{"id":5231,"date":"2016-02-23T16:51:40","date_gmt":"2016-02-23T14:51:40","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=5231"},"modified":"2024-11-13T16:53:32","modified_gmt":"2024-11-13T14:53:32","slug":"anti-amerikanizmi-si-risi-me-risk-ne-trojet-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/anti-amerikanizmi-si-risi-me-risk-ne-trojet-shqiptare\/","title":{"rendered":"Anti-amerikanizmi si risi me risk n\u00eb trojet shqiptare"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Dit\u00ebt e fundit n\u00eb Kosov\u00eb ka nisur nj\u00eb debat i hapur lidhur me q\u00ebndrimet e p\u00ebrs\u00ebritura t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs kund\u00ebr dhun\u00ebs n\u00eb kuvend t\u00eb opozit\u00ebs dhe reagimet anti-amerikane t\u00eb opozit\u00ebs dhe onturazhit t\u00eb saj mediatik. Madje qarqe opozitare me sa duket kan\u00eb nisur edhe nj\u00eb peticion q\u00eb k\u00ebrkon largimin e ambasadorit amerikan aktual prej Kosov\u00ebs.\u00a0 Pas protest\u00ebs p\u00ebr arm\u00ebt kimike para ambasad\u00ebs s\u00eb SHBA-ve n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb 13 n\u00ebntor 2013, ky \u00ebsht\u00eb rasti i dyt\u00eb\u00a0 pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit q\u00eb n\u00eb trojet shqiptare ka nj\u00eb manifestim kaq t\u00eb hapur dhe t\u00eb vrazhd\u00eb kund\u00ebr SHBA-ve.<\/span><\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Sulmi personal q\u00eb i b\u00ebhet ambasadorit aktual po justifikohet nga pretendimi qesharak se q\u00ebndrimet e ambasadorit aktual dhe atyre t\u00eb kaluar jan\u00eb personale dhe nuk p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Ky pretendim nis nga nj\u00eb mentalitet provincial q\u00eb beson se bajraktari q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb krye t\u00eb nj\u00eb institucioni vendos personalisht si funksionon institucioni dhe se jan\u00eb bajraktar\u00ebt me egot\u00a0 dhe hat\u00ebrmbetjet e tyre a ata q\u00eb b\u00ebjn\u00eb diferenc\u00ebn dhe jo institucionet. K\u00ebt\u00eb realitet tipik shqiptar e projektojn\u00eb tek nj\u00eb shtet si SHBA-t\u00eb q\u00eb s\u2019kan\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb realitet tonin. Faktikisht n\u00eb rastin e amerikan\u00ebve mbizot\u00ebron institucionalizmi dhe sikurse e konfirmoi deklarata e ardhur nga departamenti i shtetit, ambasadori nuk vepron n\u00eb kok\u00eb t\u00eb vet\u00eb si\u00e7 jan\u00eb m\u00ebsuar bajraktar\u00ebt ballkanik\u00eb por si z\u00eb zyrtar q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb harmoni me q\u00ebndrimet e institucionit dhe shtetit q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Kjo retorik\u00eb anti-amerikan\u00eb n\u00eb fakt vjen si nj\u00eb befasi e madhe p\u00ebr opinionin publik vendas por edhe p\u00ebr mbar\u00eb komunitetin nd\u00ebrkomb\u00ebtar pasi SHBA-t\u00eb kan\u00eb luajtur nj\u00eb rol ky\u00e7 n\u00eb \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs , shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb dhe nd\u00ebrtimin e shtetit dhe po na ndihmojn\u00eb fuqimisht n\u00eb forcimin e subjektivitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe n\u00eb zhvillimin e ekonomis\u00eb dhe demokracis\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Vizita bilaterale e sekretarit t\u00eb shtetit John Kerry n\u00eb Prishtin\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb dhjetorit dhe n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb shkurt jan\u00eb faktikisht nj\u00eb d\u00ebshmi e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb ngushta tradicionale mes shqiptar\u00ebve dhe SHBA-ve . Po ashtu k\u00ebto vizita ishin nj\u00eb sinjal i mir\u00eb q\u00eb tregon se pavar\u00ebsisht sfidave q\u00eb ka n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb globit SHBA-t\u00eb ngelen t\u00eb angazhuara dhe t\u00eb p\u00ebrkushtuara p\u00ebr paqen dhe zhvillimin e rajonit ton\u00eb. Ne e dim\u00eb\u00a0 nga historia q\u00eb ky angazhim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb garanci p\u00ebr sigurin\u00eb dhe stabilitetin pasi ka qen\u00eb pik\u00ebrisht angazhimi amerikan n\u00eb Dejton, dhe n\u00eb bombardimet e NATO-s q\u00eb kan\u00eb mundur t\u2019i japin fund konflikteve ballkanike\u00a0 t\u00eb viteve 90-ta.