{"id":4718,"date":"2015-12-02T15:13:25","date_gmt":"2015-12-02T13:13:25","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4718"},"modified":"2024-10-21T14:45:12","modified_gmt":"2024-10-21T12:45:12","slug":"probleme-identitare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/opinion\/probleme-identitare\/","title":{"rendered":"Probleme identitare"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">Smuja ma e rand\u00eb prej t\u00eb cil\u00ebs l\u00ebngon shoqnia jon\u00eb asht korrupsioni. Korrupsion ka kahmos: n\u00eb qeveri, n\u00eb gjykata, n\u00eb spitale, n\u00eb burgje, n\u00eb polici, n\u00ebp\u00ebr shkolla e n\u00eb \u00e7do skut\u00eb tjet\u00ebr publike. Ama, korrupsioni duhet me u lyp\u00eb tjet\u00ebrkund. Bash aty ku s\u2019asht. N\u00eb familje.<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>Shoqnia jon\u00eb nuk asht qaq fisnore, sa familjare. Pra, asht e p\u00ebrbame prej mij\u00ebra familjeve q\u00eb funksionojn\u00eb pak a shum\u00eb si monadat e Leibniz-it, pa dyer por me dritare, n\u00eb nji harmoni t\u00eb mbasvendosun. Dritarja asht mjeti kryesor i saj. Ajo i mund\u00ebson me kqyr\u00eb tuj mos qen\u00eb e kqyrun. Dritare fort e sofistikueme asht televizori (p\u00ebr internetin s\u2019po flasim). Ky aparat, e zgjaton shikimin e familjes p\u00ebrtej kojshive, n\u00eb pjes\u00ebt kryesore t\u00eb shoqnis\u00eb. Dhe natyrisht, e lejon me u shkri n\u00eb komoditetin e privates. Intimiteti mbarohet kur nuk je i kqyrun prej tjetrit. Para pasqyr\u00ebs. Aty adhurohet tinxa vetja. Aty pozon. Kanjiher\u00eb tu\u2019 i ngre edhe statuja vetes, tu\u2019 e fotografu, tu\u2019 e heroizu, tu\u2019 ia himnizu edhe veprimet ma banale, edhe gjestet ma t\u00eb sh\u00ebmtueme. Pasqyr\u00eb mun\u2019 me qen\u00eb nana, baba, motra e vllai. Ose krejt bashk\u00eb. Vetja asht familja. Tjetri asht shoqnia. Kjo asht logjika.<\/p>\n<p>Dreqi flen n\u00eb pjes\u00ebt e pav\u00ebshtrueme t\u00eb qenies. Natyrisht q\u00eb ai s\u2019ekziston. Ama tmerron edhe tuj mos ekzistue. Dreqi flen, n\u00eb momentet tona para pasqyr\u00ebs, para telefonit para se me shkrep\u00eb \u201cselfie-n\u201d, kur luejm\u00eb me ftyr\u00ebn ton\u00eb. Dreqi flen n\u00eb momentet kur andrrojm\u00eb p\u00ebr veten, kur masturbojm\u00eb, kur shkrihemi n\u00eb fantazit\u00eb tona sekrete.<\/p>\n<p>Dreqi flen edhe te kto familje kur ato nuk p\u00ebrballen me shikimin e tjetrit. N\u00eb momentet ma intime. Kur s\u2019ka mysafir\u00eb. Ose kur ata shkojn\u00eb. Ose, kur nuk pritet me ardh\u00eb. Pritja e mysafirit, ose e mikut (si n\u00eb kanun) asht n\u00eb fakt, pritje e shikimit t\u00eb tjetrit (aq shum\u00eb t\u00eb munguem). Zgjidhet pra, poza q\u00eb dojm\u00eb me kallxu: zgjedhet veshja, rregullohen orendit\u00eb, disiplinohet goja etj. Miku ishte zot n\u00eb kanun, ve\u00e7 tuj qen\u00eb tjetri, ve\u00e7 tuj qen\u00eb shikues. Kanuni e shtron k\u00ebrkes\u00ebn familjare p\u00ebr poz\u00eb. Kanuni e ngre