{"id":5182,"date":"2016-07-12T16:24:28","date_gmt":"2016-07-12T14:24:28","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=5182"},"modified":"2024-12-19T16:31:58","modified_gmt":"2024-12-19T14:31:58","slug":"nje-konsensus-nacional-per-planifikimin-dhe-zhvillimin-e-qendrueshem-hapesinor-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/nje-konsensus-nacional-per-planifikimin-dhe-zhvillimin-e-qendrueshem-hapesinor-ne-kosove\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb konsensus nacional p\u00ebr planifikimin dhe zhvillimin e q\u00ebndruesh\u00ebm hap\u00ebsinor n\u00eb Kosov\u00eb"},"content":{"rendered":"<p class=\"news-up\">N\u00eb rr\u00ebfimin e tij p\u00ebr arkitektur\u00ebn dhe planifikimin, mbajtur gjat\u00eb Jav\u00ebs s\u00eb Arkitektur\u00ebs n\u00eb Prishtin\u00eb, shefi i planifikimit urban n\u00eb Tiran\u00eb rr\u00ebfente q\u00eb \u201cvija e vendosur n\u00eb r\u00ebr\u00eb\u201d p\u00ebr ndaljen e nd\u00ebrtimeve joformale n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb shtyr\u00eb disa her\u00eb dhe tani si rezultat jan\u00eb t\u00eb evidentuara diku rreth 400 mij\u00eb objekte pa leje n\u00eb gjith\u00eb territorin shqiptar, prej t\u00eb cilave rreth 200 mij\u00eb prej tyre vet\u00ebm n\u00eb zon\u00ebn e Tiran\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, ai n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb hapur shfaqi edhe shembullin e familjes s\u00eb tij, e cila kishte zgjeruar paligjsh\u00ebm apartamentin n\u00eb Tiran\u00eb gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb viteve 2000, gj\u00eb q\u00eb kishte ndodhur me shum\u00eb apartamente tjera n\u00eb Tiran\u00eb, madje edhe n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit.<\/p>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>P\u00ebrderisa po e d\u00ebgjoja k\u00ebt\u00eb rr\u00ebfim, p\u00ebr nj\u00eb moment po mendoja se a \u00ebsht\u00eb e vlefshme t\u00eb marrim leksione nga p\u00ebrvojat e nd\u00ebrsjella t\u00eb lejimit t\u00eb krimit urbanistik-arkitektonik n\u00eb vendet tona apo do t\u00eb duhej q\u00eb s\u00eb bashku si shtete n\u00eb nd\u00ebrtim e sip\u00ebr t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb nga p\u00ebrvojat e sundimit t\u00eb ligjit n\u00eb vendet demokratike per\u00ebndimore, aty ku arkitektura dhe planifikimi hap\u00ebsinor respektohen nga shoq\u00ebria, nga shteti, nga qeveria.<\/p>\n<p>Praktika e nd\u00ebrtimeve pa leje n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb praktik\u00eb e ngjashme q\u00eb ka ndodhur edhe n\u00eb kryeqytetin e Kosov\u00ebs, ku shum\u00eb apartamente n\u00eb lagje t\u00eb ndryshme t\u00eb Prishtin\u00ebs, po ashtu edhe n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit kan\u00eb p\u00ebsuar ndryshime dhe zgjerime n\u00eb hap\u00ebsir\u00eb. \u201cPronar\u00eb\u201d t\u00eb k\u00ebtyre sh\u00ebmtive t\u00eb kryeqytetit ton\u00eb jan\u00eb njer\u00ebz t\u00eb t\u00eb gjitha pjes\u00ebve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, qofshin ata profesor\u00eb universitar\u00eb, politikan\u00eb, artist\u00eb, biznesmen\u00eb, ish-komunist\u00eb t\u00eb konvertuar n\u00eb demokrat\u00eb, madje edhe arkitekt\u00eb kosovar\u00eb t\u00eb plejad\u00ebs s\u00eb Universitetit t\u00eb Sarajev\u00ebs, etj.<\/p>\n<p>K\u00ebto, si dhe praktikat tjera edhe m\u00eb flagrante q\u00eb kan\u00eb mbizot\u00ebruar dhe po mbizot\u00ebrojn\u00eb Kosov\u00ebn dhe Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e planifikimit hap\u00ebsinor dhe n\u00eb arkitektur\u00eb flasin jasht\u00ebzakonisht qart\u00eb p\u00ebr nivelin ku jan\u00eb katandisur shoq\u00ebrit\u00eb dhe shtetet tona jo vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb. Pandjeshm\u00ebria totale e shoq\u00ebrive tona ndaj planifikimit urban dhe ndaj projektimit arkitektonik t\u00eb objekteve, qofshin ato t\u00eb banimit individual, shum\u00ebbanesor, apo objekteve publike t\u00eb karakterit qeveritar, kulturor, arsimor, ekonomik, rekreativ-sportiv apo t\u00eb objekteve t\u00eb karaktereve tjera, d\u00ebshmon m\u00eb s\u00eb miri domosdoshm\u00ebrin\u00eb e nd\u00ebrtimit imediat t\u00eb nj\u00eb vullnet t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb politik p\u00ebr t\u00eb vendosur prioritet t\u00eb prioriteteve shtet\u00ebrore planifikimin hap\u00ebsinor, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr fushat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme kudo n\u00eb vendet demokratike per\u00ebndimore, e cila krijon mund\u00ebsi t\u00eb mira p\u00ebr t\u2019i hapur rrug\u00eb zhvillimit t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb dhe t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm t\u00eb zonave tona urbane dhe rurale.