{"id":4829,"date":"2021-02-22T11:43:31","date_gmt":"2021-02-22T09:43:31","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4829"},"modified":"2025-01-17T12:01:17","modified_gmt":"2025-01-17T10:01:17","slug":"fadil-hoxha-co-ne-boten-e-post-vertetes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/fadil-hoxha-co-ne-boten-e-post-vertetes\/","title":{"rendered":"Fadil Hoxha &#038; co. n\u00eb bot\u00ebn e post-v\u00ebrtet\u00ebs"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<h3>Fadil Hoxha &amp; co. n\u00eb bot\u00ebn e post-v\u00ebrtet\u00ebs<\/h3>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>Pabarazia e lart\u00eb shoq\u00ebrore, fatkeq\u00ebsisht, ka histori m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb sesa vitet n\u00ebn Partin\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (PDK), Lidhjen Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (LDK) dhe Aleanc\u00ebn p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs (AAK). \u00cbsht\u00eb edhe nj\u00eb parti q\u00eb ka qen\u00eb shum\u00eb e korruptuar, kap\u00ebse e shtetit dhe q\u00eb ka qeverisur vendin dyfish m\u00eb gjat\u00eb &#8211; Lidhja Komuniste e Kosov\u00ebs. Shk\u00ebputja nga trajektorja e pabarazis\u00eb k\u00ebrkon shk\u00ebputje edhe nga trash\u00ebgimia e asaj periudhe &#8211; gjithsesi m\u00eb t\u00eb diskutueshme nga p\u00ebrspektiva m\u00eb t\u00eb gjera.<\/p>\n<p>Pas publikimit t\u00eb rezultateve t\u00eb Exit Poll-eve n\u00eb lidhje me votimet e 14 shkurtit, hulumtuesi i shkencave sociale dhe an\u00ebtari i K\u00ebshillit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje (deri von\u00eb n\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb ende),\u00a0<a href=\"https:\/\/twitter.com\/besnikpula\/status\/1361026825913270275\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Besnik Pula<\/a>\u00a0shkroi n\u00eb Twitter: \u201c<em>Kjo n\u00ebnkupton q\u00eb asnj\u00eb nga partit\u00eb qeveris\u00ebse, t\u00eb zhytura n\u00eb korrupsion q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb pushtet n\u00eb Kosov\u00eb gjat\u00eb 20 viteve t\u00eb fundit nuk do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb qeveri. Nj\u00eb ndryshim v\u00ebrtet historik dhe mund\u00ebsi ndryshimi\u2026\u00a0<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Tri dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, m\u00eb 17 shkurt, publicisti dhe ish-themeluesi i partis\u00eb ORA,\u00a0<a href=\"https:\/\/m.facebook.com\/story.php?story_fbid=10223775848604838&amp;id=1252686974\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Veton Surroi<\/a>, b\u00ebri nj\u00eb postim n\u00eb Facebook duke uruar nd\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb p\u00ebrvjetorin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs ish-liderin komunist Fadil Hoxha, por jo edhe lider\u00ebt e dal\u00eb nga ish-Ushtria \u00c7lirimtare e Kosov\u00ebs si p.sh. Hashim Tha\u00e7in, Kadri Veselin e Ramush Haradinaj.<\/p>\n<p>Surroi nuk e thot\u00eb n\u00eb postimin n\u00eb fjal\u00eb, por mund t\u00eb supozohet bazuar n\u00eb nj\u00eb seri shkrimesh t\u00eb tij t\u00eb viteve t\u00eb fundit q\u00eb ai mendon se Fadil Hoxha ka b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs sesa lider\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb. N\u00eb librin \u201cK\u00ebmb\u00ebt e gjarprit\u201d (2017), Surroi argumenton se p\u00ebrcaktimet e Hoxh\u00ebs &#8211; drejt autonomis\u00eb &#8211; jan\u00eb thelb\u00ebsore \u201cp\u00ebr nd\u00ebrtimin e identitetit shtet\u00ebror t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d (fq.185). Nd\u00ebrsa n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin lib\u00ebr (dhe shkrime tjera) vazhdimisht thekson elementin e \u201ckapjes s\u00eb shtetit\u201d nga partit\u00eb e dala nga U\u00c7K-ja.