{"id":4677,"date":"2015-11-12T11:57:00","date_gmt":"2015-11-12T09:57:00","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4677"},"modified":"2024-11-07T12:00:32","modified_gmt":"2024-11-07T10:00:32","slug":"shifra-te-coroditura-ne-panoptikonin-kosovar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/shifra-te-coroditura-ne-panoptikonin-kosovar\/","title":{"rendered":"Shifra t\u00eb \u00e7oroditura n\u00eb panoptikonin kosovar"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\"><\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"img-wrapper\"><\/div>\n<div class=\"news-left\">\n<p>Ndryshimet n\u00eb intimitet apo m\u00ebnyra e p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb partnerit p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb kategorizimin apo p\u00ebrcaktimin e tipologjis\u00eb s\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie.<\/p>\n<p>Relacionet n\u00eb \u00e7ift dhe m\u00ebnyra e organizimi t\u00eb jet\u00ebs, duke p\u00ebrfshir\u00eb q\u00ebndrimet dhe sjelljet n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi tregojn\u00eb nivelin e zhvillimit t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie. Anthony Giddens n\u00eb librin e tij \u2018The Transformation of Intimacy\u2019 zhvillon idet\u00eb n\u00eb lidhje me natyr\u00ebn e ndryshme t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies dhe transformimin e intimitetit. Ai argumenton se intimiteti n\u00eb form\u00ebn moderne n\u00ebnkupton nj\u00eb demokratizim rr\u00ebnj\u00ebsor edhe n\u00eb domenin nd\u00ebrpersonal, i cili \u201cmund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb ndikim subversiv mbi institucionet si nj\u00eb e t\u00ebr\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Anketa e realizuar nga Agjensioni i Statisitikave t\u00eb Kosov\u00ebs dhe UNICEF lidhur me q\u00ebndrimet karshi \u201cbesnik\u00ebris\u00eb n\u00eb martes\u00eb\u201d dhe \u201cvirgj\u00ebris\u00eb\u201d, nxjerr n\u00eb pah se t\u00eb rinjt\u00eb e grup mosh\u00ebs 15-24, 91 p\u00ebrqind e femrave t\u00eb anketuara asnj\u00ebher\u00eb nuk kan\u00eb pasur marr\u00ebdh\u00ebnie seksuale, kundrejt 54 p\u00ebrqind t\u00eb meshkujve. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, ekziston nj\u00eb dallim relativisht i madh gjinor. 37 p\u00ebrqind e meshkujve nuk jan\u00eb deklaruar se jan\u00eb t\u00eb virgj\u00ebr, ndaj rrjedhimisht del se ata jan\u00eb m\u00eb aktiv\u00eb seksualisht sesa femrat. Duke u nisur nga sistemi patriarkal i vlerave, pritet q\u00eb meshkujt e k\u00ebsaj grupmoshe t\u00eb mos jen\u00eb t\u00eb virgj\u00ebr. \u00c7\u00ebshtja e till\u00eb mund t\u00eb kundrohet nga dy aspekte: nga i pari, sepse virgj\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb domosdoshm\u00ebrisht atribut q\u00eb i karakterizon meshkujt, teksa nga i dyti, t\u00eb qenit i virgj\u00ebr konsiderohet \u201cdefekt\u201d, shkaku i rolit sundues, t\u00eb cilin ia ofron shoq\u00ebria. Sipas anket\u00ebs s\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme del se 37 p\u00ebrqind e meshkujve e kan\u00eb humbur virgj\u00ebrin\u00eb e tyre me grupmosh\u00ebn e femrave mbi mosh\u00ebn 24 vje\u00e7. K\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna sado q\u00eb nuk mund t\u00eb jen\u00eb jo t\u00eb sinqerta, jan\u00eb tregues i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb kuptuar se personat e anketuar jan\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb, q\u00eb shoq\u00ebria kosovare ia kushton virgj\u00ebris\u00eb dhe besnik\u00ebris\u00eb n\u00eb martes\u00eb. Konteksti i shnd\u00ebrrimit t\u00eb virgj\u00ebris\u00eb n\u00eb norm\u00eb sociale, determinon edhe disa mekanizma t\u00eb tjer\u00eb mbrojt\u00ebs. Sipas nj\u00eb artikulli t\u00eb botuar n\u00eb \u201cKoha Ditore\u201d, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb edicionit special \u201cKoha p\u00ebr Grat\u00eb\u201d, t\u00eb p\u00ebrgatitur nga Qendra Kosovare p\u00ebr Studime Gjinore, k\u00ebrkesa p\u00ebr virgj\u00ebri t\u00eb vajzave \u00ebsht\u00eb n\u00eb rritje.