<\/p>\n<p>Dhe, ajo \u201cvija e vendosur n\u00eb r\u00ebr\u00eb\u201d p\u00ebr ndaljen e nd\u00ebrtimeve joformale, q\u00eb \u00ebsht\u00eb tejkaluar disa her\u00eb me radh\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, por edhe n\u00eb Kosov\u00eb, edhe po t\u00eb vendosej p\u00ebrfundimisht \u201dn\u00eb r\u00ebr\u00eb\u201d, mund t\u00eb thuhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb figurative se do ta shlyenin p\u00ebrs\u00ebri dallg\u00ebt e detit dhe nuk do t\u00eb ekzistonte m\u00eb. Prandaj, duhet vendosur vij\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe m\u00eb serioze t\u00eb ndaljes s\u00eb informalitetit n\u00eb nd\u00ebrtim, arkitektur\u00eb dhe t\u00eb mbizot\u00ebroj\u00eb rregullimi i k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje, bazuar n\u00eb parimet e mir\u00ebfillta t\u00eb planifikimit hap\u00ebsinor. Vija kund\u00ebr informalitetit s\u00eb pari duhet t\u00eb vendoset n\u00eb kokat tona, n\u00eb mendjet tona, n\u00eb qeverit\u00eb tona, n\u00eb bizneset tona, dhe pastaj ajo frym\u00eb e respektimit t\u00eb ligjit do t\u00eb reflektohet n\u00eb \u00e7do segment t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, para s\u00eb gjithash edhe n\u00eb planifikim hap\u00ebsinor dhe n\u00eb arkitektur\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Kultura e shoq\u00ebris\u00eb dhe institucioneve tona ndaj planifikimit hap\u00ebsinor dhe arkitektur\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Q\u00ebllimi i k\u00ebtij shkrimi nuk \u00ebsht\u00eb trajtimi i nd\u00ebrtimeve informale n\u00eb vendin ton\u00eb, por analizimi i qasjes s\u00eb shoq\u00ebris\u00eb dhe institucioneve kosovare ndaj planifikimit hap\u00ebsinor dhe arkitektur\u00ebs, p\u00ebrkat\u00ebsisht trajtimi i kultur\u00ebs son\u00eb shoq\u00ebrore dhe institucionale ndaj k\u00ebtyre dy fush\u00ebveprimtarive t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb zhvillimit t\u00eb vendit.\u00a0N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb potencohet se n\u00eb vendin ton\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb fuqi Plani Hap\u00ebsinor i Kosov\u00ebs, i miratuar n\u00eb vitin 2010, i cili \u00ebsht\u00eb dokumenti m\u00eb i lart\u00eb ligjor n\u00eb fush\u00ebn e planifikimit hap\u00ebsinor. N\u00eb nivelin komb\u00ebtar me Ligjin e Planifikimit Hap\u00ebsinor t\u00eb miratuar n\u00eb vitin 2013 \u00ebsht\u00eb parapar\u00eb edhe hartimi i Hart\u00ebs Zonale t\u00eb Kosov\u00ebs, e cila do t\u00eb ishte p\u00ebrmbledhje e t\u00eb hartave zonale t\u00eb komunave t\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb nivel komb\u00ebtar, jan\u00eb n\u00eb fuqi edhe Planet Hap\u00ebsinore p\u00ebr Zona t\u00eb Ve\u00e7anta, disa prej t\u00eb cilave jan\u00eb hartuar dhe jan\u00eb n\u00eb fuqi. Lidhur me planet p\u00ebr zona t\u00eb ve\u00e7anta \u00ebsht\u00eb e vlefshme t\u00eb vihet n\u00eb pah joserioziteti dhe pap\u00ebrgjegjshm\u00ebria e institucioneve kosovare, t\u00eb cilat edhe 17 pas luft\u00ebs \u00e7lirimtare ende nuk e kan\u00eb hartuar Planin Hap\u00ebsinor p\u00ebr Zon\u00ebn e Ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb Kompleksit Memorial \u201cAdem Jashari\u201d n\u00eb Prekaz, duke shtuar k\u00ebtu edhe faktin se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb zon\u00eb dhe p\u00ebr zonat tjera historike t\u00eb Kosov\u00ebs, \u00ebsht\u00eb themeluar nj\u00eb institucion i ve\u00e7ant\u00eb, i cili vitin e kaluar kishte tentuar q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb jasht\u00ebligjshme t\u00eb shp\u00ebrblente me kontrat\u00eb p\u00ebr hartimin e planit urbanistik p\u00ebr kompleksin memorial n\u00eb Prekaz nj\u00eb konsorcium t\u00eb dyshimt\u00eb dhe jokredibil, si nga ana profesionale, po ashtu edhe nga ana ligjore.