{"id":4702,"date":"2015-11-30T16:29:53","date_gmt":"2015-11-30T14:29:53","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4702"},"modified":"2024-10-14T10:57:54","modified_gmt":"2024-10-14T08:57:54","slug":"ndrysho-ose-deshto","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/opinion\/ndrysho-ose-deshto\/","title":{"rendered":"Ndrysho ose d\u00ebshto!"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p>Mbi librin &#8220;Pse d\u00ebshtojn\u00eb Kombet&#8221; t\u00eb Daren Acemouglu dhe James A. Robinson<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"img-wrapper\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/sbunker.net\/uploads\/sbunker.net\/images\/2016\/August\/02\/auto_IMG_20151124_1411551470148476.jpg\" \/><\/div>\n<div class=\"news-left\">\n<p>Bota \u00ebsht\u00eb shum\u00eb komplekse dhe e larmishme p\u00ebr ta sqaruar dhe kuptuar nganj\u00ebher\u00eb vet\u00ebm me fjal\u00eb. Aq m\u00eb shum\u00eb, n\u00ebse k\u00ebrkohen p\u00ebrgjigje t\u00eb duhura n\u00eb pyetjen si\u00e7 e parashtrojn\u00eb autor\u00ebt Daren Acemouglu dhe James A. Robinson; pse disa kombe jan\u00eb t\u00eb varfra e disa tjera t\u00eb pasura? Megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, p\u00ebrpjekja q\u00eb t\u2019i p\u00ebrafrohemi k\u00ebtij q\u00ebllimi nuk ka reshtur asnj\u00ebher\u00eb gjat\u00eb historis\u00eb s\u00eb njer\u00ebzimit. Kur \u00ebsht\u00eb pyetur nj\u00ebher\u00eb Ajnshtajni; se a po e din sakt\u00ebsisht se \u00e7ka po b\u00ebn, p\u00ebrgjigja e tij ka qen\u00eb se nuk e din me sakt\u00ebsi, prandaj edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye quhet k\u00ebrkim shkencor. Ky argument mund t\u00eb vlej\u00eb edhe p\u00ebr tem\u00ebn q\u00eb trajtohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr. Nj\u00eb lib\u00ebr me teza t\u00eb guximshme e provokative, i cili eksploron origjin\u00ebn e pushtetit, prosperitetit dhe varf\u00ebris\u00eb, ashtu si\u00e7 edhe p\u00ebrmban n\u00ebntitullin. M\u00ebsime, t\u00eb cilat do t\u00eb duhej t\u2019i nxjerrim gjithsesi edhe ne si komb e shtet p\u00ebr t\u2019u ballafaquar me k\u00ebto sprova, si p\u00ebr t\u00eb kuptuar t\u00eb kaluar\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb gjetur zgjidhje p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet aktuale ashtu edhe p\u00ebr ta trasuar t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb pune pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00ebvje\u00e7are k\u00ebrkimore, autor\u00ebt na sjellin nj\u00eb vep\u00ebr tejet t\u00eb pasur me shembuj t\u00eb shumt\u00eb nga e kaluara, me raste nga kombe e shtete nga i t\u00ebr\u00eb rruzulli tok\u00ebsor, p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje sa m\u00eb bind\u00ebse n\u00eb tezat e tyre. Libri voluminoz me narracion t\u00eb shk\u00eblqyer n\u00eb rreth 600 faqe, e i ndar\u00eb n\u00eb 15 kapituj, u diskutua e u kritikua mjaft shum\u00eb n\u00eb qarqe akademike e politike, dhe i cili tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyer edhe n\u00eb shqip. Jan\u00eb t\u00eb rralla veprat e tilla akademike q\u00eb jan\u00eb shqip\u00ebruar me nj\u00eb p\u00ebrkthim aq t\u00eb pasur gjuh\u00ebsor dhe me p\u00ebrshtatje t\u00eb duhura e t\u00eb kuptueshme t\u00eb nocioneve t\u00eb shumta shkencore.<\/p>\n<p>Pasi q\u00eb i pasqyrojn\u00eb kushtet jet\u00ebsore diametralisht t\u00eb ndryshme n\u00eb qytetin e Nogales, &#8211; n\u00eb t\u00eb dyja an\u00ebt e kufirit, n\u00eb at\u00eb amerikan dhe meksikan, &#8211; autor\u00ebt e trajtojn\u00eb zhvillimin historik te k\u00ebtyre shteteve dhe gjejn\u00eb n\u00eb krijimin e konsolidimin e institucioneve politike burimin e k\u00ebtyre pabarazive ekonomike. Sikur edhe n\u00eb dallime t\u00eb shumta tjera mes shteteve t\u00eb varfra e pasura, pabarazia rezulton &#8211; sipas tyre &#8211; jo nga dallimet kulturore, gjeografike, vlerat shoq\u00ebrore apo popullsia q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb ato