{"id":5213,"date":"2016-01-26T16:49:20","date_gmt":"2016-01-26T14:49:20","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=5213"},"modified":"2024-12-12T16:57:30","modified_gmt":"2024-12-12T14:57:30","slug":"tastature-a-kaci","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/tastature-a-kaci\/","title":{"rendered":"Tastatur\u00eb a kaci?"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p>Fundjav\u00ebn q\u00eb shkoi, bregdeti lindor i ShBA-ve p\u00ebrjetoi nj\u00eb stuhi bore, e cila n\u00eb qytetin e New York arriti t\u00eb akumulonte rreth 68 cm bor\u00eb, n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Maryland bora e akumuluar tejkaloi 80 cm. N\u00eb Washington DC, ku isha edhe un\u00eb, bora arriti vende vende 40-50 cm. Para fillimit t\u00eb k\u00ebsaj stuhie, organet shtet\u00ebrore b\u00ebn\u00eb thirrje tek qytetar\u00ebt q\u00eb t\u00eb furnizohen me ushqim p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar 2-3 dit\u00eb t\u00eb mbyllur n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpi, e qytetar\u00ebt u p\u00ebrgjigj\u00ebn me nj\u00eb panik\u00eb e cila i la raftet e supermarketeve t\u00eb zbraz\u00ebta. Stuhia pritej t\u00eb premten, e t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, me 20 janar, filloi bora para kohe dhe i zuri qytetar\u00ebt e Washington DC, e edhe komun\u00ebn t\u00eb pap\u00ebrgatitur. Nj\u00eb udh\u00ebtim q\u00eb zakonisht m\u00eb merr 15 minuta, m\u00eb morri 2 or\u00eb, dhe p\u00ebrfshiu momente frike t\u00eb aksidentit. Rrug\u00ebt u bllokuan dhe kryetarja e komun\u00ebs i ftonte qytetar\u00ebt q\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, sepse kur bor\u00eb vazhdon t\u00eb bie, rrug\u00ebt edhe n\u00ebse pastrohen, mbushen me bor\u00eb p\u00ebrs\u00ebri. \u00c7ka m\u00eb b\u00ebri p\u00ebrshtypje ishte q\u00eb askush nuk i akuzonte sh\u00ebrbimet komunale p\u00ebr bllokim t\u00eb rrug\u00ebve, t\u00eb gjith\u00eb e kuptonin logjik\u00ebn e thjesht\u00eb t\u00eb pastrimit t\u00eb rrug\u00ebve vet\u00ebm pasi t\u00eb ndalet bora. Interesant.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>Sidoqoft\u00eb, kjo ishte vet\u00ebm parap\u00ebrgatitje, p\u00ebr stuhin\u00eb e fundjav\u00ebs. T\u00eb premten, transporti publik u ndal pasdite, automobilat ndaluan s\u00eb qarkulluari, qytetar\u00ebt u mbyll\u00ebn n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpit\u00eb e tyre.\u00a0 Bora nuk u ndal p\u00ebr rreth 40 or\u00eb. Nuk ishte ndonj\u00eb bor\u00eb masive, por 40 or\u00eb bor\u00eb pa nd\u00ebrprer\u00eb, e b\u00ebn t\u00eb vet\u00ebn. Gjate k\u00ebtyre 40 or\u00ebve, dihej q\u00eb nuk ka nevoj\u00eb me dal\u00eb askush, sidomos jo me automobila. T\u00eb shtun\u00ebn, gjat\u00eb dit\u00ebs, qytetin e pushtuan ata t\u00eb cil\u00ebt ishin t\u00eb p\u00ebrgatitur p\u00ebr t\u00eb skijuar. N\u00ebp\u00ebr rrug\u00eb kryesore t\u00eb qytetit kishte persona q\u00eb qarkullonin me snowboard, kodra n\u00eb te cil\u00ebn ndodhet nd\u00ebrtesa e Kongresit i p\u00ebrngjante Dragodanit t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb para-luft\u00ebs gjat\u00eb dimrit \u2013 e mbushur me f\u00ebmij\u00eb me saja, nj\u00ebjt\u00eb edhe memoriali i Linkolnit. K\u00ebta njer\u00ebz kishin ecur n\u00ebp\u00ebr qytet, prej nj\u00eb pike n\u00eb tjetr\u00ebn, kishin skijuar, kishin rr\u00ebshqitur me saja, mir\u00ebpo askush nuk kishte tentuar t\u00eb qarkullonte me automobila. As edhe Presidenti i shtetit. Sepse rrug\u00ebt ishin t\u00eb pakalueshme, sepse bor\u00eb binte vazhduesh\u00ebm, sepse logjika \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb \u2013 presim deri sa t\u00eb ndalet.