{"id":5201,"date":"2015-12-29T11:08:32","date_gmt":"2015-12-29T09:08:32","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=5201"},"modified":"2024-11-18T11:11:12","modified_gmt":"2024-11-18T09:11:12","slug":"nisma-per-ta-forcuar-censuruesin-e-deshmuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/uncategorized\/nisma-per-ta-forcuar-censuruesin-e-deshmuar\/","title":{"rendered":"Nisma p\u00ebr ta forcuar censuruesin e d\u00ebshmuar"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<h3><\/h3>\n<p>Nj\u00eb nism\u00eb ligjore e sponzoruar nga zyra m\u00eb e fuqishme e shtetit rrezikon ta fuqizoj\u00eb pushtetin e Agjensionit Shtet\u00ebror p\u00ebr Mbrojtjen e t\u00eb Dh\u00ebnave Personale n\u00eb fush\u00ebn e informimit publik &#8211; deri edhe n\u00eb sh\u00ebnd\u00ebrrim n\u00eb Komisioner p\u00ebr Informim &#8211; ndon\u00ebse b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb institucion t\u00eb d\u00ebshmuar p\u00ebr censurim dhe anshm\u00ebri politike.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>Zyra e Kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs (ZKM), lidere n\u00eb shp\u00ebrfilljen dhe refuzimin e k\u00ebrkesave p\u00ebr qasje n\u00eb dokumente zyrtare, n\u00eb n\u00ebntor inicoi ndryshimin e ligjit p\u00ebr qasje n\u00eb dokumente publike.<\/p>\n<p>Ligji n\u00eb fuqi u mund\u00ebson gazetar\u00ebve, shoq\u00ebris\u00eb civile dhe qytetar\u00ebve qasjen n\u00eb dokumentet e mbajtura, hartuara ose pranuara nga institucionet publike. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr ligjet m\u00eb t\u00eb mira n\u00eb rajon, sepse detyron autoritetet t\u00eb kthejn\u00eb p\u00ebrgjigje brenda afatit t\u00eb shkurt\u00ebr kohor prej shtat\u00eb dit\u00ebsh, nuk e obligon k\u00ebrkuesin e dokumentit t\u00eb ofroj\u00eb arsye p\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn e tij, obligon institucionin q\u00eb t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn tek autoriteti p\u00ebrgjegj\u00ebs n\u00ebse nuk e posedon informat\u00ebn e k\u00ebrkuar, k\u00ebrkesa mund t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb \u00e7far\u00ebdo m\u00ebnyre dhe dokumenti mund t\u00eb k\u00ebrkohet n\u00eb \u00e7far\u00ebdo formati.<\/p>\n<p>Arsyet e Kryeministris\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndryshuar legjislacionin jan\u00eb mungesa e nj\u00eb institucioni q\u00eb mbikqyr\u00eb zbatimin e ligjit, mungesa e fuqis\u00eb ekzekutive t\u00eb Avokatit t\u00eb Popullit, paqart\u00ebsia e p\u00ebrjashtimeve q\u00eb arystojn\u00eb refuzimin dhe mungesa e metod\u00ebs p\u00ebr matjen e interesit publik. Zyra e Kryeministrit i referohet, nd\u00ebr t\u00eb tjera, edhe raportit t\u00eb progresit t\u00eb Komisionit Europian p\u00ebr vitin 2014 i cili n\u00eb fakt nuk rekomandon ndryshimin e ligjit, por k\u00ebrkon zbatimin e tij.<\/p>\n<p>Meq\u00eb aktualisht zyra e Kryeministrit vepron si \u201cmbikqyr\u00ebs\u201d i zbatimit t\u00eb k\u00ebtij ligji, pasi q\u00eb mbledh t\u00eb dh\u00ebna nga institucionet rreth k\u00ebrkesave p\u00ebr qasje n\u00eb dokumente publike dhe publikon raport vjetor,\u00a0<a href=\"http:\/\/www.kryeministri-ks.net\/repository\/docs\/SHQIP-FINAL.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">disa institucione t\u00eb pavaruara<\/a>\u00a0&#8212; K\u00ebshilli Gjyq\u00ebsor i Kosov\u00ebs, K\u00ebshilli Prokurorial i Kosov\u00ebs dhe Avokati i Popullit &#8212; kan\u00eb bojkotuar p\u00ebrpjekjet e ZKM-s\u00eb n\u00eb mbledhjet e k\u00ebtyre t\u00eb dh\u00ebnave n\u00ebn arsyetimin se kjo p\u00ebrb\u00ebn shkelje t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre institucionale.