{"id":4824,"date":"2021-02-19T13:59:04","date_gmt":"2021-02-19T11:59:04","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4824"},"modified":"2024-11-13T14:02:56","modified_gmt":"2024-11-13T12:02:56","slug":"dhjete-mesime-per-nje-bote-qe-po-vjen-pjesa-i","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/dhjete-mesime-per-nje-bote-qe-po-vjen-pjesa-i\/","title":{"rendered":"Dhjet\u00eb m\u00ebsime p\u00ebr nj\u00eb bot\u00eb q\u00eb po vjen (pjesa I)"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<h3><\/h3>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>\u00cbsht\u00eb fakt i njohur se pasojat e pandemis\u00eb, t\u00eb shkaktuara nga virusi Covid-19, jan\u00eb shum\u00eb-dimensionale. Disa nga efektet e saj tashm\u00eb jan\u00eb t\u00eb njohura, por ka shum\u00eb nga to, me ndikim transformues n\u00eb shum\u00eb sfera t\u00eb jet\u00ebs, q\u00eb mbeten t\u00eb panjohura dhe duket se do kalojn\u00eb vite e dekada t\u00eb t\u00ebra q\u00eb t\u00eb shpalosen n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. Duke qen\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse, n\u00eb \u201cluft\u00eb\u201d kund\u00ebr pandemis\u00eb u p\u00ebrfshin\u00eb t\u00eb gjith\u00eb: pun\u00ebtor\u00ebt sh\u00ebndet\u00ebsor p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar jet\u00eb, polic\u00ebt p\u00ebr t\u00eb ruajtur rendin dhe garantuar sigurin\u00eb, politikan\u00ebt p\u00ebr t\u00eb administruar pasojat, furrtar\u00ebt p\u00ebr t\u00eb siguruar ushqim, shkenc\u00ebtar\u00ebt p\u00ebr t\u00eb gjetur kur\u00ebn e nevojshme kund\u00ebr virusit etj. Por, nuk do mend, pandemia inspiroj edhe shum\u00eb shkrimtar\u00eb dhe hulumtues t\u00eb ndrysh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb shkruar e reflektuar mbi t\u00eb, qoft\u00eb p\u00ebr t\u00eb shprehur ndjenjat dhe emocionet e p\u00ebrjetimeve personale, apo p\u00ebr t\u00eb analizuar ndikimin e saj n\u00eb ekonomi, sh\u00ebndet\u00ebsi, politik\u00eb, arsim, varf\u00ebri, marr\u00ebdh\u00ebnie nd\u00ebrkomb\u00ebtare, m\u00ebnyr\u00eb jetese, teknologji, etj. Por, kishte edhe studiues q\u00eb, duke marr\u00eb shtytje nga efektet e pandemis\u00eb, u rreken q\u00eb t\u00eb shkruanin libra dhe artikuj jo p\u00ebr pandemin\u00eb\u00a0<em>per se<\/em>, por p\u00ebr bot\u00ebn q\u00eb pritet t\u00eb shp\u00ebrfaqet si pasoj\u00eb e pandemis\u00eb dhe \u2013 \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u2013 p\u00ebr p\u00ebrgjigjen q\u00eb njer\u00ebzimi do ket\u00eb kundrejt k\u00ebsaj sfide. Ky \u00ebsht\u00eb edhe q\u00ebllimi themelor i librit m\u00eb t\u00eb ri t\u00eb autorit dhe studiuesit t\u00eb mir\u00ebnjohur, Fareed Zakaria, \u201cDhjet\u00eb M\u00ebsime p\u00ebr nj\u00eb Bot\u00eb Post-Pandemike\u201d (<a href=\"https:\/\/www.amazon.com\/Lessons-Post-Pandemic-World-Fareed-Zakaria\/dp\/0393542130\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">\u201cTen Lessons for a Post-Pandemic World\u201d<\/a>), i botuar n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2020.