{"id":4847,"date":"2021-02-26T14:04:24","date_gmt":"2021-02-26T12:04:24","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4847"},"modified":"2024-11-13T14:05:15","modified_gmt":"2024-11-13T12:05:15","slug":"dhjete-mesime-per-nje-bote-qe-po-vjen-pjesa-iii","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/uncategorized\/dhjete-mesime-per-nje-bote-qe-po-vjen-pjesa-iii\/","title":{"rendered":"Dhjet\u00eb m\u00ebsime p\u00ebr nj\u00eb bot\u00eb q\u00eb po vjen (pjesa III)"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<h3><\/h3>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p><em>Rreziku nga \u201ctranzicioni i fuqis\u00eb\u201d \u2013 nj\u00eb bot\u00eb, dy superfuqi<\/em><\/p>\n<p>Rivaliteti, tashm\u00eb leht\u00ebsisht i identifikuesh\u00ebm, n\u00eb domenin gjeopolitik n\u00eb mes t\u00eb ShBA-s\u00eb dhe Kin\u00ebs, z\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb librin e Zakarias. Personalisht konsideroj se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr kapitujt e tij m\u00eb t\u00eb realizuar. Kjo, nuk do mend, ndodh p\u00ebr shkak se autori ka nj\u00eb shkollim superior n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb \u2013 duke qen\u00eb edhe student i studiuesve t\u00eb mir\u00ebnjohur si: Samuel P. Huntington apo Robert Keohane \u2013 dhe, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, ka p\u00ebrvoj\u00eb shum\u00ebvje\u00e7are n\u00eb trajtimin e k\u00ebtyre temave qoft\u00eb p\u00ebrmes artikujve dhe librave autorial, apo p\u00ebrmes diskutimeve e debateve me teoricien dhe praktikues t\u00eb politik\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb realizon n\u00eb emisionin e tij q\u00eb transmetohet n\u00eb baza javore n\u00eb kanalin amerikan\u00a0<a href=\"https:\/\/edition.cnn.com\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">CNN<\/a>,\u00a0<a href=\"https:\/\/edition.cnn.com\/shows\/fareed-zakaria-gps\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">GPS Fareed Zakaria<\/a>.<\/p>\n<p>Zakaria konstaton se \u201cpandemia e shkaktuar nga virusi Covid-19 nuk i ka p\u00ebrshpejtuar vet\u00ebm debatet p\u00ebr r\u00ebnien e Amerik\u00ebs, por e ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb n\u00eb kontekstin e brengave p\u00ebr ngritjen e Kin\u00ebs\u201d. S\u00eb k\u00ebndejmi, \u00e7do diskutim p\u00ebr ngritjen e Kin\u00ebs fillon duke e theksuar nj\u00eb trend t\u00eb duksh\u00ebm \u2013 at\u00eb t\u00eb \u201crritjes ekonomike\u201d t\u00eb k\u00ebtij vendi. P\u00ebr t\u00eb evidentuar k\u00ebt\u00eb rritje t\u00eb madhe ekonomike t\u00eb Kin\u00ebs, Zakaria n\u00eb librin e tij ofron shum\u00eb t\u00eb dh\u00ebna statistikore q\u00eb mb\u00ebshtesin argumentet q\u00eb ai ngrit dhe synon t\u2019i shtjelloj. Ai evidenton se \u201cn\u00eb fillim t\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb pas-Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb, Kina llogaritej t\u00eb p\u00ebrbente s\u00eb paku 2% t\u00eb GDP-s\u00eb n\u00eb nivel global. Sot llogaritet se p\u00ebrben 16%. Aktualisht Kina \u00ebsht\u00eb shteti i par\u00eb n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr tregti n\u00eb mallra, duke z\u00ebn\u00eb vendin e ShBA-s\u00eb q\u00eb e ka mbajtur at\u00eb p\u00ebr shtat\u00eb dekada. Gjithashtu, Kina \u00ebsht\u00eb shteti m\u00eb i madh prodhues n\u00eb bot\u00eb dhe i\u00a0dyti p\u00ebr nga importi. Madje, z\u00eb vendin e par\u00eb p\u00ebr prodhimin e anijeve, paneleve diellore dhe turbinave t\u00eb er\u00ebs. \u00cbsht\u00eb tregu m\u00eb i madh n\u00eb nivel global i makinave, kompjuter\u00ebve dhe telefonave t\u00eb men\u00e7ur. Posedon 226 nga 500 kompjuter\u00ebt m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb n\u00eb bot\u00eb, gati dyfish m\u00eb shum\u00eb se ShBA-ja\u201d.