{"id":5054,"date":"2016-02-20T13:08:25","date_gmt":"2016-02-20T11:08:25","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=5054"},"modified":"2024-11-07T13:11:17","modified_gmt":"2024-11-07T11:11:17","slug":"nji-tulle-tjeter-ne-mur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/nji-tulle-tjeter-ne-mur\/","title":{"rendered":"Nji tull\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb mur"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\"><\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"img-wrapper\"><\/div>\n<div class=\"news-left\">\n<p>Komuna e Prishtin\u00ebs ka vendos\u00eb me vu kamera n\u00ebp\u00ebr shkolla t\u00eb Prishtin\u00ebs. \u00a0Sipas drejtoresh\u00ebs s\u00eb arsimit n\u00eb komun\u00ebn e Prishtin\u00ebs, zonj\u00ebs Nagavci, vendosja e kamerave po bahet \u201cp\u00ebr me e rrit\u00eb sigurin\u00eb n\u00eb shkolla; me e parandalue dhun\u00ebn; me ua m\u00ebsue respektimin e rendit dhe rregullit n\u00eb institucionet edukative arsimore dhe mbar\u00ebvajtjes s\u00eb procesit m\u00ebsimor\u201d (\u00e7kado q\u00eb n\u00ebnkupton kjo e fundit). Ndoshta duhet me i tregue dikush drejtoris\u00eb s\u00eb arsimit n\u00eb komun\u00ebn e Prishtin\u00ebs, ve\u00e7an\u00ebrisht zonj\u00ebs Nagavci, q\u00eb shkollat e Prishtin\u00ebs nuk jan\u00eb burgu i G\u00ebrdovcit dhe nxan\u00ebsit nuk jan\u00eb kriminel\u00eb. Pse ky d\u00ebnim ndaj qenies s\u00eb tyne?<\/p>\n<p>Kamerat\u00a0nuk kan\u00eb me parandalue dhun\u00ebn n\u00eb shkolla, por eventualisht kan\u00eb me i \u201cndalue\u201d konfliktet mes f\u00ebmij\u00ebve, pa t\u00eb cilat f\u00ebmij\u00ebt nuk munden me m\u00ebsue prej p\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrveprimit emocional me t\u00eb tjer\u00ebt tue qen\u00eb se konfliktet \u00e7do her\u00eb jan\u00eb emocionale; atyne, n\u00ebse u ndalohen konfliktet, nuk kan\u00eb me iu zbulue kufijt\u00eb personal\u00eb; nuk kan\u00eb me m\u00ebsue qysh me u ballafaque me konflikte gjat\u00eb jet\u00ebs; dhe nuk kan\u00eb me m\u00ebsue qysh me i zgjidh\u00eb ato.<\/p>\n<p>Konfliktet n\u00eb shkolla mes f\u00ebmij\u00ebve jan\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb shum\u00eb e rand\u00ebsishme n\u00eb zhvillimin e tyne. Vygotsky ka besue se ato e p\u00ebrforcojn\u00eb individin me funksionue ma mir\u00eb n\u00eb kontekste sociale. Piaget gjithashtu ka mendue q\u00eb konfliktet mes f\u00ebmij\u00ebve jan\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetshme dhe n\u00ebse punohet qysh duhet me k\u00ebto p\u00ebrvoja t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, kjo kishte me i ndihmue f\u00ebmij\u00ebt me zhvillue aft\u00ebsin\u00eb e empatis\u00eb dhe q\u00eb ata me i tejkalue modelet egocentrike t\u00eb t\u00eb menduemit dhe gjykuemit.<\/p>\n<p>V\u00ebzhgimi me kamera n\u00eb shkolla nuk ka me parandalue dhun\u00ebn. Sepse, dhuna n\u00eb shkolla si fenomen nuk asht e njejt\u00eb n\u00eb \u00e7do shkoll\u00eb, nuk asht e njejt\u00eb n\u00eb \u00e7do lagje dhe kushtimisht nuk mundet me ekzistue NJI zgjidhje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb problem. \u00a0\u00c7far\u00eb hulumtimi ka ba komuna e Prishtin\u00ebs para se me lejue vendosjen e kamerave n\u00eb shkolla t\u00eb saj, si mas\u00eb parandalimi t\u00eb dhun\u00ebs? N\u00eb baz\u00eb t\u00eb t\u00eb cilave