshkimore q\u00eb doli nga konferenca e paqes n\u00eb Versaj\u00eb konsiderohet si nj\u00eb nd\u00ebr d\u00ebshmit\u00eb m\u00eb bind\u00ebse p\u00ebr d\u00ebmet q\u00eb sjell kjo lloj paqeje hakmarr\u00ebse. Prandaj amerikan\u00ebt, me mbarimin e Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk mbajt\u00ebn nj\u00eb q\u00ebndrim n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmb\u00ebs ndaj Gjermanis\u00eb por e b\u00ebn\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Planit Marshall t\u00eb ndihm\u00ebs bujare p\u00ebr rim\u00ebk\u00ebmbjen prej shkat\u00ebrrimeve t\u00eb luft\u00ebs.<\/p>\n<p>Sot, n\u00eb Shtetet e Bashkuara, tek aleat\u00ebt e tjer\u00eb per\u00ebndimor \u00a0dhe n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn demokratike, \u00ebsht\u00eb \u00e7imentuar tashm\u00eb bindja se paqja konstruktive \u00ebsht\u00eb forma m\u00eb e p\u00eblqyeshme dhe m\u00eb efikase p\u00ebr t\u00eb mbyllur nj\u00eb konflikt pasi krijon nj\u00eb atmosfer\u00eb \u00a0miq\u00ebsore jet\u00ebgjate mes vendeve. N\u00eb rastin e Kosov\u00ebs, mb\u00ebshtetja p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb ton\u00eb mund t\u00eb konsiderohet tashm\u00eb si nj\u00eb form\u00eb e paqes nd\u00ebshkimore. Pra mund t\u00eb konsiderohet deri diku se Serbia tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebshkuar p\u00ebr krimet e b\u00ebra n\u00ebp\u00ebrmjet mb\u00ebshtetjes s\u00eb pavar\u00ebsimit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb konflikti i Kosov\u00ebs me Serbin\u00eb ngelet ende aty i pazgjidhur, gradualisht po transformohet n\u00eb nj\u00eb konflikt t\u00eb ngrir\u00eb me kosto oportune t\u00eb pallogaritshme p\u00ebr Kosov\u00ebn. Prandaj ka ardhur koha q\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb me k\u00ebmb\u00eb n\u00eb tok\u00eb, t\u00eb l\u00ebm\u00eb m\u00ebnjan\u00eb d\u00ebshirat apo \u00ebndrrat apo shpres\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb zgjidhje ideale p\u00ebr ne. Ka ardhur koha q\u00eb t\u00eb d\u00ebshmojm\u00eb maturi e dituri si dhe kurajo p\u00ebr ta pranuar realitetin si \u00ebsht\u00eb e p\u00ebr t\u00eb vepruar me pragmatiz\u00ebm duke synuar p\u00ebrmbushjen interesave tona shtet\u00ebrore. Ka ardhur koha p\u00ebr ta kuptuar dhe pranuar se konflikti me Serbin\u00eb mund t\u00eb mbyllet nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb vet\u00ebm me nj\u00eb paqe konsensuale konstruktive ku edhe pala tjet\u00ebr serbe t\u00eb ket\u00eb arsye apo leverdi p\u00ebr ta n\u00ebnshkruar.<\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Debati mbi dialogun me Serbin\u00eb ende vazhdon t\u00eb jet\u00eb i mbushur me emocione e iluzione e nuk po merr trajtimin e duhur realist q\u00eb do duhej t\u00eb merrte. Fatkeq\u00ebsisht nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e z\u00ebrave publik\u00eb dhe e shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb \u00ebsht\u00eb ende duke shpresuar se do t\u00eb ket\u00eb n\u00eb k\u00ebto koh\u00ebra nj\u00eb marr\u00ebveshje me Serbin\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":373,"featured_media":9047,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[669,1236,664,12],"ppma_author":[367],"class_list":["post-4586","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-dialogue","tag-kosove-serbi","tag-kosovo","tag-serbia"],"authors":[{"term_id":367,"user_id":373,"is_guest":0,"slug":"adri-nurellari","display_name":"Adri Nurellari","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/adri.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/adri.jpg"},"user_url":"","last_name":"Nurellari","first_name":"Adri","description":"Adri Nurellari \u00ebsht\u00eb studiues, k\u00ebshilltar dhe kolumnist i angazhuar kryesisht n\u00eb fush\u00ebn e politik\u00ebs dhe medias. Ai ka vijuar studimet universitare n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs dhe ato pasuniversitare n\u00eb Cambridge, London School of Economics dhe University College London. Adri \u00ebsht\u00eb ish-k\u00ebshilltar i kryeministrit Sali Berisha dhe ish-sekretar i PDIU-s\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka punuar si pedagog n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs dhe at\u00eb t\u00eb Evrop\u00ebs Juglindore n\u00eb Tetov\u00eb. Ka qen\u00eb i angazhuar si analist dhe konsulent nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb prej vitit 2013 punon si k\u00ebshilltar i Hashim Tha\u00e7it."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4586","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/373"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4586"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4586\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9257,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4586\/revisions\/9257"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9047"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4586"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4586"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4586"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4586"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}