{"id":4721,"date":"2021-05-11T10:10:21","date_gmt":"2021-05-11T08:10:21","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4721"},"modified":"2024-10-30T11:32:38","modified_gmt":"2024-10-30T09:32:38","slug":"si-te-gjejme-paqen-me-vetveten-per-hir-te-shtetit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/si-te-gjejme-paqen-me-vetveten-per-hir-te-shtetit\/","title":{"rendered":"Si t\u00eb gjejm\u00eb paqen me vetveten? P\u00ebr hir t\u00eb shtetit"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">M\u00eb shum\u00eb se dy dekada pas luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb ne ende nuk kemi nj\u00eb interpretim pak a shum\u00eb t\u00eb nj\u00ebsuar t\u00eb historis\u00eb s\u00eb re, si dhe t\u00eb rolit t\u00eb akter\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb histori. Ajo \u00e7ka kemi \u00ebsht\u00eb shpesh nj\u00eb grusht interpretimesh subjektive dhe t\u00eb nj\u00ebanshme q\u00eb theksojn\u00eb rolin e nj\u00eb individi apo partie, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb q\u00ebllimisht e zbehin at\u00eb t\u00eb dikujt tjet\u00ebr. P\u00ebrcaktues t\u00eb k\u00ebtij lloj interpretimi mund t\u00eb jen\u00eb politikat ditore partiake, egot apo m\u00ebrit\u00eb personale n\u00eb mes politikan\u00ebsh apo figurash publike, ose thjesht teket dhe padituria jon\u00eb q\u00eb si shoq\u00ebri t\u2019i vrojtojm\u00eb ngjarjet nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi i ftoht\u00eb historik.<\/span><\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<p>Her\u00eb pas here dhe disi\u00a0<em>ad hoc<\/em>\u00a0tema e interpretimit t\u00eb historis\u00eb son\u00eb kthehet vrullsh\u00ebm n\u00eb debatin publik. Pasi t\u00eb hidhen nj\u00eb mori akuzash e kund\u00ebrakuzash, kjo tem\u00eb zhduket me po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn shpejt\u00ebsi me t\u00eb cil\u00ebn erdhi, nd\u00ebrsa interpretimi i historis\u00eb son\u00eb t\u00eb re mbetet po aq i \u00e7ar\u00eb sa edhe m\u00eb par\u00eb. K\u00ebshtu ndodhi s\u00ebrish k\u00ebto dit\u00eb kur ripluskoi tema e rolit (\u00e7lirues apo zaptues?!) t\u00eb ish-komandant\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb q\u00eb momentalisht jan\u00eb n\u00eb Hag\u00eb, apo ajo e ministres s\u00eb jashtme G\u00ebrvalla e cila u tha se kinse p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb krah tjet\u00ebr, t\u00eb kund\u00ebrt nga k\u00ebta \u201dt\u00eb luft\u00ebs\u201d. E k\u00ebshtu me radh\u00eb, ne vazhdojm\u00eb t\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb, e nganj\u00ebher\u00eb edhe t\u00eb p\u00ebrfshihemi me eufori, n\u00eb k\u00ebto debate t\u00eb lodhura e sip\u00ebrfaq\u00ebsore se kush b\u00ebri e \u00e7far\u00eb b\u00ebri.<\/p>\n<p>Ndoshta \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb t\u2019ia p\u00ebrkujtojm\u00eb vetes disa t\u00eb v\u00ebrteta goxha t\u00eb pamohueshme, disa ngjarje e akter\u00eb t\u00eb cil\u00ebt secili n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e vet ka kontribuar n\u00eb vendosjen e dy shtyllave baz\u00eb mbi t\u00eb cilat po nd\u00ebrtohet ky panteon i brisht\u00eb q\u00eb quhet shteti i Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong><em><u>Rezistenca paq\u00ebsore<\/u><\/em><\/strong><\/p>\n<p>Nuk e ndiej t\u00eb nevojshme t\u00eb kredhem n\u00eb p\u00ebrshkrimin e rezistenc\u00ebs paq\u00ebsore t\u00eb viteve \u201990 n\u00eb Kosov\u00eb, pasi q\u00eb