{"id":5002,"date":"2016-01-13T11:08:24","date_gmt":"2016-01-13T09:08:24","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=5002"},"modified":"2024-11-13T11:12:31","modified_gmt":"2024-11-13T09:12:31","slug":"trupat-pa-ze-ne-patriarkatin-imperialist-te-bardhe-e-kapitalist","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/trupat-pa-ze-ne-patriarkatin-imperialist-te-bardhe-e-kapitalist\/","title":{"rendered":"Trupat pa z\u00eb n\u00eb patriarkatin imperialist, t\u00eb bardh\u00eb e kapitalist"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p>&#8220;T\u00eb jesh e adhuruar nuk do t\u00eb thot\u00eb se je e lir\u00eb.&#8221; Shulamith Firestone<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"img-wrapper\"><\/div>\n<div class=\"news-left\">\n<p>Imazhi i Rita Or\u00ebs n\u00eb revist\u00ebn Lui u cil\u00ebsua nga shum\u00eb gra e burra si \u2018guxim\u2019. N\u00eb rrjete sociale, imazhi po promovohet si \u201cFree the nipple\u201d, fushata e cila synon ta demistifikoj gjoksin fem\u00ebror n\u00eb publik dhe ta barazoj me at\u00eb mashkullor, t\u2019ia heq \u2018turpin\u2019 dhe ta p\u00ebrmbys hipokrizin\u00eb se burri t\u00ebrhiqet nga gjoksi fem\u00ebror, nd\u00ebrkaq gruaja nuk t\u00ebrhiqet nga ai mashkullor. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb perspektiv\u00eb e duhur dhe e sh\u00ebndosh\u00eb dhe mir\u00eb t\u00eb mbrohet si e till\u00eb.<\/p>\n<p>Por ja q\u00eb kjo nuk \u00ebsht\u00eb porosia apo q\u00ebllimi i Rit\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb foto. P\u00ebrderisa m\u00eb her\u00ebt ajo e kishte p\u00ebrkrahur fushat\u00ebn \u201cFree the Nipple\u201d, k\u00ebsaj radhe, fotot e saj p\u00ebrshkruhen si seksi dhe t\u00eb egra. P\u00ebrderisa e mbroj fuqish\u00ebm t\u00eb drejt\u00ebn e pamohueshme p\u00ebr ta shfaqur trupin ashtu si\u00e7 nj\u00eb grua d\u00ebshiron pa e gjykuar dhe shar\u00eb me epitete mizogjiniste, \u00ebsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb debati rreth seksualitetit t\u00eb grave t\u00eb jet\u00eb festues dhe kritikues n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb tregun komercial, grave nuk u ka \u2018munguar\u2019 kurr\u00eb guximi p\u00ebr t\u00eb pozuar t\u00eb zhveshura. P\u00ebrkundrazi, lakuriq\u00ebsia ka qen\u00eb dhe vazhdon t\u00eb jet\u00eb nd\u00ebr kriteret kryesore p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb e dukshme dhe e p\u00ebrfolur n\u00eb nj\u00eb industri aq konkurruese dhe konsumuese ku sot je \u2018in\u2019, nd\u00ebrsa t\u00eb nes\u00ebrmen je \u2018out\u2019. Presioni i grave p\u00ebr tu dukur t\u00eb bukura, t\u00eb holla, me l\u00ebkur\u00eb e figur\u00eb trupore t\u00eb pamet\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe arsyeja pse shum\u00eb artiste sikurse Lena Dunham e Lorde, e kund\u00ebrshtojn\u00eb at\u00eb hapur p\u00ebrmes artit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>\u201cKujt i takon ajo prapanic\u00eb?\u201d \u2013 pyet shkrimtarja feministe bell hooks (Gloria Watkins) n\u00eb nj\u00eb debat publik ku diskutohej p\u00ebr trupat e grave me ngjyr\u00eb n\u00eb industrin\u00eb komerciale muzikore. Prapanica e Nicky Minaj n\u00eb videoklipin Anakonda, \u00ebsht\u00eb pasive sipas hooks. Ajo prapanic\u00eb nuk ka z\u00eb, dhe teksti muzikor i k\u00ebng\u00ebs flet p\u00ebr penisin dhe llojin e prapanic\u00ebs q\u00eb ai e k\u00ebrkon p\u00ebrndryshe nuk do t\u00eb funksionoj. Imazhi i saj i hiper-seksualizuar nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me emancipim seksual e fuqizim t\u00eb gruas q\u00eb e performon, shpjegon hooks.<\/p>\n<p>Mend\u00ebsin\u00eb apo qasjen p\u00ebr t\u2019i eksploatuar dhe ekspozuar grat\u00eb seksualisht \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb bell hooks e quan \u201cpatriarkat imperialist, i bardh\u00eb dhe kapitalist\u201d. Kjo n\u00ebnkupton q\u00eb kultura dominuese i atribuohet pushtetit imperialist t\u00eb burrave t\u00eb rac\u00ebs s\u00eb bardh\u00eb. Dhe tregu i pop kultur\u00ebs \u00ebsht\u00eb i till\u00eb. Kjo v\u00ebrehet me imazhet e grave n\u00eb media, pra t\u00eb zhveshura dhe t\u00eb v\u00ebna n\u00eb pozicionin p\u00ebr \u201ct\u00eb joshur\u201d dhe rrall\u00eb p\u00ebr \u201ctu joshur\u201d vet nga nj\u00eb trup tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb, tregu komercial ka fokusin te \u00e7do gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb josh\u00ebse dhe konsumuese. Si i till\u00eb, tregu komercial promovon pasurin\u00eb dhe luksin deri n\u00eb tepri, promovon imazhin e grave si t\u00eb bukura, t\u00eb reja, t\u00eb holla e me l\u00ebkur\u00eb sa m\u00eb t\u00eb bardh\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, promovon forma t\u00eb shumta t\u00eb shtypjes tek grat\u00eb: diskriminimin n\u00eb mosh\u00eb (ageism), racor, n\u00eb aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara trupore (ableism), dhe n\u00eb pamje fizike.