{"id":5067,"date":"2016-02-28T12:55:16","date_gmt":"2016-02-28T10:55:16","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=5067"},"modified":"2024-11-12T12:58:04","modified_gmt":"2024-11-12T10:58:04","slug":"ti-anonimizosh-kriminelet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/ti-anonimizosh-kriminelet\/","title":{"rendered":"T&#8217;i anonimizosh kriminel\u00ebt"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e aktgjykimeve t\u00eb gjykatave kudo vendosin p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr krime t\u00eb kryera. Shoq\u00ebria ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb dij\u00eb kush jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit ose kriminel\u00ebt. Por, K\u00ebshilli Gjyq\u00ebsor i Kosov\u00ebs ka vendosur t\u00eb anonimizoj\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e pal\u00ebve dhe t\u00eb avokat\u00ebve n\u00eb t\u00eb gjitha aktgjykimet finale n\u00eb vend &#8211; l\u00ebvizje q\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb konkurronte p\u00ebr shakan\u00eb e vitit, po t\u00eb mos ishte nd\u00ebrmarrje kaq e vet\u00ebdijshme e dredharake.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"img-wrapper\"><\/div>\n<div class=\"news-left\">\n<p>Duke filluar nga ky muaj n\u00eb \u00e7do aktgjykim final t\u00eb shpallur nga gjykatat e rregullta do t\u00eb anonimizohen, inter alia, emrat e pal\u00ebve, t\u00eb avokat\u00ebve, data e vendi i lindjes. Bile, do t\u00eb anonimizohen edhe faqet e internetit, profilet n\u00eb Facebook dhe hashtags t\u00eb Twitterit. P\u00ebr shembull, n\u00ebse n\u00eb aktgjykim figuron www.google.com, pjesa google.com do t\u00eb anonimizohet, nd\u00ebrsa hashtag do t\u00eb figuroj\u00eb vet\u00ebm si Twitter. K\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb vendosur me Udh\u00ebzimin Administrativ t\u00eb K\u00ebshillit Gjyq\u00ebsor t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr Anonimizimin dhe Publikimin e Aktgjykimeve Publike q\u00eb mban dat\u00ebn 2 shkurt 2016.<\/p>\n<p>Ky veprim vjen pak koh\u00eb pas<a href=\"http:\/\/kallxo.com\/gjnk\/pushteti-nuk-i-do-me-deklaratat-e-pasurise-ne-internet\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"> tentimit pa sukses<\/a> q\u00eb t\u00eb largohen deklaratat online t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb zyrtar\u00ebve publik\u00eb, <a href=\"https:\/\/sbunker.net\/op-ed\/60592\/nisma-per-ta-forcuar-censuruesin-e-deshmuar\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">nism\u00ebs<\/a> q\u00eb censuruesi i d\u00ebshmuar &#8211; Agjencia Shtet\u00ebrore p\u00ebr Mbrojtjen e t\u00eb Dh\u00ebnave Personale &#8211; t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb Komisionarin p\u00ebr Informim, mohimit t\u00eb vazhduesh\u00ebm dhe n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb gazetar\u00ebve p\u00ebr qasje n\u00eb dokumente publike dhe s\u00eb fundi<a href=\"http:\/\/koha.net\/?id=27&amp;l=97639\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"> largimit<\/a> pa arsyetim t\u00eb gazetar\u00ebve nga salla e gjykimit n\u00eb rastin Eulex kund\u00ebr Sami Lushtakut dhe t\u00eb tjer\u00ebve.<\/p>\n<p>Sipas udh\u00ebzimit administrativ n\u00eb fjal\u00eb, anonimizimi i t\u00eb dh\u00ebnave duhet t\u00eb b\u00ebhet nga bashk\u00ebpun\u00ebtori profesional i cili ka 60 dit\u00eb koh\u00eb p\u00ebr ta kryer k\u00ebt\u00eb pun\u00eb. P\u00ebr ironi, publikimi online i aktgjykimeve brenda dy muajsh do t\u00eb ishte i vetmi lajm i mir\u00eb i k\u00ebtij vendimi, n\u00ebse ai zbatohet, marr\u00eb parasysh q\u00eb nj\u00eb obligim i till\u00eb rrjedh edhe nga Ligji p\u00ebr Gjykatat q\u00eb nga qershori i 2015-\u00ebs.<\/p>\n<p>Problemet me k\u00ebt\u00eb nism\u00eb t\u00eb KGjK-s\u00eb mund t\u00eb shihen nga disa aspekte.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, aktgjykimet e plotfuqishme jan\u00eb dokumente publike dhe <a href=\"https:\/\/gzk.rks-gov.net\/ActDocumentDetail.aspx?ActID=10932\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">sipas Ligjit p\u00ebr Gjykata<\/a> ato duhet t\u00eb publikohen duke siguruar mbrojtjen e t\u00eb dh\u00ebnave personale. Udh\u00ebzimin p\u00ebr anonimizim KGjK-ja e bazon n\u00eb disa ligje, p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebrjashtimet p\u00ebr qasje n\u00eb dokumente t\u00eb rregulluara me Ligjin p\u00ebr Qasje n\u00eb Dokumente Publike (neni 12) dhe mbrojtjen e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb ndjeshme sipas Ligjit p\u00ebr Mbrojtjen e t\u00eb Dh\u00ebnave Personale (neni 1.17). T\u00eb dy k\u00ebto ligje jan\u00eb keqinterpetuar q\u00ebllimsh\u00ebm n\u00eb d\u00ebm t\u00eb transparenc\u00ebs.