{"id":5088,"date":"2016-03-08T15:24:20","date_gmt":"2016-03-08T13:24:20","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=5088"},"modified":"2024-10-24T15:26:23","modified_gmt":"2024-10-24T13:26:23","slug":"gjuhereja-politike-orwelliane-2-2-5","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/kritike\/gjuhereja-politike-orwelliane-2-2-5\/","title":{"rendered":"Gjuh\u00ebreja politike orwelliane: 2 + 2 = 5"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\"><\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"img-wrapper\"><\/div>\n<div class=\"news-left\">\n<p>\u00c7do regjim totalitar apo autoritar nd\u00ebrton nj\u00eb fjalor adekuat p\u00ebr nevojat e tij. N\u00eb romanin \u20181984\u2019 George Orwell, p\u00ebrmes personazheve t\u00eb tij, tregon qart\u00eb dhe thjesht\u00eb natyr\u00ebn manipulative t\u00eb\u00a0k\u00ebtyre regjimeve. N\u00eb k\u00ebto regjime, Gjuha e Vjet\u00ebr p\u00ebrmbyset dhe nd\u00ebrtohet nj\u00eb Gjuh\u00eb e Re (ose Gjuh\u00ebreja) p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs gjuh\u00eb thjesht\u00ebzohet realiteti. N\u00eb Oqeani, n\u00eb vendin ku e vendos kontekstin e romanit autori, shkat\u00ebrrimi i fjal\u00ebve t\u00eb vjetra \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e zakonshme, p\u00ebr faktin se \u00e7do fjal\u00eb e ka t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e saj brenda. Si\u00e7 thot\u00eb Orwell, \u2018fjala e ka brenda vetes t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e saj. Le t\u00eb marrim fjal\u00ebn \u201cmir\u00eb\u201d, p\u00ebr shembull. N\u00eb qoft\u00eb se kemi fjal\u00ebn \u201cmir\u00eb\u201d, \u00e7\u2019kuptim ka t\u00eb kemi fjal\u00ebn \u201ckeq\u201d. \u201cJomir\u00eb mund t\u00eb shkoj\u00eb po aq mir\u00eb, madje edhe m\u00eb mir\u00eb, pasi ndryshe nga tjera krijon t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e sakt\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs \u201cmir\u00eb\u201d. N\u00eb Gjuh\u00ebren\u00eb e k\u00ebtij regjimi m\u00eb nuk do t\u00eb ket\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr fjal\u00eb t\u00eb panevojshme si \u201ci p\u00ebrsosur\u201d, \u201ci shk\u00eblqyer\u201d. Meqen\u00ebse \u00e7do vit do t\u00eb hiqen fjal\u00eb nga gjuha e vjet\u00ebr, q\u00ebllimi kryesor i Gjuh\u00ebres\u00eb \u00ebsht\u00eb ngushtimi i hap\u00ebsir\u00ebs s\u00eb mendimit deri n\u00eb zhdukje. Nuk do t\u00eb ket\u00eb nevoj\u00eb fare p\u00ebr mendim. Mendimi i sh\u00ebndosh\u00eb\u00a0do t\u00eb konsiderohet krim, prandaj n\u00eb Gjuh\u00ebre instalohen, pos tjerash, fjal\u00eb krejt\u00ebsisht t\u00eb reja, si, fytyrkrim, ndalkrim, bardh\u00ebezi, joperson, mendimi i dyfisht\u00eb, Polici e Mendimit, krimmendim.