{"id":4670,"date":"2021-06-17T15:22:38","date_gmt":"2021-06-17T13:22:38","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4670"},"modified":"2024-10-31T15:43:19","modified_gmt":"2024-10-31T13:43:19","slug":"konsensusi-i-ri-i-rrezikshem-i-uashingtonit-rreth-kines","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/konsensusi-i-ri-i-rrezikshem-i-uashingtonit-rreth-kines\/","title":{"rendered":"Konsensusi i ri i rreziksh\u00ebm i Uashingtonit rreth Kin\u00ebs"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<h3><em style=\"font-size: 16px;\">Mos e nisni nj\u00eb tjet\u00ebr Luft\u00eb t\u00eb Ftoht\u00eb.<\/em><\/h3>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>Sfidat e pashoqe globale me t\u00eb cilat ballafaqohet SHBA-ja, &#8211; ndryshimi klimatik, pandemia, shumimi i arm\u00ebve b\u00ebrthamore, pabarazia e madhe ekonomike, terrorizmi, korrupsioni, autoritarizmi \u2013 jan\u00eb sfida t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta globale. Ato nuk mund t\u00eb zgjidhen dot nga nj\u00eb vend i vet\u00ebm. Ato k\u00ebrkojn\u00eb rritje t\u00eb bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar \u2013 p\u00ebrfshi Kin\u00ebn, vendin m\u00eb t\u00eb populluar n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb shqet\u00ebsuese dhe e rrezikshme q\u00eb n\u00eb Uashington po krijohet nj\u00eb konsensus gjithnj\u00eb e m\u00eb i gj\u00ebr\u00eb q\u00eb e sheh marr\u00ebdh\u00ebnien amerikano-kineze si betej\u00eb ekonomike dhe ushtarake ku dikush humb e dikush fiton. P\u00ebrhapja e k\u00ebsaj pik\u00ebpamjeje do t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb ambient politik n\u00eb t\u00eb cilin bashk\u00ebpunimi q\u00eb i duhet doemos bot\u00ebs do t\u00eb b\u00ebhet gjithnj\u00eb e m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u arritur.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb mjaft e habitshme se sa shpejt ka ndryshuar dija tradicionale mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Hi\u00e7 m\u00eb larg se para dy dekadave n\u00eb shtator 2000, bizneset amerikane dhe udh\u00ebheq\u00ebsia e t\u00eb dy partive politike mb\u00ebshtesnin fuqish\u00ebm dh\u00ebnien e statusit t\u00eb \u201cmarr\u00ebdh\u00ebnieve normale t\u00eb p\u00ebrhershme tregtare\u201d [PNTR] p\u00ebr Kin\u00ebn. At\u00ebbot\u00eb, Oda Ekonomike Amerikane, Shoqata Komb\u00ebtare e Prodhuesve, mediat dhe gati \u00e7do ekspert i politik\u00ebs s\u00eb jashtme n\u00eb Uashington, k\u00ebmb\u00ebngulnin se PNTR-ja ishte e domosdoshme p\u00ebr t\u2019i mbajtur kompanit\u00eb amerikane n\u00eb gar\u00eb duke u dh\u00ebn\u00eb qasje n\u00eb tregun n\u00eb zhvillim t\u00eb Kin\u00ebs dhe se liberalizimi i ekonomis\u00eb s\u00eb Kin\u00ebs do t\u00eb shoq\u00ebrohej me liberalizimin e qeveris\u00eb s\u00eb Kin\u00ebs p\u00ebr sa i p\u00ebrket demokracis\u00eb dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut.<\/p>\n<p>Ky pozicion shihej si qartazi dhe absolutisht i duhuri. N\u00eb pranver\u00eb t\u00eb vitit 2000, ekonomisti\u00a0<a href=\"https:\/\/www.brookings.edu\/research\/permanent-normal-trade-relations-for-china\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Nicholas Lardy i Institutit Brookings argumentonte<\/a>\u00a0se dh\u00ebnia e PNTR-s\u00eb do t\u00eb \u201cofronte shtys\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebsin\u00eb e Kin\u00ebs, e cila po nd\u00ebrmerr risqe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme ekonomike dhe politike n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u2019i p\u00ebrgjigjet k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb komunitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr reforma substanciale ekonomike.