<\/p>\n<p>Surroi gjithashtu thot\u00eb se U\u00c7K-ja nuk kishte arritur \u201ct\u00eb strukturohej si ushtri\u201d dhe se ajo nuk kishte \u201carritur ta \u00e7lironte vendin\u201d (fq.81-2), por k\u00ebt\u00eb e kishte b\u00ebr\u00eb NATO-ja. Ai ngre edhe shkeljen e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut pas luft\u00ebs nga strukturat e U\u00c7K-s\u00eb si p\u00ebr shembull kur, duke iu referuar rastit t\u00eb d\u00ebshmive t\u00eb Nazim Bllac\u00ebs, shkruan se \u201cu v\u00ebrtetua se ekzistonte nj\u00eb grup njer\u00ebzish, t\u00eb identifikuar si pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb SHIK-ut [Sh\u00ebrbimit Informativ t\u00eb Kosov\u00ebs], q\u00eb likuidonin kund\u00ebrshtar\u00ebt\u2026\u201d (fq.51).<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/www.zemrashqiptare.net\/news\/14346\/besnik-pula-leter-e-hapur-deputetit-nait-hasani.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Pula<\/a>\u00a0dhe Surroi (edhe n\u00eb librin \u201cFadil Hoxha n\u00eb vet\u00ebn e par\u00eb\u201d, 2010) ia njohin e theksojn\u00eb an\u00ebt pozitive trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb Hoxh\u00ebs dhe Lidhjes Komuniste t\u00eb Kosov\u00ebs si krijimin e autonomis\u00eb me Kushtetut\u00ebn Jugosllave t\u00eb vitit 1974 dhe p\u00ebrparimet e ndryshme strukturore \u2013 ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb arsimimin e popullat\u00ebs n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Por kritik\u00ebn e tyre t\u00eb an\u00ebs s\u00eb diskutueshme dhe t\u00eb err\u00ebt t\u00eb asaj periudhe, nuk e kemi par\u00eb gjer m\u00eb sot.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim do t\u00eb provoj t\u00eb d\u00ebshmoj p\u00ebrse q\u00ebndrimi i tyre \u00ebsht\u00eb joparimor, duke u fokusuar n\u00eb tri argumente kryesore:<\/p>\n<p><strong>Argumenti 1: Shteti ishte i kapur dhe pabarazia ishte shum\u00eb e lart\u00eb edhe n\u00eb komuniz\u00ebm<\/strong><\/p>\n<p>Te \u201cK\u00ebmb\u00ebt e gjarprit\u201d (fq.184-185), Surroi sugjeron se Fadil Hoxha \u00ebsht\u00eb orientuar p\u00ebr opsionin e autonomis\u00eb pasi e ka kuptuar, n\u00eb kontekstin e pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, se k\u00ebrkesa p\u00ebr bashkim me Shqip\u00ebrin\u00eb do t\u00eb \u00e7onte n\u00eb shkat\u00ebrrim dhe \u00e7rr\u00ebnjosje t\u00eb popullit shqiptar t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb territorin e tij. N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrcaktim, sipas tij, e ka origjin\u00ebn identiteti shtet\u00ebror i Kosov\u00ebs. Por nj\u00ebjt\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb shtrohej edhe pyetja \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodhte me Kosov\u00ebn pa Fadil Hoxh\u00ebn; a do t\u00eb ishte ndoshta e bashkuar me Shqip\u00ebrin\u00eb? Apo \u2013 si\u00e7 ka pyetur Adem Dema\u00e7i dhe bashk\u00ebmendimtar\u00ebt e tij \u2013 \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodhte n\u00ebse udh\u00ebheq\u00ebsit shqiptar\u00eb (p\u00ebr shembull, pas vitit 1966 dhe m\u00eb von\u00eb kur Hoxha drejtonte komisionin p\u00ebr hartimin e Kushtetut\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs autonome) do t\u00eb insistonin p\u00ebr status m\u00eb t\u00eb lart\u00eb politik? A do t\u00eb arrihej ky status m\u00eb i lart\u00eb? A do t\u00eb kishte m\u00eb von\u00eb natyr\u00eb tjet\u00ebr lufta p\u00ebr ndarje nga Jugosllavia?<\/p>\n<p>Por k\u00ebto sugjerime nuk jan\u00eb opsione q\u00eb jan\u00eb ndjekur dhe p\u00ebrgjigjen n\u00eb to nuk mund ta dim\u00eb. Prandaj duhet t\u00eb gjykojm\u00eb mbi ngjarjet dhe zgjidhjet q\u00eb jan\u00eb ndjekur.<\/p>\n<p>N\u00eb disa botime t\u00eb m\u00ebhershme (p.sh.