<\/p>\n<p>Sipas hooks, sfida e grave n\u00eb procesin e emancipimit feminist seksual ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me at\u00eb se si ta p\u00ebrqafojm\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb seksuale (cilado qoft\u00eb ajo) n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrul\u00ebse dhe nuk \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr nesh. Si ta zot\u00ebrojm\u00eb trupin ton\u00eb si lokacion p\u00ebr \u00ebndje, k\u00ebnaq\u00ebsi dhe dashuri? Si ta krijojm\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb sigurt p\u00ebr vajzat dhe grat\u00eb q\u00eb t\u00eb ushtrojn\u00eb kontroll mbi trupat e tyre seksualisht? Dhe si mund ta b\u00ebjm\u00eb dallimin n\u00eb mes t\u00eb emancipimit seksual dhe eksploatimit seksual.<\/p>\n<p>Imazhin i Rit\u00ebs e konsideroj tipik komercial, ku gjoksi fem\u00ebror i ri, i bardh\u00eb dhe i pamet\u00eb, i p\u00ebrgjigjet k\u00ebrkesave jorealiste t\u00eb tregut p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb e p\u00ebrsosur. Po a ka gjoksi i Rit\u00ebs z\u00eb, sikurse q\u00eb pyet hooks p\u00ebr prapanic\u00ebn e Minaj? \u00c7far\u00eb lloj porosie na vjen nga trupi i zbuluar i Rit\u00ebs n\u00eb bot\u00ebn q\u00eb dominohet nga mend\u00ebsia e burrave (dhe grave) patriarkal, dhe rezistohet politikisht nga mend\u00ebsia emancipuese e grave (dhe burrave)?<\/p>\n<p>Madonna n\u00eb vitet e \u201980 ka b\u00ebr\u00eb revolucion p\u00ebr fuqizimin dhe seksualitetin e grave me imazhe e porosi t\u00eb fuqishme n\u00eb k\u00ebng\u00ebt sikurse \u201cExpress yourself\u201d dhe \u201cErotica\u201d. Ajo edhe sot i reziston diskriminimit si grua n\u00eb mosh\u00eb, dhe vazhdon ta shpreh seksualitetin p\u00ebrmes artit t\u00eb saj. Lady Gaga ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn duke i promovuar dhe p\u00ebrkrahur fuqish\u00ebm e haptas identitetet e shumta gjinore e seksuale t\u00eb cil\u00ebt i quante \u201cp\u00ebrbind\u00ebshit e mi t\u00eb vegj\u00ebl\u201d. Adelina Ismaili n\u00eb Kosov\u00eb ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn n\u00eb fund t\u00eb viteve t\u00eb \u201990 dhe ka nisur thyerjen e barrierave maskuliste shqiptare duke performuar gjysm\u00eb e zhveshur, duke qen\u00eb t\u00ebrheq\u00ebse e sensuale, dhe duke ironizuar pik\u00ebpamjet zakonore e fetare.<\/p>\n<p>Por t\u00eb gjitha k\u00ebto gra e kan\u00eb bartur barr\u00ebn e k\u00ebsaj qasjeje n\u00eb vet shpin\u00ebn e tyre. Madonna e Lady Gaga e kan\u00eb pranuar publikisht se kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb abuzuara seksualisht. Projekti i fundit i Gag\u00ebs ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb pik\u00ebrisht me dhun\u00ebn seksuale ndaj vajzave n\u00eb kampuse universitare. Ajo pohon t\u00eb jet\u00eb shtyr\u00eb nga vet p\u00ebrvoja e saj e hidhur dhe e tez\u00ebs s\u00eb saj e cila po ashtu \u00ebsht\u00eb e mbijetuar e dhun\u00ebs seksuale. Adelina Ismaili\u00a0 raportohet t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb viktim\u00eb e zhvatjes t\u00eb nj\u00eb burri, i cili nga organet e drejt\u00ebsis\u00eb akuzohet p\u00ebr vepra t\u00eb ndryshme penale. Ajo e ka zot\u00ebruar trupin e saj n\u00eb sken\u00eb, po sa ka qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb mbrohet nga rrethi i vrazhd\u00eb patriarkal q\u00eb sheh gruan si objekt seksi?!