{"id":4618,"date":"2015-10-16T11:28:05","date_gmt":"2015-10-16T09:28:05","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4618"},"modified":"2025-01-17T11:31:29","modified_gmt":"2025-01-17T09:31:29","slug":"pese-rrefime-nga-berlini","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/pese-rrefime-nga-berlini\/","title":{"rendered":"Pes\u00eb rr\u00ebfime nga Berlini"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\"><\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"img-wrapper\"><\/div>\n<div class=\"news-left\">\n<p>Sa p\u00ebr sqarim nuk \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr proz\u00eb, e as p\u00ebr ndonj\u00eb emocion q\u00eb p\u00ebrshkruan nj\u00eb nd\u00ebr qytetet me kozmopolite dhe m\u00eb liberale n\u00eb bot\u00eb. \u00cbsht\u00eb thjesht p\u00ebrmbledhje e rr\u00ebfimeve, nga personat q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb kompanit\u00eb gjermane, n\u00eb shoqatat me t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb biznesit n\u00eb Gjermani, p\u00ebr p\u00ebrvojat e tyre, t\u00eb t\u00eb b\u00ebrit biznes n\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor dhe cilat jan\u00eb ndryshimet sipas tyre, q\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb q\u00eb ky rajon t\u00eb k\u00ebt\u00eb rejting pozitiv p\u00ebr t\u00eb nxitur investime. P\u00ebrndryshe t\u00eb gjitha vendet e Ballkanit jan\u00eb n\u00eb gar\u00eb, t\u00eb nxisin dhe sigurojn\u00eb investime, si dhe ngritje t\u00eb kapaciteteve p\u00ebr zhvillimin e resurseve humane, p\u00ebrmes aft\u00ebsimit profesional (sistemi i m\u00ebsimit dual, ku fuqia pun\u00ebtore, trajnohet dhe aft\u00ebsohet n\u00eb vendin e pun\u00ebs). 5 rr\u00ebfimet n\u00eb vijim e pasqyrojn\u00eb pamjen q\u00eb e kemi n\u00eb shtetin m\u00eb t\u00eb fuqsih\u00ebm n\u00eb Bashkimin Evropian dhe jo vet\u00ebm.<\/p>\n<p>Rr\u00ebfimi 1: N\u00eb vizit\u00ebn e Kancelares Merkel, n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, Kryeministri i atij vendi krenohet q\u00eb nj\u00eb kompani gjermane ka investuar n\u00eb nj\u00ebrin nga Portet e atij vendi, dhe p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb nga t\u00eb af\u00ebrmit e tij po udh\u00ebheq me k\u00ebt\u00eb investim gjerman. Lajmi i mir\u00eb: Kompanit\u00eb gjermane po investojn\u00eb; lajmi i keq: Bindja\u00a0e krijuar t\u00eb kompanit\u00eb gjermane, q\u00eb n\u00eb Ballkan mund t\u00eb ket\u00eb sukses investimi, por p\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhet partneriteti biznesor, me t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb Kryeministrave dhe Ministrave. Pra percepcioni dhe bindja e krijuar n\u00eb Gjermani, n\u00eb raport me kushtet e investimeve n\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor, \u00ebsht\u00eb kjo: edhe n\u00ebse nuk ka burokraci, edhe n\u00ebse nuk k\u00ebrkohet mito, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb klasike, edhe n\u00ebse funksionon gjith\u00e7ka tjet\u00ebr, gjithsesi suksesin e investimit e garanton vet\u00ebm p\u00ebrfshirja n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e ortakut, e ndonj\u00eb t\u00eb af\u00ebrmi apo t\u00eb af\u00ebrme t\u00eb strukturave udh\u00ebheq\u00ebse politike, t\u00eb vendit t\u00eb caktuar. Pyetja q\u00eb shtrohet dhe krijon frik\u00eb, \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb: \u00e7ka ndodh me investimin n\u00ebse Kryeministri apo nj\u00eb garnitur\u00eb politike n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor ndryshon? A \u00ebsht\u00eb ky fundi i suksesit per kompanin\u00eb gjermane n\u00eb at\u00eb vend?