{"id":5050,"date":"2016-02-18T16:56:04","date_gmt":"2016-02-18T14:56:04","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=5050"},"modified":"2024-12-09T17:03:54","modified_gmt":"2024-12-09T15:03:54","slug":"iluzionet-zaptuekracia-dhe-lista-e-akp-se","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/uncategorized\/iluzionet-zaptuekracia-dhe-lista-e-akp-se\/","title":{"rendered":"Iluzionet, zaptuekracia, dhe lista e AKP-s\u00eb"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>M\u00eb n\u00eb fund, u b\u00eb publike lista e zaptuesve t\u00eb pronave shoq\u00ebrore. Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) pas nj\u00eb periudhe t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb hibernimit<a href=\"http:\/\/www.pak-ks.org\/repository\/docs\/160215_-_Raportet_permbledhese_dhe_lista_e_uzurpimeve_TE_MEPARSHME_te_pronave_shoqerore_-_SCANNED.compressed.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"> b\u00ebri publike nj\u00eb list\u00eb t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb emrave juridik dhe fizik t\u00eb uzurpuesve t\u00eb pronave publike <\/a>\u2013 me siguri puna m\u00eb e men\u00e7ur q\u00eb kjo agjenci ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb shum\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Por k\u00ebtu nuk ka shum\u00eb befasi. Ka koh\u00eb q\u00eb k\u00ebta emra dihen. Bile sipas komunikat\u00ebs s\u00eb AKP-s\u00eb, problemi i uzurpimeve \u201ckishte p\u00ebrcjell\u00eb pun\u00ebn e agjencis\u00eb q\u00eb nga viti 2002\u201d \u2013 pra q\u00eb rrafsh 14 vite. Por \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb e gjith\u00eb kjo pun\u00eb? Si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb ky institucion, bashk\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb institucionet tjera shtet\u00ebror\u00eb, nuk ka mundur ta luftoj\u00eb k\u00ebt\u00eb fenomen? \u00c7far\u00eb efekti do t\u00eb ket\u00eb publikimi i emrave t\u00eb tyre?<\/p>\n<p>Antropologu Alan Fiske n\u00eb nj\u00eb nga<a href=\"http:\/\/www.sscnet.ucla.edu\/anthro\/faculty\/fiske\/pubs\/Fiske_Four_Elementary_Forms_Sociality_1992.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"> punimet <\/a>e tij me mjaft influenc\u00eb argumenton q\u00eb pothuajse t\u00eb gjitha relacionet sociale jan\u00eb kombinim i k\u00ebtyre kat\u00ebr modeleve psikologjike: shk\u00ebmbimi komunial (communial sharing), gradimi autoritativ (authority ranking), takimi i t\u00eb barabart\u00ebve (equality matching), dhe \u00e7mimi i tregut (market pricing). Relacionet n\u00eb familje apo n\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb ngushta jan\u00eb shembuj t\u00eb shk\u00ebmbimit komunial, relacionet e qytetar\u00ebve me policin\u00eb jan\u00eb shembull i gradimit autoritativ, i t\u00eb huajve t\u00eb statusit t\u00eb barabart\u00eb shembull i takimit t\u00eb t\u00eb barabart\u00ebve, dhe i bler\u00ebsit dhe i shit\u00ebsit n\u00eb \u00e7mimet e tregut. N\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre relacioneve diktohet edhe gjuha dhe normat tjera sociale. P\u00ebr shembull, n\u00eb bot\u00ebn mashkullore t\u00eb ballkanasve \u00ebsht\u00eb shum\u00eb normale ta shash me n\u00ebn\u00eb nj\u00eb shok t\u00eb ngusht\u00eb; bile shpesh konsiderohet q\u00eb e ke mb\u00ebrri nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb n\u00ebse mundeni me u sha nd\u00ebrmjet vetes pa u prek\u00eb. Mir\u00ebpo, konsideroni sikur t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gjuh\u00eb e p\u00ebrdor me shefic\u00ebn. Ngat\u00ebrrimi i relacionit komunial me at\u00eb autoritativ sjell\u00eb