{"id":4849,"date":"2021-02-27T10:43:49","date_gmt":"2021-02-27T08:43:49","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=4849"},"modified":"2024-11-01T13:24:37","modified_gmt":"2024-11-01T11:24:37","slug":"infodemia-dhe-efektet-ne-shendetin-mendor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/infodemia-dhe-efektet-ne-shendetin-mendor\/","title":{"rendered":"\u201cInfodemia\u201d dhe efektet n\u00eb sh\u00ebndetin mendor"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">T\u00eb gjith\u00eb i kemi t\u00eb fresk\u00ebta pamjet e spitaleve t\u00eb Milano-s t\u00eb mbingarkuara me pacient\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00eb nga Covid-19 \u2013 shum\u00eb nga ta n\u00eb rrezik serioz p\u00ebr jet\u00eb dhe t\u00eb intubuar \u2013 rrug\u00ebt n\u00eb Barcelon\u00eb t\u00eb braktisura sikur aty t\u00eb mos jetonte frym\u00eb njeriu, turmat e njer\u00ebzve q\u00eb shtynin nj\u00ebri-tjetrin p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb mallra ushqimore n\u00eb dyqanet e Nju Jork-ut, apo shifrat e t\u00eb infektuarve dhe t\u00eb vdekurve nga virusi Covid-19 t\u00eb cilat prezantoheshin n\u00eb kanale televiziv\u00eb apo n\u00eb faqe t\u00eb ndryshme elektronike t\u00eb specializuara q\u00eb merreshin me mbledhjen dhe analizimin e k\u00ebtyre t\u00eb dh\u00ebnave. Por, nuk ka dyshim, ajo q\u00eb na kujtohet me qart\u00ebsin\u00eb e kristalit \u00ebsht\u00eb dita e par\u00eb \u2013 k\u00ebtu e gati nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb \u2013 kur n\u00eb Kosov\u00eb zyrtarisht u shfaq\u00ebn rastet e para me t\u00eb infektuar me virusin Covid-19. Mungesa e informacionit, frika nga e panjohura, paniku dhe ankthi q\u00eb u shkaktua ishin gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse dhe kapluan t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt. Edhe sot e k\u00ebsaj dit\u00eb nuk na shqitet nga mendja stresi, tensioni, shqet\u00ebsimi dhe ndjenja e panikut q\u00eb ngjallte n\u00eb ora 23:00 njoftimi kur institucionet e Kosov\u00ebs kumtonin rezultatet ditore t\u00eb t\u00eb infektuarve dhe t\u00eb vdekurve nga virusi. Ekspozimi ndaj lajmeve t\u00eb tilla \u2013 sidomos p\u00ebr periudha t\u00eb gjata kohore dhe n\u00eb form\u00eb sistematike \u2013 ka pasoja serioze n\u00eb sh\u00ebndetin mendor t\u00eb gjithsecilit nga ne \u2013 pa marr\u00eb parasysh n\u00ebse jemi apo jo t\u00eb infektuar me virusin \u2013 me efekte afatgjata dhe shum\u00eb-dimensionale.<\/span><\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<p>Pandemia, e shkaktuar nga virusi Covid-19, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb situat\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb dhe shum\u00eb e rrall\u00eb. Ky virus mund t\u2019i s\u00ebmur njer\u00ebzit n\u00eb aspektin fizik \u2013 p\u00ebr fat t\u00eb keq disave duke ju shkaktuar edhe vdekje \u2013 por pasojat tek ta jan\u00eb edhe n\u00eb aspektin psikologjik. K\u00ebto efekte nuk jan\u00eb v\u00ebrejtur vet\u00ebm tek personat e infektuar. Kuptohet, k\u00ebta t\u00eb fundit, n\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve, jan\u00eb m\u00eb t\u00eb predispozuar ndaj pasojave psikologjike, por as personat q\u00eb nuk jan\u00eb infektuar nuk jan\u00eb t\u00eb \u201cimunizuar\u201d n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim dhe, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb permanente, jan\u00eb t\u00eb ekspozuar ndaj lajmeve dhe informatave q\u00eb shkaktojn\u00eb p\u00ebrjetime dhe reagime t\u00eb ndryshme psikologjike si stresi, ankthi apo, jo rrall\u00eb, edhe depresioni.