mikpritjen si nji pritje t\u00eb shikuesit, t\u00eb atij q\u00eb ka me pa begatin\u00eb e sofr\u00ebs, bukurin\u00eb e poz\u00ebs. Paramendojeni sa i randsish\u00ebm ishte mysafiri n\u00eb tan\u00eb at\u00eb ngujim. Kanuni e fetishizon mikun ve\u00e7 si shikues, si tjetrin, si nji qenie esencialisht t\u00eb ndryshme prej nesh. asht bart\u00eb edhe n\u00eb familjet tona. Nuk asht ve\u00e7 gjakmarrja mbeturin\u00eb kanunore. Ani pse situata ka ndrru, mbetje t\u00eb shumta duken gjithandej.<\/p>\n<p>Ardhja e vlerave t\u00eb reja, teshave t\u00eb reja, sjelljeve t\u00eb reja, mendimeve t\u00eb reja, me nji fjal\u00eb, per\u00ebndimorizimi i shoqnis\u00eb ton\u00eb, ka \u00e7u drejt nji p\u00ebrpunimi t\u00eb themelt\u00eb t\u00eb intimitetit familjar, dhe t\u00eb poz\u00ebs familjare. Sjellja ndaj mikut, tash e k\u00ebndej asht shum\u00eb ma delikate. Nuk mjafton ma thjesht kallximi i pasunive, sendeve t\u00eb ndryshme me vler\u00eb, stolive, arm\u00ebve, teshave, ushqimeve e moralitetit. Poza e sotme asht shum\u00eb ma e st\u00ebrhollueme. Kjo poz\u00eb nuk e mshef\u00eb ma n\u00eb tan\u00ebsi, krejt intimitetin familjar. Kallxohet madje si me kreni, lazdrimi i nji fmiu, fjalori i ndyt\u00eb, sjelljet e k\u00ebqija, gjana tjera. Si e ktill\u00eb, kjo poz\u00eb lyp\u00eb ma shum\u00eb mundim dhe k\u00ebshtu st\u00ebrvit\u00eb e st\u00ebrvit\u00eb, q\u00eb me vazhdu poza e familjar\u00ebve edhe n\u00eb rrug\u00eb, edhe kudo q\u00eb ndodhen, kudo q\u00eb punojn\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe t\u00eb korruptuemit i duhet me pozu si i moralsh\u00ebm. Dhe poza, t\u00eb korruptuemit ton\u00eb, i del perfekte.<\/p>\n<p>Nejse, t\u2019i kthehemi intimitetit familjar. Ky intimitet familjar, shum\u00eb ma i thell\u00eb tashma fal\u00eb vlerave t\u00eb reja, e formon nji lidhje t\u00eb pashkoqshme midis antar\u00ebve t\u00eb familjeve. \u00c7dokush tjet\u00ebr, \u00e7do jofamiljar kundrohet si tjetri. Dhe natyrisht, marr\u00ebdhania me shoqnin\u00eb krijohet me njifar\u00eb nervozimi e hezitimi, me njifar\u00eb d\u00ebshire ngulmuese q\u00eb e shtyn koh\u00eb mbas kohe familjarin me u kthy mbrapsht te familja.<\/p>\n<p>Shoqnia jon\u00eb asht familjocentrike. Natyrisht, ktu ka pas\u00eb ndikim t\u00eb madh kanuni ngujues fillimisht, e mandej edhe rrethanat e ndryshme politike, ekonomike, infrastrukturore e ku ta di un\u00eb. Hala, \u00e7do send graviton p\u00ebrreth familjes. Ose ma mir\u00eb me than\u00eb: \u00e7do send gravitohet nga familjet. Aty ekspozohet \u00e7do diplom\u00eb, \u00e7do lavdat\u00eb, \u00e7do arritje e secilit. Njeriu s\u2019mundet me rrnu pa pasqyr\u00eb. Sidomos kur zbukurohet.