<\/p>\n<p><strong>Nisma e re ligjore e Kryeministris\u00eb rrezikon prapakthim t\u00eb m\u00ebtejm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>Koncept dokumenti i spozoruar prej saj ofron pes\u00eb opsione p\u00ebr qasjen n\u00eb dokumente publike. Opsioni i par\u00eb \u00ebsht\u00eb mosndryshimi i ligjit, tri opsione tjera udh\u00ebzojn\u00eb p\u00ebr themelimin e Komisionerit p\u00ebr Informim, reformimin e Agjensionit Shtet\u00ebror p\u00ebr Mbrojtjen e t\u00eb Dh\u00ebnave Personale q\u00eb m\u00eb pas do t\u00eb quhej Komisioneri p\u00ebr Informim ose krijimin e nj\u00eb trupi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, dhe opsioni i fundit \u00ebsht\u00eb zbatimi i ligjit ekzistues.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb arsyetimin e dh\u00ebn\u00eb n\u00eb koncept dokument, q\u00ebllimi kryesor i k\u00ebsaj iniciative duket t\u00eb jet\u00eb bartja e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr mbikqyrjen e zbatimit t\u00eb ligjit p\u00ebr qasje n\u00eb dokumente publike tek AShMDP-ja.<\/p>\n<p>Por, shnd\u00ebrrimi i AShMDP-s\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn e Komisionerit p\u00ebr Informim dhe mbikqyr\u00ebsin kryesor p\u00ebr qasje n\u00eb dokumente publike \u00ebsht\u00eb inicativ\u00eb e rrezikshme q\u00eb do t\u00eb kontribuonte n\u00eb censurimin e m\u00ebtutjesh\u00ebm t\u00eb informacionit publik dhe thellimin e mbylljes s\u00eb institucioneve.<\/p>\n<p>Ky blog \u00a0paraqet disa arsye kund\u00ebr fuqizimit t\u00eb rolit t\u00eb AShMDP-s\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr informim, ofron nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb opsioneve tjera t\u00eb propozuara nga Qeveria dhe rekomandon fuqizimin e zyr\u00ebs s\u00eb Avokatit t\u00eb Popullit.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga themelimi i saj, AShMDP-ja ka d\u00ebshmuar q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb institucion i pavarur, ndon\u00ebse themelohet nga Parlamenti.\u00a0<a href=\"http:\/\/kallxo.com\/gjnk\/kreu-i-agjencise-kufizuese-vjen-nga-pdk-ja\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Udh\u00ebheq\u00ebsi i saj, Ruzhdi Jashari, ka qen\u00eb an\u00ebtar i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (PDK)<\/a>\u00a0nd\u00ebrsa mbikqyr\u00ebsi i saj shtet\u00ebror, Mentor Hoxhaj, nd\u00ebr t\u00eb tjera, publikisht p\u00eblqen dhe ndan n\u00eb mediat sociale statusat e ministrit t\u00eb pun\u00ebve t\u00eb jashtme Hashim Tha\u00e7i. E nj\u00ebjta agjenci ka nd\u00ebrmarr\u00eb disa vendime e veprime p\u00ebr t\u00eb kufizuar publikimin e dokumenteve publike. M\u00eb 2012 ajo\u00a0<a href=\"http:\/\/kallxo.com\/gjnk\/pushteti-nuk-i-do-me-deklaratat-e-pasurise-ne-internet\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">pati lobuar fuqish\u00ebm<\/a>, por pa sukses, p\u00ebr largimin e deklaratave t\u00eb pasuris\u00eb t\u00eb zyrtar\u00ebve publik\u00eb n\u00ebn arsyetimin se me k\u00ebto deklarata ata mund t\u00eb rrezikohen jasht\u00eb vendi. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vit, agjencia<a href=\"http:\/\/www.amdp-rks.org\/web\/repository\/docs\/Opinion_per_faturat.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">\u00a0pati vendosur kund\u00ebr<\/a>\u00a0publikimit t\u00eb faturave t\u00eb shpenzimeve t\u00eb kryeministrit dhe z\u00ebvend\u00ebskryeministrave. Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb, n\u00eb rastin Birn v. Zyra e Kryeministrit, n\u00eb tetor 2015 vendosi n\u00eb favor t\u00eb publikimit t\u00eb atyre faturave. Pastaj, ende nuk dihet n\u00ebse AShMDP ka nd\u00ebrmarr\u00eb ndonj\u00eb veprim gjat\u00eb zgjedhjeve t\u00eb fundit ku shum\u00eb deputet\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb deputet\u00eb t\u00eb PDK-s\u00eb, pat\u00ebn shkelur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb flagrante t\u00eb dh\u00ebnat personale t\u00eb mij\u00ebra qytetar\u00ebve duke i kontaktuar n\u00eb telefon p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar vot\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>AShMDP-ja \u00ebsht\u00eb treguar m\u00eb \u201cliberale\u201d kur nuk b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr ish kryeministrin Tha\u00e7i. M\u00eb 2013 ajo\u00a0<a href=\"http:\/\/www.amdp-rks.org\/web\/repository\/docs\/Opionion_rreth_k_rkes_s_s__BIRN_p_r_qasje_n__dokumente_publike.