{"id":4838,"date":"2020-12-29T12:57:07","date_gmt":"2020-12-29T10:57:07","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4838"},"modified":"2024-11-07T12:59:00","modified_gmt":"2024-11-07T10:59:00","slug":"familja-e-shenjte-dhe-armiqte-e-saj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/kritike\/familja-e-shenjte-dhe-armiqte-e-saj\/","title":{"rendered":"Familja e shenjt\u00eb dhe armiqt\u00eb e saj"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-left\">\n<p>Shoq\u00ebrit\u00eb e dhunshme jan\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb frik\u00ebsuara dhe si t\u00eb tilla frika i b\u00ebn tolerante. Kjo frik\u00eb buron nga shum\u00eb drejtime. Mund t\u00eb vij\u00eb si rezultat i nj\u00eb dhune t\u00eb gjat\u00eb e sistematike, si\u00e7 ka qen\u00eb dhuna gjat\u00eb viteve t\u00eb \u201990-ta, por po ashtu, n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb kosovare frika si burim ka edhe stratifikimin social patriarkal, ku nj\u00eb mentalitet i till\u00eb dhun\u00ebs i ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrve\u00e7 karakter disiplinues, edhe karakter edukues. Kjo ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb dhuna t\u00eb shihet si nj\u00eb mjet i domosdosh\u00ebm. Andaj, n\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb tilla ku dhuna konsiderohet si mjet edukues, ka shum\u00eb frik\u00eb n\u00eb ato shoq\u00ebri. Vendi ku dhuna merr karakter\u00a0<em>shenjt\u00ebrues<\/em>\u00a0dhe foleja prej nga buron ajo \u00ebsht\u00eb familja. Duke qen\u00eb shoq\u00ebri patriarkale, primitive, familja tek ne \u00ebsht\u00eb par\u00eb si institucioni m\u00eb i lart\u00eb n\u00eb hierarkin\u00eb e vlerave shoq\u00ebrore (k\u00ebshtu shihet edhe sot). Kund\u00ebrshtimi i familjes \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtim i kryevler\u00ebs, pra, rrjedhimisht \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtim i gjith\u00eb rendit vleror. Kjo ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtohen autoritete shoq\u00ebrore me karakter fisnor duke filluar nga autoriteti i bab\u00ebs, i m\u00eb t\u00eb vjetrit n\u00eb familje, i t\u00eb parit t\u00eb fshatit, i m\u00ebsuesit, i hoxh\u00ebs e priftit, i fallxhorit e i fallxhores, madje edhe i politikanit. K\u00ebta autoritete nuk kan\u00eb ardhur n\u00eb shprehje si rezultat i profesionit apo emancipimit kulturor. Jo, kan\u00eb ardhur si rezultat i dhun\u00ebs dhe k\u00ebtu respekti ndaj autoriteteve t\u00eb tilla \u00ebsht\u00eb si rezultat i bindjes. Bindja ndaj tjetrit ngulitet n\u00eb familje: mos fol!, mos ia kthe fjal\u00ebn se \u00ebsht\u00eb m\u00eb i vjet\u00ebr!, mos\u2026! T\u00eb gjitha k\u00ebto MOS kan\u00eb ndikuar n\u00eb formimin e karakterit ton\u00eb si individ\u00eb, ku pastaj si kolektivitet i n\u00ebnshtrohemi autoriteteve q\u00eb i prodhon kjo shoq\u00ebri.<\/p>\n<p>Kjo paskrupullsi q\u00eb e shpie tjetrin p\u00ebrher\u00eb n\u00eb n\u00ebnshtrim, ka origjin\u00eb. N\u00eb psikanaliz\u00eb njihet si\u00a0<em>gjendje neurotike<\/em>\u00a0apo\u00a0<em>neuroza<\/em>, e q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast k\u00ebto shoq\u00ebri do t\u00eb njiheshin edhe si\u00a0<em>shoq\u00ebri neurotike<\/em>. Prandaj, jo rast\u00ebsisht shoq\u00ebrit\u00eb patriarkale krijojn\u00eb edhe elita politike me hendikepe edhe morale, p\u00ebr arsye se ato oscilojn\u00eb n\u00eb mes t\u00eb s\u00eb shkuar\u00ebs dhe s\u00eb ardhmes. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ky konflikt i brendsh\u00ebm q\u00eb prodhohet nga gjendja neurotike si pjes\u00eb e shoq\u00ebrive patriarkale, elitat politike i vendosin n\u00eb pozitat e abuzimit permanent. Prandaj, shoq\u00ebria jon\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi ka elemente autoritariste. Kjo shoq\u00ebri nuk ka mundur t\u00eb \u00e7lirohet nga patriarkalizmi edhe p\u00ebrkund\u00ebr zhvillimeve q\u00eb kan\u00eb ndodh\u00eb, mbase ky zhvillim vet\u00ebm sa na ka barrikaduar edhe m\u00eb fort n\u00eb pozicionin fillestar. Jemi shoq\u00ebri\u00a0<em>sadomazokiste<\/em>. Bile-bile kjo \u00ebsht\u00eb e vetmja form\u00eb e t\u00eb nd\u00ebrtuarit raporte mes nesh dhe nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb till\u00eb e gjejm\u00eb t\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00eb konstruktin nd\u00ebrsocial. Si n\u00eb