<\/p>\n<p>Edhe prit\u00ebm. Bora u ndal dikur n\u00eb or\u00ebt e hershme t\u00eb s\u00eb diel\u00ebs. Pas 2 dit\u00ebve pa l\u00ebvizur nga banesa, dola t\u00eb diel\u00ebn, m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb shijuar bor\u00ebn q\u00eb ende kishte mbuluar gjith\u00e7ka, po edhe pak nga kurioziteti se sa ishte i bllokuar qyteti edhe pse bora ishte ndalur. Banesa ime ndodhet n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb as dyt\u00ebsore, rruga i kryen pun\u00eb vet\u00ebm kompleksit ton\u00eb banesor dhe banesave p\u00ebrball\u00eb. Nuk u \u00e7udita q\u00eb kjo rrug\u00eb nuk ishte e qarkullueshme, \u00e7ka u \u00e7udita ishte q\u00eb trotuaret ishin. Duke ecur m\u00eb tej, pash\u00eb q\u00eb sh\u00ebrbimet komunale nuk kishin arritur as edhe af\u00ebr k\u00ebsaj pjese t\u00eb qytetit, po trotuaret ishin t\u00eb gjitha t\u00eb kalueshme, se vet qytetar\u00ebt i kishin pastruar, dhe vazhdonin t\u2019i pastronin. Mir\u00ebpo, \u00e7ka ishte edhe m\u00eb interesant, ishte q\u00eb shumica e pastronin edhe rrug\u00ebn, duke tentuar sado pak ta b\u00ebnin t\u00eb kalueshme. Mjetet e pastrimit i ndanin me nj\u00ebri tjetrin, e n\u00eb nj\u00eb moment edhe d\u00ebgjova nj\u00eb bised\u00eb n\u00eb mes dy t\u00eb rinj\u00ebve t\u00eb ndanin pun\u00ebn p\u00ebr t\u00eb pastruar trotuarin para nj\u00eb sht\u00ebpie n\u00eb t\u00eb cilin banor\u00ebt ishin t\u00eb moshuar dhe nuk mund ta b\u00ebnin vet.<\/p>\n<p>N\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, ku individualizmi \u00ebsht\u00eb mbret, n\u00eb raste t\u00eb tilla, sensi i komunitetit ishte p\u00ebr lakmi. Rrug\u00ebt dyt\u00ebsore ishin gjysm\u00eb t\u00eb pastruara, rrug\u00ebt kryesore ishin plot\u00ebsisht t\u00eb qarkullueshme \u2013 aty ku nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb kalonin me skija. Po k\u00ebto rrug\u00ebt t\u00eb cilat jan\u00eb pastruar nga komuna, e as nuk pritet t\u00eb pastrohen me urgjenc\u00eb t\u00eb madhe, k\u00ebto rrug\u00eb qytetar\u00ebt i pastronin vet. Edhe pas 2 dit\u00ebve t\u00eb plota t\u00eb mbyllur n\u00eb sht\u00ebpi, t\u00eb gjith\u00eb ishin n\u00eb rregull me faktin q\u00eb nuk jan\u00eb rrug\u00ebt e tyre prioritet dhe i kap\u00ebn kacit\u00eb n\u00eb duart e tyre.<\/p>\n<p>Bora dimrit nuk mund t\u00eb z\u00eb asnj\u00eb t\u00eb pap\u00ebrgatitur. As komun\u00ebn, po as vet\u00eb qytetar\u00ebt. Her\u00ebn e fundit q\u00eb ra bor\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb, rrjetet sociale ishin p\u00ebrplot postime duke kritikuar komun\u00ebn q\u00eb nuk po i pastronte rrug\u00ebt, q\u00eb rrug\u00ebt nuk ishin t\u00eb qarkullueshme, edhe pse bor\u00eb vazhdonte t\u00eb binte.<\/p>\n<p>\u201cKomuna nuk po e kryen pun\u00ebn e vet! Ku \u00ebsht\u00eb Shpendi tash? Sa aksidenti! Automobilat po rr\u00ebshqasin si saja!\u201d K\u00ebto vet\u00ebm nj\u00eb p\u00ebrmbledhje pak e tej-thjesht\u00ebsuar e asaj \u00e7ka pash\u00eb n\u00ebp\u00ebr statuse. Po ndoshta aksidentet po ndodhin se n\u00eb kushte t\u00eb tilla, askush nuk duhet t\u00eb vozis\u00eb. Ndoshta po rr\u00ebshqasin automobilat se \u2013 po pik\u00ebrisht \u2013 rrug\u00ebt jan\u00eb t\u00eb rr\u00ebshqitshme. Po p\u00ebrve\u00e7 ankesave n\u00eb Facebook, me tastatur\u00eb n\u00eb preh\u00ebr, nuk pashe dikush q\u00eb tha: \u201cpo valla une i dola zot vet\u00ebs, e pastrova para sht\u00ebpis\u00eb time.\u201d Jo se kacia shum\u00eb ma v\u00ebshtir\u00eb me e p\u00ebrdor\u00eb se tastatura.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e kuptueshme q\u00eb bora t\u00eb bllokoj\u00eb qytetin, qarkullimin, funksionimin normal. \u00cbsht\u00eb gjithashtu e kuptueshme q\u00eb komuna t\u00eb mos mund t\u2019i p\u00ebrgjigjet bor\u00ebs n\u00eb sekond\u00ebn q\u00eb fillon t\u00eb bie. Po \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb n\u00eb vend se t\u2019i drejtojm\u00eb gishtin komun\u00ebs, t\u00eb provojm\u00eb edhe ne t\u00eb kontribuojm\u00eb pozitivisht pak n\u00eb reagimin ton\u00eb kolektiv ndaj situatave q\u00eb jan\u00eb jasht\u00eb kontrollit ton\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb pa kritik\u00eb