{"id":4700,"date":"2021-04-23T14:13:40","date_gmt":"2021-04-23T12:13:40","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4700"},"modified":"2024-11-13T14:20:29","modified_gmt":"2024-11-13T12:20:29","slug":"narracionet-kundershtuese-dhe-e-verteta-e-plote","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/narracionet-kundershtuese-dhe-e-verteta-e-plote\/","title":{"rendered":"Narracionet kund\u00ebrshtuese dhe e v\u00ebrteta e plot\u00eb"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<h3><\/h3>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>\u201dM\u00eb duhet e v\u00ebrteta dhe nj\u00eb aspirin\u201d<\/p>\n<p>Fernando Pessoa<\/p>\n<p><em>Mbi at\u00eb se si nd\u00ebrtohet e v\u00ebrteta dhe si dekonstruktohet ajo. P\u00ebr narracionet kund\u00ebrshtuese q\u00eb garojn\u00eb nd\u00ebrmjet vete p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb gardiane t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. Si dhe p\u00ebr cop\u00ebzat e shp\u00ebrndara t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs q\u00eb, ashtu t\u00eb ndara si<\/em><em>\u00e7 jan\u00eb, paraqesin t\u00eb v\u00ebrteta subjektive, t\u00eb mang\u00ebta dhe manipuluese. \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<\/em><\/p>\n<p>M\u00eb trego kush je dhe t\u00eb tregoj se cila \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta jote. Cil\u00ebs parti i takon, pozit\u00eb apo opozit\u00eb, cil\u00ebs organizat\u00eb a institucion, a je militant, OJQ, medium apo studiues, dhe jam goxha i sigurt se e di se cili \u00ebsht\u00eb narracioni yt. Ky shkrim nuk e ka p\u00ebr fokus g\u00ebnjeshtr\u00ebn n\u00eb diskursin publik, por vet\u00ebm t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Mir\u00ebpo e v\u00ebrteta rrall\u00eb jepet e plot\u00eb dhe pa ekuivoke, sidomos n\u00eb politik\u00eb. Ky shkrim m\u00ebton t\u00eb sqaroj\u00eb se si e v\u00ebrteta p\u00ebrb\u00ebhet nga dromca t\u00eb saj, t\u00eb shp\u00ebrndara n\u00ebp\u00ebr narracione p\u00ebrher\u00eb kund\u00ebrshtuese dhe konfliktuoze me nj\u00ebra tjetr\u00ebn.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Diskursi publik mbi politik\u00ebn \u00ebsht\u00eb fush\u00eb me mina, sidomos n\u00eb momente \u00e7arjesh e p\u00ebrplasjesh t\u00eb m\u00ebdha. Gara p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn \u00ebsht\u00eb e pam\u00ebshirshme, jo fer dhe e padrejt\u00eb. Ekzistojn\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb narracionesh q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb konkurrenc\u00eb nj\u00ebra tjetr\u00ebs dhe si t\u00eb tilla garojn\u00eb p\u00ebr monopolizim t\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrteta e partis\u00eb n\u00eb pushtet, ashtu si\u00e7 ajo i sheh gj\u00ebrat. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrteta e partis\u00eb n\u00eb opozit\u00eb q\u00eb shpesh ka k\u00ebndv\u00ebshtrim diametralisht t\u00eb kund\u00ebrt me pushtetin. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrteta e medias, apo e mediave, m\u00eb sakt\u00eb t\u00eb thuhet. Pastaj ajo e shoq\u00ebris\u00eb civile. Pastaj ajo e analistit, studiuesit. N\u00eb total, k\u00ebto p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb secila n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e vet pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse t\u00eb atij mozaiku t\u00eb larmish\u00ebm q\u00eb do ta quaja e v\u00ebrteta e plot\u00eb, totale.<\/p>\n<p>Q\u00eb t\u00eb jem m\u00eb konkret: ne p\u00ebrcjellim zhvillimet politike dhe jemi d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb asaj se si diskursi publik ngarkohet me narracione kund\u00ebrshtuese dhe p\u00ebrjashtuese. N\u00ebse ti, lexues, je n\u00eb zgripc t\u00eb d\u00ebshp\u00ebrimit sepse narracionet q\u00eb t\u00eb servohen nga mediat apo rrjetet sociale jan\u00eb kontradiktore me nj\u00ebra tjetr\u00ebn dhe rrjedhimisht ti nuk di se \u00e7far\u00eb t\u00eb besosh, rri i qet\u00eb s\u00eb fajtori s\u2019je ti. Kjo ngase nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Ndoshta sepse e v\u00ebrteta e plot\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb, \u00ebsht\u00eb cop\u00ebtuar shum\u00ebfish dhe \u00ebsht\u00eb hedhur gjithandej debatit publik. Pra, b\u00ebn mir\u00eb q\u00eb ne t\u00eb jemi t\u00eb v\u00ebmendsh\u00ebm p\u00ebr narracionet e ndryshme t\u00eb diskursit publik, t\u00eb burimeve t\u00eb atyre narracioneve dhe motiveve t\u00eb tyre. Kur