\u00a0<a href=\"https:\/\/kosovotwopointzero.com\/en\/rethinking-kosovar-citizenship\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">blogje<\/a>,\u00a0<a href=\"https:\/\/onlinelibrary.wiley.com\/doi\/abs\/10.1111\/ijsw.12406\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">artikuj<\/a>\u00a0akademik\u00eb e\u00a0<a href=\"https:\/\/www.taylorfrancis.com\/chapters\/politics-citizenship-social-policy-statebuilding-kosovo-artan-mustafa\/e\/10.4324\/9780429507649-11\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">kapituj<\/a>\u00a0n\u00eb v\u00ebllime t\u00eb edituar), kam argumentuar se periudha e Kosov\u00ebs n\u00ebn socializmin vet\u00ebqeveris\u00ebs (1952-1989) ka qen\u00eb padiskutuesh\u00ebm kombformuese n\u00ebse kombformimi do t\u00eb kuptohej (si\u00e7 e kupton Xhon Klarku [<a href=\"https:\/\/www.cambridge.org\/core\/journals\/social-policy-and-society\/article\/abs\/welfare-states-as-nation-states-some-conceptual-reflections\/2AD6A69C490E938FFC4991264DEB5F81\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">John Clarke<\/a>]) si p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta jet\u00ebsuar kombin p\u00ebrmes institucioneve shtet\u00ebrore, politikave dhe praktikave q\u00eb p\u00ebrkufizojn\u00eb dhe promovojn\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb jetes\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb komb. Me reform\u00ebn kushtetuese jugosllave n\u00eb vitin 1974, qe themeluar Krahina Socialiste Autonome e Kosov\u00ebs (KSAK), politikat publike t\u00eb saj ishin unike dhe shtriheshin n\u00eb gjith\u00eb territorin, u nd\u00ebrtua infrastruktur\u00eb e madhe rrugore e asfaltuar dhe hekurudhore si edhe nd\u00ebrtesa publike, u diversifikua puna p\u00ebrmes industrailizimit, u elektrifikua pjesa m\u00eb e madhe e vendit, u rrit jet\u00ebgjat\u00ebsia dhe n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi cil\u00ebsia e jetes\u00ebs, u sh\u00ebnua p\u00ebrparim i madh n\u00eb uljen e analfabetizmit dhe form\u00ebsimin e sistemit arsimor e kulturor t\u00eb vendit, si edhe u rrit shkalla e urbanizimit. Arritjet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha u sh\u00ebnuan ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb periudh\u00ebn 1966-1985. Lidhja Komuniste e Kosov\u00ebs, si partia e vetme q\u00eb drejtonte vendin, ishte agjencia kryesore prapa k\u00ebtij transformimi social.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, transformimi i Kosov\u00ebs ka qen\u00eb shum\u00eb m\u00eb i ul\u00ebt se i t\u00eb gjitha entiteteve tjera n\u00eb Jugosllavi dhe me koh\u00eb kishte mbetur duksh\u00ebm mbrapa tyre. P\u00ebr shembull, shkalla e pun\u00ebsimit nuk ka qen\u00eb kurr\u00eb m\u00eb e lart\u00eb se 23%, pjesa e popull\u00ebsis\u00eb s\u00eb moshuar e mbuluar me pensione nuk kalonte 45%, shkalla e mbulimit t\u00eb popullat\u00ebs me sigurim social sh\u00ebndet\u00ebsor\u00a0ishte rreth 60%, e mbulimit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve me kujdes parashkollor rreth 2% t\u00eb asaj grupmoshe.\u00a0<a href=\"https:\/\/www.amazon.com\/Haves-Have-Nots-Idiosyncratic-History-Inequality\/dp\/0465031412\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Branko Milanovic<\/a>\u00a0thot\u00eb se dallimi midis Sllovenis\u00eb dhe Kosov\u00ebs n\u00eb kuptim t\u00eb Prodhimit t\u00eb Brendsh\u00ebm Bruto (GDP) u thellua dhe rreth vitit 1990 ishte i nj\u00ebjt\u00eb me dallimin nd\u00ebrmjet Spanj\u00ebs dhe Hondurasit ose Anglis\u00eb dhe Afrik\u00ebs Veriore (fq.77). Brenda k\u00ebsaj GDP-je dhe politikave publike t\u00eb vendit, shtresa rurale ishte aq thell\u00eb e n\u00ebnp\u00ebrfaq\u00ebsuar ose e p\u00ebrjashtuar, sa\u00a0<a