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb pandemia globale me t\u00eb cil\u00ebn po p\u00ebrballemi, nga studiues t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb cil\u00ebt e trajtojn\u00eb at\u00eb nga k\u00ebndv\u00ebshtrime diverse, konsiderohet si s\u00ebmundje infektive q\u00eb \u00ebsht\u00eb e rrall\u00eb dhe ndodh\u00a0<a href=\"https:\/\/www.nejm.org\/doi\/full\/10.1056\/nejmp2003762\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">nj\u00eb her\u00eb n\u00eb nj\u00eb shekull<\/a>\u00a0\u2013 e fundit e k\u00ebtyre p\u00ebrmasave q\u00eb merret n\u00eb konsiderat\u00eb n\u00eb analiz\u00eb krahasuese \u00ebsht\u00eb \u201c<a href=\"https:\/\/www.cdc.gov\/flu\/pandemic-resources\/1918-commemoration\/1918-pandemic-history.htm\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Gripi Spanjoll<\/a>\u201d gjat\u00eb 1918-1919. Por, krejt ndryshe nga krizat e m\u00ebparshme sh\u00ebndet\u00ebsore globale, ndikimi i pandemis\u00eb Covid-19 nuk \u00ebsht\u00eb i larg\u00ebt. P\u00ebrkundrazi, ky ndikim \u00ebsht\u00eb af\u00ebr secilit prej nesh, shpesh her\u00eb me pasoja shum\u00eb t\u00eb renda dhe i vazhdueshme. Q\u00eb nga dhjetori i vitit 2019, miliona raste jan\u00eb konfirmuar dhe po ashtu miliona vdekje jan\u00eb raportuar n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn. Fatkeq\u00ebsisht, shtrirja dhe ashp\u00ebrsia e k\u00ebsaj s\u00ebmundje kan\u00eb nxitur m\u00eb tej nj\u00eb kriz\u00eb globale t\u00eb sh\u00ebndetit mendor, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb mesin e disa grupeve si: t\u00eb moshuarit, profesionist\u00ebt e kujdesit sh\u00ebndet\u00ebsor si dhe grat\u00eb.<\/p>\n<p>Andaj, n\u00eb raste t\u00eb pandemive globale, si kjo me t\u00eb cil\u00ebn po p\u00ebrballemi aktualisht, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme komunikimi i duhur nga ana e mediave dhe transmetimi adekuat i t\u00eb dh\u00ebnave mbi numrin e t\u00eb infektuarve dhe vdekjeve dhe p\u00ebrshkrimin e ngjarjeve n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb korrekte. E gjitha kjo duhet b\u00ebr\u00eb sepse projektimi i frik\u00ebs, pasiguris\u00eb dhe panikut ka pasoja direkte tek njer\u00ebzit n\u00eb aspektin e sh\u00ebndetit mendor. Sipas nj\u00eb studimi t\u00eb botuar n\u00eb janar t\u00eb k\u00ebtij viti, publikimi i lajmeve t\u00eb shumta n\u00eb lidhje me infektimet me Covid-19 dhe vdekjet e shkaktuara nga kjo s\u00ebmundje, e rrisin ndjesh\u00ebm rrezikun e problemeve me sh\u00ebndetin mendor tek njer\u00ebzit. I nj\u00ebjti studim konstaton se, p\u00ebr fat t\u00eb keq, raportimet e mediave q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb \u201cinfodemin\u00eb\u201d lidhur me ndikimin e virusit Covid-19 n\u00eb sh\u00ebndetin mendor mund t\u00eb jen\u00eb burim i efekteve t\u00eb pafavorshme \u2013 lirisht mund t\u00eb themi edhe t\u00eb d\u00ebmshme \u2013 tek individ\u00ebt. Termi \u201c<a href=\"https:\/\/www.merriam-webster.com\/words-at-play\/words-were-watching-infodemic-meaning\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">infodemi<\/a>\u201d \u2013 i p\u00ebrdorur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nga nj\u00eb kolumnist i \u201cWashington Post\u201d \u2013 n\u00ebnkupton p\u00ebrzierjen e \u201cinformacionit\u201d dhe \u201cepidemis\u00eb\u201d dhe zakonisht i referohet nj\u00eb shp\u00ebrndarje t\u00eb shpejt\u00eb dhe t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb informacionit t\u00eb sakt\u00eb dhe t\u00eb pasakt\u00eb p\u00ebr di\u00e7ka, n\u00eb k\u00ebta rast p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebmundje t\u00eb caktuar. Derisa faktet, thashethemet dhe frika p\u00ebrzihen dhe shp\u00ebrndahen, b\u00ebhet e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb m\u00ebsosh informacion thelb\u00ebsor p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Kur marrim n\u00eb konsiderat\u00eb p\u00ebrdorimin masiv t\u00eb mediave sociale n\u00eb nivel global, situata t\u00eb tilla b\u00ebhen shum\u00eb t\u00eb rrezikshme dhe potencialisht shum\u00eb t\u00eb d\u00ebmshme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb \u201ckonsumuesit\u201d e k\u00ebtyre informacioneve t\u00eb shumta dhe, \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e rrezikshme, t\u00eb p\u00ebrziera me t\u00eb pav\u00ebrteta dhe me \u201clajme t\u00eb rreme\u201d sepse njer\u00ebzit mbingarkohen me m\u00eb shum\u00eb informacione sesa mund n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u2019i \u201cprocesojn\u00eb\u201d. Sepse praktikisht shumica e k\u00ebtij informacioni \u2013 ve\u00e7an\u00ebrisht atij n\u00eb internet, duke mos p\u00ebrjashtuar disa portale \u2013 p\u00ebrfshijn\u00eb thashetheme shqet\u00ebsuese, teori konspirative dhe deklarata t\u00eb pabazuara q\u00eb ngat\u00ebrrojn\u00eb, mashtrojn\u00eb dhe frik\u00ebsojn\u00eb popullat\u00ebn duke ngjallur ankth, panik, stres, huti, apo edhe munges\u00eb p\u00ebrqendrimi p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrball\u00eb me problemet ditore.<\/p>\n<p>Ekspozimi i madh ndaj lajmeve t\u00eb konsideruar si \u201cinfodemi\u201d, ka pasoja tek t\u00eb dy grupet e njer\u00ebzve, edhe tek ata q\u00eb ende nuk jan\u00eb t\u00eb infektuar me virus dhe edhe tek ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb infektuar. Konsiderohet se disa nga simptomat fillestare tek jo t\u00eb infektuarit shfaqet me ndryshime evidente t\u00eb regjimit t\u00eb gjumit, \u00e7rregullime t\u00eb dukshme t\u00eb oreksit, luhatje t\u00eb gjendjes fizike etj. Pra, ndodh ajo q\u00eb njihet si \u201cimitim i infektimit\u201d t\u00eb mundsh\u00ebm. Kjo gjendje i tmerron njer\u00ebzit edhe m\u00eb tep\u00ebr duke i b\u00ebr\u00eb q\u00eb psikologjisk\u00ebshit t\u00eb predispozojn\u00eb vet\u00ebn, pa dashje, nga nj\u00eb infektim i mundsh\u00ebm. Kuptohet, edhe m\u00eb i d\u00ebmsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb ankthi tek personat q\u00eb jan\u00eb t\u00eb infektuar, pasi ai e r\u00ebndon gjendjen e tyre psikologjike, duke shkaktuar, n\u00eb disa raste, edhe vdekjen. Psikolog\u00ebt dhe studiuesit e sh\u00ebndetit mendor konsiderojn\u00eb se personat q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb infektuar akoma nga virusi jan\u00eb ata q\u00eb, n\u00eb jo pak raste, p\u00ebrjetojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb ankth, ve\u00e7an\u00ebrisht pas \u00e7do kontakti me nj\u00eb person t\u00eb infektuar.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb studimi t\u00eb realizuar n\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/advances.sciencemag.org\/content\/6\/42\/eabd5390\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Universitetin e Kalifornis\u00eb<\/a>\u00a0n\u00eb ShBA, njer\u00ebzit me gjendje t\u00eb m\u00ebparshme mendore dhe fizike t\u00eb r\u00ebnduar, pas ekspozimit ditor ndaj lajmeve lidhur me Covid-19, kishin m\u00eb shum\u00eb t\u00eb ngjar\u00eb t\u00eb shfaqnin \u201cstres akut\u201d dhe \u201csimptoma depresive\u201d. Gjithashtu, konkludon ky studim, ekspozimi i tej zgjatur ndaj lajmeve lidhur me pandemin\u00eb dhe informacioneve kund\u00ebrth\u00ebn\u00ebse i kombinuar me \u201cstresor\u00eb sekondar\u201d si humbja e pun\u00ebs, ulja e pag\u00ebs apo mungesa e gjerave elementare dhe t\u00eb nevojshme p\u00ebr jet\u00eb normale, jan\u00eb elemente dhe parashikues t\u00eb bazuar n\u00eb zhvillimin e simptomave t\u00eb problemeve me sh\u00ebndetin mendor.