<\/p>\n<p>P\u00ebr shembull. n\u00eb Gjuh\u00ebren\u00eb e Oqeanis\u00eb, me fytykrim n\u00ebnkuptohen t\u00eb gjitha ato mimika n\u00eb fytyr\u00eb q\u00eb shprehim mosbesimin ndaj Partis\u00eb. \u00c7do ankth i pavet\u00ebdijsh\u00ebm ose i vet\u00ebdijsh\u00ebm q\u00eb shprehej p\u00ebrmes fytyr\u00ebs \u00ebsht\u00eb\u00a0i d\u00ebnuesh\u00ebm. P\u00ebr t\u00eb parandaluar \u00e7do rr\u00ebshqitje eventuale, \u00e7do mendim t\u00eb rreziksh\u00ebm, k\u00ebrkohej vet\u00ebdisiplinim i rrept\u00eb. Kurdo q\u00eb mendimet e rrezikshme shfaqeshin n\u00eb tru, gj\u00ebja e par\u00eb q\u00eb b\u00ebnin njer\u00ebzit n\u00eb k\u00ebt\u00eb regjim \u00ebsht\u00eb t\u2019i ndalnin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb instiktive k\u00ebto mendime heretike. Kjo aft\u00ebsi, n\u00eb Gjuh\u00ebre, p\u00ebr t\u2019i vet\u00ebkontrolluar muskujt e trurit q\u00eb prodhonin mendime heretike quhej ndalkrim. P\u00ebr t\u00eb ndalur k\u00ebt\u00eb krim, njer\u00ebzit brenda k\u00ebtij regjimi jo vet\u00ebm q\u00eb duhej t\u00eb besonin, por edhe ta dinin, se e zeza \u00ebsht\u00eb bardh\u00eb dhe t\u00eb harronin nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb se dikur e zeza mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb e zez\u00eb dhe e bardha e bardh\u00eb.\u00a0 Procesi i vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebrmes s\u00eb cilit b\u00ebhet \u201czot\u00ebrimi dhe pranimi i dy mendimeve t\u00eb kund\u00ebrta n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb\u201d, quhet mendim i dyfisht\u00eb.\u00a0 Madje vet\u00eb mendimi i dyfisht\u00eb shprehet p\u00ebrmes mendimit t\u00eb dyfisht\u00eb, p\u00ebr shkak se ky i fundit nuk e ka t\u00eb nj\u00ebjtin kuptim si n\u00eb gjuh\u00ebn e vjet\u00ebr. Pushteti mbahet pafund\u00ebsisht vet\u00ebm fal\u00eb ushtrimit t\u00eb mendimit t\u00eb dyfisht\u00eb. Momentin kur nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb e kontrollon mendimin e njer\u00ebzve p\u00ebrmes Policis\u00eb s\u00eb Mendimit, nuk ekziston m\u00eb kurrfar\u00eb realiteti i jasht\u00ebm objektiv. Kjo situat\u00eb prodhon nj\u00eb tip t\u00eb njeriut q\u00eb \u00ebsht\u00eb joperson. Jo qytetar. Kjo \u00ebsht\u00eb forma se si p\u00ebrmes kontrollimit t\u00eb gjuh\u00ebs, kontrollohet shoq\u00ebria. Vdes mendimi.<\/p>\n<p>Lind partishm\u00ebria. \u201cPartishm\u00ebri\u201d, thot\u00eb Orwell, \u201cdo t\u00eb thot\u00eb t\u00eb mos mendosh \u2013 munges\u00eb e nevoj\u00ebs q\u00eb t\u00eb mendosh. Partishm\u00ebri \u00ebsht\u00eb pavet\u00ebdija\u201d. Pra, ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb e aft\u00eb t\u00eb mendoj; \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm partia e cila \u00ebsht\u00eb \u201ctru kolektiv dhe i pavdeksh\u00ebm\u201d. Realiteti \u00ebsht\u00eb realitet partiak. N\u00ebse di\u00e7ka \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb k\u00ebt\u00eb e di vet\u00ebm partia. Realiteti shihet p\u00ebrmes syve t\u00eb partis\u00eb, dhe jo p\u00ebrmes mendjes individuale, por p\u00ebrmes mendjes kolektive partiake. Prandaj, armiku m\u00eb i madh i njer\u00ebzve q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Oqeani \u00ebsht\u00eb sistemi i tyre nervor. Q\u00eb kalkulon. Q\u00eb logjikon. N\u00eb sistemin e ri politik, p\u00ebr t\u00eb cilin flet Orwell, herezia e herzive \u00ebsht\u00eb logjika dhe mendimi i arsyesh\u00ebm. Njer\u00ebzit jan\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb pranojn\u00eb se dy dhe dy