{"id":5115,"date":"2016-04-21T15:14:27","date_gmt":"2016-04-21T13:14:27","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=5115"},"modified":"2024-10-10T16:18:15","modified_gmt":"2024-10-10T14:18:15","slug":"lamtumire-me-respekt-presidente","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/opinion\/lamtumire-me-respekt-presidente\/","title":{"rendered":"Lamtumir\u00eb, me respekt, Presidente"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<h3>Lamtumir\u00eb, me respekt, Presidente<\/h3>\n<p>Nj? histori protagonizmi veshur me konspiracion dhe nj? rr?fim p?r Presidenten q?, n?n presionin e ?burrave? ballkanik?, del zonj? e faqebardh?.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>Ajo erdhi si fem\u00ebr. Erdhi si police. Erdhi e pad\u00ebshiruar, e fyer, e p\u00ebr\u00e7muar nga te gjitha an\u00ebt. Dhe, shkoi nga posti i Presidentes s\u00eb Kosov\u00ebs si biografia m\u00eb e past\u00ebr qe ka njohur historia politike n\u00eb Ballkan. Por, jo vet\u00ebm e Ballkanit.<\/p>\n<p>Historia e saj si Presidente ka nj\u00eb moment tjet\u00ebr, q\u00eb i parapriu ardhjes se saj. Rr\u00ebmujsh\u00ebm u krijua nj\u00eb histori konspiracioni dhe protagonizmi.<\/p>\n<p>Kur Behgjet Pacolli kishte vendosur q\u00eb t\u00eb mos rikthehej n\u00eb Parlament, p\u00ebr t\u2019i \u201cp\u00ebrmir\u00ebsuar\u201d gabimet e q\u00ebllimshme t\u00eb Kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, me rastin e zgjedhjes s\u00eb tij President i Kosov\u00ebs, dol\u00ebn shum\u00eb t\u00eb papritura n\u00eb rrjedhat politike post-zgjedhore.<\/p>\n<p>Nj\u00eb konspiracion q\u00eb ishte nd\u00ebrtuar dhe frym\u00ebzuar nga dyshja e PDK-s\u00eb, Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj, si dhe nj\u00eb pjes\u00eb e Gjykat\u00ebs Kushtetuese ishte pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb rr\u00ebnimin e nj\u00eb figure politike. Dy ambicie kishin lindur pas k\u00ebsaj. Dy kandidatura priteshin te em\u00ebroheshin p\u00ebr President t\u00eb Kosov\u00ebs, me shkarkimin e nj\u00eb Presidenti.<\/p>\n<p>Ambasadori Amerikan, Christopher Dell, ishte i bindur se kishte ndodhur nj\u00eb konspiracion kund\u00ebr Presidentit Pacolli. Ai ishte krejt\u00ebsisht i hapur n\u00eb q\u00ebndrimin e tij se SHBA nuk do t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb me emrat q\u00eb pretendonin p\u00ebr President. Pra, Presidenti nuk mund t\u00eb dilte nga grupi q\u00eb kishte nd\u00ebrtuar konspiracionin.<\/p>\n<p>Kur kjo mori fund dhe Behgjet Pacolli u dor\u00ebzua, situata mori rrug\u00eb krejt tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Ishte krijuar nj\u00eb rrethan\u00eb dhe nj\u00eb p\u00ebrpjekje e bashkuar p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbysur gjith\u00e7ka q\u00eb ishte krijuar me procesin zgjedhor.<\/p>\n<p>P\u00ebr habi, t\u00eb gjith\u00eb ishin kund\u00ebr Behgjet Pacollit. Isa Mustafa me LDK-n\u00eb. Nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e PDK-s\u00eb, n\u00eb krye me Jakup Krasniqin dhe Fatmir Limajn. AAK, Vet\u00ebvendosja e sapohyr\u00eb n\u00eb Parlament dhe Kryetari i Gjykat\u00ebs Kushtetuese \u2013 dora vet\u00eb.<\/p>\n<p>Ku fshihej konspiracioni? Dhe, pse quhej konspiracion?<\/p>\n<p>Nj\u00eb betej\u00eb e brendshme e PDK-s\u00eb, me nj\u00eb skenar t\u00eb q\u00ebllimt\u00eb, q\u00eb Jakup Krasniqi me \u00e7do kusht t\u00eb zgjidhej President, ia kishte mund\u00ebsuar Gjykat\u00ebs Kushtetuese &#8211; qoft\u00eb me protagoniz\u00ebm duke\u00a0 dekontekstualizuar te gjitha rrethanat e krijuara \u2013 t\u00eb marr\u00eb n\u00eb dor\u00eb vendosjen e rregullave p\u00ebr shtetin, duke treguar egoiz\u00ebm personal dhe institucional.<\/p>\n<p>Realisht, Gjykata Kushtetuese vendosi mbi kushtetutshm\u00ebrin\u00eb, duke nd\u00ebrhyr\u00eb brutalisht n\u00eb rregullat procedurale t\u00eb Kuvendit, vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb eliminuar ad hominem Behgjet Pacollin.<\/p>\n<p>As m\u00eb pak, e as m\u00eb shum\u00eb, ai u eliminua brutalisht nga posti i Presidentit.<\/p>\n<p>Ka plot detaje t\u00eb tjera q\u00eb brenda zhvillimeve kan\u00eb vrazhd\u00ebsin\u00eb e koh\u00ebs, por n\u00eb nj\u00eb moment tjet\u00ebr, kur gj\u00ebrat t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb vend, do t\u00eb zbardhen \u00e7astet konspirative t\u00eb k\u00ebsaj situate.