<\/p>\n<p>Rr\u00ebfimi 2: N\u00eb vendet e Ballkanit po manipulohet skajsh\u00ebm n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Gjermanis\u00eb, apo t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb interesave t\u00eb biznesit dhe t\u00eb kompanive gjermane, nga individ\u00eb dhe shoqata, q\u00eb t\u00eb vetmen lidhje me Gjermanin\u00eb e kan\u00eb gjuh\u00ebn gjermane t\u00eb m\u00ebsuar nga RTL apo ndonj\u00eb televizion tjet\u00ebr gjerman. Ky lloj p\u00ebrfaq\u00ebsimi, apo inskenimi i p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb kompanive gjermane, me pompozitete mediale, duke baltosur gjith\u00e7ka, ka vendosur barriera p\u00ebr komunikim normal biznesor, me kompanit\u00eb gjermane dhe ka krijuar d\u00ebme t\u00eb pariparueshme n\u00eb perceptimin q\u00eb kan\u00eb kompanit\u00eb gjermane p\u00ebr mjedisin biznesor n\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Rr\u00ebfimi 3: Nj\u00eb kompani gjermane pret me muaj p\u00ebr nj\u00eb takim me nj\u00eb Minist\u00ebr t\u00eb nj\u00eb vendi t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor. Pas 3 muajsh, Ministri e konfirmon takimin dhe kompania gjermane rezervon fluturimin dhe hotelin, me shpenzime t\u00eb veta dhe niset p\u00ebr takim me Ministrin e vendit t\u00eb caktuar, duke shtyr\u00eb p\u00ebr nj\u00eb jav\u00eb tjet\u00ebr, nj\u00eb takim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, p\u00ebr nj\u00eb kontrat\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb Azis\u00eb Juglindore. Kur arrin te zyra e Ministrit, dikush me mir\u00ebsjellje i thot\u00eb, q\u00eb Ministri ka nj\u00eb takim shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe duhesh t\u00eb takohesh me k\u00ebshilltar\u00ebt e Ministrit. Takimi me k\u00ebshilltar\u00ebt ndodh dhe n\u00eb fund t\u00eb takimit ka nj\u00eb pajtueshm\u00ebri, q\u00eb t\u00eb vazhdohet me komunikim dhe shk\u00ebmbim t\u00eb ideve p\u00ebr bashk\u00ebpunim dhe investime. \u00c7ka ndodh m\u00eb pas? Kompania gjermane d\u00ebrgon let\u00ebr fal\u00ebnderuese p\u00ebr takimin dhe ofrimin e mund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpunim, si dhe k\u00ebrkon disa informata shtes\u00eb. Pret edhe 3 muaj tjer\u00eb dhe informata nuk vjen kurr\u00eb. Pra ka d\u00ebshtime n\u00eb komunikimin bazik dhe munges\u00eb mir\u00ebsjelljeje qe \u00ebsht\u00eb esenciale p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb biznes kudo.<\/p>\n<p>Rr\u00ebfimi 4: 3 kompani gjermane me renome bot\u00ebrore, konkurrojn\u00eb n\u00eb 3 vende t\u00eb ndryshme t\u00eb Ballkanit \u00a0Per\u00ebndimor, p\u00ebr t\u00eb fituar kontrata p\u00ebr investime n\u00eb sektor\u00ebt strategjik\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre vendeve. N\u00eb k\u00ebto 3 vende, n\u00eb koh\u00eb t\u00eb ndryshme d\u00ebshtojn\u00eb procedurat e prokurimit, pas disa muajsh t\u00eb vler\u00ebsimeve dhe ankimimeve.