{"id":4781,"date":"2021-04-14T13:03:48","date_gmt":"2021-04-14T11:03:48","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4781"},"modified":"2024-11-06T13:06:08","modified_gmt":"2024-11-06T11:06:08","slug":"vetevendosje-mes-librit-dhe-sopates","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/vetevendosje-mes-librit-dhe-sopates\/","title":{"rendered":"Vet\u00ebvendosje, mes librit dhe sopat\u00ebs"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<h3><\/h3>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>N\u00eb fund t\u00eb viteve t\u00eb 60-ta, n\u00eb nj\u00eb mbr\u00ebmje, nj\u00eb turisti gjerman i prishet motocikleta af\u00ebr nj\u00eb fshati shqiptar diku n\u00eb Kosov\u00eb. Disa fshatar\u00eb q\u00eb po ktheheshin nga pyelli me sopata, pa ditur asnj\u00eb fjal\u00eb gjermanisht, mysafirin e panjohur e ftojn\u00eb me gjeste n\u00eb konakun e tyre. \u00cbsht\u00eb nat\u00eb dhe turisti gjerman, n\u00ebn pamjen k\u00ebc\u00ebnuese edhe t\u00eb sopatave, i dor\u00ebzohet fatit. Kur hyn n\u00eb od\u00ebn e burrave, n\u00eb sht\u00ebpine e atyre fshatar\u00ebve, ai sheh raftet plot me libra. At\u00eb nat\u00eb pritet e gostitet si \u00ebsht\u00eb m\u00eb s\u00eb miri, t\u00eb nes\u00ebrmen e rregullon motociklet\u00ebn dhe vazhdon udh\u00ebtimin e tij. Pas disa muajsh, ai u shkruan mik\u00ebprit\u00ebsve kosovar dhe u thot\u00eb se ka besuar q\u00eb at\u00eb nat\u00eb kur e ftuan nga rruga n\u00eb sht\u00ebpine e tyre, ata donin ta mbysnin me sopata, por kur ka par\u00eb librat n\u00eb dhom\u00eb \u00ebsht\u00eb ndier m\u00eb i \u00e7liruar dhe ka menduar q\u00eb, \u201cmegjithat\u00eb, mbytja ndoshta nuk do t\u00eb jet\u00eb me sopata dhe nuk do t\u00eb jet\u00eb aq barbare\u201d. Miq\u00ebsia e turistit gjerman me k\u00ebta fshatar\u00ebt kosovar ka zgjatur q\u00eb at\u00ebher\u00eb, por p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb flasim ndonj\u00ebher\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet e fundit n\u00eb Kosov\u00eb, t\u00eb mbajtura me 14 shkurt, L\u00ebvizja Vetvendosje! e Albin Kurtit mori mbi 50% t\u00eb votave- nj\u00eb fitore bind\u00ebse dhe m\u00eb e madhja e nj\u00eb partie n\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb nga pas lufta.\u00a0 Kurti dhe t\u00eb rinj\u00ebt tjer\u00eb p\u00ebrreth tij jan\u00eb portretuar vazhdimisht si\u00a0<em>njer\u00ebz t\u00eb librave<\/em>, edhe kur jan\u00eb lavd\u00ebruar, por edhe kur jan\u00eb fyer. Kur sulmoheshin nga partit\u00eb n\u00eb pushtet, ata shpesh cil\u00ebsoheshin me p\u00ebr\u00e7mim si njer\u00ebz t\u00eb humbur n\u00eb libra, q\u00eb \u201c<em>s\u2019ua kan\u00eb haberin \u00e7\u00ebshtjeve praktike e t\u00eb v\u00ebrteta t\u00eb politik\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb\u201d<\/em>. Megjithat\u00eb, Kurti dhe bashk\u00ebpartiak\u00ebt e tij, n\u00ebse n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn dor\u00eb kan\u00eb mbajtur\u00a0<em>librin<\/em>, n\u00eb dor\u00ebn tjet\u00ebr kan\u00eb pasur\u00a0<em>sopat\u00ebn<\/em>. Ajo u ka sh\u00ebrbyer atyre p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbysur xhipat e UN-it, prezenc\u00ebn e t\u00eb cil\u00ebs organizat\u00eb Kurti dhe l\u00ebvizja e tij e kund\u00ebrshtonin dhe t\u00eb cil\u00ebn e akuzonin p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb t\u00eb k\u00ebqijave t\u00eb pasluft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb.\u00a0<em>Sopata<\/em>\u00a0Vet\u00ebvendosjes i ka sh\u00ebrbyer edhe p\u00ebr t\u00eb organizuar protestat e shumta e shpeshher\u00eb t\u00eb dhunshme n\u00eb rrug\u00eb, apo p\u00ebr t\u00eb hedhur gaz lot\u00ebsjell\u00ebs n\u00eb parlament, me \u00e7ka synonin t\u2019i ndalonin deputet\u00ebt e pozit\u00ebs t\u00eb merrnin vendime\u00a0<em>t\u00eb\u00a0d\u00eb\u200bmshme<\/em><a>.\u00a0<\/a>Kjo an\u00eb\u00a0<em>e err\u00ebt<\/em>\u00a0e Kurtit dhe partis\u00eb s\u00eb tij, natyrisht ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb n\u00eb Mediat nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe n\u00eb syt\u00eb e shum\u00eb diplomat\u00ebve t\u00eb huaj ata shpesh t\u00eb cil\u00ebsohen si minues t\u00eb rendit demokratik, rrjedhimisht edhe si k\u00ebrc\u00ebnues e armiq t\u00eb s\u00eb ardhmes s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr krejt k\u00ebto 20 vite t\u00eb pasluft\u00ebs, Vet\u00ebvendosje ka qen\u00eb opozita e vetme dhe reale. Tri partit\u00eb tjera kryesore e kan\u00eb ricikluar e ndar\u00eb pushtetin; her\u00eb ndaras e her\u00eb bashkarisht. Lidhja Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (LDK), nj\u00eb parti e djatht\u00eb konzervative q\u00eb shpesh e ka luajtur pateric\u00ebn e partis\u00eb tjet\u00ebr, Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (PDK), p\u00ebr krejt k\u00ebto vite \u00ebsht\u00eb udhehequr nga ca\u00a0<em>dinosaur<\/em>\u00a0arrogant, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb \u00e7do zgjedhje, si nj\u00eb kor papagajsh p\u00ebrs\u00ebrisin fjal\u00eb shterpe p\u00ebr t\u00eb ashtu\u00e7uajtur\u00ebn \u2018trash\u00ebgimi politike t\u00eb Ibrahim Rugov\u00ebs\u2019. Nj\u00eb zyrtar i k\u00ebsaj partie, nj\u00ebher\u00eb madje pat dalur n\u00eb publik duke pretenduar se ka folur me Rugov\u00ebn e vdekur, i cili sipas tij, nga ajo bot\u00eb, ka porositur popullin e Kosov\u00ebs ta votojn\u00eb Lidhjen Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, Partia Demokratike e Kosov\u00ebs (PDK), e themeluar nga Hashim Tha\u00e7i dhe nga ish ushtar\u00eb e komandant\u00eb tjer\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, p\u00ebr krejt k\u00ebto vite t\u00eb pasluft\u00ebs, ka qen\u00eb sinonim i korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar. N\u00eb PDK dhe n\u00eb partin\u00eb tjet\u00ebr m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, Aleanca p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs (AAK), ishin mbledhur krejt\u00a0<em>zot\u00ebt e luft\u00ebs<\/em>\u00a0q\u00eb praktikisht edhe kur nuk ishin n\u00eb pushtet, e kishin pushtetin real n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. T\u00eb tri k\u00ebto parti, pa p\u00ebrjashtime, kan\u00eb krijuar elektorat klientelist, q\u00eb ka g\u00ebzuar privilegje t\u00eb ndryshme, para s\u00eb gjithash vende t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb nj\u00eb administrat\u00eb shteti super t\u00eb ngarkuar, tender\u00eb e qasje direkte n\u00eb fondet publike. Termi m\u00eb adekuat p\u00ebr ta p\u00ebrshkruar k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb 20 vje\u00e7are t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb udh\u00ebhequr nga k\u00ebto tri