<\/p>\n<p>Behgjet Pacolli, thjesht, u eliminua.<\/p>\n<p>K\u00ebtu vjen moment i tij.<\/p>\n<p>Ai nuk d\u00ebshiron q\u00eb t\u00eb kthehet n\u00eb Parlament p\u00ebr ta vazhduar procedur\u00ebn e rizgjedhjes President. N\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij, n\u00eb pranin\u00eb e Hashim Tha\u00e7it dhe Isa Mustaf\u00ebs, por edhe Ambasadorit Dell, k\u00ebrkoi vet\u00ebm nj\u00eb gj\u00eb: Zgjedhjen e Presidentit drejtp\u00ebrdrejt nga vota e qytetarit. Asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb. Mori fjal\u00ebn e Tha\u00e7it e Mustaf\u00ebs dhe me kaq u mjaftua.<\/p>\n<p>K\u00ebtu lindi emri i ri i Presidentit.<\/p>\n<p>Ky p\u00ebrshkrim \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm fillimi.<\/p>\n<p>Atifete Jahjaga b\u00ebri histori edhe n\u00eb shum\u00eb drejtime t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Ardhja e saj si Presidente e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb momentin e njohur, megjithat\u00eb ka relevanc\u00eb t\u00eb madhe historike, p\u00ebr shkak se n\u00ebp\u00ebrmjet saj u b\u00eb thyerja radikale e tradit\u00ebs s\u00eb sh\u00ebmtuar e t\u00eb p\u00ebrhershme t\u00eb \u201cburrave\u201d me mentalitet arkaik\u00eb q\u00eb ta sundojn\u00eb politik\u00ebn, me k\u00ebt\u00eb dhe me \u00e7do post tjet\u00ebr, deri n\u00eb shkall\u00ebn e k\u00ebmbimeve primitive t\u00eb dh\u00ebnie-marrjeve.<\/p>\n<p>Mosnjoh\u00ebsit e situatave reale na lodh\u00ebn me \u201czarfin\u201d.<\/p>\n<p>\u201cZarfi\u201d m\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb vul\u00eb e mediokritetit t\u00eb atyre q\u00eb e p\u00ebrdorin sesa simbol i ndonj\u00eb var\u00ebsie totale t\u00eb Kosov\u00ebs nga forcat aleate.<\/p>\n<p>Njer\u00ebzit e r\u00ebndomt\u00eb dhe ata publik\u00eb nuk njohin luft\u00ebn e tmerrshme, dramatike, komike, e idiote, q\u00eb b\u00ebnin shum\u00eb burra fraksionesh t\u00eb ndryshme partish, si LDK me Kullashin dhe Ramajlin, q\u00eb refuzuan t\u2019i \u201cimponojn\u00eb\u201d t\u00eb vet\u00ebt p\u00ebr President, ose nuk i din\u00eb intrigat e t\u00eb atill\u00ebve q\u00eb nuk lan\u00eb sekretar\u00eb ambasadash, ambasador\u00eb, diplomat\u00eb e lidhje tjera t\u00eb vjetruara, pa i terrorizuar deri n\u00eb paturp\u00ebsi q\u00eb t\u2019i b\u00ebjn\u00eb me \u00e7do kusht President.<\/p>\n<p>Pas q\u00ebndrimit t\u00eb Behgjet Pacollit p\u00ebr t\u00eb mos marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb loj\u00eb t\u00eb ndyr\u00eb konspirative, duke u ri-kandiduar, dhe pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u2019i ikur k\u00ebsaj situate burrash \u00e7mendurisht t\u00eb etsh\u00ebm p\u00ebr poste e pushtete, gjendje q\u00eb rrezikonte t\u00eb eskalonte edhe m\u00eb keq, erdhi ideja amerikane: Atifete Jahjaga.<\/p>\n<p>Po, Jahjaga \u00ebsht\u00eb ideja amerikane q\u00eb synonte dhe besonte n\u00eb tri dimensione:<\/p>\n<p>E para:\u00a0Ta imponoj\u00eb nj\u00eb fem\u00ebr n\u00eb postin e Presidentit t\u00eb nj\u00eb vendi ballkanik. Me k\u00ebt\u00eb, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e zon\u00ebs kulturo-politike, ku me shekuj sundon mend\u00ebsia arkaike e \u201cburrit\u201d sundimtar, erdhi Presidentja e par\u00eb. Para asaj kroate, ose ndonj\u00eb tjetre. Pik\u00ebrisht n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>E dyta:\u00a0\u00a0Amerikan\u00ebt do t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb t\u00eb bindur se me Atifete Jahjag\u00ebn do ta sjellin d\u00ebshmin\u00eb e sakt\u00eb t\u00eb nj\u00eb koncepti ku beteja \u00ebsht\u00eb e vog\u00ebl me nj\u00eb fem\u00ebr.<\/p>\n<p>E treta: Femra \u00ebsht\u00eb m\u00eb e p\u00ebrshtatshme se \u201cburrat\u201d p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb shtet, ngase di t\u00eb mos korruptohet dhe me mend\u00ebsin\u00eb e vjet\u00ebr t\u00eb \u201cburr\u00ebris\u00eb\u201d s\u2019ka perspektiv\u00eb. K\u00ebta \u201cburra\u201d si deri sot, ballkanik\u00eb, s\u2019jan\u00eb p\u00ebr politik\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe ia dol\u00ebn. Na e d\u00ebshmuan.