nd\u00ebrmjet veti, por nga cil\u00ebsia e institucioneve politike q\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb edhe institucionet ekonomike. N\u00eb fakt dallimi thelb\u00ebsor mes kombeve t\u00eb d\u00ebshtuara dhe atyre prosperuese, q\u00ebndron n\u00eb at\u00eb q\u00eb ata i quajn\u00eb institucione ekstraktive &#8211; kur k\u00ebto i sh\u00ebrbejn\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb rrethi t\u00eb caktuar pushtetar\u00ebsh, dhe atyre inkluzive &#8211; kur k\u00ebto jan\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse duke iu mund\u00ebsuar qytetar\u00ebve pjes\u00ebmarrje si n\u00eb vendime politike ashtu edhe n\u00eb p\u00ebrfitime ekonomike. Nga prizmi teorik, ky thjesht\u00ebsim mund t\u00eb duket si nj\u00eb em\u00ebrtim tjet\u00ebr p\u00ebr dallimet mes sistemeve demokratike e autoritare apo mes atyre liberale e totalitare, por ata besojn\u00eb se k\u00ebto mund t\u00eb jen\u00eb pasoja t\u00eb llojit t\u00eb institucioneve e jo shkaktare t\u00eb k\u00ebtyre regjimeve. \u00c7ka \u00ebsht\u00eb e domosdoshme p\u00ebr sukses t\u00eb institucioneve inklusive, \u00ebsht\u00eb gjithsesi centralizimi i tyre n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb sigurohen rendi dhe ligji, sh\u00ebrbimet e nevojshme publike dhe edukimi. Nd\u00ebrkaq, q\u00ebndrueshm\u00ebria e tyre vjen nga pluralizmi politik dhe shp\u00ebrndarja e drejt\u00eb dhe e barabart\u00eb e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, rastet e shtjelluara t\u00eb Acemouglu dhe Robinson, tregojn\u00eb se ka shembuj t\u00eb mjaftuesh\u00ebm q\u00eb popujt e civilizimet edhe n\u00ebn institucione ekstraktive- si ato te Maja apo Romes, q\u00eb kishin zhvillim t\u00eb konsideruesh\u00ebm politik e ekonomik por ato d\u00ebshtuan pasi q\u00eb nuk kishin baz\u00eb te q\u00ebndrueshme. Arsyet, p\u00ebrve\u00e7 tjerash, q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb bllokimin e \u2018kreativitetit shkat\u00ebrrues\u2019- novacionit teknologjik dhe konkurrenc\u00ebs ekonomike, dhe rrjedhimisht kriz\u00ebs ekonomike e socio-politike. Pushtetar\u00ebt absolutist\u00eb i druheshin ndryshimeve t\u00eb shpejta ekonomike, sidomos gjat\u00eb revolucionit industrial, dhe kjo b\u00ebri q\u00eb ato vende t\u00eb stagnojn\u00eb (si Rusia cariste, perandoria Austro-Hungareze, Osmane), n\u00eb krahasim me ato vende, ku elitat politike hap\u00ebn tregun e lir\u00eb dhe i konsoliduan institucionet inkluzive (si n\u00eb Britani, Amerike, Australi). Edhe pse si\u00e7 e shpjegojn\u00eb ata n\u00eb rastet e kombeve afrikane dhe latin-amerikane \u00ebsht\u00eb roli i faktor\u00ebve t\u00eb jasht\u00ebm, respektivisht i kolonizator\u00ebve, ajo q\u00eb i themeloi k\u00ebto institucione eksploatuese. Por, pse edhe pas pavar\u00ebsimit t\u00eb tyre ato nuk prosperuan? Sepse, n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve elitat e sapoardhura n\u00eb pushtet jo vet\u00ebm q\u00eb i trash\u00ebguan, por i kopjuan m\u00ebnyr\u00ebn p\u00ebrjashtuese e abuzuese t\u00eb politikb\u00ebrjes. Jan\u00eb rastet e shtjelluara nga Etiopia, Zimbabve, Kongo apo edhe Guatemala e Kili ato q\u00eb ofrojn\u00eb d\u00ebshmi p\u00ebr d\u00ebshtim dhe katastrofe n\u00eb njer\u00ebz. Mir\u00ebpo, ka edhe tregues t\u00eb till\u00eb suksesi q\u00eb kaluan nga forma ekstraktive e institucioneve politike e ekonomike n\u00eb ato inklusive si Japonia, Koreja Jugore, Tajvani, Kili, Botsuana etj. K\u00ebshtu, argumenti i tyre \u00ebsht\u00eb se nuk ka nj\u00eb ndarje t\u00eb bot\u00ebs n\u00eb at\u00eb per\u00ebndimore apo lindore, apo t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb par\u00eb e t\u00eb tret\u00eb, por ka kombe q\u00eb jan\u00eb t\u00eb hapura p\u00ebr ndryshime e konkurrenc\u00eb dhe aso q\u00eb mbyllen nga rrethet e ngushta dhe vicioze pushtetar\u00ebsh dhe k\u00ebshtu varf\u00ebrohen tutje.