{"id":4835,"date":"2021-02-23T14:03:18","date_gmt":"2021-02-23T12:03:18","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4835"},"modified":"2024-11-13T14:04:17","modified_gmt":"2024-11-13T12:04:17","slug":"dhjete-mesime-per-nje-bote-qe-po-vjen-pjesa-ii","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/dhjete-mesime-per-nje-bote-qe-po-vjen-pjesa-ii\/","title":{"rendered":"Dhjet\u00eb m\u00ebsime p\u00ebr nj\u00eb bot\u00eb q\u00eb po vjen (pjesa II)"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<h3><\/h3>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p><em>Ekspert\u00ebt si grup elitar dhe lidhja me shoq\u00ebrin\u00eb<\/em><\/p>\n<p>Nj\u00eb kapitull i ve\u00e7ant\u00eb \u2013 i kat\u00ebrti n\u00eb radh\u00eb \u2013 i kushtohet ekspert\u00ebve dhe rolit q\u00eb ky grup kan\u00eb n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe aktivitetet qeveris\u00ebse. Ky \u201cm\u00ebsim\u201d i Zakaria-s fillon duke e theksuar margjinalizimin q\u00eb i b\u00ebnte presidenti Trump ekspert\u00ebve dhe shkenc\u00ebtar\u00ebve duke i konsideruar t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe \u201cgrup elitar q\u00eb mbron interesat e veta, pa e qar\u00eb kok\u00ebn shum\u00eb p\u00ebr njer\u00ebzit dhe shoq\u00ebrin\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi\u201d. N\u00eb vigjilje t\u00eb marrjes s\u00eb mandatit n\u00eb 2016 Presidenti Trump ishte pyetur nga gazetar\u00ebt se cil\u00ebt ekspert\u00eb t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme po konsultonte. \u201cUn\u00eb flas me veten time sepse kam nj\u00eb tru shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb\u201d, kishte deklaruar ai. \u201cK\u00ebshilltari im i par\u00eb \u00ebsht\u00eb vetvetja, sepse un\u00eb kam instinkt t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb tilla\u201d. Duke provuar t\u00eb shpjegoj se p\u00ebrse nuk duhet q\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtetej n\u00eb ekspert\u00eb, Trump kishte vazhduar, \u201cekspert\u00ebt jan\u00eb t\u00eb tmerrsh\u00ebm. Shiko n\u00eb \u00e7far\u00eb rr\u00ebmuje jemi futur me gjith\u00eb k\u00ebta ekspert\u00eb q\u00eb kemi v\u00ebrdall\u00eb\u201d. Duke qen\u00eb se Zakaria njihet si nj\u00eb kund\u00ebrshtar\u00eb i thekur i Presidentit Trump dhe gjith\u00eb \u00e7far\u00eb ai p\u00ebrfaq\u00ebsonte n\u00eb politik\u00eb, i t\u00ebr\u00eb kapitulli nd\u00ebrtohet duke e kund\u00ebrshtuar bot\u00ebkuptimin e tij p\u00ebr irrelevanc\u00ebn e ekspert\u00ebve.<\/p>\n<p>Pandemia, n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkall\u00eb, intensitet dhe koh\u00ebzgjatje, i ka z\u00ebn\u00eb n\u00eb befasi t\u00eb gjith\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe shkenc\u00ebtar\u00ebt dhe ekspert\u00ebt m\u00eb t\u00eb shquar q\u00eb merren pik\u00ebrisht m\u00eb s\u00ebmundje infektive. Si pasoj\u00eb, duhet pranuar se udh\u00ebzimet dhe rekomandimet q\u00eb vinin nga ta ishin t\u00eb paqarta, pa ndonj\u00eb baz\u00eb solide shkencore dhe, n\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve, dy kuptimore. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, t\u00eb gjith\u00eb kishin drejtuar v\u00ebshtrimin drejt tyre p\u00ebr ndonj\u00eb zgjidhje, apo t\u00eb pakt\u00ebn ndonj\u00eb p\u00ebrgjigje q\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb qart\u00ebsonte situat\u00ebn konfuze me t\u00eb cil\u00ebn nuk ishim ballafaquar asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsyeje, Zakaria trajton pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb raport n\u00eb mes t\u00eb njer\u00ebzve dhe ekspert\u00ebve duke sugjeruar q\u00eb \u201cnjer\u00ebzit duhet t\u2019i d\u00ebgjojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb ekspert\u00ebt\u201d dhe, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, edhe \u201cekspert\u00ebt duhet t\u2019i d\u00ebgjojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebzit\u201d.