{"id":4774,"date":"2021-04-16T13:07:00","date_gmt":"2021-04-16T11:07:00","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4774"},"modified":"2024-11-06T13:08:42","modified_gmt":"2024-11-06T11:08:42","slug":"marredheniet-izrael-turqi-njohja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/marredheniet-izrael-turqi-njohja\/","title":{"rendered":"Marr\u00ebdh\u00ebniet Izrael-Turqi: Njohja"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<h3>Marr\u00ebdh\u00ebniet Izrael-Turqi: Njohja<\/h3>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>Si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb Turqia, s\u00eb fundmi duksh\u00ebm antagonist i Izraelit, t\u00eb jet\u00eb shteti i par\u00eb me shumic\u00eb myslimane q\u00eb e njohu at\u00eb? Cilat ishin rrethanat sistematike dhe konjukturale n\u00ebn t\u00eb cilat Turqia e njohu Izraelin? Cilat ishin motivet dhe q\u00ebllimet e politik\u00ebs se jashtme turke dhe izraelite p\u00ebr bashk\u00ebpunim t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb? K\u00ebto dhe \u00e7\u00ebshtje lidhur me k\u00ebto, jan\u00eb disa nga pikat t\u00eb cilat do t\u00eb trajtohen shkurtimisht por thelb\u00ebsisht n\u00eb rreshtat e m\u00ebposht\u00ebm. Fillimisht, duke u nisur nga bot\u00ebkuptimi se asgj\u00eb nuk krijohet n\u00eb boshll\u00ebk, duhet t\u2019i hedhim nj\u00eb sy kontekstit n\u00eb t\u00eb cilin nis\u00ebn k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie.<\/p>\n<p><strong>Konteksti<\/strong><\/p>\n<p>Politika e jashtme turke pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore dhe, posaq\u00ebrisht, n\u00eb vitet 50\u2019 karakterizohet me varshm\u00ebri ndaj dhe lidhshm\u00ebri t\u00eb plot\u00eb me interesat amerikane. Kjo strategji ishte derivat i natyrsh\u00ebm i gjendjes n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn gjendej Turqia n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb: e prapambetur ekonomikisht dhe e k\u00ebrc\u00ebnuar nga Bashkimi Sovjetik. Edhe pse mezi kishte shp\u00ebtuar nga p\u00ebrfshirja n\u00eb luftimet e Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, ekonomia e saj kishte stagnuar. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, pas Luft\u00ebs, p\u00ebr shkak se flota gjermane kishte kaluar nga ngushticat turke p\u00ebr ta realizuar Operacionin Barbarosa kund\u00ebr Bashkimit Sovjetik(BRSS), ky i fundit duke argumentuar se Turqia \u00ebsht\u00eb e paaft\u00eb madje edhe t\u00eb vet\u00ebmbrohet, kishte k\u00ebrkuar prezenc\u00eb ushtarake n\u00eb ngushtic\u00ebn e Dardaneleve dhe t\u00eb Bosforit. Ky perceptohet si k\u00ebrc\u00ebnim ndaj sovranitetit t\u00eb brisht\u00eb t\u00eb shtetit t\u00eb ri dhe, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak, Turqia detyrohet q\u00eb n\u00eb polarizimin e pas Luft\u00ebs t\u00eb merrte t\u00ebr\u00ebsisht an\u00ebn e polit per\u00ebndimor, pra an\u00ebn amerikane. Nga k\u00ebtu fillon tregimi i Turqis\u00eb n\u00eb kontekstin e Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb.<\/p>\n<p>Politika e jashtme e Izraelit, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, si nj\u00eb shtet i porsaformuar, pas tragjedis\u00eb s\u00eb dhimbshme t\u00eb Holokaustit dhe e p\u00ebrballur me k\u00ebrc\u00ebnimin p\u00ebr zhdukje nga shtetet arabe, karakterizohet me k\u00ebrkimin e mb\u00ebshtetjes nga Shtetet e Bashkuara. Vendimmarr\u00ebsit e Izraelit n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, duke e ditur pafuqin\u00eb e shtetit t\u00eb tyre dhe fuqin\u00eb e shteteve arabe vis-\u00e0-vis tij, vihen n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb sigurimit t\u00eb sponsorizimit, ndihm\u00ebs dhe mbrojtjes nga superfuqia e koh\u00ebs, ShBA. Megjithat\u00eb, Izraeli i porsalindur arriti ta siguroj\u00eb edhe ndihm\u00ebn dhe njohjen e superfuqis\u00eb antagoniste t\u00eb Amerik\u00ebs, BRSS-s\u00eb, duke i hapur rrug\u00eb \u00a0an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb shpejt\u00eb n\u00eb Kombet e Bashkuara. \u00a0P\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebsaj, Izraeli ende kishte nevoj\u00eb p\u00ebr miq, sidomos n\u00eb regjionin ku t\u00eb gjith\u00eb ishin kund\u00ebr tij.