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/globalizationandhealth.biomedcentral.com\/articles\/10.1186\/s12992-020-00654-4\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Sh\u00ebndeti mendor<\/a>\u00a0\u00ebsht\u00eb gjendje e mir\u00ebqenies psikologjike dhe parakusht themelor q\u00eb individi t\u00eb realizoj aft\u00ebsit\u00eb e veta, t\u00eb p\u00ebrballoj streset normale t\u00eb jet\u00ebs, t\u00eb punoj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb produktive dhe t\u00eb frytshme dhe t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje q\u00eb t\u00eb ofroj nj\u00eb kontribut p\u00ebr komunitetin ku jeton. N\u00eb mes t\u00eb nj\u00eb krize globale si kjo me pandemin\u00eb, Covid-19 vazhdon t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb burim kompleks i stresit, n\u00eb disa aspekte, p\u00ebr shum\u00eb individ\u00eb. Frika dhe pasiguria e lidhur me sh\u00ebndetin fizik personal t\u00eb familjes apo t\u00eb af\u00ebrmeve, s\u00eb bashku me ankthin dhe stresin q\u00eb shfaq\u00ebn si rezultat i izolimit, distancimit fizik apo edhe d\u00ebmeve dhe problemeve ekonomike, kan\u00eb r\u00ebnduar dhe p\u00ebrkeq\u00ebsuar aspekte vitale t\u00eb sh\u00ebndetit mendor, n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb ndryshme,\u00a0<a href=\"https:\/\/www.sciencedirect.com\/science\/article\/pii\/S0887618520300724\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn<\/a>.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, n\u00eb nivel bot\u00ebror, pandemia gjithashtu e ka kufizuar dhe zvog\u00ebluar \u00a0tej mase aksesin n\u00eb sh\u00ebrbimet e sh\u00ebndetit mendor p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit. Kjo \u00ebsht\u00eb problematike, sidomos kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr disa kategori m\u00eb specifike t\u00eb cilat edhe n\u00eb kushte normale e kan\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ken\u00eb qasje n\u00eb sh\u00ebrbime profesionale t\u00eb sh\u00ebndetit mendor. Nj\u00eb dukuri e till\u00eb ka qen\u00eb karakteristike sidomos p\u00ebr vendet n\u00eb zhvillim me sh\u00ebrbime t\u00eb tilla t\u00eb specializuara t\u00eb mang\u00ebta, me vet\u00ebdije t\u00eb ul\u00ebt p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtyre sh\u00ebrbimeve dhe me kufizime q\u00eb qasje n\u00eb internet apo pajisje adekuate elektronike t\u00eb cilat do t\u00eb mund t\u2019ju sh\u00ebrbenin si mjete p\u00ebr komunikim mes tyre dhe profesionist\u00ebve t\u00eb sh\u00ebndetit mendor. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, edhe Kosova nuk \u00ebsht\u00eb se b\u00ebn p\u00ebrjashtim t\u00eb madh, kur marrim n\u00eb konsiderat\u00eb se p\u00ebrballemi me nj\u00eb sistem fragjil sh\u00ebndet\u00ebsor. Andaj, kufizimi i burimeve mjek\u00ebsore gjat\u00eb pandemis\u00eb ka nxitur nj\u00eb ristrukturim dhe ripozicionim t\u00eb t\u00eb gjitha institucioneve t\u00eb sh\u00ebndetit mendor an\u00eb e mbar\u00eb bot\u00ebs, n\u00eb m\u00ebnyre q\u00eb t\u2019i kushtohet m\u00eb shum\u00eb v\u00ebmendje rasteve t\u00eb personave t\u00eb prekur nga Covid-19.