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Ne shqiptar\u00ebt q\u00eb prej sh\u00ebmbjes s\u00eb rregjimeve komuniste kemi nj\u00eb orientim gjeostrategjik t\u00eb pal\u00ebkundur drejt SHBA-ve dhe Per\u00ebndimit dhe kjo tendenc\u00eb rikonfirmohet n\u00eb \u00e7do anket\u00eb t\u00eb opinionit publik q\u00eb b\u00ebhet me shqiptar\u00ebt. Ky orientim drejt per\u00ebndimit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zgjedhje historike e drejt\u00eb q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb rilindasit tan\u00eb, pra n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre \u00ebsht\u00eb amanet dhe trash\u00ebgimi prej tyre dhe nuk \u00ebsht\u00eb orientim rrethanor i sotsh\u00ebm por historik i shqiptar\u00ebve. Poeti yn\u00eb komb\u00ebtar Naim Frash\u00ebri q\u00eb n\u00eb 1890 n\u00eb v\u00ebllimin e tij me poezi \u201c Lulet e ver\u00ebs\u201d shkruante se p\u00ebr Shqiptar\u00ebt \u201cdielli lind nga per\u00ebndon\u201d dhe po ashtu n\u00eb Kongresin e Manastirit\u00a0 n\u00eb 1908 me p\u00ebrzgjedhjen e alfabetit latin p\u00ebr shqipen pavar\u00ebsisht se shumica e popullsis\u00eb shqiptare \u00ebsht\u00eb muslimane.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">N\u00eb konjuktur\u00ebn aktuale bot\u00ebrore dhe p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen Shqip\u00ebria dhe Kosova nuk kan\u00eb plan B, nuk kan\u00eb alternativ\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7se orientimit ndaj SHBA-ve dhe Per\u00ebndimit.\u00a0 Lindja p\u00ebr shqiptar\u00ebt \u00ebsht\u00eb rob\u00ebri dhe varf\u00ebri, Shqip\u00ebria p\u00ebr sa koh\u00eb u orientua drejt lindjes ka qen\u00eb nj\u00eb burg i madh p\u00ebr shqiptar\u00ebt. N\u00eb Kosov\u00eb ka ende disa rudimente t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs q\u00eb flasin me nostalgji p\u00ebr koh\u00ebn e Jugosllavis\u00eb si lidere e vendeve t\u00eb pa-angazhuara megjithat\u00eb edhe p\u00ebrpjekja e ngjashme p\u00ebr t\u00eb krijuar Grupin 77 n\u00eb OKB t\u00eb vendeve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebshtim p\u00ebr sa i p\u00ebrket nivelit inekzistent t\u00eb kohezionit dhe efikasitetit. Poli i ri q\u00eb po p\u00ebrpiqet t\u00eb krijohet i BRICS \u2013Brazil, Rusi, Indi, Kin\u00eb\u00a0 dhe Afrik\u00eb t\u00eb Jugut nuk \u00ebsht\u00eb alternativ\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe dihet mir\u00eb q\u00eb k\u00ebto vende kan\u00eb kund\u00ebrshtuar pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe kan\u00eb votuar kund\u00ebr n\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nisma t\u00eb ndryshme \u00a0nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Mir\u00ebnjohja ndaj SHBA-ve duhet t\u00eb lidhet vet\u00ebm me \u00e7lirimin dhe mb\u00ebshtetjen p\u00ebr pavar\u00ebsine dhe shtet-nd\u00ebrtimin. Ndaj SHBA duhet t\u00eb tregohet mir\u00ebnjoh\u00ebs i gjith\u00eb globi pasi ka shp\u00ebtuar dy her\u00eb n\u00eb momente shum\u00eb kritike lirin\u00eb dhe demokracin\u00eb e bot\u00ebs. S\u00eb pari pari n\u00eb Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore kund\u00ebr tiranis\u00eb s\u00eb fashizmit dhe s\u00eb dyti n\u00eb Luft\u00ebn e Ftoht\u00eb kund\u00ebr komunizmit. Doktrina Truman kund\u00ebr imperializmit sovjetik, Plani Marshall q\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbi ekonomit\u00eb e tregut n\u00eb Evrop\u00ebn Per\u00ebndimore si dhe themelimi dhe mb\u00ebshtetja e NATO-s penguan p\u00ebrhapjen e komunizmit dhe eventualisht e sh\u00ebmb\u00ebn\u00a0\u00a0 k\u00ebt\u00eb system. SHBA bashk\u00eb me Britanin\u00eb e Madhe ishin t\u00eb vetmet shtete demokratike\u00a0 q\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn mes dy luft\u00ebrave bot\u00ebrore q\u00eb nuk u katandis\u00ebn n\u00eb autoritare sikurse ndodhi n\u00eb gjith\u00eb Evrop\u00ebn\u00a0 e militarizuar duke konservuar sistemin liberal demokratik t\u00eb qeverisjes.