{"id":5221,"date":"2016-02-10T13:06:15","date_gmt":"2016-02-10T11:06:15","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=5221"},"modified":"2024-11-12T12:46:42","modified_gmt":"2024-11-12T10:46:42","slug":"cfare-sinjalesh-po-dergohen-nga-universiteti-i-prishtines","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/opinion\/cfare-sinjalesh-po-dergohen-nga-universiteti-i-prishtines\/","title":{"rendered":"\u00c7far\u00eb sinjalesh po d\u00ebrgohen nga Universiteti i Prishtin\u00ebs?"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Universiteti i Prishtin\u00ebs, si institucioni m\u00eb i madh dhe m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i arsimit dhe shkenc\u00ebs n\u00eb vend, dy muajt e fundit nuk ka prodhuar shum\u00eb zhurm\u00eb mediatike. Kjo mund t\u00eb duket si shenj\u00eb se gjendja n\u00eb UP po stabilizohet. Por, \u00e7far\u00eb sinjale n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet po d\u00ebrgon UP-ja?<\/span><\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<p>P\u00ebr ata q\u00eb nuk e kan\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb nga af\u00ebr at\u00eb se \u00e7ka ka ndodhur viteve t\u00eb fundit n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs, po i rikujtojm\u00eb disa detaje.<\/p>\n<p>Para sakt\u00ebsisht dy viteve, pas disa muajsh debatesh t\u00eb ashpra e protestave t\u00eb kufizuara dhe solidarizimit t\u00eb pashoq nga mediet e qytetar\u00ebt (brenda dhe jasht\u00eb Kosov\u00ebs) dhe nj\u00eb solidarizimi tejet modest n\u00eb rrethin intelektual brenda Kosov\u00ebs (por m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb diaspor\u00eb), nj\u00eb rektor i UP-s\u00eb u detyra t\u00eb jepte dor\u00ebheqje. Ai, s\u00eb bashku me disa koleg\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt edhe Dekanin tash n\u00eb largim t\u00eb Fakultetit Ekonomik, kishin publikuar b\u00ebrllok akademik n\u00eb nj\u00eb revist\u00eb mashtruese p\u00ebr t&#8217;u promovuar n\u00eb hierarkin\u00eb e titujve t\u00ebrheq\u00ebs akademik\u00eb. Senati i UP-s\u00eb i kishte mbyllur syt\u00eb edhe pasi keqp\u00ebrdorimet ishin faktuar. Qartazi, disa prej senator\u00ebve ishin vet t\u00eb inkriminuar n\u00eb praktika jo-akademike dhe nuk kishin vullnet p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb transparenc\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk ishte ky rasti i par\u00eb i abuzimeve dhe veprave joetike, por disa shpresuan se do t\u00eb ishte fillim i mbar\u00eb p\u00ebr UP-n\u00eb dhe p\u00ebrfundim i klim\u00ebs s\u00eb mosnd\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb. Kjo shpres\u00eb u forcua kur nj\u00eb rektor i ri i mori disa vendime t\u00eb guximshme dhe i dha dinamik\u00eb transparenc\u00ebs dhe zbatimit t\u00eb kritereve n\u00eb UP (ashtu si\u00e7 ishin). Por, kjo ishte penges\u00eb e madhe p\u00ebr dy grupe: p\u00ebr nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsideruesh\u00ebm profesor\u00ebsh (dhe nj\u00eb grup t\u00eb vog\u00ebl student\u00ebsh) t\u00eb cil\u00ebve iu konvenonte status quo-ja dhe p\u00ebr disa profiter\u00eb jasht\u00eb UP-s\u00eb, shpesh njer\u00ebz me ndikim, q\u00eb i p\u00ebrdornin disa prej atyre profesor\u00ebve dhe menaxher\u00ebve t\u00eb nj\u00ebsive akademike.<\/p>\n<p>Andaj edhe kishte vazhdimisht pengesa n\u00eb pun\u00ebn e menaxhmentit aktual, jo pse nuk ka vend p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsime, kritika e sugjerime, por sepse bllokimi i menaxhmentit ishte e vetmja m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr ta bllokuar transparenc\u00ebn, reform\u00ebn dhe iden\u00eb e progresit aq t\u00eb nevojsh\u00ebm n\u00eb UP dhe n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb bindur se do t&#8217;i &#8220;fitonin&#8221; votat, ata q\u00eb i frik\u00ebsohen nj\u00eb universiteti q\u00eb i sh\u00ebrben