parti ka qen\u00eb: \u201cshtet i kapur\u201d (captured state). Dhe n\u00eb \u2018shtetin e kapur\u2019, Vet\u00ebvendosje! ishte aty, me mb\u00ebshtetjen q\u00eb sa vinte e i rritej nga njer\u00ebz t\u00eb t\u00eb gjitha profileve, por para s\u00eb gjithash nga t\u00eb rinj\u00ebt urban. Natyrisht, forca rrit\u00ebse e saj nuk \u00ebsht\u00eb n\u00ebnvleft\u00ebsuar asnjeher\u00eb nga pozita. Vet\u00ebvendosje!, edhe p\u00ebr shkak t\u00eb rolit aktiv q\u00eb ka pasur, vazhdimisht ka qen\u00eb e sulmuar dhe e demonizuar nga partit\u00eb n\u00eb pozit\u00eb \u2013 e shpesh edhe nga\u00a0<em>forca<\/em>\u00a0jasht\u00eb Kosov\u00ebs. Kur vjet n\u00eb fillim t\u00eb vitit erdhi n\u00eb pushtet, ajo u detyrua t\u00eb kaloj n\u00eb opozit\u00eb pas 52 dit\u00ebsh qeverisjeje, p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb\u00a0<em>mosmarrveshje<\/em>\u00a0me partnerin e koalicionit, Lidhjen Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, mosmarrveshje q\u00eb ishte e qart\u00eb se e krijoi Richard Grenell, asokohe i deleguari i Donald Trump-it p\u00ebr dialogun Kosov\u00eb-Serbi.<\/p>\n<p>Kursi nacionalist i Vet\u00ebvendosjes (zyrtarisht parti social-demokrate), nuk duket q\u00eb ka qen\u00eb shum\u00eb atraktiv p\u00ebr votuesit kosovar. Kjo sepse nacionalizimi ishte aty, si nj\u00eb ushqim i mykur q\u00eb ofrohej nga secila parti tjet\u00ebr, n\u00eb nj\u00eb apo n\u00eb nj\u00eb form\u00eb tjet\u00ebr. Vet\u00ebvendosje! proklamonte bashkimin e Kosov\u00ebs me Shqip\u00ebrin\u00eb, si ideal e synim i tyre, megjithat\u00eb, n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb fushat\u00ebs elektorale p\u00ebr k\u00ebto zgjedhje t\u00eb fundit ata kan\u00eb pasur premtime m\u00eb t\u00eb prekshme; luftimi i korrupsionit, kriimi i vendeve t\u00eb pun\u00ebs, zhvillmi ekonomik e drejt\u00ebsia. Kosovar\u00ebt duket se jan\u00eb t\u00eb bindur q\u00eb Vet\u00ebvendosje! do ta luftoj korrupsionin dhe do t\u00eb stimuloj zhvillimin ekonomik. Para s\u00eb gjithash, ky bast i tyre mb\u00ebshtetet n\u00eb personalitetin dhe profilin politik t\u00eb Kurtit, i cili, s\u2019do t\u00eb ekzagj\u00ebronim n\u00ebse pohojm\u00eb se ngelet ndoshta politikani m\u00eb i pakorruptuar n\u00eb Ballkan, ose, nj\u00ebri prej t\u00eb pakt\u00ebve. Ai rrall\u00ebher\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb shenja se mund t\u2019i kompromitoj bindjet e tija politike dhe edhe m\u00eb rrall\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb shenja t\u00eb ndonj\u00eb oportunizmi politik- gjithsesi, jo fort vlera t\u00eb \u00e7muara k\u00ebto p\u00ebr nj\u00eb politikan n\u00eb nj\u00eb vend me kaq shum\u00eb turbullira politike. Majtisti Kurti, nj\u00eb orator i shk\u00eblqyesh\u00ebm, i cili jo vet\u00ebm p\u00ebr masat, por u b\u00eb i pranuesh\u00ebm edhe p\u00ebr shtresat e intelektual\u00ebve, t\u00eb rinj\u00ebve urban e artist\u00ebve.