\u00a0 K\u00ebshilla miq\u00ebsore gjermane \u00ebsht\u00eb: Ligjet e Prokurimit Publik dhe keqp\u00ebrdorimet me k\u00ebto ligje, po i largojn\u00eb p\u00ebrfundimisht kompanit\u00eb gjermane nga rajoni dhe kjo duhet t\u00eb ndryshoj\u00eb urgjent. Asnj\u00eb kompani nuk ka luks kohor dhe financiar t\u00eb sillet posht\u00eb e lart\u00eb me zgjidh\u00eb probleme dhe anomali, t\u00eb organeve dhe \u00a0procedurave absurde t\u00eb prokurimit publik.<\/p>\n<p>Rr\u00ebfimi 5: \u00c7do vend i Ballkanit Per\u00ebndimor krenohet me fuqin\u00eb pun\u00ebtore me kosto t\u00eb ul\u00ebt dhe t\u00eb aft\u00ebsuar. Por n\u00eb hulumtimet e veta, kompanit\u00eb gjermane kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb perfundime q\u00eb kostoja e fuqis\u00eb pun\u00ebtore nominalisht \u00ebsht\u00eb e ul\u00ebt, por kostoja reale \u00ebsht\u00eb e lart\u00eb, p\u00ebr shkak\u00a0se n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve duhen trajnime shtes\u00eb p\u00ebr pun\u00ebtor\u00ebt. Rekomandimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb direkt: mos prodhoni vet\u00ebm diploma universitare, por b\u00ebni aft\u00ebsim profesional t\u00eb fuqis\u00eb pun\u00ebtore p\u00ebr profile q\u00eb k\u00ebrkon tregu i pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Por cila \u00ebsht\u00eb lista e gj\u00ebrave q\u00eb ne duhet t&#8217;i b\u00ebjm\u00eb, n\u00ebse d\u00ebshirojm\u00eb t\u00eb kemi pranin\u00eb biznesore t\u00eb ekonomis\u00eb m\u00eb t\u00eb fuqishme evropiane. Lista nuk \u00ebsht\u00eb e gjat\u00eb, por \u00ebsht\u00eb shum\u00eb p\u00ebrmbajtjesore:<\/p>\n<p>1. Duhet t\u00eb &#8220;shesim&#8221; s\u00eb paku nj\u00eb storie suksesi, me investime t\u00eb nj\u00eb kompanie t\u00eb madhe gjermane n\u00eb Kosov\u00eb, ku nuk mjafton vet\u00ebm krijimi i kushteve bazike, por fundamentale \u00ebsht\u00eb siguria juridike afatgjat\u00eb, e garantuar nga sundimi i ligjit dhe respektimi i kontratave, e jo nga ortak\u00ebria biznesore me X apo Y t\u00eb af\u00ebrmin, e X apo Y politikanit.<\/p>\n<p>2. Komunikim korrekt dhe mir\u00ebsjellje mbi t\u00eb gjitha. Nuk b\u00ebhemi m\u00eb t\u00eb r\u00ebndesish\u00ebm me arroganc\u00eb. Kultura e komunikimit ku arroganca t\u00eb p\u00ebrcakton statusin, \u00ebsht\u00eb lindore dhe e pranueshme vet\u00ebm n\u00eb disa vende t\u00eb ish bllokut lindor. Informacioni korrekt dhe n\u00eb koh\u00eb, i d\u00ebrguar p\u00ebrmes kanaleve t\u00eb duhura, \u00ebsht\u00eb i domsdosh\u00ebm, p\u00ebr sukses n\u00eb nxitjen e investimeve.<\/p>\n<p>3. Ligji i investimeve strategjike \u00ebsht\u00eb parakusht p\u00ebr investime serioze. \u00cbsht\u00eb vet\u00ebm iluzion, insistimi q\u00eb p\u00ebrmes tenderimit dhe &#8220;proceseve konkurruese&#8221;, me procedura q\u00eb zgjasin s\u00eb paku 2 vjet, t\u00eb presim \u00e7far\u00ebdo investimi n\u00eb sektor\u00ebt strategjik\u00eb: energji, telekom dhe miniera.<\/p>\n<p>3. Edukimi, Edukimi dhe Edukimi. Nuk \u00ebsht\u00eb e fundit p\u00ebr nga r\u00ebnd\u00ebsia. N\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb aspekti m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Si shoq\u00ebri, duke filluar nga struktura baz\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb, pra n\u00eb familje, duhet t\u00eb fillojm\u00eb t\u00eb ndryshojm\u00eb bot\u00ebkuptimin e nevoj\u00ebs p\u00ebr edukim t\u00eb duhur, p\u00ebr \u00e7do an\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjes dhe shoq\u00ebris\u00eb, q\u00eb aktualisht \u00ebsht\u00eb i