studimeve po bazohen q\u00eb po e argumentojn\u00eb si investim t\u00eb duhun nji vendim t\u00eb till\u00eb? Cilat jan\u00eb format e dhun\u00ebs t\u00eb cilat po synohet me u parandalue me kamera? Cila asht shpesht\u00ebsia e tyne dhe a ka matje statistikore t\u00eb faktor\u00ebve q\u00eb po ushqejn\u00eb k\u00ebto forma t\u00eb dhun\u00ebs? A jan\u00eb faktor\u00eb t\u00eb personalitetit dhe\/apo zhvillimore t\u00eb f\u00ebmis\u00eb apo faktor\u00eb t\u00eb rrethit dhe ambientit ku jeton f\u00ebmija p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu familjen, apo jan\u00eb faktor\u00eb t\u00eb ambientit shkollor p\u00ebrshir\u00eb k\u00ebtu procesin m\u00ebsimor? Sepse, momentalisht t\u00eb vetmet studime q\u00eb ekzistojn\u00eb se thon\u00eb padyshim se kamerat e parandalojn\u00eb dhun\u00ebn n\u00eb shkolla, jan\u00eb ato t\u00eb kompanive t\u00eb sigurimeve dhe t\u00eb shit\u00ebsve t\u00eb kamerave. T\u00eb gjitha t\u00eb tjerat potencojn\u00eb duksh\u00ebm q\u00eb duhet t\u00eb ekzistojn\u00eb programe t\u00eb ve\u00e7anta q\u00eb kan\u00eb studiue ma s\u00eb pari natyr\u00ebn e dhun\u00ebs n\u00eb shkolla dhe t\u00eb cilat i p\u00ebrshtaten asaj natyre, e kamerat nuk jan\u00eb p\u00ebrgjigjja ma e duhun p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, sepse kamerat nuk kan\u00eb tru. Ato munden n\u00eb raste ekstreme, ku nd\u00ebr dhun\u00eb n\u00eb shkolla konsiderohen klanet e armatosuna; shit-blerja e drog\u00ebs, sikur kena mujt\u00eb ve\u00e7 me i pa n\u00ebp\u00ebr filma amerikan\u00eb, me ndihmue, por edhe n\u00eb raste t\u00eb tilla vet\u00ebm si parandalim i shpejt\u00eb i rrezikut e jo si parandalim i dhun\u00ebs si fenomen. Kamerat, var\u00ebsisht prej natyr\u00ebs s\u00eb dhun\u00ebs vet\u00ebm \u00e7ka munden me i nxit\u00eb f\u00ebmij\u00ebt, \u201cdhun\u00ebn\u201d me e bart\u00eb n\u00eb skuta ku syni i kamerave nuk i sheh, rrjedhimisht tue i m\u00ebsue f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb dhuna asht e keqe sepse d\u00ebnohesh kur t\u00eb nxihesh, por nuk e edukon f\u00ebmin\u00eb q\u00eb n\u00eb vend t\u00eb dhun\u00ebs me gjet\u00eb metoda tjera komunikimi p\u00ebr me zgjidh\u00eb konflikte. E konfliket mes nxan\u00ebsve kurr\u00eb s\u2019kan\u00eb me u parandalue, sepse asht n\u00eb natyr\u00ebn e njeriut dhe rendit shoqnor q\u00eb njer\u00ebzit me pas\u00eb konflikte dhe n\u00eb fakt k\u00ebto konflikte jan\u00eb t\u00eb rand\u00ebsishme p\u00ebr zhvillimin e f\u00ebmij\u00ebs. P\u00ebrmes p\u00ebrvojave me konflikte t\u00eb ndryshme f\u00ebmija krijon vet\u00ebbesimin apo sfidon e at\u00eb; m\u00ebson autonomin\u00eb e tij dhe formon ngadal\u00eb identitetin e tij. Konfliktet mes f\u00ebmij\u00ebve jo t\u00eb gjitha duhet p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb dhun\u00eb, por un\u00eb dyshoj q\u00eb kamerat k\u00ebt\u00eb kan\u00eb me e ba k\u00ebt\u00eb dallim, njejt\u00eb sikur njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb me q\u00ebndrue para ekranit. Disa prej k\u00ebtyne njer\u00ebzve, drejtor\u00eb t\u00eb shkollave sot po i g\u00ebzohen kamerave, p\u00ebr asnji arsye tjet\u00ebr pos se ato po ua rikthejn\u00eb ndjesin\u00eb e kontroll\u00ebs, q\u00eb e kan\u00eb hup\u00eb pas luft\u00ebs kur \u201ct\u00eb huejt\u201d erdh\u00ebn e u than\u00eb