t\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb at\u00ebher\u00eb mund ta zhveshim kakofonin\u00eb nga diskursi publik, dhe t\u00eb shohim t\u00eb qart\u00eb mozaikun e t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs s\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb orvatje t\u00eb shkurt\u00ebr ontologjike d\u00ebshiroj t\u00eb hedh drit\u00eb mbi at\u00eb se si nd\u00ebrtohet e v\u00ebrteta, por edhe se si \u00e7montohet ajo. Pra, si ekziston e v\u00ebrteta dhe prej nga origjinon ajo. Konkretisht, n\u00eb Kosov\u00eb, qeveria e re e 14 shkurtit \u00ebsht\u00eb ende brenda 100-dit\u00ebshit t\u00eb qeverisjes s\u00eb saj, mir\u00ebpo tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb tendenca e tyre q\u00eb t\u00eb baltoset \u00e7do gj\u00eb q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me qeverit\u00eb paraprake, sidomos k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit. Kur merret nj\u00eb vendim p.sh. p\u00ebr ndryshim t\u00eb skem\u00ebs pensionale, faj\u00ebsohet qeveria paraprake. Kur publikohen listat e p\u00ebrfituesve t\u00eb bizneseve nga pakoja e rim\u00ebk\u00ebmbjes, q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb t\u00eb atakohet ish-qeveria p\u00ebr keqmenaxhim e keqeverisje. Mediat akuzohen p\u00ebr shpifje apo c\u00ebnim t\u00eb konfidencialitetit t\u00eb marr\u00ebveshjes p\u00ebr vaksinat. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, p\u00ebr partit\u00eb opozitare, ndryshimi i skem\u00ebs pensionale \u00ebsht\u00eb thik\u00eb pas shpine p\u00ebr pensionist\u00ebt. Publikimi i list\u00ebs s\u00eb p\u00ebrfituesve \u00ebsht\u00eb populiz\u00ebm i past\u00ebr. Nd\u00ebrsa p\u00ebr media, reagimi i qeveris\u00eb kund\u00ebr tyre \u00ebsht\u00eb atakim i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb ndaj fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb. K\u00ebto pik\u00ebpamje t\u00eb skajshme pastaj amplifikohen nga radh\u00ebt e pambarim t\u00eb militant\u00ebve q\u00eb trumbetojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr rrjete sociale t\u00eb v\u00ebrtetat e zot\u00ebrve t\u00eb tyre politik. Mediat pastaj hyjn\u00eb n\u00eb loj\u00eb, me debatet e pafundta politike, dhe n\u00eb nj\u00eb shou grotesk marrin q\u00ebndrim karshi k\u00ebtyre ekstremeve t\u00eb diskursit publik.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e qart\u00eb q\u00eb k\u00ebto lloj q\u00ebndrimesh ekstreme jan\u00eb atraktive p\u00ebr publikun sepse e v\u00ebrteta q\u00eb plasohet \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb dhe pa komplikime (ne jemi t\u00eb mir\u00eb, ata t\u00eb k\u00ebqij), gj\u00eb q\u00eb ia leht\u00ebson publikut t\u00eb marr\u00eb an\u00eb pa telashe. N\u00eb situat\u00eb t\u00eb problemeve t\u00eb thella sociale, reagimi yn\u00eb refleksiv \u00ebsht\u00eb t\u00eb gjejm\u00eb fajtorin sa m\u00eb shpejt dhe sa m\u00eb thjesht\u00eb.<\/p>\n<p>Por kjo nuk p\u00ebrb\u00ebn t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e plot\u00eb. Nj\u00eb diskurs i till\u00eb publik mjaftohet me spektaklin momental, me shikim tejet sip\u00ebrfaq\u00ebsor t\u00eb analizimit t\u00eb gj\u00ebrave. Narracioneve t\u00eb tilla p\u00ebrjashtuese u mungon konteksti dhe perspektiva. Nj\u00eb nga p\u00ebrpar\u00ebsit\u00eb e t\u00eb qenit jasht\u00eb politik\u00ebs dhe, rrjedhimisht, edhe jo i influencuar apo kusht\u00ebzuar nga politika, \u00ebsht\u00eb t\u00eb ofrosh mendim m\u00eb kritik dhe m\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs n\u00eb diskursin publik. K\u00ebshtu, p\u00ebr nj\u00eb studiues t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb, me r\u00ebnd\u00ebsi kapitale \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta e plot\u00eb, sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb ajo, me plot ngjyrimet e saj, e pandikuar dhe e patrazuar nga militantizmi refleksiv apo interesi miopik partiak. Mir\u00ebpo p\u00ebr t\u00eb arritur te kjo e v\u00ebrtet\u00eb k\u00ebrkohet analiz\u00eb e detajshme e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb diskursit publik, si dhe baraspeshim i narracioneve t\u00eb sip\u00ebrp\u00ebrmendura kund\u00ebrshtuese. K\u00ebrkohet q\u00eb t\u2019i jemi besnik jo zot\u00ebrave politik apo interesave t\u00eb ngushta partiake a politike, por t\u00eb tregojm\u00eb guxim dhe integritet intelektual, mb\u00ebshtetur n\u00eb parim t\u00eb paanshm\u00ebris\u00eb dhe objektivitetit.