{"id":4805,"date":"2021-02-09T12:56:07","date_gmt":"2021-02-09T10:56:07","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4805"},"modified":"2024-11-06T12:58:39","modified_gmt":"2024-11-06T10:58:39","slug":"poshterimi-i-shmangshem-i-moskes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/poshterimi-i-shmangshem-i-moskes\/","title":{"rendered":"Posht\u00ebrimi i shmangsh\u00ebm i Mosk\u00ebs"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<h3><\/h3>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>P\u00ebrkund\u00ebr paralajm\u00ebrimeve t\u00eb shumta, P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Lart\u00eb europian p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e jashtme, Josep Borrell, vendosi t\u00eb nd\u00ebrmerrte jav\u00ebn e kaluar nj\u00eb vizit\u00eb zyrtare n\u00eb Mosk\u00eb. Udh\u00ebtimi, i pritur me mjaft kund\u00ebrshtime nga disa vende an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Europian, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk pati asnj\u00eb rezultat pozitiv, por edhe u karakterizua nga nj\u00eb sjellje posht\u00ebruese e pal\u00ebs prit\u00ebse. Domosdoshm\u00ebrisht, kjo vizit\u00eb ngre disa pik\u00ebpyetje p\u00ebr drejtimin e politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb bllokut europian.<\/p>\n<p>Udh\u00ebtimi n\u00eb kryeqytetin rus erdhi n\u00eb nj\u00eb moment tensioni n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet dypal\u00ebshe, ve\u00e7an\u00ebrisht pas helmimit dhe m\u00eb pas\u00a0<a href=\"https:\/\/www.ft.com\/content\/d6829e9d-fe49-4e63-a9c5-eeedb09bdb5b\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">d\u00ebnimit me burgim<\/a>\u00a0t\u00eb aktivistit opozitar rus Alexei Navalny. Komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar ia atribuon t\u00eb dyja p\u00ebrpjekjet, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb ose indirekte, institucioneve ruse dhe udh\u00ebzimeve t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta nga Kremlini. N\u00eb samitin q\u00eb do t\u00eb mbahet n\u00eb mars, lider\u00ebt europian\u00eb pritet t\u00eb diskutojn\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e Rusis\u00eb. Mund\u00ebsia dhe aplikimi i sanksioneve ndaj federat\u00ebs ruse p\u00ebr shkeljen e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut mbetet n\u00eb agjend\u00eb.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebto arsye, disa vende an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Europian shpreh\u00ebn shqet\u00ebsimin e tyre p\u00ebr momentin e gjetur p\u00ebr vizit\u00ebn. Ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb z\u00ebshme ishin vendet e Baltikut dhe t\u00eb Europ\u00ebs Lindore, si vija e par\u00eb e vendeve t\u00eb BE-s\u00eb q\u00eb e ndjen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb rrezikun rus. Ato shfaq\u00ebn hapur rezervat e tyre p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vizit\u00eb q\u00eb nuk nd\u00ebrtohej mbi nj\u00eb objektiv t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb mir\u00ebp\u00ebrcaktuar nga Komisioni Europian. N\u00eb fakt, vet\u00eb zoti Borrell kishte qen\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsues dhe i vagullt, duke iu referuar thjesht nevoj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb qart\u00ebsuar gjendjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve BE-Rusi.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigjja nga Moska nuk ishte ajo q\u00eb ai priste, por, n\u00eb vetvete, ishte shteruese. K\u00ebmb\u00ebngulja e tepruar jo vet\u00ebm q\u00eb nuk solli ndonj\u00eb rezultat konkret, por u shfryt\u00ebzua nga Moska p\u00ebr t\u00eb injoruar me arroganc\u00eb p\u00ebrpjekjen e Bashkimit Europian. Veprimi i autoriteteve ruse p\u00ebr t\u00eb urdh\u00ebruar, pik\u00ebrisht n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb P\u00ebrfaq\u00ebsuesi Borrell do ishte n\u00eb Mosk\u00eb,\u00a0<a href=\"https:\/\/www.euractiv.com\/section\/global-europe\/news\/russia-expels-three-eu-diplomats-while-borrell-visits\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">p\u00ebrjashtimin<\/a>\u00a0e tre diplomat\u00ebve europian\u00eb me akuz\u00ebn e pjes\u00ebmarrjes n\u00eb protestat n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb Navalny ishte sinjal pa nevoj\u00eb interpretimi.