<\/p>\n<p>Edhe eksperti kryesor i Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb p\u00ebr s\u00ebmundjet infektive, Anthony Fauci, n\u00eb fillim e kishte neglizhuar duksh\u00ebm rrezikun e pandemis\u00eb duke deklaruar, diku n\u00eb fund t\u00eb janarit t\u00eb 2020, se \u201cekziston nj\u00eb rrezik shum\u00eb i vog\u00ebl p\u00ebr Shtetet e Bashkuara\u2026kjo nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn publiku amerikan duhet t\u00eb brengoset apo t\u00eb frikohet\u201d. Ky konstatim, n\u00eb fakt, ishte reflektim i p\u00ebrfundimeve q\u00eb vinin nga Organizata Bot\u00ebrore e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb e cila, deri n\u00eb fund t\u00eb janarit t\u00eb vitit 2020, gjithashtu e n\u00ebnvler\u00ebsonte mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb pandemie. N\u00eb fakt, shum\u00eb shkenc\u00ebtar\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb pandemis\u00eb konsideruan se virusi Covid-19 nuk p\u00ebrbente ndonj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim dometh\u00ebn\u00ebs. Por, si\u00e7 u provua m\u00eb von\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb po b\u00ebnin vler\u00ebsime t\u00eb ngutshme me\u00a0shum\u00eb pak t\u00eb dh\u00ebna n\u00eb dispozicion. Virusi ishte i ri dhe i panjohur, p\u00ebrfundimet pa t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb mjaftueshme shpien n\u00eb konkluzione t\u00eb gabuara. Me ndryshimin e t\u00eb dh\u00ebnave, shkenc\u00ebtar\u00ebt ndryshuan mendimin e tyre. Nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb n\u00eb aktivitetin shkencor \u00ebsht\u00eb shum\u00eb normale. Asnj\u00eb ekspert apo shkenc\u00ebtar nuk \u00ebsht\u00eb i pagabuesh\u00ebm. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast u gabua, dhe shpesh madje.<\/p>\n<p>Zakaria provon t\u00eb arsyetoj veprimtarin\u00eb shkencore duke argumentuar se progresi n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb \u00ebsht\u00eb inkremental, p\u00ebrkund\u00ebr pritjeve q\u00eb mund t\u2019i ken\u00eb njer\u00ebzit nga shkenca \u2013 sidomos n\u00eb koh\u00eb krizash \u2013 q\u00eb t\u00eb marrin nga ajo p\u00ebrgjigje t\u00eb shpejt\u00eb, p\u00ebrfundimtare dhe mund\u00ebsisht t\u00eb pakontestueshme. Ne priremi, thot\u00eb autori, \u201ct\u00eb konsiderojm\u00eb shkenc\u00ebn si aktivitet me potencial q\u00eb t\u00eb ofroj p\u00ebrgjigje t\u00eb vetme, gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse dhe definitive p\u00ebr problemet me t\u00eb cilat p\u00ebrballemi. Por, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, kjo nuk \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra si funksionojn\u00eb gj\u00ebrat. Shkenca, n\u00eb fakt, \u00ebsht\u00eb mbi t\u00eb gjitha nj\u00eb metod\u00eb k\u00ebrkimi. Nj\u00eb proces i hartimit, shtrimit t\u00eb pyetjeve dhe testimit rigoroz t\u00eb hipotezave t\u00eb ngritura. Me t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsuara, t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuara dhe m\u00eb t\u00eb plota, ne arrijm\u00eb n\u00eb konkluzione t\u00eb reja dhe m\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, nuk do mend se shkenc\u00ebtar\u00ebt dhe ekspert\u00ebt e fush\u00ebs s\u00eb s\u00ebmundjeve infektive kan\u00eb ende shum\u00eb pyetje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb ngritur sa i p\u00ebrket virusit Covid-19. K\u00ebto pyetje sigurisht se do t\u00eb marrin p\u00ebrgjigje, por jo brenda muajve apo nj\u00eb viti, por p\u00ebrgjat\u00eb viteve t\u00eb ardhshme.