familje, n\u00eb kopshte, n\u00eb qytet, n\u00eb shkolla, n\u00eb universitete, n\u00eb politik\u00eb etj., pothuajse n\u00eb \u00e7do raport interpersonal dhe institucional a grupor, kemi nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb t\u00eb \u00e7oroditur t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb raporteve. Kjo m\u00ebnyr\u00eb e t\u00eb reflektuarit t\u00eb individit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb i nd\u00ebrtuar n\u00ebn diktatin e autoritetit, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb\u00a0<em>pasaporta<\/em>\u00a0e karakterit t\u00eb tij. Duke \u00e7imentuar moralitetin q\u00eb bart familja, i kemi dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsi elitave politike t\u00eb pap\u00ebrgjegjshme, ashtu si\u00e7 jemi edhe ne vet\u00eb dhe k\u00ebshtu pastaj si politik\u00eb kemi krijuar rrjetin e klientel\u00ebs politike q\u00eb si baz\u00eb fillestare ka familjen.<\/p>\n<p>I gjith\u00eb ky rend social si fundament t\u00eb vazhduesh\u00ebm n\u00eb qend\u00ebr, e ka pastaj korrupsionin dhe marr\u00ebdh\u00ebnien korruptive. Pothuajse, \u00e7dokush n\u00eb \u00e7do marr\u00ebdh\u00ebnie si mb\u00ebshtjell\u00ebs ka forma t\u00eb ndryshme t\u00eb korruptimit. Nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e till\u00eb p\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jetese, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb mend\u00ebsi kolektive. P\u00ebrmes korrupsionit kemi transformuar rrug\u00ebn e synimeve q\u00eb kemi, i kemi ravij\u00ebzuar linjat m\u00eb t\u00eb shkurtra p\u00ebr t\u00eb arritur q\u00ebllimin dhe kjo ka krijuar monstrumin shoq\u00ebror. Nj\u00eb \u00e7arje e k\u00ebtij formati e nxjerr n\u00eb pah tanim\u00eb gjendjen skizofrenike kolektive. Arritjet e ndryshme n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb korruptive si n\u00eb profesion, n\u00eb pozicione partiake, administrative, politike, arsimore e deri n\u00eb udh\u00ebheqje t\u00eb shtetit cil\u00ebsohen si zot\u00ebsi, dhe kjo b\u00ebn q\u00eb degjenerimi ta riprodhoj\u00eb veten.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, \u00e7ka ndodh me\/p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri kur jeton n\u00eb nj\u00eb gjendje t\u00eb till\u00eb? Prej shum\u00eb problemeve mendoj se dy elemente jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. E para: nj\u00eb shoq\u00ebri e k\u00ebsillojt\u00eb nuk mund t\u00eb shk\u00ebputet nga tribalizmi, madje vet\u00ebm sa e forcon edhe m\u00eb at\u00eb, sepse secili me secilin jan\u00eb n\u00eb borxh permanent dhe pamund\u00ebsohet kap\u00ebrcimi n\u00eb nj\u00eb stad m\u00eb cil\u00ebsor t\u00eb vendosjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve. Prandaj, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb Karl Popper-i thoshte: \u201ctribaliz\u00ebm dometh\u00ebn\u00eb theksim i skajsh\u00ebm i r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb fisit, pa t\u00eb cilin individi nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb.\u201d Po ta p\u00ebrkthejm\u00eb n\u00eb termat ton\u00eb kosovar\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7far\u00eb thot\u00eb Popper-i, i bie se individi n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb\u00a0<em>asgj\u00eb<\/em>\u00a0n\u00ebse nuk i p\u00ebrket ndonj\u00eb grupi apo klani. Kurse elementi i dyt\u00eb: pamund\u00ebsohet ose ngadal\u00ebsohet deri n\u00eb minimum tranzicioni i sistemit shoq\u00ebror dhe politik, q\u00eb ka p\u00ebr synim demokracin\u00eb. Fillon dhe st\u00ebrkeqet deri n\u00eb at\u00eb pik\u00ebn sa q\u00eb demokracia paradoksalisht fillon dhe b\u00ebhet mir\u00ebmbajt\u00ebse efektive e t\u00ebr\u00eb k\u00ebsaj gjendje t\u00eb p\u00ebr\u00e7udnuar shoq\u00ebrore. Nj\u00eb gjendje e till\u00eb edhe shoq\u00ebrin\u00eb edhe shtetin i zhvendos deri n\u00eb kufijt\u00eb e nj\u00eb kolapsi total. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, kur gjendja socio-politike arrin n\u00eb k\u00ebto limite, fillon gjendja e\u00a0<em>status-quo<\/em>-s\u00eb, e cila b\u00ebhet mbyt\u00ebse n\u00eb shum\u00eb drejtime dhe kjo gjendje \u00ebsht\u00eb pothuajse pika m\u00eb e larg\u00ebt p\u00ebr t\u00eb shpresuar n\u00eb ndryshime cil\u00ebsore. Kjo gjendje ka krijuar nj\u00eb qasje q\u00eb e ka \u00e7armatosur qytetarin nga \u00e7do iniciativ\u00eb, sepse e ka g\u00ebrryer deri n\u00eb skajet m\u00eb t\u00eb thella dinjitetin i tij, dhe si rezultat edhe vullnetin p\u00ebr vetiniciativ\u00eb apo p\u00ebr ndryshim e ka n\u00eb deficit.