<\/p>\n<p>Ministri i Jasht\u00ebm Lavrov e\u00a0<a href=\"https:\/\/www.politico.eu\/article\/borrell-stands-by-as-lavrov-calls-eu-unreliable-partner\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">nxori n\u00eb pah<\/a>\u00a0pafuqin\u00eb e unionit (ose, m\u00eb sakt\u00eb, perceptimin q\u00eb ka Bashkimi Europian p\u00ebr pafuqin\u00eb e vet), teksa vendosi t\u00eb shigjetonte n\u00eb konferenc\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr shtyp politikat europiane. Ai shkoi deri aty sa e etiketoi Bashkimin Europian si partner t\u00eb pabesuesh\u00ebm dhe joserioz.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb e shtyu kryediplomatin e BE-s\u00eb t\u00eb udh\u00ebtonte drejt Mosk\u00ebs? P\u00ebrse preferoi t\u00eb injoronte mesazhet skeptike p\u00ebr k\u00ebt\u00eb veprim? \u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb ky takim p\u00ebr t\u00eb ardhmen e marr\u00ebdh\u00ebnieve BE-Rusi, por edhe p\u00ebr kontekstin m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb zhvillimeve gjeopolitike n\u00eb kontinent?<\/p>\n<p>P\u00ebr ta kuptuar thelbin e vizit\u00ebs, duhet par\u00eb retorika e gjer\u00eb e Bashkimit Europian p\u00ebr t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn \u201c<a href=\"https:\/\/eeas.europa.eu\/headquarters\/headquarters-homepage\/89865\/why-european-strategic-autonomy-matters_en\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">autonomi strategjike<\/a>\u201d. Kjo politik\u00eb synon t\u00eb aktualizoj\u00eb dhe rikalibroj\u00eb prezenc\u00ebn e Bashkimit Europian n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare. K\u00ebshilli Europian filloi ta p\u00ebrdor\u00eb k\u00ebt\u00eb koncept n\u00eb vitin 2013. Megjithat\u00eb shtys\u00ebn p\u00ebr ta promovuar k\u00ebt\u00eb politik\u00eb n\u00eb vij\u00eb t\u00eb par\u00eb ishte perceptimi i nevoj\u00ebs p\u00ebr t\u2019u ripozicionuar n\u00eb vazhd\u00ebn e zhvillimeve dhe problematikave t\u00eb hasura n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien me Shtetet e Bashkuara gjat\u00eb presidenc\u00ebs Trump.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrpjekjen p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb art\u00eb drejt \u201cautonomis\u00eb strategjike\u201d dhe uljes s\u00eb nd\u00ebrvar\u00ebsis\u00eb nga Shtetet e Bashkuara, p\u00ebrshtypja \u00ebsht\u00eb q\u00eb qendrat e vendimmarrjes n\u00eb Europ\u00eb e shohin si t\u00eb pashmangsh\u00ebm p\u00ebrafrimin e BE-s\u00eb me Rusin\u00eb. N\u00eb parim, kjo nuk \u00ebsht\u00eb e gabuar, duke marr\u00eb parasysh se vet\u00eb Rusia \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e kontinentit europian dhe, deri n\u00eb prov\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, p\u00ebrb\u00ebn rrezikun kryesor ushtarak ndaj bllokut. Por, p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb p\u00ebrafrim t\u00eb till\u00eb, nevojitet nj\u00eb partner konstruktiv edhe nga ana tjet\u00ebr e tavolin\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00ebn drejtimin e Presidentit Putin, Rusia e ka treguar q\u00eb nuk mund t\u00eb jet\u00eb ky partner. Duhen dy veta p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrcyer tango dhe Rusia e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se preferon k\u00ebrcimet solo. Megjithat\u00eb, Bashkimi Europian ka treguar aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar shum\u00eb pak dhe shum\u00eb ngadal\u00eb nga gabimet.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb priz\u00ebm, \u00ebsht\u00eb naiv\u00a0<a href=\"https:\/\/eeas.europa.eu\/headquarters\/headquarters-homepage\/92722\/my-visit-moscow-and-future-eu-russia-relations_en\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">refleksioni<\/a>\u00a0i zotit Borrell se qasja e pal\u00ebs ruse ndaj vizit\u00ebs s\u00eb tij tregoi munges\u00ebn e tyre t\u00eb seriozitetit p\u00ebr t\u2019u ulur n\u00eb tryez\u00eb dhe diskutuar marr\u00ebdh\u00ebnien BE-Rusi. \u00cbsht\u00eb naiv p\u00ebr shkak se t\u00eb gjith\u00eb treguesit ishin aty q\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara dhe nuk ishte nevoja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shfaqje t\u00eb sh\u00ebmtuar p\u00ebr ta konfirmuar. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ky posht\u00ebrim i nd\u00ebrmarr\u00eb me nd\u00ebrgjegje t\u00eb plot\u00eb nga Brukseli ngre disa pik\u00ebpyetje dhe p\u00ebr ardhm\u00ebrin\u00eb e politik\u00ebs s\u00eb BE-s\u00eb ndaj Rusis\u00eb.<\/p>\n<p>Shtytja nga kryeqytetet e m\u00ebdha q\u00eb e shikojn\u00eb me interes t\u00eb madh p\u00ebrmir\u00ebsimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb Bashkimit Europian me Rusin\u00eb dhe p\u00ebrafrimin e tyre ka gjasa t\u00eb vazhdoj\u00eb. Mesazhi nga Moska \u00ebsht\u00eb q\u00eb ky p\u00ebrmir\u00ebsim mund t\u00eb ndodh\u00eb vet\u00ebm kur Bashkimi Europian t\u00eb shkoj\u00eb p\u00ebrtej p\u00ebruljes s\u00eb shprehur dhe d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb sinqert\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar raportet: ky p\u00ebrmir\u00ebsim mund t\u00eb ndodh\u00eb vet\u00ebm kur BE t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb akomodim t\u00eb interesave ruse.<\/p>\n<p>Teksa vazhdon t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb boshti t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm n\u00eb orientimin e politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb BE-s\u00eb kundrejt Rusis\u00eb, nuk mund t\u00eb p\u00ebrjashtohet mund\u00ebsia q\u00eb n\u00eb fusha dhe \u00e7\u00ebshtje t\u00eb caktuara t\u00eb ket\u00eb realisht mbivendosje t\u00eb interesave ruse.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, vlen t\u00eb gjykohet largpam\u00ebsia e unionit p\u00ebr t\u00eb priorizuar p\u00ebrafrimin me Rusin\u00eb n\u00eb koh\u00ebn kur Bashkimi Europian p\u00ebrballet me situat\u00eb t\u00eb koklavitur n\u00eb t\u00eb gjitha drejtimet. Fjala vjen, p\u00ebr momentin situata me Turqin\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb delikate, por ofron n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb rind\u00ebrtuar marr\u00ebdh\u00ebnien dhe p\u00ebr t\u00eb adresuar \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb gjat\u00eb muajve t\u00eb fundit ngrit\u00ebn tensionet n\u00eb Mesdheun Lindor. Nd\u00ebrsa Brukseli ka preferuar ta shtyj\u00eb diskutimin e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Turqis\u00eb dhe t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb m\u00eb i ftoht\u00eb n\u00eb p\u00ebrpjekjet ndaj Ankaras\u00eb; ndaj Mosk\u00ebs shfaqi nxitim t\u00eb tepruar.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi, mesazhi i dh\u00ebn\u00eb nga vizita n\u00eb Mosk\u00eb \u00ebsht\u00eb se Brukseli ka hedhur posht\u00eb \u00e7do lloj pretendimi p\u00ebr t\u00eb ushqyer me besim t\u00eb plot\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet transatlantike.<\/p>\n<p>P\u00ebrkund\u00ebr asaj \u00e7far\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb gati mekanike, ishte Bashkimi Europian q\u00eb e mori t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien me Shtetet e Bashkuara. Gjat\u00eb kat\u00ebr viteve t\u00eb fundit, Brukseli e kishte t\u00eb leht\u00eb ta drejtonte gishtin tek presidenca Trump n\u00eb Amerik\u00eb si shkaktarja e tronditjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve. Megjithat\u00eb, edhe pse n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb n\u00eb drejtim Presidenti Biden, nj\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs i vjet\u00ebr dhe i p\u00ebrkushtuar i bashk\u00ebpunimit SHBA-BE, Brukseli nuk po i jep ndonj\u00eb mund\u00ebsi Uashingtonit ta shtrij\u00eb dor\u00ebn e miq\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb e tregoi fillimisht me shpejt\u00ebsin\u00eb qesharake p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbyllur nj\u00eb marr\u00ebveshje gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse investimesh me Kin\u00ebn n\u00eb prag t\u00eb inaugurimit t\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb re amerikane. Pavar\u00ebsisht se administrata e re dha\u00a0<a href=\"https:\/\/www.ft.com\/content\/2f0212ab-7e69-4de0-8870-89dd0d414306\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">mesazhe t\u00eb qarta<\/a>\u00a0se do vler\u00ebsonte dhe ishte e gatshme p\u00ebr koordinimin dhe bashk\u00ebrendimin e politikave kundrejt Pekinit. Tashm\u00eb, duket sikur e nj\u00ebjta situat\u00eb u p\u00ebrs\u00ebrit me vizit\u00ebn e pamenduar mir\u00eb t\u00eb Mosk\u00ebs.