kujtesa \u00ebsht\u00eb ende e fresk\u00ebt p\u00ebr shumic\u00ebn prej nesh. E shpresoj se edhe gjeneratat e reja jan\u00eb t\u00eb njoftuara t\u00eb pakt\u00ebn me elementet baz\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj rezistence. Por ajo \u00e7far\u00eb duhet theksuar \u00ebsht\u00eb roli iluminues dhe shtet-formues i Ibrahim Rugov\u00ebs si lider i k\u00ebsaj rezistence. N\u00ebn udh\u00ebheqjen e tij dhe t\u00eb LDK-s\u00eb Kosova e at\u00ebhershme ktheu v\u00ebmendjen e saj gjeo-strategjike kah Per\u00ebndimi dhe, krahas p\u00ebrballjes me okupimin serb, arriti n\u00eb vendos\u00eb bazamentin e shtetit t\u00eb ardhsh\u00ebm. LDK ishte m\u00eb shum\u00eb se parti, ajo ishte l\u00ebvizje mbar\u00ebpopullore. Si qeveria n\u00eb ekzil, si organizatat autonome t\u00eb asaj kohe si\u00e7 ishin \u201cN\u00ebna Terez\u00eb\u201d apo KMLDNj, kontribuonin brenda k\u00ebsaj kornize t\u00eb rezistenc\u00ebs paq\u00ebsore dhe sistemit paralel t\u00eb qeverisjes q\u00eb udh\u00ebhiqej nga LDK-ja. LDK-ja po ashtu kishte edhe FARK-un q\u00eb nuk arriti t\u00eb kishte shtrirje t\u00eb gjer\u00eb, por q\u00eb eventualisht u inkorporua brenda rezistenc\u00ebs s\u00eb armatosur q\u00eb u udh\u00ebhoq nga U\u00c7K-ja. (Por m\u00eb shum\u00eb n\u00eb lidhje m\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00eb shtyll\u00ebn e dyt\u00eb m\u00eb posht\u00eb). Ajo \u00e7far\u00eb duhet n\u00ebnvizuar k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb se paraqitja e FARK-ut nuk p\u00ebrb\u00ebnte anomali n\u00eb filozofin\u00eb rugoviane t\u00eb rezistenc\u00ebs. Ajo ishte zgjatje logjike e asaj filozofie dhe rezistence. Tekefundit, \u00e7do shtet (me nj\u00eb a dy p\u00ebrjashtime) ka ushtri t\u00eb veten.<\/p>\n<p>Jan\u00eb t\u00eb njohura edhe kritikat me t\u00eb cilat Rugova dhe LDK-ja jan\u00eb ballafaquar. Adem Dema\u00e7i si kritik i z\u00ebsh\u00ebm i p\u00ebrkiste nj\u00eb provenience tjet\u00ebr, si\u00e7 do t\u00eb shihet m\u00eb posht\u00eb. P\u00ebr Rexhep Qosjen \u00e7\u00ebshtja ishte si duket mjaft personale me Rugov\u00ebn. Unioni i Student\u00ebve nuk mund t\u00eb pajtohej me rezistenc\u00ebn \u00e7do her\u00eb e m\u00eb t\u00eb ngatht\u00eb t\u00eb LDK-s\u00eb nga vitet \u201996-\u201997 e tutje. Por ajo \u00e7ka mbetet \u00ebsht\u00eb se LDK i dha orientimin pro-per\u00ebndimor Kosov\u00ebs s\u00eb asaj kohe. Kjo nuk ishte e pak\u00ebt, madje ishte historikisht vendimtare, kur ta kemi parasysh se rezistencat e deriat\u00ebhershme n\u00eb Kosov\u00eb kishin nj\u00eb ngjyrim paksa marksist-leninist. Pra, Rugova me LDK-n\u00eb l\u00ebviz\u00ebn timonin n\u00eb drejtim t\u00eb Uashingtonit dhe Brukselit. Dhe, po ashtu, b\u00ebn\u00eb nj\u00eb pilot-test t\u00eb shtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb do t\u00eb formalizohej pas luft\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb shtylla e par\u00eb baz\u00eb e shtet\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p><strong><em><u>Rezistenca e armatosur<\/u><\/em><\/strong><\/p>\n<p>Shtylla e dyt\u00eb baz\u00eb e shtet\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb njihet si rezistenca e armatosur, e udh\u00ebhequr n\u00eb fund dhe e kuror\u00ebzuar nga lufta e U\u00c7K-s\u00eb. U\u00c7K-ja nuk ishte nj\u00eb organizim i vet\u00ebm i till\u00eb n\u00eb historin\u00eb e Kosov\u00ebs, por ishte kulminacion i nj\u00eb s\u00ebr\u00eb nismash e l\u00ebvizjesh p\u00ebr