dijes dhe zhvillimit shoq\u00ebror, d\u00ebshironin rikonfirmim t\u00eb pozicioneve t\u00eb tyre nga stafi dhe student\u00ebt, duke e trivializuar q\u00ebllimsh\u00ebm nocionin e demokracis\u00eb dhe duke e p\u00ebrshtatur at\u00eb nga arena politike n\u00eb at\u00eb akademike. Ky konfuzion nd\u00ebrmjet &#8220;politik\u00ebs n\u00eb nivel shteti&#8221; dhe &#8220;argumenteve n\u00eb bot\u00ebn akademike&#8221; nuk \u00ebsht\u00eb i rast\u00ebsish\u00ebm sepse disa prej eksponent\u00ebve kryesor\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj l\u00ebvizje antireformatore n\u00eb UP jan\u00eb individ\u00eb q\u00eb u b\u00ebn\u00eb profesor\u00eb fal\u00eb muskujve politik\u00eb.<\/p>\n<p>Duhet sqaruar nj\u00eb her\u00eb e mir\u00eb se senati i nj\u00eb universiteti publik nuk mund t\u00eb funksionoj\u00eb me mentalitetin e nj\u00ebjt\u00eb si Kuvendi i Kosov\u00ebs. UP-ja nuk \u00ebsht\u00eb sovrane, kurse shteti yn\u00eb po (aq sa po kemi mund\u00ebsi t\u00eb jemi). Tek e fundit, UP-ja i jep llogari MASHT-it dhe Kuvendit dhe jodirekt qytetar\u00ebve q\u00eb e financojn\u00eb at\u00eb me nj\u00eb buxhet m\u00eb t\u00eb madh se secila prej \u00a0komunave t\u00eb Kosov\u00ebs me p\u00ebrjashtim t\u00eb\u00a0 Prishtin\u00ebs dhe Prizrenit.<\/p>\n<p>Ose, p\u00ebr ta thjeshtuar edhe m\u00eb shum\u00eb: ju q\u00eb po e lexoni k\u00ebt\u00eb nuk mund t\u00eb b\u00ebheni doktor i matematik\u00ebs ve\u00e7 pse mund ta merrni shumic\u00ebn e votave n\u00eb Departamentin tim.<\/p>\n<p>Ata q\u00eb mendojn\u00eb se p\u00ebrmes votimeve brenda UP-s\u00eb do t\u00eb zgjidhen problemet ekzistuese ose duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00ebn ndikimin e bim\u00ebve t\u00eb Lazaratit ose nuk e kan\u00eb iden\u00eb se p\u00ebr \u00e7far\u00eb flasin sepse n\u00eb UP nuk ishte problem se ishin promovuar profesor\u00eb (ta z\u00ebm\u00eb hipotetikisht historian\u00eb) n\u00eb kund\u00ebrshtim me vullnetin e shumic\u00ebs, por se me miratimin direkt ose indirekt t\u00eb shumic\u00ebs (t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb departamentit p\u00ebrkat\u00ebs) ishin promovuar skandale akademike.<\/p>\n<p>Por, klanet brenda UP-s\u00eb jan\u00eb aq t\u00eb fuqishme p\u00ebr aq sa i tolerojn\u00eb njer\u00ebzit me ndikim n\u00eb shtet. Si shpjegohet ndryshe se disa asistent\u00eb e ish-student\u00eb ishin arrestuar me pompozitet n\u00eb dhjetorin e vitit 2013 p\u00ebr nj\u00eb skem\u00eb t\u00eb dyshuar kriminale brenda UP-s\u00eb, por ende askush nuk ka sqaruar se pse hetimet kan\u00eb d\u00ebshtuar deri tash, se pse ato nuk kishin prekur asnj\u00eb profesor (edhe pse shk\u00ebmbimet e favoreve nuk mund t\u00eb ndodhnin leht\u00eb pa u p\u00ebrfshir\u00eb profesor\u00ebt) e madje as se a \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se kishte s\u00eb paku 70 profesor\u00eb n\u00eb listat e hetuesve policor\u00eb! Drejt\u00ebsia i kishte mbyllur vesht\u00eb, jo pse nuk d\u00ebshironte t\u00eb p\u00ebrzihej n\u00eb &#8220;\u00e7\u00ebshtje akademike&#8221; (se veprat penale nuk kishin t\u00eb b\u00ebnin me &#8220;\u00eb&#8221;-t\u00eb e munguara ose t\u00eb tepruara), por sepse ndoshta nuk lejohej t&#8217;i shkonte deri n\u00eb fund t\u00eb gjeturave t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Prandaj, tash jan\u00eb bashkuar k\u00ebto grupe prap\u00eb, jasht\u00eb dhe brenda UP-s\u00eb, dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb plebishitare d\u00ebshirojn\u00eb ta kthejn\u00eb n\u00eb pozit\u00eb pothuajse secilin udh\u00ebheq\u00ebs, p\u00ebrve\u00e7, kuptohet, atyre q\u00eb pengonin zhvatjen e qytetar\u00ebve dhe mashtrimin e rinis\u00eb. Nuk do t\u00eb ishte e \u00e7uditshme q\u00eb edhe pes\u00ebshja e famshme dhe e diskredituar (e n\u00eb disa nivele edhe tragjikomike) e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit Drejtues t\u00eb zgjedhur nga radh\u00ebt e Senatit t\u00eb rizgjidhet. Tek e fundit, ata individ\u00eb duhet shp\u00ebrblyer q\u00eb e godit\u00ebn reform\u00ebn n\u00eb UP.