\u201d N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, mohimi i PNTR-s\u00eb \u201cdo t\u00eb n\u00ebnkuptonte q\u00eb kompanit\u00eb amerikane nuk do t\u00eb p\u00ebrfitonin prej zotimeve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Kina p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb an\u00ebtare\u201d e Organizat\u00ebs Bot\u00ebrore t\u00eb Tregtis\u00eb [\u00cbTO]. Duke shkruar po n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, shkenc\u00ebtari politik\u00a0<a href=\"https:\/\/www.aei.org\/articles\/killing-pntr-in-may-will-haunt-democrats-come-november\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Norman Orstein i konservatorit Institut i Sip\u00ebrmarrjes Amerikane<\/a>\u00a0e tha m\u00eb tro\u00e7. \u201cTregtia amerikane me Kin\u00ebn \u00ebsht\u00eb gj\u00eb e mir\u00eb, p\u00ebr Amerik\u00ebn dhe p\u00ebr zgjerimin e liris\u00eb n\u00eb Kin\u00eb,\u201d shkruante ai. \u201cKjo duket, ose do t\u00eb duhej t\u00eb duket, e qart\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, kjo nuk ishte e qart\u00eb p\u00ebr mua, prandaj u b\u00ebra pjes\u00eb e kund\u00ebrshtimit t\u00eb asaj marr\u00ebveshjeje tregtare katastrofale. \u00c7far\u00eb dija at\u00ebher\u00eb dhe \u00e7far\u00eb dinin shum\u00eb pun\u00ebtor\u00eb, ishte se q\u00eb t\u00eb l\u00ebsh kompanit\u00eb amerikane t\u00eb zhvendosen n\u00eb Kin\u00eb dhe t\u00eb pun\u00ebsojn\u00eb njer\u00ebz atje me paga urie do t\u00eb d\u00ebrgonte nj\u00eb gar\u00eb n\u00eb fund t\u00eb pusit, ku p\u00ebr pasoj\u00eb do t\u00eb kishte humbje t\u00eb vendeve t\u00eb mira t\u00eb pun\u00ebs\u00a0 n\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe paga me t\u00eb vogla p\u00ebr pun\u00ebtor\u00ebt amerikan\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ajo \u00e7far\u00eb ndodhi. N\u00eb dy dekadat m\u00eb pas, u humb\u00ebn gati dy milion\u00eb vende pune n\u00eb Amerik\u00eb, u mbyll\u00ebn m\u00eb shum\u00eb se 40 mij\u00eb fabrika dhe pun\u00ebtor\u00ebt amerikan\u00eb p\u00ebrjetuan ngecje t\u00eb pagave \u2013 nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb korporatat fituan miliarda dhe udh\u00ebheq\u00ebsit e tyre u shp\u00ebrblyen me shuma t\u00eb majme. M\u00eb 2016, Donald Trump fitoi zgjedhjet presidenciale pjes\u00ebrisht duke b\u00ebr\u00eb fushat\u00eb kund\u00ebr politikave tregtare t\u00eb SHBA-s\u00eb, duke adresuar telashet e v\u00ebrteta ekonomike t\u00eb shum\u00eb votuesve p\u00ebrmes popullizmit t\u00eb tij t\u00eb rrem\u00eb e p\u00ebr\u00e7ar\u00ebs.<\/p>\n<p>S\u2019ka nevoj\u00eb t\u00eb thuhet se nd\u00ebrkoh\u00eb, liria, demokracia dhe t\u00eb drejtat e njeriut n\u00eb Kin\u00eb nuk jan\u00eb zgjeruar. Ato jan\u00eb cunguar ashp\u00ebr meq\u00eb Kina ka l\u00ebvizur n\u00ebkahje m\u00eb autoritare dhe \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb gjithnj\u00eb edhe m\u00eb agresive n\u00eb sken\u00ebn globale. Tash, lavjerr\u00ebsi i dijes tradicionale n\u00eb Uashington \u00ebsht\u00eb l\u00ebkundur prej t\u00eb qenit shum\u00eb optimist p\u00ebr mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb paraqiten nga tregtia e pafre me Kin\u00ebn, tek t\u00eb qenit m\u00eb konfrontues p\u00ebr kanosjet q\u00eb paraqet Kina m\u00eb e pasur, m\u00eb e fort\u00eb dhe m\u00eb autoritare, q\u00eb ka qen\u00eb nj\u00ebra prej pasojave t\u00eb asaj tregtie t\u00eb shtuar.