<\/p>\n<p>Si\u00e7 mund t\u00eb kuptohet edhe nga titulli, libri p\u00ebrb\u00ebhet nga dhjet\u00eb kapituj t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb shkruar n\u00eb form\u00ebn e analizave, ngjash\u00ebm me artikujt e p\u00ebrjavsh\u00ebm q\u00eb autori shkruan n\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/fareedzakaria.com\/columns\/category\/Washington+Post\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">\u201cWashington Post\u201d<\/a>, t\u00eb pasura me burime t\u00eb shumta e t\u00eb ndryshme, fakte historike dhe t\u00eb dh\u00ebna statistikore aktuale t\u00eb cilat, n\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve, mb\u00ebshtesin argumentet kok\u00ebforta t\u00eb Zakaria-s. Ai navigon n\u00ebp\u00ebr periudha t\u00eb gjata historike, i g\u00ebrsheton ato me ngjarjet dhe t\u00eb dh\u00ebnat aktuale faktografike, por asnj\u00ebher\u00eb nuk e humb logjiken shpjeguese dhe q\u00ebllimin e argumentit. Si \u00e7do her\u00eb, autori karakterizohet nga nj\u00eb stil shkrimi shum\u00eb elegant dhe elokuent i t\u00eb artikularit; \u00e7do her\u00eb i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, i thjesht\u00eb dhe shum\u00eb bind\u00ebs \u2013 edhe n\u00eb rastet kur nuk pajtohesh me t\u00eb. Mir\u00ebpo, ky lib\u00ebr jo domosdo ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me pandemin\u00eb. Autori m\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb fokusuar t\u00eb trajtoj \u2013 shpesh edhe n\u00eb form\u00ebn e spekulimeve futuristike \u2013 m\u00ebnyr\u00ebn se si po merr form\u00eb bota si rezultat i pandemis\u00eb dhe, gjithashtu, p\u00ebrgjigjet tona kundrejt saj.<\/p>\n<p><em>Covid-19 dhe Lenini<\/em><\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshkruar efektin p\u00ebrshpejtues q\u00eb pandemia pritet t\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00eb proceset politike, sociale, ekonomike, teknologjike apo edhe kulturore, Zakaria sh\u00ebrbehet me nj\u00eb th\u00ebnie t\u00eb njohur t\u00eb revolucionarit, politikanit dhe teoricienit rus, Vladimir Lenin, kur deklaronte se: \u201cshpeshher\u00eb ka dekada kur nuk ndodh asgj\u00eb, dhe pastaj ka jav\u00eb ku ndodhin dekada\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, autori konstaton se bota post-pandemike do t\u00eb jet\u00eb \u2013 n\u00eb shum\u00eb aspekte \u2013 nj\u00eb version i p\u00ebrshpejtuar i bot\u00ebs se si e njihnim deri p\u00ebrpara pandemis\u00eb\u201d. Mir\u00ebpo, t\u00ebrheq v\u00ebrejtjen autori, kur jeta merr nj\u00eb shtytje t\u00eb till\u00eb, ngjarjet nuk e ndjekin m\u00eb rendin natyror t\u00eb gj\u00ebrave dhe, si rezultat, pasojat mund t\u00eb jen\u00eb shkat\u00ebrrimtare dhe madje, n\u00eb disa raste, edhe vdekjeprur\u00ebse. Andaj, thekson autori, \u201c\u2019bota n\u00eb steroide\u2019 mund t\u00eb vuaj nga efektet an\u00ebsore dhe t\u00eb paparashikueshme\u201d t\u00eb k\u00ebtij zhvillimi t\u00eb shpejt\u00eb q\u00eb mund t\u2019i nxjerr gj\u00ebrat jasht\u00eb kontrolli.<\/p>\n<p>Libri fillon me konstatimin se virusi Covid-19 \u00ebsht\u00eb i ri, por pandemit\u00eb si t\u00eb tilla nuk jan\u00eb asgj\u00eb e re dhe e panjohur p\u00ebr njer\u00ebzimin. N\u00eb fakt, literatura per\u00ebndimore fillon me nj\u00eb t\u00eb till\u00eb. N\u00eb librin e tij t\u00eb njohur, \u201cHistoria e Luft\u00ebs s\u00eb Peloponezit\u201d, Tukiditi, duke dashur t\u00eb n\u00ebnvizoj r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e murtaj\u00ebs n\u00eb rrjedh\u00ebn e luft\u00ebs, thekson se: \u201cnj\u00eb murtaj\u00eb e tmerrshme p\u00ebrfshiu Athin\u00ebn, duke vrar\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb qytetar\u00ebve fizikisht t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb\u2026\u201d.