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">pati rekomanduar Presidenc\u00ebn<\/a>\u00a0t\u00eb publikonte k\u00ebrkesat p\u00ebr falje nga t\u00eb d\u00ebnuarit t\u00eb b\u00ebra nga zyra e Presidentes si dhe Ministrin\u00eb e Kultur\u00ebs q\u00eb t\u00eb publikonte CV-t\u00eb e kandidat\u00ebve t\u00eb drejtor\u00ebve p\u00ebr teat\u00ebr komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Sipas ligjit, aktualisht AShMDP-ja \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr mbik\u00ebqyrjen e zbatimit t\u00eb rregullave p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb dh\u00ebnave personale dhe privat\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Me precedentet e krijuara q\u00eb nga viti 2012, AShMDP-ja ka d\u00ebshmuar q\u00eb \u00ebsht\u00eb tejet e varur dhe e ndikuar politikisht q\u00eb t\u00eb kontribuoj\u00eb n\u00eb ngritjen e transparenc\u00ebs s\u00eb autoriteteve publike. Zgjerimi i kompetencave t\u00eb saj do ta fuqizonte at\u00eb dhe do t\u2019ia mund\u00ebsonte tutje censurimin e informacioneve q\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb domenin publik.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga opsionet tjera n\u00eb koncept dokument \u00ebsht\u00eb themelimi i zyr\u00ebs s\u00eb Komisionerit p\u00ebr Informim t\u00eb zgjedhur nga Parlamenti q\u00eb do t\u00eb sh\u00ebrbente si shkall\u00eb e dyt\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndihmuar qytetar\u00ebt q\u00eb t\u00eb realizojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr informacione. N\u00eb parim, kjo \u00ebsht\u00eb ide e mir\u00eb sepse instalimi si duhet i zyr\u00ebs s\u00eb Komisionerit p\u00ebr Informim do t\u00eb mund\u00ebsonte mbikqyrjen e pavarur t\u00eb legjislacionit p\u00ebr qasje n\u00eb dokumente publike si\u00e7 \u00a0ndodh n\u00eb disa vende n\u00eb Bashkimin Europian. Por ky institucion funksionon n\u00eb vende ku sundon ligji, ka pavar\u00ebsi institucionale dhe ku respektohet ndarja e pushteteve.<\/p>\n<p>Shumica e institucioneve t\u00eb ashtuquajtuara t\u00eb pavaruara t\u00eb themeluara nga Parlamenti i Kosov\u00ebs n\u00eb fakt nuk jan\u00eb t\u00eb tilla ose jan\u00eb tejet t\u00eb pafuqishme p\u00ebr t\u00eb zbatuar ligjin. Komisioni i Pavarur p\u00ebr Media historikisht ka qen\u00eb dhe mbetet i politizuar p\u00ebr shkak se shum\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Komisionit kan\u00eb qen\u00eb dhe jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlidhur me politik\u00ebn, ka buxhet t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb funksionuar dhe vendimet p\u00ebr sanksione zor se mund t\u00eb ekzekutohen pa ndihm\u00ebn e gjykatave. Agjensioni Kund\u00ebr Korrupsion nuk mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb shum\u00eb n\u00eb mbikqyrjen e konfliktit t\u00eb interesit t\u00eb zyrtar\u00ebve publik\u00eb sepse nuk ka fuqi ekzekutive dhe varet nga sistemi gjyq\u00ebsor. Mos pavar\u00ebsia e Organit Shqyrtues t\u00eb Prokurorimit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr arsyet q\u00eb vonuan liberalizimin e vizave. \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb q\u00eb Kosova nuk ka kultur\u00eb t\u00eb krijimit dhe respektimit t\u00eb institucioneve t\u00eb pavaruara dhe kjo \u00ebsht\u00eb arsye pse zyra e Komisionerit p\u00ebr Informim mund t\u00eb ket\u00eb fat t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb.<\/p>\n<p>Fillimisht p\u00ebrzgjedhja e Komisionerit, q\u00eb do t\u00eb pritej t\u00eb b\u00ebhej nga Kuvendi, do t\u00eb b\u00ebnte q\u00eb ai\/ajo t\u00eb konsiderohej an\u00ebtar i LDK-s\u00eb ose i PDK-s\u00eb dhe jo individ i pavarur, dhe rrjedhimisht do t\u00eb ket\u00eb kredibilitet t\u00eb zvog\u00ebluar tek mediat dhe publiku. N\u00ebse zgjedhja e tij apo e saj b\u00ebhet me dy t\u00eb tretat e votave, praktik\u00eb kjo q\u00eb siguron em\u00ebrim pak m\u00eb t\u00eb pavarur, procesi i zgjedhjes se tij apo saj mund t\u00eb zvarritet gjat\u00eb, si\u00e7 ishte rasti me Avokatin e Popullit.