<\/p>\n<p>N\u00eb shkurt 2020, analisti i Brookings\u00a0<a href=\"https:\/\/www.brookings.edu\/research\/china-and-the-return-of-great-power-strategic-competition\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Bruce Jones shkruante se<\/a>\u00a0\u201cngritja e Kin\u00ebs n\u00eb pozicionin e ekonomis\u00eb s\u00eb dyt\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb bot\u00eb, konsumuesja m\u00eb e madhe e energjis\u00eb dhe shpenzuesjae dyt\u00eb m\u00eb e madhe n\u00eb fush\u00ebn e mbrotjes ka \u00e7rregulluar \u00e7\u00ebshtjet globale\u201d dhe se mobilizimi \u201cp\u00ebr t\u2019u ballafaquar me realitetet e reja t\u00eb rivalitetit t\u00eb fuqive t\u00eb m\u00ebdha \u00ebsht\u00eb sfid\u00eb p\u00ebr qeverisjen amerikane n\u00eb periudh\u00ebn e ardhshme.\u201d Para disa muajsh, kolegu konservator, republikani i Arkansasit senatori Tom Cotton krahasoi kanosjen nga Kina me at\u00eb q\u00eb paraqiste Bashkimi Sovjetik gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb: \u201cP\u00ebrs\u00ebri, Amerika p\u00ebrballet me nj\u00eb kund\u00ebrshtar t\u00eb fuqish\u00ebm totalitar q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb mbizot\u00ebroj\u00eb Euroazin\u00eb dhe t\u00eb transformoj\u00eb rendin bot\u00ebror,\u201d argumentonte ai.<\/p>\n<p>Ashtu si\u00e7 Uashingtoni riorganizonte arkitektur\u00ebn e siguris\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb SHBA-s\u00eb pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrgatitur p\u00ebr konflikt me Mosk\u00ebn, Cotton shkruante, \u201csot, p\u00ebrpjekjet afatgjate ekonomike, industriale dhe teknologjike amerikane duhet t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsohen p\u00ebr t\u00eb pasqyruar k\u00ebrc\u00ebnimin q\u00eb paraqet Kina Komuniste.\u201d Nd\u00ebrsa muajin e kaluar, zyrtari kryesor p\u00ebr politik\u00ebn ndaj Azis\u00eb n\u00eb K\u00ebshillin e Siguris\u00eb Komb\u00ebtare\u00a0<a href=\"https:\/\/www.bloomberg.com\/news\/articles\/2021-05-26\/biden-s-asia-czar-says-era-of-engagement-with-xi-s-china-is-over\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Kurt Campbell tha se<\/a>\u00a0\u201ci ka ardhur fundi periudh\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshkruar gjer\u00ebsisht si angazhim me Kin\u00ebn\u201d dhe se n\u00eb t\u00eb ardhmen, \u201cparadigma mbizot\u00ebruese do te jet\u00eb gara.\u201d<\/p>\n<p><strong>Mos i besoni publicitetit<\/strong><\/p>\n<p>Para nj\u00ebzet vitesh, establishmenti ekonomik dhe politik amerikan e kishte gabim p\u00ebr Kin\u00ebn. Sot, pik\u00ebpamja gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse ka ndryshuar, por \u00ebsht\u00eb p\u00ebrs\u00ebri e gabuar. Tash, n\u00eb vend se t\u00eblart\u00ebsojn\u00eb vlerat e tregut t\u00eb lir\u00eb dhe hapjes me Kin\u00ebn, establishmenti i bjen daulleve t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftotht\u00eb t\u00eb re, duke e paraqitur Kin\u00ebn si k\u00ebrc\u00ebnim ekzistencial p\u00ebr Shtetet e Bashkuara. Tashm\u00eb po d\u00ebgjojm\u00eb politikan\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb kompleksti ushtarako-industrial duke p\u00ebrdorur k\u00ebt\u00eb si pretekstin e fundit p\u00ebr buxhet gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr mbrojtje.