<\/p>\n<p>Tejkalimi i barrierave dominuese maskuliste n\u00eb shoq\u00ebri patriarkale \u00ebsht\u00eb proces i v\u00ebshtir\u00eb dhe i komplikuar. Shkrimtari Pat Califia n\u00eb librin \u201cSeksi publik: kultura e seksit radikal\u201d shpjegon se \u00e7ka n\u00ebnkupton t\u00eb jemi radikal n\u00eb aspektin seksual. Ai thot\u00eb se ai radikaliz\u00ebm v\u00ebrehet n\u00eb shkall\u00ebn se sa i v\u00ebrejm\u00eb dhe i ekspozojm\u00eb m\u00ebnyrat jo t\u00eb sinqerta se si flasim p\u00ebr seksin (apo si e fshehim at\u00eb) n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme. Se sa i v\u00ebm\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje m\u00ebnyrat se si shoq\u00ebria jep privilegje n\u00eb baz\u00eb t\u00eb besnik\u00ebris\u00eb s\u00eb kodit moral, dhe n\u00eb fakt e b\u00ebn secil\u00ebn zgjedhje seksuale \u00e7\u00ebshtje t\u00eb moralit. Pra emancipimi jon\u00eb seksual si gra e burra ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me at\u00eb se si ta sfidojm\u00eb mend\u00ebsin\u00eb konservatore rreth trupave ton\u00eb, si ta shk\u00ebputim \u2018turpin\u2019 si koncept dhe si ta kultivojm\u00eb nj\u00eb v\u00ebshtrim t\u00eb matur mbi trupat ton\u00eb duke i dekonstruktuar binaritetin \u2018nder-turp\u2019 apo \u2018mir\u00eb-keq\u2019.<\/p>\n<p>Imazhin e zhveshur t\u00eb Rit\u00ebs n\u00eb revist\u00ebn Lui nuk e shoh si reduktues por as fuqizues. Thjesht\u00eb, duke u thirrur n\u00eb perspektiv\u00ebn e hooks, ai imazh nuk ka z\u00eb. Dhe sot, me gjith\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u2019i emancipuar grat\u00eb politikisht e seksualisht, nuk kemi nevoj\u00eb p\u00ebr trupa t\u00eb heshtur, por p\u00ebr praktika e porosi q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb rikthejn\u00eb apo kultivojn\u00eb di\u00e7ka q\u00eb na \u00ebsht\u00eb marr\u00eb apo mohuar, p\u00ebr imazhe q\u00eb trazojn\u00eb pik\u00ebpamjet patriarkale dhe na \u00e7lirojn\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve si qenie seksuale.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<div class=\"share\">\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8220;T\u00eb jesh e adhuruar nuk do t\u00eb thot\u00eb se je e lir\u00eb.&#8221; Shulamith Firestone Imazhi i Rita Or\u00ebs n\u00eb revist\u00ebn Lui u cil\u00ebsua nga shum\u00eb gra e burra si \u2018guxim\u2019. N\u00eb rrjete sociale, imazhi po promovohet si \u201cFree the nipple\u201d, fushata e cila synon ta demistifikoj gjoksin fem\u00ebror n\u00eb publik dhe ta barazoj me at\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":480,"featured_media":10110,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1221],"ppma_author":[1281],"class_list":["post-5002","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-grate"],"authors":[{"term_id":1281,"user_id":480,"is_guest":0,"slug":"shqipe-gjocaj","display_name":"Shqipe Gjocaj","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/Shqipe-Gjocaj.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/Shqipe-Gjocaj.jpg"},"user_url":"","last_name":"Gjocaj","first_name":"Shqipe","description":"Shqipe Gjocaj \u00ebsht\u00eb aktiviste feministe, njoh\u00ebse e \u00e7\u00ebshtjeve gjinore, dhe gazetare e pavarur. Pun\u00ebn e saj e zhvillon n\u00eb organizata joqeveritare dhe medie p\u00ebrmes hulumtimit, hartimit t\u00eb politikave gjinore, dhe shkrimit rreth \u00e7\u00ebshtjeve gjinore dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut. Ajo \u00ebsht\u00eb kolumniste n\u00eb Prishtina Insight\/BIRN. Shkrimet e saj jan\u00eb botuar po ashtu n\u00eb Kosovo2.0, sbunker, Balkan Insight, dhe Reuters. Ne vitin 2017 ajo ka qen\u00eb bursiste n\u00eb Burs\u00ebn Ballkanike p\u00ebr Ekselenc\u00eb n\u00eb Gazetari. Ajo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituese e programit t\u00eb K2.0, Bursa n\u00eb Gazetari p\u00ebr t\u00eb Drejta t\u00eb Njeriut (cikli 2019)."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5002","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/480"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5002"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5002\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10111,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5002\/revisions\/10111"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10110"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5002"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5002"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5002"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=5002"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}