b\u00ebjn\u00eb pes\u00eb. K\u00ebtu, Ministria e s\u00eb V\u00ebrtet\u00ebs (realisht Ministria e Propagand\u00ebs), inxhinjeron \u00e7do fakt i s\u00eb kaluar\u00ebs. E kaluara falsifikohet. D\u00ebshmit\u00eb zhduken. Librat, pikturat, statujat, rrugat e s\u00eb kaluar\u00ebs rishkruhen, ripikturohen, ridizajnohen, riem\u00ebrtohen. Pra, nuk ekziston kurrfar\u00eb realiteti objektiv, pos asaj q\u00eb prezanton partia. Meqen\u00ebse e kaluara zhduket dhe avullohet nga Partia, masat nuk kan\u00eb kurrfar\u00eb pike referimi t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs q\u00eb ta kuptojn\u00eb se po shtypen. K\u00ebtu rrept\u00ebsisht ndalohet krahasimi. Sidomos me t\u00eb kaluar\u00ebn.<\/p>\n<p>Partia i eksiton njer\u00ebzit. Ju \u00e7et jarg\u00ebt jasht\u00eb. Krevati i vet\u00ebm ku derdhet krejt energjia e adhuruesve t\u00eb Partis\u00eb \u00ebsht\u00eb krevati i Partis\u00eb. S\u2019ka nevoj\u00eb p\u00ebr ndonj\u00eb krevat tjet\u00ebr. Nuk kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr seks. Partia punon p\u00ebrmes neurlog\u00ebve t\u00eb saj q\u00eb ta eleminoj\u00eb orgazm\u00ebn. K\u00ebtu promovohet dashuria e past\u00ebr vet\u00ebm p\u00ebr partin\u00eb.\u00a0 Kjo dashuri nuk duhet t\u00eb ket\u00eb asnj\u00eb konkurrent tjet\u00ebr, qoft\u00eb bashk\u00ebshorte apo f\u00ebmij\u00eb. Art, as let\u00ebrsi, as shkenc\u00eb. Meqen\u00ebse njer\u00ebzit jan\u00eb t\u00eb privuar nga seksi, krejt epshin e tyre seksual \u00a0duhet ta drejtojn\u00eb drejt adhurimit t\u00eb liderit. Ja \u00e7far\u00eb shkruan Orwell p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dashuri deh\u00ebse ndaj Partis\u00eb, \u201ckur b\u00ebjn\u00eb dashuri njer\u00ebzit harxhojn\u00eb energji, pas aktit lumturohen dhe nuk duan t\u2019ia din\u00eb p\u00ebr asgj\u00eb. Partia nuk e duron dot k\u00ebt\u00eb ndjenj\u00eb. Ajo do q\u00eb njeriu t\u00eb jet\u00eb i mbushur me energji gjat\u00eb gjith\u00ebs koh\u00ebs. T\u00ebr\u00eb k\u00ebto parakalime posht\u00eb e lart\u00eb, brohoritje dhe val\u00ebvitje t\u00eb flamujve jan\u00eb seks i pa konsumuar\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb regjimet p\u00ebr t\u00eb cilat flet Orwelli njer\u00ebzit nuk kan\u00eb bindje individuale. Mendimet individuale persekutohen p\u00ebrmes Policis\u00eb s\u00eb Mendimit. N\u00ebse dikush rast\u00ebsisht merr guximin me mendu ose me p\u00ebrdor\u00eb\u00a0Gjuh\u00ebn e Vjet\u00ebr, e cila gjuh\u00eb \u00ebsht\u00eb armiku kryesor i Partis\u00eb, at\u00ebher\u00eb mund\u00ebsisa q\u00eb t\u00eb avullohesh nga historia \u00ebsht\u00eb e madhe. P\u00ebr dallim prej regjimeve t\u00eb tjera t\u00eb m\u00ebparshme ku njer\u00ebzit digjeshin n\u00eb furra drunjsh p\u00ebr bindjet e tyre por pa i ndryshuar ato dhe lavdia mbetej p\u00ebrgjithmon\u00eb tek viktima, n\u00eb regjimin e ri, njer\u00ebzit pranonin \u00e7do gj\u00eb (madje edhe 2+2 =5), dhe pasi t\u00eb pranonin k\u00ebt\u00eb avulloheshin nga historia pa lavdi. Emri i tyre fshihej nga ekzistenca. Shnd\u00ebrroheshin n\u00eb gaz. Prezenca e tyre zhdukej n\u00eb stratosfer\u00eb. N\u00ebse rast\u00ebsisht k\u00ebta njer\u00ebz do t\u00eb mbijetonin, njer\u00ebzill\u00ebku i tyre do t\u00eb vritej p\u00ebrgjithmon\u00eb. Kurr\u00eb, madje ve\u00e7 edhe nj\u00eb her\u00eb t\u00eb vetme, nuk do t\u00eb ishin n\u00eb gjendje n\u00eb buz\u00ebqeshnin. L\u00ebre m\u00eb t\u00eb dashuronin.