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb shp\u00ebrfaqje, edhe pse fare telegrafike t\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb dh\u00ebnave, duket se \u201ctashm\u00eb Kina ka mb\u00ebrritur\u201d. Ngritja e k\u00ebtij shteti ka qen\u00eb kaq e madhe dhe dramatike sa secili studiues i v\u00ebmendsh\u00ebm mund leht\u00ebsisht t\u00eb konkludoj se sistemi nd\u00ebrkomb\u00ebtar tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb bipolar. Kuptohet, nj\u00eb sistem i till\u00eb i konstelacionit gjeopolitik nuk shfaqet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb. Ka pasur edhe n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, dhe sigurisht do t\u00eb ket\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen, situata kur sistemi nd\u00ebrkomb\u00ebtar do dominohet nga dy superfuqi. Karakteristik\u00eb e bipolaritetit aktual, si\u00e7 v\u00eb n\u00eb spikam\u00eb Zakaraia, \u00ebsht\u00eb distanca q\u00eb dy shtetet dominuese kan\u00eb me shtetet tjera q\u00eb vijn\u00eb n\u00eb radh\u00eb pas tyre. \u201cN\u00eb 2020 p\u00ebr nga madh\u00ebsia e GDP-s\u00eb Kina, n\u00eb nivel global, renditej e dyta. Por, GDP-ja e saj \u00ebsht\u00eb m\u00eb e madhe se gati e kat\u00ebr shteteve tjera n\u00eb radh\u00eb t\u00eb marra s\u00eb bashku. Buxheti i saj i mbrojtjes \u00ebsht\u00eb i dyti dhe vjen pas ShBA-s\u00eb, por edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, shpenzimet ushtarake t\u00eb Kin\u00ebs jan\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha se shpenzimet e kat\u00ebr shteteve tjera n\u00eb radh\u00eb t\u00eb marra s\u00eb bashku\u201d.<\/p>\n<p>Zakaria megjithat\u00eb konsideron se n\u00eb k\u00ebt\u00eb gar\u00eb ekonomike dhe teknologjike, ShBA-ja nuk \u00ebsht\u00eb se ka mbetur mbrapa. \u00cbsht\u00eb Bashkimi Evropian q\u00eb \u00ebsht\u00eb tkurrur duksh\u00ebm. \u201cPjesa e GDP-s\u00eb s\u00eb ShBA-s\u00eb ka mbetur pothuajse\u00a0konstante q\u00eb nga viti 1980. Kurse, q\u00eb nga viti 1990 shtetet q\u00eb sot p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb BE-n\u00eb kan\u00eb par\u00eb pjes\u00ebn e tyren n\u00eb ekonomin\u00eb globale t\u00eb tkurrej nga 30% n\u00eb n\u00ebn 20%. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, n\u00eb aspektin gjeopolitik, BE si nj\u00eb fuqi e vetme vazhdon t\u00eb mbetet joefektive. Shteti m\u00eb i pasur evropian, Gjermania, \u00ebsht\u00eb sa rreth \u00e7ereku i madh\u00ebsis\u00eb s\u00eb ekonomis\u00eb Kineze\u201d. Shtetet tjera t\u00eb BE-s\u00eb, lirisht mund t\u00eb konstatohet, s\u00eb nuk \u201cluajn\u00eb\u201d as n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn lig\u00eb. Ju mund t\u00eb pyesni, po Rusia ku mbeti? N\u00eb fakt, jo pak autor\u00eb sistemin nd\u00ebrkomb\u00ebtar aktual e vler\u00ebsojn\u00eb si multipolar, duke llogaritur edhe Rusin\u00eb si nj\u00eb fuqi globale me potencial real p\u00ebr t\u00eb ndikuar sistemin. Zakaria e pranon se Rusia ka disa nga atributet e nj\u00eb fuqie t\u00eb madhe, si\u00e7 jan\u00eb \u201cveto-ja n\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit t\u00eb OKB-s\u00eb apo t\u00eb qenit fuqi nukleare\u201d. Por, vazhdon ai, \u201cekonomia e saj aktualisht \u00ebsht\u00eb sa nj\u00eb e teta e madh\u00ebsis\u00eb s\u00eb ekonomis\u00eb s\u00eb Kin\u00ebs dhe buxheti i saj ushtarak sa \u00e7ereku i k\u00ebsaj t\u00eb fundit\u201d, s\u00eb k\u00ebndejmi