<\/p>\n<p>Besoj se \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb sfidojm\u00eb k\u00ebt\u00eb konsensus t\u00eb ri \u2013 ashtu si\u00e7 qe e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb sfidohej i vjetri. Sigurisht se qeveria kineze \u00ebsht\u00eb fajtore p\u00ebr shum\u00eb politika dhe praktika q\u00eb i kund\u00ebrshtoj dhe q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb amerikan\u00ebt do t\u00eb duhej t\u2019i kund\u00ebrshtonin: vjedhja e teknologjis\u00eb, shtypja e t\u00eb drejtave t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve dhe medias, shtypja n\u00eb Tibet dhe Hong Kong, sjellja k\u00ebrc\u00ebnuese e Pekinit ndaj Tajvanit, si dhe politikat mizore t\u00eb qeveris\u00eb kineze ndaj popullit ujgur. Shtetet e Bashkuara duhet t\u00eb shqet\u00ebsohen gjithashtu p\u00ebr ambiciet agresive globale t\u00eb Kin\u00ebs.<\/p>\n<p>Shtetet e Bashkuara duhet t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb shtyjn\u00eb p\u00ebrpara k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje n\u00eb bisedimet dypal\u00ebshe me qeverin\u00eb kineze dhe n\u00eb institucionet shum\u00ebpal\u00ebshe sikurse K\u00ebshilli p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut i OKB-s\u00eb. Ajo qasje do t\u00eb ishte shum\u00eb m\u00eb e besueshme dhe m\u00eb e efektshme po qe se SHBA-ja mban pozicion konsistent p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut ndaj partner\u00ebve dhe aleat\u00ebve e saj.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, organizimi i politik\u00ebs ton\u00eb t\u00eb jashtme rreth ballafaqimit global me Kin\u00ebn nuk do t\u00eb arrij\u00eb t\u00eb prodhoj\u00eb sjellje m\u00eb t\u00eb mir\u00eb kineze dhe do t\u00eb jet\u00eb politikisht i rreziksh\u00ebm dhe strategjikisht kund\u00ebrproduktiv. Ngutia p\u00ebr t\u2019u ballafaquar me Kin\u00ebn e nj\u00eb precedent t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb fundit: \u201clufta globale kund\u00ebr terrorizmit.\u201d Pas sulmeve t\u00eb 11 shtatorit, establishmenti politik amerikan erdhi n\u00eb p\u00ebrfundim shum\u00eb shpejt se kund\u00ebr terrorizmi duhet t\u00eb b\u00ebhej fokusi par\u00ebsor i politik\u00ebs s\u00eb jashtme amerikane. Gati dy dekada dhe 6 miliard\u00eb dollar\u00eb \u00a0m\u00eb pas, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e qart\u00eb se uniteti komb\u00ebtar ishte shfryt\u00ebzuar p\u00ebr t\u00eb nisur nj\u00eb varg luft\u00ebrash t\u00eb pafundme q\u00eb u d\u00ebshmuan jasht\u00ebzakonisht t\u00eb kushtueshme n\u00eb terma njer\u00ebzor, ekonomik\u00eb dhe strategjik\u00eb dhe dha shkas p\u00ebr ksenofobi dhe fanatiz\u00ebm n\u00eb politik\u00ebn amerikane \u2013 ku m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebsuan komunitetet e mysliman\u00ebve dhe arab\u00ebve amerikan\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb befasi q\u00eb sot, n\u00eb nj\u00eb klim\u00eb t\u00eb nxitjes s\u00eb paepur t\u00eb frik\u00ebs rreth Kin\u00ebs, vendi po p\u00ebrjeton rritje t\u00eb krimeve t\u00eb urrejtjes kund\u00ebr