<\/p>\n<p>Neni 12 i Ligjit p\u00ebr Qasje n\u00eb Dokumente Publike parasheh 11 arsye (p\u00ebrjashtimet) q\u00eb lejojn\u00eb nj\u00eb institucion t\u00eb refuzoj\u00eb qasjen n\u00eb dokumente publike. K\u00ebto mund\u00ebsi ligjore nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoren t\u00eb gjitha n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, por duhet t\u00eb p\u00ebrcaktohet qart\u00eb se cila prej tyre ka shtyr\u00eb KGjK-n\u00eb q\u00eb t\u00eb marr\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim. Pastaj, neni 1.17 i Ligjit p\u00ebr Mbrojten e t\u00eb Dh\u00ebnave Personale parasheh si t\u00eb dh\u00ebn\u00eb t\u00eb ndjeshme t\u00eb dh\u00ebnat \u201cq\u00eb zbulojn\u00eb origjin\u00ebn etnike ose\u00a0racore, pik\u00ebpamjet politike ose filozofike, p\u00ebrkat\u00ebsit\u00eb fetare, an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb sindikat\u00eb, ose \u00e7do t\u00eb\u00a0dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr gjendjen sh\u00ebndet\u00ebsore ose jet\u00ebn seksuale, \u00e7far\u00ebdo p\u00ebrfshirje n\u00eb ose heqje nga\u00a0evidencat penale ose t\u00eb kund\u00ebrvajtjeve.\u201d Emri dhe mbiemri i pal\u00ebve dhe avokat\u00ebve n\u00eb aktgjykim qart\u00ebsisht nuk figuron, e as nuk hyn n\u00eb k\u00ebt\u00eb kategori ligjore.<\/p>\n<p>Mbrojtja e t\u00eb dh\u00ebnave personale duhet t\u00eb matet n\u00eb krahasim me interesin publik p\u00ebr t\u00eb zbuluar t\u00eb dh\u00ebna personale. Ky m\u00ebsim u b\u00eb edhe m\u00eb i qart\u00eb n\u00eb rastin BIRN kund\u00ebr Zyr\u00ebs s\u00eb Kryeministrit kur kjo e fundit humbi rastin p\u00ebr mospublikim t\u00eb faturave t\u00eb Kryeministrit dhe z\u00ebvend\u00ebskryeministrave p\u00ebr shkak t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave personale. Publikimi i t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb identifikojn\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarit p\u00ebr vepra penale, kompanit\u00eb n\u00eb telashe me ligjin, politikan\u00ebt e figurat publike q\u00eb d\u00ebnohen p\u00ebr shp\u00ebrdorim t\u00eb detyr\u00ebs zyrtare, \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes publik. Shoq\u00ebria ka t\u00eb drejt\u00eb kudo t\u00eb dij\u00eb se kush jan\u00eb personat p\u00ebrgjegj\u00ebs n\u00eb nj\u00eb aktgjykim d\u00ebnues.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, \u00ebsht\u00eb gabim q\u00eb vendimi p\u00ebr anoninimizim t\u00eb vlej\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha aktgjykimet sepse ky vendim duhet t\u00eb merret rast p\u00ebr rast, ashtu si\u00e7 ndodh n\u00eb vende t\u00eb zhvilluara. Vendet q\u00eb i kan\u00eb publike aktgjykimet jan\u00eb t\u00eb shumta, por fillimisht ia vlen t\u00eb p\u00ebrmendet shembulli i Kushtetueses kosovare, e cila publikon aktgjykimet me em\u00ebr e mbiem\u00ebr t\u00eb pal\u00ebve. E nj\u00ebjta praktik\u00eb ndiqet n\u00eb <a href=\"http:\/\/www.ucc.ie\/law\/irishlaw\/cases\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Irland\u00eb<\/a> e <a href=\"https:\/\/www.judiciary.gov.uk\/judgments\/?filter_type=judgment&amp;search=&amp;tax-single-judgment-jurisdiction=173&amp;tax-single-court=886&amp;date-range-after=&amp;date-range-before=\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Britani t\u00eb Madhe<\/a>. P\u00ebrjashtimisht, aktgjykimet q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb raste nga e drejta e familjes, dyshime p\u00ebr terroriz\u00ebm dhe \u00e7\u00ebshtje t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare mund t\u00eb anonimizohen (ndon\u00ebse k\u00ebto dy t\u00eb fundit ka rrezik q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdoren si arsyetim p\u00ebr t\u00eb mbajtur mediat larg gjykatave).