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto elemente shp\u00ebrfaqin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ndryshme boshll\u00ebkun e madh t\u00eb retorik\u00ebs europiane. Terma t\u00eb till\u00eb si \u201ckomision gjeopolitik\u201d ose \u201cautonomi strategjike\u201d kan\u00eb efekt kozmetik, por jo brendi reale dhe bosht strategjik. Ky konfuzion jo vet\u00ebm kufizon mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb patur nj\u00eb impakt pozitiv n\u00eb adresimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve me fqinj\u00ebt, por t\u00ebrheq v\u00ebmendjen dhe nga ato politika me orientim t\u00eb jasht\u00ebm q\u00eb jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta dhe q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb realisht impakt pozitiv.<\/p>\n<p>Derisa politik\u00ebb\u00ebr\u00ebsit n\u00eb Bruksel dhe n\u00eb qendrat e tjera europiane ta kuptojn\u00eb k\u00ebt\u00eb, ata do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb n\u00eb uj\u00ebra t\u00eb turbullta.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ky artikull\u00a0mb\u00ebshtetet nga &#8220;Sbunker&#8221; p\u00ebrmes projektit t\u00eb financuar nga Ambasada Amerikane. Mendimet e shprehura k\u00ebtu jan\u00eb t\u00eb autorit\u00a0dhe jo medoemos pasqyrojn\u00eb q\u00ebndrimet e Departamentit t\u00eb Shtetit.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrkund\u00ebr paralajm\u00ebrimeve t\u00eb shumta, P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Lart\u00eb europian p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e jashtme, Josep Borrell, vendosi t\u00eb nd\u00ebrmerrte jav\u00ebn e kaluar nj\u00eb vizit\u00eb zyrtare n\u00eb Mosk\u00eb. Udh\u00ebtimi, i pritur me mjaft kund\u00ebrshtime nga disa vende an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Europian, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk pati asnj\u00eb rezultat pozitiv, por edhe u karakterizua nga nj\u00eb sjellje posht\u00ebruese e [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":9,"featured_media":9703,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1043,1680,1239],"ppma_author":[19],"class_list":["post-4805","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-be","tag-moska","tag-rusia"],"authors":[{"term_id":19,"user_id":9,"is_guest":0,"slug":"akri-cipa","display_name":"Akri \u00c7ipa","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/akri.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/akri.jpg"},"user_url":"","last_name":"\u00c7ipa","first_name":"Akri","description":"Akri \u00c7ipa \u00ebsht\u00eb konsulent dhe ekspert i politik\u00ebs s\u00eb jashtme. \u00c7ipa ka mbaruar studimet Master n\u00eb Columbia University, New York, dhe \u00ebsht\u00eb aktiv me analiza n\u00eb fush\u00ebn e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb siguris\u00eb, demokratizimit dhe proceseve integruese. Shkrimet e tij jan\u00eb publikuar n\u00eb The National Interest, Euractiv, Jerusalem Post, Balkan Insight, Brussels Times dhe t\u00eb tjera."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4805","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/9"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4805"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4805\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9704,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4805\/revisions\/9704"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9703"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4805"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4805"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4805"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4805"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}