{"id":5219,"date":"2016-02-08T12:55:54","date_gmt":"2016-02-08T10:55:54","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=5219"},"modified":"2024-10-09T14:41:50","modified_gmt":"2024-10-09T12:41:50","slug":"universiteti-nuk-eshte-firm","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/opinion\/universiteti-nuk-eshte-firm\/","title":{"rendered":"Universiteti nuk \u00ebsht\u00eb firm?!"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<h3>Universiteti nuk \u00ebsht\u00eb firm?!<\/h3>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>N\u00eb vazhd\u00ebn e p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb, respektivisht t\u00eb reformimit t\u00eb UP-s\u00eb jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb propozime t\u00eb shumta, p\u00ebrfshir\u00eb edhe eksperimente t\u00eb ndryshme mendore. Sigurisht, nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtyre propozimeve jan\u00eb me q\u00ebllime t\u00eb mira dhe vlen t\u00eb diskutohen, por ka edhe kritika ndaj UP-s\u00eb q\u00eb b\u00ebhen vet\u00ebm p\u00ebr motive partiako-politike dhe prej inateve personale. Kjo, sidomos kur p\u00ebrgjith\u00ebsohen kritikat dhe kur \u00e7do gj\u00eb paraqitet n\u00eb skem\u00ebn bardh e zi.<\/p>\n<p>Meq\u00eb, universiteti \u00ebsht\u00eb i pandar\u00eb nga zhvillimet shoq\u00ebrore e politike dhe kushtet ekonomike n\u00eb vend, at\u00eb duhet kuptuar vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst. Nuk mund t\u00eb kemi nj\u00eb universitet shum\u00eb m\u00eb ndryshe sesa rrethanat dhe ambienti ku vepron. Aq m\u00eb shum\u00eb nuk mund t\u00eb presim nj\u00eb universitet shum\u00eb m\u00eb cil\u00ebsor e t\u00eb papolitizuar n\u00ebse nuk kemi depolitizim e reformim gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs t\u00eb sistemit arsimor, q\u00eb nga niveli parashkollor e deri te arsimi i lart\u00eb. Debatet dhe planet p\u00ebr reformim t\u00eb UP-s\u00eb kan\u00eb filluar q\u00eb pas rihapjes s\u00eb saj, shpeshher\u00eb zbatimi i procesit t\u00eb Bolonj\u00ebs, i filluar nga viti akademik 2001\/2002, \u00ebsht\u00eb paraqitur si vet\u00eb procesi reformues. Por, p\u00ebrkund\u00ebr faktit q\u00eb Kosova e zbaton sistemin e Bolonj\u00ebs, ajo nuk \u00ebsht\u00eb zyrtarisht pjes\u00eb e k\u00ebsaj deklarate dhe s\u00eb k\u00ebndejmi nuk p\u00ebrfiton edhe aq nga programet e shk\u00ebmbimeve apo programet tjera. Gjithashtu, edhe hartimi i strategjis\u00eb p\u00ebr zhvillim t\u00eb Arsimit t\u00eb Lart\u00eb 2005-2015, nuk solli ndonj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim dometh\u00ebn\u00ebs t\u00eb universitetit. Aq m\u00eb shum\u00eb problemet si nd\u00ebrhyrjet politike n\u00eb menaxhmentin e universitetit dhe autonomin\u00eb akademike u shtuan, mungesa e fondeve hulumtuese dhe publikuese u thelluan, buxheti u shkurtua, nd\u00ebrsa raporti profesor-student\u00eb u rrit duksh\u00ebm.<\/p>\n<p>Sado q\u00eb situata \u00ebsht\u00eb mjaft e r\u00ebnd\u00eb n\u00eb UP, kjo nuk \u00ebsht\u00eb arsye p\u00ebr t\u00eb e mbyllur at\u00eb, ashtu si\u00e7 propozon Besnik Pula n\u00eb shkrimin \u201cNj\u00eb propozim modest p\u00ebr UP-n\u00eb.\u201d Jo, pse nuk pajtohem me p\u00ebrshkrimin e gjendjes dhe pasqyrimin e problemeve t\u00eb shumta. Por q\u00eb ta krahasosh nj\u00eb institucion edukativ e publik me af\u00ebrsisht 60.000 student\u00eb me ndonj\u00eb firm\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb e pak e tep\u00ebrt. Nuk \u00ebsht\u00eb habit\u00ebse vet\u00eb ideja e mbylljes s\u00eb UP-s\u00eb dhe e rithemelimit, pasi k\u00ebt\u00eb e kam d\u00ebgjuar q\u00eb nga 2004 disa her\u00eb, e nga qarqe t\u00eb ndryshme. Por, m\u00ebnyra sesi ajo do t\u00eb rithemelohej \u00ebsht\u00eb e \u00e7uditshme. Pik\u00ebs\u00ebpari, edhe n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb mundsh\u00ebm, n\u00ebse ishin pajtuar t\u00eb gjith\u00eb si stafi akademik, administrata, student\u00ebt dhe qytetar\u00ebt p\u00ebr ta rithemeluar at\u00eb, ajo \u00e7ka do t\u00eb ndodhte ishte se pjesa m\u00eb e madhe e tyre prap\u00eb do t\u00eb b\u00ebheshin pjes\u00eb e k\u00ebtij universiteti t\u00eb ri. Sepse, procesi i p\u00ebrzgjedhjes, qoft\u00eb nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt qoft\u00eb nga vendor\u00ebt, nuk do t\u00eb mund ta b\u00ebnte p\u00ebrzgjedhjen shum\u00eb m\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb sesa q\u00eb ka kapacitete Kosova, dhe jo aq t\u00eb pavarur nga presionet politike sa do t\u2019i duhej