<\/p>\n<p>N\u00eb esen\u00eb \u2018Politics and the English Language\u2019, Orwell shpjegon se gjuha politike \u00ebsht\u00eb e dizajnuar asisoji q\u00eb g\u00ebnjeshtrat t\u00eb ting\u00ebllojn\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta, dhe p\u00ebrmes k\u00ebsaj gjuhe t\u00eb mbrohet e pambrojtshmja. Kjo \u00ebsht\u00eb gjuha ku fjal\u00ebt realisht e humbin kuptimin. Nj\u00eb tip i till\u00eb arsyeton vrasjet. Mbron amoralitetin politik. Shp\u00ebrblen krimin. Favorizon korrupsionin. Shtremb\u00ebron realitetin. Lavdon t\u00eb keqen. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera. Gjuha e dyfisht\u00eb \u00ebsht\u00eb rezultat, pos tjerash edhe i mendimit t\u00eb dyfisht\u00eb. Kjo n\u00ebnkupton se je i vet\u00ebdijsh\u00ebm se cila \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, por n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijshme \u2018tregon me kujdes g\u00ebnjeshtra t\u00eb konstruktura\u2019. N\u00eb gjuh\u00ebn politike, t\u00eb tilla fjal\u00eb mbesin barazia, demokracia, historik, triumf etj. Korruptimi i gjuh\u00ebs politike \u00e7on pashmashm\u00ebrisht n\u00eb korruptimin e partive politike.<\/p>\n<p>N\u00eb librin Beyond 1984: Doublespeak in the Post-Orwellian Era, Willaim Lutz, ka p\u00ebrmbledhur disa prej eseve m\u00eb t\u00eb mira n\u00eb epok\u00ebn post-orwelliane. Lutz, duke kombinuar Gjuh\u00ebren\u00eb dhe Mendimin e Dyfisht\u00eb krijon konceptin e Gjuh\u00ebs s\u00eb Dyfisht\u00eb. P\u00ebr Linz, Gjuha e Dyfisht\u00eb \u00ebsht\u00eb \u201cnj\u00eb gjuh\u00eb e cila nuk e zgjeron por e kufizon mendimin\u201d. K\u00ebtu, shprehet Lutz, e keqja duket e mir\u00eb, e pap\u00eblqyeshmja e p\u00eblqyeshme, p\u00ebrgjegj\u00ebsia pap\u00ebrgjegj\u00ebsi. P\u00ebr ta sqaruar tutje, Metta Winter, b\u00ebn nj\u00eb dallim mes g\u00ebnjeshtr\u00ebs dhe gjuh\u00ebs s\u00eb dyfisht\u00eb. Dallimi, sipas Winter, \u00ebsht\u00eb se gjuha e dyfisht\u00eb p\u00ebrdor eufemizma, zhargon, sinonime, dhe paqart\u00ebsi. P\u00ebrmes tyre fshihet e v\u00ebrteta. William Lutz, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, rithekson se instrumenti m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebrmes s\u00eb cilit nd\u00ebrtohen shoq\u00ebrit\u00eb \u00ebsht\u00eb gjuha. Kjo e fundit nuk p\u00ebrdoret vet\u00ebm\u00a0 si nj\u00eb mjet komunimikimi apo instrument p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb form\u00eb realitetit. Gjuha k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arm\u00eb manipulimi. Kjo logjik\u00eb thot\u00eb se kur faktet reale jan\u00eb n\u00eb konflikt me gjuh\u00ebn, duhet ta ndryshojm\u00eb realitetin dhe jo gjuh\u00ebn. N\u00eb k\u00ebt\u00eb regjim, realiteti objektiv avullohet, Gjuh\u00ebreja triumfon. Si instrument kontrolli e manipulimi. \u2018Lavdue Qoft\u00eb Partia!