<\/p>\n<p><strong>Problemi Palestinez<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb 2 prill 1947, p\u00ebr ta zgjidhur Problemin Palestinez, Mbret\u00ebria e Bashkuar dhe ShBA, e sjellin k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb rend t\u00eb dit\u00ebs t\u00eb OKB-s\u00eb. OKB formon \u201cKomisionin Special t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr Palestin\u00ebn\u201d. N\u00eb shtator, ky komision dor\u00ebzon para sekretarit t\u00eb OKB-s\u00eb nj\u00eb raport ku parashiheshin dy plane: \u201cPlani i Shumic\u00ebs\u201d dhe \u201cPlani i Pakic\u00ebs\u201d. Gjersa \u201cPlani i Shumic\u00ebs\u201d propozonte nj\u00eb zgjidhje me dy shtete, njeri hebre dhe tjetri palestinez, \u201cPlani i pakic\u00ebs\u201d parashihte nj\u00eb shtet federal palestinezo-hebre. Mir\u00ebpo, prej parimeve t\u00eb cilat ishin hartuar n\u00eb raport zinte vend edhe shk\u00ebmbimi i popujve hebre dhe palestinez, parim i p\u00ebrkrahur nga ShBA dhe BS. Shtetet arabe kishin refuzuar k\u00ebt\u00eb parim. Turqia n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, deri n\u00eb shpalljen e Doktrin\u00ebs Truman, kishte anuar kah arab\u00ebt.<\/p>\n<p>Liga Arabe e kishte kund\u00ebrshtuar dhunsh\u00ebm vendimin p\u00ebr shk\u00ebmbim t\u00eb popujve. P\u00ebrpos k\u00ebsaj, organizatat terroriste hebreje Haganah, Irgun dhe Stern kishin intensifikuar sulmet kund\u00ebr popullat\u00ebs civile arabe. T\u00eb gjendur t\u00eb pambrojtur p\u00ebrball\u00eb sulmeve, popullata arabe lokale u detyrua t\u2019ia l\u00ebshoj vendin popullat\u00ebs hebreje. K\u00ebshtu, disa or\u00eb para p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit anglez, m\u00eb 4 maj 1948<ins cite=\"mailto:Iliriana%20Lira%20Blakaj\" datetime=\"2021-04-05T18:34\">,<\/ins>\u00a0themelohet shteti i Izraelit. 11 minuta pas shpalljes<ins cite=\"mailto:Iliriana%20Lira%20Blakaj\" datetime=\"2021-04-05T18:34\">,<\/ins>\u00a0pavar\u00ebsia njihet nga ShBA. M\u00eb 17 maj njihet edhe nga BS. Sipas profesorit \u00c7a\u011fr\u0131 Erhan, q\u00ebndrimi turk karshi k\u00ebsaj situate ishte i mbuluar me dyshime p\u00ebr dy arsye. E para, Turqia ishte kund\u00ebr sepse kishte mbajtur nj\u00eb q\u00ebndrim p\u00ebr zgjidhje me dy shtete. E dyta, Turqia ende e kishte t\u00eb mjegulluar pozicionin e Izraelit kundrejt sovjet\u00ebve.<\/p>\n<p>Pas pavar\u00ebsis\u00eb, Egjipti, Siria, Jordania dhe Iraku kishin hyr\u00eb n\u00eb Palestin\u00eb dhe kishin hapur luft\u00eb kund\u00ebr Izraelit. Ushtria e madhe por e pap\u00ebrgatitur dhe e pap\u00ebrvoj\u00eb arabe nuk kishte arritur t\u2019i realizonte q\u00ebllimet e veta. Madje, me ndihm\u00ebn e teknologjis\u00eb luftarake amerikane, Izraeli e kishte rritur territorin e tij p\u00ebr 21%. Gjat\u00eb luftimeve, K\u00ebshilli i Siguris\u00eb s\u00eb OKB-s\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr arm\u00ebpushim dhe Asambleja e P\u00ebrgjithshme kishte themeluar Komisionin p\u00ebr Pajtim. Ky komision p\u00ebrb\u00ebhej nga ShBA (pro-Izrael), Franca (neutral) dhe Turqia (pro-arab). Sidoqoft\u00eb, shtetet arabe kishin kund\u00ebrshtuar nj\u00eb komision t\u00eb till\u00eb dhe vet\u00eb pranimi p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00ebnkuptonte rreshtim e Turqis\u00eb n\u00eb an\u00ebn e Izraelit. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, pranimi i Turqis\u00eb p\u00ebr t\u2019u inkuadruar n\u00eb komision mund t\u00eb lexohet si shenja e par\u00eb e nd\u00ebrrimit t\u00eb q\u00ebndrimit turk ndaj Palestin\u00ebs. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, an\u00ebtari i komisionit, nj\u00eb prej shok\u00ebve t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb Presidentit In\u00f6n\u00fc, intelektuali anti-komunist H\u00fcseyin Cahit Yal\u00e7\u0131n, pasi kishte vizituar Izraelin dhe ishte takuar me kryeministrin izraelit Ben-Gurion, e kishte k\u00ebshilluar Presidentin In\u00f6n\u00fc p\u00ebr ta njohur Izraelin. Vlen t\u00eb p\u00ebrmendet se shpallja zyrtare e Doktrin\u00ebs Truman, dhe roli i parashkruar turk n\u00eb k\u00ebt\u00eb doktrin\u00eb ishte faktori kryesor q\u00eb Turqia t\u00eb nd\u00ebrroj\u00eb q\u00ebndrim. Doktrina Truman parashihte nj\u00eb rol gjeostrategjik qendror t\u00eb Turqis\u00eb n\u00eb politik\u00ebn e karantinimit t\u00eb BRSS-s\u00eb. E p\u00ebrballur me k\u00ebrc\u00ebnimin sovjet, Turqia s\u2019kishte mund\u00ebsi tjet\u00ebr ve\u00e7 se t\u00eb b\u00ebhej pjes\u00eb e realizimit t\u00eb k\u00ebsaj doktrine.<\/p>\n<p><strong>Njohja<\/strong><\/p>\n<p>Element tjet\u00ebr q\u00eb qart\u00ebsisht hapi rrug\u00ebn e njohjes \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkrimi i nj\u00eb marr\u00ebveshjeje p\u00ebr sh\u00ebrbime postare n\u00eb vitin 1948. N\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb Turqia ende vazhdonte me politik\u00ebn\u00a0<em>prit dhe shiko<\/em>. M\u00eb pastaj, n\u00eb fundvit Ankaraja kishte lejuar imigrimin e popullat\u00ebs hebreje q\u00eb jetonte n\u00eb Turqi dhe me marr\u00ebveshje me Agjencin\u00eb Hebreje (Jewish Agency) kishte mund\u00ebsuar imigrimin e 50,000 hebrenjve n\u00eb Izrael. Sidoqoft\u00eb, \u00a0p\u00ebrtej k\u00ebrkes\u00ebs nga jasht\u00eb, kjo situat\u00eb duhet t\u00eb lexohet edhe n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb brendshme homogjenizuese p\u00ebr krijimin e kombit turk. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, ky themelim i raporteve t\u00eb ngrohta bilaterale dhe njohja\u00a0<em>de facto\u00a0<\/em>e Izraelit nga Turqia hapi rrug\u00eb p\u00ebr njohjen\u00a0<em>de jure<\/em>\u00a0n\u00eb mars t\u00eb vitit 1948. Turqia u b\u00eb shteti i par\u00eb me shumic\u00eb myslimane q\u00eb njohu Izraelin.<\/p>\n<p>Ekzistojn\u00eb tri arsye kryesore p\u00ebr njohje.\u00a0<em>E para<\/em>\u00a0dhe m\u00eb kryesorja, prej themelimit Republika e Turqis\u00eb kishte ndjekur nj\u00eb linj\u00eb per\u00ebndimore. Kjo p\u00ebrfshinte koordinim s\u00eb jashtmi me superfuqit\u00eb per\u00ebndimore si Britania, Franca dhe ShBA-ja dhe politikat modernizuese brenda vendit. Njohja ndaj Izraelit shihej si koordinim me linj\u00ebn e liderit t\u00eb Bllokut t\u00eb Kalt\u00ebr, Amerik\u00ebn.\u00a0<em>E dyta<\/em>, tani m\u00eb ishte konfirmuar se p\u00ebrkund\u00ebr njohjes dhe mb\u00ebshtetjes nga Bashkimi Sovjetik, Izraeli ishte nj\u00eb shtet aleat i Amerik\u00ebs. Kjo n\u00ebnkuptonte se n\u00eb regjionin e saj nuk po krijohej nj\u00eb shtet satelit sovjet.\u00a0<em>E treta<\/em>, elitat sekulariste turke filluan ta kritikojn\u00eb qeverin\u00eb p\u00ebr p\u00ebrbrend\u00ebsimin e politikave pro-arabe. Kulturalisht, elitat sekulariste turke, p\u00ebr ta larguar \u00e7do ndikim nga e kaluara osmane, e cila kultur\u00eb lidhet ngusht\u00eb me Islamin dhe, rrjedhimisht, sipas tyre me arab\u00ebt, mb\u00ebshtetjen e m\u00ebhershme ndaj shteteve arabe e interpretuan si t\u00eb gabuar. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, shtetin e ri izraelit, t\u00eb themeluar nga elitat sekulariste t\u00eb hebrenjve europian e konsideronin si modelin e duhur p\u00ebr bashk\u00ebpunim n\u00eb Lindjen e Mesme.<\/p>\n<p>Si shtet me shumic\u00eb myslimane, paramendohet se n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen palestineze dhe n\u00eb konfliktin arabo-izraelit Turqia do te duhej t\u00eb anonte nga v\u00ebllez\u00ebrit e saj n\u00eb fe. K\u00ebshtu edhe ndodhi n\u00eb fillim, por jo p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye. Por nd\u00ebrkoh\u00eb, t\u00eb frik\u00ebsuar nga sovjetik\u00ebt dhe t\u00eb shtyr\u00eb nga interesi komb\u00ebtar, Turqia pranon q\u00eb politik\u00ebn e saj t\u00eb jashtme ta vendos\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb interesave amerikan. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, aleatin e porsalindur amerikan, Izraelin, nuk kishte se si t\u00eb mos ta njihte. P\u00ebrmbledhsh\u00ebm, arsyet p\u00ebr v\u00ebnien e shpejt\u00eb t\u00eb raporteve diplomatike mund t\u00eb gjinden n\u00eb rrethanat sistematike (Lufta e Ftoht\u00eb\/sistemi bipolar) dhe n\u00eb rrethanat konjukturale (udh\u00ebheqjen sekulariste dhe pro-per\u00ebndimore turke dhe Doktrin\u00ebn Truman).<\/p>\n<p>Gjat\u00eb viteve n\u00eb vijim, marr\u00ebdh\u00ebniet mes dy shteteve do t\u00eb intensifikoheshin. Ky raport shpesh do t\u00eb zhvillohet her\u00eb n\u00eb frym\u00ebn e bashk\u00ebpunimit t\u00eb ngroht\u00eb e her\u00eb n\u00eb frym\u00ebn e kund\u00ebrshtimit t\u00eb ftoht\u00eb. N\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb shkrimet e radh\u00ebs do t\u00eb trajtohen marr\u00ebdh\u00ebniet Turqi-Izrael deri n\u00eb dit\u00ebt e sotme.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Marr\u00ebdh\u00ebniet Izrael-Turqi: Njohja Si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb Turqia, s\u00eb fundmi duksh\u00ebm antagonist i Izraelit, t\u00eb jet\u00eb shteti i par\u00eb me shumic\u00eb myslimane q\u00eb e njohu at\u00eb? Cilat ishin rrethanat sistematike dhe konjukturale n\u00ebn t\u00eb cilat Turqia e njohu Izraelin? Cilat ishin motivet dhe q\u00ebllimet e politik\u00ebs se jashtme turke dhe izraelite p\u00ebr bashk\u00ebpunim t\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":37,"featured_media":9715,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1076,1683,1684],"ppma_author":[48],"class_list":["post-4774","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-izrael","tag-njohja","tag-turqi"],"authors":[{"term_id":48,"user_id":37,"is_guest":0,"slug":"berat-buzhala","display_name":"Berat Buzhala","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-3-1.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-3-1.jpg"},"user_url":"","last_name":"Buzhala","first_name":"Berat","description":""}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4774","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/37"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4774"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4774\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9716,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4774\/revisions\/9716"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9715"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4774"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4774"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4774"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4774"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}