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Q\u00ebndra k\u00ebrkimore Pe\u00eb organizon nj\u00eb anket\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr imazhin e Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb vende t\u00eb tjera pra p\u00ebr t\u00eb matur anti-amerikanizmin dhe profili shteteve n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre edhe tregon edhe burimin e k\u00ebtij sentimenti. Kritik\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj jan\u00eb ose vende t\u00eb lindjes s\u00eb mesme dhe bot\u00ebs islame ose Rusia dhe shtete satelit\u00eb. Po ashtu nj\u00eb nd\u00ebr konkluzionet\u00a0 e nxjerra nga kjo qend\u00ebr \u00ebsht\u00eb se ka nj\u00eb mosp\u00ebrputhje brezash p\u00ebr sa i p\u00ebrket reputacionit t\u00eb SHBA-ve dhe se brezat e rinj kan\u00eb nj\u00eb p\u00eblqim m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb k\u00ebtij shteti.\u00a0 Kjo e b\u00ebn edhe m\u00eb t\u00eb kuptueshme se p\u00ebrse shqiptar\u00ebt q\u00eb jan\u00eb populli m\u00eb i ri evropian jan\u00eb nj\u00ebherazi edhe nd\u00ebr m\u00eb pro-amerikan\u00ebt.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Anti-amerikanizmi nuk \u00ebsht\u00eb gje e re n\u00eb Evrop\u00eb, edhe pse jo n\u00eb nivele t\u00eb arta ai vazhdon t\u00eb jet\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb vendet e demokratizuara e p\u00ebrkrahur nga tre ekstreme ideologjike. S\u00eb pari islami radikal q\u00eb lirin\u00eb e SHBA-ve e sheh si manifestim djall\u00ebzor, e majta ekstreme e sheh SHBA-n\u00eb si simbol t\u00eb ekonomis\u00eb s\u00eb tregut, liris\u00eb e demokracis\u00eb nd\u00ebrsa e djathta ekstreme urren q\u00ebndrimi anti-kolonialist t\u00eb SHBA-ve q\u00eb mund\u00ebsoi sh\u00ebmbjen e perandorive t\u00eb m\u00ebdha evropiane.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">P\u00ebr sa i p\u00ebrket r\u00ebnies s\u00eb simpatis\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb nj\u00eb dekad\u00eb m\u00eb par\u00eb situate ishte goxha m\u00eb keq se sot si pasoj\u00eb e luft\u00ebs s\u00eb Irakut dhe pak\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb q\u00eb shkaktoi ajo luft\u00eb n\u00eb ambientet pacifiste t\u00eb mbar\u00eb Evrop\u00ebs. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi n\u00eb Evrop\u00eb ka pasur nj\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsi sa her\u00eb SHBA-t\u00eb kishin nj\u00eb prirje intervencioniste n\u00eb politik\u00ebn e jashtme dhe nj\u00eb rritje t\u00eb p\u00eblqimit kur tendenca ishte izolacioniste. Mir\u00ebpo ky nuk ka se sit \u00eb jet\u00eb rasti i shqiptar\u00ebve pasi politika e jashtme nd\u00ebrhyr\u00ebse apo intervencioniste i ka leverdisur shqiptar\u00ebve duke nisur nga nd\u00ebrhyrja e SHBA-ve pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb penguar cop\u00ebtimin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb promovuar vet\u00ebvendosjes si t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb popujve t\u00eb rob\u00ebruar e deri tek nd\u00ebrhyrja ushtarake p\u00ebr \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs. Pra motivi kryesor i k\u00ebsaj tendence\u00a0 anti-amerikanizmi nuk mund t\u2019i atribuohet ndonj\u00eb politike t\u00eb jashtme amerikane q\u00eb shkon