ajo nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj nj\u00eb pol t\u00eb pavarur n\u00eb struktur\u00ebn e sistemit nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Duke e marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb k\u00ebt\u00eb raport t\u00eb forcave, dhe faktor\u00ebt tjer\u00eb strukturor\u00eb t\u00eb p\u00ebrshkruar m\u00eb sip\u00ebr, shtrohet pyetja se a \u00ebsht\u00eb i pashmangsh\u00ebm nj\u00eb konflikt \u2013 qoft\u00eb edhe n\u00eb modelin e Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb \u2013 mes k\u00ebtyre dy poleve? Sikur Zakaria t\u00eb ishte studiues i orientimit teorik neo-realist t\u00eb Marr\u00ebdh\u00ebnieve Nd\u00ebrkomb\u00ebtare, do vinte n\u00eb p\u00ebrfundim se konflikti n\u00eb mes t\u00eb k\u00ebtyre dy shteteve-pole \u00ebsht\u00eb i paevituesh\u00ebm. Por, duke qen\u00eb se ai i p\u00ebrket doktrin\u00ebs s\u00eb liberalizmit si teori, ai beson se \u201ctensionet n\u00eb mes t\u00eb ShBA-s\u00eb dhe Kin\u00ebs jan\u00eb t\u00eb pashmangshme, por konflikti mund t\u00eb evitohet\u201d. Ai mb\u00ebshtetet n\u00eb iden\u00eb e bipolaritetit pa luft\u00eb. P\u00ebr t\u00eb kuptuar m\u00eb mir\u00eb dhe m\u00eb n\u00eb thell\u00ebsi k\u00ebt\u00eb raport t\u00eb tensionuar mes k\u00ebtyre shteteve n\u00eb k\u00ebt\u00eb struktur\u00eb polariteti, ai e krahason at\u00eb me periudh\u00ebn e Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb n\u00eb mes t\u00eb ShBA-s\u00eb dhe Bashkimit Sovjetik. Kjo periudh\u00eb, edhe pse tejet e tensionuar dhe e karakterizuar nga luft\u00ebrat \u201cme masha\u201d, konsiderohet si intervali m\u00eb i gjat\u00eb kohor ku fuqit\u00eb e m\u00ebdha ishin n\u00eb paqe me nj\u00ebra tjetr\u00ebn. Regjimi sovjetik ishte i organizuar rreth ideologjis\u00eb s\u00eb revolucionit komunist global q\u00eb ishte n\u00eb konflikt me Per\u00ebndimin. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, ShBA-ja e konsideronte komunizmin rus si k\u00ebrcenim ekzistencial, duke shkuar aq larg sa edhe aleat\u00ebt sovjetik i shihte si rrezik potencial \u2013 n\u00eb disa raste t\u00eb till\u00eb konsideroheshin edhe shtetet neutrale.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb krahasim t\u00eb situatave t\u00eb \u201cbipolaritetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u201d, Zakaria megjithat\u00eb nuk sheh ngjashm\u00ebri andaj, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsyeje, shpreson se rezultati i k\u00ebtij rivaliteti do jet\u00eb shmangia e konfliktit. Argumentet e tij, edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, mb\u00ebshteten mbi postulatin e \u201cnd\u00ebrvar\u00ebsis\u00eb ekonomike\u201d, element ky i liberalizmit si teori e MN. Mbi k\u00ebt\u00eb premis\u00eb, ai vler\u00ebson se raportet n\u00eb mes t\u00eb ShBA-s\u00eb dhe Kin\u00ebs jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb pak t\u00eb tensionuara n\u00eb secilin aspekt t\u00eb mundsh\u00ebm. \u201cMarket-Leninizmi\u201d Kinez nuk p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb model shoq\u00ebror alternativ p\u00ebr Per\u00ebndimin. Modeli kinez \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kombinim i pazakonsh\u00ebm n\u00eb mes t\u00eb nj\u00eb ekonomie liberale e merkantiliste dhe politik\u00ebs represive q\u00eb konsiderohet t\u00eb buroj\u00eb nga historia e ve\u00e7ant\u00eb e Kin\u00ebs. Gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb, shk\u00ebmbimi tregtar mes t\u00eb ShBA-s\u00eb dhe Bashkimit Sovjetik \u2013 n\u00eb rastet kur ekzistonte \u2013 rrall\u00eb arrinte mbi 2 miliard dollar