edhe situata t\u00eb sikletshme. Por situatat e sikletshme nuk jan\u00eb t\u00eb kufizuara vet\u00ebm n\u00eb ngat\u00ebrrimin e k\u00ebtyre dy relacioneve. N\u00eb fakt ngat\u00ebrrimi i t\u00eb gjitha relacioneve shkakton situata t\u00eb pak\u00ebndshme. P\u00ebr shembull, shum\u00eb shpesh \u00e7iftet nuk din\u00eb a me i thirr\u00eb prind\u00ebrit e partnerit\/partneres n\u00eb em\u00ebr (relacion komunial) apo n\u00eb ndonj\u00eb titull (relacion i t\u00eb barabart\u00ebve apo edhe autoritativ), apo shok\u00ebt\/shoqet e kan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u2019i shesin nj\u00ebra-tjetrit gj\u00ebra (a jan\u00eb shok-shoqe apo bler\u00ebs shit\u00ebs), etj.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, \u00e7far\u00eb relacioni kan\u00eb qytetaret me pushtetar\u00eb? P\u00ebrpara revolucionit francez, relacioni i njer\u00ebzve n\u00eb pushtet dhe t\u00eb tjer\u00ebve ishte, n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve, kryek\u00ebput autoritativ. Mbreti kishte pushtetin p\u00ebr shkak t\u00eb t\u00eb drejt\u00ebs se tij hyjnore. Mir\u00ebpo pas revolucionit francez, ky relacion ndryshoi \u2013 s\u00eb paku n\u00eb let\u00ebr. T\u00eb pushtetshmit nuk ishin n\u00eb pushtet p\u00ebr shkak t\u00eb ndonj\u00eb t\u00eb drejte hyjnore, por p\u00ebr shkak se ishin reprezentues t\u00eb komunitetit, dhe si t\u00eb till\u00eb ata do t\u00eb duhej t\u00eb qeverisnin p\u00ebr qytetar\u00ebt. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, ata vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pushtetsh\u00ebm dhe relacioni me qytetaret por ata nuk jan\u00eb hyjnor, e meq\u00eb nuk jan\u00eb hyjnor\u00eb, por qytetar\u00eb ata gjithashtu jan\u00eb t\u00eb barabart\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt. Pra, si persona pushtetar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb barabart\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb tjer\u00ebt, nd\u00ebrsa si pozit\u00eb jan\u00eb autoritet. Pra, relacioni i tyre \u00ebsht\u00eb kombinim i autoritetit me barazin\u00eb, pasi q\u00eb nj\u00eb trup i vet\u00ebm e reprezenton edhe nj\u00eb institucion autoritativ dhe nj\u00eb njeri t\u00eb barabart\u00eb.<\/p>\n<p>Korrupsioni n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr mund t\u00eb konsiderohet si relacion i tregut. Korruptuesi i jep nj\u00eb shp\u00ebrblim t\u00eb korruptuarit me kusht q\u00eb i korruptuari i jep nj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, tender, apo \u00e7kado tjet\u00ebr. Pra \u00ebsht\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje nd\u00ebrmjet dy pal\u00ebve, nj\u00ebjt\u00eb si nj\u00eb marr\u00ebveshje nd\u00ebrmjet teje dhe shit\u00ebsit t\u00eb pem\u00ebve kur del me ble mandarina. Por p\u00ebr dallim prej gjuh\u00ebs q\u00eb ti p\u00ebrdor me shit\u00ebsin e mandarinave, gjuha e korrupsionit \u00ebsht\u00eb art. P\u00ebrderisa ti i thua shit\u00ebsit t\u00eb mandarinave \u201csa kushtojn\u00eb mandarinat?\u201d dhe ai t\u00eb kthen nj\u00eb p\u00ebrgjigje pa hezitim, korruptuesi nuk mund t\u2019i thot\u00eb t\u00eb korruptuarit \u201csa kushton korruptimi i yt?