rezistenc\u00eb t\u00eb armatosur q\u00eb ishin shfaqur p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb shek. XX anek\u00ebnd vendit. U\u00c7K-ja me lajtmotivin e saj p\u00ebr \u00e7lirim nga okupatori paraqet konsistenc\u00eb n\u00eb aspirat\u00ebn nj\u00ebshekullore t\u00eb popullit shqiptar. Ishte finalizimi sublim i p\u00ebrpjekjes p\u00ebr liri. Pjes\u00eb e k\u00ebsaj provenience t\u00eb luft\u00ebs p\u00ebr liri ishin iniciativa e grupe aktivist\u00ebsh q\u00eb filluan organizime spontane q\u00eb nga vitet \u201960 e k\u00ebndej. Adem Dema\u00e7i e Ukshin Hoti ishin lajm\u00ebtar\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj provenience. Ky i pari, si\u00e7 e dim\u00eb, u em\u00ebrua edhe P\u00ebrfaq\u00ebsues Politik i U\u00c7K-s\u00eb. Pararend\u00ebs t\u00eb rezistenc\u00ebs s\u00eb armatosur ishin edhe gjith\u00eb ata t\u00eb rinj e t\u00eb reja q\u00eb nd\u00ebrmor\u00ebn aksione klandestine, e t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201980 hyn\u00eb n\u00ebn ombrell\u00ebn e asaj q\u00eb n\u00eb fund u quajt L\u00ebvizja Popullore e Kosov\u00ebs (LPK). Ishte LPK-ja ajo q\u00eb lindi U\u00c7K-n\u00eb, dhe p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb ishte krahu politik i saj. P\u00ebrve\u00e7 FARK-ut q\u00eb vinte nga radh\u00ebt e LDK-s\u00eb, kishte edhe organizime tjera lokale q\u00eb p\u00ebrgatiteshin p\u00ebr rezistenc\u00eb t\u00eb armatosur. E till\u00eb ishte edhe L\u00ebvizja Komb\u00ebtare p\u00ebr \u00c7lirimin e Kosov\u00ebs (LK\u00c7K). Mir\u00ebpo t\u00eb gjitha k\u00ebto eventualisht u shkrin\u00eb dhe operuan n\u00ebn emblem\u00ebn gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb.<\/p>\n<p>Dihet po ashtu se kush ishin lider\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb. Pa marr\u00eb parasysh se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb me procesin kund\u00ebr Hashim Tha\u00e7it dhe t\u00eb tjer\u00ebve n\u00eb Gjykat\u00ebn Speciale, e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se ata ishin bashk\u00ebthemelues t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb si dhe disa nga bart\u00ebsit kryesor\u00eb s\u00eb rezistenc\u00ebs s\u00eb armatosur. Po t\u00eb themi ndryshe b\u00ebjm\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr retushim t\u00eb historis\u00eb dhe shtremb\u00ebrim t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs.<\/p>\n<p>Pra, k\u00ebto dy shtylla \u2013 rezistenca paq\u00ebsore dhe ajo e armatosur \u2013 p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb themelin baz\u00eb mbi t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb vendosur shtet\u00ebsia e Kosov\u00ebs. Duhet kuptuar po ashtu se p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e nj\u00ebr\u00ebs shtyll\u00eb nuk operonin ekskluzivisht t\u00eb izoluar nga tjetra. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se kishte shum\u00eb shk\u00ebmbime dhe nd\u00ebrvarshm\u00ebri. K\u00ebshtu, ishte mjaft normale q\u00eb pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb LPK-s\u00eb t\u00eb b\u00ebheshin eventualisht pjes\u00eb t\u00eb lidershipit t\u00eb LDK-s\u00eb, apo pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb rezistenc\u00ebs paq\u00ebsore t\u00eb b\u00ebheshin bashk\u00ebthemelues t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb. N\u00eb fund t\u00eb fundit, p\u00ebrkund\u00ebr tensioneve e armiq\u00ebsive nd\u00ebrmjet LDK-s\u00eb