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb e p\u00ebr\u00e7ar\u00eb, e shp\u00ebndar\u00eb gjithandej fush\u00ebs me mina t\u00eb diskursit politik publik. Qeveria promovon t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e saj, t\u00eb nd\u00ebrtuar mbi narrativ\u00ebn e krijimit t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb re mbi rr\u00ebnojat e regjimit t\u00eb vjet\u00ebr. T\u00eb luftimit t\u00eb korrupsionit dhe zhvillimit ekonomik. Opozita lufton p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e saj, duke m\u00ebtuar t\u00eb na bind\u00eb p\u00ebr mashtrimin e madh t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb re, p\u00ebr joefikasitetin e tyre n\u00eb qeverisje. Militant\u00ebt e secilit krah u m\u00ebshojn\u00eb daulleve t\u00eb militantizmit deri n\u00eb shurdhim. Mediat, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, kan\u00eb kund\u00ebrshtit\u00eb e tyre n\u00eb mes vete, si dhe me qeverin\u00eb. E v\u00ebrteta e tyre n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi \u00ebsht\u00eb mbrojtja e fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb, anipse p\u00ebr shum\u00ebk\u00eb n\u00eb qeveri kjo shpesh p\u00ebrkon q\u00ebllimsh\u00ebm me shpifje. Kurse p\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb mbajm\u00eb n\u00eb mend se asnj\u00eb nga k\u00ebto narracione nuk e posedon t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e plot\u00eb. Ajo gjendet e shp\u00ebrndar\u00eb anek\u00ebnd diskursit publik. Neve na mbetet t\u00eb kuptojm\u00eb kush \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb plason t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e vet, cili \u00ebsht\u00eb motivi i tij, dhe si kontribuojn\u00eb k\u00ebto t\u00eb v\u00ebrteta kund\u00ebrth\u00ebn\u00ebse n\u00eb plot\u00ebsimin e mozaikut ton\u00eb mbi t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e plot\u00eb. Q\u00eb pastaj ne vet\u00eb t\u00eb determinojm\u00eb cila \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta e p\u00ebrgjithshme, e distiliuar nga t\u00ebr\u00eb ky mozaik i larmish\u00ebm e kund\u00ebrshtues.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201dM\u00eb duhet e v\u00ebrteta dhe nj\u00eb aspirin\u201d Fernando Pessoa Mbi at\u00eb se si nd\u00ebrtohet e v\u00ebrteta dhe si dekonstruktohet ajo. P\u00ebr narracionet kund\u00ebrshtuese q\u00eb garojn\u00eb nd\u00ebrmjet vete p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb gardiane t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. Si dhe p\u00ebr cop\u00ebzat e shp\u00ebrndara t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs q\u00eb, ashtu t\u00eb ndara si\u00e7 jan\u00eb, paraqesin t\u00eb v\u00ebrteta subjektive, t\u00eb mang\u00ebta [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":405,"featured_media":10167,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1798,1797],"ppma_author":[698],"class_list":["post-4700","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-e-verteta","tag-narracionet"],"authors":[{"term_id":698,"user_id":405,"is_guest":0,"slug":"armend-bekaj","display_name":"Armend Bekaj","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/armend-bekaj.png","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/armend-bekaj.png"},"user_url":"","last_name":"Bekaj","first_name":"Armend","description":"Armend Bekaj \u00ebsht\u00eb Ligj\u00ebrues n\u00eb Departamentin p\u00ebr K\u00ebrkime t\u00eb Paqes dhe Konfliktit n\u00eb Universitetin e Uppsala-s, Suedi. Ka punuar p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb organizatash nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebrfshir\u00eb International IDEA n\u00eb Suedi. Ka t\u00eb kryer doktorat\u00ebn n\u00eb shkenca politike n\u00eb Universitetin e Sheffield, Britani t\u00eb Madhe."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4700","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/405"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4700"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4700\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10168,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4700\/revisions\/10168"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10167"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4700"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4700"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4700"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4700"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}