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, n\u00eb nivelin komunal, n\u00eb shumic\u00ebn e komunave jan\u00eb hartuar apo aty ku ka skaduar vlefshm\u00ebria e tyre, jan\u00eb n\u00eb proces t\u00eb hartimit Planet Zhvillimore Komunale, p\u00ebrderisa asnj\u00eb komun\u00eb ende nuk ka hartuar Hart\u00ebn Zonale t\u00eb Komun\u00ebs, dokument ky i cili parashihet me Ligjin aktual t\u00eb Planifikimit Hap\u00ebsinor (nd\u00ebrsa, Planet Zhvillimore Urbane t\u00eb cilat sipas Ligjit q\u00eb ishte n\u00eb fuqi deri 2013 kan\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar Hart\u00ebn Zonale t\u00eb Komun\u00ebs, kan\u00eb skaduar), nd\u00ebrsa Planet Rregulluese Urbane (apo Planet Rregulluese t\u00eb Holl\u00ebsishme) p\u00ebr pjes\u00ebt kryesore t\u00eb qendrave urbane kosovare jan\u00eb hartuar.<\/p>\n<p>Edhe pse si profesionist\u00eb t\u00eb fush\u00ebs s\u00eb planifikimit hap\u00ebsinor mund t\u00eb diskutojm\u00eb gjer\u00ebsisht dhe thell\u00ebsisht p\u00ebr kualitetin e k\u00ebtyre dokumenteve t\u00eb k\u00ebsaj fushe, un\u00eb k\u00ebsaj radhe dua t\u00eb v\u00eb theksin m\u00eb shum\u00eb tek vullneti politik i munguar p\u00ebr zbatimin e k\u00ebtyre planeve hap\u00ebsinore, si dhe mungesa e vullnetit politik p\u00ebr zbatimin e Ligjit t\u00eb Planifikimit Hap\u00ebsinor, Ligjit t\u00eb Nd\u00ebrtimit dhe legjislacionit sekondar, qoft\u00eb n\u00eb nivelin komb\u00ebtar, qoft\u00eb n\u00eb nivelin lokal.<\/p>\n<p>N\u00eb vazhdim, do prezantoj nj\u00eb shembull q\u00eb d\u00ebshmon se sa respektohet legjislacioni i planifikimit hap\u00ebsinor dhe i nd\u00ebrtimit nga vet\u00eb institucionet e Kosov\u00ebs: koh\u00eb m\u00eb par\u00eb bashk\u00eb me nj\u00eb koleg arkitekt nga Gjermania kemi marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb konkurs projektimi p\u00ebr Kampusin Universitar n\u00eb Gjakov\u00eb. Bashk\u00ebrisht edhe me koleg\u00eb tjer\u00eb kosovar\u00eb dhe gjerman\u00eb, hartuam nj\u00eb zgjidhje urbanistike dhe arkitektonike t\u00eb nj\u00eb kampusi universitar bashk\u00ebkohor, me hap\u00ebsira publike, gjelb\u00ebrim dhe shtigje q\u00eb nd\u00ebrlidhin t\u00eb gjitha fakultetet dhe objektet tjera t\u00eb kampusit. Kjo zgjidhje padyshim q\u00eb ishte e bazuar n\u00eb respektimin e Kushteve t\u00eb Nd\u00ebrtimit t\u00eb miratuara nga Kuvendi Komunal i Gjakov\u00ebs. Por, investitori, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Ministria e Arsimit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme e shpall fitues nj\u00eb projekt q\u00eb nuk respekton kushtet e nd\u00ebrtimit t\u00eb miratuara nga Komuna e Gjakov\u00ebs, duke mos respektuar madje as gabaritin e p\u00ebrcaktuar t\u00eb objekteve t\u00eb fakulteteve, dhe as planin e parapar\u00eb t\u00eb vendosjes s\u00eb objekteve t\u00eb fakulteteve, rektoratit dhe konvikteve, pasi me zgjidhjen urbanistike vendos fakultetet n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb e bllokon komunikim e hapur vizual mes tyre, zhvendos edhe objektet tjera nga pozicionimi urbanistik ku ishin parapar\u00eb me kushtet e nd\u00ebrtimit, nuk krijon hap\u00ebsira t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta publike, por i ndan ato, duke ngulfatur k\u00ebshtu hap\u00ebsir\u00ebn e planifikuar p\u00ebr nj\u00eb kampus t\u00eb hapur universitar.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb skandaloze q\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs i juris\u00eb vler\u00ebsuese t\u00eb konkursit t\u00eb kampusit universitar n\u00eb Gjakov\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ligj\u00ebrues universitar n\u00eb Fakultetin e Nd\u00ebrtimtaris\u00eb dhe Arkitektur\u00ebs t\u00eb Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs, i cili bashk\u00eb me an\u00ebtar\u00ebt tjer\u00eb t\u00eb juris\u00eb (dy prej t\u00eb cil\u00ebve arkitekt\u00eb nga Shqip\u00ebria, t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebsaj radhe na e soll\u00ebn \u201cp\u00ebrvoj\u00ebn\u201d e degradimit profesional etik si arkitekt\u00eb) vler\u00ebsimin e projekteve e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb pabazuar n\u00eb asnj\u00eb kriter t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb profesional dhe ligjor, por vet\u00ebm n\u00eb vler\u00ebsime t\u00eb nj\u00ebanshme dhe subjektive.