{"id":4820,"date":"2021-02-16T12:33:22","date_gmt":"2021-02-16T10:33:22","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4820"},"modified":"2024-11-06T12:36:20","modified_gmt":"2024-11-06T10:36:20","slug":"te-drejtat-e-njeriut-dhe-aleanca-asimetrike-kinezo-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/te-drejtat-e-njeriut-dhe-aleanca-asimetrike-kinezo-shqiptare\/","title":{"rendered":"T\u00eb drejtat e njeriut dhe aleanca asimetrike kinezo-shqiptare"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<h3><\/h3>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>Themelimi i mekanizmit \u201c17+1\u201d n\u00eb vitin 2012 n\u00eb Varshav\u00eb, e cila qe iniciuar nga Republika Popullore e Kin\u00ebs me q\u00ebllim t\u00eb shtrirjes dhe p\u00ebrforcimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrmjet Pekinit dhe 17 shteteve evropiane (t\u00eb gjitha ish vende komuniste), ishte par\u00eb p\u00ebr disa vende evropiane m\u00eb shum\u00eb si mund\u00ebsi, sesa si sfid\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpunim me gjigandin komunist kinez. I till\u00eb ishte perceptuar ky mekaniz\u00ebm edhe nga qeverit\u00eb shqiptare pas vitit 2012.<\/p>\n<p>Kriza financiare q\u00eb kishte kapluar Evrop\u00ebn dhe tregjet e saj pas vitit 2008 dhe n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr kapitali (i mir\u00ebseardhur) kinez q\u00eb trokiste n\u00eb der\u00eb t\u00eb shteteve t\u00eb Evrop\u00ebs Qendrore, Lindore dhe Juglindore, v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb refuzohej. M\u00eb s\u00eb miri k\u00ebt\u00eb e d\u00ebshmuan dy shtetet an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb Greqia dhe Italia. E para duke iu bashkangjitur \u201cMini-Sh\u00ebngenin sino-evropian\u201d dhe e dyta, si shteti i vet\u00ebm i G7 p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e Rrug\u00ebs s\u00eb Re t\u00eb M\u00ebndafshit.<\/p>\n<p>P\u00ebr dallim nga t\u00eb gjitha shtetet e tjera evropiane pjes\u00eb t\u00eb platform\u00ebs \u201c17+1\u201d, Shqip\u00ebria e vog\u00ebl ka pasur eksperienc\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunimit me Kin\u00ebn e madhe. Nj\u00eb hulumtim voluminoz mbi k\u00ebt\u00eb \u201caleanc\u00eb t\u00eb pabarabart\u00eb\u201d \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb mjaft mir\u00eb nga Elez Biberaj, gazetari dhe publicisti i njohur shqiptar n\u00eb Uashington (\u201cAlbania and China \u2013 A Study of an Unequal Alliance\u201d). Libri i Biberajt i botuar m\u00eb 1986, si nj\u00eb nd\u00ebr hulumtimet e para serioze (jasht\u00eb nomenklatur\u00ebs komuniste) mbi raportet shqiptaro-kineze 1962-1978, hedh drit\u00eb mjaftuesh\u00ebm n\u00eb ndri\u00e7imin e trajektores s\u00eb bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrmjet dy republikave popullore.<\/p>\n<p>Por, pas vitit 2012, si rezultat i iniciativ\u00ebs s\u00eb sip\u00ebrp\u00ebrmendur dhe startimit t\u00eb projektit gjigand Rrug\u00ebs s\u00eb Re t\u00eb M\u00ebndafshit (2013), pasuan edhe intensifikimet e kontakteve bilaterale dhe vizitave zyrtare nd\u00ebrmjet Tiran\u00ebs dhe Pekinit, t\u00eb cilat u shoq\u00ebruan me rritjen e shk\u00ebmbimeve tregtare dhe investimeve kineze n\u00eb Shqip\u00ebri, si dhe me zgjerimin e aktiviteteve biznesore, turistike dhe kulturore. Libri i presidentit kinez Xi Jinping \u201cQeverisja e Kin\u00ebs\u201d, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyer edhe n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, n\u00eb ceremonin\u00eb e promovimit t\u00eb s\u00eb cilit lib\u00ebr (t\u00eb organizuar nga Ambasada e Republik\u00ebs Popullore t\u00eb Kin\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2017) ishte edhe presidenti shqiptar Ilir Meta.