aziatik\u00ebve. N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, SHBA-ja \u00ebsht\u00eb me p\u00ebr\u00e7ar\u00eb se ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb historin\u00eb e koh\u00ebs s\u00eb fundit. Megjithat\u00eb, p\u00ebrvoja e dy dekadave t\u00eb fundit do t\u00eb duhej t\u00eb na kishte treguar se amerikan\u00ebt duhet t\u2019i b\u00ebjn\u00eb ball\u00eb tundimit p\u00ebr t\u00eb krijuar unitet komb\u00ebtar p\u00ebrmes armiq\u00ebsis\u00eb dhe frik\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Rrug\u00eb m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebrpara<\/strong><\/p>\n<p>Administrata e presidentit amerikan Joe Biden ka njohur me t\u00eb drejt\u00eb ngritjen e autoritarizmit si k\u00ebrc\u00ebnim serioz p\u00ebr demokracin\u00eb. Megjithat\u00eb, konflikti par\u00ebsor mes demokracis\u00eb dhe autoritarizmit po ngjan jo mes vendeve por brenda tyre \u2013 p\u00ebrfshir\u00eb Shtetet e Bashkuara. Q\u00eb t\u00eb ngadh\u00ebnjej\u00eb demokracia, ajo duhet ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb jo n\u00eb fush\u00ebbetej\u00ebn tradicionale por duke treguar se m\u00eb shum\u00eb se sa autoritarizmi, demokracia mundet n\u00eb fakt t\u00eb ofroj\u00eb nj\u00eb cil\u00ebsi m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb jet\u00ebs p\u00ebr njer\u00ebzit. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse duhet t\u00eb rigjall\u00ebrojm\u00eb demokracin\u00eb amerikane, duke e rikthyer besimin e popullit n\u00eb qeveri, duke adresuar nevojat e familjeve pun\u00ebtore, t\u00eb pap\u00ebrfillura p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb krijojm\u00eb miliona vende t\u00eb mira pune duke rind\u00ebrtuar infrastruktur\u00ebn e shk\u00ebrrmoqur dhe duke luftuar ndryshimin klimatik. Duhet t\u00eb adresojm\u00eb krizat q\u00eb i kemi n\u00eb kujdesin sh\u00ebndet\u00ebsor, strehim, arsim, drejt\u00ebsi, imigracion dhe shum\u00eb fusha t\u00eb tjera. K\u00ebt\u00eb duhet ta b\u00ebjm\u00eb jo vet\u00ebm sepse do ta na b\u00ebj\u00eb m\u00eb garues me Kin\u00ebn apo cilindo vend tjet\u00ebr, por sepse do t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb m\u00eb mir\u00eb nevojave t\u00eb popullit amerikan.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse shqet\u00ebsimi kryesor p\u00ebr qeverin\u00eb amerikane \u00ebsht\u00eb siguria dhe prosperiteti i popullit amerikan, ne duhet t\u00eb kuptojm\u00eb gjithashtu se n\u00eb bot\u00ebn ton\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlidhur ngusht\u00eb, siguria dhe prosperiteti yn\u00eb jan\u00eb t\u00eb lidhur me njer\u00ebzit \u00e7doku. P\u00ebr at\u00eb q\u00ebllim, \u00ebsht\u00eb n\u00eb interesin ton\u00eb q\u00eb t\u00eb punojm\u00eb me vendet tjera t\u00eb pasura q\u00eb t\u00eb ngrisim standardin e jetes\u00ebs n\u00eb bot\u00eb dhe t\u00eb zvog\u00eblojm\u00eb pabarazin\u00eb groteske ekonomike q\u00eb forcat autoritare e eksploatojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar pushtetin e tyre politik dhe p\u00ebr t\u00eb d\u00ebmtuar demokracin\u00eb.