<\/p>\n<p>Zakaria identifikon nj\u00eb \u201ckriz\u00eb t\u00eb dijes\u201d q\u00eb manifestohet me refuzimin q\u00eb njer\u00ebzit kan\u00eb kundrejt k\u00ebshillave dhe sugjerimeve q\u00eb vijn\u00eb nga ekspert\u00ebt. Ky injorim i \u201cdij\u00ebs s\u00eb specializuar\u201d nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb domosdo me kompleksitetin q\u00eb e karakterizon pun\u00ebn shkencore, apo me munges\u00ebn e t\u00eb dh\u00ebnave, gj\u00eb q\u00eb shpie n\u00eb konkluzione t\u00eb paplota. Por, n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb polarizimi politik \u2013 sidomos n\u00eb ShBA \u2013 elementi kryesor q\u00eb ndikon n\u00eb sjelljen e njer\u00ebzve, m\u00eb shum\u00eb se k\u00ebshillat e ekspert\u00ebve \u2013 qoft\u00eb edhe kur kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me rreziqet q\u00eb lidhen me sh\u00ebndetin e tyre \u2013 dol\u00ebn t\u00eb jen\u00eb \u201cbindjet politike\u201d. N\u00eb nj\u00eb studim, t\u00eb cituar nga autori, u identifikua se elementi kryesor parashikues se \u201ca i ke lar\u00eb duart, a ke m\u00ebnjanuar kontaktet me t\u00eb tjer\u00ebt, apo a je vet\u00eb-karantinuar sipas sugjerimeve t\u00eb ekspert\u00ebve, nuk lidhej me tregues standard se ku jeton, \u00e7far\u00eb gjinie, t\u00eb ardhurash apo moshe ke, por kishte t\u00eb b\u00ebnte direkt me p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb partiake\u201d Studimi tregoj se \u201cRepublikan\u00ebt\u00a0 kishin m\u00eb pak t\u00eb ngjar\u00eb se Demokrat\u00ebt t\u2019i p\u00ebrgjigjeshin organeve t\u00eb specializuara lidhur me sjelljen e tyre dhe jan\u00eb m\u00eb pak t\u00eb brengosur p\u00ebr pandemin\u00eb dhe mund\u00ebsin\u00eb e t\u00eb infektuarit\u201d. Bazuar mbi k\u00ebto gjetje, argumenton autori, \u201cedhe n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb lidhen me jet\u00eb a vdekje, njer\u00ebzit i perceptojn\u00eb k\u00ebshillat q\u00eb vijn\u00eb nga ekspert\u00ebt p\u00ebrmes prizmit politik\u201d. Me fjal\u00eb tjera, njer\u00ebzit shfaq\u00ebn tendenc\u00eb q\u00eb t\u2019i besonin m\u00eb shum\u00eb sugjerimeve (shpesh her\u00eb naive) q\u00eb vinin nga lider\u00ebt politik, se sa institucioneve t\u00eb specializuara q\u00eb p\u00ebrbeheshin nga ekspert\u00eb dhe shkenc\u00ebtar\u00eb q\u00eb me vite merreshin me \u00e7\u00ebshtjet e s\u00ebmundjeve infektive!<\/p>\n<p>Bota \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb gjithnj\u00eb dhe m\u00eb e komplikuar, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsyeje mbi t\u00eb gjitha, argumenton Zakaria, \u201cne kemi nevoj\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb ekspert\u00eb p\u00ebr t\u00eb menaxhuar \u00e7\u00ebshtjet e nd\u00ebrlikuara nd\u00ebrmjet shteteve\u201d. Autori e pranon faktin se posedimi i dijeve dhe shkatht\u00ebsive t\u00eb ve\u00e7anta e \u201cb\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb grup njer\u00ebzish m\u00eb ekskluziv, ndoshta nj\u00eb lloj elite, dija dhe njohurit\u00eb e t\u00eb cil\u00ebve u jep atyre autoritet dhe fuqi\u201d. S\u00eb k\u00ebndejmi, t\u00eb qenit elit\u00eb i b\u00ebn\u00eb ata q\u00eb mos t\u2019i kuptojn\u00eb si duhet problemet e njer\u00ebzve dhe k\u00ebshtu t\u00eb jen\u00eb t\u00eb