<\/p>\n<p>Krejt n\u00eb fund shtrohet pyetja: a ka shpres\u00eb? (sic!). E, p\u00ebrgjigjja n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk \u00ebsht\u00eb me nj\u00eb Po, ose me nj\u00eb Jo, mir\u00ebpo ajo meriton m\u00eb shum\u00eb se aq. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast p\u00ebrgjigjja fillon aty ku fillon gjith\u00e7ka p\u00ebr ne dhe nga ku ky shkrim nisi, pra, te familja. Duhet t\u00eb \u00e7lirohemi nga familja! Duhet t\u00eb \u00e7lirohemi nga\u00a0<em>mind-set\u00ad<\/em>-i n\u00ebnshtrues q\u00eb familja mbjell tek ne p\u00ebrmes dhun\u00ebs fizike, e sidomos moralo-psikologjike. Familja nuk duhet par\u00eb m\u00eb si nj\u00eb\u00a0<em>institucion i shenjt\u00eb<\/em>\u00a0(mbrapa \u00e7do t\u00eb shenjte fshihet nj\u00eb amoralitet i madh), por si nj\u00eb grup social ku njer\u00ebzit q\u00eb e p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb at\u00eb e nd\u00ebrtojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien mbi baza racionale, ku lirit\u00eb, t\u00eb drejtat dhe detyrimet i takojn\u00eb secilit n\u00eb mas\u00ebn e nj\u00ebjt\u00eb. Pra, familja nuk \u00ebsht\u00eb as detyrim, as nevoj\u00eb. Ajo nuk duhet par\u00eb vet\u00ebm si lidhje gjaku (instiktive, shtazarake), madje duhet kaluar nga ky nivel i dh\u00ebn\u00eb dhe t\u00eb nd\u00ebrtohen relacione t\u00eb tjera racionale, ku marr\u00ebdh\u00ebnia t\u2019i p\u00ebrkas\u00eb nj\u00eb dimensioni shoq\u00ebrisht m\u00eb social. P\u00ebrndryshe, e dhunshmja vet\u00ebm sa do t\u00eb theksohet dhe do t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e identitetit ton\u00eb, ashtu si\u00e7 tani pothuajse e kemi.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shoq\u00ebrit\u00eb e dhunshme jan\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb frik\u00ebsuara dhe si t\u00eb tilla frika i b\u00ebn tolerante. Kjo frik\u00eb buron nga shum\u00eb drejtime. Mund t\u00eb vij\u00eb si rezultat i nj\u00eb dhune t\u00eb gjat\u00eb e sistematike, si\u00e7 ka qen\u00eb dhuna gjat\u00eb viteve t\u00eb \u201990-ta, por po ashtu, n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb kosovare frika si burim ka edhe stratifikimin social patriarkal, [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":266,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[1713,991],"ppma_author":[733],"class_list":["post-4838","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-kritike","tag-familja","tag-shoqeria"],"authors":[{"term_id":733,"user_id":266,"is_guest":0,"slug":"dritan-dragusha","display_name":"Dritan Dragusha","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/dritan.webp","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/dritan.webp"},"user_url":"","last_name":"Dragusha","first_name":"Dritan","description":"Dritan Dragusha \u00ebsht\u00eb i diplomuar n\u00eb filozofi, n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Dritani \u00ebsht\u00eb i fokusuar n\u00eb teori t\u00eb kultur\u00ebs dhe gjithashtu n\u00eb let\u00ebrsi, kinema dhe muzik\u00eb. Po ashtu, merret edhe me gazetari. \u00cbsht\u00eb kolumnist i rregullt n\u00eb platform\u00ebn online \"sbunker.net\". Ka qen\u00eb edhe m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs i filozofis\u00eb dhe etik\u00ebs n\u00eb \"The British School Kosova\". Bashkautor n\u00eb projektin kulturor televiziv \"Filozofema\", n\u00eb Radio Televizionin e Kosov\u00ebs. Aktualisht Dritani \u00ebsht\u00eb autor dhe moderator i emisionit \"Prizma\", n\u00eb televizionin T7."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4838","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/266"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4838"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4838\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9814,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4838\/revisions\/9814"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4838"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4838"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4838"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4838"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}