<\/p>\n<p>\u201cKjo ua ka imponuar femrave t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb \u201cndihm\u00ebn\u201d e mjekut p\u00ebr t\u00eb rikthyer virgj\u00ebrin\u00eb. Qepja e himenit madje po del t\u00eb jen\u00eb b\u00ebr\u00eb trend n\u00eb Kosov\u00eb, pas luft\u00ebs. Edhe vet\u00eb gjinekolog\u00ebt dhe ekspert\u00ebt e tjer\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb e pohojn\u00eb k\u00ebt\u00eb fakt, ndon\u00ebse me kusht anonimiteti. Ata madje, e pranojn\u00eb se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u201cpun\u00eb\u201d klient\u00ebt paguajn\u00eb shuma deri n\u00eb 700 euro. Mjek\u00ebsia ligjore pohon se kan\u00eb raste t\u00eb shpeshta kur pal\u00ebt i drejtohen gjykat\u00ebs p\u00ebr v\u00ebrtetim t\u00eb virgj\u00ebris\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Te \u00e7\u00ebshtja e besnik\u00ebris\u00eb n\u00eb martes\u00eb, 7 p\u00ebrqind e meshkujve kan\u00eb pranuar se kan\u00eb nd\u00ebrruar partner\u00ebt e tyre, derisa femrat 100 p\u00ebrqind i q\u00ebndrojn\u00eb besnike partner\u00ebve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Sipas teoris\u00eb s\u00eb Difuzionit \u2013 shp\u00ebrfaqjes, n\u00eb nivel individual, m\u00ebnyra e sjelljes s\u00eb individit, \u00ebsht\u00eb ndryshuar me miratimin paraprak t\u00eb nj\u00eb sjelljeje t\u00eb till\u00eb nga individ\u00eb t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb sistemin social. Gjithnj\u00eb, sipas k\u00ebsaj teorie, shp\u00ebrfaqja ekziston kur miratimi i ideve t\u00eb reja dhe sjelljet p\u00ebrkat\u00ebse nga disa individ\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e adoptimit nga t\u00eb tjer\u00ebt. K\u00ebshtu, qasja e teoris\u00eb s\u00eb difuzionit shpjegon p\u00ebrforcimin e nj\u00eb fenomeni social si rezultat i vendimmarrjes individuale, e cila ka pasoja n\u00eb vendimet e individ\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb dhe integrimit t\u00eb k\u00ebtyre sjelljeve brenda sistemit shoq\u00ebror.<\/p>\n<p>Faktori i par\u00eb i pengimit t\u00eb ndryshimit t\u00eb qasjes ndaj p\u00ebrzgjedhjes dhe ndryshimit n\u00eb jet\u00ebn personale \u00ebsht\u00eb t\u00eb m\u00ebsuarit social, i cili presupozon se individ\u00ebt m\u00ebsojn\u00eb duke respektuar nj\u00eb tjet\u00ebr sjellje, e cila ofron d\u00ebshmi t\u00eb n\u00ebnkuptuar qoft\u00eb edhe n\u00ebse nj\u00eb situat\u00eb e pasigurt ofron sjellje t\u00eb re n\u00eb zhvillim dhe \u00ebsht\u00eb efektive apo jo.<\/p>\n<p>Faktori i dyt\u00eb i ndikimit, p\u00ebrve\u00e7 \u201ct\u00eb m\u00ebsuarit social\u201d \u00ebsht\u00eb edhe \u201cpresioni social\u201d. Presioni social \u00ebsht\u00eb d\u00ebshira e nj\u00eb individi t\u00eb sillet n\u00eb p\u00ebrputhje me m\u00ebnyr\u00ebn e pranuar n\u00eb shoq\u00ebri. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb perceptimi n\u00eb lidhje me q\u00ebndrimet e t\u00eb tjer\u00ebve dhe besimet ndaj sjelljes s\u00eb dikujt jan\u00eb p\u00ebrcaktues t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm.<\/p>\n<p>T\u00eb rinjt\u00eb jan\u00eb shum\u00eb konservativ\u00eb n\u00eb lidhje me seksin dhe seksualitetin, sepse procesi i t\u00eb m\u00ebsuarit social \u00ebsht\u00eb i ndikuar edhe nga faktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, si: masmedia, shkolla dhe struktura t\u00eb tjera sociale dhe tema t\u00eb tilla vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb bot\u00eb e err\u00ebt dhe e padebatuar.