<\/p>\n<p>Ish lider studentor gjat\u00eb t\u00eb 90-tave, gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb ai ka qen\u00eb i marrur peng nga forcat serbe. Pas 3 vitesh q\u00ebndrimi n\u00eb burg n\u00eb Serbi, ai u lirua fal\u00eb edhe presionit nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Karrier\u00ebn e tij t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e nisi pas luft\u00ebs, fillimisht si aktivist i shoq\u00ebris\u00eb civile, duke organizuar e kuruar evente e performanca artistike p\u00ebr t\u00eb zhdukurit. M\u00eb von\u00eb Kurti themeloi L\u00ebvizjen Vetvendosje! e cila, profilin e saj fillimisht e nd\u00ebrtoi duke iu kund\u00ebrven\u00eb me rrebeliz\u00ebm misionit t\u00eb UN-it n\u00eb Kosov\u00eb dhe duke proklamuar iden\u00eb bashkimit Kosov\u00eb-Shqip\u00ebri, q\u00eb sipas saj duhej t\u00eb ndodhte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb\u00a0<em>t\u00eb korigjoheshin padrejt\u00ebsit\u00eb hi<\/em>storike. Megjithat\u00eb, pavar\u00ebsisht q\u00eb politik\u00ebs i hyri kaq furish\u00ebm, dhe pavar\u00ebsisht betejave e sfidave t\u00eb shumta, kontaktin me artin dhe artist\u00ebt Kurti nuk e ka humbur asnj\u00ebher\u00eb deri m\u00eb tani.<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb prej politikan\u00ebve t\u00eb rrall\u00eb q\u00eb rregullisht viziton teatrin. N\u00eb disa raste, pas shfaqjeve ai madje ka shkruar edhe p\u00ebrshtypjet e tij, t\u00eb cilat pastaj i publikonte n\u00eb rrjetet sociale. Jo vet\u00ebm teatrin- ai viziton edhe galerit\u00eb, eventet e ndryshme kulturore e festivalet, kudo q\u00eb mbahen n\u00eb Kosov\u00eb. Prandaj pritjet jan\u00eb q\u00eb ai si kryeminist\u00ebr i ardhsh\u00ebm t\u00eb krijoj nj\u00eb terren ku arti dhe kultura n\u00eb Kosov\u00eb do t\u00eb stimulohen e mb\u00ebshteten shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa deri m\u00eb tani. \u00a0Por, \u00e7far\u00eb perspektive mund t\u00eb ket\u00eb bashk\u00ebpunimi i nisur kulturor Kosov\u00eb-Serbi? N\u00eb aspektin financiar, nuk do t\u00eb luaj shum\u00eb rol, se ky bashk\u00ebpunim deri tani &#8211; dhe me gjas\u00eb edhe p\u00ebr ca vite t\u00eb ardhshme &#8211; \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsuar nga donator\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar, vecan\u00ebrisht nga BE. Megjithat\u00eb, a do t\u2019mund t\u00eb zhvillohet e dinamizohet edhe m\u00eb ky bashk\u00ebpunim, tani me ardhjen e Kurtit e Vet\u00ebvendosjes, \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb thuhet. Nuk besoj se Kurti do t\u00eb jet\u00eb pengues, por poashtu as nuk besoj se do t\u00eb krijoj terren m\u00eb stimulus q\u00eb ky bashk\u00ebpunim t\u00eb ndodh\u00eb m\u00eb kollajsh\u00ebm dhe pa barrierat e deritanishme.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Vet\u00ebvendosje! nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb vet\u00ebm Albin Kurti. Ai tani ka n\u00eb partin\u00eb e tij edhe nj\u00eb grua mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse (q\u00eb plot entuziast\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb e cil\u00ebsojn\u00eb si \u201cAngela Merkel e Kosov\u00ebs\u201d). Vjosa Osmani tash s\u00eb voni iu bashkua partis\u00eb s\u00eb z. Kurti, mbas mospajtimeve me ish partin\u00eb e saj, Lidhjen Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs. Osmani n\u00eb k\u00ebto zgjedhje ka fituar mbi 300 mij\u00eb vota. Kjo dyshe p\u00ebr shumk\u00eb \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb\u00a0<em>dream team<\/em>. Osmani, nj\u00eb politikane e re dhe p\u00ebrparimtare \u00ebsht\u00eb edhe si nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb ftohur kokat e \u2018nxehura\u2019 t\u00eb militant\u00ebve t\u00eb radikalizuar t\u00eb Vet\u00ebvendosjes. E zgjedhur tash rishtazi Kryetare e Kosov\u00ebs, ajo bashk\u00eb me Kurtin kryeminist\u00ebr, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb fytyrat e reja t\u00eb Kosov\u00ebs s\u00eb pas 14 shkurtit \u2013 dit\u00ebs kur u mbajt\u00ebn zgjedhjet n\u00eb Kosov\u00eb, dhe dit\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Valentit.