q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt s\u2019ban me i rreh\u00eb se ata kan\u00eb t\u00eb drejta. \u00a0N\u00eb vend t\u00eb kamerave un\u00eb besoj ma e men\u00e7me asht me investue n\u00eb edukim t\u00eb matejsh\u00ebm profesional t\u00eb m\u00ebsimdhan\u00ebsve, e k\u00ebtyne drejtor\u00ebve t\u00eb shkollave q\u00eb me i m\u00ebsue me punue \u201cme sjelljen e keqe t\u00eb nxan\u00ebsve\u201d tue e pa si mund\u00ebsi t\u00eb rand\u00ebsishme q\u00eb mundet me e ndikue pozitivisht sh\u00ebndetin dhe zhvillimin e tyne. Ide ma e men\u00e7me mendoj un\u00eb asht me pun\u00ebsue psikolog\u00eb t\u00eb kualifikuem n\u00eb t\u00eb gjitha shkollat; me bashk\u00ebpunue me prind\u00ebr, pasi q\u00eb jo rrall\u00eb artikulimet agresive t\u00eb nji f\u00ebmije jan\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e f\u00ebmis\u00eb me e komunikue nji shqet\u00ebsim apo vuejtje psikologjike t\u00eb brendshme ndoshta nga p\u00ebrvoja e nji keqtrajtimi n\u00eb shkoll\u00eb; sht\u00ebpi apo rrethana tjera stresuese e traumatike p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb trishton fakti q\u00eb n\u00eb mesin gjith\u00eb atyne q\u00eb merren me t\u00eb drejtat e f\u00ebmij\u00ebve, organizatave joqeveritare, kualicioneve p\u00ebr t\u00eb drejta t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, askush nuk po e sheh t\u00eb arsyeshme me e kund\u00ebrshtue n\u00eb b\u00ebrtham\u00eb iden\u00eb e \u201cparandalimit t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb shkolla p\u00ebrmes v\u00ebzhgimit me kamera.\u201d \u00c7do k\u00ebshill i prind\u00ebrve, \u00e7do organizat\u00eb, \u00e7do njeri normal duhet me u \u00e7ue n\u00eb mbrojtje t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve me e kund\u00ebrshtue k\u00ebt\u00eb ide, sa idiotike aq t\u00eb rrezikshme p\u00ebr mir\u00ebqenien dhe zhvillimin e sh\u00ebndosh\u00eb t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Dhuna ma e madhe n\u00eb shkollat tona ndodh momentalisht n\u00eb klasa, n\u00eb or\u00eb m\u00ebsimore, aty ku m\u00ebsimdhan\u00ebsi di aq pak p\u00ebr zhvillimin e f\u00ebmij\u00ebve sa asht mjerim, kur e mendon q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt jan\u00eb n\u00eb m\u00ebshir\u00eb t\u00eb tij. Aty ku m\u00ebsuesja qet\u00ebsin\u00eb absolute n\u00eb klas\u00eb e konsideron arsye mjaft t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr me korr\u00eb ndoj lavdat\u00eb se sa e respektueshme qenka prej nxan\u00ebsve dhe ndihet e fort\u00eb profesionalisht, kur f\u00ebmij\u00ebt i frik\u00ebsohen; aty ku f\u00ebmija q\u00eb nuk di me u p\u00ebrgjegj\u00eb n\u00eb nji pyetjet quhet budall\u00eb; e f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb dijn\u00eb mjaftojn\u00eb me i m\u00ebsue p\u00ebrmendsh tekstet e librave edhe me i recitue p\u00ebr me marr\u00eb nota t\u00eb mira. Krejt kjo tue u promovue si \u201cm\u00ebsimnxanie\u201d. N\u00ebse di me m\u00ebsue p\u00ebrmendsh, mund\u00ebsisht shpejt hala sa asht \u201ctue shpjegue\u201d m\u00ebsuesi\/ja dhe n\u00ebse di me recitue, at\u00ebher\u00eb ti ke m\u00ebsue &#8211; \u00a0kjo asht \u00e7ka m\u00ebsojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb n\u00eb shkolla. N\u00eb njifar\u00eb m\u00ebnyr\u00eb plagjiatur\u00ebn.