<\/p>\n<p>Gjykata Europiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut, GjEDNj, paraqet edhe nj\u00eb shembull n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Vendimet mbajn\u00eb emrin, mbiemrin, vitin e lindjes, qytetin, regjionin, shtetin e padit\u00ebsit, mbiemrin e avokatit dhe emrin e plot\u00eb t\u00eb kompanis\u00eb. Emrat anonimizohen vet\u00ebm me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb pal\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt duhet t\u00eb ofrojn\u00eb arsye bind\u00ebse dhe rastet vendosen individualisht. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ajo njofton qytetar\u00ebt paraprakisht p\u00ebr dat\u00ebn e publikimit t\u00eb aktgjykimeve dhe pastaj i informon p\u00ebrs\u00ebri dit\u00ebn e shpalljes s\u00eb aktgjykimit, sh\u00ebrbim ky q\u00eb ende nuk ofrohet nga Kushtetuesja e Kosov\u00ebs. Njoftimet b\u00ebhen p\u00ebrmes e-mailit ku secili person ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb regjistrohet p\u00ebr t\u00eb pranuar njoftime nga gjykata, p\u00ebrmes faqes zyrtare dhe p\u00ebrmes mediave sociale Facebook dhe Twitter.<\/p>\n<p>KGjK-ja asnj\u00ebher\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb shquar p\u00ebr menaxhim tejet efikas t\u00eb sistemit gjyq\u00ebsor: q\u00eb disa vjet <a href=\"http:\/\/ec.europa.eu\/enlargement\/pdf\/key_documents\/2015\/20151110_report_kosovo.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">rreth 400 mij\u00eb l\u00ebnd\u00eb t\u00eb pazgjidhura<\/a> e p\u00ebrcjellin k\u00ebt\u00eb institucion si hije e frikshme q\u00eb nuk duket se do t\u2019i largohet s\u00eb shpejti, kualiteti i dob\u00ebt i shkrimit dhe arsyetimit t\u00eb vendimeve shpeshher\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb arsye e p\u00ebrqeshjes publike t\u00eb sistemit gjyq\u00ebsor, krijiimi i baz\u00ebs s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve ende nuk \u00ebsht\u00eb arritur p\u00ebrkund\u00ebr investimeve t\u00eb majme, p\u00ebr t\u00eb mos u l\u00ebshuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb blog rreth \u2018perceptimeve\u2019 p\u00ebr korrupsion. \u00cbsht\u00eb deri diku e pranueshme q\u00eb mosefiksiteti i tij \u00ebsht\u00eb shkaktuar pjes\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb vullnetit politik p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb sistem t\u00eb fort\u00eb gjyq\u00ebsor, por ky rast specifik q\u00eb \u00e7on n\u00eb kufizimin e qasjes n\u00eb informacion, n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb \u00ebsht\u00eb munges\u00eb njohurie lidhur me standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb transparenc\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo nd\u00ebrmarrje e KGjK-s\u00eb, e paanalizuar mir\u00eb nga aspekti i zbatueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb saj dhe pasojave p\u00ebr publikun, d\u00ebshmon q\u00eb ligjet t\u00eb cilat deri von\u00eb lavd\u00ebroheshin si m\u00eb t\u00eb mirat n\u00eb rajon jan\u00eb duke u keqinterpretuar e p\u00ebrdorur n\u00eb d\u00ebm t\u00eb transparenc\u00ebs. Me t\u00eb gjitha kritikat dhe mosbesimin e publikut dhe t\u00eb institucioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb monitorojn\u00eb progresin n\u00eb aspektin e integrimit europian, \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes t\u00eb vet gjykatave t\u00eb jen\u00eb transparente p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar q\u00eb jan\u00eb duke e administruar sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>Kryetari i ri i K\u00ebshillit i zgjedhur k\u00ebt\u00eb muaj <a href=\"http:\/\/www.kgjk-ks.org\/?cid=1,123,587\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Nehat Idrizi<\/a> ka mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb filloj\u00eb pun\u00ebn e tij me shfuqizimin e k\u00ebtij udh\u00ebzimi, ndon\u00ebse mund ta ket\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb bind\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt an\u00ebtar\u00eb t\u00eb KGjK-s\u00eb q\u00eb e aprovuan k\u00ebt\u00eb udh\u00ebzim. K\u00ebshtu ai do t\u00eb tregonte p\u00ebrkushtimin e tij p\u00ebr nj\u00eb sistem gjyq\u00ebsor transparent dhe do t\u00eb lejonte stafin t\u00eb fokusohet n\u00eb pun\u00eb m\u00eb profesionale.<\/p>\n<p>S\u00eb fundi, meq\u00eb kjo nism\u00eb v\u00ebrtet i ngjan nj\u00eb shakaje, duhet th\u00ebn\u00eb me humor se urdh\u00ebresa \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb e zbatueshme edhe p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb kapaciteteve njer\u00ebzore. <a href=\"https:\/\/www.president-ksgov.net\/repository\/docs\/TRT_2_ALB.