dhe U\u00c7K-s\u00eb, p\u00ebrpjekja p\u00ebr liri ishte treguesi i tyre i p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p><strong><em><u>Simbioza<\/u><\/em>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Rezistenca paq\u00ebsore (LDK) dhe rezistenca e armatosur (U\u00c7K) vinin nga dy pik\u00ebv\u00ebshtrime t\u00eb ndryshme t\u00eb historis\u00eb. Nuk ishin t\u00eb ngjizura n\u00eb provenienca t\u00eb nj\u00ebjta. Mir\u00ebpo, shikuar nga nj\u00eb pik\u00eb m\u00eb e larg\u00ebt kohore, ato e kompletonin nj\u00ebra tjetr\u00ebn. Ne duhet kuptuar k\u00ebt\u00eb, pra se kauzat e tyre nuk e mohojn\u00eb, por e plot\u00ebsojn\u00eb, nj\u00ebra tjetr\u00ebn. Rrjedhimisht, kritikat e akuzat e pafundta se nj\u00ebra shtyll\u00eb g\u00ebzon merita t\u00eb plota e tjetra asnj\u00eb hi\u00e7, jan\u00eb t\u00eb kota dhe boshe. T\u00eb rr\u00ebzosh nj\u00ebr\u00ebn shtyll\u00eb do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb shemb\u00ebsh edhe shtyll\u00ebn e dyt\u00eb. Dhe, si rrjedhoj\u00eb, t\u00eb minosh shtet\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ndoshta nuk ishte rast\u00ebsi q\u00eb edhe pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs t\u00eb b\u00ebhej gjat\u00eb koalicionit PDK-LDK. Ndoshta kjo paraqiste shembull t\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs simbiotike q\u00eb bazohej n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn e krahut t\u00eb luft\u00ebs dhe rezistenc\u00ebs paq\u00ebsore respektivisht. Ndoshta edhe ato gjysm\u00ebshakat\u00eb se kinse Tha\u00e7i \u201cu b\u00eb krejt si Rugova\u201d nuk ishin krejt iluzore. Kjo sepse partit\u00eb e \u201ckrahut t\u00eb luft\u00ebs\u201d kishin kuptuar se konsolidimi i shtetit k\u00ebrkonte koherenc\u00eb dhe konsistenc\u00eb. K\u00ebrkonte q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtohej mbi at\u00eb q\u00eb ishte filluar, jo rr\u00ebnim e pastaj nd\u00ebrtim mbi rr\u00ebnojat tona.<\/p>\n<p>Tash, me ardhjen n\u00eb pushtet t\u00eb LVV-s\u00eb Kosova p\u00ebrfundimsht ka kthyer nj\u00eb faqe t\u00eb re n\u00eb historin\u00eb e saj. Ajo po teston nj\u00eb brez t\u00eb ri t\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsis\u00eb politike q\u00eb, n\u00eb shum\u00eb aspekte, \u00ebsht\u00eb shk\u00ebputje dhe hap para nga dy shtyllat e p\u00ebrshkruara m\u00eb lart (edhepse leht\u00eb mund t\u00eb argumentohet se koalicioni LVV-V n\u00eb fakt mish\u00ebron shum\u00eb\u00e7ka dhe \u00ebsht\u00eb derivat i provenienc\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs dhe asaj paq\u00ebsore). Mbetet t\u00eb shihet se a do t\u00eb simbolizoj\u00eb kjo qeveri kapitull v\u00ebrtet t\u00eb ri p\u00ebr Kosov\u00ebn, q\u00eb nd\u00ebrton mbi shtyllat e gjertanishme.<\/p>\n<p>Duhet potencuar, megjithat\u00eb, se suksesi i k\u00ebsaj qeverie \u00ebsht\u00eb pashmangshm\u00ebrisht i kusht\u00ebzuar me suksesin e Kosov\u00ebs si shtet. Kjo mbase ting\u00ebllon e vet\u00ebkuptueshme por duhet p\u00ebrs\u00ebritur: \u00e7el\u00ebsi i suksesit (si p\u00ebr Kosov\u00eb, si p\u00ebr LVV-n\u00eb n\u00eb pushtet) \u00ebsht\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtohet mbi at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar deri m\u00eb tani, pra mbi shtyllat baz\u00eb. Rr\u00ebnimi p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar di\u00e7 t\u00eb re \u00ebsht\u00eb udh\u00eb me shum\u00eb kurtha. Tashm\u00eb fati e LVV-s\u00eb \u00ebsht\u00eb i nd\u00ebrvarsh\u00ebm dhe i mpleksur me institucionet e vendit. K\u00ebshtu q\u00eb edhe p\u00ebr partin\u00eb n\u00eb pushtet, faktorizimi i saj do t\u00eb thot\u00eb forcimi i shtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. P\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb shenja n\u00eb histori, pra, ajo duhet t\u00eb b\u00ebhet dal\u00ebzot\u00ebse e k\u00ebtij shteti dhe institucioneve t\u00eb saja.