shk\u00ebputur nga sfidat me t\u00eb cilat p\u00ebrball\u00ebn nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e qytetar\u00ebve. Mir\u00ebpo, shton Zakaria, nj\u00eb alternativ\u00eb tjet\u00ebr do ishte e paparamendueshme. Andaj, ekspert\u00ebt dhe elitat duhet t\u00eb mendojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se si t\u00eb jen\u00eb n\u00eb kontakt me njer\u00ebzit dhe nevojat e tyre t\u2019i mbajn\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<div class=\"text-iamge\"><\/div>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ky artikull\u00a0mb\u00ebshtetet nga &#8220;Sbunker&#8221; p\u00ebrmes projektit t\u00eb financuar nga Ambasada Amerikane. Mendimet e shprehura k\u00ebtu jan\u00eb t\u00eb autorit\u00a0dhe jo medoemos pasqyrojn\u00eb q\u00ebndrimet e Departamentit t\u00eb Shtetit.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ekspert\u00ebt si grup elitar dhe lidhja me shoq\u00ebrin\u00eb Nj\u00eb kapitull i ve\u00e7ant\u00eb \u2013 i kat\u00ebrti n\u00eb radh\u00eb \u2013 i kushtohet ekspert\u00ebve dhe rolit q\u00eb ky grup kan\u00eb n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe aktivitetet qeveris\u00ebse. Ky \u201cm\u00ebsim\u201d i Zakaria-s fillon duke e theksuar margjinalizimin q\u00eb i b\u00ebnte presidenti Trump ekspert\u00ebve dhe shkenc\u00ebtar\u00ebve duke i konsideruar [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":402,"featured_media":10154,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1351,646,1186],"ppma_author":[688],"class_list":["post-4835","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-analize","tag-covid-19","tag-pandemia"],"authors":[{"term_id":688,"user_id":402,"is_guest":0,"slug":"alfred-marleku","display_name":"Alfred Marleku","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/IMG_0067-min-scaled-1-e1725456797811.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/IMG_0067-min-scaled-1-e1725456797811.jpg"},"user_url":"","last_name":"Marleku","first_name":"Alfred","description":"Alfred Marleku ka p\u00ebrfunduar studimet bachelor, master dhe ato t\u00eb doktorat\u00ebs n\u00eb shkenca politike. Aktualisht \u00ebsht\u00eb ligj\u00ebrues n\u00eb Kolegjin \u201cUBT\u201d, Fakultetin e Shkencave Politike.\r\n\r\nP\u00ebr shum\u00eb vjet ka punuar si menaxher i projekteve t\u00eb ndryshme t\u00eb financuara nga Komisioni Evropian, USAID-i, Ambasada Amerikane etj., t\u00eb cilat fokusohen, kryesisht, n\u00eb reformat e arsimit t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebrkim dhe zhvillim (R&amp;D); kthimin e trurit; zhvillimin e plan-programeve n\u00eb harmoni me nevojat e tregut etj. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb ka qen\u00eb i angazhuar edhe n\u00eb sektorin publik si k\u00ebshilltar politik n\u00eb fush\u00ebn e bashk\u00ebpunimit juridik nd\u00ebrkomb\u00ebtar."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4835","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/402"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4835"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4835\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10156,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4835\/revisions\/10156"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10154"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4835"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4835"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4835"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4835"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}