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">N\u00eb vitin 2013<\/a> ishte raportuar q\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb ka rreth 90 bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb profesional\u00eb apo nj\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor p\u00ebr kat\u00ebr gjyqtar\u00eb. Me k\u00ebt\u00eb vendim, ky bashk\u00ebpun\u00ebtor do t\u00eb duhet t\u00eb anonimizoj\u00eb secilin aktgjykim, ve\u00e7mas obligimit p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur nj\u00ebkoh\u00ebsisht kat\u00ebr gjykat\u00ebs gjat\u00eb zgjidhjes s\u00eb l\u00ebnd\u00ebs.<\/p>\n<p>Udh\u00ebzimi p\u00ebr anonimizim \u00ebsht\u00eb arsye g\u00ebzimi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb keqb\u00ebr\u00ebsit ndaj t\u00eb cil\u00ebve gjyq\u00ebsori yn\u00eb, n\u00ebse jo m\u00ebshirplot\u00eb, ka qen\u00eb dhe mbetet tejet gjeneroz.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e aktgjykimeve t\u00eb gjykatave kudo vendosin p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr krime t\u00eb kryera. Shoq\u00ebria ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb dij\u00eb kush jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit ose kriminel\u00ebt. Por, K\u00ebshilli Gjyq\u00ebsor i Kosov\u00ebs ka vendosur t\u00eb anonimizoj\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e pal\u00ebve dhe t\u00eb avokat\u00ebve n\u00eb t\u00eb gjitha aktgjykimet finale n\u00eb vend &#8211; l\u00ebvizje q\u00eb do t\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":447,"featured_media":10037,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1770,972],"ppma_author":[1034],"class_list":["post-5067","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-gjykatat","tag-kosove"],"authors":[{"term_id":1034,"user_id":447,"is_guest":0,"slug":"flutura-kusari","display_name":"Flutura Kusari","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/foto1-1.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/foto1-1.jpg"},"user_url":"","last_name":"Kusari","first_name":"Flutura","description":"Flutura Kusari \u00ebsht\u00eb juriste e s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb medias dhe aktiviste p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut. Ajo monitoron zhvillimet q\u00eb nd\u00ebrlidhen me lirin\u00eb e shprehjes dhe t\u00eb medias n\u00eb Kosov\u00eb dhe avokon p\u00ebr mbrojtje t\u00eb gazetar\u00ebve dhe punonj\u00ebsve t\u00eb mediave. Flutura punon si k\u00ebshilltare e lart\u00eb ligjore n\u00eb Qendr\u00ebn Europiane p\u00ebr \r\nLiri t\u00eb Shtypit dhe Medias (ECPMF) n\u00eb Leipzig, Gjermani. P\u00ebrgjat\u00eb pun\u00ebs s\u00eb saj, ajo ka mb\u00ebshtetur qindra gazetar\u00eb n\u00eb Europ\u00eb q\u00eb ballafaqohen me padi, ndjekje penale dhe rreziqe t\u00eb tjera. Flutura avokon para institucioneve europiane p\u00ebr legjislacion dhe politika m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr mediat dhe gazetar\u00ebt. Flutura \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr themelueset e Koalicionit Kund\u00ebr Padive SLAPP n\u00eb Europ\u00eb (CASE) dhe sh\u00ebrben si eksperte p\u00ebr Bashkimin Evropian dhe K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs n\u00eb draftimin e legjislacionit kund\u00ebr Padive Strategjike Kund\u00ebr Pjes\u00ebmarrjes Publike. Ajo ka doktoratur\u00eb n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e medias nga Universiteti i Gentit, Belgjik\u00eb."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5067","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/447"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5067"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5067\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10038,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5067\/revisions\/10038"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10037"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5067"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5067"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5067"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=5067"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}