\u00a0 Por ka edhe nj\u00eb an\u00eb tjet\u00ebr interesante nga k\u00ebto zgjedhje: rreth 40 % e depetut\u00ebteve t\u00eb ardhsh\u00ebm n\u00eb parlamentin e Kosov\u00ebs do t\u00eb jen\u00eb gra. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mrekulli p\u00ebr nj\u00eb sken\u00eb t\u00eb kontaminuar me vite nga maskuliniteti politik e me politikan\u00eb kauboj q\u00eb grat\u00eb i shihnin vet\u00ebm si numra p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar ca kuota gjinore.<\/p>\n<p>Tani, n\u00eb k\u00ebt\u00eb fillimvit t\u00eb gjith\u00eb flasin p\u00ebr ndryshimin. Ndryshim po se po, por cili do t\u00eb jet\u00eb ai ndryshim dhe n\u00eb \u00e7\u2019drejtim do t\u00eb jet\u00eb, kjo ngelet t\u00eb shihet. Njer\u00ebzit jan\u00eb optimist\u00eb, megjithat\u00eb, optimizmi banon n\u00eb Kosov\u00eb tash e mbi 30 vite. Ajo q\u00eb i brengos\u00eb disa njer\u00ebz \u00ebsht\u00eb q\u00eb Kurti mund t\u00eb humbet n\u00eb pamjen makro t\u00eb politik\u00ebs dhe interesave t\u00eb ndryshme q\u00eb kryq\u00ebzohen n\u00eb Kosov\u00eb. Ai do t\u00eb jet\u00eb i detyruar t\u00eb dialogoj me Beogradin (q\u00eb tani thot\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr tri prioritetet e tija), dhe k\u00ebsisoj do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb konflit me vetveten dhe q\u00ebndrimet e veta t\u00eb dikurshme p\u00ebr bashkimin komb\u00ebtar, t\u00eb cilat tash nga pozita e kryeministrit natyrisht nuk mund t\u2019i shpreh\u00eb saher\u00eb q\u00eb hap\u00eb goj\u00ebn. Ai do t\u00eb jet\u00eb i rrethuar mes nd\u00ebrsk\u00ebmsave t\u00eb politik\u00ebs vendore, egos s\u00eb tij dhe natyrisht egove tjera brenda partis\u00eb s\u00eb tij. E, mbi t\u00eb gjitha, do t\u00eb jet\u00eb n\u00ebn trysni t\u00eb militant\u00ebve partiak t\u00eb cil\u00ebt, deri tani e kan\u00eb mb\u00ebshtetur pa k\u00ebrkuar asgj\u00eb mbrapsht. Megjithat\u00eb, me pushtetin n\u00eb duart e tyre, gj\u00ebrat mund t\u00eb ndryshojn\u00eb. Dhe apetitet n\u00eb k\u00ebto an\u00eb dijn\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebrtej t\u00eb mundshmes- sidomos apetitet e militant\u00ebve partiak.<\/p>\n<p>P\u00ebr fund, t\u2019i kthehemi edhe nj\u00ebher\u00eb atij tregimit me turistin gjerman! N\u00eb nj\u00eb situat\u00eb frike nga e panjohura, ato \u00e7aste nga rruga deri n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e atyre fshatar\u00ebve, turisti gjerman me siguri po shihte veten e tij duke u cop\u00ebtuar nga sopatat. Parashikimi i tij ogurzi u zbut kur ai pa librat. Librat p\u00ebr t\u00eb ishin shenj\u00eb se megjithat\u00eb, k\u00ebta njer\u00ebz, edhe n\u00ebse do ta mbysnin, do t\u00eb tregonin pak dinjitet gjat\u00eb vrasjes. Te mbytja me dinjitet ai duhet ta ket\u00eb menduar mbytjen me helm q\u00eb do t\u2019mund t\u2019i serviret n\u00eb \u00e7aj a n\u00eb ushqimin e dark\u00ebs, ose, n\u00ebse do t\u00eb ishte me fat, do t\u00eb vritej me revole. Vdekje kjo, e vdekje ajo, por natyrsh\u00ebm kur nuk ka opsion t\u00eb tret\u00eb, njeriu preferon s\u00eb paku nj\u00eb vdekje m\u00eb t\u00eb dinjitetshme dhe me m\u00eb pak dhimbje. Fundin e tregimit me turistin gjerman e treguam n\u00eb fillim. Nj\u00eb miq\u00ebsi e paharruar, tham\u00eb.