href=\"https:\/\/www.routledge.com\/Social-Inequalities-and-Discontent-in-Yugoslav-Socialism\/Archer-Duda-Stubbs\/p\/book\/9781472459541\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Isabel Str\u00f6hle<\/a>\u00a0me t\u00eb drejt\u00eb thot\u00eb se socializmi vet\u00ebqeveris\u00ebs krijoji \u201c<em>nj\u00eb n\u00ebnklas\u00eb shqiptare rurale<\/em>\u201d. P\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtij zhvillimi t\u00eb shp\u00ebrpjestuar, pabarazia shoq\u00ebrore n\u00eb nivel vendi ishte dyfish m\u00eb e thell\u00eb se brenda Federat\u00ebs dhe e af\u00ebrt me\u00a0shoq\u00ebrit\u00eb m\u00eb t\u00eb pabarabarta kapitaliste t\u00eb koh\u00ebs (koeficienti Gini i pabarazis\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhura ishte rreth 38% n\u00eb kulmin e vet\u00ebqeverisjes socialiste). P\u00ebrqendrimi i t\u00eb ardhurave n\u00eb 20-p\u00ebrqind\u00ebshin m\u00eb t\u00eb pasur t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb ishte m\u00eb i lart\u00eb se sot kur pabarazia e p\u00ebrgjithshme \u00ebsht\u00eb thelluar m\u00eb tej. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye edhe jugonostalgjia \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak intensive n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shembull ilustrues mund t\u00eb jet\u00eb ai banesave t\u00eb subvencionuara nga politika publike. Si\u00e7 e d\u00ebshmon studimi i\u00a0<a href=\"https:\/\/www.routledge.com\/Social-Inequalities-and-Discontent-in-Yugoslav-Socialism\/Archer-Duda-Stubbs\/p\/book\/9781472459541\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Rory Archer<\/a>, ndon\u00ebse n\u00eb Jugosllavi k\u00ebto banesa financoheshin kryesisht me kontributet e pun\u00ebtor\u00ebve, u jepeshin n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi shtres\u00ebs s\u00eb k\u00ebmishave t\u00eb bardha. E nj\u00ebjta ka ndodhur edhe n\u00eb Kosov\u00eb, ku mbi 100,000 banesa t\u00eb k\u00ebtilla &#8211; simboli i urbanizimit t\u00eb koh\u00ebs dhe premtimi i nj\u00eb jete moderne socialiste p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb &#8211; jan\u00eb ndar\u00eb p\u00ebrmes listave t\u00eb p\u00ebrzgjedhura nga elita drejtuese e Lidhjes Komuniste. N\u00eb fillim t\u00eb viteve 90-t\u00eb, ato banesa n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve pat\u00ebn qen\u00eb privatizuar duke u dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi banor\u00ebve ekzistues t\u00eb cil\u00ebt i blen\u00eb me shuma minimale. Ja ku nisi privatizimi \u2013 i shpejt\u00eb dhe i padrejt\u00eb.<\/p>\n<p>Pas luft\u00ebs (1999), pabarazit\u00eb e k\u00ebtij lloji \u2013 n\u00eb kuptim t\u00eb banimit dhe arsimimit me origjin\u00eb n\u00eb socializ\u00ebm \u2013 kan\u00eb krijuar dallime t\u00eb m\u00ebdha sociale. Nga nj\u00eb pik\u00ebpamje krejt\u00ebsisht e djatht\u00eb, ku shikohet inputi, n\u00eb konkurse publike do t\u00eb duhej t\u00eb shikohej p.sh. p\u00ebrvoja e pun\u00ebs, shkollimi, gjuh\u00ebt e huaja etj. Gjithnj\u00eb nga kjo pik\u00ebpamje, em\u00ebrimi i shum\u00eb njer\u00ebzve nga rajone t\u00eb thella rurale pa k\u00ebto atribute ka qen\u00eb i barabart\u00eb me nepotiz\u00ebm, korrupsion etj. Por nga pik\u00ebpamja e rezultatit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb qasje m\u00eb shum\u00eb e majt\u00eb, \u00ebsht\u00eb dashur ndoshta pik\u00ebrisht kjo nd\u00ebrhyrje p\u00ebr t\u00eb ngritur nj\u00eb shtres\u00eb historikisht t\u00eb diskriminuar dhe t\u00eb shkat\u00ebrruar nga lufta.