\u201d, sepse ky i fundit \u00ebsht\u00eb n\u00eb pozit\u00eb autoriteti\/t\u00eb barabarti dhe nj\u00eb fjali e till\u00eb \u00ebsht\u00eb e papranueshme n\u00eb k\u00ebto relacione. Dhe k\u00ebtu vjen arti i korrupsionit: p\u00ebrdorimi i gjuh\u00ebs s\u00eb dyfisht\u00eb. Kur t\u00eb ndal\u00eb policia kur je duke vozit\u00eb mbi kufizimin e shpejt\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb thot\u00eb polici \u201cAi restoranti aty i ka hamburgerat shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb\u201d v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb polici p\u00ebrnjime\u2019 po t\u00eb thot\u00eb se hamburgerat jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb aty; kuptimi \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb q\u00eb polici po d\u00ebshiron q\u00eb ti me shku me i pagu disa hamburgera p\u00ebr polic\u00ebt me kusht q\u00eb ata t\u00eb l\u00ebshojn\u00eb pa d\u00ebnim p\u00ebr tejkalim t\u00eb shpejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Pra gjuha e korrupsionit \u00ebsht\u00eb art bajagi i sofistikuar p\u00ebr shkak se arrin me e mbajt\u00eb iluzionin e relacionit autoritar\/t\u00eb barabart\u00eb p\u00ebrderisa n\u00eb realitet ai relacion \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm relacion i tregut. Korrupsion ka gjethka, edhe n\u00eb vendet m\u00eb t\u00eb zhvilluara dhe demokratike n\u00eb bot\u00eb. Ka edhe mangupa, apo njer\u00ebz shum\u00eb t\u00eb pushtetsh\u00ebm q\u00eb e kontrollojn\u00eb nj\u00eb regjion t\u00eb caktuar ku policia edhe ligji nuk mund t\u00eb hyn\u00eb. Por n\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto raste ekziston iluzioni q\u00eb as korrupsioni e as mangupat nuk ekzistojn\u00eb, p\u00ebr shkak se relacioni nd\u00ebrmjet institucioneve shtet\u00ebrore dhe mangupave vazhdon me mbet\u00eb si me pas\u00eb qen\u00eb relacion nd\u00ebrmjet institucioneve dhe nj\u00eb qytetari t\u00eb thjesht\u00eb, edhe pse realiteti \u00ebsht\u00eb ndryshe. Mir\u00ebpo, n\u00eb vendet e zhvilluara, momentin kur ky iluzion zhduket, institucionet gjithmon\u00eb e ushtrojn\u00eb fuqin\u00eb e tyre dhe i luftojn\u00eb personat e korruptuar apo mangupat q\u00eb terrorizojn\u00eb nj\u00eb territor t\u00eb caktuar. Me fjal\u00eb tjera, me qen\u00eb mangup pa i thon\u00eb vetes mangup \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull, por n\u00ebse i thua vetes mangup at\u00ebher\u00eb ke problem me shtet; me vjedh\u00eb duke pretenduar q\u00eb je njeri i ndersh\u00ebm \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull, mir\u00ebpo me t\u00eb dal\u00eb fjala q\u00eb je hajn \u00ebsht\u00eb keq.<\/p>\n<p>Linguisti Steven Pinker <a href=\"https:\/\/www.youtube.com\/watch?v=3-son3EJTrU\">argumenton<\/a> q\u00eb ky fenomen ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me dijen. Dija mund t\u00eb jet\u00eb individuale apo e nd\u00ebrsjell\u00eb. T\u2019i kthehemi rastit t\u00eb policit. N\u00ebse polici t\u00eb thot\u00eb q\u00eb hamburgerat jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb at\u00eb restorantin p\u00ebrball\u00eb, \u00e7far\u00eb ai po thot\u00eb mund t\u00eb interpretohet n\u00eb dy m\u00ebnyrat. Pra dija q\u00eb polici po lyp\u00eb me ia pagu drek\u00ebn nuk \u00ebsht\u00eb e nd\u00ebrsjell\u00eb, p\u00ebr shkak se nj\u00eb dijeni e till\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb komunikuar drejtp\u00ebrdrejt, por ve\u00e7 \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb t\u00eb n\u00ebnkuptohet, dhe si e till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb dije e nd\u00ebrsjell\u00eb por dije individuale. Edhe n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e dukshme se polici po k\u00ebrkon me ia ble (qit\u00eb) nj\u00eb drek\u00eb, prap\u00ebseprap\u00eb relacioni autoritativ mund t\u00eb mbahet p\u00ebr shkak se gjuha \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm e n\u00ebnkuptuar dhe jo drejtp\u00ebrdrejt\u00eb \u2013 apo dija p\u00ebr pages\u00ebn e drek\u00ebs \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm individuale po jo e nd\u00ebrsjell\u00eb. N\u00ebse ti nuk e kupton \u00e7ka ka dasht\u00eb me than\u00eb polici, polici nuk bie n\u00eb pozit\u00eb t\u00eb \u2018keqe\u2019 pasi q\u00eb ai mund t\u00eb nxirret nga situata duke e shpjeguar veten q\u00eb ve\u00e7 ka dasht\u00eb me than\u00eb se hamburgerat jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Me fjal\u00eb tjera, p\u00ebrmes gjuh\u00ebs s\u00eb dyfisht\u00eb mbahet iluzioni relacionit autoritativ.