{"id":4635,"date":"2015-11-01T11:57:24","date_gmt":"2015-11-01T09:57:24","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4635"},"modified":"2024-11-08T11:59:39","modified_gmt":"2024-11-08T09:59:39","slug":"miresevjen-ne-kosove-alban-k","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/miresevjen-ne-kosove-alban-k\/","title":{"rendered":"Mir\u00ebsevjen n\u00eb Kosov\u00eb, Alban K."},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\"><\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"img-wrapper\"><\/div>\n<div class=\"news-left\">\n<p>N\u00eb janar t\u00eb vitit 2015, Alban K. \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri prej 18.000 kosovar\u00ebve q\u00eb emigrojn\u00eb n\u00eb Gjermani. Nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, Kosova kishte mbajtur zgjedhje t\u00eb parakohshme. Partit\u00eb politike kishin p\u00ebrgatitur nj\u00eb befasi p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs: q\u00eb t\u00eb gjitha n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb platform\u00ebs zgjedhore kishin zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve t\u00eb reja t\u00eb pun\u00ebs. PDK kishte p\u00ebrmbushur nj\u00eb mision t\u00eb vjet\u00ebr dhe i kishte vendosur vetes nj\u00eb \u2018mision t\u00eb ri\u2019. LDK, si kund\u00ebrshtare politike, kishte lansuar sllogain\u00eb se \u2018vet\u00ebm ne mundemi\u2019 ta mundim PDK-n\u00eb. AAK-ja kishte marr\u00eb nj\u00eb drejtim t\u00eb ri. Kurse, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje n\u00eb slloganin e saj shtronte nj\u00eb pyetje publike: \u2018A jeni lodh\u2019? I lodhur, pa shpres\u00eb, durimit t\u00eb Alban K. i kishte ardhur fundi. Q\u00eb nga viti 2010 kur kishte marr\u00eb nj\u00eb diplom\u00eb t\u00eb Fakultetit Juridik, ai nuk kishte arritur t\u00eb fitonte nj\u00eb vend pune. N\u00eb qershor 2018, Alban K. vendos t\u00eb kthehet. Fillimisht ai d\u00ebshiron t\u00eb din se cilat jan\u00eb mund\u00ebsit\u00eb reale q\u00eb ai, pasi q\u00eb t\u00eb kthehet, t\u00eb fitoj nj\u00eb vend pune n\u00eb Kosov\u00eb. Shoku i tij i studimeve, tani Drejtor i Departamentit p\u00ebr Nanoteknologji n\u00eb Ministrin\u00eb e Ambientit, ja p\u00ebrshkruan fije-p\u00ebr-pe t\u00eb gjitha zhvillimet etno-politiko-ekonomike p\u00ebr dhe rreth Kosov\u00ebs. Letren e shkruan me ngjyr\u00eb t\u00eb kuqe, e vendos n\u00eb zarf dhe e dergon n\u00eb adresen Borsigstr. 8 10175 Frankfurt. Kjo \u00ebsht\u00eb letra e drejtorit t\u00eb drejttuar shokut t\u00eb tij n\u00eb Frankfurt.<\/p>\n<p>Sot \u00ebsht\u00eb dit\u00eb e diel. 10 qershor 2018. Presidenti i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, z. Hashim Tha\u00e7i ka dekretuar zyrtarisht\u00a0 zgjedhjet e rregullta n\u00eb Kosov\u00eb. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb q\u00eb nga viti 2001, Kosova po organizon zgjedhje t\u00eb rregullta. Pra, as t\u00eb parakohshme dhe as t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Kosova, fal p\u00ebrkushtimit t\u00eb pashoq t\u00eb partive politike n\u00eb koalicion, ka sh\u00ebnuar progres t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm. N\u00eb k\u00ebto zgjedhje platforma kryesore e partive politike \u00ebsht\u00eb zhvillimi i teknologjis\u00eb p\u00ebr energji solare. PDK e z. Kadri Veseli dhe Vet\u00ebvendosja e z. Albin Kurti kan\u00eb n\u00ebnshkruar nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr koalicion parazgjedhor. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, LDK e z. Isa Mustafa dhe AAK-ja e z. Ramash Haradinaj, tashm\u00eb kan\u00eb p\u00ebrpiluar nj\u00eb list\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt zgjedhore. K\u00ebsaj radhe, pavar\u00ebsia, konsolidimi i sovranitetit dhe shtet\u00ebsis\u00eb, integrimet evropiane dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare nuk jan\u00eb pjes\u00eb e plaform\u00ebs elektorale. Platoforma \u00cbsht\u00eb Energjia. Q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb duke konkurruar me programe operacionale p\u00ebr energji solare.