komuna e Prishtin\u00ebs, ose cilado komun\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn si e manovrojn\u00eb bor\u00ebn, por kritika nuk duhet t\u00eb drejtohet drejt pastrimit t\u00eb rrug\u00ebve. N\u00eb raste kur ka bor\u00eb q\u00eb nuk mund t\u00eb pastrohet, komuna mund t\u00eb shpall\u00eb gjendje emergjente, t\u00eb mos punohet nga vendi i pun\u00ebs, por nga sht\u00ebpia, t\u00eb mos shkohet n\u00eb shkolla. At\u00ebher\u00eb n\u00eb rrug\u00eb dilet vet\u00ebm p\u00ebr zor, dhe evitohen edhe aksidentet, edhe ankesat. Mir\u00ebpo, n\u00eb raste kur \u00ebsht\u00eb e menaxhueshme, por duhet pak durim, epo t\u00eb presim 2-3 or\u00eb pa dal\u00eb me automobila. T\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb 3-4 or\u00eb t\u00eb mbyllur n\u00eb sht\u00ebpi, pa postuar ankesa n\u00eb Facebook. Fundi fundit, deri sa t\u00eb zbulohet teknologjia q\u00eb t\u00eb mbulohen qytetet me \u00e7adra p\u00ebr t\u00eb mos l\u00ebn\u00eb bor\u00ebn t\u00eb dep\u00ebrtoj as edhe pak, nuk mund t\u2019i ikim bor\u00ebs dimrit. Nuk mund t\u2019i ikim as bllokimit t\u00eb rrug\u00ebve. \u00c7ka mund t\u00eb ndryshojm\u00eb \u00ebsht\u00eb qasja jon\u00eb. Se aktivizimi qytetar shkon p\u00ebrtej nj\u00eb vote t\u00eb dh\u00ebn\u00eb \u00e7do 4 vite, e postimeve n\u00eb rrjete sociale. Aktivizimi qytetar \u00ebsht\u00eb edhe kacia n\u00eb dor\u00eb, me e pastru bor\u00ebn para sht\u00ebpis\u00eb e para banes\u00ebs \u2013 me vet\u00ebdije t\u00eb plot\u00eb q\u00eb komuna ka kapacitete t\u00eb limituara.<\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fundjav\u00ebn q\u00eb shkoi, bregdeti lindor i ShBA-ve p\u00ebrjetoi nj\u00eb stuhi bore, e cila n\u00eb qytetin e New York arriti t\u00eb akumulonte rreth 68 cm bor\u00eb, n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Maryland bora e akumuluar tejkaloi 80 cm. N\u00eb Washington DC, ku isha edhe un\u00eb, bora arriti vende vende 40-50 cm. Para fillimit t\u00eb k\u00ebsaj stuhie, organet shtet\u00ebrore [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":249,"featured_media":11011,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[991],"ppma_author":[2031],"class_list":["post-5213","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-shoqeria"],"authors":[{"term_id":2031,"user_id":249,"is_guest":0,"slug":"dita-dobranja","display_name":"Dita Dobranja","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/dita-dobranja-e1734014066516.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/dita-dobranja-e1734014066516.jpg"},"user_url":"","last_name":"Dobranja","first_name":"Dita","description":"Dita Dobranja \u00ebsht\u00eb ekonomiste e fokusuar n\u00eb ekonomin\u00eb e tregut t\u00eb pun\u00ebs, ekonomin\u00eb gjinore dhe tregtin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Ajo i ka kryer studimet masters n\u00eb deg\u00ebn e ekonomis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Universitetin Amerikan n\u00eb Uashington DC. Dita punon si ekonomiste n\u00eb projekte t\u00eb ndryshme. Aktualisht ligj\u00ebron n\u00eb RIT Kosovo dhe \u00ebsht\u00eb autore n\u00eb platform\u00ebn \u201cExploring Economics\u201d (Eksplorimi i Ekonomis\u00eb)."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5213","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/249"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5213"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5213\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11012,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5213\/revisions\/11012"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11011"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5213"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5213"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5213"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=5213"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}