<\/p>\n<p>T\u2019i lem\u00eb anash rastet hipotetike; t\u2019i kthehemi Kosov\u00ebs (edhe pse polic\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb shpesh jan\u00eb un\u00ebt gjat\u00eb orarit t\u00eb pun\u00ebs). Nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb po p\u00ebrmenden emra t\u00eb uzurpuesve. Artikuj si <a href=\"http:\/\/zeri.info\/zerat\/68364\/uck-mos-e-prek-1999-2015\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">ky i Arbana Xharr\u00ebs<\/a> \u2013 nj\u00eb artikull shum\u00eb i guximsh\u00ebm \u2013 pretendon q\u00eb njer\u00ebz specifik\u00eb, me emra e mbiemra i kan\u00eb zaptuar pronat e disa njer\u00ebzve tjer\u00eb specifik\u00eb me emra e mbiemra (raste tjera nga ato t\u00eb AKP-s\u00eb). N\u00eb televizion, \u00a0Vehbi Kajtazi \u2013 nj\u00ebri nd\u00ebr gazetar\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb hulumtues \u2013 <a href=\"https:\/\/www.dailymotion.com\/video\/x3kx5i2_vehbi-kajtazi-per-pronat-e-uzurpuara_news\" target=\"_top\" rel=\"noopener\">tregon me emra e mbiemra njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb zaptu pronat shoq\u00ebrore<\/a>. N\u00eb nj\u00eb emision tjet\u00ebr televiziv, i pyetur p\u00ebr rastin specifik t\u00eb nj\u00eb kafeterie n\u00eb kryeqytet i cili pretendohet q\u00eb \u00ebsht\u00eb zaptuar, Ministri i Diaspor\u00ebs Valon Murati p\u00ebrgjigjet q\u00eb raste t\u00eb tilla nuk u jan\u00eb adresuar asnj\u00ebher\u00eb atij personalisht por q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb dijeni p\u00ebr to. Pra, n\u00ebse ndonj\u00ebher\u00eb dijenia q\u00eb ka njer\u00ebz t\u00eb fuqish\u00ebm q\u00eb kan\u00eb zaptuar pronat publike apo t\u00eb njer\u00ebzve tjer\u00eb ka qen\u00eb individuale, tash kjo dijeni \u00ebsht\u00eb e nd\u00ebrsjell\u00eb \u2013 \u00ebsht\u00eb dijeni publike. Iluzioni q\u00eb prona private \u00ebsht\u00eb e shenjt\u00eb e q\u00eb mbrohet nga shteti nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb (rastet e p\u00ebrmendura n\u00eb artikullin e Arbana Xharr\u00ebs). Nuk kemi m\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta aq t\u00eb gj\u00ebra q\u00eb nuk p\u00ebrfshijn\u00eb asnj\u00eb individ\u00eb n\u00eb to, por kemi t\u00eb v\u00ebrteta specifike, me em\u00ebr e mbiem\u00ebr, q\u00eb dihet sakt\u00eb kujt i takojn\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb mes nuk ka m\u00eb ngjyra \u2013 \u00ebsht\u00eb bardh ose zi. E lista e AKP-s\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm qershia mbi tort\u00eb; kjo lista ja ka qit\u00eb pik\u00ebn me fjal\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Por si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb kemi ardhur deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb? \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb q\u00eb AKP bashk\u00eb me institucione tjera ishin n\u00eb dijeni p\u00ebr k\u00ebto zaptime? Pse k\u00ebto institucione nuk kan\u00eb b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb deri m\u00eb tash? K\u00ebto po q\u00eb jan\u00eb pyetje naive, pasi q\u00eb nuk do mend q\u00eb zaptuesit dhe institucionet jan\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn an\u00eb. Nuk mund t\u00eb ket\u00eb zaptim pa \u2018iz\u00eb\u2019 t\u00eb institucioneve.