<\/p>\n<p>Kamerat jo ve\u00e7 q\u00eb rrezikojn\u00eb mir\u00ebqenien e f\u00ebmi\u00ebjve tue i d\u00ebrgue atyne nji mesazh negativ e n\u00ebn\u00e7mues, ato edhe rrezikojn\u00eb mir\u00ebqenien e tyne tue e dijt\u00eb q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e sotme kur hakerat jan\u00eb n\u00eb gjendje me penetrue sisteme ma t\u00eb nd\u00ebrlikueme t\u00eb agjensioneve t\u00eb inteligjenc\u00ebs botnore, ato in\u00e7izime mujn\u00eb leht\u00eb me ra n\u00eb dor\u00eb t\u00eb internetit. Paramendojeni jet\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn ma t\u00eb keqe t\u00eb mundshme tue iu v\u00ebrsul\u00eb nji f\u00ebmije q\u00eb bahet \u201chit\u201d n\u00eb internet, sepse n\u00eb oborr t\u00eb shkoll\u00ebs, e ka ba nji gjest \u201ct\u00eb pahijsh\u00ebm\u201d tue mendue q\u00eb nuk e sheh kurrkush (se ka harrue q\u00eb jan\u00eb kamerat) e tash e sheh krejt bota.<\/p>\n<p>I lus prind\u00ebrit, me mendue \u00e7ka po lejojn\u00eb me ba t\u00eb tjer\u00ebt me f\u00ebmi\u00ebjt e tyne, sepse edhe n\u00ebse ata nuk e kan\u00eb dhan\u00eb lej\u00ebn direkt p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vendim t\u00eb komun\u00ebs, ata tue mos kund\u00ebrshtue e tue hesht\u00eb po e pranojn\u00eb nji gja t\u00eb till\u00eb dhe sipas meje, kjo i ban barabar fajtor\u00eb. \u00a0Oh, dhe kur them nji gjest t\u00eb pahijsh\u00ebm, mos paramedoni kurrgja t\u00eb madhe, jo mjafton nji nxerrje qyrri prej hunde; nji kruemje bythe, mjafton nji artikulim gjestik me nxerrje t\u00eb gjuh\u00ebs, mjafton \u00e7kado q\u00eb nji f\u00ebmi mundet me e ba n\u00eb natyr\u00ebn e tij prej njeriu, kur mendon q\u00eb nuk po sheh kurrkush dhe mjafton kjo me u shkep\u00eb n\u00eb internet p\u00ebr me e d\u00ebrgue ndoj f\u00ebmi k\u00ebtu a aty ndoshta edhe n\u00eb skaj t\u00eb shkambit. Presioni psikologjik mundet me qen\u00eb i hatash\u00ebm, e njer\u00ebzit kan\u00eb ba vet\u00ebvrasje edhe p\u00ebr arsye ma t\u00eb vogla se aq. Ndoshta drejtoria komunale e arsimit, e ministria e arsimit e kushdo q\u00eb ka marr\u00eb vendim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, mundohet me iu bind\u00eb q\u00eb ato in\u00e7izime do t\u00eb ruhen mir\u00eb, me vigjilenc\u00eb t\u00eb nalt\u00eb e diskrecion profesional. P\u00ebrgjigjja jeme ndaj tyne asht: mos rreni, sepse nji garancion t\u00eb till\u00eb s\u2019mudeni me e dhan\u00eb.<\/p>\n<p>Pastaj konsideroni aspektet tjera t\u00eb damshe q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb v\u00ebzhgimi me kamera n\u00ebp\u00ebr shkolla. Konsideroni presionin psikologjik, ku \u00e7do l\u00ebvizje e f\u00ebmis\u00eb asht n\u00ebn monitorim direkt prej nji autoriteti q\u00eb ma shum\u00eb se gith\u00e7ka at\u00eb e konsideron t\u00eb padenj\u00eb p\u00ebr me e pyet\u00eb p\u00ebr mendim; e konsideron t\u00eb paditun p\u00ebr me e lejue me marr\u00eb vendime dhe thjesht t\u00eb vog\u00ebl p\u00ebr me e lan\u00eb me g\u00ebzue respekt t\u00eb barabart\u00eb me t\u00eb.