<\/p>\n<p>E \u00e7ka me bashkimin komb\u00ebtar, do t\u00eb pyesnim. Bashkim apo jo, rruga para p\u00ebr Kosov\u00ebn \u00ebsht\u00eb forcimi i shtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj. Madje edhe prospekti p\u00ebr bashkim komb\u00ebtar, n\u00ebse apo kurdo q\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb ai, \u00ebsht\u00eb joviab\u00ebl pa konsolidim t\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00ebse do t\u00eb ket\u00eb bashkim, at\u00ebher\u00eb bashkim duhet t\u00eb ket\u00eb jo sepse Kosova d\u00ebshtoi, por sepse ajo pati sukses. Kjo parqet bazament m\u00eb t\u00eb fort\u00eb, m\u00eb t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb dhe m\u00eb moral para historis\u00eb.<\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u00eb shum\u00eb se dy dekada pas luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb ne ende nuk kemi nj\u00eb interpretim pak a shum\u00eb t\u00eb nj\u00ebsuar t\u00eb historis\u00eb s\u00eb re, si dhe t\u00eb rolit t\u00eb akter\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb histori. Ajo \u00e7ka kemi \u00ebsht\u00eb shpesh nj\u00eb grusht interpretimesh subjektive dhe t\u00eb nj\u00ebanshme q\u00eb theksojn\u00eb rolin e nj\u00eb individi apo partie, [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":405,"featured_media":9191,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[664],"ppma_author":[698],"class_list":["post-4721","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-kosovo"],"authors":[{"term_id":698,"user_id":405,"is_guest":0,"slug":"armend-bekaj","display_name":"Armend Bekaj","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/armend-bekaj.png","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/armend-bekaj.png"},"user_url":"","last_name":"Bekaj","first_name":"Armend","description":"Armend Bekaj \u00ebsht\u00eb Ligj\u00ebrues n\u00eb Departamentin p\u00ebr K\u00ebrkime t\u00eb Paqes dhe Konfliktit n\u00eb Universitetin e Uppsala-s, Suedi. Ka punuar p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb organizatash nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebrfshir\u00eb International IDEA n\u00eb Suedi. Ka t\u00eb kryer doktorat\u00ebn n\u00eb shkenca politike n\u00eb Universitetin e Sheffield, Britani t\u00eb Madhe."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4721","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/405"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4721"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4721\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9292,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4721\/revisions\/9292"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9191"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4721"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4721"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4721"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4721"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}