<\/p>\n<p>E \u00e7far\u00eb efekti do t\u00eb ket\u00eb kjo list\u00eb? T\u00eb presim \u00e7kado m\u00eb shum\u00eb sesa zhveshja e situat\u00ebs momentale prej iluzioneve \u00ebsht\u00eb sikur t\u2019i shtrojm\u00eb ato pyetjet naive m\u00eb lart. Mir\u00ebpo, pas k\u00ebsaj liste nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb m\u00eb me institucione q\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn publike dhe institucione reprezentative t\u00eb qytetar\u00ebve, por kemi institucione t\u00eb korruptuara q\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr interesa t\u00eb uzurpator\u00ebve dhe t\u00eb korruptuar\u00ebve. N\u00eb fakt nuk kemi as korrupsion m\u00eb, sepse vet\u00eb fjala korrupsion n\u00ebnkupton q\u00eb di\u00e7ka po b\u00ebhet jasht\u00eb normave, nd\u00ebrsa tani, pas list\u00ebs, rregullat dhe normat jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb pavlefshme. Zaptimet dhe korrupsioni jan\u00eb ashiqare; jan\u00eb vet\u00eb norma. Nuk e di \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb pas publikimit t\u00eb list\u00ebs. Por jan\u00eb dy mund\u00ebsi: 1) prokuroria fillon pun\u00ebn dhe trondit k\u00ebt\u00eb sistem t\u00eb zaptues\u00ebve deri n\u00eb \u00e7rr\u00ebnjosje, apo 2) asgj\u00eb nuk ndodh dhe pas list\u00ebs fillon nj\u00eb periudh\u00eb e re, periudha e zaptuekracis\u00eb zyrtare. Cilado t\u00eb jet\u00eb zgjidhja, nuk mund t\u00eb vazhdojm\u00eb m\u00eb me iluzione q\u00eb kemi institucione, t\u00eb cilat mbrojn\u00eb pron\u00ebn private apo shoq\u00ebrore.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"time\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u00eb n\u00eb fund, u b\u00eb publike lista e zaptuesve t\u00eb pronave shoq\u00ebrore. Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) pas nj\u00eb periudhe t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb hibernimit b\u00ebri publike nj\u00eb list\u00eb t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb emrave juridik dhe fizik t\u00eb uzurpuesve t\u00eb pronave publike \u2013 me siguri puna m\u00eb e men\u00e7ur q\u00eb kjo agjenci ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":259,"featured_media":10819,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"ppma_author":[1983],"class_list":["post-5050","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"authors":[{"term_id":1983,"user_id":259,"is_guest":0,"slug":"dren-pozhegu","display_name":"Dren Pozhegu","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/drenp.png","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/drenp.png"},"user_url":"","last_name":"Pozhegu","first_name":"Dren","description":"Dren Pozhegu \u00ebsht\u00eb n\u00ebnkryetari i partis\u00eb DT Global."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5050","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/259"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5050"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5050\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10820,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5050\/revisions\/10820"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10819"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5050"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5050"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5050"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=5050"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}