<\/p>\n<p>Duke ditur q\u00eb kushtet nd\u00ebrtimore jan\u00eb kategori obliguese ligjore, t\u00eb p\u00ebrcaktuara me Ligjin p\u00ebr Planifikim Hap\u00ebsinor, p\u00ebr shkeljen e k\u00ebtyre dispozitave ligjore, si dhe p\u00ebr shkeljet tjera t\u00eb legjislacionit t\u00eb prokurimit q\u00eb nd\u00ebrlidhen me vler\u00ebsimin e pabazuar n\u00eb kriteret e p\u00ebrcaktuara t\u00eb vler\u00ebsimit me dosjen e k\u00ebtij konkursi, si dhe lidhur me shkeljet e b\u00ebra me mos hapjen publike t\u00eb ofertave financiare, bashk\u00eb me disa koleg\u00eb tjer\u00eb u ankuam n\u00eb organin p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr shqyrtimin e ankesave. Por, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb skandaloze ky organ, edhe pse i kishte t\u00eb argumentuara tekstualisht dhe grafikisht t\u00eb gjitha shkeljet e b\u00ebra t\u00eb Ligjit t\u00eb Planifikimit Hap\u00ebsinor, t\u00eb Ligjit t\u00eb Nd\u00ebrtimit dhe t\u00eb legjislacionit sekondar t\u00eb k\u00ebtyre fushave, si dhe shkeljet e Ligjit t\u00eb Prokurimit, merr vendim q\u00eb t\u00eb aprovohet dh\u00ebnia e kontrat\u00ebs p\u00ebr projektin q\u00eb nuk e respekton legjislacionin n\u00eb fuqi t\u00eb planifikimit hap\u00ebsinor dhe t\u00eb nd\u00ebrtimit. \u00c7udit\u00ebrisht, ky institucion nuk i trajton fare shkeljet e b\u00ebra t\u00eb Ligjit t\u00eb Planifikimit Hap\u00ebsinor, Ligjit t\u00eb Nd\u00ebrtimit dhe legjislacionit sekondar t\u00eb k\u00ebtyre dy fushave t\u00eb nd\u00ebrlidhura me k\u00ebt\u00eb projekt.<\/p>\n<p>Ja \u00e7far\u00eb ndjesie ligjore kan\u00eb d\u00ebshmuar MASHT dhe OSHP ndaj respektimit t\u00eb Ligjit t\u00eb Planifikimit Hap\u00ebsinor. Nuk e di se si ky projekt \u201cfitues\u201d do t\u00eb marr\u00eb leje nd\u00ebrtimore nga Komuna e Gjakov\u00ebs, pasi ai nuk respekton kushtet nd\u00ebrtimore t\u00eb miratuara nga kjo komun\u00eb. N\u00eb jav\u00ebt apo muajt e ardhsh\u00ebm do ta shohim se si do t\u00eb veproj\u00eb Drejtoria e Urbanizmit e k\u00ebsaj komune lidhur me pajisjen me leje t\u00eb k\u00ebtij projekti. Do t\u00eb shohim a do t\u00eb respektohet ligji apo jo nga kjo drejtori.<\/p>\n<p><strong>Investimet publike \u2013 pa respektuar planet rregulluese<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, nisur nga p\u00ebrvoja ime dhe e koleg\u00ebve tjer\u00eb arkitekt\u00eb dhe urbanist\u00eb kosovar\u00eb n\u00eb hartimin e planeve rregulluese urbane, me plot p\u00ebrgjegj\u00ebsi e them se n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve k\u00ebto plane rregulluese jan\u00eb hartuar bazuar n\u00eb hulumtime n\u00eb terren, n\u00eb diskutime publike me banor\u00ebt e zonave dhe me akter\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb proces. Me p\u00ebrjashtim t\u00eb disa planeve rregulluese t\u00eb fillimviteve t\u00eb 2000-ta q\u00eb jan\u00eb hartuar n\u00eb disa komuna, madje nga disa profesor\u00eb universitar\u00eb, pa pjes\u00ebmarrjen e banor\u00ebve t\u00eb atyre zonave n\u00eb procesin e planifikimit, gj\u00eb q\u00eb ka reflektuar n\u00eb domosdoshm\u00ebrin\u00eb e revidimit t\u00eb m\u00ebvonsh\u00ebm t\u00eb atyre planeve p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur nevojat dhe k\u00ebrkesat e qytetar\u00ebve. Personalisht bashk\u00eb me disa koleg\u00eb kemi marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb revidimin e nj\u00eb plani rregullues n\u00eb qytetin e Gjilanit, n\u00eb t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb parapar\u00eb nd\u00ebrtimi i objekteve shum\u00ebbanesore, edhepse pronar\u00ebt e parcelave n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb nuk kishin qen\u00eb t\u00eb interesuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lloj banimi, p\u00ebr arsye se shumica prej k\u00ebtyre pronar\u00ebve ishin qytetar\u00eb q\u00eb jetonin dhe vepronin n\u00eb diaspor\u00eb dhe interesimi i tyre ishte p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar objekte individuale t\u00eb banimit, n\u00eb t\u00eb cilat do t\u00eb kalonin pushimet e ver\u00ebs, e jo objekte shum\u00ebbanesore, ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb trend i dhunsh\u00ebm n\u00eb shumic\u00ebn e komunave t\u00eb Kosov\u00ebs. K\u00ebt\u00eb gj\u00eb e kemi v\u00ebrejtur gjat\u00eb hulumtimit n\u00eb terren q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb anketuesit e angazhuar, por natyrisht edhe vet\u00eb mosimplementimi i atij plani rregullues urban ka rezultuar me domosdon\u00eb e revidimit t\u00eb atij plani.