<\/p>\n<p>Shoqnia moderne nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebr nga natyra e saj msyn defamiljarizimin. Kshtu, ajo e shfaq\u00eb veten dhunsh\u00ebm. Hezitimi dhe refuzimi i mahersh\u00ebm ndaj saj, kthehet kshtu n\u00eb nji refuzim t\u00eb msheft\u00eb por t\u00eb vazhduesh\u00ebm. S\u2019lind\u00eb k\u00ebshtu pik\u00eb empatie p\u00ebr shoqnin\u00eb. S\u2019i jepet p\u00ebrgjegj\u00ebsi asaj. Ka ve\u00e7 vjelje p\u00ebrfitmesh. Korrupsion. Dhe natyrisht, dashni t\u00eb madhe p\u00ebr simbolet e festat kombtare dhe shtetnore si borxh p\u00ebr jo dashnin\u00eb konkrete ndaj shoqnis\u00eb. Ndjenja jon\u00eb kombtare nuk shtrihet matan\u00eb simboleve. E simbolet, i sh\u00ebrbejn\u00eb poz\u00ebs. Qashtu edhe festat. N\u00eb intimitet, nuk ka dashni p\u00ebr kombin a shoqnin\u00eb por ve\u00e7 p\u00ebr veten.<\/p>\n<p>Shoqnia jon\u00eb e ka nji karakter thell\u00ebsisht familjar, n\u00eb t\u00eb cilin ndihet era e kanunit t\u00eb dikursh\u00ebm. Madje, per\u00ebndimorizimi yn\u00eb, per\u00ebndimorizimi i ktij karakteri \u00e7on drejt nji p\u00ebrpunimi t\u00eb matejm\u00eb t\u00eb ktij karakteri. Mbase nuk asht paralelja e duhun ama mun\u2019 i p\u00ebrmendim familjet mafioze italiane n\u00eb Amerik\u00eb t\u00eb cilat, n\u00eb nji mas\u00eb, e stimulonin logjik\u00ebn e naltp\u00ebrmendun: familja-vetja\/shoqnia-tjetri. Dhe e dim\u00eb poashtu, se n\u00eb ato familje stimulohej dhe legjitimohej kriminaliteti. Njifar\u00eb minikriminaliteti stimulohet edhe nga familjet e shoqnis\u00eb ton\u00eb ish-kanunore. D\u00ebshirohet nji karakter i zhd\u00ebrvjell\u00ebt, i gjall\u00eb, p\u00eblqehet nji fjalor sa ma i ndyt\u00eb, kanjiher\u00eb p\u00ebrdoret si pa t\u00eb keq etiketa \u201cmafi\u201d, e d\u00ebshirime tjera q\u00eb thu se jan\u00eb marr\u00eb nga p\u00ebrshkrimet e bash atyne mafioz\u00ebve t\u00eb urrejtun.<\/p>\n<p>Deri ktu, punuem me dy terma t\u00eb ndrysh\u00ebm: intimitet dhe poz\u00eb familjare. E para kallxon thelbin antishoqnor t\u00eb familjes, q\u00eb \u00e7on n\u00eb formimin e nji karakteri thell\u00ebsisht privat, ose antipublik. E dyta, poza, asht thjesht nji mnyr\u00eb e prezentimit e dervivueme q\u00eb prej kanunit. Ajo, e prezenton nji moral t\u00eb sip\u00ebrfaqsh\u00ebm, n\u00eb t\u00eb cilin kjo familje n\u00eb realitet nuk beson. Pra, statistika e ASK-s\u00eb ku dilte se rinia kosovare asht e virgj\u00ebr, nuk asht e v\u00ebrtet\u00eb. Moralet q\u00eb i prezenton poza familjare jan\u00eb t\u00eb rreme. E pra, secila poz\u00eb familjare q\u00eb v\u00ebshtrohet, duhet me u kuptu si nji mburrje, si dekorim i gjall\u00eb i realitetit, si mshefje. E vetmja e v\u00ebrtet\u00eb e pozave asht dashnia p\u00ebr familjen. Kjo ndamje aq e thell\u00eb, midis poz\u00ebs ose mnyr\u00ebs qysh e shfaq familja veten para t\u00eb tjer\u00ebve, dhe intimitetit t\u00eb saj asht karakteristik\u00eb e shoqnis\u00eb ton\u00eb. Sepse po e p\u00ebrs\u00ebrisim, ndamja midis tyne (poz\u00ebs dhe intimitetit) asht tep\u00ebr, tep\u00ebr e thell\u00eb.