<\/p>\n<p>Ndryshimi i k\u00ebtyre q\u00ebndrimeve karshi seksit dhe seksualitetit nga perspektiva e Teoris\u00eb s\u00eb Konvergjenc\u00ebs, mund t\u00eb b\u00ebhet forc\u00eb q\u00eb inicion m\u00eb tej k\u00ebto ndryshime, teksa qasjet m\u00eb te reja sociologjike jan\u00eb p\u00ebrpjekur t\u2019i lidhin ndryshimet strukturore me veprimin individual.<\/p>\n<p>Beck U. argumenton se ndryshimet n\u00eb struktur\u00ebn e familjes jan\u00eb nisur nga procesi i individualizimit. Individualizimi apo &#8220;institucionalizimi i individualizimit\u201d p\u00ebrfaq\u00ebson ndryshimin strukturor t\u00eb institucioneve sociale, marr\u00ebdh\u00ebniet si dhe ndryshimin midis nj\u00eb individi dhe shoq\u00ebris\u00eb. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb integrohen n\u00eb diferencimet e shoq\u00ebris\u00eb moderne, lidhjet e vjetra tradicionale familjare braktisen. K\u00ebshtu, struktura e lidhjeve familjare \u00ebsht\u00eb e ndikuar nga individualizimi, ndaj si rezultat jan\u00eb shfaqur shum\u00eb role dhe marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb reja. \u201cSi rezultat i procesit t\u00eb individualizimit, individ\u00ebt kan\u00eb shum\u00eb opsione n\u00eb dispozicion n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb zgjedhjet e tyre, nd\u00ebrsa r\u00ebnd\u00ebsia e ndjekjes s\u00eb vlerave, rregullat, besimet e rrjeteve institucionalizuara \/ sistemet e kontrollit ka r\u00ebn\u00eb\u201d. Megjithat\u00eb, rritja e liris\u00eb sociale t\u00eb sjelljes ka t\u00eb ngjar\u00eb t\u00eb shkaktojn\u00eb kund\u00ebrth\u00ebnie. Nga nj\u00ebra an\u00eb, fush\u00ebveprimi personal p\u00ebr veprimet dhe mund\u00ebsit\u00eb jan\u00eb rritur, nd\u00ebrsa nga ana tjet\u00ebr, ndjenja e siguris\u00eb sociale dhe e normave \u00ebsht\u00eb n\u00eb pandryshuar.<\/p>\n<p>N\u00eb vepr\u00ebn &#8220;Disiplina dhe Nd\u00ebshkim&#8221; Michel Foucault analizon struktur\u00ebn arkitektonike t\u00eb panoptikon si paradigm\u00eb e nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb kontrolluar, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn pushteti \u00ebsht\u00eb ruajtur p\u00ebrmes v\u00ebzhgimit potencial. Struktura e panoptikonit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb me nj\u00eb kull\u00eb n\u00eb mes, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn &#8220;t\u00eb burgosurit&#8221; mund t\u00eb shihen n\u00eb \u00e7do koh\u00eb nga rojet dhe nuk mund t\u00eb komunikojn\u00eb apo t\u00eb shohin t\u00eb burgosurit e tjer\u00eb. \u00c7do individ \u00ebsht\u00eb i mbyllur n\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb ??t\u00eb vog\u00ebl, gjithmon\u00eb n\u00eb gjendje p\u00ebr t\u2019u v\u00ebzhguar. Megjithat\u00eb, ajo \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb domosdoshm\u00ebrisht ata mund t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb kur jan\u00eb duke u v\u00ebzhguar apo jo.<\/p>\n<p>Efekti i k\u00ebsaj mbik\u00ebqyrjeje \u00ebsht\u00eb adresuar n\u00eb esen\u00eb e John Berger-it &#8220;Ways of Seeing&#8221;, e cila trajton \u00a0pozit\u00ebn e grave n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb kultur\u00ebs per\u00ebndimore e q\u00eb ekziston n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e kufizuar t\u00eb d\u00ebshirave t\u00eb burrave. John Berger pohon se &#8220;pozita sociale&#8221; e gruas \u00ebsht\u00eb e ndryshme nga ajo e burrave, kryesisht p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimit kulturor, sipas t\u00eb cilit burrat jan\u00eb veprimi, nd\u00ebrsa gruaja shfaqja. Nj\u00eb konceptim i till\u00eb kulturor dhe social b\u00ebn\u00eb q\u00eb \u201cburri t\u00eb shp\u00ebrfaq nj\u00eb situat\u00eb p\u00ebr ju ose p\u00ebr ju, nga ana tjet\u00ebr, prania e nj\u00eb gruaje shpreh q\u00ebndrimin e saj p\u00ebr veten e saj, dhe p\u00ebrcakton se \u00e7far\u00eb mund dhe nuk mund t\u00eb ket\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>\u201cGrat\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuara nga