<\/p>\n<p>Pastaj, fuqia ekzekutive e institucioneve, e n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast edhe e Komisionerit, varet n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe edhe nga sistemi gjyq\u00ebsor. N\u00ebse zyra e tij apo e saj shqipton gjob\u00eb p\u00ebr mos l\u00ebshim t\u00eb dokumenteve dhe institucioni nuk i p\u00ebrmbahet d\u00ebnimit, rasti do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb, si\u00e7 ka ndodhur me dhjet\u00ebra raste t\u00eb KPM-s\u00eb, AKK-s\u00eb dhe institucioneve tjera. Duke e ditur brisht\u00ebsin\u00eb e sistemit gjyq\u00ebsor, numrin e madh t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve q\u00eb kan\u00eb natyr\u00eb m\u00eb urgjente sesa qasja n\u00eb dokumente publike, ka pak pak arsye t\u00eb besohet q\u00eb procedura do t\u00eb p\u00ebrshpejtohet n\u00ebse kompetencat i kalojn\u00eb Komisionerit p\u00ebr Informim.<\/p>\n<p>Nj\u00eb element tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgatitja profesionale dhe njohuria e standardeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr lirin\u00eb e shprehjes nga Komisioneri apo stafi p\u00ebrcjell\u00ebs i tij, q\u00eb \u00ebsht\u00eb kusht esencial p\u00ebr zbatim t\u00eb duhur t\u00eb k\u00ebtij ligji. Duke e ditur q\u00eb\u00a0<a href=\"http:\/\/d4d-ks.org\/assets\/D4D_PI_2_SHQ_WEB1.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">pun\u00ebsimi n\u00eb institucione publike<\/a>\u00a0nuk b\u00ebhet bazuar n\u00eb meritokraci por n\u00eb lidhje familjare, ekziston rreziku q\u00eb zyra t\u00eb popullohet nga njer\u00ebz jokompetent\u00eb q\u00eb m\u00eb shum\u00eb do t\u00eb b\u00ebnin d\u00ebm sesa q\u00eb do t\u00eb ndihmonin transparenc\u00ebn. Nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb ka ndodhur me AShMDP-n\u00eb, s\u00eb cil\u00ebs i jan\u00eb dashur disa vjet q\u00eb t\u2019i referohet interesit publik dhe precedent\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs Europiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut n\u00eb vendimet e saj.<\/p>\n<p>Aktualisht, rolin e Komisionerit e luan pjes\u00ebrisht Avokati i Popullit, zyre kjo q\u00eb nuk ka fuqi ekzekutive, vonohet n\u00eb marrjen e vendimeve dhe has n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi gjat\u00eb zbatimit. Qytetari mund t\u00eb ankohet n\u00ebse k\u00ebrkesa p\u00ebr qasje n\u00eb dokumente publike i refuzohet. Avokati i Popullit pas hulumtimit t\u00eb rastit mund t\u2019i rekomandoj\u00eb institucionit t\u00eb publikoj\u00eb dokumente. E nj\u00ebjta praktik\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe n\u00eb institucionet e Bashkimit Europian, ku qasja n\u00eb informacione publike mbikqyret nga zyra e Ombudsmenit Europian q\u00eb udh\u00ebhiqet nga Emily O\u2019Reilly.\u00a0<a href=\"http:\/\/d4d-ks.org\/assets\/D4D_PI_2_SHQ_WEB1.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Shumica e vendimeve t\u00eb saj<\/a>, ndon\u00ebse pa fuqi ekzekutive dhe vet\u00ebm rekomanduese, respektohen nga institucionet e BE-s\u00eb. Prandaj n\u00eb vend t\u00eb ndryshimit t\u00eb k\u00ebtij ligji, insitucionet duhet t\u2019ia leht\u00ebsojn\u00eb pun\u00ebn Avokatit t\u00eb Popullit duke e mb\u00ebshtetur, respektuar dhe bashk\u00ebpunuar me t\u00eb. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, zyra e Avokatit t\u00eb Popullit duhet t\u00eb p\u00ebrkushtohet q\u00eb t\u2019i trajtoj\u00eb rastet q\u00eb nd\u00ebrlidhen me qasje n\u00eb dokumente publike me profesionaliz\u00ebm dhe efikasitet.