<\/p>\n<p><strong>Aventura dhe diskrepanca kinezo-shqiptare<\/strong><\/p>\n<p>Kur Republika Popullore e Kin\u00ebs (n\u00eb Pekin) synonte t\u2019ia merrte vendin n\u00eb Kombet e Bashkuara Republik\u00ebs s\u00eb Kin\u00ebs (n\u00eb Tajvan), Shqip\u00ebria komuniste e asaj kohe ishte \u201cveshi dhe goja\u201d e Pekinit e sidomos n\u00eb Kombet e Bashkuara. Duke mbrojtur q\u00ebndrimet e Pekinit dhe duke sh\u00ebrbyer si z\u00ebdh\u00ebn\u00ebse e interesave t\u00eb saj, roli i Tiran\u00ebs (bashk\u00eb me shtete t\u00eb tjera komuniste) ishte prij\u00ebs, q\u00eb Republika Popullore e Kin\u00ebs t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtare me t\u00eb drejta t\u00eb plota n\u00eb Kombet e Bashkuara n\u00eb vitin 1971. Jo t\u00eb pakta ishin rastet, kur diplomat\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb forumet e Kombeve t\u00eb Bashkuara mbronin asokohe p\u00ebrkushtimin e qeveris\u00eb kineze p\u00ebr \u201crespektimin dhe mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut\u201d n\u00eb Kin\u00eb, e cila realisht ishte nj\u00eb nga n\u00ebnshkrueset e Deklarat\u00ebs Universale t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut t\u00eb vitit 1948.<\/p>\n<p>Me kalimin e viteve dhe dekadave, bilancet socio-politike t\u00eb Kin\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb jan\u00eb raste t\u00eb \u00e7uditshme studimore. Nj\u00eb nga vendet me shkall\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb varf\u00ebris\u00eb n\u00eb bot\u00eb, Kina \u00ebsht\u00eb p\u00ebr momentin ekonomia e dyt\u00eb n\u00eb bot\u00eb, importuesi i dyt\u00eb dhe eksportuesi m\u00eb i madh n\u00eb bot\u00eb, si dhe nj\u00eb nga shkel\u00ebsit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, Shqip\u00ebria pas tranzicionit t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb saj nga komunizmi, i \u00ebsht\u00eb rrekur rrug\u00ebs s\u00eb saj drejt demokracis\u00eb, duke u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e aleanc\u00ebs m\u00eb t\u00eb fuqishme ushtarake dhe politike (NATO) dhe drejt synimit p\u00ebr t\u2019u an\u00ebtar\u00ebsuar n\u00eb Bashkimin Evropian (BE), por q\u00eb ende ka shum\u00eb pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb, p\u00ebr t\u2019u larguar nga fundi i list\u00ebs s\u00eb shteteve m\u00eb\u00a0t\u00eb varfra evropiane.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht shifrave t\u00eb\u00a0<em>karakterit statistikor<\/em>, t\u00eb cilat flasin n\u00eb favor t\u00eb bumit ekonomik dhe rritjes s\u00eb mir\u00ebqenies kineze (shtresa e mesme e s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb m\u00eb e madhe se popullsia e ShBA-s\u00eb), shteti shqiptar sipas\u00a0<em>karakterit normativ<\/em>\u00a0rezulton t\u00eb dal\u00eb \u2013 s\u00eb bashku m\u00eb shtetet tjera demokratike per\u00ebndimore \u2013 nj\u00eb nga mbrojt\u00ebsit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut. Dhe at\u00eb pik\u00ebrisht kund\u00ebr Kin\u00ebs dhe at\u00eb pik\u00ebrisht n\u00eb Kombet e Bashkuara, p\u00ebr pranimin e s\u00eb cil\u00ebs, Shqip\u00ebria kishte dh\u00ebn\u00eb kontribut t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb diplomatik. Pavar\u00ebsisht, q\u00eb koha dhe rrethanat kan\u00eb ndryshuar, si\u00e7 do t\u00eb paraqitet n\u00eb vijim, shteti shqiptar vazhdon t\u00eb jap\u00eb kontribut diplomatik, por tanim\u00eb, si pjes\u00eb e nj\u00eb ekipi tjet\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>Gardiane e mbrojtjes