prania e tyre vizuale. Si rezultat, grat\u00eb do t\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb dhe monitoroj\u00eb pamjen e tyre (n\u00eb gjeste t\u00eb ndryshme, n\u00eb z\u00eb, n\u00eb rroba si dhe n\u00eb shprehje), si m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur pranin\u00eb e saj\u201d. Sipas Berger-it ky monitorim i vazhduesh\u00ebm e detyron at\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb vet\u00ebdije t\u00eb dyfisht\u00eb, t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb dy; shfaqjen dhe shikimin e vetes duke u shfaqur. Kjo ndarje \u00ebsht\u00eb vet\u00ebdija paralelizuar n\u00eb struktur\u00ebn e panoptikonit. Ashtu si t\u00eb burgosurit q\u00eb jan\u00eb duke u v\u00ebzhguar nga rojet, grat\u00eb v\u00ebzhgojn\u00eb veten p\u00ebrmes syve t\u00eb jasht\u00ebm. Prandaj, edhe n\u00eb munges\u00eb t\u00eb njer\u00ebzve, trupi i gruas kurr\u00eb nuk mund t\u2019i shp\u00ebtoj\u00eb mbik\u00ebqyrjes; kjo analiz\u00eb dhe ky v\u00ebzhgim i vazhduesh\u00ebm e p\u00ebrcakton trupin e gruas n\u00eb nj\u00eb gjendje t\u00eb burgut t\u00eb pashmangsh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb analogji t\u00eb till\u00eb n\u00eb mes t\u00eb eses\u00eb s\u00eb Michel\u00a0Foucault-s\u00eb \u00a0dhe John Berger-it shohim nj\u00eb struktur\u00eb t\u00eb till\u00eb sociale t\u00eb kontrollimit dhe disiplinimit, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn nuk ka vend p\u00ebr rebelim.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ndryshimet n\u00eb intimitet apo m\u00ebnyra e p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb partnerit p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb kategorizimin apo p\u00ebrcaktimin e tipologjis\u00eb s\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie. Relacionet n\u00eb \u00e7ift dhe m\u00ebnyra e organizimi t\u00eb jet\u00ebs, duke p\u00ebrfshir\u00eb q\u00ebndrimet dhe sjelljet n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi tregojn\u00eb nivelin e zhvillimit t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie. Anthony Giddens n\u00eb librin e tij \u2018The Transformation of Intimacy\u2019 zhvillon idet\u00eb n\u00eb lidhje [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":418,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[],"ppma_author":[816],"class_list":["post-4677","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-analize"],"authors":[{"term_id":816,"user_id":418,"is_guest":0,"slug":"sibel-halimi","display_name":"Sibel Halimi","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/Sibel-Halimi-e1701785550870.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/Sibel-Halimi-e1701785550870.jpg"},"user_url":"","last_name":"Halimi","first_name":"Sibel","description":"Sibel Halimi ka mbaruar studimet MA n\u00eb departamentin e Sociologjis\u00eb n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Aktualisht \u00ebsht\u00eb e angazhuar si ligj\u00ebruese n\u00eb l\u00ebnd\u00ebn \u201cStudime gjinore\u201d, n\u00eb Departamentin e Filozofis\u00eb si dhe asistent profesore p\u00ebr grup l\u00ebnd\u00ebsh n\u00eb departamentin e sociologjis\u00eb n\u00eb Fakultetin Filozofik."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4677","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/418"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4677"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4677\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9772,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4677\/revisions\/9772"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4677"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4677"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4677"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4677"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}