<\/p>\n<p>Me vite t\u00eb tana, ky vend nuk ka ba kurrgja q\u00eb me d\u00ebshmue nji fije respekti p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e k\u00ebtij vendi. Dha tani dikush e pat\u00eb iden\u00eb \u201cgjeniale\u201d me i v\u00ebzhgue ata me kamera p\u00ebr me ua m\u00ebsue respektin, rregullat, disiplin\u00ebn, p\u00ebr me i mbrojt\u00eb prej dhun\u00ebs. Oh, sa tragjike. \u00a0P\u00ebr aq sa vlen, Skenderaji e ka ba k\u00ebt\u00eb gja koxha nji koh\u00eb para Prishtin\u00ebs, bile ata kan\u00eb mendue ma tutje, edhe n\u00eb klas\u00eb kan\u00eb vendos\u00eb kamera. Jam kureshtare me e dit\u00eb se sa dhun\u00eb ma pak ka n\u00eb shkolla t\u00eb Skenderajit, e sa ma pak proces t\u00eb natyrsh\u00ebm e zhvillim t\u00eb natyrsh\u00ebm t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve ka n\u00eb oborre, korridore e klas\u00eb t\u00eb shkollave t\u00eb tyne p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtij v\u00ebzhgimi? Edhe m\u00ebsimdhan\u00ebsit fundi i fundit, nuk mujn\u00eb me punue e me u sjell\u00eb natyrsh\u00ebm tue e dit\u00eb q\u00eb \u00e7do l\u00ebvizje e tyne asht tue \u201cu pa\u201d prej nji kamere. Por, sot nuk due me fol\u00eb as nji fjal\u00eb ma shum\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb m\u00ebsimdhan\u00ebsve, sepse nuk mendoj q\u00eb e meritojn\u00eb. Kur asht fjala p\u00ebr me ua rrit\u00eb rrogat, me k\u00ebrkue prej shtetit me ua pague drekat, shpenzimet e udh\u00ebtimit shpi-pun\u00eb-shpi, ata po din\u00eb shum\u00eb mir\u00eb me i dal\u00eb vetes n\u00eb krah\u00eb, me organizue greva e hala asnjiher\u00eb nuk d\u00ebgjova p\u00ebr nji grev\u00eb t\u00eb m\u00ebsimdhan\u00ebsve n\u00eb mbrojtje t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt ky popull ua beson. \u00a0Pse po shuejn\u00eb m\u00ebsimdhan\u00ebsit e po i pranojn\u00eb kamerat?<\/p>\n<p>Sot due me fol\u00eb ve\u00e7 p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt. F\u00ebmij\u00ebt e k\u00ebtij vendi meritojn\u00eb me i mbrojt\u00eb, sepse deri sot atyne kurrkush nuk ua dha nji shans\u00eb me u ba njer\u00ebz. Vendi q\u00eb nji dit\u00eb ka me iu trash\u00ebgue atyne, \u00e7do dit\u00eb e ma shum\u00eb po degradohet n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb shkatrruem moralisht e t\u00eb bastarduem intelektualisht, ku universitetet prodhojn\u00eb m\u00ebsimdhan\u00ebs q\u00eb jan\u00eb ba m\u00ebsimdhan\u00ebs \u201cse asht ma leht\u00eb me u krye\u201d. N\u00eb vend t\u00eb kamerave p\u00ebr me parandalue dhun\u00ebn n\u00ebp\u00ebr shkolla, p\u00ebr me ndihmue zhvillimin dhe mir\u00ebqenien e f\u00ebmij\u00ebve ishim dasht\u00eb me nd\u00ebrtue parqe ma shum\u00eb, p. sh. me prue nji ligj q\u00eb thot\u00eb se \u00e7do oborr shkolle n\u00eb 70% t\u00eb hap\u00ebsin\u00ebs s\u00eb tij me qen\u00eb gjelbrim; me zbatue ligjin kund\u00ebr duhanit e sidomos ata q\u00eb pijn\u00eb duhan n\u00eb prani t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve: prind\u00ebrit, m\u00ebsimdhan\u00ebsit (edhe brenda objektit t\u00eb shkoll\u00ebs) me i d\u00ebnue n\u00ebse asht nevoja; m\u00eb krijue mund\u00ebsi p\u00ebr aktivitete sportive e rekreacioni n\u00eb nivel shkolle dhe n\u00eb komunitet; me ofrue ma shum\u00eb aktivitete artistike n\u00eb nivele shkolle dhe n\u00eb komunitet; me financue projekte vet\u00ebdij\u00ebsimi p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt ku ata munden me m\u00ebsue \u00e7ka asht \u201cbullizmi\u201d (si forma ma e shpesht\u00eb e dhun\u00ebs s\u00eb f\u00ebmij\u00ebve ndaj f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb shkolla, ve\u00e7an\u00ebrisht k\u00ebshtu dhuna verbale); me i m\u00ebsue p\u00ebr konsekuencat e veprimeve t\u00eb tyne, jo