\u00a0 Kjo d\u00ebshmon q\u00eb ka kaluar koha kur jan\u00eb hartuar plane rregulluese urbane pa p\u00ebrfshirjen e qytetar\u00ebve dhe akter\u00ebve tjer\u00eb n\u00eb procesin e planifikimit.<\/p>\n<p>Jan\u00eb edhe dy sfida kryesore n\u00eb t\u00eb cilat kemi hasur gjat\u00eb k\u00ebtij procesi t\u00eb planifikimit t\u00eb zonave urbane: mungesa e planeve zhvillimore komunale dhe urbane t\u00eb mir\u00ebfillta dhe mungesa e koordinimit mes drejtorive komunale p\u00ebr implementimin e planeve rregulluese, q\u00eb rrjedhimisht nd\u00ebrlidhet me munges\u00ebn e respektit p\u00ebr planifikimin hap\u00ebsinor n\u00ebp\u00ebr komuna dhe me munges\u00ebn e vullnetit politik p\u00ebr t\u00eb zbatuar planet rregulluese urbane.<\/p>\n<p>Kjo qasje nd\u00ebrlidhet p\u00ebr shembull me nd\u00ebrtimin e infrastruktur\u00ebs rrugore brenda qyteteve, n\u00eb shp\u00ebrputhje me rrug\u00ebt e parapara me planet rregulluese urbane n\u00eb fuqi, K\u00ebto veprime t\u00eb drejtorive komunale, t\u00eb cilat duke mos respektuar Ligjin e Planifikimit Hap\u00ebsinor investojn\u00eb dhe tejkalojn\u00eb k\u00ebshtu edhe vet\u00eb drejtorin\u00eb e urbanizmit, madje investojn\u00eb edhe pa marr\u00eb fare leje nd\u00ebrtimi nga kjo drejtori p\u00ebr implementimin e projekteve t\u00eb infrastruktur\u00ebs, jan\u00eb nj\u00eb shembull jo i mir\u00eb i mosrespektimit t\u00eb planifikimit hap\u00ebsinor.<\/p>\n<p>Kjo qasje mund t\u00eb ilustrohet edhe me rastin e nj\u00eb objekti publik n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Prishtin\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cilin fillimisht ishte marr\u00eb leje p\u00ebr nj\u00eb etazhitet t\u00eb caktuar, q\u00eb p\u00ebrkonte me objektin ngjitur tij, por m\u00eb von\u00eb ministria p\u00ebrkat\u00ebse q\u00eb kishte investuar n\u00eb nd\u00ebrtimin e k\u00ebtij objekti, ia kishte shtuar edhe disa etazhe objektit duke e prishur kontinuitetin e etazhitetit me objektin ngjitur tij dhe rrjedhimisht duke mos respektuar lejen e nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>Mos t\u00eb harrojm\u00eb se edhe projekti i pap\u00ebrfunduar i Katedrales \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d n\u00eb Prishtin\u00eb i shkel kushtet e nd\u00ebrtimit t\u00eb parapara me Planin Rregullues Urban t\u00eb zon\u00ebs s\u00eb Qendr\u00ebs s\u00eb Prishtin\u00ebs, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb s\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb parapar\u00eb se vet\u00ebm 15 p\u00ebr qind e hap\u00ebsir\u00ebs s\u00eb parcel\u00ebs s\u00eb katedrales t\u00eb jet\u00eb e nd\u00ebrtuar, e n\u00eb realitet \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar m\u00eb shum\u00eb se 65 p\u00ebr qind e hap\u00ebsir\u00ebs s\u00eb parcel\u00ebs, duke asgj\u00ebsuar k\u00ebshtu hap\u00ebsir\u00ebn publike t\u00eb parapar\u00eb p\u00ebr gjelb\u00ebrim dhe shesh. Po, ashtu edhe projekti i p\u00ebrzgjedhur p\u00ebr Xhamin\u00eb Qendrore n\u00eb Prishtin\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb kud\u00ebrshtim me Planin Rregullues Dardania.\u00a0 Imagjinoni k\u00ebt\u00eb situat\u00eb kur p\u00ebr objekte publike religjioze nuk respektohet plani rregullues, at\u00ebher\u00eb sa do t\u00eb respektohet kjo rregullativ\u00eb ligjore urbanistike nga ana e qytetar\u00ebve gjat\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb objekteve t\u00eb tyre t\u00eb banimit.<\/p>\n<p>Lidhur me qasjen institucionale ndaj planifikimit hap\u00ebsinor, ja edhe nj\u00eb shembull skandaloz: nj\u00eb komun\u00eb e Kosov\u00ebs para disa koh\u00ebsh ka n\u00ebnshkruar nj\u00eb kontrat\u00eb me nj\u00eb kompani p\u00ebr hartimin e Planit Zhvillimor Komunal, kontrat\u00eb kjo me nj\u00eb shum\u00eb prej rreth 10 mij\u00eb eurosh! Paramendoni, p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e zhvillimit t\u00eb gjith\u00ebmbarsh\u00ebm hap\u00ebsinor t\u00eb nj\u00eb komune, kontraktohet nj\u00eb plan q\u00eb do t\u00eb kushtoj\u00eb 10 mij\u00eb euro! Mund t\u00eb imagjinoni se \u00e7far\u00eb mendje profesionist\u00ebsh mund t\u00eb hartojn\u00eb nj\u00eb plan p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shum\u00eb parash, kur vet\u00ebm projekti i nj\u00eb objekti n\u00eb kushte normale kushton shum\u00ebfish m\u00eb shum\u00eb se \u00e7mimi i kontraktuar p\u00ebr hartimin e Planit Zhvillimor Komunal!