<\/p>\n<p>Zbatimi i ligjit p\u00ebr qasje n\u00eb dokumente publike varet kryek\u00ebput nga vullneti politik. Mang\u00ebsit\u00eb e vogla q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb ligji aktual nuk duhet t\u00eb p\u00ebrdoren si arsye p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb ndryshime kaq t\u00eb m\u00ebdha pasi q\u00eb institucionet jan\u00eb t\u00eb lira t\u00eb zbatojn\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrs\u00ebdrejti standardet m\u00eb t\u00eb mira nd\u00ebrkomb\u00ebtare si standardet e K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs apo ato t\u00eb Gjykat\u00ebs Europiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut gjat\u00eb procesimit t\u00eb k\u00ebrkesave. Ndryshimi i ligjit p\u00ebr her\u00eb t\u00eb tret\u00eb nuk garanton fillimin e zbatimit t\u00eb saj. N\u00eb vend se t\u00eb kalohen muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb dhe shpenzime t\u00eb buxhetit \u00a0publik n\u00eb ndryshimin e k\u00ebtij ligji, autoritetet publike duhet t\u00eb punojn\u00eb n\u00eb zbatimin e tij duke l\u00ebshuar dokumentet q\u00eb jan\u00eb n\u00eb interes publik.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb nism\u00eb ligjore e sponzoruar nga zyra m\u00eb e fuqishme e shtetit rrezikon ta fuqizoj\u00eb pushtetin e Agjensionit Shtet\u00ebror p\u00ebr Mbrojtjen e t\u00eb Dh\u00ebnave Personale n\u00eb fush\u00ebn e informimit publik &#8211; deri edhe n\u00eb sh\u00ebnd\u00ebrrim n\u00eb Komisioner p\u00ebr Informim &#8211; ndon\u00ebse b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb institucion t\u00eb d\u00ebshmuar p\u00ebr censurim dhe anshm\u00ebri politike. Zyra e [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":447,"featured_media":10400,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[1848,1847],"ppma_author":[1034],"class_list":["post-5201","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized","tag-dokumentet-publike","tag-mbrojtja-e-te-dhenave"],"authors":[{"term_id":1034,"user_id":447,"is_guest":0,"slug":"flutura-kusari","display_name":"Flutura Kusari","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/foto1-1.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/foto1-1.jpg"},"user_url":"","last_name":"Kusari","first_name":"Flutura","description":"Flutura Kusari \u00ebsht\u00eb juriste e s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb medias dhe aktiviste p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut. Ajo monitoron zhvillimet q\u00eb nd\u00ebrlidhen me lirin\u00eb e shprehjes dhe t\u00eb medias n\u00eb Kosov\u00eb dhe avokon p\u00ebr mbrojtje t\u00eb gazetar\u00ebve dhe punonj\u00ebsve t\u00eb mediave. Flutura punon si k\u00ebshilltare e lart\u00eb ligjore n\u00eb Qendr\u00ebn Europiane p\u00ebr \r\nLiri t\u00eb Shtypit dhe Medias (ECPMF) n\u00eb Leipzig, Gjermani. P\u00ebrgjat\u00eb pun\u00ebs s\u00eb saj, ajo ka mb\u00ebshtetur qindra gazetar\u00eb n\u00eb Europ\u00eb q\u00eb ballafaqohen me padi, ndjekje penale dhe rreziqe t\u00eb tjera. Flutura avokon para institucioneve europiane p\u00ebr legjislacion dhe politika m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr mediat dhe gazetar\u00ebt. Flutura \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr themelueset e Koalicionit Kund\u00ebr Padive SLAPP n\u00eb Europ\u00eb (CASE) dhe sh\u00ebrben si eksperte p\u00ebr Bashkimin Evropian dhe K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs n\u00eb draftimin e legjislacionit kund\u00ebr Padive Strategjike Kund\u00ebr Pjes\u00ebmarrjes Publike. Ajo ka doktoratur\u00eb n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e medias nga Universiteti i Gentit, Belgjik\u00eb."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5201","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/447"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5201"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5201\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10401,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5201\/revisions\/10401"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10400"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5201"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5201"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5201"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=5201"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}