ndesh me interesat e kombit ton\u00eb por kryek\u00ebput nj\u00eb lloj refuzimi n\u00eb rritje q\u00eb po i b\u00ebhet atyre vlerave t\u00eb liris\u00eb e demokracis\u00eb q\u00eb mish\u00ebrohen n\u00eb SHBA-t\u00eb si vendi i par\u00eb q\u00eb i ka aplikuar n\u00eb realitet ideale te iluminizmit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Anti-amerikanizmi \u00ebsht\u00eb shfaqur n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb forma t\u00eb ndryshme, fillimisht ne form\u00ebn e pretendimit se nd\u00ebrhyrja e NATO-s ka ardhur si pasoj\u00eb e p\u00ebrllogaritjes s\u00eb interesave hegjemonike t\u00eb SHBA-ve dhe nuk ka pasur kurrfar\u00eb motivimi humanitar. Kjo qasje p\u00ebrve\u00e7se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim krejt i pasakt\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ska hije dyshimi sepse fryma e parimit t\u00eb ashtuquajtur \u201cp\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb mbrojtur\u201d q\u00eb shtyu nd\u00ebrhyjen nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb udh\u00ebhequr prej SHBA-ve njihet bot\u00ebrisht, por \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb manifestim i nj\u00eb tipari t\u00eb sh\u00ebmtuar\u00a0 njer\u00ebzor si\u00e7 \u00ebsht\u00eb mos-mir\u00ebnjohja.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Sot n\u00eb Kosov\u00eb kur flitet kur flitet p\u00ebr anti-amerikaniz\u00ebm, nuk b\u00ebhet fjal\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb urrejtje q\u00eb po ndillet ndaj SHBA-ve apo politikave t\u00eb jashtme t\u00eb k\u00ebtij vendi, por p\u00ebr sulm ndaj vlerave universale q\u00eb ky vend p\u00ebrfaq\u00ebson si liria, ekonomia e tregut, demokracia, sundimi i ligjit, konstitucionalizmi dhe ndarja e pushteteve etj. Pra k\u00ebtu nuk b\u00ebhet fjal\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb qasje q\u00eb synon t\u00eb na izoloj\u00eb nga komuniteti Euro-Atlantik por p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb delegjitimuar dhe zhvler\u00ebsuar sistemin demokratik qeveris\u00ebs q\u00eb ka p\u00ebrqafuar Kosova.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Tanim\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e qart\u00eb q\u00eb nuk jan\u00eb m\u00eb n\u00eb pyetje \u00e7eshtjet e demarkacionit apo asociacionit t\u00eb cilat jan\u00eb adresuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb institucionale por \u00ebsht\u00eb n\u00eb pyetje sistemi. Gjithmon\u00eb ka pasur, ka dhe do t\u00eb ket\u00eb mosp\u00ebrputhje, papajtueshm\u00ebri apo mosdakordim p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje delikate si\u00e7 qen\u00eb k\u00ebto t\u00eb dyja, mir\u00ebpo dallimi kryesor \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra si do t\u00eb adresohen k\u00ebto diferenca n\u00eb bindje e q\u00ebndrime, n\u00eb rrug\u00eb institucionale apo n\u00eb rrug\u00ebn e rrug\u00ebs. Prandaj kur kritikohen SHBA-t\u00eb nuk b\u00ebhet fjal\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shtet por b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb\u00a0 v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje pluralizmin politik dhe ideor n\u00eb favor t\u00eb monizmit, pra n\u00eb favor t\u00eb nj\u00eb ideje totalitare q\u00eb duhet t\u00eb sundoj\u00eb e pakontestuar nga mendime alternative. K\u00ebtu b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr imponim t\u00eb nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimi me dhun\u00eb p\u00ebrkundrejt dialogut dhe konsensusit. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dallim epokal mes pranimit t\u00eb ndryshimeve q\u00eb vijn\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet evolucionit apo shkaktimit t\u00eb tyre me revolucion t\u00eb dhunsh\u00ebm, m\u00ebs procedurave demokratike dhe forc\u00ebs fizike. Duke kritikuar SHBA-t\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr kritik\u00eb ndaj servil\u00ebve t\u00eb mundsh\u00ebm apo atyre q\u00eb kan\u00eb tendenca inferiore ndaj t\u00eb huajve, por b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr kritik\u00eb ndaj sistemit t\u00eb liberal demokracis\u00eb t\u00eb cilin e simbolizojn\u00eb dhe mb\u00ebshtesin SHBA-t\u00eb. Prandaj duke mbrojtur nga kritikat SHBA-t\u00eb dhe ambasadorin amerikan jo vet\u00ebm q\u00eb mbrohet orientimi gjeostrategjik dhe aleanca hisorike dhe e dobishme nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Kosov\u00ebs por mbrohet edhe p\u00ebrcaktimi i Kosov\u00ebs si vend q\u00eb qeveriset nga liberal demokracia. Prandaj kultivimi i anti-amerikanizmit dhe i skepticizmit p\u00ebr sistemin e demokracis\u00eb dhe ekonomis\u00eb s\u00eb tregut q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohen nga ky shtet i sh\u00ebrben m\u00eb s\u00eb shumti kultivimit t\u00eb fondamentalizmit islamik, t\u00eb komunizmit radikal si dhe t\u00eb forcimit t\u00eb ndikimit t\u00eb Rusis\u00eb n\u00eb rajon dhe m\u00eb s\u00eb paku interesave tona komb\u00ebtare dhe t\u00eb ardhmes s\u00eb popullit ton\u00eb.<\/span><\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dit\u00ebt e fundit n\u00eb Kosov\u00eb ka nisur nj\u00eb debat i hapur lidhur me q\u00ebndrimet e p\u00ebrs\u00ebritura t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs kund\u00ebr dhun\u00ebs n\u00eb kuvend t\u00eb opozit\u00ebs dhe reagimet anti-amerikane t\u00eb opozit\u00ebs dhe onturazhit t\u00eb saj mediatik. Madje qarqe opozitare me sa duket kan\u00eb nisur edhe nj\u00eb peticion q\u00eb k\u00ebrkon largimin e ambasadorit amerikan [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":373,"featured_media":10225,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1811,972,999],"ppma_author":[367],"class_list":["post-5231","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-anti-amerikanizmi","tag-kosove","tag-shba"],"authors":[{"term_id":367,"user_id":373,"is_guest":0,"slug":"adri-nurellari","display_name":"Adri Nurellari","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/adri.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/adri.jpg"},"user_url":"","last_name":"Nurellari","first_name":"Adri","description":"Adri Nurellari \u00ebsht\u00eb studiues, k\u00ebshilltar dhe kolumnist i angazhuar kryesisht n\u00eb fush\u00ebn e politik\u00ebs dhe medias. Ai ka vijuar studimet universitare n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs dhe ato pasuniversitare n\u00eb Cambridge, London School of Economics dhe University College London. Adri \u00ebsht\u00eb ish-k\u00ebshilltar i kryeministrit Sali Berisha dhe ish-sekretar i PDIU-s\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka punuar si pedagog n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs dhe at\u00eb t\u00eb Evrop\u00ebs Juglindore n\u00eb Tetov\u00eb. Ka qen\u00eb i angazhuar si analist dhe konsulent nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb prej vitit 2013 punon si k\u00ebshilltar i Hashim Tha\u00e7it."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5231","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/373"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5231"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5231\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10226,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5231\/revisions\/10226"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10225"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5231"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5231"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5231"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=5231"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}