tue i nd\u00ebshkue por tue i p\u00ebrkrah\u00eb me kuptue se si ndikon dhuna e tyne tek viktima etj., e pastaj me i p\u00ebrkrah\u00eb q\u00eb ata vet\u00eb me udh\u00ebheq\u00eb fushata me prind\u00ebr, m\u00ebsimdhan\u00ebs, nxan\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb tue e ba nji \u00e7ashtje q\u00eb u p\u00ebrket atyne si mision i veti. Me e ndalue dhun\u00ebn ndaj tyne n\u00eb sht\u00ebpi; n\u00eb shkoll\u00eb ku hala ushqehet bindja q\u00eb \u201cdajaku ka dal\u00eb prej xheneti\u201d.<\/p>\n<p>A doni me ua m\u00ebsue f\u00ebmij\u00ebve respektin? Filloni tue i respektue si njer\u00ebz; filloni me qen\u00eb model p\u00ebr ta tue e nd\u00ebrtue nji vend q\u00eb respekton ekzistenc\u00ebn e tyne. Shikoni p\u00ebrreth, nuk ka trotuar q\u00eb asht mjaft i sigurt\u00eb p\u00ebr ta, nuk ka park ku ata mujn\u00eb me luejt\u00eb, nuk ka oborr shkolle ku ata mujn\u00eb me qen\u00eb f\u00ebmij\u00eb, n\u00eb t\u00eb gjitha an\u00ebt asfalt, beton dhe mure. Doni me ia m\u00ebsue f\u00ebmij\u00ebve respektin? Filloni me ata prind\u00ebr q\u00eb i trajtojn\u00eb si pron\u00eb e t\u00eb cil\u00ebt rrezikojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt tue i ul\u00eb p\u00ebrpara n\u00eb kerr, t\u00eb palidhun t\u00eb pasiguruem para syve t\u00eb shtetit, para syve t\u00eb shoqnis\u00eb, pa asnji nd\u00ebshkim. Po desh\u00ebt me ua m\u00ebsue f\u00ebmij\u00ebve respektin, filloni me m\u00ebsimdhan\u00ebsit q\u00eb po i dhunojn\u00eb ata intelektualisht \u00e7do dit\u00eb me mosdije dhe arroganc\u00eb. Filloni me librat e tyne shkollore q\u00eb ua p\u00ebrdhunojn\u00eb trunin me b\u00ebrllog. N\u00eb kuptimin e plot\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs, b\u00ebrllog. Po desh\u00ebt me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb me i m\u00ebsue f\u00ebmij\u00ebt \u00e7ka asht respekti, filloni me veten; jepni dor\u00ebheqje prej pozitave ku s\u2019jeni t\u00eb ditun e as t\u00eb zot\u00eb mjaft p\u00ebr me ba ndoj pun\u00eb t\u00eb hajrit. Po desh\u00ebt me ua m\u00ebsue f\u00ebmij\u00ebve respektin, bahuni trima e hiqni dor\u00eb prej nd\u00ebrmarrjeve tueja politike p\u00ebr cilat nuk jeni t\u00eb gatuem as t\u00eb ditun as t\u00eb lexuem mjaft. N\u00ebse doni me i respektue f\u00ebmij\u00ebt, kthehuni vet\u00eb n\u00eb shkolla edhe nji her\u00eb, e k\u00ebsaj radhe mos synoni diploma, certifikata por lexoni libra dhe m\u00ebsohuni ma s\u00eb pari me dasht\u00eb veten e tani k\u00ebt\u00eb vend, dashnia p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e k\u00ebtij vendi ka me iu ardh\u00eb at\u00ebher\u00eb natyrsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ma shum\u00eb se \u00e7kado tjet\u00ebr, gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyne viteve nd\u00ebr t\u00eb cilat qyteti jem i lindjes, prej nji dashnije m\u00eb asht shndrrue n\u00eb makth; n\u00eb nji qytet q\u00eb nuk e njoh ma, n\u00eb heshtje m\u00eb ka tmerrue ideja q\u00eb nji dit\u00eb dikush ka me mendue se asht boll i men\u00e7\u00ebm, e ka me u \u00e7ue me ba di\u00e7ka p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend, e ma keq se mos me ba kurrgja, ky dikush ka me ba di\u00e7ka aq gabim saq\u00eb pasojat kan\u00eb me i ngja nji gjenocidi psikologjik p\u00ebr gjenerata t\u00eb tana.