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb interesant t\u00eb p\u00ebrmendet se autori n\u00ebnvizon se gjat\u00eb historis\u00eb pandemit\u00eb apo s\u00ebmundjet infektive nuk kan\u00eb pasur \u00e7do her\u00eb vet\u00ebm efekte negative n\u00eb zhvillimet shoq\u00ebrore, duke konstatuar se pik\u00ebrisht ishte murtaja q\u00eb n\u00eb Mesjet\u00eb stimuloj zhvillimin e revolucionit intelektual. \u201cEvropian\u00ebt e shekullit XIV-t\u00eb derisa p\u00ebrballeshin me tmerret e vdekjeve t\u00eb shkaktuara nga mortaja, n\u00eb nj\u00eb moment d\u00ebshp\u00ebrimi t\u00eb thell\u00eb, u drejtuan kah Zoti duke i drejtuar pyetje se p\u00ebrse po lejonte nj\u00eb ferr t\u00eb till\u00eb te ndodhte n\u00eb tok\u00eb, k\u00ebshtu duke i v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje raportet e hierarkis\u00eb fikse\u201d. Ky moment sh\u00ebrbeu si element p\u00ebrshpejtues q\u00eb ndihmoj Evrop\u00ebn q\u00eb t\u00eb tejkaloj k\u00ebt\u00eb s\u00ebmundje mesjetare duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje \u201cRenesanc\u00ebn, Reformacionin dhe Iluminizmin\u201d. Pra, n\u00ebnvizon autori, \u201cnga tmerri i vdekjes erdhi shkenca, moderniteti dhe zhvillimi\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, autori shtron pyetjen se a do t\u00eb ndodh q\u00eb edhe pandemia Covid-19 t\u00eb provokoj nj\u00eb reflektim mbar\u00eb-shoq\u00ebror dhe t\u00eb sh\u00ebrbej si moment i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr njer\u00ebzimin q\u00eb t\u00eb rizbuloj vetveten n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme t\u00eb jet\u00ebs?<\/p>\n<p>Covid-19 goditi nj\u00eb bot\u00eb q\u00eb kryesisht kishte krijuar struktur\u00ebn e vet\u00eb globale pas Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb. Me rivalitetin n\u00eb mes t\u00eb fuqive t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb po zbehej dhe me shp\u00ebrthimin e tregtis\u00eb globale, shtetet krijuan lidhje t\u00eb forta nd\u00ebrvar\u00ebsie. Mir\u00ebpo, ky integrim ekonomik i k\u00ebsaj shkalle dhe intensiteti, t\u00eb papar\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb gjat\u00eb historis\u00eb, krijoj edhe oponent\u00ebt e vet\u00eb. Kund\u00ebrshtar\u00ebt ekonomik u zhvilluan aq shum\u00eb sa u transformuan n\u00eb sfidues gjeopolitik. N\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb, sipas Zakaria-s, \u201c\u00e7dokush \u00ebsht\u00eb i lidhur, dhe askush nuk \u00ebsht\u00eb n\u00ebn kontroll\u201d. Andaj, \u00ebsht\u00eb gati e pamundur t\u00eb kesh stabiliteti n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb kaq dinamike dhe t\u00eb hapur.<\/p>\n<p>Duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb iden\u00eb e nj\u00eb studiuesi t\u00eb teknologjis\u00eb informative, i cili kishte v\u00ebrejtur se n\u00eb fush\u00ebn e rrjetave kompjuterike ne mund t\u00eb kemi vet\u00ebm dy nga tri cil\u00ebsit\u00eb themelore: \u201chapjen\u201d, \u201cshpejt\u00ebsin\u00eb\u201d apo \u201csigurin\u00eb\u201d, Zakaria zhvillon nj\u00eb \u201ctrilogji\u201d elementesh. N\u00eb k\u00ebt\u00eb sistem t\u00eb funksionimit q\u00eb p\u00ebrbehet nga k\u00ebto elemente \u2013 i hapur, i shpejt\u00eb dhe stabil \u2013 ju mund t\u00eb keni vet\u00ebm dy nga k\u00ebto karakteristika. \u201cNj\u00eb sistem i hapur dhe i shpejt\u00eb, si bota n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn po jetojm\u00eb, \u00ebsht\u00eb domosdoshm\u00ebrisht jostabil. Kurse, nj\u00eb sistem i shpejt\u00eb dhe stabil ka tendenc\u00eb t\u00eb jet\u00eb i mbyllur \u2013 sikur Kina. Nd\u00ebrsa, n\u00ebse sistemi \u00ebsht\u00eb i hapur dhe stabil, sipas t\u00eb gjitha gjasave do t\u00eb jet\u00eb i ngadalsh\u00ebm dhe jo dinamik\u201d, shtjellon Zakaria.