<\/p>\n<p>Apo, edhe m\u00eb keq: s\u00eb fundmi shum\u00eb komuna kontraktuan kompani projektuese p\u00ebr hartim projektesh t\u00eb investimeve komunale me \u00e7mim skandaloz prej m\u00eb pak se 2 euro p\u00ebr met\u00ebr katror! Ruana Zot se \u00e7far\u00eb projektesh jan\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe do t\u00eb b\u00ebhen dhe \u00e7far\u00eb objektesh jan\u00eb nd\u00ebrtuar dhe do t\u00eb nd\u00ebrtohen me k\u00ebt\u00eb qasje t\u00eb \u00e7mimeve \u201cminimaliste\u201d !<\/p>\n<p>Pra, si\u00e7 mund t\u00eb shihet nga k\u00ebto pak raste t\u00eb prezantuara:\u00a0ky \u00ebsht\u00eb niveli aktual i respektimit t\u00eb planifikimit hap\u00ebsinor dhe arkitektur\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb!<\/p>\n<p>N\u00eb vendet demokratike per\u00ebndimore, Plani Hap\u00ebsinor i nj\u00eb vendi, si dhe planet tjera hap\u00ebsinore, respektohen n\u00eb nivel me Kushtetut\u00ebn e nj\u00eb vendi! Kur do t\u00eb ndodh kjo n\u00eb vendin ton\u00eb!?<\/p>\n<p><strong>Planifikimi Hap\u00ebsinor dhe Arkitektura \u2013 reprezentim i nivelit kulturor t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie dhe t\u00eb nj\u00eb shteti<\/strong><\/p>\n<p>Me plot\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, mund t\u00eb shtrohet pyetja se si t\u00eb dilet nga kjo situat\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn gjendemi, cila \u00ebsht\u00eb zgjidhja!? Sipas vler\u00ebsimit tim, zgjidhja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dhe e vetme: krijimi i vullnetit politik institucional p\u00ebr t\u00eb zbatuar ligjshm\u00ebrin\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e planifikimit hap\u00ebsinor dhe arkitektur\u00ebs. N\u00ebse me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e duam atdheun ton\u00eb dhe n\u00ebse jemi serioz\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, menj\u00ebher\u00eb mund t\u00eb fillohet me reforma t\u00eb domosdoshme, t\u00eb cilat duhet t\u00eb ken\u00eb p\u00ebr baz\u00eb zbatimin e ligjshm\u00ebris\u00eb dhe praktikave m\u00eb t\u00eb mira per\u00ebndimore n\u00eb fush\u00ebn e planifikimit hap\u00ebsinor dhe arkitektur\u00ebs. Nuk kemi koh\u00eb t\u00eb merremi me t\u00eb kaluar\u00ebn e nd\u00ebrtimeve joformale, por patjet\u00ebr q\u00eb duhet t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb nga kjo p\u00ebrvoj\u00eb e hidhur dhe institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse t\u00eb nd\u00ebrmarrin hapa t\u00eb men\u00e7ur dhe t\u00eb guximsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb binar\u00eb t\u00eb duhur planifikimin dhe zhvillimin hap\u00ebsinor dhe arkitektonik t\u00eb Kosov\u00ebs. Nuk \u00ebsht\u00eb ideja vet\u00ebm e pajisjes formale me leje nd\u00ebrtimore, por e nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb qasje t\u00eb re t\u00eb planifikimit hap\u00ebsinor dhe rrjedhimisht edhe t\u00eb nj\u00eb qasje t\u00eb re n\u00eb dh\u00ebnien e lejeve nd\u00ebrtimore. Ngase, n\u00eb Prishtin\u00eb dhe n\u00eb shumic\u00ebn e qyteteve t\u00eb Kosov\u00ebs jan\u00eb l\u00ebshuar leje nd\u00ebrtimore p\u00ebr objekte t\u00eb karaktereve t\u00eb ndryshme, ku nuk respektohet hap\u00ebsira e lir\u00eb e parapar\u00eb me plan rregullues, ku nuk ekziston fare hap\u00ebsir\u00eb e gjelb\u00ebruar p\u00ebr rekreacion, ku hap\u00ebsira e lir\u00eb \u00ebsht\u00eb z\u00ebn\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht nga parkingjet, t\u00eb cilat po ashtu nuk jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme. Prandaj, problemi nuk q\u00ebndron vet\u00ebm tek nd\u00ebrtimet joformale, por edhe tek ato q\u00eb jan\u00eb pajisur me leje nd\u00ebrtimore n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme dhe pa i respektuar rregullat e planifikimit hap\u00ebsinor dhe t\u00eb arkitektur\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb argumentuar k\u00ebt\u00eb konstatim dhe p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb real\u00eb me vetveten ton\u00eb, vet\u00ebm duhet t\u00eb shikojm\u00eb