s\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb dy viteve t\u00eb fundit, Shqip\u00ebria mbetet vendi i vet\u00ebm nga Evropa Juglindore dhe Lindore q\u00eb \u00ebsht\u00eb pozicionuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konstante n\u00eb mbrojtjen e demokracis\u00eb dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, t\u00eb cilat jan\u00eb duke u minuar nga Kina. Shqip\u00ebria ishte n\u00eb mesin e 23 shteteve evropiano-per\u00ebndimore (t\u00eb udh\u00ebhequr nga SHBA-t\u00eb dhe Britania e Madhe), t\u00eb cilat i b\u00ebnin thirrje udh\u00ebheqjes komuniste kineze t&#8217;i jepte fund ndalimit (t\u00eb pakt\u00ebn) nj\u00eb milion ujgur\u00ebve dhe minoriteteve t\u00eb tjera n\u00eb Xinjiang n\u00eb takimin e Komitetit t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet Sociale, Humanitare dhe Kulturore n\u00eb tetor 2019. Kina mobilizoi nj\u00eb koalicion prej 54 shtetesh (t\u00eb drejtuara nga Bjellorusia), t\u00eb cilat p\u00ebrmes nj\u00eb deklarate t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt lavd\u00ebronin masat e Pekinit p\u00ebr t\u00eb luftuar terrorizmin, islamizmin dhe radikalizmin n\u00eb Xinjiang. Nga iniciativa \u201c17+1\u201d vet\u00ebm Shqip\u00ebria, Estonia, Letonia dhe Lituania votuan kund\u00ebr Kin\u00ebs. Serbia ishte i vetmi vend me nj\u00eb perspektiv\u00eb evropiane q\u00eb votoi n\u00eb favor t\u00eb Kin\u00ebs dhe 12 shtete t\u00eb tjera evropiane p\u00ebr shkak t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb tyre \u201ct\u00eb kujdesshme\u201d ndaj Kin\u00ebs thjesht abstenuan. E ambasadori i ri serb n\u00eb ShBA, Marko Gjuriq, b\u00ebri buj\u00eb me intervist\u00ebn e tij n\u00eb mediat nd\u00ebrkomb\u00ebtare duke akuzuar k\u00ebto t\u00eb fundit p\u00ebr manipulim me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn mbi Xinjiang: \u201cUn\u00eb mund t&#8217;ju them se shum\u00eb vende n\u00eb pjes\u00ebn time t\u00eb bot\u00ebs do t&#8217;i kishin zili t\u00eb drejtat e pakicave t\u00eb Xinjiang\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb korrik t\u00eb vitit t\u00eb kaluar 27 shtete per\u00ebndimore kritikuan ashp\u00ebr veprimet e \u201cMbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Mesit\u201d, kur kjo e fundit miratoi ligjin e ri t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare p\u00ebr Hong Kongun, i cili i jepte kompetenca Pekinit p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb statusin gjysm\u00eb autonom t\u00eb qytetit metropolitan, duke minuar parimin \u201cnj\u00eb vend, dy sisteme\u201d. Kund\u00ebr grupit t\u00eb shteteve per\u00ebndimore, Kina reagoi kund\u00ebr me nj\u00eb grup prej 53 t\u00eb shteteve autoritare dhe gjysm\u00eb autoritare, t\u00eb cilat mb\u00ebshtet\u00ebn fuqish\u00ebm pozicionin e Kin\u00ebs n\u00eb K\u00ebshillin e Kombeve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut n\u00eb Gjenev\u00eb. Shqip\u00ebria, Mali i Zi dhe Maqedonia Veriore, si pjes\u00eb e procesit t\u00eb Stabilizim Asociimit iu bashk\u00ebngjit\u00ebn deklarat\u00ebs s\u00eb vendeve per\u00ebndimore. Republika e Kosov\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb fare n\u00eb k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb nga BE-ja, nd\u00ebrsa Serbia nuk ka pranuar t\u2019i bashkohet korit t\u00eb shteteve per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>I \u00e7uditsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb roli i presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, t\u00eb cilin jo pak njer\u00ebz e shohin si mbrojt\u00ebs t\u00eb mysliman\u00ebve n\u00eb bot\u00eb. Kur