<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb t\u00eb sqarohet e t\u00ebr\u00eb historia e zhvillimit politik e ekonomik t\u00eb shteteve p\u00ebrmes dallimit institucional mund t\u00eb konsiderohet si v\u00ebshtrim e shpjegimit tejet i thjesht\u00ebsuar i bot\u00ebs. Gjithashtu, p\u00ebrzgjedhja e shembujve mund t\u00eb duket selektive dhe e pamjaftueshme p\u00ebr t\u2019i kuptuar kontrastet e shumta si n\u00eb mes vendeve t\u00eb zhvilluara dhe pazhvilluara ashtu edhe dallimet regjionale brenda vet\u00eb shteteve me institucione t\u00eb nj\u00ebjta. Para se t\u00eb merret si formul\u00eb e pranueshme p\u00ebr zhvillim, libri duhet t\u00eb konsiderohet m\u00eb shume si p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb m\u00ebsime nga e kaluara e shum\u00eb kombeve, dhe p\u00ebr t\u00eb reflektuar se cilat ishin veprimet e gabuara apo t\u00eb duhura e udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb tyre q\u00eb \u00e7uan n\u00eb d\u00ebshtim e vuajtje njer\u00ebzore apo n\u00eb zhvillim e mir\u00ebqenie t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, p\u00ebrkund\u00ebr v\u00ebrejtjeve e kund\u00ebrargumenteve q\u00eb mund t\u00eb sillen si kritik\u00eb ndaj k\u00ebsaj qasjeje, libri ofron nj\u00eb argument t\u00eb pamohuesh\u00ebm se jan\u00eb institucionet shtet\u00ebrore t\u00eb hapura e t\u00eb gatshme p\u00ebr ndryshimet e duhura ato q\u00eb krijojn\u00eb baz\u00ebn e zhvillimit, barazis\u00eb e liris\u00eb politike dhe prosperitetit socio-ekonomik. Prandaj si i till\u00eb, ky lib\u00ebr jo vet\u00ebm q\u00eb rekomandohet, por edhe sh\u00ebrben si pik\u00eb referuese p\u00ebr t\u00eb reflektuar se \u00e7ka duhet t\u00eb nd\u00ebrmerret sot, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb institucionet tona politike t\u00eb jen\u00eb m\u00eb \u2018inklusive\u2019 dhe k\u00ebshtu t\u00eb b\u00ebhen promotore t\u00eb zhvillimit e jo t\u00eb d\u00ebshtimit ton\u00eb si komb. P\u00ebrndryshe, si\u00e7 d\u00ebshmohet me shembuj t\u00eb panum\u00ebrt n\u00eb lib\u00ebr, rrethet vicioze t\u00eb elitave q\u00eb ngufasin lirin\u00eb politike dhe nuk i transformojn\u00eb institucionet do ta \u00e7ojn\u00eb ekonomin\u00eb n\u00eb kolaps dhe me k\u00ebt\u00eb edhe krejt kombin n\u00eb varf\u00ebri e d\u00ebshtim.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mbi librin &#8220;Pse d\u00ebshtojn\u00eb Kombet&#8221; t\u00eb Daren Acemouglu dhe James A. Robinson Bota \u00ebsht\u00eb shum\u00eb komplekse dhe e larmishme p\u00ebr ta sqaruar dhe kuptuar nganj\u00ebher\u00eb vet\u00ebm me fjal\u00eb. Aq m\u00eb shum\u00eb, n\u00ebse k\u00ebrkohen p\u00ebrgjigje t\u00eb duhura n\u00eb pyetjen si\u00e7 e parashtrojn\u00eb autor\u00ebt Daren Acemouglu dhe James A. Robinson; pse disa kombe jan\u00eb t\u00eb varfra e [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":31,"featured_media":7972,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"ppma_author":[41],"class_list":["post-4702","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinion"],"authors":[{"term_id":41,"user_id":31,"is_guest":0,"slug":"bekim-baliqi","display_name":"Bekim Baliqi","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/Bekim-Baliqi-300x175-1.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/Bekim-Baliqi-300x175-1.jpg"},"user_url":"","last_name":"Baliqi","first_name":"Bekim","description":""}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4702","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/31"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4702"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4702\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8271,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4702\/revisions\/8271"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7972"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4702"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4702"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4702"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4702"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}