<\/p>\n<p>Serbia e ka pranuar Kosov\u00ebn. Veriu i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb integruar plot\u00ebsisht. Ky vit mbahet mend edhe p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb.\u00a0 Patrikana e De\u00e7anit e ka organizuar nj\u00eb liturgji penduese dhe ka shuguruar deputet\u00ebt e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb p\u00ebrmes z\u00ebrit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb kishin shpallur Deklarat\u00ebn e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Me 17 shkurt 2018, t\u00eb gjith\u00eb komandat\u00ebt e UCK-s\u00eb shugurohet si luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb Krishtit. Ikona e tyre vendosen si afreska n\u00eb Patrikan\u00eb. Kosova \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me ushtri. Nj\u00eb tog ushtarak i Kosov\u00ebs p\u00ebr luft\u00eb kund\u00ebr terrorizmit, i udh\u00ebhequr nga z\u00ebv\u00ebnd\u00ebkomandti serb, Dragolub Sh. i \u00ebsht\u00eb bashkuar aleat\u00ebve per\u00ebndimor n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr ISIS-it n\u00eb Siri. Kosova \u00ebsht\u00eb njohur nga t\u00eb gjitha shtetet e BE-s\u00eb. \u00cbsht\u00eb integruar n\u00eb BE. N\u00eb OKB. NATO. K\u00ebsaj faze integruese i ka paraprir\u00eb integrimi n\u00eb t\u00eb gjitha mekanizmat e tjer\u00eb rajonal, p\u00ebrfshi\u00eb k\u00ebtu edhe K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs. Meqen\u00ebse n\u00eb fush\u00ebn e politik\u00ebs s\u00eb jashtme, Kosova ka b\u00ebr\u00eb hapa markant, ekonomia e Kosov\u00ebs ende nuk ka arritur optimumin e saj.<\/p>\n<p>Papun\u00ebsia n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb zvogluar nga af\u00ebr 40 p\u00ebrqind n\u00eb 7 p\u00ebrqind, kurse bilanci tregtar \u00ebsht\u00eb pozitiv p\u00ebr Kosov\u00ebn, duke eksportuar mbi 60 p\u00ebrqind t\u00eb produkte dhe sh\u00ebrbimeve n\u00eb tregun e jasht\u00ebm. Nj\u00eb num\u00ebr i pafund i nd\u00ebrmarrjeve shum\u00eb t\u00eb vogla dhe shum\u00eb t\u00eb mesme jan\u00eb krijuar n\u00eb Kosov\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb anash as industria e r\u00ebnd\u00eb. Trep\u00e7a funksionin n\u00eb kapacitet t\u00eb plot\u00eb. Minierat e Artan\u00ebs poashtu. Kromi, hekuri, bakri dhe nj\u00eb pjes\u00eb e arit eksportohet drejt\u00ebp\u00ebrdrejt n\u00eb tregun e p\u00ebrbashk\u00ebt evropian. Kosova jo vet\u00ebm q\u00eb i ka p\u00ebrmbushur nevojat p\u00ebr energji elektrike vendore, por KEDS eksporton 15 p\u00ebrqind t\u00eb energjis\u00eb n\u00eb Serbi.\u00a0 Q\u00eb nga zgjedhjet e fundit t\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb 2014, kurba e rritjes ekonomike t\u00eb Kosov\u00eb ka sh\u00ebnuar progres p\u00ebr 18 p\u00ebrqind \u00e7do vit. Kosova \u00ebsht\u00eb shum\u00eb af\u00ebr Sllovenis\u00eb n\u00eb aspektin e zhvillimit ekonomik.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet e fundit t\u00eb 2014, partit\u00eb politike n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb qen\u00eb shum\u00eb t\u00eb kujdesshme me premtimet elektorale. N\u00eb qershor 2018, premtimet thuajse jan\u00eb realizuara n\u00eb plotni.\u00a0 Jan\u00eb hapur 200.000 vende t\u00eb reja t\u00eb pun\u00ebs t\u00eb premtuar nga PDK, dhe 120.000 nga LDK ja. Pra, Koalicioni i Madh PDK \u2013 LDK ka realizuar 320.000 vende pune vet\u00ebm n\u00eb gjys\u00ebm e par\u00eb t\u00eb mandatit 4 vje\u00e7ar. Fondit p\u00ebr Zhvillim prej 1.5 milard euro i jan\u00eb shtuar edhe 2.7 milard t\u00eb tjer\u00eb duke e arritur k\u00ebt\u00eb fond t\u00eb zhvillimit n\u00eb 4.2 milard euro. Kjo ka kontribuar q\u00eb pos 320.000 vendeve t\u00eb pun\u00ebs t\u00eb hapen edhe 230.000 vende t\u00eb reja. Bujq\u00ebsia \u00ebsht\u00eb subvencionuar me 6.5 milard euro.