<\/p>\n<p>N\u00ebse d\u00ebshmia m\u00eb e madhe e kapjes s\u00eb shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs pas pavar\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb \u201cSkandali Pronto\u201d, ku d\u00ebgjoheshin t\u00eb regjistruara diskutimet e lider\u00ebve t\u00eb PDK-s\u00eb \u2013 Tha\u00e7i, Veseli dhe t\u00eb tjer\u00eb \u2013 duke vendosur njer\u00ebz politikisht t\u00eb af\u00ebrt \u201cme Grupin e Drenic\u00ebs\u201d n\u00eb pozita t\u00eb sektorit publik, strategjia e tyre \u00ebsht\u00eb mjesht\u00ebri gjer\u00ebsisht e trash\u00ebguar nga \u201cGrupi i Gjakov\u00ebs\u201d me Fadil Hoxh\u00ebn, Xhavit Nimanin, Ymer Pul\u00ebn, Xhevdet Hamz\u00ebn e t\u00eb tjer\u00eb si\u00e7 d\u00ebshmohet nga tablot\u00eb q\u00eb krijohen po t\u00eb lexohen mbiemrat e zyrtar\u00ebve m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm, ditar\u00ebt e Rexhep Qosjes apo edhe botimet e an\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb tij, si p\u00ebr shembull Ekrem Murtezait e Azem Vllasit.<\/p>\n<p>Natyrisht q\u00eb shkaqet strukturore si lindshm\u00ebria e lart\u00eb, arsimimi i ul\u00ebt dhe aft\u00ebsit\u00eb e ulta profesionale kan\u00eb ndikuar n\u00eb rritje m\u00eb t\u00eb ngadalshme gjat\u00eb socializmit. Ndoshta shoq\u00ebria kosovare e asaj kohe do t\u00eb arrinte barazi m\u00eb t\u00eb madhe me zhvillim dhe pun\u00ebsim m\u00eb t\u00eb madh. Por, gjer\u00ebsisht, e nj\u00ebjta logjik\u00eb shpjegimi do t\u00eb vlente edhe p\u00ebr periudh\u00ebn e pas 1999-t\u00ebs.<\/p>\n<p>Ekzistojn\u00eb dhjet\u00ebra d\u00ebshmi se udh\u00ebheqja e U\u00c7K-s\u00eb u p\u00ebrfshi n\u00eb p\u00ebrfitime personale e familjare dhe nj\u00eb kultur\u00eb t\u00eb konsumit t\u00eb eg\u00ebr, t\u00eb shp\u00ebrdorimeve, t\u00eb arroganc\u00ebs e madje edhe t\u00eb posht\u00ebrimit t\u00eb rival\u00ebve politik\u00eb. Dhjet\u00ebra artikuj hulumtues i kam drejtuar vet\u00eb n\u00eb Gazet\u00ebn Jeta n\u00eb Kosov\u00eb (2011-2013). Mir\u00ebpo ka te historia e Afer\u00ebs Pronto, ashtu si edhe gjith\u00eb sjellja klienteliste e udh\u00ebheqjes s\u00eb dal\u00eb nga ish- U\u00c7K (sikurse edhe ajo e Lidhjes Komuniste), q\u00eb d\u00ebshmon edhe p\u00ebr nj\u00eb kontribut t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb dhe t\u00eb pamohuesh\u00ebm n\u00eb forcimin e shtresave t\u00eb caktuara n\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebrmes pun\u00ebsimit dhe gjall\u00ebrimit t\u00eb infrastruktur\u00ebs. T\u00eb gjith\u00eb indikator\u00ebt baz\u00eb socio-ekonomik\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 pabarazis\u00eb \u2013 natyrisht p\u00ebr shkak edhe t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb struktur\u00ebs sociale \u2013 jan\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, ndon\u00ebse larg shteteve p\u00ebrreth. Dhe mbi t\u00eb gjitha Kosova \u00ebsht\u00eb e pavarur.<\/p>\n<p>Pra, q\u00eb t\u00eb jemi konsistent\u00eb, n\u00ebse l\u00ebvdojm\u00eb Hoxh\u00ebn p\u00ebr autonomin\u00eb, duhet ta lavd\u00ebojm\u00eb edhe lidershipin e U\u00c7K-s\u00eb p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb dhe n\u00ebse e kritikojm\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit p\u00ebr korrupsionin, kapjen e shtetit dhe pabarazin\u00eb, duhet t\u00eb pranojm\u00eb edhe trash\u00ebgimin\u00eb dhe m\u00ebsimet e nxjerra nga praktikat korruptive t\u00eb Lidhjes Komuniste t\u00eb Kosov\u00ebs<\/p>\n<p><strong>Argumenti 2: UN\u00c7-ja ishte m\u00eb pak ushtri dhe e \u00e7liroi vendin m\u00eb pak se U\u00c7K-ja<\/strong><\/p>\n<p>Si\u00e7 tham\u00eb m\u00eb lart, Surroi argumenton n\u00eb shkrimet e tij edhe se Ushtria \u00c7lirimtare e Kosov\u00ebs nuk kishte arritur t\u00eb strukturohej, pra t\u00eb b\u00ebhej, v\u00ebrtet ushtri. Gjithashtu, argumenton se Kosov\u00ebn e \u00e7liroi NATO-ja dhe jo U\u00c7K-ja.<\/p>\n<p>Por s\u00ebrish, ashtu sikur q\u00eb Pula dhe Surroi nuk p\u00ebrmendnin edhe Lidhjen Komuniste t\u00eb Kosov\u00ebs si parti kap\u00ebse t\u00eb shtetit dhe t\u00eb korruptuar, Surroi nuk e b\u00ebn t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn analiz\u00eb ose trajtim p\u00ebr Ushtrin\u00eb Nacional-\u00c7lirimtare (UN\u00c7), komandant i s\u00eb cil\u00ebs ishte Fadil Hoxha.