<\/p>\n<p>Sinjalet e UP-s\u00eb nuk jan\u00eb sinjale t\u00eb profesor\u00ebve por sinjale politike. Pra, stabilizimi i vet\u00ebm q\u00eb po ndodh n\u00eb UP \u00ebsht\u00eb akomodimi i keqp\u00ebrdorimeve, nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet. P\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk bije vet\u00ebm tek stafi i UP-s\u00eb. Kurse pasojat do t&#8217;i bartim t\u00eb gjith\u00eb e m\u00eb s\u00eb shumti qytetar\u00ebt dhe e ardhmja e tyre.<\/p>\n<p>A ka aft\u00ebsi elita aktuale politike p\u00ebr ta shp\u00ebtuar UP-n\u00eb \u00ebsht\u00eb pun\u00eb tjet\u00ebr. F\u00ebrkimet politike t\u00eb muajve t\u00eb fundit japin pak shpres\u00eb se vullneti dhe v\u00ebmendja jan\u00eb t\u00eb pranishme.<\/p>\n<p>N\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb, nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebt e bot\u00ebs akademike duhet t\u00eb heshtin deri sa t\u00eb zgjidhen problemet nga politika. P\u00ebrkundrazi, duhet rip\u00ebrt\u00ebrir\u00eb vullnetin ton\u00eb p\u00ebr t&#8217;i ndihmuar vendit duke e ndihmuar Universitetin e Prishtin\u00ebs.<\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Universiteti i Prishtin\u00ebs, si institucioni m\u00eb i madh dhe m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i arsimit dhe shkenc\u00ebs n\u00eb vend, dy muajt e fundit nuk ka prodhuar shum\u00eb zhurm\u00eb mediatike. Kjo mund t\u00eb duket si shenj\u00eb se gjendja n\u00eb UP po stabilizohet. Por, \u00e7far\u00eb sinjale n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet po d\u00ebrgon UP-ja? P\u00ebr ata q\u00eb nuk e kan\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":95,"featured_media":9659,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[664,679],"ppma_author":[107],"class_list":["post-5221","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinion","tag-kosovo","tag-university-of-prishtina"],"authors":[{"term_id":107,"user_id":95,"is_guest":0,"slug":"qendrim-gashi","display_name":"Q\u00ebndrim Gashi","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-19.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-19.jpg"},"user_url":"","last_name":"Gashi","first_name":"Q\u00ebndrim","description":"Q\u00ebndrim Gashi \u00ebsht\u00eb profesor i matematik\u00ebs n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Ai ka p\u00ebrfunduar studimet master n\u00eb Universitetin e Kembrixhit dhe ka p\u00ebrfunduar doktorat\u00ebn n\u00eb Universitetin e \u00c7ikagos. N\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn ka qen\u00eb ligj\u00ebrues n\u00eb Universitetin e \u00c7ikagos, k\u00ebshilltar i Politikave t\u00eb Jashtme i presidentit t\u00eb Kosov\u00ebs, konsulent p\u00ebr GIZ, USAID dhe trajner i matematik\u00ebs financiare p\u00ebr ProCredit Bank. Ai ka disa publikime shkencore n\u00eb fush\u00ebn e matematik\u00ebs dhe interesi i tij k\u00ebrkimor jan\u00eb teoria e reprezantimit, gjeometria algjebrike, teoria e numrave dhe aspektet e saj kombinatorike."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5221","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/95"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5221"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5221\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10029,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5221\/revisions\/10029"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9659"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5221"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5221"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5221"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=5221"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}