<\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb fakt, nuk ka t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb plota dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse q\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb sh\u00ebrbenin nga studiuesit, apo t\u00eb interesuarit eventual, p\u00ebr t\u00eb shpjeguar korrelacionin eventual n\u00eb mes t\u00eb ekspozimit ndaj lajmeve p\u00ebr pandemin\u00eb dhe rritjen e nivelit t\u00eb stresit apo gjendjeve tjera psikologjike tek njer\u00ebzit. Mir\u00ebpo, n\u00eb shtete t\u00eb konsoliduara, t\u00eb cilat i kan\u00eb mekanizmat e duhura p\u00ebr mbledhjen e analizimin e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb tilla, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb analiza strukturore me p\u00ebrfundime t\u00eb mb\u00ebshtetura shkencore. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, sipas nj\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/theconversation.com\/how-the-media-may-be-making-the-covid-19-mental-health-epidemic-worse-153616\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">hulumtimi<\/a>\u00a0t\u00eb realizuar n\u00eb Shtete t\u00eb Bashkuara \u00ebsht\u00eb konstatuar se, q\u00eb kur ka filluar pandemia, niveli i ankthit n\u00eb mesin e qytetar\u00ebve amerikan \u00ebsht\u00eb trefishuar, nd\u00ebrsa shkalla e depresionit tek ta \u00ebsht\u00eb kat\u00ebrfishuar. I nj\u00ebjti studim nxori n\u00eb pah se media mund t\u00eb konsiderohet si pjes\u00eb e pandashme e problemit. Ata q\u00eb p\u00ebrjetuan ekspozim m\u00eb t\u00eb madh mediatik n\u00eb lidhje me pandemin\u00eb kishin nivel m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb stresit dhe depresionit. Pra, d\u00ebgjimi dhe leximi i vazhduesh\u00ebm i lajmeve n\u00eb lidhje me Covid-19 ndikonte drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb sh\u00ebndetin mendor t\u00eb qytetar\u00ebve \u2013 pa marr\u00eb parasysh n\u00ebse jan\u00eb apo jo t\u00eb infektuar me virus.<\/p>\n<p>Roli dhe r\u00ebnd\u00ebsia e mediave n\u00eb informimin e qytetar\u00ebve \u00ebsht\u00eb i pakontestuesh\u00ebm. Por, n\u00eb momentet kur ky lajm p\u00ebrcillet m\u00eb shum\u00eb paqart\u00ebsi, dykuptim\u00ebsi, fakte t\u00eb dyshimta apo, n\u00eb disa raste, edhe t\u00eb rreme, ndikimi n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve, sidomos t\u00eb grupet me vulnerabile, mund t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb i madh. Prandaj raportimi i sakt\u00eb dhe mb\u00ebshtetur n\u00eb fakte e argumente, mbrojtja e identitetit t\u00eb personave t\u00eb prekur nga virusi, shmangia e sensacionalizmit dhe gjuh\u00ebs q\u00eb ngjall frik\u00eb e p\u00ebrcjell me imazhe q\u00eb mund t\u00eb rrisin ankthin, do t\u00eb \u00a0sh\u00ebrbenin n\u00eb ruajtjen e sh\u00ebndetit mendor t\u00eb secilit individ dhe rrjedhimisht do t\u2019i ndihmonin secilit prej nesh n\u00eb tejkalimin e k\u00ebsaj pandemie me sa m\u00eb pak pasoja.