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<div class=\"text-iamge\"><\/div>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ky artikull\u00a0mb\u00ebshtetet nga &#8220;Sbunker&#8221; p\u00ebrmes projektit t\u00eb financuar nga Ambasada Amerikane. Mendimet e shprehura k\u00ebtu jan\u00eb t\u00eb autorit\u00a0dhe jo medoemos pasqyrojn\u00eb q\u00ebndrimet e Departamentit t\u00eb Shtetit.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00cbsht\u00eb fakt i njohur se pasojat e pandemis\u00eb, t\u00eb shkaktuara nga virusi Covid-19, jan\u00eb shum\u00eb-dimensionale. Disa nga efektet e saj tashm\u00eb jan\u00eb t\u00eb njohura, por ka shum\u00eb nga to, me ndikim transformues n\u00eb shum\u00eb sfera t\u00eb jet\u00ebs, q\u00eb mbeten t\u00eb panjohura dhe duket se do kalojn\u00eb vite e dekada t\u00eb t\u00ebra q\u00eb t\u00eb shpalosen n\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":402,"featured_media":10154,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1351,646,1186],"ppma_author":[688],"class_list":["post-4824","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-analize","tag-covid-19","tag-pandemia"],"authors":[{"term_id":688,"user_id":402,"is_guest":0,"slug":"alfred-marleku","display_name":"Alfred Marleku","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/IMG_0067-min-scaled-1-e1725456797811.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/IMG_0067-min-scaled-1-e1725456797811.jpg"},"user_url":"","last_name":"Marleku","first_name":"Alfred","description":"Alfred Marleku ka p\u00ebrfunduar studimet bachelor, master dhe ato t\u00eb doktorat\u00ebs n\u00eb shkenca politike. Aktualisht \u00ebsht\u00eb ligj\u00ebrues n\u00eb Kolegjin \u201cUBT\u201d, Fakultetin e Shkencave Politike.\r\n\r\nP\u00ebr shum\u00eb vjet ka punuar si menaxher i projekteve t\u00eb ndryshme t\u00eb financuara nga Komisioni Evropian, USAID-i, Ambasada Amerikane etj., t\u00eb cilat fokusohen, kryesisht, n\u00eb reformat e arsimit t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebrkim dhe zhvillim (R&amp;D); kthimin e trurit; zhvillimin e plan-programeve n\u00eb harmoni me nevojat e tregut etj. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb ka qen\u00eb i angazhuar edhe n\u00eb sektorin publik si k\u00ebshilltar politik n\u00eb fush\u00ebn e bashk\u00ebpunimit juridik nd\u00ebrkomb\u00ebtar."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4824","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/402"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4824"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4824\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10155,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4824\/revisions\/10155"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10154"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4824"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4824"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4824"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4824"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}