<\/p>\n<p>In the latest\u00a0<em>kapjen<\/em>\u00a0n\u00eb t\u00eb cilin ishte mb\u00ebrthyer Kosova, basti n\u00eb Kurtin nuk \u00ebsht\u00eb se kishte alternativ\u00eb. Tani, ky vend \u00ebsht\u00eb n\u00eb duart e tij dhe t\u00eb partis\u00eb s\u00eb tij. Frika \u00ebsht\u00eb, sopatat jan\u00eb, por jan\u00eb edhe librat e edhe shpresa\u2026 A do t\u00eb jet\u00eb kjo nj\u00eb vdekje m\u00eb e dinjitetshme, apo fillimi i nj\u00eb miq\u00ebsie m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, ngelet t\u00eb shihet\u2026<\/p>\n<p><em>(Ky shkrim fillimisht \u00ebsht\u00eb botuar n\u00eb numrin 4\/2021 t\u00eb revist\u00ebs gjermane Theater der Zeit).<\/em><\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb fund t\u00eb viteve t\u00eb 60-ta, n\u00eb nj\u00eb mbr\u00ebmje, nj\u00eb turisti gjerman i prishet motocikleta af\u00ebr nj\u00eb fshati shqiptar diku n\u00eb Kosov\u00eb. Disa fshatar\u00eb q\u00eb po ktheheshin nga pyelli me sopata, pa ditur asnj\u00eb fjal\u00eb gjermanisht, mysafirin e panjohur e ftojn\u00eb me gjeste n\u00eb konakun e tyre. \u00cbsht\u00eb nat\u00eb dhe turisti gjerman, n\u00ebn pamjen k\u00ebc\u00ebnuese [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":10,"featured_media":9711,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[11,1091,1682],"ppma_author":[21],"class_list":["post-4781","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-kosova","tag-kurti","tag-vetevendosje"],"authors":[{"term_id":21,"user_id":10,"is_guest":0,"slug":"jeton-neziraj","display_name":"Jeton Neziraj","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/ooll.png","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/ooll.png"},"user_url":"","last_name":"Neziraj","first_name":"Jeton","description":"Jeton Neziraj, dramaturg, ka qen\u00eb Drejtor Artistik i Teatrit Komb\u00ebtar t\u00eb Kosov\u00ebs, kurse aktualisht \u00ebsht\u00eb drejtor i Qendr\u00ebs Multimedia n\u00eb Prishtin\u00eb, nj\u00eb asociacion q\u00eb merret me let\u00ebrsin\u00eb dhe teatrin. Ai ka shkruar mbi 20 drama, t\u00eb cilat jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb sken\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe jasht\u00eb saj, n\u00eb Evrop\u00eb e n\u00eb Amerik\u00eb, e po ashtu jan\u00eb p\u00ebrkthyer dhe botuar edhe n\u00eb mbi 15 gjuh\u00eb t\u00eb tjera."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4781","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/10"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4781"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4781\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9712,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4781\/revisions\/9712"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9711"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4781"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4781"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4781"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4781"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}