n\u00eb vit. Kurse, raporti tregtar n\u00eb mallra mes ShBA-s\u00eb dhe Kin\u00ebs \u00ebsht\u00eb 2 miliard dollar n\u00eb dit\u00eb\u201d. Pra, sipas tij, \u201cedhe pse bota mund t\u00eb karakterizohet nga dy pole t\u00eb ndryshme konkurruese, nd\u00ebrvar\u00ebsia ekonomike n\u00eb mes tyre krijon kushte t\u00eb fuqishme p\u00ebr bashk\u00ebpunim\u201d. Zakaria ofron gjitha k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna historike dhe statistikore p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar intensitetin e lart\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunimit ekonomik q\u00eb ekziston n\u00eb mes t\u00eb k\u00ebtyre shteteve sa q\u00eb, diku n\u00eb fillim t\u00eb viteve 90-ta k\u00ebt\u00eb raport t\u00eb ngusht\u00eb autori britanik, Niall Ferguson, e kishte em\u00ebruar me termin: \u201cChimerika\u201d. Mb\u00ebshtetur mbi k\u00ebt\u00eb premis\u00eb t\u00eb nd\u00ebrvar\u00ebsis\u00eb ekonomike ai konkludon se, n\u00eb t\u00eb ardhmen, \u201cbipolariteti \u00ebsht\u00eb i pashmangsh\u00ebm, por lufta e ftoht\u00eb \u00ebsht\u00eb opsionale\u201d.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, duket se n\u00eb k\u00ebt\u00eb shpjegim Zakaria injoron faktin se rritja ekonomike e Kin\u00ebs do e fuqizoj at\u00eb edhe n\u00eb aspektin ushtarak. Sepse, si\u00e7 edhe mund t\u00eb kuptohet, fuqia ekonomike e nj\u00eb vendi \u00ebsht\u00eb bazament i fuqis\u00eb ushtarake q\u00eb pastaj i mund\u00ebson atij shteti, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Kin\u00ebs, t\u00eb krijoj kondita t\u00eb fuqishme strategjike q\u00eb t\u00eb dominoj ekonomikisht n\u00eb nivel global. Ky n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb edhe q\u00ebllimi p\u00ebrfundimtar i saj. Elementi i dyt\u00eb q\u00eb Zakaria nuk e merr n\u00eb konsiderat\u00eb \u00ebsht\u00eb fakti se bashk\u00ebpunimi i intensifikuar ekonomik n\u00eb mes t\u00eb dy vendeve nuk i pengon ato vende q\u00eb t\u00eb ken\u00eb mes tyre gar\u00eb intensive n\u00eb domenin e siguris\u00eb. Edhe gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb ShBA-ja dhe Bashkimi Sovjetik ishin t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb nj\u00eb gar\u00eb intensive n\u00eb fush\u00ebn e siguris\u00eb dhe rivalitetit ideologjik, por me raste k\u00ebto shtete kishin arsyeje bind\u00ebse t\u00eb bashk\u00ebpunonin dhe negocionin n\u00eb disa fusha specifike q\u00eb i sh\u00ebrbente interesave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, si\u00e7 jan\u00eb marr\u00ebveshjet e kontrollit t\u00eb arm\u00ebve. \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb me rend\u00ebsi, k\u00ebto dy shtete n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb punuan s\u00eb bashku p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar institucione t\u00eb specializuara q\u00eb t\u00eb parandalojn\u00eb p\u00ebrhapjen e arm\u00ebve nukleare, por pa e nd\u00ebrprer\u00eb rivalitetin n\u00eb fush\u00ebn e siguris\u00eb dhe, n\u00eb disa raste, luft\u00ebn e \u201cnxeht\u00eb\u201d n\u00eb rajone t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs .<\/p>\n<p><em>E ardhmja nuk \u00ebsht\u00eb e \u201cshkruar\u201d<\/em><\/p>\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb librit Zakaria shfaq shum\u00eb fakte e argumente, por prezanton edhe shum\u00eb zgjidhje dhe mund\u00ebsi q\u00eb ne i kemi n\u00eb dispozicion p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb zgjedhjen adekuate n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb ku gj\u00ebrat nuk jan\u00eb t\u00eb paracaktuara, apo si\u00e7 shprehet Zakaria, ku \u201casgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e shkruar\u201d, duke aluduar se njer\u00ebzit jan\u00eb zot t\u00eb fatit t\u00eb tyre. K\u00ebt\u00eb shprehje, n\u00eb fakt, ai e shk\u00ebput nga nj\u00eb dialog n\u00eb filmin: \u201cLorenci i Arabis\u00eb\u201d, ku personazhi, Peter O\u2019Toole, e sfidon vdekjen duke rrezikuar edhe jet\u00ebn e tij n\u00eb momentin q\u00eb vendos t\u00eb kthehet n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr nga aty nj\u00eb shok t\u00eb tij, i cili kishte mbetur prapa grupit dhe gati sa nuk po p\u00ebrpihej nga r\u00ebra dhe duke e sjell at\u00eb serish n\u00eb kamp, p\u00ebrkund\u00ebr faktit se t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt tjer\u00eb t\u00eb grupit e konsideronin tashm\u00eb t\u00eb vdekur. N\u00eb at\u00eb moment, personazhi kryesor i drejtohet atij q\u00eb e shp\u00ebton me shprehjen: \u201cmik, asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e shkruar\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes k\u00ebtij libri t\u00eb shkruar n\u00eb form\u00ebn e dhjet\u00eb \u201cm\u00ebsimeve\u201d q\u00eb mbulojn\u00eb tema t\u00eb nduarndurta duke filluar nga rreziqet natyrore e biologjike, tek sfidat e b\u00ebrjes realitet t\u00eb \u201cjet\u00ebs digjitale\u201d, e deri tek nj\u00eb rend bot\u00ebror bipolar n\u00eb zhvillim e sip\u00ebr, Zakaria i stimulon dhe grish lexuesit q\u00eb t\u00eb fillojn\u00eb t\u00eb mendojn\u00eb p\u00ebrtej efekteve t\u00eb menj\u00ebhershme dhe sfidave ditore t\u00eb pandemis\u00eb. \u201cDhjet\u00eb M\u00ebsime p\u00ebr nj\u00eb Bot\u00eb Post-Pandemike\u201d flet p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn, t\u00eb tashmen dhe t\u00eb ardhmen. K\u00ebt\u00eb form\u00eb t\u00eb t\u00eb argumentuarit, disa e quajn\u00eb \u201chistori e zbatuar\u201d. Edhe pse trajton tema aktuale q\u00eb jan\u00eb n\u00eb zhvillim e sip\u00ebr, ai mund t\u00eb sh\u00ebrbej si lib\u00ebr q\u00eb t\u00eb b\u00ebn t\u00eb reflektosh mbi jet\u00ebn n\u00eb shekullin XXI.<\/p>\n<p>Zakaria p\u00ebrmbyll librin duke e n\u00ebnvizuar faktin se njer\u00ebzit mund t\u00eb zgjedhin vet\u00eb se \u00e7far\u00eb drejtimi\u00a0d\u00ebshirojn\u00eb t\u2019i japin jet\u00ebs s\u00eb tyre, shoq\u00ebris\u00eb, shtetit apo edhe bot\u00ebs n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jetojn\u00eb. Kuptohet, pandemia ka sfiduar t\u00eb gjith\u00eb \u2013 duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe shtetet m\u00eb t\u00eb fuqishme. N\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, pa p\u00ebrjashtim, mund t\u00eb shihen dhe identifikohen tensione t\u00eb shumta midis qasjes \u201cintegruese\u201d dhe asaj \u201cizoluese\u201d q\u00eb p\u00ebrdorin vendet. Pandemia po i b\u00ebn shtetet t\u00eb shikojn\u00eb, para s\u00eb gjithash, vet\u00ebm pun\u00ebt e tyre. Por, lider\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb, n\u00ebnvizon Zakaria, \u201cdo t\u00eb v\u00ebrejn\u00eb se e vetmja mund\u00ebsi e v\u00ebrtet\u00eb e zgjidhjes s\u00eb problemeve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta si pandemia \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb fokusohen tek bashk\u00ebpunimi\u201d. N\u00eb shumic\u00ebn e rasteve, por sidomos n\u00eb struktur\u00ebn bipolare t\u00eb sistemit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Zakaria beson se tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb realitet gjeopolitik, nj\u00eb shtet nuk ka pasur mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb organizoj t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn i vet\u00ebm. N\u00eb fakt, sot duket se asnj\u00eb vend nuk d\u00ebshiron q\u00eb ta b\u00ebj\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Nj\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, beson autori i librit, ne kemi n\u00eb dispozicion disa alternativa: at\u00eb ku mbret\u00ebron \u201ckaosi, lufta e ftoht\u00eb apo at\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunimit. Se cil\u00ebn alternativ\u00eb do e zgjedhim, kjo varet nga njer\u00ebzit\u201d.