<\/p>\n<p>Administrata e Biden-it ka avokuar p\u00ebr nj\u00eb minimum global t\u00eb taks\u00ebs s\u00eb korporat\u00ebs. Ky \u00ebsht\u00eb hap i mir\u00eb drejt ndaljes s\u00eb trendit t\u00eb keq, por ne duhet t\u00eb mendojm\u00eb edhe m\u00eb larg: nj\u00eb page minimale globale, e cila do t\u00eb p\u00ebrforconte t\u00eb drejtat e pun\u00ebtor\u00ebve n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb, duke i ofruar mund\u00ebsi miliona njer\u00ebzve q\u00eb t\u00eb ken\u00eb jet\u00eb t\u00eb denj\u00eb e t\u00eb dinjitetshme dhe duke zvog\u00ebluar mund\u00ebsin\u00eb e korporatave shum\u00ebkomb\u00ebshe q\u00eb t\u00eb shfryt\u00ebzojn\u00eb popullatat m\u00eb nevojtare t\u00eb bot\u00ebs. P\u00ebr t\u00eb ndihmuar q\u00eb vendet e varf\u00ebra t\u00eb ngrisin standardin e tyre t\u00eb jet\u00ebs p\u00ebrderisa integrohen n\u00eb ekonomin\u00eb globale, Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera t\u00eb pasura duhet t\u00eb rrisin duksh\u00ebm investimet e tyre n\u00eb zhvillimin e q\u00ebndruesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Q\u00eb populli amerikan t\u00eb lul\u00ebzoj\u00eb, t\u00eb tjer\u00ebt rreth bot\u00ebs duhet t\u00eb besojn\u00eb se Shtetet e Bashkuara jan\u00eb aleat\u00eb t\u00eb tyre dhe se sukseset e tyre jan\u00eb sukseset tona. Biden po b\u00ebn pik\u00ebrisht gj\u00ebn\u00eb e duhur duke ofruar p\u00ebrkrahje prej 4 miliard\u00eb dollar\u00ebsh p\u00ebr nism\u00ebn globale t\u00eb vaksinave t\u00eb njohur si COVAX, duke shp\u00ebrndar\u00eb 500 milion\u00eb vaksina n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb dhe duke p\u00ebrkrahur heqjen dor\u00eb nga prona intelektuale, gj\u00eb q\u00eb do t\u2019i mund\u00ebsoj\u00eb vendeve t\u00eb varf\u00ebra t\u00eb prodhojn\u00eb vet\u00eb vaksinat. Kina meriton mir\u00ebnjohje p\u00ebr hapat q\u00eb ka nd\u00ebrmarr\u00eb p\u00ebr t\u00eb ofruar vaksina, por Shtetet e Bashkuara mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb. Kur njer\u00ebzit n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb shohin flamurin amerikan, ai do t\u00eb duhej t\u00eb ishte i ngjitur n\u00eb paketa ndihmash e shp\u00ebtimi, e jo n\u00eb dron\u00eb e bomba.<\/p>\n<p>Krijimi i siguris\u00eb dhe prosperitetit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr pun\u00ebtor\u00ebt si n\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe n\u00eb Kin\u00eb k\u00ebrkon nd\u00ebrtimin e nj\u00eb sistemi global m\u00eb t\u00eb barabart\u00eb q\u00eb prioritizon nevojat njer\u00ebzore para lakmis\u00eb s\u00eb korporatave dhe militarizmit. N\u00eb Shtetet e Bashkuara, dh\u00ebnia e m\u00eb shum\u00eb miliardave t\u00eb taksapaguesve p\u00ebr korporatat dhe Pentagonin p\u00ebrderisa nxitet fanatizmi, nuk do t\u2019i sh\u00ebrbeje k\u00ebtyre q\u00ebllimeve.<\/p>\n<p>Amerikan\u00ebt nuk duhet t\u00eb jen\u00eb naiv\u00eb sa i p\u00ebrket shtypjes s\u00eb Kin\u00ebs, shp\u00ebrfilljes s\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe ambicieve globale. Besoj fuqish\u00ebm se populli amerikan ka interes p\u00ebrforcimin e normave globale dhe respektimit t\u00eb t\u00eb drejtave dhe dinjitetit t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzve \u2013 n\u00eb Shtetet e Bashkuara, n\u00eb Kin\u00eb dhe kudo n\u00eb bot\u00eb. Megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, druaj se nxitja dypartiake e koh\u00ebs s\u00eb fundit p\u00ebr ballafaqim me Kin\u00ebn do kthej\u00eb pas ato q\u00ebllime dhe rrezikon q\u00eb t\u00eb fuqizoj\u00eb forcat autoritare dhe ultranacionaliste n\u00eb t\u00eb dy vendet. Gjithashtu do t\u00eb shmangte v\u00ebmendjen prej interesave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta q\u00eb kan\u00eb t\u00eb dy vendet n\u00eb luftimin e k\u00ebrc\u00ebnimeve v\u00ebrtet ekzistenciale si ndryshimi klimatik, pandemia dhe shkat\u00ebrrimi q\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb sillte lufta b\u00ebrthamore.