<\/p>\n<p>Si\u00e7 v\u00ebrehet edhe nga libri i tij, \u201cFadil Hoxha n\u00eb vet\u00ebn e par\u00eb\u201d, UN\u00c7-ja ishte edhe m\u00eb e vog\u00ebl n\u00eb num\u00ebr edhe b\u00ebri m\u00eb pak beteja sesa U\u00c7K-ja. Beteja e saj m\u00eb e madhe mund t\u00eb jet\u00eb zhvilluar n\u00eb malet e Dragashit. N\u00ebse U\u00c7K-ja nuk arriti t\u00eb strukturohej n\u00eb ushtri, me vij\u00eb t\u00eb qart\u00eb komanduese, a nuk kishte UN\u00c7, si\u00e7 tregon vet\u00eb Fadil Hoxha, strukturim edhe m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt?<\/p>\n<p>A nuk \u00ebsht\u00eb gjithashtu e v\u00ebrtet\u00eb se forcat partizane arrit\u00ebn ta \u201c\u00e7lironin\u201d Jugosllavin\u00eb, vet\u00ebm pasi nj\u00ebsit\u00eb naziste ishin n\u00eb prag t\u00eb kapitulimit t\u00eb plot\u00eb dhe po t\u00ebrhiqeshin pas humbjeve ushtarake n\u00eb t\u00eb gjitha frontet?<\/p>\n<p>NATO-ja ishte vendimtare p\u00ebr \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs, por k\u00ebshtu \u2013 me ndihm\u00ebn e kontekstit nd\u00ebrkomb\u00ebtar \u2013 jan\u00eb \u00e7liruar shumica e popujve p\u00ebrreth nesh. Nd\u00ebrhyrja e NATO-s \u2013 edhe p\u00ebr shkak t\u00eb kufizimit t\u00eb hakmarrjeve t\u00eb pasluft\u00ebs &#8211; nuk e zvog\u00eblon, por e madh\u00ebshton luft\u00ebn e U\u00c7K-s\u00eb dhe leximin e kontekstit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb bart\u00ebsve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Por teksa lart\u00ebsohen t\u00eb hequrat e Fadil Hoxh\u00ebs maleve t\u00eb Prizrenit e Gjakov\u00ebs &#8211; p\u00ebrfshi urin\u00eb, balt\u00ebn dhe mundimet p\u00ebr t\u00eb gjetur delegat\u00eb p\u00ebr Kuvendin e Bujanit, a nuk kan\u00eb qen\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira kalimet e kufirit me Shqip\u00ebrin\u00eb (1997-1999) si dhe m\u00eb mbresl\u00ebn\u00ebse organizimi i nj\u00eb force m\u00eb autoktone n\u00eb mjedise t\u00eb p\u00ebrjashtuara e t\u00eb prapambetura?<\/p>\n<p>Fundja, p\u00ebrse p\u00ebr familjar\u00ebt e Fadil Hoxh\u00ebs ishte aq me r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb ai t\u00eb varroset n\u00ebn p\u00ebrcjelljen e trupave t\u00eb dala prej U\u00c7K-s\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Argumenti 3: T\u00eb drejtat e njeriut jan\u00eb an\u00eb shum\u00eb m\u00eb e err\u00ebt e \u201cGrupit t\u00eb Gjakov\u00ebs\u201d sesa e \u201cGrupit t\u00eb Drenic\u00ebs\u201d<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb librin e tij, Surroi p\u00ebrmend likudimet e kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb nga struktura t\u00eb dala nga U\u00c7K-ja. N\u00eb muajin n\u00ebntor 2020, Tha\u00e7i, Veseli dhe t\u00eb tjer\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, t\u00eb quajtur n\u00eb raportime t\u00eb ndryshme mediale edhe si \u201cGrupi i Drenic\u00ebs\u201d, u akuzuan zyrtarisht nga Zyra e Prokurorit Special n\u00eb Hag\u00eb nd\u00ebr t\u00eb tjera edhe p\u00ebr trajtimin \u00e7njer\u00ebzor dhe p\u00ebr vrasjen e civil\u00ebve minoritar\u00eb dhe t\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e\u00a0<a href=\"https:\/\/hrdag.org\/wp-content\/uploads\/2015\/04\/Evaluation_of_the_Database_KMB-2014.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">viktimave t\u00eb luft\u00ebs<\/a>, rreth 1,500 civil\u00eb nga minoritetet jan\u00eb vrar\u00eb gjat\u00eb luft\u00ebs dhe menj\u00ebher\u00eb pas saj (deri n\u00eb fund t\u00eb dhjetorit 2000) nga t\u00eb gjitha forcat e p\u00ebrfshira n\u00eb luft\u00eb\u00a0 dhe n\u00eb publik jan\u00eb p\u00ebrmendur edhe dhjet\u00ebra shqiptar\u00eb (kund\u00ebrshtar\u00eb politik\u00eb). Tha\u00e7i dhe t\u00eb tjer\u00ebt akuzohen p\u00ebr 39 raste (numri i viktimave mbetet i paspecifikuar) vrasjesh. Mbetet t\u00eb shihet n\u00ebse vendimi i Gjykat\u00ebs do t\u00eb hedh drit\u00eb mbi to.