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<div class=\"text-iamge\"><\/div>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ky artikull\u00a0mb\u00ebshtetet nga &#8220;Sbunker&#8221; p\u00ebrmes projektit t\u00eb financuar nga Ambasada Amerikane. Mendimet e shprehura k\u00ebtu jan\u00eb t\u00eb autorit\u00a0dhe jo medoemos pasqyrojn\u00eb q\u00ebndrimet e Departamentit t\u00eb Shtetit.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rreziku nga \u201ctranzicioni i fuqis\u00eb\u201d \u2013 nj\u00eb bot\u00eb, dy superfuqi Rivaliteti, tashm\u00eb leht\u00ebsisht i identifikuesh\u00ebm, n\u00eb domenin gjeopolitik n\u00eb mes t\u00eb ShBA-s\u00eb dhe Kin\u00ebs, z\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb librin e Zakarias. Personalisht konsideroj se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr kapitujt e tij m\u00eb t\u00eb realizuar. Kjo, nuk do mend, ndodh p\u00ebr shkak se autori [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":402,"featured_media":10154,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"ppma_author":[688],"class_list":["post-4847","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"authors":[{"term_id":688,"user_id":402,"is_guest":0,"slug":"alfred-marleku","display_name":"Alfred Marleku","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/IMG_0067-min-scaled-1-e1725456797811.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/IMG_0067-min-scaled-1-e1725456797811.jpg"},"user_url":"","last_name":"Marleku","first_name":"Alfred","description":"Alfred Marleku ka p\u00ebrfunduar studimet bachelor, master dhe ato t\u00eb doktorat\u00ebs n\u00eb shkenca politike. Aktualisht \u00ebsht\u00eb ligj\u00ebrues n\u00eb Kolegjin \u201cUBT\u201d, Fakultetin e Shkencave Politike.\r\n\r\nP\u00ebr shum\u00eb vjet ka punuar si menaxher i projekteve t\u00eb ndryshme t\u00eb financuara nga Komisioni Evropian, USAID-i, Ambasada Amerikane etj., t\u00eb cilat fokusohen, kryesisht, n\u00eb reformat e arsimit t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebrkim dhe zhvillim (R&amp;D); kthimin e trurit; zhvillimin e plan-programeve n\u00eb harmoni me nevojat e tregut etj. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb ka qen\u00eb i angazhuar edhe n\u00eb sektorin publik si k\u00ebshilltar politik n\u00eb fush\u00ebn e bashk\u00ebpunimit juridik nd\u00ebrkomb\u00ebtar."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4847","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/402"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4847"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4847\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10157,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4847\/revisions\/10157"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10154"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4847"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4847"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4847"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4847"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}