<\/p>\n<p>T\u00eb zhvilluarit e nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie me p\u00ebrfitime t\u00eb nd\u00ebrsjella me Kin\u00ebn nuk do t\u00eb jet\u00eb i leht\u00eb, por mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb se sa nj\u00eb Luft\u00eb e Ftoht\u00eb e re.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Artikulli origjinal n\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/www.foreignaffairs.com\/articles\/china\/2021-06-17\/washingtons-dangerous-new-consensus-china\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Foreign Affairs<\/a>, m\u00eb 17 qershor 2021.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Ky artikull mb\u00ebshtetet nga &#8220;Sbunker&#8221; p\u00ebrmes projektit t\u00eb financuar nga Ambasada Amerikane. Mendimet e shprehura k\u00ebtu jan\u00eb t\u00eb autorit dhe jo medoemos pasqyrojn\u00eb q\u00ebndrimet e Departamentit t\u00eb Shtetit.<\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mos e nisni nj\u00eb tjet\u00ebr Luft\u00eb t\u00eb Ftoht\u00eb. Sfidat e pashoqe globale me t\u00eb cilat ballafaqohet SHBA-ja, &#8211; ndryshimi klimatik, pandemia, shumimi i arm\u00ebve b\u00ebrthamore, pabarazia e madhe ekonomike, terrorizmi, korrupsioni, autoritarizmi \u2013 jan\u00eb sfida t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta globale. Ato nuk mund t\u00eb zgjidhen dot nga nj\u00eb vend i vet\u00ebm. Ato k\u00ebrkojn\u00eb rritje t\u00eb bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":41,"featured_media":9340,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1240,1000,999],"ppma_author":[51],"class_list":["post-4670","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-kina","tag-politike-e-jashtme","tag-shba"],"authors":[{"term_id":51,"user_id":41,"is_guest":0,"slug":"bernie-sanders","display_name":"Bernie Sanders","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-4.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-4.jpg"},"user_url":"","last_name":"Sanders","first_name":"Bernie","description":"Bernard Sanders \u00ebsht\u00eb nj\u00eb politikan dhe aktivist Amerikan i cili ka sh\u00ebrbyer si senator i ri i Shteteve t\u00eb Bashkuara nga Vermont q\u00eb nga viti 2007 dhe si P\u00ebrfaq\u00ebsues i SHBA p\u00ebr rrethin e gjer\u00eb t\u00eb kongresit t\u00eb shtetit nga 1991 n\u00eb 2007."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4670","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/41"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4670"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4670\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9341,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4670\/revisions\/9341"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9340"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4670"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4670"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4670"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4670"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}