kufizuar n\u00eb sigurimin e nj\u00eb diplome universitare q\u00eb garanton pun\u00ebsim, mund\u00ebsisht n\u00eb administrat\u00eb publike, banka, m\u00ebsimdh\u00ebnie apo n\u00eb sistemin sh\u00ebndet\u00ebsor publik. \u00cbsht\u00eb e domosdoshme t\u00eb ndryshojm\u00eb k\u00ebt\u00eb &#8220;mindset&#8221;\u00a0 t\u00eb &#8220;akademizimit&#8221; t\u00eb secilit, pasi q\u00eb ne jemi n\u00eb kriz\u00eb p\u00ebr vende pune dhe n\u00eb kriz\u00eb vendet b\u00ebjn\u00eb reforma substanciale. Neve na duhen reforma n\u00eb edukim, n\u00eb dy drejtime: Universitetet Publike duhet t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb kuota aq sa ka nevoj\u00eb tregu i pun\u00ebs; bizneset duhet t\u00eb kontribuojn\u00eb s\u00eb paku n\u00eb 50% t\u00eb buxhetit p\u00ebr aft\u00ebsim profesional, nd\u00ebrsa Qeveria dhe donator\u00ebt pjes\u00ebn tjet\u00ebr &#8211; dhe kjo t\u00eb rregullohet me ligj.<\/p>\n<p>Investimi b\u00ebh\u00ebt p\u00ebr t\u00eb fituar dhe fitimi nuk mund t\u00eb krijohet n\u00eb vendet ku ka risk politik, paqart\u00ebsi ligjore, arroganc\u00eb burokrat\u00ebsh dhe fuqi pun\u00ebtore me diplom\u00eb, por jo e aft\u00ebsuar p\u00ebr pun\u00eb, e aq m\u00eb pak aty ku ka gaz lot\u00ebsjell\u00ebs n\u00eb rrug\u00eb e Parlament. Vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor duhet t\u00eb ndryshojn\u00eb! Armikun nuk e kan\u00eb n\u00eb kufi, fqinj\u00ebsi e as n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sa p\u00ebr sqarim nuk \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr proz\u00eb, e as p\u00ebr ndonj\u00eb emocion q\u00eb p\u00ebrshkruan nj\u00eb nd\u00ebr qytetet me kozmopolite dhe m\u00eb liberale n\u00eb bot\u00eb. \u00cbsht\u00eb thjesht p\u00ebrmbledhje e rr\u00ebfimeve, nga personat q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb kompanit\u00eb gjermane, n\u00eb shoqatat me t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb biznesit n\u00eb Gjermani, p\u00ebr p\u00ebrvojat e tyre, t\u00eb t\u00eb b\u00ebrit biznes n\u00eb vendet [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":629,"featured_media":12179,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[2381],"ppma_author":[2380],"class_list":["post-4618","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-pese-rrefime-nga-berlini"],"authors":[{"term_id":2380,"user_id":629,"is_guest":0,"slug":"berat-rukiqi","display_name":"Berat Rukiqi","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/1706116645224.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/1706116645224.jpg"},"user_url":"","last_name":"Rukiqi","first_name":"Berat","description":""}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4618","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/629"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4618"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4618\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":12180,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4618\/revisions\/12180"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/12179"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4618"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4618"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4618"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4618"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}