Rexhep Taip Erdogan vizitoi Kin\u00ebn n\u00eb korrik t\u00eb 2019, l\u00ebre m\u00eb q\u00eb nuk doli n\u00eb mbrojtje t\u00eb ujgur\u00ebve (t\u00eb cil\u00ebt etnikisht dhe gjuh\u00ebsisht jan\u00eb t\u00eb af\u00ebrt me turqit), por thuri elozhe p\u00ebr masat e nd\u00ebrmarra nga ana e qeveris\u00eb kineze p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb \u201ct\u00eb lumtur banor\u00ebt e etnive t\u00eb ndryshme q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb rajonin e Xinjiang\u201d. Nd\u00ebrsa, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr bota katolike per\u00ebndimore \u00e7\u00ebshtjen e kampeve t\u00eb internimit dhe paraburgimit t\u00eb ujgur\u00ebve mysliman\u00eb i quan \u201cgjenocid kulturor\u201d. Nga 53 shtetet mike t\u00eb Kin\u00ebs, 23 prej tyre jan\u00eb shtete arabe apo me shumic\u00eb myslimane. \u00c7udit\u00ebrisht asnj\u00eb shtet arab nuk doli n\u00eb mbrojtje t\u00eb t\u00eb ujgur\u00ebve mysliman\u00eb. Por, Shqip\u00ebria mbetet shteti i vet\u00ebm kritik me shumic\u00eb myslimane nga grupi i 27 shteteve per\u00ebndimore ndaj Kin\u00ebs.<\/p>\n<p>Hipokrizia e vendeve islamike nuk mbaron me kaq. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, as Organizata p\u00ebr Bashk\u00ebpunim Islamik\u00a0(OBI) q\u00eb p\u00ebrb\u00ebhet prej 56 shteteve me shumic\u00eb myslimane nuk ka marr\u00eb guximin ta kritikoj\u00eb Kin\u00ebn me nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e ujgur\u00ebve. Por, Turqia dhe OBI-ja i pat\u00ebn treguar guxim duke i reaguar ashp\u00ebr qeveris\u00eb s\u00eb Myanmarit p\u00ebr persekutimin e mysliman\u00ebve t\u00eb Rohingya.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb ku fuqia kineze \u00ebsht\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb \u00e7do cep t\u00eb bot\u00ebs dhe ku kapitali kinez i mb\u00ebshtjell\u00eb me \u201cdiplomacin\u00eb e vaksinave\u201d, ka mb\u00ebrritur nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb ndikimit n\u00eb politik\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ka ndikuar q\u00eb Pekini shum\u00eb shtete t\u2019i b\u00ebj\u00eb p\u00ebr vete (Rusin\u00eb, Bjellorusin\u00eb, Serbin\u00eb, Egjiptin, Arabin\u00eb Saudite), disa t\u00eb tjera t\u2019i neutralizoj\u00eb (Italin\u00eb e vendet e Vishegradit), e ndaj disave tjerave t\u00eb ndjek politik\u00eb hakmarr\u00ebse (Australis\u00eb, Suedis\u00eb dhe Norvegjis\u00eb).<\/p>\n<p>Kur n\u00eb tetor 2020, 38 shtete demokratike (n\u00ebn drejtimin e Gjermanis\u00eb) kritikuan veprimet e Kin\u00ebs kund\u00ebr shtypjes sistematike t\u00eb ujgur\u00ebve dhe kund\u00ebr miratimit t\u00eb ligjit t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare p\u00ebr Hong Kongun, Kina p\u00ebrs\u00ebri demonstroi fuqin\u00eb e saj globale me nj\u00eb koalicion prej 45 vendeve p\u00ebrmes nj\u00eb deklarate t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt duke i quajtur masat e qeveris\u00eb kineze kund\u00ebr terrorizmit dhe de-radikalizimit n\u00eb Xinjiang si nj\u00eb hap t\u00eb domosdosh\u00ebm. N\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb diplomatike nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Shqip\u00ebria tregoi guxim t\u00eb rreshtohet me shtetet liberale dhe t\u00eb civilizuara t\u00eb grupit t\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Shembujt e lartcekur ofrojn\u00eb nj\u00eb tablo t\u00eb vot\u00ebs s\u00eb shtetit shqiptar p\u00ebrkrah vendeve per\u00ebndimore. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, p\u00ebrpjekjet diplomatike p\u00ebr mbrojtjen e normave nd\u00ebrkomb\u00ebtare kund\u00ebr shtypjes sistematike nga ana e qeveris\u00eb kineze, rezulton se Shqip\u00ebria ia ka kaluar shum\u00eb shteteve t\u00eb NATO-s dhe BE-s\u00eb, sikurse Greqis\u00eb dhe Hungaris\u00eb, por edhe shteteve tjera evropiane q\u00eb jan\u00eb bot\u00ebrisht t\u00eb njohura si gardian\u00eb t\u00eb mbrojtjes s\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, sikurse q\u00eb \u00ebsht\u00eb Zvicra (e cila n\u00eb tetor 2019 t\u00ebrhoqi n\u00ebnshkrimin e saj kund\u00ebr Kin\u00ebs).<\/p>\n<p>Duke marr\u00eb p\u00ebr baz\u00eb faktet e paraqitura, v\u00ebshtir\u00eb do ta kishte ta pranonte realitetin e ri shqiptar edhe Mao Ce Duni, i cili (si p\u00ebr ironi t\u00eb fatit) para shum\u00eb vitesh n\u00eb nj\u00eb let\u00ebr d\u00ebrguar homologut t\u00eb tij shqiptar Enver Hoxha, e kishte quajtur Shqip\u00ebrin\u00eb \u201cfanar ndri\u00e7ues n\u00eb brigjet e Adriatikut\u201d. Me politik\u00ebn e Maos sigurisht q\u00eb shum\u00ebkush mund edhe t\u00eb mos pajtohet, por jo domosdoshm\u00ebrisht me disa nga th\u00ebniet e tij.<\/p>\n<p><em>Dr. Faruk Ajeti \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor shkencor n\u00eb Institutin Austriak p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebnie Nd\u00ebrkomb\u00ebtare (OIIP) n\u00eb Vjen\u00eb.<\/em><\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Themelimi i mekanizmit \u201c17+1\u201d n\u00eb vitin 2012 n\u00eb Varshav\u00eb, e cila qe iniciuar nga Republika Popullore e Kin\u00ebs me q\u00ebllim t\u00eb shtrirjes dhe p\u00ebrforcimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrmjet Pekinit dhe 17 shteteve evropiane (t\u00eb gjitha ish vende komuniste), ishte par\u00eb p\u00ebr disa vende evropiane m\u00eb shum\u00eb si mund\u00ebsi, sesa si sfid\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpunim me gjigandin komunist [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":407,"featured_media":9684,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1674,1009],"ppma_author":[738],"class_list":["post-4820","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-aleanca-kinezo-shqiptare","tag-te-drejtat-e-njeriut"],"authors":[{"term_id":738,"user_id":407,"is_guest":0,"slug":"faruk-ajeti","display_name":"Faruk Ajeti","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/faruk-1-640x800-1.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/faruk-1-640x800-1.jpg"},"user_url":"","last_name":"Ajeti","first_name":"Faruk","description":"Dr. Faruk Ajeti \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor shkencor n\u00eb Institutin Austriak p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebnie Nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Vjen\u00eb. Gjat\u00eb vitit akademik 2019\/20 ishte visiting scholar i Fondacionit Austriak t\u00eb Planit Marshall n\u00eb Institutin p\u00ebr Politik\u00eb t\u00eb Jashtme n\u00eb Universitetin Johns Hopkins n\u00eb Washington DC."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4820","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/407"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4820"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4820\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9685,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4820\/revisions\/9685"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9684"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4820"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4820"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4820"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4820"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}