nj\u00eb institucioni akademik e shkencor t\u00eb nivelit bot\u00ebror. Studiuesit britanik\u00eb Ian Bache dhe Andrew Taylor qysh me 2003 e kishin analizuar k\u00ebt\u00eb dukuri n\u00eb Kosov\u00eb, q\u00eb ata e quajt\u00ebn rezistenca ndaj politikave publike (policy resistance). Duke pohuar se reforma, si\u00e7 e kan\u00eb studiuar n\u00eb rastin e UP-s\u00eb, \u00ebsht\u00eb e pazbatueshme n\u00ebse vjen e imponuar nga jasht\u00eb. Pastaj konkursi nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr staf akademik apo aplikimin e student\u00ebve do t\u00eb ishte edhe m\u00eb i pakuptimt\u00eb kur dihet fakti se gjuha shqipe nuk \u00ebsht\u00eb edhe aq e p\u00ebrhapur dhe e njohur n\u00eb qarqe akademike e shkencore n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, ideja se \u00e7do mekaniz\u00ebm apo aktor jasht\u00eb Kosov\u00ebs do t\u00eb garantonte paanshm\u00ebrin\u00eb dhe cil\u00ebsin\u00eb, nuk m\u00eb duket fort bind\u00ebs, duke marr\u00eb parasysh p\u00ebrvoj\u00ebn q\u00eb mund t\u00eb kemi edhe nga agjensioni p\u00ebr akreditim, q\u00eb p\u00ebr koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb funksion me ekspert\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb e megjithat\u00eb akreditohen programe mjaft t\u00eb dyshimta. Pastaj \u00e7\u00ebshtja e kostos financiare t\u00eb zbatimit t\u00eb nj\u00eb plani t\u00eb till\u00eb, \u00ebsht\u00eb pothuajse e paarritshme, duke marr\u00eb parasysh q\u00eb edhe k\u00ebto mjete aktuale nuk jan\u00eb shpesh t\u00eb alokuara si e sa duhet. Nd\u00ebrsa p\u00ebr vullnetin politik p\u00ebr nj\u00eb propozim t\u00eb till\u00eb ndoshta nuk vlen as t\u00eb diskutohet.<\/p>\n<p>Prandaj, UP-ja reformohet at\u00ebher\u00eb kur edhe politika dhe ekonomia zhvillohet, kur edhe nivelet tjera arsimore jan\u00eb cil\u00ebsore, kur ekonomia krijon treg konkurrues t\u00eb pun\u00ebs, kur kultura e media promovojn\u00eb vlera t\u00eb sh\u00ebndosha dhe kur shoq\u00ebria nuk bazohet m\u00eb n\u00eb \u2018intervenca\u2019. Sepse, UP-ja \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e pandashme e nj\u00eb sistemi arsimor, nj\u00eb sistemi politik dhe e nj\u00eb shoq\u00ebrie ku interesat politike, ku lidhjet familjare e fisnore jan\u00eb m\u00eb t\u00eb fuqishme sesa strategjit\u00eb e planet me q\u00ebllim t\u00eb mir\u00eb. Derisa k\u00ebto nuk ndryshohen \u00e7do universitet (aktual apo i ri) do t\u00eb na sjell\u00eb te e nj\u00ebjta gjendje dhe me t\u00eb nj\u00ebjtat probleme.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Universiteti nuk \u00ebsht\u00eb firm?! N\u00eb vazhd\u00ebn e p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb, respektivisht t\u00eb reformimit t\u00eb UP-s\u00eb jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb propozime t\u00eb shumta, p\u00ebrfshir\u00eb edhe eksperimente t\u00eb ndryshme mendore. Sigurisht, nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtyre propozimeve jan\u00eb me q\u00ebllime t\u00eb mira dhe vlen t\u00eb diskutohen, por ka edhe kritika ndaj UP-s\u00eb q\u00eb b\u00ebhen vet\u00ebm p\u00ebr motive partiako-politike [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":31,"featured_media":7963,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[680,664,711,679],"ppma_author":[41],"class_list":["post-5219","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinion","tag-education","tag-kosovo","tag-university","tag-university-of-prishtina"],"authors":[{"term_id":41,"user_id":31,"is_guest":0,"slug":"bekim-baliqi","display_name":"Bekim Baliqi","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/Bekim-Baliqi-300x175-1.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/Bekim-Baliqi-300x175-1.jpg"},"user_url":"","last_name":"Baliqi","first_name":"Bekim","description":""}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5219","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/31"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5219"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5219\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8129,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5219\/revisions\/8129"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7963"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5219"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5219"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5219"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=5219"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}