<\/p>\n<p>Por asnj\u00eb hetim dhe gjykim nuk ka ndodhur ndaj \u201cGrupit t\u00eb Gjakov\u00ebs\u201d me n\u00eb krye Fadil Hoxh\u00ebn. Kosova, ndryshe nga vendet e rajonit, nuk ka miratuar as rezolut\u00ebn e K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs p\u00ebr d\u00ebnimin e krimeve t\u00eb regjimeve totalitare komuniste.<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebn kur ky formacion kishte pushtet t\u00eb madh n\u00eb Lidhjen Komuniste t\u00eb Kosov\u00ebs, me Hoxh\u00ebn prij\u00ebs t\u00eb saj, n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb ndodhur ngjarje shum\u00eb m\u00eb t\u00eb err\u00ebta: N\u00eb librin \u201cKosova\u201d (2001, fq.86), bazuar n\u00eb hulumtime t\u00eb arkivave, Hakif Bajrami num\u00ebron 49,000 shqiptar\u00eb t\u00eb vrar\u00eb n\u00eb hap\u00ebsirat e mbetura n\u00ebn Jugsollavi n\u00ebn urdh\u00ebrat e partis\u00eb nd\u00ebrmjet viteve 1945-1948; Noel Malcomi, Oliver Xhens Shmiti [Oliver Jens Schmitt] dhe historian\u00eb t\u00eb tjer\u00eb kan\u00eb p\u00ebrmendur mbi 100,000 shqiptar\u00eb e mysliman\u00eb tjer\u00eb t\u00eb shp\u00ebrngulur n\u00eb Turqi. Nd\u00ebrmjet periudh\u00ebs 1945-1966, llogariten rreth 300,000 dosje t\u00eb dhun\u00ebs policore; Shoqata e t\u00eb Burgosurve Politik\u00eb gjithashtu thot\u00eb se kan\u00eb qen\u00eb rreth 12,000 t\u00eb burgosur politik\u00eb, shumica e tyre pas vitit 1966. Faktet dhe shifrat e dhun\u00ebs kund\u00ebr shqiptar\u00ebve n\u00eb Jugosllavin\u00eb titiste, n\u00ebn mbik\u00ebqyrjen, bekimin dhe madje edhe pjes\u00ebmarrjen e Lidhjes Komuniste t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb udh\u00ebhequr nga Fadil Hoxha jan\u00eb aq t\u00eb shumta sa q\u00eb kan\u00eb mbushur faqet e librat e shkruar rreth k\u00ebsaj teme nga autor\u00eb shqiptar\u00eb apo t\u00eb huaj.<\/p>\n<p>____<\/p>\n<p>Mb\u00ebshtetja p\u00ebr t\u00eb tre argumentet q\u00eb parashtrova ndihmon p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar falsitetin e p\u00ebrpjekjeve revizioniste t\u00eb historis\u00eb ton\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarra nga Pula (argumenti 1) dhe Surroi (argumenti 1, 2, 3).<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ndryshimesh kan\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr falsifikimin e historis\u00eb nga Pula dhe Surroi, dy shkrimtar\u00eb interesant\u00eb p\u00ebr t\u2019u lexuar, nga analist\u00ebt q\u00eb dalin rregullisht n\u00eb televizion e q\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/besnik.pula\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Pula<\/a>\u00a0s\u00eb fundmi i quajti manipulues dhe propagandist\u00eb? P\u00ebr mendimin tim, nuk ndryshojn\u00eb aspak; t\u00eb dyja pal\u00ebt falsifikojn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe p\u00ebrpiqen t\u00eb manipulojn\u00eb opinionin publik n\u00eb funksion t\u00eb garave elektorale.<\/p>\n<p>Do t\u00eb doja t\u00eb besoj q\u00eb votuesi kosovar nuk e blen k\u00ebt\u00eb \u201ct\u00eb v\u00ebrtet\u00eb\u201d t\u00eb tyre: M\u00eb 14 shkurt, votuesi kosovar votoi p\u00ebr zhvendosje nga trajektorja e gjat\u00eb pabarazis\u00eb dhe kapjes s\u00eb shtetit. Votoi p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb p\u00ebrparon drejt politikave m\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse, p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri m\u00eb t\u00eb barabart\u00eb, m\u00eb demokratike.