{"id":5217,"date":"2016-02-03T10:50:56","date_gmt":"2016-02-03T08:50:56","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=5217"},"modified":"2024-10-09T14:43:33","modified_gmt":"2024-10-09T12:43:33","slug":"a-punon-shoqeria-civile-per-interesa-te-huaja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/opinion\/a-punon-shoqeria-civile-per-interesa-te-huaja\/","title":{"rendered":"A punon shoq\u00ebria civile p\u00ebr interesa t\u00eb huaja?"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<h3>A punon shoq\u00ebria civile p\u00ebr interesa t\u00eb huaja?<\/h3>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>N\u00eb nj\u00eb takim t\u00eb djesh\u00ebm t\u00eb komisionit parlamentar p\u00ebr integrime europiane, n\u00ebnkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, citohet t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb, mes shum\u00eb aludimesh t\u00eb tjera p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb civile, se nj\u00eb grup q\u00eb paguhet prej dikujt (duke i n\u00ebnkuptuar me gjas\u00eb donator\u00ebt e huaj) nuk mund t\u00eb konsiderohet si shoq\u00ebri civile e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb, zt. Haliti t\u00ebrthorazi e b\u00ebri t\u00eb qart\u00eb parap\u00eblqimin e tij q\u00eb paraja e cila \u00ebsht\u00eb n\u00eb qarkullim n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb civile, ta kishte burimin brenda vendit, sepse vet\u00ebm k\u00ebshtu me gjas\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb konsiderohej si p\u00ebrfaq\u00ebsuese e interesave burimore dhe t\u00eb sinqerta.<\/p>\n<p>Supozoj se nj\u00eb rrethan\u00eb ideale e imagjinuar prej Halitit, apo edhe ndonj\u00eb pushtetari tjet\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb dyshues ndaj organizatave t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, do t\u00eb ishte nj\u00eb rrethan\u00eb ku kjo para fillimisht do t\u00eb kalonte n\u00ebp\u00ebr duart e shtetit (e rrjedhimisht pushtetit), n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb qe edhe shoq\u00ebria civile t\u00eb mund t\u00eb ndikohej, ashtu si\u00e7 ekziston nj\u00eb tendenc\u00eb q\u00eb t\u00eb ndikohen bizneset q\u00eb varen prej paras\u00eb publike, apo edhe pun\u00ebtor\u00ebt e sektorit publik.<\/p>\n<p>Argumenti i t\u00ebrthort\u00eb i logjik\u00ebs se Halitit, i artikuluar shpesh n\u00eb forma t\u00eb tjera edhe prej rrymave m\u00eb radikale brenda VV-s\u00eb q\u00eb flasin p\u00ebr &#8220;djem e vajza ambasadash&#8221;, \u00ebsht\u00eb se origjina e jashtme e paras\u00eb b\u00ebn shoq\u00ebria civile t\u00eb mos punoj\u00eb p\u00ebr interesat e v\u00ebrteta t\u00eb vendit, por t\u00eb kthehet n\u00eb instrument t\u00eb interesave t\u00eb atyre q\u00eb i japin parat\u00eb.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb logjik\u00eb dyshuese zakonisht sh\u00ebrbehen regjimet autokratike t\u00eb cilave nuk u p\u00eblqen ekzistenca e nj\u00eb poli t\u00eb mendimit q\u00eb \u00ebsht\u00eb i pavarur prej politik\u00ebs.<\/p>\n<p>Madje n\u00eb Rusi regjimi e ka \u00e7uar k\u00ebt\u00eb lloj t\u00eb t\u00eb menduarit mbi shoq\u00ebrin\u00eb civile n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb natyrsh\u00ebm logjik, duke i detyruar t\u00eb gjith\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt e OJQ-ve q\u00eb financohen prej donator\u00ebve t\u00eb huaj, q\u00eb t\u00eb deklarohen pran\u00eb organeve t\u00eb shtetit edhe zyrtarisht si \u201cagjent t\u00eb huaj\u201d &#8211; nj\u00eb stigmatizim i r\u00ebnd\u00eb ky n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb \u00ebsht\u00eb dyshuese ndaj per\u00ebndimit.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebsaj logjike autoritare, autenticiteti i aktivizmit dhe ndjekjes s\u00eb kauzave shihet si absolutisht i lidhura me burimin e paras\u00eb.<\/p>\n<p>Gj\u00eb q\u00eb t\u00eb shtyn ta parashtrosh nj\u00eb pyetje legjitime: a do t\u00eb ishte shoq\u00ebria civile p\u00ebrfaq\u00ebsuese e interesave t\u00eb v\u00ebrteta publike n\u00ebse do t\u00eb financohej vet\u00ebm prej burimeve t\u00eb pakta t\u00eb brendshme t\u00eb k\u00ebsaj ekonomie t\u00eb varf\u00ebr? N\u00eb nj\u00eb mjedis politik si ky i yni ku qarkullimin e paras\u00eb s\u00eb pakt\u00eb n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe e p\u00ebrcaktojn\u00eb interesat politike dhe komerciale dhe kusht\u00ebzimet e tyre, a do t&#8217;i mbronte interesat e vendit, apo interesat e ve\u00e7anta t\u00eb pushteteve dhe bizneseve, nj\u00eb shoq\u00ebri civile e till\u00eb?