kah Prishtina kur zbresim nga Veterniku apo nga Bregu i Diellit, apo t\u00eb shikojm\u00eb kur udh\u00ebtojm\u00eb nga hyrja e Prishtin\u00ebs n\u00eb Lagjen Kodra e Trimave, si dhe nga hyrja e rrug\u00ebs Prishtin\u00eb-Fush\u00eb Kosov\u00eb dhe do t\u00eb shohim se \u00e7far\u00eb pamje ka marr\u00eb kryeqyteti yn\u00eb nga bab\u00ebzia e nd\u00ebrtuesve dhe mungesa e sundimit t\u00eb ligjit. Duhet t\u00eb shikojm\u00eb kaosin e komplekseve shum\u00ebbanesore n\u00eb Lagjen Kalabria, kaosin n\u00eb Lagjen Pejton, n\u00eb Lagjen Dodona, Mati 1, 2 dhe n\u00eb shum\u00eb lagje tjera t\u00eb kryeqytetit, ku shumica e komplekseve t\u00eb objekteve jan\u00eb t\u00eb pajisura me leje nd\u00ebrtimore, edhe pse n\u00eb k\u00ebto komplekse mungojn\u00eb hap\u00ebsirat publike, gjelb\u00ebrimi, rekrerimi, ndri\u00e7imi natyral, mungon respektimi i linj\u00ebs rregulluese, e shum\u00eb\u00e7ka tjet\u00ebr, q\u00eb jan\u00eb elemente t\u00eb domosdoshme dhe bazike p\u00ebr jet\u00eb kualitative. \u201cLinjat rregulluese jan\u00eb lindje e pashmangshme e arkitektur\u00ebs. Domosdoshm\u00ebri p\u00ebr rregull. Linja rregulluese \u00ebsht\u00eb nj\u00eb garanci kund\u00ebr arbitraritetit. Ajo siguron k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb shpirt\u00ebrore\u201d shkruante shum\u00eb dekada m\u00eb par\u00eb Le Corbusier.<\/p>\n<p>Prandaj, duhet t\u00eb jemi t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm q\u00eb Planifikimi Hap\u00ebsinor dhe Arkitektura jan\u00eb imazhi real dhe m\u00eb i mir\u00eb i nivelit t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie dhe t\u00eb nj\u00eb shteti. N\u00ebse bazohemi n\u00eb k\u00ebt\u00eb konstatim, at\u00ebher\u00eb rezulton se nuk kemi nd\u00ebrtuar ndonj\u00eb imazh shpres\u00ebdh\u00ebn\u00ebs. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, mendoj se menj\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb nd\u00ebrtohet nj\u00eb konsensus nacional shoq\u00ebror dhe institucional dhe nj\u00eb vullnet i v\u00ebrtet\u00eb politik p\u00ebr respektimin e hap\u00ebsir\u00ebs apo territorit ton\u00eb, ngase \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmuar p\u00ebr t\u00eb sat\u00ebn her\u00eb se hap\u00ebsira pa planifikim t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb e pengon zhvillimin e q\u00ebndruesh\u00ebm t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb kritik i mir\u00ebnjohur amerikan i arkitektur\u00ebs ka shkruar se Arkitektura \u00ebsht\u00eb simboli identifikues m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs i nj\u00eb shteti dhe nj\u00eb shoq\u00ebrie, \u00ebsht\u00eb reprezentim fizik i kultur\u00ebs, madje reprezentim edhe m\u00eb kuptimplot\u00eb sesa vet\u00eb flamur i nj\u00eb shteti. K\u00ebt\u00eb konstatim ai e argumenton me objekte ikona t\u00eb arkitektur\u00ebs bot\u00ebrore, si Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb, Kapitolli, Piramidat, Kulla e Ajfelit, Porta e Branderburgut, Opera e Sidnejit, Empire State Building, Golden Gate Bridge dhe shum\u00eb objekte tjera arkitektonike.<\/p>\n<p>N\u00ebse \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu, at\u00ebher\u00eb un\u00eb do ta marr si shembull lagjen e banimit q\u00eb njihet si Lagja e Universitetit n\u00eb Prishtin\u00eb p\u00ebr t\u00eb analizuar se \u00e7far\u00eb reprezentimi fizik i kultur\u00ebs son\u00eb \u00ebsht\u00eb arritur me arkitektur\u00ebn e k\u00ebsaj lagjeje. M\u00eb rastis\u00eb shpesh q\u00eb duke e d\u00ebrguar t\u00eb bij\u00ebn time n\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb muzik\u00ebs dhe t\u00eb baletit n\u00eb k\u00ebt\u00eb lagje, t\u00eb shoh se aty kan\u00eb rind\u00ebrtuar e mbind\u00ebrtuar sht\u00ebpi shum\u00eb profesor\u00eb universitar\u00eb. N\u00ebse arkitektura e k\u00ebtyre sht\u00ebpive \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej simboleve reprezentuese t\u00eb nivelit t\u00eb emancipimit ton\u00eb kulturor, at\u00ebher\u00eb nuk del se i kemi pun\u00ebt mir\u00eb. Disa nga sht\u00ebpit\u00eb e profesor\u00ebve t\u00eb nd\u00ebrtuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb lagje \u201cuniversitare\u201d sikur t\u00eb ishin k\u00ebshtjella t\u00eb mesjet\u00ebs, si dhe bab\u00ebzia p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar objekte t\u00eb st\u00ebrm\u00ebdha t\u00eb banimit individual, q\u00eb nuk l\u00ebn\u00eb fare hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr oborr dhe gjelb\u00ebrim dhe q\u00eb nuk nd\u00ebrthurin n\u00eb vet\u00eb asnj\u00eb ide t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb bashk\u00ebkohore arkitektonike, q\u00eb do t\u00eb reprezentonte vlera t\u00eb q\u00ebndrueshme, flet p\u00ebr nj\u00eb mentalitet primitiv dhe provincial, q\u00eb nuk garanton nj\u00eb shtet dhe nj\u00eb ekonomi t\u00eb bazuar n\u00eb dije, n\u00eb pun\u00eb, n\u00eb konkurrenc\u00eb t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb t\u00eb vlerave. Nj\u00eb kritik italian i arkitektur\u00ebs k\u00ebt\u00eb bab\u00ebzi t\u00eb disa sht\u00ebpive n\u00eb Lagjen e Universitetit do ta quante munges\u00eb e urbanitetit, pra, \u201cnj\u00eb cil\u00ebsi q\u00eb u mungon njer\u00ebzve t\u00eb fryr\u00eb, egocentrik\u00ebve, t\u00eb eturve p\u00ebr t\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb sy, p\u00ebr t\u00eb pohuar personalitetin e vet: si te njer\u00ebzit edhe te nd\u00ebrtesat\u201d.<\/p>\n<p>Besoj se \u00ebsht\u00eb momenti i duhur q\u00eb t\u00eb ndryshojm\u00eb kahje: t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb vendin ton\u00eb, kryeqytetin ton\u00eb, si nj\u00eb vend t\u00eb vlerave t\u00eb v\u00ebrteta arkitektonike dhe urbanistike. Le Corbusier thonte: \u201cMegjithat\u00eb arkitektura ekziston. Di\u00e7ka e admirueshme, m\u00eb e bukura. Produkt i popujve t\u00eb lumtur dhe \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb prodhon popuj t\u00eb lumtur. Qytetet e g\u00ebzuar kan\u00eb arkitektur\u00eb\u201d. \u00cbsht\u00eb momenti i fundit ta punojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb mesin e popujve t\u00eb lumtur, dhe t\u2019a shnd\u00ebrrojm\u00eb Prishtin\u00ebn dhe Kosov\u00ebn n\u00eb vende t\u00eb g\u00ebzuara, ngase vet\u00ebm vendet e g\u00ebzuara, ashtu si\u00e7 thoshte arkitekti i madh bot\u00ebror, kan\u00eb arkitektur\u00eb!<\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb rr\u00ebfimin e tij p\u00ebr arkitektur\u00ebn dhe planifikimin, mbajtur gjat\u00eb Jav\u00ebs s\u00eb Arkitektur\u00ebs n\u00eb Prishtin\u00eb, shefi i planifikimit urban n\u00eb Tiran\u00eb rr\u00ebfente q\u00eb \u201cvija e vendosur n\u00eb r\u00ebr\u00eb\u201d p\u00ebr ndaljen e nd\u00ebrtimeve joformale n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb shtyr\u00eb disa her\u00eb dhe tani si rezultat jan\u00eb t\u00eb evidentuara diku rreth 400 mij\u00eb objekte pa leje n\u00eb gjith\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":558,"featured_media":11454,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[967,972,2155],"ppma_author":[2153],"class_list":["post-5182","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-arkitekture","tag-kosove","tag-zhvillimi-hapesinor"],"authors":[{"term_id":2153,"user_id":558,"is_guest":0,"slug":"arianit-bytyci","display_name":"Arianit Byty\u00e7i","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/WhatsApp-Image-2024-12-19-at-15.25.48.jpeg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/WhatsApp-Image-2024-12-19-at-15.25.48.jpeg"},"user_url":"","last_name":"Byty\u00e7i","first_name":"Arianit","description":"Arianit \u00ebsht\u00eb arkitekt me 16 vite p\u00ebrvoj\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb 12 vite n\u00eb pozicione drejtuese, dhe ka ndihmuar zyrat arkitektonike dhe urbanistike dhe organizatat publike p\u00ebr t\u00eb arritur q\u00ebllimet e tyre n\u00eb interes t\u00eb qytetar\u00ebve."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5182","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/558"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5182"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5182\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11456,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5182\/revisions\/11456"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11454"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5182"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5182"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5182"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=5182"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}