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, t\u00eb qenit i informuar, sidomos n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb q\u00eb po jetojm\u00eb, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr secilin nga ne. Por, ne t\u00eb gjith\u00eb duhet t\u00eb jemi t\u00eb kujdessh\u00ebm sa informacion po \u201ckonsumojm\u00eb\u201d dhe si po ndikon ky lloj informacioni tek ne. N\u00ebse vazhdimisht ndiheni t\u00eb shqet\u00ebsuar, e p\u00ebrjetoni nj\u00eb mbingarkes\u00eb fizik\u00eb apo emocionale ose keni v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb flini, n\u00ebnkupton se, p\u00ebrve\u00e7 tjerash, mund t\u00eb jeni t\u00eb ekspozuar m\u00eb tep\u00ebr se sa q\u00eb duhet ndaj lajmeve q\u00eb lidhen e pandemin\u00eb. N\u00ebse nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb po ju ndodh, sugjerohet q\u00eb t\u00eb b\u00ebni pak pushim nga leximi i lajmeve dhe t\u00eb merreni me gjera tjera q\u00eb ju ndihmojn\u00eb t\u00eb qet\u00ebsoheni n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb kalojm\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb edhe ashtu jo t\u00eb leht\u00eb p\u00ebr secilin prej nesh.<\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb gjith\u00eb i kemi t\u00eb fresk\u00ebta pamjet e spitaleve t\u00eb Milano-s t\u00eb mbingarkuara me pacient\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00eb nga Covid-19 \u2013 shum\u00eb nga ta n\u00eb rrezik serioz p\u00ebr jet\u00eb dhe t\u00eb intubuar \u2013 rrug\u00ebt n\u00eb Barcelon\u00eb t\u00eb braktisura sikur aty t\u00eb mos jetonte frym\u00eb njeriu, turmat e njer\u00ebzve q\u00eb shtynin nj\u00ebri-tjetrin p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb mallra ushqimore [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":334,"featured_media":9397,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[751],"ppma_author":[346],"class_list":["post-4849","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-mental-health"],"authors":[{"term_id":346,"user_id":334,"is_guest":0,"slug":"violeta-zefi","display_name":"Violeta Zefi","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/ssjdoals-e1776417820433.png","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/ssjdoals-e1776417820433.png"},"user_url":"","last_name":"Zefi","first_name":"Violeta","description":"Violeta Zefi ka ndjekur studimet themelore dhe ato master, n\u00eb fush\u00ebn e Psikologjis\u00eb, n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. N\u00eb vitin 2017 ka p\u00ebrfunduar studimet e doktorat\u00ebs n\u00eb Masaryk University, Republik\u00eb \u00c7eke. Aktualisht \u00ebsht\u00eb ligj\u00ebruese n\u00eb Kolegjin \u201cUBT\u201d, dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb ndjek specializimin n\u00eb fush\u00ebn e \u201cPsikologjis\u00eb Klinike\u201d. Nga viti 2006 ka punuar p\u00ebr organizata t\u00eb ndryshme vendore dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare. P\u00ebrpos ligj\u00ebrimit ajo punon edhe si Psikologe n\u00eb Asociacionin Kosovar t\u00eb Personave q\u00eb Jetojn\u00eb me HIV\/AIDS (n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Global Fund p\u00ebr HIV\/AIDS) dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb e angazhuar si psikologe, konsulente dhe trajnere n\u00eb projekte t\u00eb ndryshme."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4849","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/334"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4849"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4849\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9398,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4849\/revisions\/9398"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9397"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4849"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4849"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4849"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=4849"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}