<\/p>\n<p>Argumenti se origjina e paras\u00eb ka ndikim n\u00eb agjendat e OJQ-ve \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht i v\u00ebrtet\u00eb. Edhe n\u00eb Kosov\u00eb donator\u00ebt e huaj paran\u00eb e japin t\u00eb kusht\u00ebzuar me ndjekjen e agjendave apo me p\u00ebrmbushjen e ca kushteve q\u00eb r\u00ebndom p\u00ebrcaktohen n\u00eb \u201cthirrjet p\u00ebr aplikime\u201d, q\u00eb \u00ebsht\u00eb praktik\u00eb krejt\u00ebsisht normale.<\/p>\n<p>Por fatmir\u00ebsisht pjesa d\u00ebrmuese e tyre burojn\u00eb prej shteteve per\u00ebndimore dhe demokratike t\u00eb cilat p\u00ebrmes k\u00ebtyre mjeteve kan\u00eb synime parimore q\u00eb ta forcojn\u00eb demokracin\u00eb n\u00eb vend, pra q\u00eb ta shp\u00ebrndajn\u00eb tek ne nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb \u00e7mueshme t\u00eb shoq\u00ebrive t\u00eb tyre, e jo t\u00eb imponojn\u00eb di\u00e7ka q\u00eb u p\u00ebrshtatet vet\u00ebm interesave t\u00eb tyre ekonomike dhe politike, e q\u00eb neve na b\u00ebn vet\u00ebm d\u00ebm.<\/p>\n<p>Natyrisht, edhe n\u00eb mesin e donator\u00ebve dhe OJQ-ve ka t\u00eb till\u00eb q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb agjenda t\u00eb dyshimta t\u00eb cilat jo detyrimisht p\u00ebrputhen me interesin publik dhe me demokratizimin e vendit. K\u00ebtu nuk b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb vet\u00ebm disa organizata fetare q\u00eb p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra kan\u00eb sh\u00ebrbyer si mbulesa t\u00eb agjencive lindore t\u00eb zbulimit apo t\u00eb organizatave terroriste. T\u00eb pakt\u00ebn edhe nj\u00eb donator per\u00ebndimor me nam po me bie nd\u00ebrmend si me agjend\u00eb t\u00eb till\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe po, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se paraja e madhe e hedhur drejt shoq\u00ebris\u00eb civile e ka korruptuar edhe at\u00eb deri-diku, duke e fryr\u00eb tej mase sektorin e OJQ-ve dhe duke e kthyer n\u00eb industri q\u00eb krijon vende pune apo edhe p\u00ebrfitim, gj\u00eb q\u00eb ua zbeh motivin burimor si luft\u00ebtare parimore t\u00eb interesave publike.<\/p>\n<p>Por a mund ta p\u00ebrfytyrojm\u00eb p\u00ebr nj\u00eb moment nj\u00eb Kosov\u00eb ku nuk do t\u00eb ekzistonte kjo pavar\u00ebsi financiare e sektorit t\u00eb OJQ-ve p\u00ebrmes &#8220;paras\u00eb s\u00eb huaj&#8221;?<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb rrethan\u00eb t\u00eb till\u00eb, v\u00ebshtir\u00eb se do te kuptoheshin kaq shum\u00eb gabimet e pushteteve dhe hap\u00ebsira p\u00ebr diskutim kritik ndaj t\u00eb fuqishm\u00ebve pa dyshim se do t\u00eb ishte m\u00eb e kufizuar. Edhe n\u00ebse nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj pune do ta kryenin partit\u00eb opozitare me denoncimet e tyre, pa shoq\u00ebrin\u00eb civile nuk do ta kishim t\u00eb gjall\u00eb edhe k\u00ebt\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb vog\u00ebl p\u00ebr reflektime objektive dhe debate konstruktive, e cila viteve t\u00eb fundit u ka penguar shum\u00eb partive politike, qofshin ato n\u00eb pushtet apo n\u00eb opozit\u00eb.<\/p>\n<p>Pra pa k\u00ebt\u00eb pol t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb financiarisht i pavarur prej politik\u00ebs nuk do ta kishim luksin si shoq\u00ebri p\u00ebr t\u00eb par\u00eb p\u00ebrtej interesave t\u00eb ngushta partiake dhe komerciale (qoft\u00eb t\u00eb pushtetit apo opozit\u00ebs) q\u00eb duan kontroll t\u00eb plot\u00eb mbi hap\u00ebsir\u00ebn publike dhe monopol mbi t\u00eb v\u00ebrteten, e q\u00eb k\u00ebta muaj ishin t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb na \u00e7onin drejt v\u00ebllavrasjes, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetave t\u00eb tyre absolute.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur kacafytja p\u00ebr pushtet vazhdon t\u00eb na asfiksoj\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve, sidomos zt. Haliti n\u00eb Kuvend, me gazin e vet lotsjell\u00ebs, nuk e di n\u00ebse do t\u00eb mund t\u00eb kishte sh\u00ebrbim m\u00eb t\u00eb madh ndaj interesit publik se roli amortizues dhe arbitrues t\u00eb cilin sot po e luajn\u00eb OJQ-t\u00eb, me gjith\u00eb t\u00eb zezat dhe t\u00eb metat e tyre. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye zt. Haliti gabon r\u00ebnd\u00eb kur shoq\u00ebrin\u00eb civile e konsideron n\u00eb kall\u00ebp si flamurtare t\u00eb interesave q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs. Fatur\u00ebn ndoshta e paguan dikush tjet\u00ebr por n\u00eb tavolin\u00eb po sh\u00ebrbehet ushqim i sh\u00ebndetsh\u00ebm.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>A punon shoq\u00ebria civile p\u00ebr interesa t\u00eb huaja? N\u00eb nj\u00eb takim t\u00eb djesh\u00ebm t\u00eb komisionit parlamentar p\u00ebr integrime europiane, n\u00ebnkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, citohet t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb, mes shum\u00eb aludimesh t\u00eb tjera p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb civile, se nj\u00eb grup q\u00eb paguhet prej dikujt (duke i n\u00ebnkuptuar me gjas\u00eb donator\u00ebt e huaj) nuk mund t\u00eb konsiderohet [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":438,"featured_media":7972,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[664],"ppma_author":[985],"class_list":["post-5217","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinion","tag-kosovo"],"authors":[{"term_id":985,"user_id":438,"is_guest":0,"slug":"agon-maliqi","display_name":"Agon Maliqi","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/Headshot-copy-3-1-scaled-e1721289936673.jpeg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/Headshot-copy-3-1-scaled-e1721289936673.jpeg"},"user_url":"","last_name":"Maliqi","first_name":"Agon","description":"Agon Maliqi \u00ebsht\u00eb studiues, analist dhe aktivist i shoq\u00ebris\u00eb civile nga Prishtina, me banim n\u00eb Tiran\u00eb. Prej disa vitesh ai punon si k\u00ebshill\u00ebtar dhe studies i pavarur i \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb siguris\u00eb, paqes dhe demokracis\u00eb n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor p\u00ebr nj\u00eb mori institutesh, organizatash dhe mediash vendase dhe nd\u00ebrkomb\u00eb\u00ebtare. Si aktivist i shoq\u00ebris\u00eb civile t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr thuajse 20 vite, zt. Maliqi mes tjerash ka qen\u00eb bashk\u00ebthemelues dhe drejtues per disa vite i platform\u00ebs sbunker. N\u00eb vitin 2019 ai q\u00ebndroi p\u00ebr gjysm\u00eb viti n\u00eb Uashington D.C si p\u00ebrfitues i Reagan-Fascell Democracy Fello\u00ebship n\u00eb Fondin Komb\u00ebtar t\u00eb Demokracis\u00eb (NED) n\u00eb SHBA. Sot ai \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Grupit Strategjik p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor t\u00eb Fondacionit Heinrich B\u00f6ll (HBS) me baz\u00eb n\u00eb Berlin; pjes\u00eb e Task Forc\u00ebs rajonale t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor t\u00eb Institutit Republikan Nd\u00ebrkomb\u00ebtar (IRI) dhe an\u00ebtar i Koalicionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr Rip\u00ebrt\u00ebritje Demokratike (ICDR) t\u00eb Forumit 2000 n\u00eb Prag\u00eb. Zt. Maliqi ka mbaruar studimet master p\u00ebr politikat e zhvillimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb Duke University (SHBA) dhe ato bachelor p\u00ebr shkenca politike dhe marr\u00ebdh\u00ebnie nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Universitetin Amerikan n\u00eb Bullgari."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5217","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/438"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5217"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5217\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8131,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5217\/revisions\/8131"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7972"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5217"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5217"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5217"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=5217"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}