<\/p>\n<p>Padyshim, nji karakter i ktill\u00eb familjar, thell\u00eb familjar, \u00e7on n\u00eb nji marr\u00ebdhanie t\u00eb njianshme me shoqnin\u00eb ku msyhet ve\u00e7 marrja dhe jo dhania. Besoj q\u00eb ktu shihet krejt kjart\u00eb, mungesa e frikshme e ndjenj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrbashkt\u00ebn, p\u00ebr shoqnoren, p\u00ebr parqet, rrug\u00ebt, shkollat, burgjet e t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Edhe Platoni, filozofi i lasht\u00eb grek, e hetonte qysh para dymijekat\u00ebrqind vjet\u00ebsh karakterin korruptues t\u00eb familjes. N\u00eb shtetin e tij ideal, ai k\u00ebrkonte me vendosm\u00ebni q\u00eb familja t\u00eb zhdukej. Natyrisht, asht e pamundun q\u00eb familja me u zhduk\u00eb n\u00eb tansi. Ve\u00e7se asht e domosdoshme q\u00eb me u kritiku n\u00eb vazhdim\u00ebsi familja, n\u00eb shoqnin\u00eb ton\u00eb. Ve\u00e7 kshtu, e nisim p\u00ebrnjime\u2019 luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit.<\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Smuja ma e rand\u00eb prej t\u00eb cil\u00ebs l\u00ebngon shoqnia jon\u00eb asht korrupsioni. Korrupsion ka kahmos: n\u00eb qeveri, n\u00eb gjykata, n\u00eb spitale, n\u00eb burgje, n\u00eb polici, n\u00ebp\u00ebr shkolla e n\u00eb \u00e7do skut\u00eb tjet\u00ebr publike. Ama, korrupsioni duhet me u lyp\u00eb tjet\u00ebrkund. Bash aty ku s\u2019asht. N\u00eb familje. Shoqnia jon\u00eb nuk asht qaq fisnore, sa familjare. Pra, [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":120,"featured_media":7966,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[1469],"ppma_author":[145],"class_list":["post-4718","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinion","tag-identiteti"],"authors":[{"term_id":145,"user_id":120,"is_guest":0,"slug":"jetlir-buja","display_name":"Jetlir Buja","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/jetlir-1-e1729514487600.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/jetlir-1-e1729514487600.jpg"},"user_url":"","last_name":"Buja","first_name":"Jetlir","description":"Jetlir Buja \u00ebsht\u00eb gazetar, p\u00ebrkthyes dhe studiues i filozofis\u00eb per\u00ebndimore. S\u00eb fundmi ai \u00ebsht\u00eb angazhuar si kryeredaktor n\u00eb gazet\u00ebn Nacionale, nd\u00ebrsa m\u00eb her\u00ebt ka punuar n\u00eb kapacitete t\u00eb ndryshme n\u00eb media si Periskopi, New Perspektiva, Organizata Cohu\/Preportr etj."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4718","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/120"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4718"}],"version-history":[{"count":5,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4718\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8826,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4718\/revisions\/8826"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7966"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4718"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4718"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4718"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4718"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}