<\/p>\n<p>Kamerat nuk kan\u00eb me parandalue dhun\u00ebn n\u00eb shkolla, as nuk kan\u00eb me ua m\u00ebsue rendin e rregullin f\u00ebmij\u00ebve; ato kan\u00eb me qen\u00eb ve\u00e7 nji tull\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb murin q\u00eb po i rrethon; ato kan\u00eb me i m\u00ebsue f\u00ebmij\u00ebt me dasht\u00eb me ik\u00eb sa ma shpejt prej aty, sikur nji i burgosun q\u00eb e andrron lirin\u00eb; ato kan\u00eb me i m\u00ebsue f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb, q\u00eb kjo shoqni ata n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb i sheh si kriminel\u00eb potencial\u00eb; ato kan\u00eb me i m\u00ebsue f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb q\u00eb edhe n\u00eb munges\u00eb t\u00eb d\u00ebshmive ata d\u00ebnohen arbitrarisht p\u00ebrmes kontroll\u00ebs mbi ta, sepse ata jan\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl e t\u00eb rritunit edhe kur s\u2019kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, mujn\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigjja ndaj dhun\u00ebs dhe zgjidhja e vetme p\u00ebr parandalimin e saj n\u00eb shkolla asht edukimi. Edukimi, jo kamerat!<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komuna e Prishtin\u00ebs ka vendos\u00eb me vu kamera n\u00ebp\u00ebr shkolla t\u00eb Prishtin\u00ebs. \u00a0Sipas drejtoresh\u00ebs s\u00eb arsimit n\u00eb komun\u00ebn e Prishtin\u00ebs, zonj\u00ebs Nagavci, vendosja e kamerave po bahet \u201cp\u00ebr me e rrit\u00eb sigurin\u00eb n\u00eb shkolla; me e parandalue dhun\u00ebn; me ua m\u00ebsue respektimin e rendit dhe rregullit n\u00eb institucionet edukative arsimore dhe mbar\u00ebvajtjes s\u00eb procesit m\u00ebsimor\u201d [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":505,"featured_media":9823,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[972,1418,870],"ppma_author":[1348],"class_list":["post-5054","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-kosove","tag-shkollat","tag-siguria"],"authors":[{"term_id":1348,"user_id":505,"is_guest":0,"slug":"ardiana-shala","display_name":"Ardiana Shala Prishtina","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/ardianashalaprishtina2-1021x1024-1.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/ardianashalaprishtina2-1021x1024-1.jpg"},"user_url":"","last_name":"Shala Prishtina","first_name":"Ardiana","description":"Ardiana Shala Prishtina \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Antologjis\u00eb s\u00eb poeteve shqiptare \u201cMagma\u201d, p\u00ebrpiluar dhe p\u00ebrkthyer nga Vlora Konushevci dhe botuar nga SHB \u201cLittera\u201d, Prishtin\u00eb."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5054","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/505"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5054"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5054\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9824,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5054\/revisions\/9824"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9823"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5054"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5054"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5054"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=5054"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}