<\/p>\n<p>Procedurat e prokurimit kan\u00eb ndryshuar. Transparenca \u00ebsht\u00eb rritur. Korrupsioni \u00ebsht\u00eb zvogluar. Kjo ka ndikuar q\u00eb n\u00eb Freedoom House ta shpall Kosov\u00ebn vend plot\u00ebsisht t\u00eb lir\u00eb e demokratik, duke e radhitur at\u00eb p\u00ebrkah vendeve evropiane. Indeksi i Transparency International, p\u00ebr 2018, shpall\u00eb Kosov\u00ebn si nj\u00eb prej tri modeleve m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr transparenc\u00eb dhe munges\u00eb t\u00eb korrupsionit, duke e vler\u00ebsuar me not\u00ebn 7. Raporti i Bank\u00ebs Bot\u00ebrore \u2018T\u00eb b\u00ebrit biznes\u2019 raporton se regjistrimi i biznesve dhe kushtet p\u00ebr investor\u00ebt e huaj n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb mira n\u00eb rajonin e Evrop\u00ebn juglindore. Nj\u00eb bizens mund t\u00eb regjistorhet p\u00ebr 1 dit\u00eb e gjysm\u00eb. Serbia ka vazhduar investimet e saja strategjike n\u00eb Kosov\u00eb, sidomos n\u00eb sektorin e energjis\u00eb dhe industris\u00eb s\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Statistikat tregojn\u00eb se momentalisht Serbia \u00ebsht\u00eb invesitori i dyt\u00eb m\u00eb i madh n\u00eb Kosov\u00eb.\u00a0 Zhvillimi ekonomik ka ndikuar n\u00eb rritjen e nivelit t\u00eb besimit t\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebr Kuvendin e Kosov\u00ebs, Qeverin\u00eb dhe Presidenc\u00ebn. 75 p\u00ebrqind t\u00eb qytetar\u00ebve shprehin mendimin pozitiv p\u00ebr pun\u00ebn e k\u00ebtyre institucioneve. K\u00ebto jan\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e fundit t\u00eb Pulsit Publik t\u00eb UNDP-s\u00eb t\u00eb qershorit 2018.<\/p>\n<p>Edhe di\u00e7ka interesante. Besoj se t\u00eb intereson. Kosova \u00ebsht\u00eb shpall\u00eb shtet i dijes dhe inovacionit, Qeveria e Kosov\u00ebs ka vendosur q\u00eb n\u00eb planin makroekonomik t\u2019i listoj prioritet strategjike q\u00eb lidhen me dijen. Plani ekonomik 2018-2028 tregon se Kosova do t\u00eb fokusohet n\u00eb prodhimin e laps-kimikave ngjyr\u00eb t\u00eb kuqe si avantazh krahasues. N\u00eb Kosov\u00eb, me fjal\u00eb t\u00eb tjera, nuk mund t\u00eb gjinden askund laps-kimika me ngjyr\u00eb t\u00eb zez\u00eb, t\u00eb kalt\u00ebr, ose tjer\u00eb. Ngjyra e kuqe \u00ebsht\u00eb avantazhi i yn\u00eb krahasues n\u00eb raport me tregun rajonal dhe at\u00eb evropian. Ngjyra korrektuese, pra. P\u00ebrmes k\u00ebsaj ngjyre, do ta shkruhet historia e progresit ekonomik t\u00eb Kosov\u00ebs. Alban K. vendos t\u00eb kthehet n\u00eb Kosov\u00eb, gjith\u00eb optimiz\u00ebm se do t\u00eb pun\u00ebsohet si nj\u00eb jurist n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn prej fabrikave t\u00eb prodhimit t\u00eb ngjyr\u00ebs s\u00eb kuqe p\u00ebr laps-kimikat Made in Kosova. Duke u kthyer, n\u00eb ajroportin e Franfurtit, Alban K futet n\u00eb nj\u00eb dyqan t\u00eb hapur t\u00eb librave dhe i bjen n\u00eb sy nj\u00eb titull i nj\u00eb autori aspak t\u00eb njohur p\u00ebr t\u00eb. Alban K, futet n\u00eb avion, dhe fillon t\u00eb shfletoj faqen e par\u00eb t\u00eb lib\u00ebrthit.<\/p>\n<p>Sllavoj Zizek n\u00eb lib\u00ebrthin \u2018Welcome to the desert of the real\u2019, tregon nj\u00eb shaka t\u00eb mo\u00e7me nga Republika Demokratike Gjermane. Nj\u00eb gjerman gjen\u00eb nj\u00eb pun\u00eb n\u00eb Siberi. Duke marr\u00eb p\u00ebr baz\u00eb faktin se cenzura komuniste nuk lejonte kurr\u00ebfar\u00eb shk\u00ebmbimi normal t\u00eb informatave, ai krijon nj\u00eb kod komunikimi para se t\u00eb shkoj n\u00eb Siberi. Kodi \u00ebsht\u00eb ky: n\u00ebse letrat q\u00eb i d\u00ebrgoj nga Siberia jan\u00eb t\u00eb shkruara me ngjyr\u00eb q\u00eb kalt\u00ebr, kjo do t\u00eb thot\u00eb se letra \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, n\u00ebse letra \u00ebsht\u00eb e shkruar me ngjyr\u00eb q\u00eb kuqe, kjo t\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se letra nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Nj\u00eb muaj m\u00eb pas, pun\u00ebtori gjerman nga Siberia i d\u00ebrgon let\u00ebr shokut t\u00eb tij t\u00eb shkruar me ngjyr\u00eb t\u00eb kalt\u00ebr. Gjermani nga Siberia i shkruan shokut t\u00eb tij se jeta \u00ebsht\u00eb e mrekullueshme, dyqanet jan\u00eb plot\u00eb, ushqimi me boll\u00ebk, kinemat\u00eb shfaqin filma per\u00ebndimor,\u00a0 por \u2018e vetmja gj\u00eb q\u00eb nuk mund t\u00eb gjindet k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb ngjyra e kuqe\u2019. Alban K. krejt kalimthi, duke dal n\u00eb faqen 2, i bie n\u00eb mend se letra e marr\u00eb nga shoku i tij \u00ebsht\u00eb shkruar n\u00eb ngjyr\u00ebn e kalt\u00ebrt. Ngjyr\u00ebn e me t\u00eb cil\u00ebn shkruhen letrat e v\u00ebrteta.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb janar t\u00eb vitit 2015, Alban K. \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri prej 18.000 kosovar\u00ebve q\u00eb emigrojn\u00eb n\u00eb Gjermani. Nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, Kosova kishte mbajtur zgjedhje t\u00eb parakohshme. Partit\u00eb politike kishin p\u00ebrgatitur nj\u00eb befasi p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs: q\u00eb t\u00eb gjitha n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb platform\u00ebs zgjedhore kishin zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve t\u00eb reja t\u00eb pun\u00ebs. [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":43,"featured_media":9929,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1749,11],"ppma_author":[53],"class_list":["post-4635","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-emigrimi","tag-kosova"],"authors":[{"term_id":53,"user_id":43,"is_guest":0,"slug":"adem-beha","display_name":"Adem Beha","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/C477C28E-1E6C-46CB-965F-2493B7413F59.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/C477C28E-1E6C-46CB-965F-2493B7413F59.jpg"},"user_url":"","last_name":"Beha","first_name":"Adem","description":"Adem Beha \u00ebsht\u00eb ligj\u00ebrues n\u00eb Shkenca Politike n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs.  Ai p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkenc\u00eb Politike dhe Administrat\u00eb Publike n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs dhe ka diplomuar n\u00eb master n\u00eb programin Shoq\u00ebria Civile dhe Zhvillim Lokal nga Universiteti i Prishtin\u00ebs, Universiteti i Grazit dhe Universiteti Komb\u00ebtar i Irland\u00ebs n\u00eb Galway.  Momentalisht, Beha \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb  studimeve t\u00eb  doktorat\u00ebs n\u00eb shkenc\u00ebn politike n\u00eb  SEEU. Beha \u00ebsht\u00eb angazhuar si trajner, konsulent, dhe hulumtues n\u00eb organizata t\u00eb ndryshme t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile vendore dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke p\u00ebrfshir\u00eb UBO Consulting, KOPF, REF, KIP, CPC dhe Fondacionin Peace Berghof.  Interesimet e tij k\u00ebrkimore p\u00ebrfshijn\u00eb: transformimi i konflikteve, siguria njer\u00ebzore, shtet-nd\u00ebrtimi dhe nd\u00ebrtimi i paqes, t\u00eb drejtat e pakicave dhe zhvillimi i q\u00ebndruesh\u00ebm."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4635","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/43"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4635"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4635\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9930,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4635\/revisions\/9930"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9929"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4635"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4635"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4635"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4635"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}