<\/p>\n<p>Por nuk jam i sigurt q\u00eb nuk e blen votuesi e i zgjedhuri i ri; nuk jam as i bindur q\u00eb do t\u00eb \u00e7lirohemi nga zgjedhjet q\u00eb na jep e kaluara. Jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb post-v\u00ebrtet\u00ebs ku nuk jemi n\u00eb gjendje t\u00eb distancohemi jo vet\u00ebm nga privilegjet e trash\u00ebguara e t\u00eb fitura mbi pabarazi e padrejt\u00ebsi kolektive, por as nga moskuptimet, paragjykimet dhe g\u00ebnjeshtrat e kulluara. Nuk ka as brejtje nd\u00ebrgjegjjeje, asnj\u00eb parim\u00ebsi: ka vet\u00ebm drog\u00eb pushteti!<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, ja, m\u00eb shkon mendja, ky pushtet nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb kaloj\u00eb te nj\u00eb bart\u00ebs tjet\u00ebr i bilet\u00ebs \u2013 mund\u00ebsuar p\u00ebrmes studiove arg\u00ebtuese, mediave sociale dhe vet\u00ebbotimeve \u2013 dhe dikush do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtetat e veta t\u00eb ngaz\u00ebllyera nga Exit Poll-et q\u00eb Fadil Hoxha t\u00eb rivarroset n\u00eb ndonj\u00eb shtet tjet\u00ebr, fqinj.<\/p>\n<p><em>[Vijon: P\u00ebrcaktuesit e brendsh\u00ebm dhe t\u00eb jasht\u00ebm n\u00eb LVV q\u00eb mund t\u00eb pengojn\u00eb nisjen prej saj t\u00eb zhvendosjes paradigmatike q\u00eb k\u00ebrkohet n\u00eb politikat publike].<\/em><\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"time\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fadil Hoxha &amp; co. n\u00eb bot\u00ebn e post-v\u00ebrtet\u00ebs Pabarazia e lart\u00eb shoq\u00ebrore, fatkeq\u00ebsisht, ka histori m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb sesa vitet n\u00ebn Partin\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (PDK), Lidhjen Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (LDK) dhe Aleanc\u00ebn p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs (AAK). \u00cbsht\u00eb edhe nj\u00eb parti q\u00eb ka qen\u00eb shum\u00eb e korruptuar, kap\u00ebse e shtetit dhe q\u00eb ka qeverisur [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":403,"featured_media":12200,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[2390],"ppma_author":[689],"class_list":["post-4829","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-fadil-hoxha-co-bota-e-post-vertetes"],"authors":[{"term_id":689,"user_id":403,"is_guest":0,"slug":"artan-mustafa","display_name":"Artan Mustafa","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/artan.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/artan.jpg"},"user_url":"","last_name":"Mustafa","first_name":"Artan","description":"Artan Mustafa \u00ebsht\u00eb hulumtues dhe ligj\u00ebrues n\u00eb fush\u00ebn e politik\u00ebs sociale. Ka studiuar shkenc\u00eb politike dhe zhvillim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm n\u00eb Universitetin e Vjen\u00ebs, Universitetin Uppsala dhe Universitetin e Prishtin\u00ebs, si dhe ka pasur q\u00ebndrime n\u00eb Universitetin e Missouri-t, t\u00eb Tokios dhe t\u00eb Oslos. Ka punuar n\u00eb gazetari q\u00eb nga viti 2001 dhe ka qen\u00eb kryeredaktor i Gazet\u00ebs Jeta n\u00eb Kosov\u00eb (2011-2013)."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4829","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/403"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4829"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4829\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":12205,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4829\/revisions\/12205"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/12200"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4829"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4829"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4829"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4829"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}