\u2019<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00c7do regjim totalitar apo autoritar nd\u00ebrton nj\u00eb fjalor adekuat p\u00ebr nevojat e tij. N\u00eb romanin \u20181984\u2019 George Orwell, p\u00ebrmes personazheve t\u00eb tij, tregon qart\u00eb dhe thjesht\u00eb natyr\u00ebn manipulative t\u00eb\u00a0k\u00ebtyre regjimeve. N\u00eb k\u00ebto regjime, Gjuha e Vjet\u00ebr p\u00ebrmbyset dhe nd\u00ebrtohet nj\u00eb Gjuh\u00eb e Re (ose Gjuh\u00ebreja) p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs gjuh\u00eb thjesht\u00ebzohet realiteti. N\u00eb Oqeani, n\u00eb vendin [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":43,"featured_media":9162,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[1547,868],"ppma_author":[53],"class_list":["post-5088","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kritike","tag-orwell","tag-politika"],"authors":[{"term_id":53,"user_id":43,"is_guest":0,"slug":"adem-beha","display_name":"Adem Beha","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/C477C28E-1E6C-46CB-965F-2493B7413F59.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/C477C28E-1E6C-46CB-965F-2493B7413F59.jpg"},"user_url":"","last_name":"Beha","first_name":"Adem","description":"Adem Beha \u00ebsht\u00eb ligj\u00ebrues n\u00eb Shkenca Politike n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs.  Ai p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkenc\u00eb Politike dhe Administrat\u00eb Publike n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs dhe ka diplomuar n\u00eb master n\u00eb programin Shoq\u00ebria Civile dhe Zhvillim Lokal nga Universiteti i Prishtin\u00ebs, Universiteti i Grazit dhe Universiteti Komb\u00ebtar i Irland\u00ebs n\u00eb Galway.  Momentalisht, Beha \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb  studimeve t\u00eb  doktorat\u00ebs n\u00eb shkenc\u00ebn politike n\u00eb  SEEU. Beha \u00ebsht\u00eb angazhuar si trajner, konsulent, dhe hulumtues n\u00eb organizata t\u00eb ndryshme t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile vendore dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke p\u00ebrfshir\u00eb UBO Consulting, KOPF, REF, KIP, CPC dhe Fondacionin Peace Berghof.  Interesimet e tij k\u00ebrkimore p\u00ebrfshijn\u00eb: transformimi i konflikteve, siguria njer\u00ebzore, shtet-nd\u00ebrtimi dhe nd\u00ebrtimi i paqes, t\u00eb drejtat e pakicave dhe zhvillimi i q\u00ebndruesh\u00ebm."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5088","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/43"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5088"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5088\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9163,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5088\/revisions\/9163"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9162"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5088"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5088"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5088"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=5088"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}