<\/p>\n<p>As sot, kur ajo tashm\u00eb ka l\u00ebn\u00eb selin\u00eb e Presidenc\u00ebs, nuk ndalen dot hakmarr\u00ebsit, duke prodhuar sulme t\u00eb ndryshme e t\u00eb neveritshme kund\u00ebr Jahjag\u00ebs.<\/p>\n<p>Secilit i kujtohen intrigat, shpifjet, n\u00ebn\u00e7mimet q\u00eb nisnin q\u00eb nga \u201cfjalori jo-aq kreativ\u201d i Presidentes, e deri te p\u00ebrfolja e privat\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj si fem\u00ebr.<\/p>\n<p>P\u00ebrkund\u00ebr gjith\u00eb k\u00ebtij presioni, Atifete Jahjaga jo q\u00eb nuk u demoralizua, por ajo mjesht\u00ebroi veten si p\u00ebrfaq\u00ebsuese, balancuese dhe ruajt\u00ebse e institucioneve edhe n\u00eb momentet m\u00eb kritike t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Po t\u00eb mos ishte veprimi i saj i men\u00e7ur dhe k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebs, Kosova do t\u00eb hynte n\u00eb zgjedhje pas zgjedhjeve qysh 6 muajt e par\u00eb t\u00eb legjislacionit t\u00eb ri.<\/p>\n<p>Kudo q\u00eb shkoi n\u00eb Per\u00ebndim, triumfoi me aktivitetet, fjalimet, seriozitetin, paan\u00ebsin\u00eb dhe virtytet e saj si Presidente p\u00ebr respekt. Ajo ia shp\u00ebtoi imazhin vendit t\u00eb b\u00ebr\u00eb zi nga \u201cburrat\u201d e tij.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha\u00a0k\u00ebto pozitivitete n\u00eb favor t\u00eb vendit t\u00eb saj, Jahjaga i ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb koh\u00ebn kur Serbia ngjitet furish\u00ebm diplomacis\u00eb europiane dhe kur Kosova udh\u00ebhiqet nga lufta e brendshme e burrave p\u00ebr pushtet.<\/p>\n<p>M\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja, Atifete Jahjag\u00ebn nuk arriti ta korruptoj\u00eb askush. As materialisht, as strukturalisht.<\/p>\n<p>E p\u00ebrfundoi detyr\u00ebn e saj me aq dinjitet saq\u00eb vet\u00ebm mund t\u2019i p\u00ebrulemi dhe ta fal\u00ebnderojm\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb madh ndaj vendit dhe rajonit. N\u00eb Ballkan, si fem\u00ebr, Presidente, n\u00ebn presionin e \u201cburrave\u201d, dhe t\u00eb dal\u00ebsh kaq zonj\u00eb dhe faqebardh\u00eb, \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se histori e nj\u00eb Presidenteje.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Lamtumir\u00eb, me respekt, Presidente Nj? histori protagonizmi veshur me konspiracion dhe nj? rr?fim p?r Presidenten q?, n?n presionin e ?burrave? ballkanik?, del zonj? e faqebardh?. Ajo erdhi si fem\u00ebr. Erdhi si police. Erdhi e pad\u00ebshiruar, e fyer, e p\u00ebr\u00e7muar nga te gjitha an\u00ebt. Dhe, shkoi nga posti i Presidentes s\u00eb Kosov\u00ebs si biografia m\u00eb e [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":30,"featured_media":7972,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[664,548],"ppma_author":[39],"class_list":["post-5115","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinion","tag-kosovo","tag-politics"],"authors":[{"term_id":39,"user_id":30,"is_guest":0,"slug":"baton-haxhiu","display_name":"Baton Haxhiu","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-3.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-3.jpg"},"user_url":"","last_name":"Haxhiu","first_name":"Baton","description":"Baton Haxhiu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga ikonat e gazetaris\u00eb kosovare. I diplomuar n\u00eb Sociologji n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs, Batoni ka qen\u00eb redaktor n\u00eb revist\u00ebn Koha, kryeredaktor n\u00eb gazet\u00ebn Koha Ditore dhe drejtues i gazet\u00ebs Express. Aktualisht drejton televizionin Klan Kosova."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5115","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/30"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5115"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5115\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8210,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5115\/revisions\/8210"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7972"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5115"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5115"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5115"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=5115"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}